Tag: sulltan

  • 1445/ Letra e Sulltan Murati II që ofronte “paqe” Skënderbeut

    1445/ Letra e Sulltan Murati II që ofronte “paqe” Skënderbeut

    Në prill të vitit 1445 Sulltan Murati II, dërgon në Krujë një përfaqësi nga perandoria e tij me në krye Hajredin Beun ti kërkojë Gjergj Kastriotit “paqe” mes tyre. Majresin Beu i dorëzoi një letër të shkruar nga Sulltani duke i kërkuar “paqe dhe bashkëpunim”.

    Ndër të tjera në letër, interesante është se Sulltan Murati i shkruante Skënderbeut për një farë George Dhespoti, i Serbisë, duke e cilësuar atë si vjehrrin e tij. Pra, e bija e dhespotit të Serbisë së asaj kohe paska qenë gruaja e Sulltan Muratit II.

    “Sido që të jetë puna gjithçka që i është marrë vjehrrit tim Gjorgje, Despot i Serbisë, ti kthehen atij…” – shkruan Murati i Dytë, por Skënderbeu i ktheu përgjigje negative Sulltanit. ©LAPSI.al

  • Nëna Marë – gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane/ Nga Daut Dauti

    Nëna Marë – gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane/ Nga Daut Dauti

    Daut Dauti

    Netflix, deri diku edhe Prime, është duke bërë revolucion në kinematografi. Netflix me produksionin e vet ia ka sjellë shikuesit kinemanë në shtëpi duke ofruar format të ri të filmit, sidomos të serialeve. Mbi të gjitha, Netflixin duhet lavdëruar për programet dokumentare, sidomos për ato historike. Fjala është për serinë ‘Rise of empires’ (Ngritjet e perandorive), siç janë ato për Perandorinë Romake dhe Otomane, por edhe për perandoritë tjera siç janë ato Austro-Hungareze, Britanike, Ruse dhe sundimit arab në Spanjë.

    Këto seri janë tejet profesionale, dhe si të tilla, kontribut serioz në sistemin arsimor. Janë të formatit të ri ku flasin historianët kompetentë të fushave përkatëse e që pastaj shoqërohen me skena të filmit artistik. Para pak ditësh ka filluar shfaqja e serisë së dytë ‘Ottoman Empire’, që është vepër e skenaristes dhe producentes së njohur amerikane Kelly McPherson dhe regjisorit turk, Emre Şahin. Akrtimi është poashtu i shkëlqyeshëm ku Cem Yiğit Üzümoğlu luan rolin e sultan Mehmetit II, Tommaso Basili (Konstantini XI), Tuba Büyüküstün (Mara Branković), Daniel Nuta (Vlad Impaler – Vllad Ngulitësi). Rrëfimi bazohet në të dhënat e historianëve: Roger Crowley, Lars Brownworth, Jason Goodwin, Marios Philippides, Michael Talbot, Emrah Safa Gürkan, etj.

    Skenaristja dhe regjisori kanë zgjedhur sulltan Mehmetin II (1432 – 1481) dhe Mara Brankovićin (1416 – 1478), e njohur edhe si Hatuna Mara Despina apo Sultana Marija, si dy personazhe kryesore që dominojnë në të dy seritë. Mënyrë shumë e qëlluar e rrëfimit.

    Përndryshe, Mara Brankovići ka lindur në Kosovë, gjegjësisht në Vushtrri (Vučitrn). Në vitin 1432 despoti serb, Đurađ Branković, vendosi t’ia ofroj për grua sulltan Muratit II vajzën e tij 16 vjeçe, Marën, për të cilën flitet në këto seri. Pë këtë rast, kronisti Ashik Pasha Zade ka shënuar se emisarët e despotit serb kishin shkuar te sulltani, të cilit i kishin thënë:’ Perandor, Zotëri, ju lutemi pranojeni vajzën tonë për konkubinë, ashtu siç e ka pranuar edhe gjyshi i Juaj, Bajaziti, vajzën tonë Olivera Lazarevićin’.

    Sa i përket nënës së sulltan Mehmeti II, thuhet se ajo ka qenë bizantine nga Konstantinopoja. Disa mendojnë se ka qenë greke kurse një grup tjetër i historianëve potencon se ka qenë shqiptare. Pa marrë parasyshës origjinën, burri i saj, sulltan Murati II, për arsye të panjohura e largon nga pallati (haremi), kështu që Mehmeti mbetet pa nënë në moshën ndoshta gjashtë vjeçare. Gruaja tjetër e sulltanit, më e favorizuara, Mara Brankovići, e cila nuk kishte fëmijë, e merr Mehmetin për ta edukuar dhe rritur si djalë të saj dhe sundues të ardhshëm. Prandaj, Mehmeti, edhe në film i drejtohet Mara Brankovićit me ‘Mother Mara’ (Nëna Marë).

    Nëna Marë, bija e sunduesit serb Đurađ Brankovićit dhe Eirene Kantakouzeneit që ishte nga familja sunduese e Bizantit, ka qenë grua me ndikim të madh në pallatin perandorak otoman. Siç thotë një fjalë, ajo e ka sjellë pallatin n’gisht. Duke qenë e lidhur edhe me katër dinasti evropiane dhe nga fakti që nuk ishte konvertuar në myslimane, sikur shumë gra tjera në pallat, ajo kishte autoritet edhe jashtë territorit otoman. Pa marrë parsyshë që nuk ishte konvertuar në myslimane, pasi që nuk kishte nevojë se këtë gjë nuk e kërkojnë rregullat myslimane, Nëna Marë e kishte përqafuar idenë e otomanizmit dhe ishte bërë otomane deri në palcë.

    Kur Mehmeti II e merr fronin perandorak, e cila gjë jepet edhe në film, e thërret Nënën Marë në audiencë dhe i tregon se ajo duhet tashti të shkonte në Serbi. Burri i kishte vdekur dhe tashti ajo nuk kishte arsye të qëndronte në pallat ku në esencë ishte si dhuratë, tatim apo garancë e vazalitetit të Serbisë ndaj sulltanit. Nëna Marë duke menduar se Mehmeti, ‘biri’ i saj, tashti sulltan, po e dëbonte nga pallati, e pyet:’Sulltani im, a nuk i kam shërbyer perandorisë sa duhet?’

    Por, sulltani largpamës nuk po e dëbonte Nënën Marë. Ai e dërgoi Nënën Marë në Serbi me detyrë të diplomates apo thënë më mirë të spiunes. Ajo duhej ta pengonte krijimin e aleancës serbo – hungareze. Mehmeti po e planifikonte rrethimin e Konstantinopojës, të cilit vend nuk duhej t’i vinin ndihma nga jashtë se do ta dobësonin forcën otomane. Dhe, Nëna Marë arrinë ta zbulojë dhe parandaloj tendencën e krijimit të aleancës serbo-hungareze kundër otomanëve. Ia tërheq vërejtjen babait të saj se një veprim i tillë ishte i gabueshëm dhe se Perandoria Otomane ishte e fuqishme sa që Serbia do ta humbte edhe pozitën e vazalitetit. ‘Perandoria do ta shkatërroj ushtrinë tënde’ – i thotë Nëna Marë babait të saj, Đurađ Brankovićit. ‘Ushtrinë time?! A nuk është ushtria e Serbisë edhe e jotja? Ke qëndruar shumë gjatë në oborrin e otomanëve’ – i përgjigjet sunduesi serb bijës së tij otomane, të cilën ai tenton ta martoj me perandorin bizantin. Por, Nëna Marë nuk është e interesuar ta lëshoj pallatin perandorak otoman me këmbim të asnjë gjëje sepse ajo ishte e bindur që Konstantinopoja do të binte në duart e Mehmetit.

    Madje, edhe nga Serbia ajo bëhet forca kryesore morale për mbështetjen e rrethimit dhe rënies së Konstantinopojës. Në film tregohet rasti kur Nëna Marë udhëton nga Serbia për t’u takuar në mënyrë sekrete me sulltanin, gati të demoralizuar nga rrethimi gjatë, për ta bindur që të vazhdonte me sulmet për shkak se kishte zbuluar se profecitë dhe të dhënat astrologjike po paralajmëronin se ai do ta pushtonte Konstantinopojën dhe do të bëhej sunduesi i botës.

    Nëna Marë kthehet në Konstantinopojë, tashti Stamboll, për ta uruar ‘birin’ e saj për suksesin e ri dhe për të qëndruar në pallat sërish si gruaja kryesore dhe më e afërta me sulltanin. Edhe në serinë e dytë ajo është këshilltarja dhe diplomatja kryesore. Ajo i qëndron pas iniciativës për mposhtjen e Vllad Drakullës dhe kthimit të Vllahisë nën sundimin otoman. Sulltani sërish e dërgon Marën në Hungari për të biseduar me mbretin hungarez dhe për të ndikuar që ai të mos i ndihmonte Vlladit. Madje, ajo paraqitet si diplomate e shkëlqyeshme pasi që ka aftësi edhe ta frikësoj mbretin hungarez.

    Nëna Marë ka qenë e rëndësishme edhe për rolin e saj në negociatat e otomanëve me Venedikun. Ajo praktikisht e ka udhëhequr ministrinë e jashtme otomane.

    Nëna Marë vdiq në Stamboll në moshën 70 vjeçare ku jetoi si grua me ndikim të madh dhe shumë e pasur pasi që ‘biri’ i saj, Mehmeti II, i dha toka dhe manastire në posedim. Me kërkesë të Kishës Ortodokse, ajo u varros në manastirin e Ikosifinecës në Kosinicë (Greqi).

    Për shkak të rolit të saj në zgjerimin e Perandorisë Otomane, historia serbe nuk i ka kushtuar ndonjë kujdes kësaj gruaje (serbe) të rëndësishme. Këtyre ditëve, shtypi serb, për shkak të mënyrës se si është portretizuar Serbia dhe Mara Brankovići, serinë ‘Rise of Empires: Ottoman ‘ e ka cilësuar si kontarverze.

