Tag: sulltan

  • Restaurohet Xhamia Mbret/ Xhamia e Sulltan Bajazitit është ndërtuar 533 vite më parë, në kalanë e Elbasanit

    Restaurohet Xhamia Mbret/ Xhamia e Sulltan Bajazitit është ndërtuar 533 vite më parë, në kalanë e Elbasanit

    Xhamia më e vjetër në Elbasan dhe ndër më të vjetrat në Shqipëri e Ballkan, Xhamia Mbret po i nënshtrohet një rikonstruksioni i cili ka përfshirë pjesën hajatit, çatinë dhe ambiente të tjera të cilat e kishin të  domosdoshme ndërhyrjen. 

    “Rikonstruksioni është bërë i mundur nga kontributet e besimtarëve, Ambasadës turke me qëllimin për të mbrojtur këtë  monument të kategorisë së parë. Xhamia Mbret e njohur ndryshe si Xhamia e Sulltan Bajazitit e ndërtuar 533 vite më parë ndodhet në kalanë e Elbasanit dhe çdo vit vizitohet nga mijëra turistë”, tha myftiu i Elbasanit Agim Duka.

    Top Channel

  • A ju kujtohet kafeja turke e gjysheve tona?

    A ju kujtohet kafeja turke e gjysheve tona?

    A ju kujtohet kafeja turke e gjysheve tona? Kur dikujt i derdhej kafeja në pjatën e filxhanit, gjyshet thoshin: është idhnak ai, për të cilin është destinuar kafeja. Idhnak thuhej për një njeri që bënte sherr për kurrgjë send (ose kot së koti).

    Nga Tonin Çobani

    Unë asnjëherë nuk e kam kuptuar ç’lidhje kishte kafeja në xhezve, në filxhan apo në pjatë të filxhanit me njeriun për të cilin përgatitej ajo kafe. Sigurisht, sipas meje, kur derdhej kafja, fajin e kishte kafexhiu. Edhe sot e kësaj dite (kur tashmë jam bërë edhe unë gjysh) kam të njëjtin mendim: kafexhiu se kafexhiu e ka fajin.M’u kujtua sot kafja e gjyshes, pasi nuk po bëja dot lidhjen e Covid-19-s me moshat e treta, të cilët nuk duhet të dalin në rrugë, as te pragu i derës së tyre. Nuk duhet të ulen te stolat e lulishteve, qoftë lulishtja edhe poshtë pallatit të tyre. Jo më të largohen më tepër se 50 a 500 metra larg shtëpisë për të mbërritur te parku i liqenit në Tiranë, te lungomare në Vlorë, te pedonalet e Durrësit a te Shëngjinit…Pyetja absurde që, ndoshta, nuk duhet të bëhet do të ishte: ç’lidhje ka Covid me pensionistët apo moshat e treta sa për të mos i lënë rehat as te pragu i shtëpisë tyre, në oborr apo në lulishten poshtë pallatit, lëre më të udhëtojë me makinën e re të nuses së djalit qoftë edhe sa për të kaluar nga njëra ana e Lanës në tjetrën. Por a mund të ndahet vlonjati e durrsaku prej detit? Pogradecari prej liqenit apo shkodrani prej Bunës? Vetëm prej Lanës tiranasit (dhe tiranásit) ndahen pa dhimbje, sepse nuk kanë krijuar asnjë lidhje ujore me të. Po edhe kjo nuk mund të thuhet me siguri.Aq më pak, nga të ashtuquajturit moshat të treta apo pensionistë. Sepse në çdo rast ata dhe (jo kafexhiu) e derdhkan kafenë në pjatën e filxhanit të kafesë. Siç e thonë këndej nga Shkodra, ajo kafe mos u piftë (ose u piftë me helm).Po me pensionistët çfarë keni, more aman? Ata jua kanë fajin pse nuk kryhen testimet në masë? Ata jua kanë fajin që stafi shëndetësor infektohet në krye të detyrës për mungesë të mjeteve mbrojtëse të mjaftueshme? Ua kanë fajin ata për shumë gjera që nuk dini t’i bëni, sepse nuk doni t‘i bëni?A ju kujtohet aroma e kafesë turke e gjysheve tona? Po idhnakët, që sot janë pensionistë? Do t’i lini rehat?

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    TONIN ÇOBANI: JAM SULLTAN, MBRET I VËRTETË!

    Tonin Çobani –

    Kohët e fundit (koha e koronavirusit) gjithnjë e më tepër po më sillet ndër mend një poezi e Çajupit që fillon me dyvargëshin: “Jam sulltan, mbret i vërtetë,/ shok të tjerë s’kam në jetë” dhe mbyllet me dyvargëshin final: “Pas meje në këtë jetë, / guri mbi gurë të mos mbetë!” Ka edhe një dyvargësh tjetër diku aty nga mesi i poezisë, i cili nuk më kujtohet mirë: “Pse s’u bë nga perëndia / me një kokë njerëzia”,  që ta priste ky sulltan me një të rënë të shpatës e kështu të siguronte jetëgjatësinë e sundimin të vet.

    Kur isha nxënës dhe dëgjoja komentin e kësaj poezie, unë nuk e përfytyroja dot njerëzimin me një kokë,  të prerë a të paprerë nga një sulltan Stambolli. Pastaj përse i duhej njerëzimi pa kokë një sulltani të gjithëfuqishëm, një mbreti të vërtetë, një presidenti si sulltan a një kryeministri si mbret kudo në botë? Shkurt, kjo poezi e Çajupit nuk ishte ndër poezitë e mia të preferuara.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Ndoshta nuk e keni dëgjuar asnjëherë, por ambasadori i parë osman në Rusi, ishte një shqiptar, nga Manastiri, Jusuf Riza Pasha

    Ndoshta nuk e keni dëgjuar asnjëherë, por ambasadori i parë osman në Rusi, ishte një shqiptar, nga Manastiri, Jusuf Riza Pasha

    Ndoshta nuk e keni dëgjuar asnjëherë, por ambasadori i parë osman në Rusi, ishte një shqiptar, nga Manastiri, Jusuf Riza Pasha (1826-1894). Ai ishte i biri i Mestan Beut, nga familja e vjetër dhe e njohur e Patrishkëve. Njihte disa gjuhë të huaja, njeri shumë i ditur, inteligjent, i shkolluar në universitetet evropiane.

    Jusuf Riza Pasha, ishte po ashtu edhe ambasadori i parë osman në Iran dhe në Greqi, nën Sulltan Abdulmexhidin dhe Sulltan AbdulAzizin, ndërsa Sulltan Abdulhamidi i Dytë e emëroi Kryebashkiakun e Stambollit.

    Zgjuarsia dhe burrëria e tij, kishin habitur edhe vetë Carin rus Aleksandri i Dytë, i cili e takoi disa herë personalisht, madje edhe në ambientet e Ambasadës Osmane në Saint Petersburg, në vitin 1856.
    Burimi: İbrahim Alâettin Gövsa / Türk Meşhurları Ansiklopedisi (1946).

