Kreu i PD, Sali Berisha hodhi sërish akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama se po i ushtron presion Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Belinda Ballukut.
“Sulmet ndaj Kushtetueses në këtë çështje janë të pa para ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Kërcënimet dhe metoda të tjera kriminale po përdoren nga mëngjesi deri në darkë, për shkak të tyre gjykata në kundërshtim me çdo ligj dhe precedent pranoi të shqyrtojë kërkesën. U dha edhe kohën e mjaftueshme për të ushtruar të gjitha format e presionit.
Mbetet vetëm fjala dhe guximi juaj për të folur për vete për çdo shqiptar kudo që është, për mbarë europën dhe botën. Kjo përpjekje tij për të mbrojtur veten përmes Kushtetueses, do ketë pasoja direkt mbi të. Se populli shqiptar s’do ta pranojë kurrë një turpërim të tillë. Mashtrimi i tij duke cituar ditë më parë Komisionin e Venecias mori përgjigjen më të merituar nga ekspertë të shqyrtuar se ky komision nuk ka asnjë paragraf në të cilin të shprehet se nuk mund të pezullohet ministri. Tani nuk e përmend më, duket se ka pasur reagime.
Tani ka vetëm hallin e tij, por hallin e tij e ka krijuar vetë duke urdhëruar Ballukun, duke e bërë bashkëpunëtore në krim, Rama është pa kurrfarë mbrojtje. Ajo e ka marrë vendimin do të të marrë me vete. Vlerësoj reagim e shoqatës së gjyqtarëve si një reagim në mbrojtje të ligjit dhe kushtetutës. Protestat janë dhe do jenë rruga jonë e vetme për ti rikthyer shqiptarëve votën e lirë”, tha Berisha.
Tag: sulmet
-

“Sulmet e tij ndaj Kushtetueses, janë të papara ndonjëherë”/ Berisha: Rama pa kurrfarë mbrojtje, ka hallin e Lubisë
-

Rusia sulmon gjatë natës Ukrainën, qindra qytetarë pa energji dhe ujë
Rusia vazhdoi sulmet ajrore ndaj Ukrainës gjatë natës së kaluar, vetëm disa orë pasi presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi për një telefonatë “shumë konstruktive” me ekipin negociator të Donald Trump, pas tre ditësh bisedimesh në Florida.
Kryebashkiaku i Kremenchuk-ut, Vitaliy Maletsky, raportoi se qyteti industrial në Ukrainën qendrore u godit nga një “sulm masiv i kombinuar” që shkaktoi ndërprerje të ujit, energjisë elektrike dhe ngrohjes për një pjesë të banorëve. Deri të dielën në mëngjes nuk ishte konfirmuar asnjë viktimë.
Nga ana tjetër, ministria ruse e mbrojtjes deklaroi se kishte rrëzuar 77 dronë ukrainas në disa rajone.
Sulmet e fundit vijnë në një moment kur përpjekjet diplomatike janë intensifikuar. Në Miami u zhvilluan bisedime të detajuara mes delegacioneve ukrainase dhe amerikane, të cilat synojnë hartimin e një plani paqeje të pranueshëm për të dyja palët. Zelensky tha se bisedimet me të dërguarin e Trump, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner kishin trajtuar mënyrat për të garantuar që Rusia të respektojë çdo marrëveshje të ardhshme.
Vendet evropiane po kërkojnë të bindin Uashingtonin të mbështesë propozimet e tyre për garanci gjithëpërfshirëse sigurie për Ukrainën pas luftës, përfshirë diskutimin për një forcë të mundshme paqeruajtëse – një ide të cilën Presidenti rus Vladimir Putin e ka hedhur poshtë, duke e konsideruar çdo trupë të tillë “objektiv legjitim”.
Në një deklaratë të përbashkët të shtunën, negociatorët amerikanë dhe ukrainas i kërkuan Rusisë të tregojë “angazhim serioz për paqen afatgjatë”. Witkoff dhe negociatori i ri i lartë i Ukrainës, Rustem Umerov, thanë se kanë rënë dakord për kornizën e marrëveshjeve të sigurisë dhe kanë diskutuar masat parandaluese për të garantuar një paqe të qëndrueshme.
