Tag: sulltan

  • Dy Betejat e Kosovës (1389 dhe 1448), sipas kronistëve të kohës

    Dy Betejat e Kosovës (1389 dhe 1448), sipas kronistëve të kohës

    Nga: Agron Islami

    Beteja e parë e Kosovës 1389

    Burimet bazë mbi Betejën e Parë të (Fushë) Kosovës, padyshim që janë kronikat osmane, sllave, perëndimore, bizantine dhe ato arabe, të cilat rëndom nuk janë bashkëkohëse të ngjarjes në fjalë.[1] Andaj është e natyrshme që në këto kronika të ketë edhe kundërthënie mes vete (kronistëve) për numrin e ushtarëve pjesëmarrës, zhvillimin e betejës apo edhe rreth vdekjes misterioze të Sulltan Muratit I (1362-1389). Nga kronistët më të hershëm, Ashëk Pasha Zade, Oruç Bej, Neshri, por edhe këta më të vonshëm – si Hoxha Sadeddin dhe të tjerët – shihet se informacionin për periudhën e hershme të shtetit osman e kanë marrë nga shënimet e Jahshi Fakihut.

    Pothuajse të gjitha burimet na çojnë tek Beteja e vitit 1387/88 në Ploçnik, që akumuloi forcën e udhëheqësve të popujve të Ballkanit për të organizuar një aleancë anti-osmane, e që deri më tani është besuar se protagonistët kryesor të fitores në Ploçnik ishin Krali i Bosnjës Tvërtko dhe Despoti serb Lazar.[2] Por, sipas gjetjeve të fundit bëhet fjalë vetëm për ushtrinë boshnjake të udhëhequr nga Tvërtko në muajin gusht 1388, në vendin e quajtur Bleka, dhe jo edhe për një fitore të përbashkët të boshnjakëve dhe serbëve.[3]

    Megjithatë, menjëherë pas asgjësimit të garnizonit osman të udhëhequr nga Shahin Pasha, filluan përpjekjet për themelimin e një koalicioni të gjerë anti-osman. Udhëheqës të koalicionit ishin Lazari Tvërtko, si dhe princi shqiptar me emrin Jorj (Gjorgj – bëhet fjalë për Gjergj Balshajn). Koalicioni u mbështet edhe nga princërit e Vllahisë, Princi bullgar İvanko. Ndërsa, shteti detar i Venedikut në fillim kishte premtuar pjesëmarrjen në këtë koalicion anti-osman, por në fund shihet se zgjodhi të qëndrojë neutral.[4]

    Sulltan Murati I ishte i informuar për organizimin e koalicionit të shteteve të vogla të Ballkanit. Ai menjëherë nisi të përgatisë një plan operativ për asgjësimin e koalicionit në fjalë. Qëllimi i sulltanit ishte që të neutralizojë pjesëmarrësit e koalicionit. Dhe, më 1388, nën udhëheqjen e veziriazamit (kryeministrit) Çandarlizade Ali Pasha, Ushtria osmane ndërmerr një fushatë kundër princërve bullgarë dhe vllahë të cilët kishin premtuar pjesëmarrje në Betejën kundër osmanëve.

    Për një kohë shumë të shkurtër, ushtria e Ali Pashës pushtoi Pravadin, Shumnunin dhe më në fund edhe kryeqytetin bullgar, Tërnovën. Por, Krali bulgar kishte ikur në Nikopol. Edhe pse Ali Pasha kishte në plan që ta merrte Varnën e cila ishte nën sundimin e Princit të Dobruxhës, Ivanko, me kërkesën e gjenovasve – të cilit ishin miq të osmanlinjve – Ushtria osmane u drejtua drejt Silistres dhe Nikopolit. Marrja e Nikopolit bëri që edhe Mbreti bullgar Shishman të mbetet jashtë koalicionit të Ballkanit.[5] Derisa Ali Pasha përparonte, nga pas shkonte ushtria e përbërë nga fiset turke (bijët e germijanëve, xhandarëve, saruhanëve, menteshëve, ajdënëve, hamidëve etj.)[6] të udhëhequr nga Sulltan Murati.

    Ashtu siç u tha edhe më lartë, në mungesë të burimeve të kohës, kronikat osmane këtë ngjarje e përshkruajnë në versione të ndryshme. Nëse nisemi nga data e zhvillimit të Betejës së Parë të Kosovës, shohim se janë dhënë disa data të cilat ndryshojnë nga njëra-tjetra mes 15 qershorit (21 Rexhep 791) dhe 27 gushtit të vitit 1389 (4 Ramazan 791).

    İdrisi Bitlisi dhe Hoxha Sadeddin japin datën 27 gusht 1389 (4 Ramazan).[7] Por, Gibbonsi hedh poshtë mundësinë e zhvillimit të Betejës në muajin gusht. Sipas tij kjo betejë u zhvillua më 20 qershor 1389 (16 Rexheb)[8], ndërsa Hammeri[9] dhe İ.H. Uzunçarshili[10] janë të mendimit se ngjarja u zhvillua në muajin gusht, përkatësisht më 16 gusht 1389 (16 Shaban 791). Ashëkpashazade në kronikën e tij ka regjistruar vetëm vitin 1389, pa specifikuar datën e zhvillimit të Betejes në fjalë.[11]

    Këtë ngjarje me përmasa ndërkombëtare e gjejmë të regjistruar edhe te burimet arabe, sikur İbn Halduni i cili në librin e tij Kitabü’l-ibr ka dhënë vetëm vitin 1389. Ndërsa, ibn Haxheri, në librin Enbau’l-Gumr na jep vitin e gabuar 797 që korrespondon me vitin 1394-1395.[12]

    Kur jemi te renditja e radhëve të Ushtrisë osmane, tek Neshri dhe Feridun Beu gjejmë se Sulltan Murati I, si udhëheqës i Betejës ishte i stacionuar mu në mes, se përpara kishte garnizonet e jeniçerëve të cilët ishin të stacionuar pas skuadrës së topave[13], e cila udhëhiqej nga Topçu Hajdari (Topçu Haydar). Nga ana e djathtë gjendej njësiti i udhëhequr nga Princi Bejazid (Yıldırım Beyazit), Kara Timurtash Pasha dhe Evrenos Beu. Nga ana e majtë ishte Princi Jakup Çelebi (djali i madh i Sulltan Muratit I) së bashku me Bejlerbeun e Anadollit, Saruxha Pashain, sikurse edhe bijtë e çandarëve, germijanëve, hamidëve, tekëve,menteshëve dhe ajdinëve.

    Sipas Neshrit[14], me urdhër të Evrenos Beut ishin stacionuar edhe nga një mijë shigjetarë në anën e majtë dhe të djathtë të ushtrisë, të cilët komandoheshin nga Malkoç Beu dhe Mustafa Beu. Sipas tij (Neshrit), taktika e Evrenos beut ishte vendimtare për fitimin e Betejës kundrejt koalicionit të shteteve të vogla ballkanike.

    Këto ishin të dhënat e Neshrit dhe Feridunit. Ndërsa, sipas të dhënave të Hoxhës Saduddin[15], shohim se Ali Pasha dhe Timurtash Pasha ishin në anën e djathtë dhe të majtë të Sulltanit. Sipas Neshrit[16], Veziri Ali Pasha gjendej në krahun e djathtë të Bejazitit (jo të Sulltan Muratit). Feridun Beu gjatë shpjegimit të tij për renditjen e ushtarëve në Betejën e Kosovës përmend edhe pjesëmarrjen e Lala Shahin Pashës[17] gjë që, sipas Ashëk Pasha Zades, Lala Shahin Pasha kishte vdekur shumë më herët (1377) se ngjarja e Betejës së Kosovës.

    Në anën tjetër, edhe stacionimi i Evronus Pashës tek kronistët osmanë dhe të tjerët është diskutabil. Përderisa Hoxha Sadeddin thotë se Evronusi ishte në krahun e djathtë, Münecimbashi[18] thotë se Evronusi ishte në krahun e majtë të Princit Jakup Çelebi. Po ashtu, edhe Subashi Ajna (Ayna) Bej, sipas Hoxha Sadeddinit[19], ishte në krahun e majtë e sipas Munexhimbashit[20] në krahun e djathtë. Edhe Hammeri, duke iu referuar Hoxha Sadeddinit, thotë se Evronusi ishte në anën e djathtë, ndërsa Subashi Ajna Bej në anën e majtë.

    Në kronika gjejmë edhe renditjen e radhëve të ushtrisë së koalicionit Ballkanik: Sipas Hoxha Sadeddinitt, në qendër gjendej Despoti serb Lazar, në anën e djathtë të tij dhëndri i tij Vuk Brankoviqi, në të majtë të tij ushtria e Kralit të Bosnjës, Tvërtko. Ndërsa, Neshri, veç këtyre informatave shton se në krahun e majtë dhe të djathtë gjendeshin shqiptarët, vllahët, hungarezët, polakët dhe bullgarët.[21]

    Edhe çështja e numrit të ushtarëve pjesëmarrës në betejë është shumë e debatueshme mes hulumtuesve të kësaj ngjarjeje. Megjithatë, kronistët osmanë ushtrinë e koalicionit e përshkruajnë si shumë më të madhe në numër se ushtria osmane. Sipas Hoxha Sadeddinit boshnjakët, hungarezët, vllahët, shqiptarët, bogdanët, fiset sllave (slav kavimleri) kishin bërë marrëveshje me serbët dhe kishin formuar një ushtri të përbashkët prej 200 000 vetash.[22] Neshri jep një shifër prej 300 000 vetash[23]. Ndërsa, Munexhimbashi nuk jep ndonjë shifër, por në mënyrë alegorike përshkruan numrin e madh të ushtrive të koalicionit:

    “Ushtria e madhe e të pafeve (kyffarëve) kishte ardhur në vendin e Betejës (Fushë Kosovë). Myslimanët (ushtria) karshi ushtrisë së madhe të të pafeve dukeshin sikur një mizë në shpinën e një kafshe”.[24]

    Edhe Hammeri thotë se Sulltani kishte filluar të shqetësohej për shkak të numrit të madh të ushtarëve të koalicionit. Ky pohim ka mbështetjen tek Neshri dhe Munexhimbashe.[25]

    Oruç beu [26]për ushtrinë osmane na jep një shifër prej 60 000 ushtarëve. Solak-zâde[27] thotë se ushtria e koalicionit ishte pesë herë më e madhe në numër se ushtria osmane, gjë që i forcon të dhënat e Hoxha Saduddinit i cili na jep shifrën prej 200 000 vetash.