  • “Do të luftojmë, siç bëri Sulltan Saladini”, Erdogan i kujton Izraelit rënien e Jeruzalemit

    “Do të luftojmë, siç bëri Sulltan Saladini”, Erdogan i kujton Izraelit rënien e Jeruzalemit

    Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i ka kujtuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu rënien e Jeruzalemit përmes një postimi në rrjetet sociale, duke hequr një paralele me situatën që paraqitet sot pas konfliktit mes Izraelit dhe palestinezëve.
    Erdogan përkujtoi 838-vjetorin e pushtimit të Jerusalemit me një postim ku i referohet konkretisht Sulltan Salahudinit (Salah ad-Din al-Ayyubi).
    “Në 838-vjetorin e Rënies së Jerusalemit, kujtoj me respekt pushtuesin e dytë të këtij qyteti të shenjtë, Salahudin Ayyubi, dhe ushtarët e tij heroikë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë me vendosmëri dhe këmbëngulje për Jerusalemin, i cili na u besua nga Profeti ynë dhe profetët që erdhën para tij”, shkruan Erdogan.
    Jerusalemi ra më 2 tetor 1187 në duart e Sulltanit të Egjiptit dhe Sirisë, Saladinit, pas një rrethimi 12-ditor. Beteja vendimtare e Hatinit u zhvillua në vitin 1187 midis Kryqëzatave të Guy të Lusignanit dhe Ayyubidëve myslimanë të Saladinit.
    Kjo rezultoi në një disfatë të madhe për Kryqëzatat, e cila çoi në shpërbërjen e Mbretërisë së Jerusalemit dhe më vonë në vitin 1189, në Kryqëzatën e Tretë.

  • Topkapi- pallati i ëndrrave dhe lotëve i Perandorisë Osmane

    Topkapi- pallati i ëndrrave dhe lotëve i Perandorisë Osmane

    Pallati i Topkapit, pranë ngushticës së Bosforit, është dëshmi e lavdive më të mëdha por edhe tragjedive po të tilla, në historinë e Perandorisë Osmane. Aktualisht ai është një muze, por më pak se 100 vjet më parë, ishte rezidenca e një sulltani, haremit, dhe shumë prej shoqëruesve të tij. Pallati u ndërtua në Stamboll gjatë viteve 1466-1478, nga sulltan Mehmeti II.

    Pas pushtimit të qytetit në vitin 1453, ai kishte nevojë për një vend të ri për të jetuar dhe sunduar perandorinë. Topkapi u ngrit në krye të rrënojave të lashta të lëna nga perandorët bizantinë. Dhe kjo, pasi osmanët donin të shiheshin si një vazhdimësi e lavdisë së pushtetit të lashtë, dhe jo si krijues të një pushteti të ri.

    Në fund të shekullit XV-të, pallati u bë vendbanimi kryesor i sulltanëve. Në turqisht, “Topkapi”’ do të thotë “Porta e Topave”. Emri i pallatit vjen nga topat e mëdhenj, që shfaqen jashtë portave të tij. Ata u përdorën gjatë pushtimit të qytetit. Më 3 prill 1924, u vendos që Pallati Topkapi të transformohet në një muze.

    Ai ishte muzeu i parë i Republikës së Turqisë. Pallati është i vendosur në zemër të qytetit, pranë xhamive të famshme, si Sulejmanije dhe Xhamisë Blu, pranë Bosforit. Shumë nga ndërtesat prej druri u zhdukën, ose u zëvendësuan nga ato më të reja. E bukura është që tiparet kryesore arkitekturore të pallatit janë po ato.

    Tri rezidencat e sulltanit

    Fillimisht në pallat banonin rreth 700-800 njerëz. Përgjatë shekujve numri i tyre u rrit në 5.000 persona. Pallati ka tre pjesë kryesore: Pallati i Vjetër, Pallati i Ri, dhe Pallati Jilldiz. Ajo që njihet si Topkapi është Pallati i Ri. Pallati i Vjetër, ishte ndërtimi i parë në qytetin e sapo pushtuar.

    Ai u dëmtua nga një zjarr në vitin 1514. Pas asaj ngjarje shumica e njerëzve shkuan të jetojnë në Pallatin e Ri. I vjetri u restaurua dhe u rindërtua pjesërisht, por zjarri e shkatërroi edhe një herë gjatë sundimit të sulltanit Abdylaziz, i cili sundoi gjatë viteve 1861-1876.

    Këtë herë, në vend të pallatit u ngrit rezidenca e komandantit të përgjithshëm.

    Sot, ajo godinë përbën një pjesë të Universitetit të Stambollit. Ndërtimi i Pallatit të Ri, nisi nga Mehmeti II, dhe ishte shumë më luksoz. Rezidenca e dominonte peizazhin përreth, dhe përmbante ndërtesa shtetërore, pavionet e kënaqësisë, banjot turke, punishtet e ndryshme, kuzhinat, lagjet rezidenciale etj.

    E gjithë jeta private dhe politike e sulltanit, ishte e përqendruar në këtë vend. Udhëheqësi

    takohej aty me këshilltarët e tij, kremtonte betejat që kishin futuar ushtarët e tij, dhe bënte plane strategjike. Me kalimin e kohës, ai u shndërrua ndërkohë në një qendër e jetës familjare dhe kulturës lokale.

    Në shekullin e 18-të, në zonën e Beshiktashit në Stamboll, u ndërtua një pallat i ri. Ishte një pallat veror, për sulltan Selimin III (1789 – 1807). Sulltan Mahmudi II (1808-1839), që kishte dëshirë të dilte jashtë oborrit të mbipopulluar me njerëz, kaloi shumë kohë në këtë pallat. Pallati Jilldiz, ishte një oaz i vërtetë për sundimtarin, një vend ku ai mund të pushonte edhe pa u largua nga kryeqyteti. Megjithatë, kjo ide u ndryshua nga sulltani Abdylhamiti II, i cili e vendosi atje të gjithë oborrin e tij.

    Zemra e Haremit

    Haremi, ishte një shtëpi për qindra gra dhe fëmijët e tyre. Ai ishte edhe vendi ku jetonin princat, derisa mbushnin 16 vjeç. Gratë e haremëve osmanë, merrnin arsimimin më të mirë, dhe punonin për të menaxhuar financat e pallatit. Emri “Harem”’ do të thotë në arabisht “i ndaluar”.

    Shumica e njerëzve, nuk mund të hynin në atë hapësirë. Fillimisht, haremi ishte i ndarë nga pallati i sulltanit. Situata ndryshoi kur një grua e bukur dhe inteligjente, vodhi zemrën e sulltan Sulejmanit të Madhërishëm.