  • Historia nacionaliste nga Daut Dauti

    Historia nacionaliste nga Daut Dauti

    Historia nacionaliste

    Para disa ditësh e postova një shkrim të shkurtë ku shihej ndihma e ushtrisë serbe që ia ofroi Perandorisë Otomane në Betejen e Nikopolit. Disa ditë më vonë, Koha Ditore e botoi një përshkrim të një punimi që e kishte botuar Oliver Schmitt, i cili e kishte thënë të njejtën gjë, por në mënyrë më të gjërë. Por, kjo që e kishte thënë Schmitt e mori dhenë ndër shqiptarët se ai është historian i huaj. Kjo gjë nënkupton se shqiptarët më shumë iu besojnë historianëve të huaj dhe ndoshta këtu ekziston një arsye. Por, Schmitt nuk thoshte asgjë që nuk e kanë thënë historianët tjerë (të mirëfilltë) para tij.

    Ky punim i Schmitt-it u përhap me qëllim që të demantohet se serbët nuk e kanë mbrojtur ‘Evropën e Krishterë’ nga ‘sulmet barbare turke’, siç kanë trumpetuar gjithmonë. Kjo është një teori jo vetëm e serbëve, por e tërë popujve ballkanikë. Historia e tërë këtyre popujve (shqiptar, rumun, grek, bullgar …) e thotë po këtë gjë, e cila nuk është e vërtetë. Këto vende kanë aplikuar narracion, gati fantastik, për ta ndërtuar historinë nacionaliste me të cilën sot mendojnë se duhet t’i vardisen Evropës.

    Por, realiteti ka qenë ndryshe. Nuk janë vetëm serbët që e ndihmuan zgjerimin e Perandorisë Otomane. E kanë ndihmuar të gjithë popujt e Ballkanit. Natyrisht, fillimisht kanë rezistuar, por kur kanë rënë nën sundim, më nuk kanë lëvizur aq shpesh kundër pushtetit, siç e paraqesin sot historitë e tyre kombëtare. Në realitet, vendet ballkanike, jo që janë bërë vetëm pjesë e perandorisë, por e kanë prodhuar edhe klasën sunduese otomane.

    Ja disa Vezirë (kryeministra) të Perandorisë Otomane që kanë shërbyer nga viti 1453 deri më 1474:

    1. Çandarli Halil Pasha ishte nga familja e njohur ‘turke’ në Azi të Vogël, të cilin e ekzekutoi Sulltan Mehmeti II në vitin 1453. Çandarli Halil Pasha e mbronte idenë se ‘nuk duhet ta okupojmë Konstantinopolin se prishemi me Evropën’, frazë të cilën nuk dëshironte ta dëgjonte Sulltan Mehmeti ambicioz. Me këtë akt Sulltan Mehmeti i dha fund ndikimit turk në perandori dhe e forcoi atë otoman.

    2. Pastaj Sulltan Mehmeti në pushtet e solli mësuesin e tij të aftësive ushtarake dhe të edukatës, Zaganos Pashën, i cili quhej edhe Zognush Pasha dhe dihet që ishte shqiptar, siç tregon edhe emri.

    3. Pastaj vjen Mahmud Pasha Angelović, serb i lindur në Novo Bërdë (Kosovë), i cili zëvendësohet nga (4.) Rum Mehmed Pasha, që ishte grek.

    5. Pas Rumit vjen Ishak Pasha, që ishte shqiptar ose grek.

    6. Gjedik Ahmed Pasha për të cilin thuhet se ka qenë shqiptar, por më shumë ka gjasa të ketë qenë serb ose grek. Studimet më të reja të disa historianëve serbë thonë se ishte nga një fshat afër Vranjës.

    7.Karamanli Mehmet Pasha, vinte nga familja e Rumit (poetit dhe filozofit të njohur), pra ishte persian.

    8.Pastaj erdhi Daut Pasha që ishte shqiptar.

    9. Hersekli Ahmed Pasha që emri i tij i mëparshëm ishte Stjepan Hercegović. Pra, ishte nga Bosnja dhe nga kjo, serb ose kroat.

    Dhe, kështu vazhdon lista e kryeministrave otomanë me origjinë greke, serbe, shqiptare, bullgare, boshnjake, armene, gjorgjiane, etj. Në të shumtën e rasteve, po këtë përbërje e kishte edhe ushtria otomane.

    Tashti të kthehemi te Sulltan Mehmeti II. Nuk është i vogël numri i historianëve që pohojnë se nëna e tij ishte shqiptare. Por, ajo që është tejet e sigurt është se gruaja e tij ishte shqiptare. Mehmetin e trashëgoi i biri, Sulltan Bajaziti II, i cili, nëse flasim me terma etnologjik, ishte shqiptar 100% pasi që edhe nanën edhe babën i kishte të tillë. Por, këta dy ishin ata që përfundimisht i nënshtruan territoret shqiptare.

    Kur në vitin 1459 Serbisë iu hoq statusi i vazalitetit, dhe kur ky vend ra plotësisht nën sundimin otoman, kryeministër i perandorisë ishte Mahmut Pashë Angelovići, i cili, si shtesë, ishte i martuar me vajzën e Zognush Pashës. Pra, e kishte gruan shqiptare. Gruaja e tij, njëkohësisht, ka qenë edhe dashnore e një shqiptari tjetër, Mustafës, djalit të sulltan Mehmetit. Sidoqoftë, luftës për nënshtrim të Serbisë dhe Bosnjës i priu personalisht Mahmut Pashë Angelovići.

    Pra, ‘erdhi turku dhe …’. JO, nuk erdhi turku hiq. Erdhën shqiptarët, grekët, serbët, boshnjakët, bullgarët, rumunët, hungarezët, ukrainasit … Këta ishin Perandoria Otomane, klasa sunduese e të cilës u ndërtua përmes sistemit të Devshirmes. Këta popuj kanë dhënë kastën e Jeniçerëve, shtresën sunduese dhe njësinë elitare ushtarake otomane.

  • Dy Betejat e Kosovës (1389 dhe 1448) në perceptimin e Kronistëve të kohës

    Dy Betejat e Kosovës (1389 dhe 1448) në perceptimin e Kronistëve të kohës

    Beteja e parë e Kosovës 1389

    Burimet bazë mbi Betejën e Parë të (fushë) Kosovës, padyshim  që  janë  Kronikat Osmane, Sllave, Perëndimore, Bizantine dhe  ato  Arabe, të  cilat rëndom nuk janë bashkëkohëse të ngjarjes në fjalë. 1 Andaj edhe është mese e natyrshme që në këto kronika të ketë edhe kundërthënie në mes vete (kronistëve) për numrin e ushtarëve pjesëmarrës, zhvillimin e Betejës apo edhe rreth vdekjes misterioze të Sulltan Muratit të Parë (1362-1389). Kronistët më  të  hershëm Ashëk Pasha Zade, Oruç Bej, Neshri, por edhe këta më të vonshëm sikur Hoxha Sadeddin dhe të tjerët shihet se informacionin për periudhën e hershme të shtetit Osman e kanë marrë nga shënimet e Jahshi Fakihut.

    Pothuajse të gjitha burimet na çojnë tek Beteja e vitit 1387/88 në Ploçnik, e cila edhe akumuloi forcën e udhëheqësve të popujve të Ballkanit për të organizuar një aleancë kundër Osmane, e që deri më tani është besuar se protagonistët kryesor të fitores në Ploçnik ishin Krali i Bosnjës Tvrtko dhe Despoti serb Lazar.2 Por që sipas gjetjeve të fundit bëhet fjalë vetëm për ushtrinë boshnjake të udhëhequr nga Krali Tvrtko në muajin gusht 1388 në vendin e  quajtur Bleka, dhe jo edhe për një fitore të përbashkët të boshnjakëve dhe serbëve.3

    Megjithatë, menjëherë pas asgjësimit të ganizonit Osman të udhëhequr nga Shahin Pasha, filluan përpjekjet për themelimin e një koalicioni të gjerë kundër Osman. Udhëheqës  të  koalicionit ishin: despoti serb Lazar, mbreti i Bosnës Tvrtko dhe princi Shqiptar me emrin Jorj (Gjorgj-Gjergj që bëhet fjalë për Gjergj Balshajn). Koalicioni u mbështet edhe nga Princërit e Vllahisë; Princi Bullgar İvanko. Ndërsa shteti detar i Venedikut në fillim kishte premtuar pjesëmarrjen në këtë koalicion antiosman, por në fund shihet se zgjedh të  qëndroj  neutral.4 Sulltan Murati i Parë ishte informuar për organizimin e koalicionit të shteteve të vogla të Ballkanit. Ai menjëherë filloi të përgatis një plan operativ për asgjësimin e koalicionit në fjalë. Qëllimi i Sulltanit ishte që të neutralizoj bashkëpjesëmarrësit e koalicionit. Dhe më 1388 nën udhëheqjen e veziriazamit (kryeministrit) Çandarlizade Ali Pasha, ushtria Osmane ndërmori një fushat kundër princërve Bullgar dhe Vlleh të cilët kishin premtuar pjesëmarrje në Betejën kundër 

    osmane. Për një kohë shumë të shkurtër ushtria e Ali Pashës pushtoi Pravadin, Shumnun dhe më në fund edhe kryqytetin Bullgar Tërnovën. Por, Krali Bulgar kishte ikur në Nikopol. Edhe pse Ali Pasha kishte në plan që ta merrte edhe Varnën e cila ishte nën sundimin e princit të Dobruxhës Ivanko, me kërkesën e Gjenovasëve të cilit ishin miq të osmanlinjëve, ushtria osmane u drejtua drejt Silistres dhe Nikopolit. Marrja e Nikopolit bëri që edhe mbreti Bullgar Shishman të mbetet jashtë koalicionit të Ballkanit.5 Derisa Ali Pasha shkonte përpara, nga pas vinte ushtria e përbërë nga fiset turke (Bijët e Germijanëve, Xhandarëve,  Saruhanëve,  Menteshëve,  Ajdënëve, Hamidëve etj)6 e udhëhequr nga Sulltan Murati.