-

Trump: Sulmet ndaj objektivave brenda Venezuelës do të fillojnë së shpejti
Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën gjatë mbledhjes së kabinetit se së shpejti do të fillojë të godasë objektiva brenda Venezuelës, një përshkallëzim i ofensivës së administratës së tij kundër trafikantëve të dyshuar të drogës.
“Do të fillojmë t’i bëjmë këto sulme edhe në tokë. Ne e dimë se ku jetojnë ata. Ne e dimë se ku jetojnë të këqijtë dhe do ta fillojmë këtë shumë shpejt”, tha ai.
Trump ka menduar për shënjestrimin e njerëzve në Venezuelë për javë të tëra, në atë që do të shënonte një përshkallëzim të madh nga një fushatë që është përqendruar vetëm në sulmin ndaj anijeve që zyrtarët pretendojnë se transportojnë drogë në SHBA.
Trump mbrojti sulmet ndaj anijeve të dyshuara me drogë në Karaibe dhe argumentoi se fushata ishte e nevojshme për të mbajtur drogën larg SHBA-së. Ai shtoi se do të jetë shumë më e lehtë të goditen objektiva në tokë.
“Kushdo që e bën këtë dhe e shet në vendin tonë është subjekt i sulmit”, tha Trump.
-

Papa i kërkon Trump-it të mos përdorë forcën ushtarake ndaj Maduros
Papa i ka bërë thirrje Donald Trump-it që të mos përpiqet të rrëzojë Presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, duke përdorur forcën ushtarake. Leo, pontifiku i parë amerikan, tha se do të ishte më mirë të provohej dialogu ose të ushtrohej presion ekonomik ndaj Venezuelës, nëse Uashingtoni dëshiron të ndjekë ndryshime atje.
Administrata Trump ka qenë duke shqyrtuar opsione të ndryshme për të luftuar atë që e ka portretizuar si rolin e z. Maduro në furnizimin me drogë ilegale, e cila ka shkaktuar vdekjen e shumë amerikanëve. Nga ana tjetër, presidenti socialist i Venezuelës ka mohuar kategorikisht të ketë ndonjë lidhje me tregtinë e paligjshme të drogës.Duke folur në një mbledhje të kabinetit të martën, së bashku me presidentin, Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se SHBA-ja i ka ndërprerë përkohësisht sulmet, sepse është e vështirë të gjenden anijet e drogës në ujërat aktuale. Megjithatë, ai shtoi se sulmet kundër trafikantëve të drogës do të vazhdojnë.
I pyetur gjatë një konference për shtyp në lidhje me kërcënimet e Presidentit Trump për të larguar z. Maduro me forcë, Papa tha: “Është më mirë të kërkohen rrugë dialogu, ose ndoshta presioni, përfshirë presionin ekonomik.” Ai shtoi se Uashingtoni duhet të kërkojë mënyra të tjera për të arritur ndryshime, “nëse kjo është ajo që ata duan të bëjnë në Shtetet e Bashkuara”. Papa i bëri këto komente ndërsa fluturonte për në shtëpi nga një vizitë në Turqi dhe Liban – udhëtimi i tij i parë jashtë vendit në këtë rol.
Ndërkohë, z. Maduro ka deklaruar se venezuelianët janë të gatshëm të mbrojnë vendin e tyre, ndërsa SHBA-ja po shqyrton një sulm tokësor. Presidenti mbajti një tubim në Karakas mes tensioneve të shtuara me administratën e Trump-it, e cila ka vënë në shënjestër ato që i cilëson si anije që transportojnë kontrabandistë droge. Z. Trump u takua me ekipin e tij të sigurisë kombëtare të hënën në mbrëmje, pasi kishte paralajmëruar javën e kaluar se sulmet tokësore do të fillonin “shumë shpejt”.
Nuk është konfirmuar se çfarë u diskutua në takim, por sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u tha gazetarëve: “Ka shumë opsione në dispozicion të presidentit që janë në tryezë – dhe unë do ta lë atë të flasë për to.” Forcat amerikane kanë kryer të paktën 21 sulme ndaj anijeve që pretendojnë se transportonin narkotikë drejt brigjeve të saj gjatë muajve të fundit.
