Tag: sulltani

  • “Shihte ëndrra se ishte Mamicë”,  Spiropali përplaset me Nokën: Jeni bërë për turp!

    “Shihte ëndrra se ishte Mamicë”, Spiropali përplaset me Nokën: Jeni bërë për turp!

    Një debat është zhvilluar mes deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe kryeparlamentares, Elisa Spiropali.
    Noka tha gjatë fjalës së tij se opozita është trajtuar në parlament si armike duke i ndaluar fjalën, ndërsa në një moment iu referua Spiropalit si “Mamica”. Në këtë moment, kryetarja e Kuvendit i tërhoqi vëmendjen Nokës, ndërsa i tha së me fjalët e tij po turpëronte të gjithë parlamentin.

    Deputeti ka vijuar me fjalën e tij duke thënë se parlamenti ka miratuar çdo vendim të qeverisë së cilës iu referua si “organizatë kriminale”. Ai tha se kjo qeveri që sipas tij ka vendosur në çdo hallkë të shtetit “drogën, krimin dhe korrupsionin”, ka qëllim kryesor shkatërrimin e votës së lirë.

    Debati:
    Noka: Në parlament vlon histeria moniste kundër opozitës. Sulltan Surreli ka pasur strategji që të emërojë opozitën që ai ka dëshiruar. Opozita trajtohet si armike. Po mbyllet legjislatura më e zezë në 35 vite pluralizëm. Sulltani mendon, ai shkel. Turp dhe faqja e zezë për këtë parlament. Nuk imagjinohej që Parlamenti të shndërrohej nga një vend i fjalës i lirë në një vend që bëhet çmos për ta asgjesuar atë. E ka bërë linda e zezë e bëri salmonela…
    Spiropali: Ju tërheq vëmendjen. 
    Noka: E bëri dhe ajo që shihte ëndrra se ishte mamicë. 
    Spiropali: Jeni bërë për turp. Do t’ju heq të drejtën e fjalës.
    Noka: E neverishtme si i shndërroi sulltani këto qenie. Në këtë mandat ky parlament ka noterizuar çdo gjëmë të bërë nga qeveria që është organizatë kriminale dhe vetë sulltani. Kemi parë së si vota e lirë asgjësohej. Kjo qeveri ka vendosur në çdo hallkë të shtetit, drogën, krimin dhe korrupsionin. Parlamenti, deputeti, kartelet, krimi kishin të gjithë mision të shkatërronin votën e lirë. 

  • Presidentja Osmani ftohet nga Sulltani i Bruneit për vizitë shtetërore në Brunei Darussalam

    Presidentja Osmani ftohet nga Sulltani i Bruneit për vizitë shtetërore në Brunei Darussalam

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Brunei Darussalam, së bashku me bashkëshortin Prindon Sadriu, me ftesë të Madhërisë së Tij Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah, Sulltan i Bruneit.

    Kjo vizitë shënon vizitën e parë zyrtare ndonjëherë të një presidenti të Kosovës në këtë shtet të Azisë Juglindore.
    Sipas njoftimit nga Presidenca, Presidentja Osmani do të pritet me nderime të larta shtetërore në rezidencën zyrtare të Sulltanit, Istana Nurul Iman, ku do të zhvillojë takime dypalëshe me Madhërinë e Tij, Sulltan Bolkiah.
    Në kuadër të vizitës, është planifikuar edhe një banket shtetëror i organizuar nga Sulltani dhe bashkëshortja e tij, Madhëria e saj Raja Isteri Pengiran Anak Hajah Saleha, në nder të vizitës së Osmanit dhe Zotërisë së Parë.