    Një pikë tjetër, ndoshta ndër më të debatueshmet në raport me Betejën e Parë të Kosovës është rënia e Sulltanit dhe mënyra e vrasjes së tij nga ana e Millosh Kopili(çi)t që, sipas Enveriut, pas përfundimit të betejës Milloshi zbret nga kali duke thënë se ”dua të hyj në fenë tënde”, i ofrohet Sulltanit me qëllim të puthjes së dorës dhe në këtë rast me një thikë që kishte të fshehur në rrobën e tij, sulmon Sulltanin i cili bie i shtrirë në tokë.[28] Oruç Beu pa u futur në detaje cekë vetëm rënien dëshmorë të Sulltanit dhe ngritjen në fron të Jëlldërëm Bejazidit.[29] Edhe Shukrullahu, sikurse Oruç Beu, pa u futur detajeve thotë: “… se përderisa Sulltani qëndronte në një kodër, u sulmua për vdekje nga një ushtar serb”.[30]

    Ndërsa, Hoxha Saduddin duke na dëftuar për traditën Islame ku sulltanët, me qëllim të inspektimit të të rënëve, shëtisnin nëpër vendin e fushëbetejës, thotë: “Përderisa Sulltan Murati ishte duke shëtitur në arenën e Betejës, një komandant i lartë nga radhët e serbëve me emrin Milosh, i cili ishte i plagosur, me të shpejt u zgjua dhe pretendoi se ka pranuar fenë Islame, dhe dëshiron që Sulltanit t’ia jap një informacion të rëndësishëm. Edhe pse çavushët nuk deshën ta lejonin qe t’i afrohet Sulltanit, Sulltani kishte urdhëruar që ta lejojnë të afrohet. Milloshi ishte përulur dhe kishte bërë sikur ia puth jetekun (veshjen) e Sulltanit, me çrast kishte nxjerrë thikën e fshehur në rrobën e tij me të cilën sulmon Sulltanin.[31]

    Edhe Neshri[32] në kronikën e tij e ka përshkruar pothuajse njëjtë me të tjerët. Por, sipas tij, (Neshrit), taktika e Milloshit nuk ishte e rastësishme ngase, menjëherë pas disfatës, Milloshi kishte shkuar tek Kral Lazari dhe i kishte thënë se “unë po shkoj ta mbysë të parin (Sulltanin) e osmanlinjve”.[33]

    Në mesin e shumë të panjohurave të Betejës së Parë të Kosovës është edhe emri i sulmuesit të Sulltanit i cili është shkruar në forma të ndryshme nga ana e kronistëve. Ashëkpashazade dhe Neshri japin emrin Milosh Kopile, Hameri jep emrin Milosh Kabiloviq, Tacü’t-tevarih, Milosh Nikolla. Në kronikën anonime osmane (Grekçe Osmanlı Tarihi) kalon emri Mihalis. Edhe Gibbonsi ka përdorur emrin Milosh Obravitch. Ndërsa, në Dusturnamen e Enveriut është përmendur vetëm emri Milesh (ملش).

    Beteja e Dytë e Kosovës 1448

    Është e njohur se pas marrjes së Sfetigradit dhe Krujës nga ana e Skënderbeut, sundimi osman në Shqipëri ishte rrezikuar shumë. Për këtë shkak, Sulltan Murati II më 1448 organizoi një ekspeditë për rikthimin e Svetigradit dhe Krujës.[34] Jan Huniadi, i cili ishte i interesuar t’i hakmerrej Sulltanit për disfatën e thellë që e kishte pësuar në Betejën në Vranë (1444) dhe duke dashur që njëherë e përgjithmonë ta çlirojë Ballkanin nga sundimi osman, pikërisht në momentet kur Sulltani gjendej në ekspeditën e Sfetigradit organizoi një koalicion kundër Sulltanit[35] – koalicion i cili do të ballafaqohet me Ushtrinë e Sulltan Muratit II në Kosovë. Kjo Betejë që historiografia e  njeh si Beteja e Dytë e Kosovës, u zhvillua në tetor të vitit 1448, dhe si një ngjarje me rëndësi ndërkombëtare ka gjetur pasqyrim të gjerë edhe tek kronistët e kohës.[36]

    Në kronikën anonime të historisë osmane[37] e cila përfshin ngjarjet e vitit 1288-1514, thuhet: “Sulltan Murati doli në ekspeditë në tokat e Juvanit dhe Vilajetin shqiptar, (ku) u pushtua kalaja Koxhaxhik (Sfetigrad A.I.) dhe u shkatërrua Vilajeti i Juvanit. Derisa Skënderbeu kishte ikur, Sulltan Muratit i erdhi lajmi për bashkimin e hungarezëve, sasëve, çekëve, almanëve (gjermanëve), latinëve, lehëve (lituanezëve) dhe eflakëve (vlaehëve), të cilët kishin për qëllim të vinin në Kosovë nëpërmjet Beogradit dhe Kofusë. Sulltan Murati, me të marrë këtë lajm, marshoi nga Shqipëria drejtë Sofisë, me ç’rast u dërgoi haber – ftesë – ushtarëve të Anadollit dhe Rumelisë për t’u bashkuar. (Aty u bashkuan mëse – A.I) 1 000 ushtar të thjeshtë, 10 000 jeniçerë dhe xherahorë[38] dhe shumë vullnetarë të tjerë nga populli (39b).[39]

    Edhe Ashëk Pasha Zade, në historinë e tij, Betejën e Dytë të Kosovës e trajton detajisht. Sipas tij, i biri i Vukut (Gjuragj Brankovic – A.I) ishte ai që përcolli informatën tek Sulltan Murati II për organizimin e koalicionit të krishterë të udhëhequr nga Janko Huniadi II. Mirëpo, sipas Ashek Pasha Zades, edhe pse Sulltani kishte marrë informatën për përgatitjet në fjalë nga Gjuraqi, tek i cili nuk kishte shumë besim, dërgoi Martalaz Doganin për të hetuar nga afër ushtrinë e koalicionit. Martalaz Dogani, me t’u kthyer e vërtetoi lajmin e Gjuragj Brankoviqit, madje solli edhe informata më të detajuara në raport me koalicionin në fjalë. Ai e njoftoi Sulltanin se në krye të batalioneve qëndronin banë të shquar të lehëve, çekëve etj. Martalazi fajësoi Janko Huniadin për organizimin e këtij koalicioni anti-osman.[40]

    Edhe Ashëk Pashazade vërteton faktin së në këtë kohë (1448) Sulltan Murati II gjendej në ekspeditën e kalasë së Sfetigradit dhe Krujës në Shqipëri, dhe me të marrë lajmin për fushatën ushtarake të Janit kaloi në Sofje ku tuboi ushtrinë nga Anadolli dhe Rumelia dhe u nis për në Kosovë. Ai shton: “… pasi arriti Sulltan Murati II në Kosovë, merr abdes, fali dy rekate namaz dhe bëri një lutje të gjatë që Zoti t’ia mundësojë fitoren ndaj të pafeve … më pas hipi në kalë dhe filloi Beteja. Të premten, që ishte edhe dita e parë e betejës, u zhvilluan luftime të ashpra ku u morën shumë saxhaçe nga të pafetë dhe lufta vazhdoi deri në mëngjes. Megjithatë, e shtuna ishte dita kur u zhvillua lufta më e madhe; shumë bejlerë ranë dëshmorë dhe vdiqën edhe shumë banë të pafe, disa prej tyre (banëve) u zunë robër. Ndërsa, Jankoja (Jani) iku nga fronti…[41]

    Ndryshe nga kronistët tjerë osmanë të cilët me fjalë të mëdha përshkruajnë fuqinë e lutjes së Muratit II dhe organizimin e mirë të Betejës nga ana e ushtrisë osmane, për Ashëk Pasha Zaden, shkaktari kryesor i disfatës së koalicionit ishte kalimi i vllahëve në anën e osmanëve.[42] Edhe kronisti Bizantin, Dukas, shkakun e humbjes së betejës së koalicionit kundër osmanëve e gjejmë tek ngutia e sulmit të Janit ndaj osmanlinjve para arritjes së forcave të Skënderbeut.[43]

    Në vend të përfundimit: mund të thuhet se kronikat osmane, sikurse edhe kronikat tjera të kohës janë të një rëndësie të veçantë për hulumtimin e periudhës së Mesjetës së vonshme dhe asaj osmane të hershme. Informacioni të cilën na ofrojnë kronikat në fjalë na bëjnë të kuptojmë se qëllimi i dy Betejave të Kosovës, duke mos përjashtuar as Varnën, ishte pengimi i shtrirjes dhe çrrënjosja e sundimit osman nga këto anë të Evropës Juglindore. Por, fitoret e njëpasnjëshme të osmanëve shkuan ne favor të shtrirjes dhe forcimit te sundimit osman. Madje, me plotë të drejtë mund të konstatohet se ekzistenca osmane në Ballkan u vulos me fitoren e dy Betejave të Kosovës.

    _________________

    [1] Iljaz Rexha, Beteja e Kosovës në kronika – Burime osmane te shekujve XV-XVI, Gjurmime Albanologjike 19, Prishtine 1989, f. 19-33.

    [2] S.W. Reinert, “Niş’ten Kosova’ya, I. Murad’ın Son yıllarına ait düşünceler”, Osmanlı Beyliği (1300-1389), İstanbul 1997, f. 183-230.

    [3] Feridun M. Emecen, Osmanlı Klasik Çağında Savaş, İstanbul 2010. f. 108.

    [4] Y. Yücel, A. Sevim, Türkiye Tarihi vellimi II, Ankara 1990, f. 38.

    [5]Y. Yücel, A. Sevim. po aty. f. 38-39.

    [6] Sa’deddin, Tacü’t-Tevarih, İstanbul 1270, I. f. 115.

    [7] İdrisi Bitlisi, Heşt Be hişt; Sadeddin, Tacü’t-tevârih. Po aty

    [8] Gibbons, Osmanlı İmparatorluğunun Kuruluşu, İstanbul 1928, f.151

    [9] Hammer, Devlet-i Aliye-i Osmaniyye Tarihi, İstanbul 1337. Vellimi I. f.221.

    [10] I.H. Uzunçarşılı, Osmanlı Tarihi, Ankara 1972. f. 254.

    [11] Ashıkpaşazade, po aty. f. 64.

    [12] Müneccimbaşı, Camiü’d-Düvel Osmanlı Tarihi (1299-1481), nşr. Ahmet Ağırakça, İstanbul 1995. f. 113.

    [13] Edhe pse në këtë periudhë nuk mund të mendohet se ekzistonin topat, por sigurisht që bëhet fjalë për mjete më të vogla që funksionin me anë të ndezjes së barutit.

    [14] Po aty. f. 278-279.

    [15] Sa’deddin, Po aty, f. 120.

    [16] Neshri, po aty, f. 300-301.

    [17] Feridun Bey, münşe’at vell. I. f. 114.

    [18] Münnexhimbashi, po aty, f. 112.

    [19] Po aty, f.114.

    [20] Po aty. F. 120.

    [21] Sa’deddin, po aty f.292-293; Neşri, po aty, f. 300-301.

    [22] Sa’deddin, po aty. f. 144.

    [23] Neşri, po aty. 302.

    [24] Münexhimbashe, po aty.

    [25] Hammer, po aty f. 220.

    [26] Oruç Bey, Tevarih-i Ali Osman, f. 25-26.

    [27] Solakzade, Mehmed Hemdemi, Tevarih-i Ali Osman, İstanbul 1298, f. 46.