    Ajo lindi në territorin e kontrolluar nga Mbretëria e Polonisë, dhe quhej Aleksandra, por sulltani e quajti atë Hyrrem (E dërguar). Ajo ishte e krishterë, dhe donte të krijonte një marrëdhënie të vërtetë me sulltanin, por për të arritur synimin, kishte nevojë edhe për pak fat.

    Sikurse shkruan në librin e tij Endrju Kolt: ”Kur një zjarr shkaktoi dëme të mëdha në Pallatin e Vjetër, ajo shfrytëzoi rastin për të kërkuar leje që të jetonte në Pallatin e Ri – i njohur nga ne si Topkapi – qendra e jetës politike dhe oborri i sulltanit, ku ai kishte gjithashtu një apartament.

    Ajo morri me vete një turmë eunukësh, të zinj dhe të bardhë, dhe shërbëtorët; dhe pasi u vendos, qëndroi gjatë gjithë kohës. Haremi dhe shteti nuk ishin më të ndarë; pasojat e kësaj ishin katastrofike”.

    Qendra e pushtetit në Harem, ndodhej në apartamentet e Valides së sulltanit. Valideja, ishte Nëna Mbretëresha, dhe ajo ishte zonja e parë e Haremit Perandorak Osman. Gruaja që drejtonte haremin, mund të ishte nëna ose gruaja e një sulltani. Validja e parë e madhe ishte Sulltanesha Hyrrem, por është e nevojshme të përmenden edhe gra si Sulltanesha Nurbanu, bashkëshortja e Selimit II dhe Sulltanesha Kosem, gruaja e sulltan Ahmetit I. Të gjitha këto gra ishin të plotfuqishme, dhe kishin aftësi që i mundësuan shumëfishimin e të ardhurave të krijuara nga haremi.

    Një jetë e re për Pallatin Topkapi

    Pallati Topkapi, ka një bibliotekë dhe arkivë mbresëlënëse, që përmban një koleksion prej rreth 300.000 dokumentash arkivore. Kopshtet e Topkapit, janë të mbushura me bimë të ndryshme si zambakët e ujit, trëndafilat, tulipanët etj, dhe janë ende të lidhura me traditën otomane.

    Kur Pallati Topkapi u bë një muze, ai ishte përherë të parë në histori, në dispozicion të vizitorëve.

    Muzeu përmban shumë thesare, të lëna nga njerëz që kanë jetuar atje, para më shumë se 400 vjetësh. Përveç portreteve, bizhuve dhe sendeve personale që i përkisnin sulltanëve dhe familjeve të tyre, ekspozita e muzeut përmban reliket e shenjta – duke përfshirë objekte që lidhen me profetin Muhamed.

    Pallati Topkapi, mirëpret aktualisht turistë gjatë gjithë vitit. Ai është shndërruar në një qendër të njohurive mbi Perandorisë Osmane, dhe një vend relaksues për njerëzit që dëshirojnë të imagjinojnë, se si duhet të ketë qenë dikur jeta në këtë pallat madhështor./Ancient Origins – Bota.al

    ObserverKult

    ———————-

    LEXO EDHE:

    Pallati Stratigò, shtëpia e vjetër arbëreshe, njëlloj si në vitin 1533!

  • Mimar Sinani, jeniçeri shqiptar që zbukuroi Turqinë

    Mimar Sinani, jeniçeri shqiptar që zbukuroi Turqinë

    Mimar Sinani ishte një jeniçer me origjinë shqiptare në ushtrinë e Sulejmanit për pjesën më të madhe të jetës së tij, dhe më pas u bë kapiten i gardës. Kjo i mundësoi të udhëtonte jashtë në shumë fushata, në vende si Egjipti e Greqia, gjë që frymëzoi dhe zhvilloi dashurinë e tij për arkitekturën dhe inxhinierinë.

    Ndonëse karrierën arkitekturore e nisi kur ishte 46 vjeç, gjenialiteti i tij u bë shumë shpejt i famshëm dhe kështu fitoi pozicionin e arkitektit të sulltanit. Karriera e tij u shtri përgjatë sundimit të tre sulltanëve – Sulejmanit dhe dy pasardhësve të tij, Selimit II dhe Muradit II.

    Për nder të tyre, Mimar Sinani do të përfundonte më shumë se 300 struktura, nga xhami në pallate, banjo dhe pavijone, shumë prej të cilave konsiderohen sot si shembujt më të bukur të arkitekturës Islamike.

    Sinani është më shumë i njohur për tri triumfe arkitekturore: Xhaminë e Shehzades, ndërtuar për birin e Sulejmanit, Mehmedin; Xhaminë e mrekullueshme Suleimanije në Stambollin e sotëm; dhe xhaminë elegante të Selimit II në Edirne. Ai ishte shumë i ndikuar prej arkitekturës bizantine të Kostandinopojës, sidomos Hagia Sophia, kubeja e të cilës dominonte vijën qiellore të qytetit.

    Karriera

    Karriera e tij si arkitekt është e njohur pas ndërtimit të ures mbi Lumin Prut, [Moldavi]. Këtë ure, Mimar Sinani e projektoi dhe ndertoi brenda 13 ditëve qe ti shërbente Ushtrisë së Sulltan Sulejmanit (te ashtëquajturit “Kanuni” ose “Ligjvenesi”) i cili po merrte pjesë në fushatën e Kara Budanit.

    Nga ky moment, Sulltan Sulejmani e mbante Sinanin afërsi dhe me urdher të tij më vone punoi si kryeartitekt i perandorisë. Evropianët e krishterë, Sinanin e krahasonin me Mikelanxhelon dhe e thërrisnin “Mikelanxheloja i Orientit”. Sinani si kryarkitekt punoi edhe gjatë kohës së sundimit të Selimit II dhe Muratit III.

    Projektet e kryera nën mbikëqyerjen e tij ndahen ne tre drejtime: ndërtimet e Kultit, Ushtarake dhe Civile.

    Gjatë karrieres së tij Mimar Sinani projektoi objektet më të medha dhe simbolike te perandorise si: Xhamia Shehzade Mehmetit (i biri i vdekur i Sulltan Sulejmanit), xhamia Sulejmania në Stamboll si edhe Selimijen në Edrene. Për shërbimet e bera u quajt Koxha Sinan (Sinani i Madh).

    Nga arktitektet moderne të tona ditëve, Puna e Sinanit vlersohet per perdorimin e Gurit dhe për akustikën e objekteve.

    Historianët e arkitekturës mendojnë se ai kishte e ndare veprimtarin e tij në Tri periudha. Ne Periudhe e Pare, fazën e çirakllëkut(ndeihmesit) në arkitekturë, ai ndërtoi Xhaminë e Shezade Mehmetit në Stamboll.

    Periudha e Dyte ajo e kallfës(mjeshtrit) është në të cilën ndërtoi Sulejmanien Madhështore po në Stamboll në një hark kohor prej 7 vjetësh, kushtuar Sulltan Sulejmanit.