    Ashtu siç u tha edhe më lartë, në mungesë të burimeve të kohës, kronikat osmane këtë ngjarje e përshkruajnë në versione të ndryshme. Nëse nisemi nga data e zhvillimit të betejes së Parë të Kosovës, shohim se janë dhënë disa data të cilat ndryshojnë nga njëra-tjetra mes 15 qershorit (21 Rexhep 791) dhe 27 gushtit të vitit 1389 (4 Ramazan 791).

    İdrisi Bitlisi dhe Hoxha Sadeddin japin datën 27 gusht 1389 (4 Ramazan).7 Por Gibbonsi hedhë poshtë mundësinë e zhvillimit të Betejës në muajin gusht, që sipas tij kjo Beteje u zhvillua më 20 Qershor 1389 (16 Rexheb)8, ndërsa Hammeri9 dhe İ.H. Uzunçarshili10 janë të mendimit se ngjarja e Kosovës u zhvillua në muajin Gusht, përkatësisht më 16 Gusht 1389 (16 Shaban 791). Kurse Ashëk Pasha Zade në kronikën e tij ka regjistruar vetëm vitin 1389, pa specifikuar datën e zhvillimit të Betejës në fjalë.11

    Këtë ngjarje me përmasa ndërkombëtare e gjejmë të regjistruar edhe tek burimet arabe, sikur İbn Halduni i cili në librin e tij Kitabü’l-ibr ka dhënë vetëm vitin 1389. Ndërsa ibn Haxheri në librin “enbau’l-Gumr” na jep vitin e gabuar 797 që korrospodon me vitin 1394-1395.12

    Ndërsa kur jemi tek rënditja e radhëve të ushtrisë Osmane tek Neshri dhe Feridun Beu gjejme se , Sulltan Murati si udhëheqës i Betejës ishte i stacionuar mu në mes, përpara kishte ganizonet e Jeniçerëve të cilët ishin të stacionuar pas skuadrës së topave13, e cila udhëhiqej nga Topçu Hajdari (Topçu Haydar). Nga ana e e djathtë gjendej njësiti i  udhëhequr  nga  princi Bejazid (Yıldırım Beyazit) dhe Kara Timurtash Pasha dhe Evrenos Beu. Ndërsa nga ana e majtë ishte Princi Jakup Çelebi (djali i madh i Sulltan Muratit I) së bashku me Bejlerbeun e Anadollit Saruxha Pashain, sikurse edhe bijët e Çandarëve, Germijanëve, Hamidëve, Tekëve,Menteshëve dhe Ajdinëve.

    Sipas Neshrit14 me urdhër të Evrenos  Beut ishin stacionuar  edhe nga një mijë shigjetarë në anën e majtë dhe të djathtë të ushtrisë, të cilët komandoheshin nga Malkoç Beu dhe Mustafa Beu. Gjë që sipas tij (Neshrit) taktika e Evrenos beut ishte vendimtare për fitimin e Betejës kundrejt koalicionit të shteteve të vogëla Ballkanike.

    Këto ishin të dhënat e Neshrit dhe Feridunit. Ndërsa sipas të dhënave  të  Hoxhës  Saduddin 15 shohim se Ali Pasha dhe Timurtash Pasha ishin në anën e djathtë dhe të majtë të Sulltanit. Që sipas Neshrit16 Veziri Ali Pasha gjendej në krahun e djathtë të  Bejazitit  (jo  të Sulltan Muratit). Feridun Beu gjatë shpjegimit të tij për renditjen e ushtarëve në Betejën e Kosovës përmend edhe pjesëmarrjen e Lala Shahin Pashës.17 Gjë që, sipas Ashëk Pasha Zades Lala Shahin Pasha kishte vdekur shumë më herët (1377) se ngjarja e Betejës së Kosovës.

    Në anën tjetër edhe stacionimi i Evronus Pashës tek kronistët Osman dhe të tjerët është diskutabile. Përderisa Hoxha Sadeddin thotë se Evronusi ishte në krahun e djathtë, Münecimbashi18 thotë se Evronusi ishte në krahun e majtë të Princit Jakup Çelebi. Poashtu edhe Subashi Ajna (Ayna) Bej sipas Hoxha Sadeddinit 19 ishte në krahun e majtë, e sipas Munexhimbashit20 në krahun e djathtë. Edhe Hammeri duke iu referuar Hoxha  Sadeddinit  thotë se Evronusi ishte në anën e djathtë, ndërsa Subashi Ajna Bej në anën e majtë.

    Në kronika gjejmë edhe renditjen e radhëve të ushtrisë së koalicionit Ballkanik: Sipas Hoxha Sadeddinit në qendër gjendej Despoti serb Lazar, në anën e  djathtë të tij dhëndërri i tij  Vuk Brankoviç, në të majtë të tij ushtria e Kralit të Bosnës, Tvërtko. Ndërsa Neshri veç këtyre informatave shton se në krahun e majtë dhe të djathtë gjendeshin  Shqiptarët,  Vllehët,  Hungarezët, Polakët dhe Bullgarët.21

    Edhe çështja e numrit të ushtarëve pjesëmarrës në Betej është shumë e debatueshme në mes hulumtuesve të kësaj ngjarjeje. Megjithatë Kronistët Osmanë ushtrinë e koalicionit e përshkruajnë si shumë më të madhe në numër se ushtria Osmane. Sipas Hoxha Sadeddinit Boshnjakët, Hungarezët, Vllehtë, Shqiptarët, Bogdanët, fiset Sllave (islav kavimleri) kishin bërë marrëveshje me Serbët dhe kishin formuar një ushtri të përbashkët prej 200 000 vetash.22 Neshri jep një shifër prej 300 000 vetash23. Ndërsa Munexhimbashi nuk jep ndonjë shifër, por në mënyrë alegorike përshkruan numrin e madh të ushtrive të koalicionit:

    ” Ushtria e madhe e të pa feve (kyffarëve) kishte ardhur në vendin e Betejës (fushë Kosovë). Muslimanët (ushtria) karshi ushtrisë së madhe të të pa feve dukeshin sikur një mizë në shpinën e një kafsheje”.24

    Edhe Hammeri thotë se Sulltani kishte filluar të shqetësohej për shkak të numrit të madh  të ushtarëve të koalicionit. Ky pohim ka mbështetjen tek Neshri dhe Munexhimbashe.25

    Oruç beu 26për ushtrinë Osmane na jep një shfër prej 60  000  ushtarëve.  Solak-zâde27 thotë se ushtria e koalicionit ishte pesë (5) herë më e madhe në numër se ushtria Osmane. Gjë që   i forcon të dhënat e Hoxha Saduddinit, i cili na jep shifrën prej 200 000 vetash.

    Një pikë tjetër, ndoshta ndër më të debatueshmet në raport me Betejën e Parë të Kosovës është ramja e Sulltanit dhe mënyra e vrasjes së tij nga ana e Millosh Kopili(çi)t,  që  sipas Enveriut; Pas përfundimit të Betejës Miloshi zbret nga kali duke thënë se “ dua të hy në fenë tënde”, i ofrohet Sulltanit me qëllim të puthjes së dorës dhe në këtë rast ai me një thikë që kishte  të fshehur në rrobën e tij, sulmon Sulltanin i cili bjen i shtrirë në tokë.28 Oruç Beu pa u futur në detaje cekë vetëm ramjen dëshmor të Sulltanit dhe ngritjen në fron të Jëlldërëm Bejazidit.29 Edhe Shukrullahu sikurse Oruç Beu pa u futur detajeve thotë; … se përderisa Sulltani qëndronte në një kodër, u sulmua për vdekje nga një ushtar serb.30

    Ndërsa Hoxha Saduddin duke na dëftuar për traditën Islame ku Sulltanët me qëllim të inspektimit të të rënëve në fushbetejë shëtisnin nëpër vendin e fushëbetejes thotë :

    “Përderisa Sulltan Murati ishte duke shëtitur në arenën e Betejës, një komandant i lartë nga radhët e serbëve me emrin Milosh, i cili ishte i plagosur, me të shpejt u zgjua dhe pretendoi  se ka pranuar fenë Islame, dhe dëshiron që Sulltanit t’i jap një informacion të rëndësishëm. Edhe pse Çavushet nuk deshën ta lejonin qe t’i afrohet Sulltanit, Sulltani kishte urdhëruar që ta lejojnë të afrohet. Miloshi ishte përulur dhe kishte bërë sikur ia puth jetekun (veshjen) e Sulltanit, me çrast kishte nxjerrë thikën e fshehur në rrobën e tij, me të cilën sulmon Sulltanin.31

    Edhe Neshri32 në kronikën e tij e ka përshkruar pothuajse njëjtë me të tjerët. Por sipas tij (Neshrit), taktika e Miloshit nuk ishte e rastësishme. Ngase menjëherë pas disfatës Miloshi kishte

    shkuar tek Kral Lazar dhe i kishte thënë se:” unë po shkoj ta mbys të parin (Sulltanin) e Osmanlinjëve”.33

    Në mesin e shumë të panjohurave të Betejës së Parë të Kosovës është edhe emri i sulmuesit të Sulltanit i cili është shkruar në forma të ndryshme nga ana e kronistëve. Ashëkpashazade dhe Neshri japin emrin Milosh Kopile, Hameri jep emrin Milosh Kabiloviç; Tacü’t-tevarih, Milosh Nikolla; Në kronikën anonime Osmane (Grekçe Osmanlı Tarihi) kalon emri Mihalis. Edhe Gibbonsi ka përdorur emrin Milosh Obravitch. Ndërsa në Dusturnamen e Enveriut është përmendur vetëm emri Milesh (ﺶ––ﻣﻠ).