    [28] Enveri, Dusturname, po aty. f. 87.

    [29] Oruç Bey,po aty. f. 26

    [30] Şükrullah, Behcetü’t-tevârih, po aty. f.174.

    [31] Sa’deddin I, po aty, f. 122.

    [32] Neshri, po aty, f. 304-305.

    [33] Edhe Kronisti bizantin Dukas[33], në përshkrimin e Betejës së Kosovës pothuajse është i të njëjtës vijë me kronistëve osmanë. Ai thotë: “Një ditë para zhvillimit të betejës së Kosovës, në një gosti të Kral Lazarit përmendet tradhtia e Miloshit ndaj serbëve. Milloshi kishte refuzuar një pretendim të tillë dhe kishte ngritur dolli për trimërinë që do ta tregonte të nesërmen kundrejt osmanëve. Të nesërmen, me të lindur dielli, Milloshi i hipën kalit të tij të fuqishëm dhe shkon drejt Istikametit të osmanëve me ç’rast pretendon se e ka pranuar Islamin dhe se dëshiron t’ia puth dorën Sulltanit. Me t’iu dhënë leja për të hyrë tek Sulltani, Miloshi kishte kapur për këmbe Sulltanin dhe e kishte sulmuar me thikë në gjoks dhe kishte tentuar të ikte, por ishte ekzekutuar nga jeniçerët. Osmanët kishin kaluar në sulme ndaj armiqve, me ç’rast edhe Kral Lazari ishte marrë rob”. Ndërsa, sipas Chalcondyle: “Përderisa Sulltan Murati ishte duke e ndjekur Kralin Lazar, njëri nga ushtarët serb e kishte sulmuar për vdekje”.[33] Hammeri si duket gjenë një mes ndërmjet dy kronistëve bizantinë, kur thotë: “Milloshi e kishte planifikuar këtë sulm, por ai kur e sulmoi Sulltanin ishte i plagosur dhe gjendej në mesin e të plagosurve të luftës.[33] Edhe Gibbonsi ka përsëritur konstatimin e Hammerit.

    [34] Halil Inalcik, Fatih Devri uzerinde Tetkikler ve Vesikalar I. Ankara 1987, f.109.

    [35] Necati Salim, II. Kosova, 1448, Istanbul 1932, s.45.

    [36] Lulzim Lajçi, Mbi disa aspekte te marrëdhenieve të Skënderbeut me Gjuragj Brankoviçin, “Skënderbeu dhe Evropa” Tiranë 2006, f.152-167.

    [37] F. Giese, Anonim Tevârih-i Âl-i Osman ( Nihat Azamat), Istanbul 1992.

    [38] Ushtarë të krishterë.

    [39] Defʻa Sultân Murâd Yuvan illerin ve Arnavud vilâyetine sefer idüp, [39b] Kocacuk-hisârı‟nı feth idüp, Yuvan vilâyetin yagma ve talan idüp, Arnavud begi Iskender‟i kaçurup ol vilâyetleri alup, bu esnâda Sultân Murâd‟a haber gelüp, girü Ungurus ve Sas ve Çiyh ve Alaman ve Latin ve Liyh tâyifesi ve Ġflâk çerisi bu mecmûʻ ittifâk idüp, bî-nihâyet leĢkerler cemʻ idüp, Biligrad‟dan ve Kofun‟dan geçüp, Kosova‟ya gelmek niyyeti vardur didiler. Sultân Murâd bu haberi isidüp Arnavud‟dan çıkup, gelüp Sofya‟da karâr idüp, etrâf-ı âleme nâmeler perâkende kılup, Anatolı‟dan ve Rûm-eli‟nden çeriler cemʻ idüp, on biñ azeb ve on biñ yeñiçeri ve cerehor çıkarup ve sâyir halkdan dahı cihâd-ı ekberdür ve nefîr-i âmmdur diyü bunca leskerler cemʻ olup, Sultân Murâd katına gelüp, toplar ve tüfekler ve arabalar ile zenberekler

    [40] Aşık Paşazade Osmanlı Oğullarının Tarihiö ıstanbulö 2003, f. 209-212

    [41] Po aty.

    [42] Po aty.

    [43] Dukas, po aty. F. 219.

  • Fortifikata e Rumeli Hisarit e ngritur nga ana e Sulltan Mehmetit të Dytë me 1452

    Fortifikata e Rumeli Hisarit e ngritur nga ana e Sulltan Mehmetit të Dytë me 1452

    Agron Islami

    Fortifikata e Rumeli Hisarit e ngritur nga ana e Sulltan Mehmetit të Dytë me 1452. Punimet e së cilës kishin zgjatur rreth 90 dite. Me qellim te realizimit sa me te shpejt të kësaj fortifikate e cila do te mundesonte kontrollin e rruges detare gjat Betejes per Stambollin, veziret ishin pergjegjes per ndertimin e nje kule-je (Kulle). Mbikqyres i njeres nga keto kulla ishte edhe Zaganos Pasha.Ne foto, kulla, e ndertuar nen drejtimin e Zaganos Pashes, e cila ka te gdhendur emrin e Pashait shqiptar.

  • Eunukët e Orientit ”Ndërsa turqit e rinj po plaçkitnin pallatin pas rrëzimit të Sulltan Abdulhamidit II, eunuku i tij, “Cevher Aga”, nuk tregoi vendndodhjen e fshehtë të thesareve të pallatit, gjë që i kushtoi jetën.”

    Eunukët e Orientit ”Ndërsa turqit e rinj po plaçkitnin pallatin pas rrëzimit të Sulltan Abdulhamidit II, eunuku i tij, “Cevher Aga”, nuk tregoi vendndodhjen e fshehtë të thesareve të pallatit, gjë që i kushtoi jetën.”

    Ekrem Buğra Ekinci

    Haremët dhe eunukët janë ndër çështjet më të çuditshme të jetës së dikurshme orientale. Disiplina e haremit, ku ishte e pamundur të ndeshje qoftë edhe një mizë mashkullore, trajtohej nga eunukët. Falë tyre, pallati nuk u bë dëshmitar as edhe i një skandali të vetëm në gjashtë shekuj

    Shtëpitë e botës orientale kishin një pjesë të quajtur “harem”, ku jetonin vetëm gratë, dhe çdo mashkull i huaj ndalohej të hynte. Kishte disa shërbëtorë që merreshin me disiplinën në harem dhe kontaktin e tij, me botën e jashtme. Këta persona, eunukë të zinj, përbënin një nga çështjet më të çuditshme në histori.

    Rruga Afrikë-Stamboll

    Duhet të sqarohet se punësimi i eunukëve nuk është një praktikë unike për osmanët: Është parë gjithashtu në Romë, Bizant, Kinë, Egjipt dhe Iran, së bashku me pallatet dhe shtëpitë Abbaside dhe Seljuke. Osmanët thjesht ë huazuan këtë traditë. Shërbëtorët eunukë ishin gjithashtu të punësuar në disa manastire të krishte dhe koret e kishave.

    Nga shekulli i pestë deri në fillimet e shekullit të 20-të, fëmijët e varfër dhe të talentuar në Europë kastroheshin, për ta bërë zërin më të ashpër para pubertetit. Morechi, i fundit i këtyre sopranove meshkuj të quajtur Castrato, vdiq në vitin 1922. Eunukët ishin shërbëtorë të cilët lindnin pa një organ mashkullor ose u pritej.

    Fiset afrikane ua prisnin organet mashkullore armiqve të tyre dhe i shisnin si skllevër, si shenjë e fitores dhe për t’i shtyrë drejt shfarosjes. Kishte edhe skllevër të zinj që trajtoheshin në të njëjtën mënyrë, pasi binin në duart e njerëzve të pamëshirshëm.

    Megjithatë, brenda kufijve të tokave osmane, ishte e ndaluar që të priteshin organet, edhe për kafshët, në përputhje me ligjin islamik. Në të vërtetë, dënimet e ashpra që u jepeshin atyre që e bënin këtë gjë, vihen re në një dekret të sulltanit, të vitit 1715.

    Haremi dhe disiplina

    Eunukët e zinj të pallatit jetonin në një suitë ngjitur me haremin, vendbanimin e sulltanit. Kjo nuk shkelte ligjet fetare, kur ata hynin në harem herë pas here. Islami nuk lejon që gratë muslimane të bashkëveprojnë me burrat e familjes, pa e veshur hixhabin. Megjithatë, fëmijët dhe eunukët nuk mbulohen nga ky rregull. Ky rregull, megjithatë, nuk vlen për jariyahs (skllave femra dhe zonja në pritje). Megjithatë, eunukët nuk hynin në harem; përkundrazi, ata e kryenin misionin e tyre me udhëzimet që i jepnin nga jashtë derës.

    Nëse ndonjë lajm duhej të përcillej tek sulltani pasi ai futej në harem, eunuku informohej për situatën dhe ai e përcillte mesazhin tek sulltani nëpërmjet jariyah, e cila kujdesej për kostumet e sulltanit atë ditë. Eunukët ishin ndër ata që kishin privilegjin të takonin sulltanin sa herë që donin, që ishte një privilegj i cili i mohohej vezirit të madh dhe madje edhe anëtarëve të familjes. Prandaj, ata ishin në pozitë të lartë.

    Eunukët merreshin edhe me kontaktin e haremit me botën e jashtme. Nëse në harem nevojitej një doktor, mjeku sillej nga eunuku. Nëse duheshin dru, i sillte eunuku. Nëse njerëzit e haremit dilnin për një shëtitje, ata shoqëroheshin nga një eunuk. Falë punësimit të eunukëve në pallatin osman, gjatë 600 viteve, nuk pati as edhe një skandal të vetëm, si ata që ndodhnin në pallate në Evropë.

    Duke parandaluar hyrjen në harem të njerëzve të tjerë, eunukët gjithashtu ruanin sulltanin dhe familjen e tij. Gjatë një grushti pallati, Sulltan Mehmedi IV u shpëtua nga një eunuk i quajtur “Sulejman Aga”, i cili e nxorri atë nga pallati. Sulltani Mahmud II u iku rebelëve që hynë në pallat, me ndihmën e dy eunukëve të quajtur “Izas” dhe “Amber”.

    Ndërsa turqit e rinj po plaçkitnin pallatin pas rrëzimit të Sulltan Abdulhamidit II, eunuku i tij, “Cevher Aga”, nuk tregoi vendndodhjen e fshehtë të thesareve të pallatit, gjë që i kushtoi jetën.

    Bamirës

    Eunukët ishin jashtëzakonisht delikatë dhe njerëz fetarë. Midis tyre, disa ishin të talentuar në dije, poezi dhe muzikë. Ata bisedonin me sulltanë dhe i argëtonin me vëzhgime të mprehta.

    Një nga eunukët e Sulltan Hamidit, Abdulgani Aga, ishte një bibliofil i vërtetë. Rreth 300 libra që ai dhuroi janë të pranishëm në Bibliotekën Süleymaniye, dhe të gjitha ato janë në formë dorëshkrimi. Për më tepër, bamirësitë e tyre kanë mbijetuar deri sot. Xhamia Abbas Aga në Beshiktash, Xhamia Mehmed Aga në Fatih, Xhamia Cafer Aga në Kadıköy dhe Xhamia Beshir Aga në Babıali janë të gjitha donacione nga eunukët. Gjithashtu Xhamia Aga në Bejuglu u ndërtua nga shefi eunuk i haremit, Hüseyn Aga.