    Ne Fazën e Tretë dhe e fundit, në atë te ustallëkut ose Krye-mjeshtërit, Sinani ndërtoi Selimijen në Edrene, né kohen kur mbretëronte Selimi i Dytë.

    Po ashtu Sinani është i njohur për ndërtimin e ujësjellësit `40 ` çezmat (Kërkçeshme) në të Stamboll. Arkitekt Koxha Mimar Sinani ka vdekur në natën e 17 korrikut në vitin 1588 .

    Mimar Sinani ka ndertuar 92 xhami, 52 mesxhide, 55 medrese, 7 daryl-kurra (shkollë per kuran), 20 tyrbe, 17 imaret (Vende ku shpërndahet ushqim per te varfurit), 13 daryshifa (spitale), 6 rrugë uji, 10 ura, 20 kervansaraje(hotele), 36 saraja (pallate), 8 podrume , 48 hamame, gjithsej bëjnë 384 vepra.

    ObserverKult

  • Zbulim i madh: Ky është shqiptari nga Kosova që e zbuloi kallashnikovin, e në fund ia përvetësuan rusët

    Zbulim i madh: Ky është shqiptari nga Kosova që e zbuloi kallashnikovin, e në fund ia përvetësuan rusët

    Hasan Masurica ndërtoi pushkën me një, pesë dhe njëzetë e pesë fishekë, të cilat i demonstroi para Sulltan Abdul Hamidit në Stamboll, ku ishin prezent dhe për këtë ngjarje kanë rrëfyer më vonë: Azem, Sherif dhe Osman Sedllari nga fshati Sedllar i komunës së Kamenicës, të cilët atëbotë ishin truproje personale të sulltanit në Stamboll.

    Nga viti 1914 gjer në vitin 1925, Hasan Masurica bëri kalendarin, në të cilin përcaktoi pozitën dhe rrugën e planetëve në gjithësi nga viti 52 gjer në fund të vitit 1952 të erës sonë, e të tjera.

    Populli shqiptar në Kosovë, ndonëse i robëruar shekuj me radhë, nga gjiri i tij nxori njerëz, të cilët në saje të punës së tyre të parreshtur e të frytshme ia rritën famën kombit e vendit të vet anembanë botës. Nga ky truall e nga ky nënqiell, për fat të keq, shumë njerëz të tjerë, përkundër mundit të madh e të frytshëm, në vend që të arriturat e tyre të bëhen krah i fortë i diturisë, i shkencës, dhe i përparimit të kombit et ë vendt dhe të mbarë njerëzimit kanë mbetur në harresë gjer në ditët tona. Në kushte e rrethana të tilla, nën sundimin e Perandorisë Osmane dhe të regjimit të krajlit të Jugosllavisë së vjetër, jetoi e punoi edhe Hasan Islami, i njohur në popull si Hasan Masurica.

    Hasan Masurica ndonëse nga fëmijëria mësoi të shërbejë si imam xhamie dhe të ligjërojë në shkolla (mekteb), ai në orët e lira merrej me punë shkencore hulumtuese dhe inovacione. Hulumtimet shumevjeçare që i kam bërë në Kosovë, pastaj në Shkup, në Stamboll (Turqi), Moskë (BRSS) dhe në Kajro (Egjipt) dëshmojnë se Hasan Masurica ishte njeri që i ka kontrubuar mjaft shkencës por për fat të keq, të dhënat që siguruam me tri qendrat botërore: në Moskë, Stamboll dhe Kajro janë të pakta. Por të dhëat që mblodhëm anembanë Kosovës mbi punën e Hasan Masuricës, dëshmojnë se sa ai bëri inovacione të tilla, të cilat siku të ekzistonin kushte e rrethana të tjera ekonomike, shoqërore e politike nga ato, nën të cilat jetoi e punoi ai, do të bënin ndkim të madh në përparimin e shkencës dhe të teknikës së kohës.

    Hasan Islami, i njohur në popull si Hasan Masurica, u lund më 22 janar të vitit 1869, në fshatin Krilevë, sot komuna e Kamenicës. Babai i tij, Islami ë, kështu që Hasani një pjesë të fëmijërisë e kaloi në Krilevë e një pjesë tjetër në Gjilan. Nëna e Hasanit quhej Gjylsime. Ajo lindi katër djem dhe dy vajza. Hasani ishte fëmija i parë, pastaj lindën Hyseni, Salihu, Shabani, Elmazja dhe Zejnepja. Hasani pasi kreu shkollën tetëvjeçare (Ruzhdije) në Gjilan, shokllën Darul Mualimin e kreu në Shkup më 1907. Ai punoi si imam xhamie dhe mësues në fshatrat Zarbicë, Dobërçan dhe Muçivërc. Hasan Masurica ndërroi jetë në fshatin Muçivërc të Kamenicës me 1942.

    Familja e Islam Masuricës nga fshati Dllugajnicë afër Masuricës, atëbotë rrethi i Vranjës, ishte shpërngulur disa vjet para Kongresit të Berlinit dhe ishte vendosur ng Gjilan. Siç dihet nga tëdhënat faktografike, nga rrethina esome e Toplicës, e Leskovcit, e Vranjës dhe e Nishit u shpërngulën me dhunë nga qytetet e lartpërmendura dhe 511 fshatra shqiptare më se 21 mijë familje shqiptare me më se 360.000 anëtarë dhe u vendosën në Kosovë. Shumica e familjeve shqiptare ishin detyruar që brenda 48 orësh të shpërngulën nga shtëpitë e tyre, duke marrë me veti anëtarët e familjes dhe plaçkat e domosdoshme shtëpiake e duke lënë plang e shtëpi të paprekura në mëshirën e serbëve të kohës. Ato familje që arriteme kohë të shpërngulen, shpëtuan erzin e namuzin, ndërkaq një numër i konsiderueshëm i tyre, që nuk kishin mundur t’ia kthenin shpinën shtëpisë dhe pasurisë, kishin pësuar shumë keq: pas afatit që ua kishet caktuar qeveria serbosllave, serbët morën nga dy derrkucë e nga një sishe me raki dhe ua mësynë familjeve të mbetura shqiptare dhe hynë në shtëpitë e tyre. U thanë:

    “Nga dita e sotme ju nuk jeni turq e as shqiptarë muslimanë! Ju jeni serbosslav sikurse që jemi ne të fesë ortodoksë. Andaj për forcimin e vëllezërisë ju kemi sjellu dhuratë nga dy dërrkucë dhe nga një shishe raki kumbullash. Tash e tutje do të mërrni vajzat tona për djemtë tuaj dhe do të jepni vajza për djemtë tanë. Varrimet dhe dasmat do t’i kemi të përbashkëta.” Kështu rrëfente Bajrami, gjyshi i Hasan Masuricës. Mijëra familje shqiptare që kishin mbetur në trojet e tyre nga dhuna e pa dashjen e tyre, u shkrinë me kohë në serbosllavë. Në këtë kohë të pakohë ishte shpërngulur dhe Islam Bajrami, babai i Hasanit. Islami, që t’ua ruajë fëmijëve të vet prejardhjen, si mijëra familje të tjera shqiptare që paën vepruar, sapo vendoset në Gjilan, për mbimër merr emrin e vendlindjes nga ishte shpërngulur me dhunë – nga Masurica, ndonëse ishin të lindur në fshatin e vogël Dllugajnicë, ndërmjet të Vranjës e të Leskovcit. Ardhja e Islam Bajramit-Masuricës në Gjilan përputhjet me ngjarjet e rëndëshishme historike kur Turqia ishte e zënë në luftë me Rusinë dhe kur popujt e Ballkanit kishin filluar luftën për t’u çliruar nga Perandoria Osmane, nën të cilën kishin qenë më se pesë shekuj.