    Beteja e Dytë e Kosovës 1448

    Është e njohur se pas marrjes sё Sfetigradit dhe Krujës nga ana e Skënderbeut sundimi Osman nё Shqipëri ishte rrezikuar shumë. Për rezultat Sulltan Murati II, më 1448 organizoi njё ekspeditё pёr rikthimin e Svetigradit dhe Krujës. 34 Jan Huniadi i cili ishte i interesuar t’i hakmerrej Sulltanit për disfatën e thellë qё e kishte pësuar nё  Betejën në Varnёs  (1444) dhe  duke dashur qё njёherё e përgjithmonë ta çliroj Ballkanin nga sundimi Osman, pikёrisht nё momentet kur Sulltani gjendej nё ekspeditën e Sfetigradit organizoi një koalicion kundrejt Sulltanit.35 Koalicion i cili do tё ballafaqohet me ushtrinë e Sulltan Muratit II nё Kosovë. Kjo Betejë që historiografi njihet si Beteja e Dytë e Kosovës e cila u zhvillua nё tetor tё vitit 1448, si njё ngjarje me rёndёsi ndёrkombёtare ka gjetur pasqyrim tё gjёrё edhe tek kronistët e kohës.36

    Nё kroniken Anonime tё historisë Osmane37 e cila përfshinë ngjarjet e vitit 1288-1514 thuhet: “ Sulltan Murati doli nё ekspeditё nё tokat e Juvanit dhe Vilajetin Shqiptar, (ku) u

    pushtua kalaja Koxhaxhik (Sfetigrad A.I.) dhe u shkatёrrua Vilajeti i Juvanit. Derisa Skёnderbeu kishte ikur, Sulltan Muratit i erdhi lajmi pёr bashkimin e Hungarezёve, Sasёve, Çekёve,  Almanёve (Gjermanёve), Latinёve, Lehёve (Lituanezёve) dhe Eflakёve (Vllehёve), të cilёt kishin pёr qёllim tё vinin nё Kosovё nёpёrmjet Beogradit dhe Kofusё. Sulltan Murati me tё marr kёtё lajm, marshoi nga Shqipëria drejtë Sofisё,.me ç’rast u dërgoi haber-ftesë ushtareve tё Anadollit dhe Rumelisë për t’u bashkuar. (Aty u bashkuan mese A.I) 1 000 ushtar  tё  thjesht, 10 000  Jeniçer dhe Xherahor38 dhe shumё vullnetarё të tjerё nga populli. (39b)39

    Edhe Ashёk Pasha Zade nё historinë e tij, Betejën e Dytë tё Kosovës e trajton detajisht. Sipas tij i biri i Vukut (Gjuragj Brankovic A.I) ishte ai qё përcjelli informatën tek Sulltan Murati pёr organizimin e koalicionit të krishterë të udhëhequr nga Janko Huniadi. Mirёpo sipas Ashek Pasha Zades, edhe pse Sulltani kishte marrë informatën për përgatitjet nё fjalë nga Gjuraqi, tek i cili nuk kishte shumë besim, dërgoi Martalaz Doganin pёr tё hetuar nga afёr ushtrinë  e koalicionit. Martalaz Dogani, me t’u kthyer e vёrtetoi lajmin e Gjuragj Brankoviçit, madje solli edhe informata më tё detajuara në raport me koalicionin në fjalë. Ai e njoftoi  Sulltanin  se nё  krye tё batalioneve qëndronin Banë tё shquar tё Lehёve, Çekёve etj.. Martalazi fajësoi Janko Huniadin pёr organizimin e këtij koalicioni kundёr Osman. 40

    Edhe Ashёk Pashazade vërteton faktin sё nё kёtё kohë (1448) Sulltan Murati gjendej nё ekspeditën e kalasё sё Sfetigradit dhe Krujёs nё Shqipёri, dhe me tё marrё lajmin pёr fushatёn ushtarake tё Janit, kaloi nё Sofje ku tuboi ushtrinё nga Anadolli dhe Rumelia dhe u nis për nё Kosov]ё. Ai shton; …pasi arriti Sulltan Murati II nё Kosovё, morri abdes, fali dy rekate namaz dhe bёri njё lutje tё gjatё qё Zoti ti mundёson fitoren ndaj tё pafeve…,mё pas hipi nё kalё dhe filloi Beteja. Tё premtën qё ishte edhe dita e parё e Betejes, u zhvilluan luftime tё ashpёra. Ku u morrёn shumё Saxhaçe nga tё pafetё dhe lufta vazhdoi deri nё mёngjes. Megjithatë e shtunja  ishte dita kur u zhvillua lufta mё e madhe, shumё bejlerë ranë dёshmorё, dhe vdiqën edhe shumё Banё tё pafe, disa prej tyre (Banёve) u zunë rob. Ndёrsa Jankoja (Jani) iku nga fronti…41

     Ndryshe nga kronistёt tjerё Osman tё cilёt me fjalё tё  mёdha pёrshkruajnё  fuqinë  e lutjes sё Muratit tё Dytё dhe organizimin e mirё tё Betejes nga ana e ushtrisё  Osmane, pёr  Ashёk Pasha Zaden shkaktari kryesor i disfatёs sё koalicionit ishte kalimi i Vllehёve nё anёn e Osmanёve.42 Sikur qё edhe kronisti Bizantin Dukas, shkakun e humbjes sё Betejes sё koalicionit kundrejtë Osmanёve e gjejmё tek ngutia e sulmit tё Janit ndaj osmanlinjёve para arritjes sё forcave tё Skёnderbeut.43

    Nё vend tё përfundimit: mund tё  thuhet se kronikat Osmane, sikurse edhe kronikat tjera  të kohës janë të një rëndësie të veçantë për hulumtimin e periudhës së Mesjetës së vonëshme dhe asaj osmane të hershme. Informacioni të cilën na ofrojnë kronikat në fjalë na bënë të kuptojmë se qёllimi i dy Betejave tё Kosovёs, duke mos pёrjashtuar as Varnen ishte pengimi i shtrirjes dhe ç’rrёnjosja e sundimit osman nga kёto anё tё Evropёs Juglindore. Gjё qё fitoret e njepasnjёshme tё osmanёve shkuan ne favor tё shtrirjes dhe forcimit te sundimit osman. Madje me plotё  tё  drejtё mund tё  konstatohet se ekzistenca Osmane nё  Ballkan, u vulos me fitoren e Dy Betejave  të Kosovës.

    —————————————————————————————————

    1 Iljaz Rexha, Beteja e Kosoves ne Kronika-Burime Osmane te shekujve XV-XVI, Gjurmime Albanologjike 19, Prishtine 1989, f. 19-33.

    2 S.W. Reinert, “Niş’ten Kosova’ya, I. Murad’ın Son yıllarına ait düşünceler”, Osmanlı Beyliği (1300-1389), İstanbul 1997, f. 183-230.

    3 Feridun M. Emecen, Osmanlı Klasik Çağında Savaş, İstanbul 2010. f. 108.

    4 Y. Yücel, A. Sevim, Türkiye Tarihi vellimi II, Ankara 1990, f. 38.

    5Y. Yücel, A. Sevim. po aty. f. 38-39.

    6 Sa’deddin, Tacü’t-Tevarih, İstanbul 1270, I. f. 115.

    7 İdrisi Bitlisi, Heşt Be hişt; Sadeddin, Tacü’t-tevârih. Po aty

    8 Gibbons, Osmanlı İmparatorluğunun Kuruluşu, İstanbul 1928, f.151

    9 Hammer, Devlet-i Aliye-i Osmaniyye Tarihi, İstanbul 1337. Vellimi I. f.221.

    10 I.H. Uzunçarşılı, Osmanlı Tarihi, Ankara 1972. f. 254.

    11 Ashıkpaşazade, po aty. f. 64.

    12 Müneccimbaşı, Camiü’d-Düvel Osmanlı Tarihi (1299-1481), nşr. Ahmet Ağırakça, İstanbul 1995. f. 113.

    13 Edhe pse në këtë periudhë nuk mund të mendohet se ekzistonin topat,  por sigurisht që bëhet fjalë për mjete më  të vogëla që funksionin me anë të dhezjes së barutit.

    14 Po aty. f. 278-279.

    15 Sa’deddin, Po aty, f. 120.

    16 Neshri, po aty, f. 300-301.

    17 Feridun Bey, münşe’at vell. I. f. 114.

    18 Münnexhimbashi, po aty, f. 112.

    19 Po aty, f.114.

    20 Po aty. F. 120.

    21 Sa’deddin, po aty f.292-293; Neşri, po aty, f. 300-301.

    22 Sa’deddin, po aty. f. 144.

    23 Neşri, po aty. 302.

    24 Münexhimbashe, po aty.

    25 Hammer, po aty f. 220.

    26 Oruç Bey, Tevarih-i Ali Osman, f. 25-26.

    27 Solakzade, Mehmed Hemdemi, Tevarih-i Ali Osman, İstanbul 1298, f. 46.

    28 Enveri, Dusturname, po aty. f. 87.

    29 Oruç Bey,po aty. f. 26

    30 Şükrullah, Behcetü’t-tevârih, po aty. f.174.

    31 Sa’deddin I, po aty, f.  122.

    32 Neshri, po aty, f. 304-305.

    33 Edhe Kronisti Bizantin Dukas33 në përshkrimin e Betejës së Kosovës, po thuajse është i të njëjtës vi me kronikanët Osmanë. Ai thotë: “Një ditë para zhvillimit të betejës së Kosovës, në një gosti të Kral Lazarit përmendet tradhtia e Miloshit ndaj serbëve. Miloshi kishte refuzuar si të qenë një pretendim të tillë dhe kishte ngritur dolli për trimërin që do  ta tregonte të nesërmen kundrejt osmanëve. Të  nesërmen me të lindur dielli, Miloshi i hip  kalit të tij  të fuqishëm dhe shkon drejt Istikametit të Osmanëve. Me ç’rast pretendon se e ka pranuar Islamin dhe se  dëshiron t’ia puth dorën Sulltanit. Me tu dhënë leja për të hyrë tek Sulltani, Miloshi kishte kapur për këmbe Sulltanin dhe e kishte sulmuar me thikë në gjoks, dhe kishte tentuar të ikte, por ishte ekzekutuar nga Jeniçerët. Turqit (osmanët)  kishin kaluar në sulme ndaj armiqëve, me ç’rast edhe Kral Lazari ishte marrë rob” Ndërsa sipas  Chalcondyle;  Përderisa Sulltan Murati ishte duke e ndjekur Kralin Lazar, njëri nga ushtarët Serb e kishte sulmuar për vdekje”.33 Hameri si duket gjenë një mes ndërmjet dy kronistëve Bizantinë, ku thotë se; Miloshi e kishte planifikuar këtë sulm, por ai kur e sulmoi Sulltanin ishte i plagosur dhe gjendej në mesin e të plagosurve të luftës.33 Edhe Gibbonsi ka përsëritur konstatimin e Hammerit.33

     34 Halil Inalcik, Fatih Devri uzerinde Tetkikler ve Vesikalar I. Ankara 1987, f.109.

    35 Necati Salim, II. Kosova, 1448, Istanbul 1932, s.45.

    36 Lulzim Lajçi, Mbi disa aspekte te marrëdhenieve të Skënderbeut me Gjuragj Brankoviçin, “Skënderbeu dhe Evropa” Tiranë 2006, f.152-167.