    Beshir Aga, një nga eunukët e Sulltan Mahmudit, ishte ndër eunukët më të famshëm.

    Fundi i eunukëve

    Kishte kalorës të suksesshëm midis eunukëve të bardhë dhe të zinj. Ata zhvillonin gara midis tyre duke luajtur “cirit” dhe “çevgen”. Bashkë me mbylljen e Shkollës së Enderunit gjatë kohës së Sulltan Mahmudit II (1808-1839), eunukët e bardhë u bënë thjesht histori.

    Së bashku me heqjen e kalifatit dhe mërgimin e dinastisë osmane, eunukët dhe jariyahs u larguan nga pallati. Eunukët u organizuan mjaftueshëm për të krijuar një fond ndihme, dhe kështu, ata ishin në gjendje të ndihmonin njëri-tjetrin në ato kohë të vështira.

    Sulltani Abdulhamid II kërkoi për të afërmit e Nadir Agait, i cili ishte skllav në Kenia kur ishte fëmijë dhe u bë një nga eunukët e sulltanit që u dallua për inteligjencën, delikatesën, karakterin dhe kualifikimet e tij. Edhe me ndihmën e perandorit të Etiopisë, megjithatë, ai nuk mund të merrte ndonjë informacion.

    Pas largimit të tij nga pallati, Nadir Aga bleu një kopsht në lagjen Göztepe me paratë që kishte kursyer. Duke mbarështuar lopët e Krimesë, Nadir Aga nxorri qumështin me shishe për herë të parë në tregun turk dhe fitoi para gjatë gjithë jetës së tij në këtë mënyrë. / Daily Sabah – Bota.al

  • Shqiptarët në tokën arabe dhe hekurudha Damask – Medine e Sulltan Abdulhamidit II

    Shqiptarët në tokën arabe dhe hekurudha Damask – Medine e Sulltan Abdulhamidit II

    Abdullah Klinaku

    Krahas vështirësive të mëdha politike, ushtarake e financiare që kishte shteti Osman, sulltan Abdulhamidi II kishte nisur zbatimin e planit të tij për ofrimin e qyteteve të perandorisë tri kontinentale midis veti përmes hekurudhave. Përveç linjave hekurudhore të Sirisë, Anadollit, Izmirit me Aydin e me Kasaba si dhe asaj të Ballkanit, Selanik – Manastir dhe Selanik Stamboll, kishte edhe dy projekte të mëdha të hekurudhave atë me Bagdad dhe hekurudhën për Mekë. Nga matjet e përgjithshme të linjave hekurudhore gjatë kohës së Sulltan Abdulhamidit II, janë shtruar 5.792 kilometra hekurudhë.Në kujtimet e tij Sulltan Abdulhamidit II në këtë formë i përshkruan emocionet e tij për hekurudhën e Hixhazit; më në fund, rruga e Hixhazit, të cilën e kam ëndërruar shumë kohë më parë, po bëhet realitet. U habita që paratë e nevojshme për ndërtimin e hekurudhës së Hixhazit u mblodhën kaq shpejt nga të gjithë myslimanët e botës dhe në veçanti indianët. Në këtë vepër të madhe kontribuuan njerëz dhe nga Franca dhe Gjermania,. natyrisht…Mbasi të bëhet rruga e Mekës, ndërtimi i së cilës është në përfundim e sipër nuk do të kemi nevojë për kanalin e Suezit. Stambolli do të lidhet me qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës më anë të hekurudhës. Në këtë mënyrë më 2 maj 1900 Abdulhamidi II urdhëroi fillimin e ndërtimit të saj, ndërsa puna e ndërtimit nisi me 1 shtator 1900.Planifikimi financiare për ndërtimin e hekurudhës ishte 4 milion lira osmane. Duke pasur parasysh se shteti osman ishte në vështirësi të theksuara ekonomike u formuar “Komisioni i ndihmës” i cili menaxhoi me fondin e financave të mbledhura për ndërtimin e kësaj hekurudhe. Myslimanëve të mbarë botës iu bë me dije se ky nuk ishte thjesht një projekt osman, por ishte një vepër e përbashkët e myslimanëve në botë. Përfaqësuesit osmanë që gjendeshin në vende të huaja si dhe mjaftë civilë zyrtarë të vendeve islame filluan të mbështesnin këtë fushatë. Ashtu siç e përmend në kujtimet e tij vet Sulltan Abdulhamidi II, myslimanët e Indisë, Egjiptit, Rusisë, Marokut, Indonenzisë, Singaporti, Afrikës së Jugut, Tunizisë, Algjerisë si dhe komunitetet islame në Evropë dhe Amerikë kontribuua me ndihmat e tyre në ndërtimin e saj. Vet Sulltan Abdulhamidi II dhuroi, 50 mijë lira kontribut për këtë hekurudhë. Megjithatë fal punës, kujdesit, transparencës dhe angazhimit të shumë vullnetarëve kostoja finale e hekurudhës deri në Medine shkoi vetëm 3.000.066 lira turke.Me 1 shtator të viti 1908 u organizua ceremonia e shënimit të përfundimit të 1.464 kilometra rrugë deri në Medinë. Pjesa e mbetur deri në Meke nuk u vazhdua për shkak të situatës së rënduar të sigurisë. Hekurudha e haxhit, një projekt gjigand sikur ky, është e pamundur mos ti gjej prapë shqiptarët të angazhuar rreth tij.Dovleti Osman e kishte traditë që gjatë shtrimit të hekurudhës të organizonte ceremoni manifestimi dhe shënimi për suksesin e arritur. Për hekurudhën e haxhit, apo për hekurudhën Hamidije – Hixhaz, planifikohej që për segmentin Damask – Maan (qytet në jugperëndim të Amanit) të organizohet një ceremoni (1904) shënimi për këtë pjesë të punës së realizuar. Sulltani për të dëshmuar për punën e kryer për shkak të kontributeve të mëdha të myslimanëve nga mbarë bota si dhe ndikimit politik kishte shumë kujdes në organizimin e këtyre shënimeve. Për këtë formonte trup të veçantë, me njerëz të besueshëm dhe shumë të afërt që merreshin me organizimin e ceremonisë. Shqiptarët për raste të tilla ishte e pamundur mos të ishin aty.Komisioni për organizimin e kësaj ceremonie të veçantë si dhe për një mision sekret që ishin ngarkuar përbëhej nga dy shqiptarë të mirë njohur për historinë tonë kombëtare. Komisioni përbëhej nga shqiptari, ambasador Turhan pashë Përmeti, kryetar i Komisionit dhe Eqrem bej Vlora, sekretar i Komisionit që merrej me organizimin e ngjarjes së madhe në atë kohë. Shqiptarët prapë i kishin shenjat e tyre në udhën e haxhit. Gjurmët e tyre ishin dhe do të mbeten të pa shlyera në udhën e haxhit dhe në përgjithësi në pellgun e qytetërimit islam.Pjesë nga shkrimi “Gjurmët e shqiptarëve në udhën e Haxhit” botuar në Revisten “Uji”Korrik, 2022

  • Dy Sofit shqiptare në Sarajin Osman

    Dy Sofit shqiptare në Sarajin Osman

    Agron Islami

    Historia osmane njeh dy Sofi shqiptare që ishin nëna të sulltanëve osman. Sofija e parë jetoi dhe veproi në kohën kur Perandoria Osmane ishte në bollëk dhe e fuqishme, ndërsa e dyta jetoi në kohën e shpërbërjes së Perandorisë.

    Sofija e parë e lindur më 1550 ishte nga fshati Rezi? të zonës së Dukagjinit. Udhëtimi i saj me familje drejtë Venedikut përfundoi tragjikisht. Ajo u kidnapua nga kusarët dhe pas një viti e gjeti vetën në sarajin osman, pasi që e ëma e Sulltan Muratit III, e kishte blerë nga kusarët. Deri në moshën 15 vjeçare, jetoi ne Sarajin Osman dhe si gjithë shoqet e kombësive të ndryshme qe ishin bere pjese e Sarajit, edhe Sofia dukagjinase mësoi shkrim-leximin dhe një profesion …

    Sofia, e cila më vonë do të merr emrin Safije, ishte e njohur për bukurinë e saj andaj edhe pati fatin që të martohej me Sullatnin dhe per rezultat fitoi titullin Sulltaneshë. Duke qenë se ajo u rrit në ambientet e sarajit, ia doli mjaftë mirë që t’i mësoj intrigat nr pallatin osman. Andaj, jo rastësisht historianët e trajtojnë si një personalitet të rrallë që dijti të luaj në favor të djemve të saj. Njëherit, Safija është edhe sulltanesha e parë osmane që e kishte fjalën e vetë edhe në politikën e jashtme osmane. Ajo shkëmbeu letra me përfaqësues të shteteve te huaja, dhe kishte miqësi të vecantë me Mbretëreshën e Anglisë Elizabetën e Parë, me të cilën shkëmbenin dhurata. Kjo e fundit e admironte Safijën për dukjen dhe veshjen e saj, i dërgonte gjëra të çmueshme prej ari, qerre të zbukuruar me ari me të cilën thuhet se Safije e kishte shëtitur Stambollin…ndërsa Safija ia kthente me dhurata veshjesh të modeleve të ndryshme orientale dhe kozmetik që përdorej asokohe në sarajin osman.

    Megjithate gjatë kohës së sulltaneshës Safije, korrupsioni në saraj kishte mbërri tavanin dhe si rezultat i kësaj ajo edhe pas vdekjes së djalit të saj Sulltan Mehmetit III (1603) ishte më e fuqishme se Sulltanesha Handan e cila ishte e ëma e Sulltan Ahmetit të Parë.

    Një Sofi tjetër ishte nëna Sulltan Mehmetit V (1909-1918). Të dhënat për të emën e Sulltan Mehmetit V (Reshatit) janë të mangëta, por dihet se ajo u lind më 1826 në Stamboll nga prindër shqiptar. Ndryshe prej Sofisë shek. XVII, e cila e u kidnapua dhe padashje Përfundoi në Saraj, Sofija e shekm XIX, në Saraj u dërgua me dëshirën e prindërve. Pas shkollimit në Saraj, sipas traditës ajo emërtohet me emrin e ri mysliman, Gylxhemal. Emër i cili është emërtim i bukurisë, “fytyrë trëndafile”. Më pas u martua me Sulltan Abdylmexhidin (1839-1861) dhe bëhet nëna e Sulltan Mehmetit të V. Titullin e Sulltaneshës ia dha djali i saj Princi Mehmet, por ndryshe nga Safija, Gylxhemali vdiq nga sëmundja e veremit derisa princi ishte i vogël… /Trungu & InforCulture.info

  • Raporti i Lidhjes (1878) me sulltan Abdulhamidin II

    Raporti i Lidhjes (1878) me sulltan Abdulhamidin II

    Abdullah Klinaku

    Lidhja Prizrenit u mblodh me 10 qershor 1878 në Prizren në të cilën u vendos krijimi i saj. Kjo mbledhje u zhvillua në Medresenë e Mehmet Pashës dhe në xhaminë “Bajrakli”, pjesëmarrës të cilës ishin nga të gjitha vilajetet përfshi shqiptarë, turq e boshnjakë. Lidhja përfshinte myslimanë dhe katolikë.