    Hasan Masurica fëmijërinë pjesërisht e kaloi në Krilevë e pjesërisht në Gjilan. Fëmijëria e tij ishte e ngjashme me fëmijërinë e fëmijëve shqiptarë të kohës: luante shumë, kureshtja e tij ishte të prishte dhe të ndreqte vet lodrat e tij. Hasani kishte fantazi të bujshme. Ai më vonë konstruktoi gjëra të ndryshme, të cilat u treguan të suksesshme edhe në praktikë dhe mahniti bashkëkohësit e tij.

    Në shkollën tetëvjeçare, Hasan Islami mësoi bukur turqishten, arabishten dhe persishten, të cilat i përsosi në shkollën Darul Mualimin (shkolla normale). Në saje të njohjes shumë të mirë të tri gjuhëve orientale, leximit të librave në këto tri guhë dhe njohjes së këtyre tri kulturave, Hasan Islami posedonte dituri të gjerë. Babai i tij, Islami, kohë pas kohe blente mall sidomos krip në Selanik dhe sillte në nahinë e Gjilanit. Ai blente edhe libra për nevojat e veta dhe të bijve të tij. Andaj Hasani qysh në fëmijëri kishte pasion leximin e librave të ndryshme, sidomos librat mbi shkencat natyrore. Merret vesh se ai më shumë lexonte libra. Zbulimet e mëdha të shkencëtarëve arabë, persianë dhe grekë kishin bërë që fantazia e Hasanit, jo vetëm të pasurohej por edhe të cytej për të krijuar vetë gjëra të reja. Çfarë nxënësi i mirë ishte në shkollë Hasan Islami, mësojmë nga dëftesa e shkollës tetëvjeçare (Shkolla Ruzhdije) të lëshuar me 9 korrik 1883, në Gjilan në të cilën shkruan: “Hasan (Islam) Masurica kreu shkollën tetëvjeç dhe tregoi këtë sukses: arabisht- 10, persisht-9, histori-9, matematikë-7, amali-8, vizatim teknik-9, gjeografi-9, shkrim ka-10, drejtshkrimi i gjuhës turke-9.” Hasan Masurica edhe shkollën normale për mësues (Darul Mualimin) e kreu me sukses të shkëlqyeshëm – të të gjitha lëndët kishte marrë 9-she e 10-tëshe dhe këshilli i arsimtarëve i kishte porositur me shkrim ministrisë së atëherëshme të arsimit, që Hasan Masuricës t’i mundësohej shkollimi i mëtejmë në Stamboll ose në Kajro e me shpenzime të shtetit.

    Hasan Masurica pas kryerjes së shkollës fillore tetëvjeçare për arsye të shpërnguljes së dy vëllezërve në Turqi dhe shuarjes së vëllait të tretë shumë herët, si dhe për arsye të rrethanave ekonomike një koohë të gjatë ndërpreu shkollimin dhe qëndroi në shtëpi. Ai gjatë asaj kohe kishte ndërtuar një punëtori të vogël në shtëpinë e tij gjegjësisht në Plevicë në Gjilan dhe merrej me inovacione. Ai së pari bënte skica në letër e pastaj ato i realizonte në vepër. Kështu, Hasan Masurica më 1899, ndërtoi aeroplanin (ballonin) nga dërrasat e plepit dhe përlhura të lyerë me dyll, në fshatin Zarbicë atëbotë rrethi (kazaja) e Vranjës, me të cilin i biri, Muharremi 12-vjeçar u ngrit në ajër 50 deri 70 metra lart duke kaluar një distancë perj afro katër kilometra. Kjo ngjarje mahniti pa masë fshatarëte Zarbicës dhe të fshatrave përreth. Në ndërtim e aeroplanit, që kishte krahë dhe bishin sikur aeroplanët e sotëm, atij i kishte ndihmuar frakatari i fshatit me emrin Abdyl. Atë ditë kur aeroplani (të cilin ata e kishin quajtur ballon) ishte ngritur në ajër, e pjesëmarrës, përveç Hasan Masuricës dhe të birit, Muharremit, kishin qenë farkatari Abdyl dhe Mahmut Rrapi nga fshati Zabicë, ndërkaq fluturimin e aeroplanit e kishin parë qindra e qindra fshatarë e barinj, që punonin në fushë ose kullotnin bagëtinë.

    Në fshatin Zarbicë, sot komuna e Bujanocit, Hasan Masurica gjithashtu ka ndërtuar edhe mullirin, i cili ka punuar me ujë dhe me ndihmën e erës. Ai më parë bërë skicën në letër e pastaj e kishte bërë konstruktimin e mullirit. Kur bënte vera thatë e nuk kishte ujë, mulliri punonte me ndihmëen e erës, sepse ai ishte ngritur në maje të një bregoreje; kur kishte ujë, në pranverë, vjeshtë dhe në dimër, me qenë se ujit ia kishte ndërruar rrugën, kishte sjellë me kanal, të cilin e kishte ndërtuar me ndihmën e fshatarëve, mulliri mund të bluante nga 800 deri 1000 kilogram drithë në ditë. Hasan Masurica më vonë bëri skicat dhe realizoi konstriktimin e suksesshëm të orës precize të murit, e cila punoi deri vonë, tricikletën, mullirin për bluarjen e kafës me tëcilën familja u shërbye për shumë vjet e shumë gjëra të tjera.