Z. Maduro – i konsideruar gjerësisht si diktator nga Perëndimi – tha të hënën se venezuelianët janë të gatshëm “ta mbrojnë vendin dhe ta çojnë atë në rrugën e paqes”. “Ne kemi përjetuar 22 javë agresioni që mund të përshkruhen vetëm si terrorizëm psikologjik,” tha ai. Venezuela ka thënë se sulmet ndaj anijeve, të cilat kanë vrarë më shumë se 80 njerëz, janë të barabarta me vrasje – dhe se motivimi i vërtetë i Trump-it është të rrëzojë Maduron dhe të ketë akses në naftën e vendit. -

Mbi 80 të vrarë në tre muaj! SHBA-të urdhër për një tjetër sulm ndaj anijes në Karaibe
Një komandant i lartë i Marinës amerikane urdhëroi një raund të dytë sulmesh ushtarake mbi një anije të dyshuar për trafikun e drogës nga Venezuela.
“Admirali (Frank) Bradley veproi plotësisht brenda autoritetit të tij dhe ligjit”, tha Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavit.
Leavitt konfirmoi se Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, autorizoi sulmet, por nuk dha urdhër “për t’i vrarë të gjithë”, siç raportoi Washington Post. Mësohet se sulmi i dytë u krye pasi dy persona i mbijetuan shpërthimit fillestar në anije.
Ligjvënës nga të dyja partitë, republikanët dhe demokratët, shprehën shqetësim mbi raportin dhe premtuan rishikime të rasteve në Kongres.“Presidenti (Donald) Trump dhe Sekretari Hegseth kanë bërë të qartë se grupet e caktuara presidenciale si narko-terroriste janë objekt i sulmeve të ligjshme”, theksoi Leavitt gjatë një konference shtypi të hënën, 1 dhjetor.
Raportimet në media kanë rritur shqetësimet mbi ligjshmërinë e sulmeve amerikane ndaj anijeve të dyshuara për drogë në Karaibe. Hegseth i ka mohuar akuzat, duke i quajtur ato “të fabrikuara dhe denigruese”. Ai deklaroi edhe mbështetjen ndaj admirali Bradley. “Unë qëndroj pranë tij dhe vendimeve të tij luftarak, për misionin e 2 shtatorit dhe të gjitha të tjerat që nga atëherë”, tha Hegseth.
Në javët e fundit, SHBA-të kanë zgjeruar praninë ushtarake në Karaibe dhe kanë kryer një seri sulmesh vdekjeprurëse ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge në ujërat ndërkombëtare pranë Venezuelës dhe Kolumbisë, si pjesë e një operacioni kundër narkotikëve.
Që nga fillimi i shtatorit, më shumë se 80 persona janë vrarë në këto sulme. Administrata Trump thotë se vepron në vetëmbrojtje duke shkatërruar anijet që transportojnë droga ilegale drejt SHBA-ve.
Këto sulme gjithashtu kanë tensionuar marrëdhëniet me Venezuelën. Trump ka deklaruar disa herë se po konsideron vendosjen e forcave tokësore amerikane në vend, ndërsa gjvënësit amerikanë po e monitorojnë ngushtë situatën.
Gjatë fundjavës, Komiteti i Shërbimeve të Armatosura në Senat tha se do të kryejë “mbikëqyrje të fuqishme” lidhur me sulmet. Senatori Roger Wicker, republikan dhe kryetar i Komitetit, tha se ligjvënësit planifikojnë të intervistojnë “admiralin që ishte në krye të operacionit” dhe po kërkojnë audio dhe video për të parë se çfarë urdhrash janë dhënë.
Komandanti më i lartë ushtarak i SHBA-ve u takua gjatë fundjavës me komitetet e shërbimeve të armatosura të Dhomës dhe Senatit për të diskutuar operacionet në rajon dhe ligjshmërinë e tyre.
Siç shkruan BBC, ekspertët kanë ngritur dyshime serioze mbi ligjshmërinë e sulmit të dytë.
Në fundjavë, Asambleja Kombëtare e Venezuelës dënoi sulmet e anijeve dhe premtoi të kryejë një “hetim rigoroz dhe të plotë” mbi sulmet e 2 shtatorit. Qeveria venezuelase akuzoi SHBA-të për shtimin e tensioneve me qëllim rrëzimin e qeverisë.