    Lidhja e ngriti konceptin e vet nga shtrati i qytetërimit islam, brenda së cilit përfshiu njerëz pa dallim feje, race apo etnie. Ajo u organizua nga intelektualë, kadijë, ylema e imamë të kohës. Qëllimi i saj ishte i qartë, liria, mbrojtja dhe drejtësia për shqiptarët, boshnjakët dhe të gjithë popujt e shtypur në Ballkan. Lidhja me aktet e nxjerra që tani më njihen publikisht kishte hartuar konceptin e qartë politik për të ardhmen e shqiptarëve dhe për mbrojtjen e tokave shqiptare.

    Debati se a ishte Lidhja fetare apo kombëtare tani më duhet të jetë debat i tejkaluar. Lidhja ishte organizim në kuadër të një qytetërimi i cili nuk njeh dallime racore e fetare. Lidhja ishte ngritur mbi vlerat e qytetërimit islam që obligim e detyrim e konsideron mbrojtjen e Atdheut.

    Përderisa shtetet evropiane ja kishin mbyllur dyert, Rusia kishte synuar ti ndante territorialisht nga Dovleti dhe ti gllabëronin gradualisht fqinjët ballkanik, Sulltan Abdulahmid II, me marrëveshjen me Britaninë për sundimin e Qipros në dobi të saj, krijoi kushte të reja për përpjekjen e shqiptarëve për mbrojtjen e tokave të tyre.

    ​Me 2 nëntor të vitit 1878, konsulli Lippich raportonte se Sheh Mustafa i Tetovës, në korrik të atij viti shkoi në Stamboll, i ngarkuar me një mision të veçantë prej anës së Lidhjes, ku kishte takuar ministrin dhe Sulltanin. Me kthimin në Shqipëri kishte biseduar me valiun, Nazif Pashën, në Prishtinë e krerët e Lidhjes, ndërsa në Gjakovë e Pejë me kadiun Ahmet Koronicën, e me tjerë “fanatikë”. Po ashtu edhe konsulli austro-hungarezë në Prizren, Jelinek, informonte kontin Andrash, se Sheh Mustafa i Tetovës, ishte kthyer prej Stambolli në Prishtinë me 21 shtator bashkë me Iliaz Pashën e Dibrës e Haxhi Ymer Efendinë, të nesërmen mbrëma ishin takuar me valin.

    ​Mund të pranojmë si gjë të sigurt se krijimi i Lidhjes së Prizrenit ishte një gjë shumë e volitshme për Portën e lartë dhe qe pritur, duruar me dashamirësi nga autoritetet turke. Ka të ngjarë që në kohët e para Lidhja ka qenë mbajtur me paratë e qeverisë, shkruan Peter Bartel. Ndërsa regjistrohet se Lidhja kërkoi nga Sulltani 18.000 lira flori. Nga kjo shumë gjysma mbërriti menjëherë nga Sulltani, dhe tjetra iu vu në dispozicion në Selanik. Ali Pashë Gucisë iu dërguan nga Meka 2000 lira flori, një flamur i bekuar, dekorata dhe armë. Mitrovicës iu dërguan 16.000 martina.

    ​Raporti i Lidhjes dhe shqiptarëve me Sulltan Abdulhamidin II ishte i vazhdueshëm dhe problemet e mëdha trajtoheshin brenda llojit.

    Edhe mos marrëveshjet po ashtu trajtoheshin brenda llojit. Për këtë Sulltan Abdulhamidi II, deklaron se: Ndonëse midis tyre ka edhe familje kristiane, shqiptarët që si popull gjenden në Evropë, janë vëllezërit tanë myslimanë te të cilët mund të kemi besim në çdo rast, si dhe janë ushtarët tanë besnikë. Nga ky popull kanë dalë ushtarë dhe drejtues të jashtëzakonshëm. A nuk janë prej tyre edhe ata që gjenden përreth sulltanatit tim?”

  • Vrasja tinzare e Sulltan Muratit të Parë në Kosovë (1389)

    Vrasja tinzare e Sulltan Muratit të Parë në Kosovë (1389)

    Agron Islami

    Vrasja tinzare e Sulltan Muratit te Pare ne Kosove (1389) shkaktoi ndryshime edhe ne protokolin osman, persa i perket takimeve te te huajve me Sulltanet.

    Ng ketu e tutje, perfaqesuesit e huaj takoheshin me Sulltanin ne prani te kabinetit osman. Njeheresh, keta te paret shoqeroheshin nga dy sherbetor te Sarajit dhe te gjunjezuar i kumtonin kerkesat, apo ankesat e tyre para Sulltanit.

    I njejti protokoll aplikohej edhe ne takimet ambasadoreve me Sadriazamet.

    Ne miniaturë, takimi i ambasadoreve me Sulltanin.

  • Letra e Sulltan Murati II që ofronte “paqe” Skënderbeut

    Letra e Sulltan Murati II që ofronte “paqe” Skënderbeut

    Në prill të vitit 1445 Sulltan Murati II, dërgon në Krujë një përfaqësi nga perandoria e tij me në krye Hajredin Beun ti kërkojë Gjergj Kastriotit “paqe” mes tyre. Majresin Beu i dorëzoi një letër të shkruar nga Sulltani duke i kërkuar “paqe dhe bashkëpunim”.

    Ndër të tjera në letër, interesante është se Sulltan Murati i shkruante Skënderbeut për një farë George Dhespoti, i Serbisë, duke e cilësuar atë si vjehrrin e tij. Pra, e bija e dhespotit të Serbisë së asaj kohe paska qenë gruaja e Sulltan Muratit II.

    “Sido që të jetë puna gjithçka që i është marrë vjehrrit tim Gjorgje, Despot i Serbisë, ti kthehen atij…” – shkruan Murati i Dytë, por Skënderbeu i ktheu përgjigje negative Sulltanit. ©LAPSI.al

  • Një portret i rrallë i Skënderbeut nga Sami Frashëri

    Një portret i rrallë i Skënderbeut nga Sami Frashëri

    Shkruar nga Sami Frashëri

    SKENDERBEU

    Emri origjinal i tij është Xhorxh ose Gjergj Kastrioti.

    Është i biri i Jan (Gjon) Kastriotit i cili, në kohën e pushtimeve osmane në Rumeli, ishte princ në krahinën e Krujës, d.m.th. të Akça Hisarit në Shqipëri.

    Ka lindur më 1404, e sipas një varianti tjetër më 1414 pas erës së re.

    Kur Sulltan Murati II e kishte drejtuar forcën ushtarake kah Arnautllëku, babai i këtij, biografia e të cilit po shkruhet këtu, sado që i ishte nënshtruar atij, padishahu i sipërpërmendur, për të siguruar këtë nënshtrim, i pat marrë peng katër djemtë e Gjon Kastriotit dhe i pat dërguar në Edrene.

    Skënderbeu ishte më i vogli.

    Meqë ishte jashtëzakonisht i zgjuar dhe i guximshëm fitoi simpatinë dhe dashurinë e padishahut i cili e quajti Skënder në ngjasim me Lekën e Madh i cili i takonte të njëjtës racë me të.

    Qe edukuar bashkë me princin Sulltan Mehmet Hanin II. Kur u rrit u emërua sanxhak-be në Serbi, në Sham dhe në shumë vende të tjera dhe si i tillë shërbeu në ushtrinë e Perandorisë Osmane.

    Në luftërat që ndodhën pat treguar trimëri, guxim dhe shkathtësi të jashtëzakonshme ushtarake. Ishte aq i fortë dhe trim saqë kur dilte në dyluftim në praninë e padishahut të tij kundër shumë pehlivanëve që vinin nga vende të ndryshme për të provuar forcën dhe fuqinë e tyre, asnjëherë nuk humbte.

    Kur i vdiq babai, territori në krye të të cilit ishte ai, iu aneksua shtetit Osman ashtu që në Akça Hisar (Krujë) u dërgua një muhafiz, ndërkaq, Skënderbeu në atë kohë gjendej në ekspeditën ushtarake në Sham.

    Kur u kthye u njoftua se i kishin vdekur tre vëllezërit.

    Skënderbeu parashikonte që pas vdekjes së të atit, njëri nga vëllezërit e tij ose ai vetë të emërohej si princ i krahinës së trashëguar.

    Mosarritja e këtij qëllimi, në njërën anë, dhe vdekja e vëllezërve, nga ana tjetër, e hidhëroi, prandaj kërkonte rastin e volitshëm për të ikur.

    Kështu, kur më 1443 pas erës së re qe dërguar ushtria në luftën e Moravës, ky, me një numër të vogël shqiptarësh që ishin me të, iku. Pasi që e mashtroi muhafizin e Akça Hisarit (Krujës) dhe pasi e riktheu pronën e të atit, i thirri princat dhe krerët e tjerë të Arnautllëkut për besëlidhje dhe bashkim, të cilët e njohën atë për kryekomandant të tërë Arnautllëkut.

    Në sajë të aftësive dhe shkathtësive të veta si dhe me ndihmën e pozitës strategjike të vendit, ai mundi t’i bëjë ballë për një kohë të gjatë ushtrisë së dërguar nga ana e shtetit Osman. Mbretërit e krishterë të Evropës, e sidomos Papa dhe mbreti i Hungarisë, duke konsideruar se Skënderbeu do të jetë një digë hekuri kundër Perandorisë Osmane, vazhdimisht e nxitnin atë. Sado që ata kishin bërë marrëveshje me të, nuk kishin guxim të aktivizoheshin kundër fuqisë Osmane dhe, pasi që e futën në zjarr Skënderbeun, bënin sehir (vështronin) nga larg.

    Sidoqoftë, Skënderbeu, me ndihmën e pozitës natyrore të vendit dhe në saje të një përgatitje të tij të posaçme luftarake, d.m.th. duke i zënë grykat, duke iu larguar luftës frontale, ka mundur t’i përballojë ushtrisë së madhe të drejtuar nga vetë Sulltan Murati II. Megjithëkëtë, si ushtria, si vendi i tij pësuan shumë. Sidomos u dëshpërua kur nipi i tij Hamzai dhe shoku i tij më trim, Mojsiu, i lëshuan radhët e tij dhe iu bashkuan ushtrisë osmane për të luftuar kundër tij. Mirëpo më vonë, që të dy këta i shtiu në dorë. Sulltan Mehmet Hani II, po ashtu, shumë herë pat dërguar ushtri kundër Skënderbeut dhe, më në fund Skënderbeu u detyrua të lidhë marrëveshje për paqe. Kjo marrëveshje u lidh më 1461.