    Hasan Masurica pas kryerjes së shkollës fillore tetëvjeçare, si pohuam më parë, shumë vjet ndërpreu shkollimin dhe qëndroi në shtëpi. Gjatë asaj kohe kishte lexuar libra të ndryshme në turqishte, arabishte dhe persishte, libra nga fizika, matematika, shkencat teknikee sidomos nga astronomia. Njëkohësisht në punëtorinë e tij të vogël në plëvicë kishte bërë skicën e pushkës me një fishek. Për arsye të hapësirë në revistën tonë, nuk kemi mundësi të përshkruajmë në detaje punën që ka bërë Hasan Masurica gjatë konstruktimit dhe realizimit të të gjitha inovacioneve të tij. Mirëpo, do teksuar se Hasan Masurica, në kushte tejet të vështira materiale dhe pa vegla të nevojshme, rreth vitit 1901 arriti të përkryejë pushkën me një fishek, e cila mund të vrishte gjer 150 metra larg. Ai punën në përsosjen e kësaj arme e vazhdo. Në vitet 1903.11904, në saje tëndihmës së profesorit (myderrizit) të shkollës normale për mësues (Darul Mualimin) Kamber Krasniqit, që ishte i lindur në fshatin Dajkoc, sot komuna e Kamenicës, konstrukton dhe përsosë funksionimin e pushkëve me pesë dhe me 25 fishekë. Profesori i Hasanit, Kamber Krasniqi i shkruan letër Sulltan Hamidit në Stanboll dhe e njofton për inovacionet përkatësisht për pushkët që kishe konstruktuar Hasan Masurica.

    Në Pranverën e vitit 1905, në adresë t’Hasan Masuricës, “Atek Xhami” nr. 144, në Gjilan, arrin një letër e mbyllur me dyll. Mbi dyll ishte shtypur shënji i Sulltan Hamidit. Hasan Masurica e lexon letrën me nxitim. Nuk iu besonte syve të vet: Sulltan Hamidi ishte informuar për inovacionet e tij, sidomos për pushkët, dhe e ftonte në audiencë, në Stamboll. Në letër pastaj lexoi për udhëzimet që i jepeshin Hasan Masuricës, që të shkonte te kajemkami i Gjilanit dhe të siguronte dokumentin e shpenzimet për të udhëtuar në fshehtësinë më të madhe me armët e tij për në Stamboll. Hasan Masurica pasi siguron dokumentin e nevojshëm të udhëtimit dhe parat për rrugë, armët i mbështjellë në mysheme dhe niset për rrugë. Një ditë qëndron te profesori i tij në Shkup, myderrizi Kamber Krasniqi, i cili e njofton se ai i kishte shkruar sulltanit për inovacionet e tij.

    Hasan Masurica me të arritur në Stamboll, përmes Shkupit deh Selanikut, natën e parë e kalon në një bujtinë. Të nesermen, para se të arrijë te sarajet e sulltanit, falë adresës që ia kishte dërguar i vëllai i tij, Hyseni, i shpërngulur në Turqi shumë vite më parë, në një librari e gjenë një libër të lashtë arabe mbi astronominë. Kur Hasani ia kërkon librin shitësit, i cili ishte rreth 84-vjeç, shitësi i thotë:

    Unë nga fëmijëria e hershme punoj në dyqanin e babait dhe qysh atëherë e kemi librin që ju e kërkoni, por nuk mbaj mend të ketë krkuar kush këtë libër! Zotëria juaj, në qoftë se di të lexojë sëp aku një rresht e ta përkthjejë, unë do t’u falë librin dhe një lir ari të kuqe! Hasani i gëzuar që kishte gjetur librin, që e kishte dëshiruar kaherë, e merr librin në dorë, e shfleton me kujdes dhe fillon, së pari të lexojë në gjuhën arabe e pastaj t’a përkthej atë që e kishte lexuar për ta bindur shitësin se ai, jo vetëm që dinte të lexojnte rrjedhshëm arabisht, por edhe dinte të përkthente në turqishte atë që e kishte lexuar. Atëbotë shitësi i dhuron librin dhe një lirë ari. Fill pastaj, shitësi kishte porositur dy kafe dhe ishte interesuar kush ishte djaloshi dhe nga ishte. Hasani i kishte treguar të gjitha, por nuk i kishte folur shitësit për qëllimin e vizitës së tij Stambollit sepse ruante sekretn ashtu siç ishte porositur me letrën e Sulltan Hamidit. Atë ditë, Hasan Masurica paraqitet në sarajet e sulltanit në “Dollma Bahçe” kurse të nesërmen vetë Sulltan Hamidi e pret në audiencë. Para se Hasan Masurica të bëjë demonstrimin e armëve para sulltanit, këshilltarët e padishahut kishin ftuar të merrnin pjesë edhe tre shqiptarë Azem, Sherif dhe Osman Sedllarin nga fshati Sedllar, atëbotë rrethi i Gjilanit, trupërojet personale të sulltanit.

    (Për këtë ngjarje, përveç vetë Hasan Masuricës, më vonë kanë rrëfyer edhe Azem, Sherif dhe Osman Sedllari nga Sedllari i sotëm i Kamenicës, pas kthimit në Kosovë më 1912). Sulltan Hamidi mahnitet me funksionin e pushkëve që kishte konstruktuar Hasan Masurica, andaj i premton kushte të mira pune e shpërblim përrallorë Stamboll. Mirëpo Azemi, Sherifi dhe Osman Sedllari që ishin të informuar mirë për vëlimet në Turqi, e sidomos për përgaditjen e kryengritjes së popujve të robëruar të Ballkanit, pra edhe të shqiptarëve kundër Perandorisë osmane, pas bisedës së fshehtë me Hasan Masuricën, një natë Hasani hudhë skicat dhe armët në Bosofor dhe i ndihmuar nga vendasit e tij ikën nga Dollma Bahçeja dhe i veshur si një dervish arrinë të kalojë kufirin në Edre dhe të kthehet në Kosovë. Në vitin 1909, Hasan Masurica u bashkohet shumë patriotëve të shquar të Gjilanit me rrethinë për hapjen e shkollave shqipe në Gjilan dhe fshatrat e tij. Nga viti 1911 gjer në vitin 1925, Hasan Masurica bënë kalendarin mbi pozitën e planeteve në gjithësi, bën kalendarin rrethor në të cilin ka mbërthyer përmbajtjen e Kur’anit, që është një enigmë e vërtetë sikur edhe kalendari mbi pozitën e planetev në gjithësi.

    Hasan Masurica në Luftën Ballkanike mori pjesë aktive kundë ushtrisë bullgare në fshatrat e komunës së sotme shqiptare të Vranjës e të Bujanovcit, me ç’rast qe plagosur në fytyrë, më 1916, kur bullgarët e dogjën fshatin Zarbicë merrej me inovacione. Atëbotë bullgarët ia kishin djegur shtëpine dhe bibliotekën shumë të pasur rreth 400 ekzemplarë.

    Hasan Masurica ishte vizionar i vërtetë. Në saje të rrëfimeve të bashkëkohësve të tij, Mahmut Rrapit nga fshati Zarbicë, plak 100-vjeçar, Sabedin Thaqit nga Muçivërci, Kamber Krasniqi nga fshati Dajkovc, dy ish nxënësit e tij – Qerim Ibrahimi nga fshati Qarr dhe Qerim Hajdari gjithashtu nga fshati Qarr, Hasani ishte jo vetëm imam i mirë, mësues i aftë, por ai ishte inovator dhe vizionar i mah. Ai rreth vitit 1900, fliste se njeriu brenda disa decenieve do të fluturojë dhe do të arrijë në planetet tjera, sepse njeriu do të flasë nga një kontinent tjetër e do ta shohim e dëgjojmë në dhomë, njerëzimi do të zbulojë armë, që do të jenë në gjendje brenda disa minutash të shkatërrojë gjallesat e bimët në planetin tonë e të tjera.