    37 F. Giese, Anonim Tevârih-i Âl-i Osman ( Nihat Azamat), Istanbul 1992.

    38 Ushtar te krishter.

    39  Defʻa Sultân Murâd Yuvan illerin ve Arnavud vilâyetine sefer idüp, [39b] Kocacuk-hisârı‟nı feth idüp, Yuvan vilâyetin yagma ve talan idüp, Arnavud begi Iskender‟i kaçurup ol vilâyetleri alup, bu esnâda Sultân Murâd‟a haber gelüp, girü Ungurus ve Sas ve Çiyh ve Alaman ve Latin ve Liyh tâyifesi ve Ġflâk çerisi bu mecmûʻ ittifâk idüp, bî–nihâyet leĢkerler cemʻ idüp, Biligrad‟dan ve Kofun‟dan geçüp, Kosova‟ya gelmek niyyeti vardur didiler. Sultân Murâd bu haberi isidüp Arnavud‟dan çıkup, gelüp Sofya‟da karâr idüp, etrâf-ı âleme nâmeler perâkende kılup, Anatolı‟dan ve Rûm-eli‟nden çeriler cemʻ idüp, on biñ azeb ve on biñ yeñiçeri ve cerehor çıkarup ve sâyir halkdan dahı cihâd-ı ekberdür ve nefîr-i âmmdur diyü bunca leskerler cemʻ olup, Sultân Murâd katına gelüp, toplar ve tüfekler ve arabalar ile zenberekler

    40 Aşık Paşazade Osmanlı Oğullarının Tarihiö ıstanbulö 2003, f. 209-212

    41 Po aty.

    42 Po aty.

    43 Dukas, po aty. F. 219.

  • E vërteta e Dekretit të Sulltan Abdul Hamidi I (1725-1789) që ndalonte gjuhën shqipe

    E vërteta e Dekretit të Sulltan Abdul Hamidi I (1725-1789) që ndalonte gjuhën shqipe

    “Njëra historiografi greke zbulon mitet historike, një tjetër herë pas here pranon zbulimet e të parës, por krijon të reja edhe sot”. (Vasilis Kremidhas)

    Arben LlallaNuk mund të quhet histori shkencore një filmi artistik, as emisionet dokumentarë që pasqyrojnë një gjysmë të vërtetë të përzier me një gjysmë gënjeshtre.

    Në emisionin Gjurmë Shqiptare, me titull: “Plani greko-osman për të zhdukjen e Shqipes” që e drejton gazetari Marin Mema, deklarojë se: “Sulltan Abdyl Hamiti i parë nxjerrë një dekret të posaçëm kundër gjuhës shqipe, por nuk mbaron këtu sepse interesant është një tjetër detaj. Teksa shqipja dënohet me shfarosje, gjuha dhe kultura greke meret në mbrojtje.[1]

    Këtë deklaratë të Marin Memës në emisionin e tij dhënë Top Channel në 25 Prill 2020, i cili nuk solli asnjë dëshmi shkencore e përforcojë në të njëjtin emision studiuesi Niko Kotherja i cila tha: “duhet pranuar ne atë kohë Dhaskal Todri zyrtarisht po shkelte ligjin, pra atë ligj që kishte miratuar Sulltani në vitin 1779”. Por që të dy këta nuk ofruan asnjë fakt, dëshmi për Dekretin e vitit 1779. Kështu, fjala e Memës dhe Kotherjes mori dhenë duke filluan në çdo emision TV, portale, gazeta të flitet shkurt – Ekziston Dekreti i Sulltanit i vitit 1779 që ndalohet gjuha shqipe dhe të mbrohet gjuha greke, por askush nuk solli një faksimil, një citim seriozë. Asnjë Akademik apo profesor i lëndës së Historisë nuk ka folur ende se ekziston Dekreti i vitit 1779 që ndalohet gjuha shqipe dhe mbrohet gjuha greke. Po kujt i shërbejnë deklarata të tilla jo serioze, jo shkencore në periudhën e një partneriteti strategjik të Turqisë dhe Shqipërisë? Ku presidenti Erdogan dhe kryeministri Rama kanë dëshmuar se janë të lidhur ngushtë dy vendet.

    Ne deklarojmë me përgjegjësinë e plotë si historian në bazë të dokumenteve shkencore se deri më sot nuk është zbuluar asnjë dekret i tillë. Nuk ka ekzistuar asnjë Dekret i Perandorisë Osmane i Sulltan Abdul Hamidi I (1725-1789), pasi mori një thes me flori nxori “Një ligj kundër gjuhës dhe kulturës shqipe. Ligji u lëshua nga sulltani i Perandorisë Osmane, më 31 Maj 1779, Abdul Hamid I (1725-1789). Në ligj përcaktohej saktë, marrja në mbrojtje nga ana e turqve, e kulturës dhe gjuhës greke dhe përkundër saj, lufta dhe shfarosja e gjuhës shqipe. Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën “Thessaloniki”, të vitit 1999. Dekretin e pasqyrojnë mediet greke më 1999-ën, bashkë dhe burimin e marrjes së floririt prej sulltanit Abdul Hamid I).[2] Kjo është një gënjeshtër. Shkrimi për Dekretin e ndalimit të gjuhës shqipe ka dal nga sigurimi i Greqisë në bashkëpunim me sigurimin e serb gjatë luftës së Kosovës më 1999.[3] Personi që ka botuar shkrimin sot është deputet i Kuvendit të Greqisë i grupit ekstremistë të djathtë i partisë Zgjidhja Greke, dhe quhet Qiriakos Velopulos. Historianët, gazetarët dhe studiuesit shqiptar ranë në kurthin e një shkrimi të botuar në një revistë greke, të përkthyer nga Arben Llalla dhe interpretuar si falsifikim, por që mediet shqiptare dhe historianët shqiptarë thonë gënjeshtrën greke dhe jo si është e vërteta. Përse asnjë historian apo studiues shqiptar nuk ka botuar kopje faksimilin e këtij Dekreti? Përse studiuesit shqiptar skanë bërë kërkime ku

    [1] Emisioni “Gjurmë Shqiptare”, Plani greko-osman për zhdukjen e shqipes, Top Channel, 25 Prill 2020

    [2] Revista, ΙΣΤΟΡΙΟ γωωσια, Θεσσαλονικη, Dhjetor 1999

    [3]www.ina-online.net/e-verteta-e-mitit-te-dekretet-te-sulltan-abdul-hamidi-i-1725-1789-qe-ndalonte-gjuhen-shqipe/

    gjendet ky dekret? Përse historiografia shqiptare deri në vitin 2000 nuk e dinte këtë Dekret të Sulltanit që ndalohej përdorimi i gjuhës shqipe? Përse Rilindasit tanë nga vëllezërit Frashëri asnjëherë nuk kanë shkruar se ekzistonte një Dekret që ndalonte gjuhën shqipe?

    Për kohën që flitet se ka dal ky Dekret i Perandorisë Osmane shqiptarët ishin shtylla e kësaj Perandorie duke përmendur Ali Pash Tepelenën, dinastinë Bushatllinjëve, në Pollog dinastin e Koxha Rexhep Pashën i cili kishte autonomi qeverisëse nga Prizreni, Tetova etj. Për të vazhduar më tej me Mehmet Ali Pash Kavallën e Egjiptit. E si Sulltani në atë periudhë do nxirrte një dekret kundër gjuhës shqipe ku shumë institucione ushtarake e qeveritare drejtoheshin nga arnautët?

    Pa folur që Janina si qendër e shqiptarëve dhe si kryeqytet i Shqipërisë së Poshtme e fitojë statusin gjatë periudhës osmane, duke spostuar Artën si qendër Despotiate.[1]

    Duhet të jemi të kujdesshëm kur japim deklarata në emër të historisë shkencore sepse kështu dëmtojmë vetveten, historinë tonë. Ftoj çdo historian dhe studiues të ofrojë të kundërtën e pretendimeve të mia, përndryshe mos ta zënë më në gojë gënjeshtrën e madhe se ka ekzistuar një Dekret Osman që ndalonte gjuhën shqipe.

    Kush e botoj shkrim dizinformues

    Shkrimi se gjoja ekziston një Dekret i Sulltan Abdyl Hamitit të Parë (1725-1789) u botua në fillim në 24 Gusht 1999 në gazetën Thessaloniki ( Θεσσαλονικη) dhe më tej në revistën greke mujore që botohet në Selanik në dhjetor 1999, (ΙΣΤΟΡΙΑ γνωσυα). Autori i këtij shkrimi ishte Qiriakos Velopulos një emër i njohur për ndjenjat e tij raciste. Në shkrimin e tij Velopulos sjellë shumë të dhëna të manipuluara dhe jo të vërteta. Shkrimin për Dekretin e Sulltanit të 1779 nuk e shoqëron me asnjë faksimil, por edhe fotografia se gjoja është Sulltan Abdyl Hamiti i Parë ka vendosur foton e Sulltan Abdyl Hamitit të dytë (1876-1909), pra një gabim i rëndë për një studiues apo historian që pretendon se thotë dhe mbron të vërtetën.