    Skënderbeu gjatë kësaj kohe kaloi në Itali për t’i ndihmuar Ferdinandit I, mbretit të Napolit e të Siqelisë kundër sulmeve të mbretit të Francës Sharlit VII. Për fitoren që e arriti me këtë ndihmë, Ferdinandi, si shpërblim ia dha Skënderbeut titullin Duka i Shën Pjetrit. Kur u kthye nga kjo ekspeditë në vitin 1463, me nxitjen dhe imponimin e Papa Piut II, Skënderbeu e prishi marrëveshjen dhe përsëri ia filloi luftës kundër Perandorisë Osmane. Këtë herë Sulltan Mehmeti II dërgoi një ushtri të madhe dhe, duke kuptuar Skënderbeu se nuk do të mund t’i bëjë ballë, edhe meqë u sëmur, për të kërkuar ndihmë nga venedikasit shkoi në kasabanë e Lezhës, ku më 1467 vdiq.

    Ndonëse u varros në Lezhë, meqë ishte përhapur fjala se eshtrat e tij të ruajnë nga të goditurit e armëve, u nxorën copat e tyre dhe u varën në teshat e luftëtarëve. Ai pas vetes la një djalë në moshë të re, i cili bashkë me disa krerë iku për në Venedik dhe ende nuk dihet se ç’u bë me të.

    Menjëherë pas vdekjes së Skënderbeut u dorëzua Kruja dhe u pushtua i tërë Arnautllëku, duke rënë nën qeverisjen e drejtpërdrejtë të Perandorisë Osmane. Historia e Skënderbeut është shkruar në gjuhën latine nga bashkëkohaniku dhe ithtari i tij i quajtur Barleti.

  • Hasan Masurica ishte arkitektë, shkencëtar, inxhinierë, shpikës dhe myezin shqiptarë, një nga shpikësit kryesorë dhe figurat e spikatura të shkencës

    Hasan Masurica ishte arkitektë, shkencëtar, inxhinierë, shpikës dhe myezin shqiptarë, një nga shpikësit kryesorë dhe figurat e spikatura të shkencës

    Hasan Masurica (22 janar 1869 – 1942) ishte arkitektë, shkencëtar, inxhinierë, shpikës dhe myezin shqiptarë, i cili konsiderohet një nga shpikësit kryesorë dhe figurat e spikatura të shkencës në fund të viteve 1880 dhe fillim të viteve 1900. Masurica është i njohur për ndërtimin e një aeroplani prej plepit. Thuhet se aeroplani ka fluturuar rreth 50-70 metra. Kjo ishte bërë në vitin 1889, kur Hasani ishte 30 vjeç.

    BIOGRAFIA

    Paraardhësit e mulla Hasan Masuricës u zhvendosën rreth vitit 1860 afër Vranjës. Bajrami, i pari i famijes Masurica ishte poashtu myezin. Djali i tij Islami, ishte poashtu myezin. Mulla Barjam Masurica jetoi dhe vdiq në Gjilan, gjithashtu edhe djali i tij Islami. Hasani ishte i pari prej katër djemëve. Vëllezërit e tij ishin Shabani myezin dhe oficerë, Hyseni dhe Salihu të dytë ishin myezinë. Hyseni dhe Shabani jetoi dhe punoi në Turqi, përderisa Hasani i’u kushtua punës së tij në vendlindjen e tij.

    Ai përfundoi shkollën fillore “Ruzhdie” në Gjilan me notat më të jashtëzakonshme përfshirë 10 në gjuhën arabe, 9 në vizatime teknike, 9 në histori, gjeografi, truqisht. Në moshën 14 vjeçare, ai përfundoi shkollën e tij dhe nuk i vazhdoi studimet, por qëndroi në shtëpinë tij. Ai kishte pasion për lexim, e cila u tregua nga një librari masive që kishin mbajtur gjyshi dhe babai i tij. (Libraria më vonë u dogj nga forcat bullgare që dogjën shtëpinë e Mulla Hasanit në vitin 1916).

    Ai më vonë u fejuan me Rizan (gruaja e tij), vajza e mullas Jakupit të Desivojcës. Dëshira e tij për arsim, megjithëse më vonë u përmbush kur u regjistrua në Shkollën Pedagogjike të Shkupit. Ai nuk ka hyrë në një provim pranues për shkak të notave të shkëlqyera në shkollën e tij fillore. Zbulim i madh: Ky është shqiptari nga Kosova që e zbuloi kallashnikovin, e në fund ia përvetësuan

    Hasan Masurica ndërtoi pushkën me një, pesë dhe njëzetë e pesë fishekë, të cilat i demonstroi para Sulltan Abdul Hamidit në Stamboll, ku ishin prezent dhe për këtë ngjarje kanë rrëfyer më vonë: Azem, Sherif dhe Osman Sedllari nga fshati Sedllar i komunës së Kamenicës, të cilët atëbotë ishin truproje personale të sulltanit në Stanboll.

    Nga viti 1914 gjer në vitin 1925, Hasan Masurica bëri kalendarin, në të cilin përcaktoi pozitën dhe rrugën e planetëve në gjithësi nga viti 52 gjer në fund të vitit 1952 të erës sonë, e të tjera.

    Populli shqiptar në Kosovë, ndonëse i robëruar shekuj me radhë, nga gjiri i tij nxori njerëz, të cilët në saje të punës së tyre të parreshtur e të frytshme ia rritën famën kombit e vendit të vet anembanë botës.

    Nga ky truall e nga ky nënqiell, për fat të keq, shumë njerëz të tjerë, përkundër mundit të madh e të frytshëm, në vend që të arriturat e tyre të bëhen krah i fortë i diturisë, i shkencës, dhe i përparimit të kombit et ë vendt dhe të mbarë njerëzimit kanë mbetur në harresë gjer në ditët tona.

    Në kushte e rrethana të tilla, nën sundimin e Perandorisë Osmane dhe të regjimit të krajlit të Jugosllavisë së vjetër, jetoi e punoi edhe Hasan Islami, i njohur në popull si Hasan Masurica.

    Hasan Masurica ndonëse nga fëmijëria mësoi të shërbejë si imam xhamie dhe të ligjërojë në shkolla (mekteb), ai në orët e lira merrej me punë shkencore hulumtuese dhe inovacione.

    Hulumtimet shumevjeçare që i kam bërë në Kosovë, pastaj në Shkup, në Stamboll (Turqi), Moskë (BRSS) dhe në Kajro (Egjipt) dëshmojnë se Hasan Masurica ishte njeri që i ka kontrubuar mjaft shkencës por për fat të keq, të dhënat që siguruam me tri qendrat botërore: në Moskë, Stamboll dhe Kajro janë të pakta.

    Por të dhëat që mblodhëm anembanë Kosovës mbi punën e Hasan Masuricës, dëshmojnë se sa ai bëri inovacione të tilla, të cilat siku të ekzistonin kushte e rrethana të tjera ekonomike, shoqërore e politike nga ato, nën të cilat jetoi e punoi ai, do të bënin ndkim të madh në përparimin e shkencës dhe të teknikës së kohës.

    Hasan Islami, i njohur në popull si Hasan Masurica, u lund më 22 janar të vitit 1869, në fshatin Krilevë, sot komuna e Kamenicës. Babai i tij, Islami ë, kështu që Hasani një pjesë të fëmijërisë e kaloi në Krilevë e një pjesë tjetër në Gjilan.

    Nëna e Hasanit quhej Gjylsime. Ajo lindi katër djem dhe dy vajza.

    Hasani ishte fëmija i parë, pastaj lindën Hyseni, Salihu, Shabani, Elmazja dhe Zejnepja. Hasani pasi kreu shkollën tetëvjeçare (Ruzhdije) në Gjilan, shokllën Darul Mualimin e kreu në Shkup më 1907.

    Ai punoi si imam xhamie dhe mësues në fshatrat Zarbicë, Dobërçan dhe Muçivërc. Hasan Masurica vdiq në fshatin Muçivërc të Kamenicës me 1942.

    Familja e Islam Masuricës nga fshati Dllugajnicë afër Masuricës, atëbotë rrethi i Vranjës, ishte shpërngulur disa vjet para Kongresit të Berlinit dhe ishte vendosur ng Gjilan.

    Siç dihet nga tëdhënat faktografike, nga rrethina esome e Toplicës, e Leskovcit, e Vranjës dhe e Nishit u shpërngulën me dh.unë nga qytetet e lartpërmendura dhe 511 fshatra shqiptare më se 21 mijë familje shqiptare me më se 360.000 anëtarë dhe u vendosën në Kosovë.

    Shumica e familjeve shqiptare ishin detyruar që brenda 48 orësh të shpërngulën nga shtëpitë e tyre, duke marrë me veti anëtarët e familjes dhe plaçkat e domosdoshme shtëpiake e duke lënë plang e shtëpi të paprekura në mëshirën e serbëve të kohës.

    Ato familje që arriteme kohë të shpërngulen, shpëtuan erzin e namuzin, ndërkaq një numër i konsiderueshëm i tyre, që nuk kishin mundur t’ia kthenin shpinën shtëpisë dhe pasurisë, kishin pësuar shumë keq: pas afatit që ua kishet caktuar qeveria serbosllave, serbët morën nga dy derrkucë e nga një sishe me raki dhe ua mësynë familjeve të mbetura shqiptare dhe hynë në shtëpitë e tyre. U thanë:

    Nga dita e sotme ju nuk jeni turq e as shqiptarë muslimanë! Ju jeni serbosslav sikurse që jemi ne të fesë ortodoksë. Andaj për forcimin e vëllezërisë ju kemi sjellu dhuratë nga dy dërrkucë dhe nga një shishe raki kumbullash. Tash e tutje do të mërrni vajzat tona për djemtë tuaj dhe do të jepni vajza për djemtë tanë. Varrimet dhe dasmat do t’i kemi të përbashkëta.”

    Kështu rrëfente Bajrami, gjyshi i Hasan Masuricës. Mijëra familje shqiptare që kishin mbetur në trojet e tyre nga dh.una e pa dashjen e tyre, u shkrinë me kohë në serbosllavë. Në këtë kohë të pakohë ishte shpërngulur dhe Islam Bajrami, babai i Hasanit.

    Islami, që t’ua ruajë fëmijëve të vet prejardhjen, si mijëra familje të tjera shqiptare që paën vepruar, sapo vendoset në Gjilan, për mbimër merr emrin e vendlindjes nga ishte shpërngulur me dh,unë – nga Masurica, ndonëse ishin të lindur në fshatin e vogël Dllugajnicë, ndërmjet të Vranjës e të Leskovcit.

    Ardhja e Islam Bajramit-Masuricës në Gjilan përputhjet me ngjarjet e rëndëshishme historike kur Turqia ishte e zënë në luftë me Rusinë dhe kur popujt e Ballkanit kishin filluar luftën për t’u çliruar nga Perandoria Osmane, nën të cilën kishin qenë më se pesë shekuj.