Prokurori i Përgjithshëm i Venezuelës, Tarek William Saab, tha në intervistë për BBC Newsnight se akuza e Trump lidhet me “zili të madhe” për burimet natyrore të vendit dhe kërkoi dialog të drejtpërdrejtë mes dy qeverive për të larguar “atmosferën toksike” që ekziston që prej muajit korrik 2024.
Trump gjithashtu konfirmoi të dielën, 30 nëntor, se kishte zhvilluar një telefonatë të shkurtër me Presidentin Nicolás Maduro, duke i kërkuar të japë dorëheqjen dhe të largohet me familjen e tij.
Maduro kërkoi amnisti për ndihmësit e tij të lartë dhe të lejohej të mbante kontrollin mbi ushtrinë pas dorëheqjes, por Trump refuzoi të dyja kërkesat, sipas raportimeve të Miami Post dhe Reuters.
Zyrtarët amerikanë kanë pretenduar gjithashtu se Maduro është pjesë e një organizate terroriste të quajtur “Karteli i Diejve”, ndërsa ai i ka mohuar këto pretendime. -

Erdogan: Sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, të papranueshme
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i quajti të papranueshme sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi.
Erdogan bëri një paralajmërim për të gjitha palët e përfshira pasi një dron thuhet se goditi një anije cisternë në brigjet veriore të Turqisë.
“Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës ka filluar qartë të kërcënojë sigurinë e lundrimit në Detin e Zi”, tha Erdogan.“Këto sulme nuk janë në asnjë mënyrë të justifikuara. Ne po lëshojmë paralajmërimet e nevojshme për të gjitha palët e përfshira në lidhje me incidente të tilla”, shtoi ai.
-

Goditën cisternat, Rusia i përgjigjet Ukrainës/ Organizon sulm gjatë natës, 3 të vrarë dhe mbi 500 mijë familje pa energji
Dronët detarë ukrainas goditën dy cisterna nafte që i përkasin të ashtuquajturës “flota hije” të Rusisë teksa ato po lëviznin nëpër Detin e Zi, kanë bërë të ditur zyrtarët ukrainas.
Pamjet tregojnë dronët që lëvizin me shpejtësi mbi dallgë drejt anijeve, përpara se të shpërthejnë në zjarr, duke ngritur shtëllunga të zeza tymi në ajër.
Autoritetet turke identifikuan cisternat e goditura si “Kairos” dhe “Virat”, të dyja të regjistruara në Gambinë. Sulmet ndodhën pranë bregdetit turk, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar.
Sulmet duken si një përshkallëzim nga Kievi në përpjekje për të dëmtuar të ardhurat ruse nga nafta, të cilat janë thelbësore për financimin e luftës së saj në Ukrainë.
Të dy anijet raportohet se janë pjesë e “flotës hije” të Rusisë , një term që i referohet qindra cisternave që Moska përdor për të anashkaluar sanksionet perëndimore të vendosura pas pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022. Kjo flotë përbëhet kryesisht nga cisterna të vjetra, shpesh me pronësi dhe sigurim të paqartë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i rusëve duke sulmuar gjatë natës Ukrainën, e duke lënë të paktën tre persona të vrarë dhe rreth 30 të plagosur. Sulmet kishin në shënjestër kryesisht infrastrukturën energjetike, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike në mbarë vendin.
Ministria e Energjisë e Ukrainës njoftoi se mbi 500 mijë familje vetëm në Kiev kanë mbetur pa energji, ndërsa pjesa tjetër e familjeve të prekura gjenden në rajonet përreth kryeqytetit. Sipas Ministrisë, dëmet janë rezultat i sulmeve të koordinuara me raketa dhe dronë ndaj subjekteve kyçe energjetike në kryeqytet dhe në disa rajone të tjera.Top Channel
-

Goditën cisternat, përgjigjet Rusia/ Moska organizon sulm gjatë natës, 3 të vrarë dhe mbi 500 mijë familje pa energji
Dronët detarë ukrainas goditën dy cisterna nafte që i përkasin të ashtuquajturës “flota hije” të Rusisë teksa ato po lëviznin nëpër Detin e Zi, kanë bërë të ditur zyrtarët ukrainas.