    Sipas autorit Velopulos teksti vjen nga arkivi i Hierodikonit të Veria-Naoussis 1598-1886 (I. Varevellis) botim i vitit 1954. Por Qiriakos Velopulos nuk na jep se në cilën faqe të këtij libri ndodhet kopja e këtij dekreti pretendues. E si mundet një doktor shkencash në histori dhe autor i dhjetëra librave historik dhe politik të mos na ofrojë citimin e plotë ku gjendet ky dekret, pra faqen e librit? Përse nuk ka ofruar për lexuesit faksimilen e Dekretit të Sulltanit të vitit 1779?

    Gjatë kërkimeve të mia duke ndjekur të dhënat që na jep Qiriakos Velopulos se ku gjendet ky Dekret nuk e gjeta pretendimet e tij në librin i Hierodikonit të Veria-Naoussis 1598-1886 (I. Varevellis) botim i vitit 1954.

    Mendimi im përfundimtar si historian por edhe duke e njohur nga afër që nga viti 1991 aktivitetin dhe personalitetin e politikanit dhe historianit grekë Qiriakos Velopulos them që kemi të bëjmë me një mashtrim, një kurth për studiuesit, gazetarët apo edhe historianët shqiptar duke ulëritur se ekziston Dekret i Sulltanit të vitit 1779 që ndalohet mësimi i gjuhës shqipe dhe mbrohet gjuha greke nga rebelët shqiptar. Megjithatë përsëri unë ju bëj thirrje studiuesve grekë, shqiptare edhe të tjerëve le të na ofrojnë një dokument për ekzistimin e Dekretit që ndalon mësimin e gjuhës shqipe. Autori i shkrimit dashakeqës me prapavija politike shpifëse Qiriakos Velopulos nuk është thjeshtë një emër gazetar apo historian ai që në moshë të re është përfshirë në jetën politike në Greqi fillimisht tek rinia e partisë PASOK, më tej kalojë në partinë ekstremiste të djathtë fetare

    [1] Arben P. Llalla, ARVANITËT-Themeluesit e Greqisë së Re, Shkup, 2021, fq.238

    ortodokse të Jorgo Xhaferit LAOS ku u zgjidh edhe deputet më 2007. Në vitin 2012 Velopulos braktisi LAOS për tju bashkangjitur partisë Demokracia e Re, ndërsa në vitin 2016 themelojë partinë e tij Zgjidhja Greke, një parti ekstremiste e djathtë që dëgjohet se financohet nga kisha ortodokse dhe bizneset ruse në Greqinë e Veriut – Selanik. Në vitin 2019 u zgjodh eurodeputet por dha dorëheqje pasi u zgjodh deputet i Kuvendit të Greqisë. Velopulos jeton në lagjen e të pasurve milionera të Selanikut Panorama.Ekzistenca e jetës shoqërore, profesionale dhe politike e kryetarit të partisë greke Zgjidhja Greke, Qiriakos Velopulos është ngritur mbi sëmundjen e urrejtjes psikologjike që ka ai ndaj fqinjëve të Greqisë si Turqisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë.

    Qiriakos Velopulës është një zë i racizmit ndaj atyre që nuk i përkasin besimit ortodoksë, ndaj atyre që mundohen të ndërtojnë paqe midis kombeve dhe besimeve fetare.

    Bibliografia

    Revista, “ΝΙΑΟΥΣΑ”, Ναουσα, Korrik-Dhjetor 1996

    Gezeta “Θεσσαλονικη”, 24 Gusht 1999

    Revista, “ΙΣΤΟΡΙΟ γωωσια”, Θεσσαλονικη, Dhjetor 1999.

    Emisioni, “Gjurmë Shqiptare”, Plani greko-osman për zhdukjen e shqipes, Top Channel, 25 Prill 2020

    www.telegrami.mk/arben-llalla-e-verteta-e-mitit-te-dekretet-te-sulltan-abdul-hamidi-i-1725-1789-qe-ndalonte-gjuhen-shqipe/

    www.ina-online.net/e-verteta-e-mitit-te-dekretet-te-sulltan-abdul-hamidi-i-1725-1789-qe-ndalonte-gjuhen-shqipe/

    www.freeinquery.gr

    Arben P. Llalla, ARVANITËT-Themeluesit e Greqisë së Re, Shkup, 2021, botim i dytë

  • Sulltan Hamidi kishte pyetur: “..Përse Isa bej nuk e dëshiron konsullin rus në Mitrovicë?”

    Sulltan Hamidi kishte pyetur: “..Përse Isa bej nuk e dëshiron konsullin rus në Mitrovicë?”

    Kështu u përgjigj Isa Boletini, kur sulltan Abdul Hamidi e pyeti për çështjen e vendosjes së konsullit rus në Mitrovicë.

    Në një bisedë ndërmjet sulltan Abdul Hamidit dhe Isa Boletinit, ndër tjerash, sulltan Hamidi kishte pyetur Isa Boletinin se pse e pengonte vendosjen e konsullit rus asokohe në Mitrovicë. Përgjigja e Isa Boletinit vë në dukje vizionin e tij ndaj influencës ruse në Ballkan, ku edhe sot e kësaj dite, fjalët e patriotit shqiptar për rusët, janë mëse aktuale.

    Abdul Hamid: Le ta mbyllim këtë diskutim të pavlerë. Përse Isa bej nuk e dëshiron konsullin rus të vendoset në Mitrovicë ?

    Isa Beu: Çështja e konsullit rus është një çështje tërësisht politike. Ne, shqiptarët, nuk duam të kemi në zemër të atdheut shqiptar një fole sllave, aty ku nuk ekziston qoftë edhe një rus. Vendosja e konsullatës ruse në Shqipërinë veriore, si në rastin e Mitrovicës do të shkaktojë me kalimin e kohës trazira të mëdha mes shqiptarëve të krishterë dhe myslimanë. Rusia dëshiron të shkaktojë gjithmonë trazira në Ballkan, dhe jo të kontribuojë për paqen. Në qoftë se Madhëria e Tij dëshiron të na trembë me kozakët e rusisë, të cilët thuhet së do të vijnë me konsullin në Mitrovicë, shqiptarët do t’i shporrin me qëllim për të mbrojtur të drejtat e tyre kombëtare.

    Abdul Hamid: Kjo nuk është e vërtetë. Ju lutem, Isa bej, të paktën, lëreni konsullin të vijë i vetëm, që të mos kemi probleme me moskovitët (term ofendues në turqisht ndaj rusëve).

    Isa Beu: Ne e pranojmë konsullin me qëllim për të përmbushur dëshirën e sovranit tonë (komunikim diplomatik); por ne nuk duam të shohim tek ne kozakët; rojet e konsullatës do të jenë bashkatdhetarët tanë.

    Abdul Hamid: Shumë mirë, shumë mirë, shumë mirë! Ne do t’i shkruajmë menjëherë ambasadorit rus. Unë jam shumë i kënaqur prej jush. A dëshironi që të ju bëj pasha në pallatin tim, pranë meje ? Do të keni të holla, shërbëtorë, etj.

    Isa Beu: Jo Madhëri. Unë preferoj të qëndroj pranë fëmijëve, prindërve dhe bashëkombasve të mi, duke punuar me ndershmëri në vendin tim për të siguruar jetesën e familjes sime. Ju falenderoj për bujarinë ndaj shërbëtorit tuaj (Dihet shkëmbim diplomatik).

    (Shkëputur nga: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania) /Trungu & InforCulture

  • A ishte Isa Boletini analfabet, sqaron studiuesi i Arkivave Osmane (dokument)

    A ishte Isa Boletini analfabet, sqaron studiuesi i Arkivave Osmane (dokument)

    Dje në opinion qarkulloi deklarata e profesorit universitar nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiut, i cili tha se Isa Boletini ishte i vetmi nga 19 delegatatët e Kuvendit të Vlorës që ishte analfabet, shkruan Mitropol

    ”Nga këta 19-të, të gjithë ishin intelektualë pos Isa Boletinit që ishte analfabet. Në filmin e propagandës enveriste për 28 Nëntorin, gjithë Kosova, Maqedonia e Sanxhaku i Novi Pazarit përfaqësohet vetëm me Isa Boletinin. Dhe Isës së shkretë, pa të cilin nuk u ngrit flamuri kuq e zi, dhe i cili të gjithë djemtë i kishte me fakultet, Enver Hoxha ia vrau djemtë. Qëllimi ishte t’i portretizonte kosovarët si analfabeta”, tha dje Spahiu.

    E se Isa Boletini nuk ishte analfabet ashtu siç tha Spahiu, tregon hulumtuesi mitrovicas i arkivave osmane, Fahri Avdija.

    “Është e vërtetë se Isa Boletini nuk bënte pjesë në grupin e intelektualëve shqiptarë që përfshinte Ismail Qemalin dhe Hasan Prishtinën, por nuk ishte as analfabet, siç pretendohet”, thotë Avdija, duke sjellur fotografinë e një letre që Isa Boletini ia dërgon Sulltan Abdylhamidit II.

    Postimi i plotë:

    A ishte Isa Boletini analfabet?Dje u përkujtua shpallja e pavarësisë së Shqipërisë. Dhe sigurisht që kur bëhet fjalë për 28 Nëntorin, Isa Boletini është një nga emrat e parë që të vjen ndërmend. Isa Boletini njihet për raportet e tij jo të mira me Perandorinë Osmane gjatë viteve të 80-ta të shekulli XIX, por më vonë ai u bë i njohur për miqësinë e tij me Sulltan Abdylhamidin II. Ai u emërua komandant i gardës personale të Sulltanit në vitin 1902, post që e mbajti për disa vite.Shpeshherë duke bërë krahasime jo të drejta, përballë intelektualëve të njohur shqiptarë si Ismail Qemail Vlora, Hasan Prishtina, e të tjerë, Isa Boletini është shfaqur si njeri me “pushkë” e asnjëherë me “laps”. Është e vërtetë se Isa Boletini nuk bënte pjesë në grupin e intelektualëve shqiptarë që përfshinte Ismail Qemalin dhe Hasan Prishtinën, por nuk ishte as analfabet, siç pretendohet.Për ta vërtetuar këtë, më poshtë po ua sjell një pjesë të dokumentit përmes të cilit Isa Boletini i kishte dërguar mesazh falenderimi Sulltan Abdylhamidit II për pritjen që i kishte bërë atij dhe ftesën e tij duke e radhitur sëbashku me ministrat e Perandorisë si dhe për titullin (Bej) që i kishte dhënë atij. Ndër të tjera, e përshëndet Sulltanin me disa tituj, si dhe fjalët “i dashur Sulltan”, duke treguar edhe afërsinë që kishte me Sulltanin.Në këtë pjesë të shkëputur nga dokumenti në fjalë është shkruar “bende” që në shqip do të thotë “nga unë” – robi juaj Mitroviceli Isa. Ndërsa krejt në fund shihet edhe vula e Isa Beut me shkrimin në të “Isa, djali i Adem Boletinit”.Në këtë pjesë, e cila është e ndarë nga dokumenti në fjalë, është shkruar “bende”, që në shqip do të thotë “nga unë” – robi juaj Mitroviceli Isa. Ndërsa vula e Isa Beut me mbishkrimin “Isa, i biri i Adem Boletinit” shihet fare në fund.