    Hasan Masurica fëmijërinë pjesërisht e kaloi në Krilevë e pjesërisht në Gjilan. Fëmijëria e tij ishte e ngjashme me fëmijërinë e fëmijëve shqiptarë të kohës: luante shumë, kureshtja e tij ishte të prishte dhe të ndreqte vet lodrat e tij. Hasani kishte fantazi të bujshme. Ai më vonë konstruktoi gjëra të ndryshme, të cilat u treguan të suksesshme edhe në praktikë dhe mahniti bashkëkohësit e tij.

    Në shkollën tetëvjeçare, Hasan Islami mësoi bukur turqishten, arabishten dhe persishten, të cilat i përsosi në shkollën Darul Mualimin (shkolla normale).

    Në saje të njohjes shumë të mirë të tri gjuhëve orientale, leximit të librave në këto tri guhë dhe njohjes së këtyre tri kulturave, Hasan Islami posedonte dituri të gjerë. Babai i tij, Islami, kohë pas kohe blente mall sidomos krip në Selanik dhe sillte në nahinë e Gjilanit.

    Ai blente edhe libra për nevojat e veta dhe të bijve të tij.

    Andaj Hasani qysh në fëmijëri kishte pasion leximin e librave të ndryshme, sidomos librat mbi shkencat natyrore. Merret vesh se ai më shumë lexonte libra.

    Zbulimet e mëdha të shkencëtarëve arabë, persianë dhe grekë kishin bërë që fantazia e Hasanit, jo vetëm të pasurohej por edhe të cytej për të krijuar vetë gjëra të reja.

    Çfarë nxënësi i mirë ishte në shkollë Hasan Islami, mësojmë nga dëftesa e shkollës tetëvjeçare (Shkolla Ruzhdije) të lëshuar me 9 korrik 1883, në Gjilan në të cilën shkruan: “Hasan (Islam) Masurica kreu shkollën tetëvjeç dhe tregoi këtë sukses: arabisht- 10, persisht-9, histori-9, matematikë-7, amali-8, vizatim teknik-9, gjeografi-9, shkrim ka-10, drejtshkrimi i gjuhës turke-9.” Hasan Masurica edhe shkollën normale për mësues (Darul Mualimin) e kreu me sukses të shkëlqyeshëm – të të gjitha lëndët kishte marrë 9-she e 10-tëshe dhe këshilli i arsimtarëve i kishte porositur me shkrim ministrisë së atëherëshme të arsimit, që Hasan Masuricës t’i mundësohej shkollimi i mëtejmë në Stamboll ose në Kajro e me shpenzime të shtetit.

    Hasan Masurica pas kryerjes së shkollës fillore tetëvjeçare për arsye të shpërnguljes së dy vëllezërve në Turqi dhe vd.ekjes së vëllait të tretë shumë herët, si dhe për arsye të rrethanave ekonomike një koohë të gjatë ndërpreu shkollimin dhe qëndroi në shtëpi.

    Ai gjatë asaj kohe kishte ndërtuar një punëtori të vogël në shtëpinë e tij gjegjësisht në Plevicë në Gjilan dhe merrej me inovacione.

    Ai së pari bënte skica në letër e pastaj ato i realizonte në vepër. Kështu, Hasan Masurica më 1899, ndërtoi aeroplanin (ballonin) nga dërrasat e plepit dhe përlhura të lyerë me dyll, në fshatin Zarbicë atëbotë rrethi (kazaja) e Vranjës, me të cilin i biri, Muharremi 12-vjeçar u ngrit në ajër 50 deri 70 metra lart duke kaluar një distancë perj afro katër kilometra.

    Kjo ngjarje mahniti pa masë fshatarëte Zarbicës dhe të fshatrave përreth. Në ndërtim e aeroplanit, që kishte krahë dhe bishin sikur aeroplanët e sotëm, atij i kishte ndihmuar frakatari i fshatit me emrin Abdyl.

    Atë ditë kur aeroplani (të cilin ata e kishin quajtur ballon) ishte ngritur në ajër, e pjesëmarrës, përveç Hasan Masuricës dhe të birit, Muharremit, kishin qenë farkatari Abdyl dhe Mahmut Rrapi nga fshati Zabicë, ndërkaq fluturimin e aeroplanit e kishin parë qindra e qindra fshatarë e barinj, që punonin në fushë ose kullotnin bagëtinë.

    Në fshatin Zarbicë, sot komuna e Bujanocit, Hasan Masurica gjithashtu ka ndërtuar edhe mullirin, i cili ka punuar me ujë dhe me ndihmën e erës.

    Ai më parë bërë skicën në letër e pastaj e kishte bërë konstruktimin e mullirit.

    Kur bënte vera thatë e nuk kishte ujë, mulliri punonte me ndihmëen e erës, sepse ai ishte ngritur në maje të një bregoreje; kur kishte ujë, në pranverë, vjeshtë dhe në dimër, me qenë se ujit ia kishte ndërruar rrugën, kishte sjellë me kanal, të cilin e kishte ndërtuar me ndihmën e fshatarëve, mulliri mund të bluante nga 800 deri 1000 kilogram drithë në ditë. Hasan Masurica më vonë bëri skicat dhe realizoi konstriktimin e suksesshëm të orës precize të murit, e cila punoi deri vonë, tricikletën, mullirin për bluarjen e kafës me tëcilën familja u shërbye për shumë vjet e shumë gjëra të tjera.

    Hasan Masurica pas kryerjes së shkollës fillore tetëvjeçare, si pohuam më parë, shumë vjet ndërpreu shkollimin dhe qëndroi në shtëpi. Gjatë asaj kohe kishte lexuar libra të ndryshme në turqishte, arabishte dhe persishte, libra nga fizika, matematika, shkencat teknikee sidomos nga astronomia.

    Njëkohësisht në punëtorinë e tij të vogël në plëvicë kishte bërë skicën e pushkës me një fishek. Për arsye të hapësirë në revistën tonë, nuk kemi mundësi të përshkruajmë në detaje punën që ka bërë Hasan Masurica gjatë konstruktimit dhe realizimit të të gjitha inovacioneve të tij. Mirëpo, do teksuar se Hasan Masurica, në kushte tejet të vështira materiale dhe pa vegla të nevojshme, rreth vitit 1901 arriti të përkryejë pushkën me një fishek, e cila mund të vrishte gjer 150 metra larg.

    Ai punën në përsosjen e kësaj arme e vazhdo. Në vitet 1903.11904, në saje tëndihmës së profesorit (myderrizit) të shkollës normale për mësues (Darul Mualimin) Kamber Krasniqit, që ishte i lindur në fshatin Dajkoc, sot komuna e Kamenicës, konstrukton dhe përsosë funksionimin e pushkëve me pesë dhe me 25 fishekë. Profesori i Hasanit, Kamber Krasniqi i shkruan letër Sulltan Hamidit në Stanboll dhe e njofton për inovacionet përkatësisht për pushkët që kishe konstruktuar Hasan Masurica.

    Në Pranverën e vitit 1905, në adresë t’Hasan Masuricës, “Atek Xhami” nr. 144, në Gjilan, arrin një letër e mbyllur me dyll. Mbi dyll ishte shtypur shënji i Sulltan Hamidit.

    Hasan Masurica e lexon letrën me nxitim. Nuk iu besonte syve të vet: Sulltan Hamidi ishte informuar për inovacionet e tij, sidomos për pushkët, dhe e ftonte në audiencë, në Stamboll.

    Në letër pastaj lexoi për udhëzimet që i jepeshin Hasan Masuricës, që të shkonte te kajemkami i Gjilanit dhe të siguronte dokumentin e shpenzimet për të udhëtuar në fshehtësinë më të madhe me armët e tij për në Stamboll. Hasan Masurica pasi siguron dokumentin e nevojshëm të udhëtimit dhe parat për rrugë, ar.mët i mbështjellë në mysheme dhe niset për rrugë

    Një ditë qëndron te profesori i tij në Shkup, myderrizi Kamber Krasniqi, i cili e njofton se ai i kishte shkruar sulltanit për inovacionet e tij.

    Hasan Masurica me të arritur në Stamboll, përmes Shkupit deh Selanikut, natën e parë e kalon në një bujtinë.

    Të nesermen, para se të arrijë te sarajet e sulltanit, falë adresës që ia kishte dërguar i vëllai i tij, Hyseni, i shpërngulur në Turqi shumë vite më parë, në një librari e gjenë një libër të lashtë arabe mbi astronominë. Kur Hasani ia kërkon librin shitësit, i cili ishte rreth 84-vjeç, shitësi i thotë:

    Unë nga fëmijëria e hershme punoj në dyqanin e babait dhe qysh atëherë e kemi librin që ju e kërkoni, por nuk mbaj mend të ketë krkuar kush këtë libër! Zotëria juaj, në qoftë se di të lexojë sëp aku një rresht e ta përkthjejë, unë do t’u falë librin dhe një lir ari të kuqe! Hasani i gëzuar që kishte gjetur librin, që e kishte dëshiruar kaherë, e merr librin në dorë, e shfleton me kujdes dhe fillon, së pari të lexojë në gjuhën arabe e pastaj t’a përkthej atë që e kishte lexuar për ta bindur shitësin se ai, jo vetëm që dinte të lexojnte rrjedhshëm arabisht, por edhe dinte të përkthente në turqishte atë që e kishte lexuar.

    Atëbotë shitësi i dhuron librin dhe një lirë ari. Fill pastaj, shitësi kishte porositur dy kafe dhe ishte interesuar kush ishte djaloshi dhe nga ishte.

    Hasani i kishte treguar të gjitha, por nuk i kishte folur shitësit për qëllimin e vizitës së tij Stambollit sepse ruante sekretn ashtu siç ishte porositur me letrën e Sulltan Hamidit. Atë ditë, Hasan Masurica paraqitet në sarajet e sulltanit në “Dollma Bahçe” kurse të nesërmen vetë Sulltan Hamidi e pret në audiencë.

    Para se Hasan Masurica të bëjë demonstrimin e armëve para sulltanit, këshilltarët e padishahut kishin ftuar të merrnin pjesë edhe tre shqiptarë Azem, Sherif dhe Osman Sedllarin nga fshati Sedllar, atëbotë rrethi i Gjilanit, trupërojet personale të sulltanit.

    (Për këtë ngjarje, përveç vetë Hasan Masuricës, më vonë kanë rrëfyer edhe Azem, Sherif dhe Osman Sedllari nga Sedllari i sotëm i Kamenicës, pas kthimit në Kosovë më 1912). Sulltan Hamidi mahnitet me funksionin e pushkëve që kishte konstruktuar Hasan Masurica, andaj i premton kushte të mira pune e shpërblim përrallorë Stamboll.

    Mirëpo Azemi, Sherifi dhe Osman Sedllari që ishin të informuar mirë për vëlimet në Turqi, e sidomos për përgaditjen e kryengritjes së popujve të robëruar të Ballkanit, pra edhe të shqiptarëve kundër Perandorisë osmane, pas bisedës së fshehtë me Hasan Masuricën, një natë Hasani hudhë skicat dhe armët në Bosofor dhe i ndihmuar nga vendasit e tij ikën nga Dollma Bahçeja dhe i veshur si një dervish arrinë të kalojë kufirin në Edre dhe të kthehet në Kosovë.