    Hasan Masurica, mësuesi ynë në mekteb na thoshte se rreth vitit 2100, njerëzit do ta zhvillojnë e përparojnë aq shumë shkencën e teknikën, sa që nuk do të kenë nevojë të punojnë fizikisht fare. Kjo do të ndikojë që njeriut t’i dobësohen gjymtyrët e trupit, trupi i njeriut do të zvoglohet, kurse koha e toj do të rritet shumë së bashku me trupin rrëfen Qerim Ibrahimi, njëri nga nxënësit e shumtë të Hasanit. Bashkëkohës të shumtë të Hasan Masuricës nga Zarbica, Muçivërci, Dajkoci, Rogaçica… na thanë se ai ishte imam i rregullt në xhami, mësues i shkëlqyeshëm, por edhe dijetar e inovator i madh i kohës. Ai ishte njeri i urtë dhe shumë i sjellshë me fshatarë. Ai posedonte dituri të gjerë dhe shpjegonte orë të tëra pa u lodhur fare. Njëherit ai mësonte rininë shkollore edhe për jetë të gjallë. Ai posedonte dituri të gjërë nga lëndët shoqërore dhe ekzakte. Për këtë, Hasan Masuricës i kishte dalë nami anembanë Kosovës. Mu për këtë, në vitin 1942, kur ndërroi jetë ai në fshatin Muçivërc, komuna e sotme e Kamenicës, ku edhe u varros me nderime të mëdha, morën pjesë mijra veta nga të gjitha territoret e Kosovës.

    Shpikësi i Kallashnikovit ishte shqiptar?

    Shpikësi i pushkës automatike Kallashnikov, Mikhail Kallashnikov ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare.

    Kjo pushkë e projektuar nga ai u bë një ndër armët më të përdorura në botë për kohë të gjatë. Sipas të dhënave nga burime tjera zbuluesi i vërtetë i kësaj pushke automatike është Hoxhë Hasan Masurica.

    Që prej vitit 1901 e deri në vitin 1905 Mulla Hasan Masurica konstruktoi pushkët me një, pesë dhe njëzet e pesë fishekë dhe demonstroi funksionimin e tyre para Sulltan Abdyl Hamidit në Stamboll në vitin 1905. Edhe kjo ngjarje ka pasur dëshmitare okulare, të cilit ishin bashkëvendasit e Hasan Masuricës, Azem Saliu, Sherif Osmani dhe Osman Zahiri nga Sedllari, sot Komuna e Kamenicës, të cilët atë kohë ishin truproje personale të Sulltan Abdyl Hamidit . Ata, sipas dëshmive të bashkëkohësve, kanë treguar se si Sulltan Hamidi u impresionua nga kjo shpikje e shqiptarit dhe planifikonte fillimin e konstruktimit të pushkëve në fabrika . Plus Sulltani e mirëpriti Hasan Masurica me shumë të mira dhe i ofroi disa beneficione dhe i dha një nga vendet më të mira në Dollma Bahçe të rrinte e të punonte. Sulltani i premtoi Hasanit se do e ndihmonte të rindërtonte aeroplanin aty në Stamboll . Hasan Masurica e mahniti Sulltanin me edukatën dhe mjeshtërinë e tij intelektuale në komunikim,me një turqishte të përsosur,me fjalë të zgjedhura dhe me një kulturë të gjithanshme.

    Nuk ishte vetëm një mësues a një shkencëtar i rrallë, por edhe një patriot e atdhedashës i veçantë. Tre truprojat e Sulltanit ku Mulla Hasani takohet në një mbrëmje,me shumë kujdes, ku Hasani kërkon ndihmën e tyre që të ikë nga oborri mbrëtëror dhe të kthehet në shtëpi . Nuk deshi që me skicat e tij të punohen pushkët me të cilat mund të përdoreshin kundër vëllezërve të tij. Këto janë të dëshmuara nga bashkëkohës në vitin 1912, kur këta oficerë u kthyen në vendlindje dhe tregonin me imtësi pritjen e Hasan Masuricës në Stamboll nga vetë Sulltan Hamidi si dhe planin e tyre për ta përcjellë Mulla Hasanin në atdhe , pa lenë gjurmë apo skica.

    Thuhet se ai i hodhi në Bosfor armët , por jo edhe skicat . Largimi i tij shkoi mirë deri në Sofje të Bullgarisë përmes shoqëruesve të fshehur , por në Sofje u zu dhe u burgos , ku edhe detyrohet të shpjegoj skicat që kishte me vete. Ka shumë supozime se ku kan përfunduar ato skica , kush i mori, pse përmendet Ambasadori i Rusisë në Bullgari e disa detaje të reja. Mbesim me shpresë që hulumtuesit shqiptarë do të mund të vërtetojn në arkivat e Bullgarisë dhe të Turqisë ndonjëherë deri në imëtsi për hulumtimet e inovatorit Hasan Masurica.

    Mund të supozohet , që idet për pushkët automatike ruse , kallshnikovët , mund ta kenë prejardhjen pikërisht nga pushka automatike me njëzetë e pesë fishekë që Hasan Masurica e pat projektuar , shpikur dhe demonstruar para Sulltan Hamidit në Stamboll dhe ambasadorit rus në Sofje./InforCulture.info

  • Karaxha Beu në 1462 i premtoi Sulltan Mehmetit II se do të sillte Gjergj Kastriotin në këmbët e tij o të gjallë o të vdekur

    Karaxha Beu në 1462 i premtoi Sulltan Mehmetit II se do të sillte Gjergj Kastriotin në këmbët e tij o të gjallë o të vdekur

    Pasi depërtonin nga Alhira ushtritë osmane futeshin në dy gryka kryesore me qëllim arritjen në Krujë, depërtimi i parë ishte Drin i Zi-Dibër-Vajkal dhe i dyti Shkumbin-Elbasan. Një depërtim tjetër ishte Shkup-Grykë e Dervenit-Tetovë-Pollog-Radikë në këtë rrugë janë zhvilluar shumë beteja.

    Karaxha Beu në 1462 i kërkon Sulltan Mehmetit II që ta lërë në krye të 30000 ushtarëve për të mposhtur Gjergj Kastriotin, ai premtoi se do të sillte Gjergjin në këmbët e sulltanit o të gjallë o të vdekur. Sulltan Mehmeti pranoi duke shtuar dhe 10000 ushtarë të tjerë, duke i dhënë Karaxha Beut një numër total prej 40000 ushtarësh.