  • “The New York Times” për arratisjen e Ismail Qemalit nga Stambolli

    “The New York Times” për arratisjen e Ismail Qemalit nga Stambolli

    Arratisja e Ismail Qemalit nga Stambolli më 1 maj 1900, bëri bujë të madhe në pallatin perandorak “Yildiz”, dhe e tronditi Sulltan Abdyl Hamidin II. Kjo ngjarje pati jehonë të madhe brenda dhe jashtë Perandorisë Osmane. Gazeta e mirënjohur amerikane, “The New York Times” [NYT], në dy artikuj që mbajnë datat 2 maj dhe 3 maj 1900, do të pasqyronte lajmin dhe kërkesën për azil të Ismail Qemalit në luftanijen britanike. NYT e përshkruan emërimin e tij si guvernator i Tripolit, si të barasvlefshëm me internimin e tij.

    Ismail Qemali menjëherë pasi u njoh me vendimin e Sulltanit për emërimin e tij si guvernator i Tripolit, vendosi të arratisej nga Stambolli për në Evropë, me ndihmën dhe mbrojtjen e ambasadorit britanik në Stamboll, Sir Nicholas O’Connor. Qemali, përgjatë gjithë jetës së tij, ishte liberal filobritanik. Dhe, njohjet e tij në qarqet e larta të politikës dhe diplomacisë britanike i shfrytëzoi fillimisht për të siguruar përkrahjen britanike në realizimin e një grusht shteti të dështuar ndaj Sulltan Abdyl Hamidid II dhe më pas për themelimin e Shqipërisë.

    Në vitin 1901, Ismail Qemali ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të Mbretëreshës Viktoria në Londër. Qemali ishte ndër të paktët personalitete otomane që përpiqej të ndryshonte sistemin e qeverisjes në Perandorinë Osmane. Me mbështetjen e ambasadorit  të atëhershëm britanik në Stamboll, Sir Philip Currie, Qemali botonte gazetën me pikëpamje liberale me titull “Rruga e Ideve” (Mecra-yı Efkar) e cila promovonte idetë liberale për reforma decentralizuese dhe korrte sukses në qarqet intelektuale otomane.

    Në vijim, vetëm pas këmbënguljes së madhe të sulltanit, kjo gazetë u mbyll. Sulltan Abyl Hamidi II u përmbajt nga vendimi për ta arrestuar Ismail Qemalin, vetëm për shkak se ai gëzonte mbrojtje diplomatike nga Britania e Madhe dhe se një veprim i tillë do të kishte pasoja në marrëdhëniet dypalëshe. Por, menjëherë pas një manifestimi në konsullatën britanike, të organizuar nga Ismail Qemali, Sulltani vendosi dëbimin e Ismail Qemalit duke i dhënë atij postin e guvernatorit të Tripolit.

    Ky ishte i vetmi ndëshkim që Sulltani mund t’i jepte atij në atë moment. Sulltan Abyl Hamidi II ishte i vetëdijshëm për mbrojtjen që do t’i jepnin atij britanikët, në rast të arrestimit ose internimit të Ismail Qemalit. Prandaj, Sulltani e pa largimin e Qemalit nga kryeqyteti si zgjidhjen më të mirë. Tripoli ishte një nga provincat më të largëta dhe më të vështira të Perandorisë Osmane, e cila kishte lidhje me Stambollin vetëm me rrugë detare.

    Gazeta “The New York Times” thekson rëndësinë që kishte kjo ngjarje duke e krahasuar me arratisjen e kunatit të Sulltan Abdyl Hamidit II, princit Damad Mahmud Pashës, ish-ministër i Drejtësisë dhe ish-ambasador: “Arratisja e Ismail Qemalit nuk është më pak e rëndësishme sesa ajo e Mahmud Pashës, kunatit të Sulltanit, i cili u zhduk nga Kostandinopoja më 14 dhjetor dhe konsiderohet si një tjetër simptomë e gjendjes aktuale në Turqi”.

    Në qershor të vitit 1901, Gjykata Penale e Stambollit e dënoi Ismail Qemalin me vdekje në mungesë, me konfiskimin e pronave dhe humbjen e të drejtave civile. Ai u akuzua për “orvatje për të nxitur popullin kundër Qeverisë dhe Sulltanit nëpërmjet botimeve për kryengritje dhe me mënyra të tjera”. Kujtesa popullore e ka fiksuar me këto vargje emblematike këtë çast:

    O Qemal kur të përzunë

    Kur të përzuri TurqiaCili je ti more burrë?

    Që na vjen nga ShqipëriaUnë jam ‘Smail QemaliMbrapa më vjen historia

    Sazan e KaraburunJanë vatanet e miaDo ti marrë se s’është punëËshtë e jona Shqipëria.”

    Konsulli austro-hungarez në Vlorë, Petroviq, do t’i shkruante proverbialisht ambasadorit austro-hungarez në Stamboll, baronit Kaliçe, në një raport të datës 14 maj 1900 se “tek Ismail Qemali, shqiptarët shohin udhëheqësin e tyre të ardhshëm”. Nga Brukseli, në tetor të vitit 1900, Ismail Qemali do t’ju drejtonte një thirrje gjithë shqiptarëve, ku ndër të tjera shkruante: “Të gjithë sa jemi shqiptarë, të mëdhenj e të vegjël, të pasur e të varfër, pleq e të rinj, duhet të bashkohemi dhe ta çojmë vendin përpara në rrugën e qytetërimit, duke i treguar Evropës se shqiptari ka mbetur gjithmonë evropian në gjak dhe se nuk dëshiron gjë tjetër veçse të forcojë kombësinë e tij dhe të qytetërohet”.

    Dhe, në fund, pavarësisht vështirësive dhe pengesave të mëdha, veprimtaria e Ismail Qemal Vlorës dhe patriotëve të tjerë shqiptarë, në vitet 1900-1912, do të rezultonte vendimtare dhe do të kurorëzohej me Pavarësinë e Shqipërisë, në Vlorë, më 28 nëntor 1912 …

    Rruga Press

  • 575-vjet nga Beteja e Dytë e Kosovës, e cila konsiderohet si tentativa e fundit e hungarezëve për të krijuar epërsi kundër osmanëve në Ballkan

    575-vjet nga Beteja e Dytë e Kosovës, e cila konsiderohet si tentativa e fundit e hungarezëve për të krijuar epërsi kundër osmanëve në Ballkan

    Agron Islami

    575-vjet nga Beteja e Dytë e Kosovës, e cila konsiderohet si tentativa e fundit e hungarezëve për të krijuar epërsi kundër osmanëve në Ballkan. Njëherit, Jan Huniadi që nga disfata në Varna (1444) s’kishte pushuar së kërkuari ndihmë nga liderët e aleancës krishtere për të organizuar një kryqëzat të re karshi Sulltanit Osman. Fakti që nuk gjeti mbështetje nga Papa, synoi që të përfitoj nga momentumi i ekpseditës së Sulltanit në Shqipëri në shtypjen e kryengritjes së Skenderbeut. Madje, ai arriti që të bëjë një marrëveshje me Skenderbeun për t’iu bashkuar në Kosovë, por sic dihet Sulltani ia imponoi luftën Huniadit para se Skenderbeu të arrij në Kosovë….

    Rrjedhën e Betejës së Dytë e përshkruajnë në detaje kronistët e kohës. Megjithëse ndermjet tyre, ka disa kundërthanje në raport me datat dhe kohëzgjatjen e betejës, informacioni mbi organizimin, lëvizjet ushtarake dhe përfundimet e betejes janë pothuajse identike… Edhe pse pjesa më e madhe e kronistëve të kohës sjellin informacionin se kjo Betejë zgjati tre ditë, respektivisht filloi me datë 16 tetor dhe përfundoi me datë 19 tetor 1448, studimet më të reja mbi luftrat e periudhës klasike osmane kane sjellur perfundime se në natën e datës 17 palët luftuese vetëm u pozicionuan, ndersa luftimet u zhvilluan nga mëngjesi i hershëm i datës 18, dhe përfundoi gjatë ditës së nesërme, respektivisht më 19 tetor 1448, ditë e shtune.

    Në Kronikën Anonime të historisë Osmane, e cila përfshinë ngjarjet e viteve 1288-1514, ndër të tjera thuhet: Sulltan Murati doli në ekspeditë në tokat e Juvanit dhe Vilajetin Shqiptar, zaptoi kalanë e Koxhaxhikut (Sfetigradit) dhe demoloi Vilajetin e Juvanit. Beji shqiptar, Skenderi (Skenderbegu) ishte arratisur, (në këtë kohë) Sulltan Muratit i erdhi lajmi për koalicionin (ittifak idup) e hungarezëve, sasëve, cekëve, almanëve, latinëve, lehëve dhe vllehëve të cilët synonin të vinin në Kosovë. Me të marrë lajmin Sulltan Murati marëshoi drejtë Sofisë, me c’rastë dërgoi lajmëtarë në Anadoll dhe Rumeli për t’u bashkuar në fron. (Aty u bashkuan) 1 000 ushtarë të thjeshtë, 10 000 Jenicer dhe Xherahor ( mercenarë të krishterë) si dhe shumë vullnetar të tjerë të etnive të ndryshme të cilët iu bashkuan Sulltanit për të luftuar në këtë betejë ….