    Në vitin 1909, Hasan Masurica u bashkohet shumë patriotëve të shquar të Gjilanit me rrethinë për hapjen e shkollave shqipe në Gjilan dhe fshatrat e tij.

    Nga viti 1911 gjer në vitin 1925, Hasan Masurica bënë kalendarin mbi pozitën e planeteve në gjithësi, bën kalendarin rrethor në të cilin ka mbërthyer përmbajtjen e Kur’anit, që është një enigmë e vërtetë sikur edhe kalendari mbi pozitën e planetev në gjithësi.

    Hasan Masurica në Luftën Ballkanike mori pjesë aktive kundë ushtrisë bullgare në fshatrat e komunës së sotme shqiptare të Vranjës e të Bujanovcit, me ç’rast qe plagosur në fytyrë, më 1916, kur bullgarët e dogjën fshatin Zarbicë merrej me inovacione. Atëbotë bullgarët ia kishin djegur shtëpine dhe bibliotekën shumë të pasur rreth 400 ekzemplarë.

    Hasan Masurica ishte vizionar i vërtetë. Në saje të rrëfimeve të bashkëkohësve të tij, Mahmut Rrapit nga fshati Zarbicë, plak 100-vjeçar, Sabedin Thaqit nga Muçivërci, Kamber Krasniqi nga fshati Dajkovc, dy ish nxënësit e tij – Qerim Ibrahimi nga fshati Qarr dhe Qerim Hajdari gjithashtu nga fshati Qarr, Hasani ishte jo vetëm imam i mirë, mësues i aftë, por ai ishte inovator dhe vizionar i mah.

    Ai rreth vitit 1900, fliste se njeriu brenda disa decenieve do të fluturojë dhe do të arrijë në planetet tjera, sepse njeriu do të flasë nga një kontinent tjetër e do ta shohim e dëgjojmë në dhomë, njerëzimi do të zbulojë armë, që do të jenë në gjendje brenda disa minutash të shkatërrojë gjallesat e bimët në planetin tonë e të tjera.

    Hasan Masurica, mësuesi ynë në mekteb na thoshte se rreth vitit 2100, njerëzit do ta zhvillojnë e përparojnë aq shumë shkencën e teknikën, sa që nuk do të kenë nevojë të punojnë fizikisht fare.

    Kjo do të ndikojë që njeriut t’i dobësohen gjymtyrët e trupit, trupi i njeriut do të zvoglohet, kurse koha e toj do të rritet shumë së bashku me trupin rrëfen Qerim Ibrahimi, njëri nga nxënësit e shumtë të Hasanit. Bashkëkohës të shumtë të Hasan Masuricës nga Zarbica, Muçivërci, Dajkoci, Rogaçica… na thanë se ai ishte imam i rregullt në xhami, mësues i shkëlqyeshëm, por edhe dijetar e inovator i madh i kohës.

    Ai ishte njeri i urtë dhe shumë i sjellshë me fshatarë. Ai posedonte dituri të gjerë dhe shpjegonte orë të tëra pa u lodhur fare.

    Njëherit ai mësonte rininë shkollore edhe për jetë të gjallë. Ai posedonte dituri të gjërë nga lëndët shoqërore dhe ekzakte.

    Për këtë, Hasan Masuricës i kishte dalë nami anembanë Kosovës.

    Mu për këtë, në vitin 1942, kur vdiq ai në fshatin Muçivërc, komuna e sotme e Kamenicës, ku edhe u varros me nderime të mëdha, morën pjesë mijra veta nga të gjitha territoret e Kosovës.

    Shpikësi i Kallashnikovit ishte shqiptar?

    Shpikësi i pushkës automatike Kallashnikov, Mikhail Kallashnikov ka vd.ekur në moshën 94 vjeçare

    Kjo pushkë e projektuar nga ai u bë një ndër armët më të përdorura në botë për kohë të gjatë. Sipas të dhënave nga burime tjera zbuluesi i vërtetë i kësaj pushke automatike është Hoxhë Hasan Masurica.

    Që prej vitit 1901 e deri në vitin 1905 Mulla Hasan Masurica konstruktoi pushkët me një, pesë dhe njëzet e pesë fishekë dhe demonstroi funksionimin e tyre para Sulltan Abdyl Hamidit në Stamboll në vitin 1905.

    Edhe kjo ngjarje ka pasur dëshmitare okulare, të cilit ishin bashkëvendasit e Hasan Masuricës, Azem Saliu, Sherif Osmani dhe Osman Zahiri nga Sedllari, sot Komuna e Kamenicës, të cilët atë kohë ishin truproje personale të Sulltan Abdyl Hamidit .

    Ata, sipas dëshmive të bashkëkohësve, kanë treguar se si Sulltan Hamidi u impresionua nga kjo shpikje e shqiptarit dhe planifikonte fillimin e konstruktimit të pushkëve në fabrika

    Plus Sulltani e mirëpriti Hasan Masurica me shumë të mira dhe i ofroi disa beneficione dhe i dha një nga vendet më të mira në Dollma Bahçe të rrinte e të punonte. Sulltani i premtoi Hasanit se do e ndihmonte të rindërtonte aeroplanin aty në Stamboll . Hasan Masurica e mahniti Sulltanin me edukatën dhe mjeshtërinë e tij intelektuale në komunikim,me një turqishte të përsosur,me fjalë të zgjedhura dhe me një kulturë të gjithanshme .

    Nuk ishte vetëm një mësues a një shkencëtar i rrallë, por edhe një patriot e atdhedashës i veçantë.

    Tre truprojat e Sulltanit ku Mulla Hasani takohet në një mbrëmje,me shumë kujdes, ku Hasani kërkon ndihmën e tyre që të ikë nga oborri mbrëtëror dhe të kthehet në shtëpi .

    Nuk deshi që me skicat e tij të punohen pushkët me të cilat mund të përdoreshin kundër vëllezërve të tij.

    Këto janë të dëshmuara nga bashkëkohës në vitin 1912, kur këta oficerë u kthyen në vendlindje dhe tregonin me imtësi pritjen e Hasan Masuricës në Stamboll nga vetë Sulltan Hamidi si dhe planin e tyre për ta përcjellë Mulla Hasanin në atdhe , pa lenë gjurmë apo skica.

    Thuhet se ai i hodhi në Bosfor armët , por jo edhe skicat . Largimi i tij shkoi mirë deri në Sofje të Bullgarisë përmes shoqëruesve të fshehur , por në Sofje u zu dhe u burgos , ku edhe detyrohet të shpjegoj skicat që kishte me vete. Ka shumë supozime se ku kan përfunduar ato skica , kush i mori, pse përmendet Ambasadori i Rusisë në Bullgari e disa detaje të reja. Mbesim me shpresë që hulumtuesit shqiptarë do të mund të vërtetojn në arkivat e Bullgarisë dhe të Turqisë ndonjëherë deri në imëtsi për hulumtimet e inovatorit Hasan Masurica.

    Mund të supozohet , që idet për pushkët automatike ruse , kallshnikovët , mund ta kenë prejardhjen pikërisht nga pushka automatike me njëzetë e pesë fishekë që Hasan Masurica e pat projektuar , shpikur dhe demonstruar para Sulltan Hamidit në Stamboll dhe ambasadorit rus në Sofje.

    Vdes Kallashnikovi

    Shpikësi i pushkës automatike Kallashnikov, Mikhail Kallashnikov ka vdekur sot në moshën 94 vjeçare raporton televizioni rus.

    Kjo pushkë e projektuar nga ai u bë një ndër armët më të përdorura në botë për kohë të gjatë.

    Sipas të dhënave nga burime tjera zbuluesi i vërtetë i kësaj pushke automatike është Hoxhë Hasan Masurica. Që prej vitit 1901 e deri në vitin 1905 Mulla Hasan Masurica konstruktoi pushkët me një, pesë dhe njëzet e pesë fishekë dhe demonstroi funksionimin e tyre para Sulltan Abdyl Hamidit në Stamboll në vitin 1905.

    Edhe kjo ngjarje ka pasur dëshmitare okulare, të cilit ishin bashkëvendasit e Hasan Masuricës, Azem Saliu, Sherif Osmani dhe Osman Zahiri nga Sedllari, sot Komuna e Kamenicës, të cilët atë kohë ishin truproje personale të Sulltan Abdyl Hamidit . Ata, sipas dëshmive të bashkëkohësve, kanë treguar se si Sulltan Hamidi u impresionua nga kjo shpikje e shqiptarit dhe planifikonte fillimin e konstruktimit të pushkëve në fabrika . Plus Sulltani e mirëpriti Hasan Masurica me shumë të mira dhe i ofroi disa beneficione dhe i dha një nga vendet më të mira në Dollma Bahçe të rrinte e të punonte. Sulltani i premtoi Hasanit se do e ndihmonte të rindërtonte aeroplanin aty në Stamboll . Hasan Masurica e mahniti Sulltanin me edukatën dhe mjeshtërinë e tij intelektuale në komunikim,me një turqishte të përsosur,me fjalë të zgjedhura dhe me një kulturë të gjithanshme . Nuk ishte vetëm një mësues a një shkencëtar i rrallë, por edhe një patriot e atdhedashës i veçantë. Tre truprojat e Sulltanit ku Mulla Hasani takohet në një mbrëmje,me shumë kujdes, ku Hasani kërkon ndihmën e tyre që të ikë nga oborri mbrëtëror dhe të kthehet në shtëpi . Nuk deshi që me skicat e tij të punohen pushkët me të cilat mund të përdoreshin kundër vëllezërve të tij.

    Këto janë të dëshmuara nga bashkëkohës në vitin 1912,kur këta oficerë u kthyen në vendlindje dhe tregonin me imtësi pritjen e Hasan Masuricës në Stamboll nga vetë Sulltan Hamidi si dhe planin e tyre për ta përcjellë Mulla Hasanin në atdhe , pa lenë gjurmë apo skica. Thuhet se ai i hodhi në Bosfor armët , por jo edhe skicat . Largimi i tij shkoi mirë deri në Sofje të Bullgarisë përmes shoqëruesve të fshehur , por në Sofje u zu dhe u burgos , ku edhe detyrohet të shpjegoj skicat që kishte me vete. Ka shumë supozime se ku kan përfunduar ato skica , kush i mori, pse përmendet Ambasadori i Rusisë në Bullgari e disa detale të jera. Mbesim me shpresë që hulumtuesit shqiptarë do të mund të vërtetojn në arkivat e Bullgarisë dhe të Turqisë ndonjëherë deri në imëtsi për hulumtimet e inovatorit Hasan Masurica . Mund të supozohet , që idet për pushkët automatike ruse , kallshnikovët , mund ta kenë prejardhjen pikërisht nga pushka automatike me njëzetë e pesë fishekë që Hasan Masurica e pat projektuar , shpikur dhe demonstruar para Sulltan Hamidit në Stamboll dhe ambasadorit rus në Sofje.