Pamjet tregojnë dronët që lëvizin me shpejtësi mbi dallgë drejt anijeve, përpara se të shpërthejnë në zjarr, duke ngritur shtëllunga të zeza tymi në ajër.
Autoritetet turke identifikuan cisternat e goditura si “Kairos” dhe “Virat”, të dyja të regjistruara në Gambinë. Sulmet ndodhën pranë bregdetit turk, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar.
Sulmet duken si një përshkallëzim nga Kievi në përpjekje për të dëmtuar të ardhurat ruse nga nafta, të cilat janë thelbësore për financimin e luftës së saj në Ukrainë.
Të dy anijet raportohet se janë pjesë e “flotës hije” të Rusisë , një term që i referohet qindra cisternave që Moska përdor për të anashkaluar sanksionet perëndimore të vendosura pas pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022. Kjo flotë përbëhet kryesisht nga cisterna të vjetra, shpesh me pronësi dhe sigurim të paqartë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i rusëve duke sulmuar gjatë natës Ukrainën, e duke lënë të paktën tre persona të vrarë dhe rreth 30 të plagosur. Sulmet kishin në shënjestër kryesisht infrastrukturën energjetike, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike në mbarë vendin.
Ministria e Energjisë e Ukrainës njoftoi se mbi 500 mijë familje vetëm në Kiev kanë mbetur pa energji, ndërsa pjesa tjetër e familjeve të prekura gjenden në rajonet përreth kryeqytetit. Sipas Ministrisë, dëmet janë rezultat i sulmeve të koordinuara me raketa dhe dronë ndaj subjekteve kyçe energjetike në kryeqytet dhe në disa rajone të tjera.Top Channel
-

Mbyllja e hapësirës ajrore dhe sulmet në det, ç’po ndodh mes SHBA-ve dhe Venezuelës
Mund të jetë afër ora e një sulmi amerikan në Venezuelë ose të paktën këtë ka lënë të kuptohet Presidenti amerikan, Donald Trump, me deklaratën e fundit.
“Të gjitha kompanitë ajrore, pilotët, shpërndarësit dhe trafikantët e njerëzve, ju lutemi të konsideroni hapësirën ajrore mbi dhe rreth Venezuelës si të mbyllur”, ka njoftuar ai.
Të enjten, 27 nëntor, Ditën e Falënderimeve, ai u tha gazetarëve se sulmet tokësore në Venezuelë “do të fillojnë shumë shpejt”. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka autorizuar edhe operacione sekrete të CIA-s në vendin e Amerikës së Jugut.
Disa kompani ajrore tashmë kanë ndaluar fluturimet drejt Venezuelës, pasi javën e kaluar Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së paralajmëroi për rrezikun e një situate të rrezikshme për shkak të përkeqësimit të sigurisë dhe rritjes së aktivitetit ushtarak në zonë. Autoriteti për aviacionin civil në Caracas reagoi duke revokuar lejet e kompanive Iberia, Tap, Avianca, Latam, Gol dhe Turkish Airlines.
Ndërkohë, po rriten polemikat mbi sulmet raketore në det, që nga gushti kanë shkaktuar më shumë se 80 viktima. Ëashington Post publikoi informacion se shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, kishte dhënë urdhër për njësitë që të sulmonin anijet e dyshuara për trafik droge pranë bregdetit të Venezuelës.
Një burim tha se “urdhri ishte të vritej çdo njeri”.
Më 2 shtator, u bënë dy sulme njëri pas tjetrit për të përmbushur misionin, duke vrarë të 11-të personat në bord, përfshirë dy të mbijetuarit e sulmit të parë.
Hegseth e mohoi këtë, duke e quajtur fake neës, por më pas shkroi vetë në “X”:
Sapo kemi nisur të vrasim narkoterroristët!
Trump gjithashtu lavdëroi Forcat e Armatosura, duke thënë se faza e dytë e operacionit është gati.
“Jeni shtylla kurrizore e fuqisë ajrore amerikane dhe javët e fundit keni punuar për të ndaluar trafikantët e drogës venezuelianë. Tani ata nuk duan më të dërgojnë mallrat në det, dhe ne do t’i ndalojmë edhe në tokë!”, u shpreh ai pak ditë më parë.