    Edhe Ashёk Pashazade vërteton faktin se: “…. nё kёtё kohë (1448) Sulltan Murati gjendej në ekspeditën e kalasё sё Sfetigradit dhe Krujёs nё Shqipёri, dhe me tё marrё lajmin pёr fushatёn ushtarake tё Janit, kaloi nё Sofje ku tuboi ushtrinё nga Anadolli dhe Rumelia dhe u nis për nё Kosovё. Ai shton: … pasi arriti Sulltan Murati II nё Kosovё, mori abdes, fali dy rekate namaz dhe bёri njё lutje tё gjatё qё Zoti t’i mundёson fitoren ndaj tё pafeve,… mё pas hipi nё kalё dhe filloi Beteja. Tё premtën qё ishte edhe dita e parё e Betejёs, u zhvilluan luftime tё ashpёra, ku u morёn shumё Sanxhaçe nga tё pafetё dhe lufta vazhdoi deri nё mёngjes. Megjithatë, e shtunja ishte dita kur u zhvillua lufta mё e madhe, shumё bejlerë ranë dёshmorë, vdiqën edhe shumё Banё

    tё pafe, disa prej tyre (Banёve) u zunë rob. Ndёrsa Jankoja (Jani) iku nga fronti…”

  • Gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane

    Gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane

    Daut Dauti

    Netflix, deri diku edhe Prime, është duke bërë revolucion në kinematografi. Netflix me produksionin e vet ia ka sjellë shikuesit kinemanë në shtëpi duke ofruar format të ri të filmit, sidomos të serialeve. Mbi të gjitha, Netflixin duhet lavdëruar për programet dokumentare, sidomos për ato historike. Fjala është për serinë ‘Rise of empires’ (Ngritjet e perandorive), siç janë ato për Perandorinë Romake dhe Otomane, por edhe për perandoritë tjera siç janë ato Austro-Hungareze, Britanike, Ruse dhe sundimit arab në Spanjë.

    Këto seri janë tejet profesionale, dhe si të tilla, kontribut serioz në sistemin arsimor. Janë të formatit të ri ku flasin historianët kompetentë të fushave përkatëse e që pastaj shoqërohen me skena të filmit artistik. Para pak ditësh ka filluar shfaqja e serisë së dytë ‘Ottoman Empire’, që është vepër e skenaristes dhe producentes së njohur amerikane Kelly McPherson dhe regjisorit turk, Emre Şahin. Aktrimi është poashtu i shkëlqyeshëm ku Cem Yiğit Üzümoğlu luan rolin e sultan Mehmetit II, Tommaso Basili (Konstantini XI), Tuba Büyüküstün (Mara Branković), Daniel Nuta (Vlad Impaler – Vllad Ngulitësi). Rrëfimi bazohet në të dhënat e historianëve: Roger Crowley, Lars Brownworth, Jason Goodwin, Marios Philippides, Michael Talbot, Emrah Safa Gürkan, etj.

    Skenaristja dhe regjisori kanë zgjedhur sulltan Mehmetin II (1432 – 1481) dhe Mara Brankovićin (1416 – 1478), e njohur edhe si Hatuna Mara Despina apo Sultana Marija, si dy personazhe kryesore që dominojnë në të dy seritë. Mënyrë shumë e qëlluar e rrëfimit.

    Përndryshe, Mara Brankovići ka lindur në Kosovë, gjegjësisht në Vushtrri (Vučitrn). Në vitin 1432 despoti serb, Đurađ Branković, vendosi t’ia ofroj për grua sulltan Muratit II vajzën e tij 16 vjeçe, Marën, për të cilën flitet në këto seri. Pë këtë rast, kronisti Ashik Pasha Zade ka shënuar se emisarët e despotit serb kishin shkuar te sulltani, të cilit i kishin thënë:’ Perandor, Zotëri, ju lutemi pranojeni vajzën tonë për konkubinë, ashtu siç e ka pranuar edhe gjyshi i Juaj, Bajaziti, vajzën tonë Olivera Lazarevićin’.

    Sa i përket nënës së sulltan Mehmeti II, thuhet se ajo ka qenë bizantine nga Konstantinopoja. Disa mendojnë se ka qenë greke kurse një grup tjetër i historianëve potencon se ka qenë shqiptare. Pa marrë parasyshës origjinën, burri i saj, sulltan Murati II, për arsye të panjohura e largon nga pallati (haremi), kështu që Mehmeti mbetet pa nënë në moshën ndoshta gjashtë vjeçare. Gruaja tjetër e sulltanit, më e favorizuara, Mara Brankovići, e cila nuk kishte fëmijë, e merr Mehmetin për ta edukuar dhe rritur si djalë të saj dhe sundues të ardhshëm. Prandaj, Mehmeti, edhe në film i drejtohet Mara Brankovićit me ‘Mother Mara’ (Nëna Marë).

    Nëna Marë, bija e sunduesit serb Đurađ Brankovićit dhe Eirene Kantakouzeneit që ishte nga familja sunduese e Bizantit, ka qenë grua me ndikim të madh në pallatin perandorak otoman. Siç thotë një fjalë, ajo e ka sjellë pallatin n’gisht. Duke qenë e lidhur edhe me katër dinasti evropiane dhe nga fakti që nuk ishte konvertuar në myslimane, sikur shumë gra tjera në pallat, ajo kishte autoritet edhe jashtë territorit otoman. Pa marrë parsyshë që nuk ishte konvertuar në myslimane, pasi që nuk kishte nevojë se këtë gjë nuk e kërkojnë rregullat myslimane, Nëna Marë e kishte përqafuar idenë e otomanizmit dhe ishte bërë otomane deri në palcë.

    Kur Mehmeti II e merr fronin perandorak, e cila gjë jepet edhe në film, e thërret Nënën Marë në audiencë dhe i tregon se ajo duhet tashti të shkonte në Serbi. Burri i kishte vdekur dhe tashti ajo nuk kishte arsye të qëndronte në pallat ku në esencë ishte si dhuratë, tatim apo garancë e vazalitetit të Serbisë ndaj sulltanit. Nëna Marë duke menduar se Mehmeti, ‘biri’ i saj, tashti sulltan, po e dëbonte nga pallati, e pyet:’Sulltani im, a nuk i kam shërbyer perandorisë sa duhet?’

    Por, sulltani largpamës nuk po e dëbonte Nënën Marë. Ai e dërgoi Nënën Marë në Serbi me detyrë të diplomates apo thënë më mirë të spiunes. Ajo duhej ta pengonte krijimin e aleancës serbo – hungareze. Mehmeti po e planifikonte rrethimin e Konstantinopojës, të cilit vend nuk duhej t’i vinin ndihma nga jashtë se do ta dobësonin forcën otomane. Dhe, Nëna Marë arrinë ta zbulojë dhe parandaloj tendencën e krijimit të aleancës serbo-hungareze kundër otomanëve. Ia tërheq vërejtjen babait të saj se një veprim i tillë ishte i gabueshëm dhe se Perandoria Otomane ishte e fuqishme sa që Serbia do ta humbte edhe pozitën e vazalitetit. ‘Perandoria do ta shkatërroj ushtrinë tënde’ – i thotë Nëna Marë babait të saj, Đurađ Brankovićit. ‘Ushtrinë time?! A nuk është ushtria e Serbisë edhe e jotja? Ke qëndruar shumë gjatë në oborrin e otomanëve’ – i përgjigjet sunduesi serb bijës së tij otomane, të cilën ai tenton ta martoj me perandorin bizantin. Por, Nëna Marë nuk është e interesuar ta lëshoj pallatin perandorak otoman me këmbim të asnjë gjëje sepse ajo ishte e bindur që Konstantinopoja do të binte në duart e Mehmetit.

    Madje, edhe nga Serbia ajo bëhet forca kryesore morale për mbështetjen e rrethimit dhe rënies së Konstantinopojës. Në film tregohet rasti kur Nëna Marë udhëton nga Serbia për t’u takuar në mënyrë sekrete me sulltanin, gati të demoralizuar nga rrethimi gjatë, për ta bindur që të vazhdonte me sulmet për shkak se kishte zbuluar se profecitë dhe të dhënat astrologjike po paralajmëronin se ai do ta pushtonte Konstantinopojën dhe do të bëhej sunduesi i botës.

    Nëna Marë kthehet në Konstantinopojë, tashti Stamboll, për ta uruar ‘birin’ e saj për suksesin e ri dhe për të qëndruar në pallat sërish si gruaja kryesore dhe më e afërta me sulltanin. Edhe në serinë e dytë ajo është këshilltarja dhe diplomatja kryesore. Ajo i qëndron pas iniciativës për mposhtjen e Vllad Drakullës dhe kthimit të Vllahisë nën sundimin otoman. Sulltani sërish e dërgon Marën në Hungari për të biseduar me mbretin hungarez dhe për të ndikuar që ai të mos i ndihmonte Vlladit. Madje, ajo paraqitet si diplomate e shkëlqyeshme pasi që ka aftësi edhe ta frikësoj mbretin hungarez.

    Nëna Marë ka qenë e rëndësishme edhe për rolin e saj në negociatat e otomanëve me Venedikun. Ajo praktikisht e ka udhëhequr ministrinë e jashtme otomane.

    Nëna Marë vdiq në Stamboll në moshën 70 vjeçare ku jetoi si grua me ndikim të madh dhe shumë e pasur pasi që ‘biri’ i saj, Mehmeti II, i dha toka dhe manastire në posedim. Me kërkesë të Kishës Ortodokse, ajo u varros në manastirin e Ikosifinecës në Kosinicë (Greqi).

    Për shkak të rolit të saj në zgjerimin e Perandorisë Otomane, historia serbe nuk i ka kushtuar ndonjë kujdes kësaj gruaje (serbe) të rëndësishme. Këtyre ditëve, shtypi serb, për shkak të mënyrës se si është portretizuar Serbia dhe Mara Brankovići, serinë ‘Rise of Empires: Ottoman ‘ e ka cilësuar si kontarverze.