Presidenti amerikan po lëviz në dy drejtime: kërcënimi për një ndërhyrje të mundshme në Venezuelë, por edhe rruga diplomatike për të shpëtuar shumë jetë. Qëllimi final, sipas shumicës së analistëve, është ndryshimi i regjimit në Caracas.
New York Times tha se javën e kaluar Trump ka biseduar me presidentin venezuelian Nicolás Maduro për mundësinë e një takimi personal në SHBA. Pak ditë më vonë, Departamenti i Shtetit shpalli Maduron si kreun e një karteli.
Lufta kundër narkotikëve në Amerikën Latine nuk është pa paradokse.
Trump ka njoftuar se dëshiron të falë ish-presidentin e Hondurasit, Juan Orlando Hernández, i dënuar në 2024 me 45 vjet burg në Manhattan për marrje ryshfeti nga karteli i drogës i Sinaloas, në veçanti nga Joaquín Guzmán, i njohur si El Chapo. Lajmi, i shpërndarë pak orë pas bisedës me Maduron, rrit mundësinë që edhe liderit venezuelian t’i jetë premtuar një rrugë dalëse e ngjashme: dorëheqje, ndjekje penale, disa vite burg në SHBA dhe pastaj falje.
Sot, 30 nëntor, në Honduras do të mbahen zgjedhjet presidenciale, dhe ashtu si në zgjedhjet e fundit në Argjentinë, Trump ka tentuar të ndikojë në votime, duke mbështetur Tito Asfura nga Partia Kombëtare (e djathta) dhe duke akuzuar kundërshtarët se kontrollohen nga Caracas.
“Maduro dhe narkoterroristët e tij do të marrin kontrollin e një vendi tjetër pas Kubës, Nikaraguës dhe Venezuelës?!”, shkroi ai në TruthSocial.
Artikull i Corriele della Sera -

Kujdes/ Ja cila është dita më e zakonshme e javës për të pësuar atak në zemër
Sulmet fatale në zemër janë më të zakonshme të hënën, zbuloi një studim. Ekspertët mendojnë se shkaku është një ndryshim në ciklin e gjumit-zgjim të trupit. Mjekët thonë se kërkimet e mëtejshme mbi fenomenin do të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve në të ardhmen. Shkencëtarët studiuan të dhënat e më shumë se 10,000 pacientëve spitalorë në të gjithë ishullin e Irlandës gjatë pesë viteve dhe llogaritën shanset e sulmit në zemër për çdo ditë të javës.
Ata gjetën një “korrelacion të fortë” midis fillimit të javës së punës dhe llojit më të rëndë të atakut në zemër. I quajtur infarkt miokardi me ngritje të segmentit ST (STEMI), ato ndodhin kur një arterie koronare kryesore bllokohet totalisht dhe vrasin 11 për qind të të rriturve që vuajnë një të tillë brenda një muaji. Trajtimi i shpejtë, duke përfshirë operacionet urgjente për të rihapur arterien, është jetik për të ofruar çdo shpresë për shanset e mbijetesës së pacientëve në afat të gjatë, thonë ekspertët.
Studimi i fundit, i paraqitur në Konferencën e Shoqërisë Kardiovaskulare Britanike, shqyrtoi se kur ka më shumë gjasa të ndodhin STEMI. Studiuesit llogaritën numrin e njerëzve të shtruar në spital me sulme në zemër për çdo ditë të javës. Ata i referohen lidhjes si “E hëna blu”, tha Dr Jack Laffan, nga Trusti i Shëndetit dhe Kujdesit Social në Belfast. Ai shtoi:
Ne kemi gjetur një korrelacion të fortë midis fillimit të javës së punës. Shkaku ka të ngjarë të jetë shumë-faktorial. Megjithatë, bazuar në atë që dimë nga studimet e mëparshme, është e arsyeshme të supozohet një element cirkadian.
Prof Sir Nilesh Samani, i Fondacionit Britanik të Zemrës, bëri thirrje për më shumë kërkime. Samani tha:
Është jetike që hulumtimi të vazhdojë të hedhë dritë se si dhe pse ndodhin sulmet në zemër. Ky studim shton provat rreth kohës së sulmeve veçanërisht të rënda në zemër.