    Njerëzit e fshehtë të Gjergj Kastriotit e zbuluan shpejtë këtë lëvizje duke e informuar atë. Karaxha Beu kaloi Ohrin dhe vendosi kampin e tij në Livadhi të Strugës. Gjergj Kastrioti nisi përgatitjet e tij duke çuar 2000 kalorës dibranë rreth kampit turk. Ata të fshehur në male dhe në kalatë arbërore përreth kryenin sulme të shpejta dhe të befasishme. Karaxha Beu nisi më herët një trupë prej 4000 ushtarësh të cilët u zbuluan dhe u vranë prej arbërve, ndërsa pjesa kryesore e Karaxhasë qëndroi në vendin e quajtur Kier në lindje të Livadhisë.

    Karaxha Beu donte të kthehej mbrapa dhe të vinte pranverën e ardhshme për të mposhtur Gjergjin por turpi nuk e la ta bënte. Në vjeshtë të 1462 në vendin e quajtur Livadhi, Karaxha Beu i çon fjalë Gjergj Kastriotit për të bërë një betejë të drejt për drejt.

    Gjergj Kastrioti e pranoi, duke nisur kështu betejën. Beteja po fitohej nga Gjergj Kastrioti por gjatë saj nisi një shi i fortë i cili ndërpreu betejën. Shiu zgjati 3 ditë gjë që i dha mundësi osmanëve me në krye Karaxhanë të largohen prej aty. Karaxha Beu u prit ashpër nga Sulltani, i cili në po të njejtin vit dërgoi ushtri të tjera në tokat arbërore të cilat u kthyen mbrapsht pa sukses. /traditat, instagram/ InforCultutre.info

  • Sulltane Safija nga Dukagjini, një nga gratë më të fuqishme në histori

    Sulltane Safija nga Dukagjini, një nga gratë më të fuqishme në histori

    Arbëria ka luajtur një rol të madh në drejtimin e Portës së Lartë. Numërohen jo pak, por 39 kryeministra me origjinë shqiptare që e qeverisën atë për 150 vjet me radhë. Burrat ndoshta ishin një gjë e zakonshme në sundim. Por, ajo që mahnit është sulltanati i grave dhe, veçanërisht atyre me origjinë shqiptare. Arkivat dëshmojnë se ekzistojnë disa emra që luajtën rol vendimtar në fatet e dinastisë. Njëra prej tyre ishte Sulltane Safije (Safiye Sultan).

    Fatos Salliu

    Sulltane Safija lindi më 1550 në zonën malore të Dukagjinit. Përkatësia etnike e saj ishte shqiptare. Njihej edhe si “Valide Sulltane” dhe “Haseki Sulltane”. Religjioni islam – më parë katolike. Bashkëshort i saj ishte Sulltan Murati i III-të. Kishte fëmijë Mehmetin e III-të, Sulltane Aishen dhe Sulltane Fatmën.

    Identiteti i Safijes ngatërrohej shpesh me venecianen Nurbanu. Sipas të dhënave, u kap tek Guvernatori i Korfuzit nga piratët dhe u dorëzua në Haremin e sulltanit më 1562. Megjithatë, Safija ishte shqiptare nga fshati Rez i Dukagjinit.

    Në 1563, në moshën 13 vjeçe, ajo u paraqit si një skllave për të ardhmen e Sulltan Muratit III, nga Sulltane Mihrimah, e bija e Sulejmanit të Madhërishëm. Duke pasur parasysh emrin Safije, ajo u bë një konkubinë e Muratit (atëherë djali i madh i Sulltan Selimit II). Në 1566, ajo lindi djalin e Muratit i cili më pas u bë Sulltan Mehmeti III.

    Safije ishte vetëm konkubinë e Muratit dhe ajo pati një marrëdhënie monogame me të për disa vite në sulltanat. Nëna e tij, Nurbanu, e këshilloi atë që të marrë konkubina të tjera për të mirën e dinastisë, e cila më 1581 kishte vetëm një trashëgimtar të mbijetuar. Në 1583, Nurbanu akuzoi Safijen se përdori shtrigat dhe magjistarët që Murati të ishte impotent dhe mos kryente marrëdhënie me asnjë nga konkubinat e tjera.

    Të gjitha shërbëtoret e Safijes u burgosën dhe torturuan. Më pas, motra e Muratit, Esmehan, i prezantoi atij dy konkubina shumë të bukura të cilat ai i pranoi. Pas kësaj, Murati pati 20 djem dhe 27 vajza.

    Raportet veneciane flasin për një hidhërim fillestar të saj. Por, ajo u përmbajt dhe nuk tregoi xhelozi për konkubinat e Muratit. Ajo madje u kthye në këshilltaren e tij, në “mbretëreshën e mbretëreshave”. Sulltani këshillohej me të për çështje të rëndësishme politike për perandorinë, veçanërisht pas vdekjes së Nurbanusë.

    Ajo qëndronte në fronin e sulltanit duke e zëvendësuar atë kur ai nisej në ekspedita luftarake. Gjatë viteve të fundit të Muratit, Safije ishte e vetmja që i qëndroi pranë, sepse ai atë donte.

    Safije u bë Valide Sulltane e djalit të saj Osman Sulltan Mehmeti III (1595-1603). Kur Murati vdiq më 1595, Safije ndihmoi të birin të ketë sukses si sulltan. Ajo cilësohet si një nga Sulltane Valide më e fuqishme në historinë e perandorisë osmane.

    Safije përfundimisht gëzoi një pagë të madhe prej 3.000 aspers në ditë, gjatë pjesës së dytë të mbretërimit të djalit të saj. Kur Mehmeti III vazhdoi fushatën në Eger në Hungari në 1596, ai i dha nënës fuqinë e tij të madhe mbi perandorinë, duke e lënë atë në krye të thesarit.

    Vdiq më 10 nëntor 1605.

  • Sulltane Safija nga Dukagjini, një nga gratë më të fuqishme në histori

    Sulltane Safija nga Dukagjini, një nga gratë më të fuqishme në histori

    Arbëria ka luajtur një rol të madh në drejtimin e Portës së Lartë. Numërohen jo pak, por 39 kryeministra me origjinë shqiptare që e qeverisën atë për 150 vjet me radhë. Burrat ndoshta ishin një gjë e zakonshme në sundim. Por, ajo që mahnit është sulltanati i grave dhe, veçanërisht atyre me origjinë shqiptare. Arkivat dëshmojnë se ekzistojnë disa emra që luajtën rol vendimtar në fatet e dinastisë. Njëra prej tyre ishte Sulltane Safije (Safiye Sultan).

    Fatos Salliu

    Sulltane Safija lindi më 1550 në zonën malore të Dukagjinit. Përkatësia etnike e saj ishte shqiptare. Njihej edhe si “Valide Sulltane” dhe “Haseki Sulltane”. Religjioni islam – më parë katolike. Bashkëshort i saj ishte Sulltan Murati i III-të. Kishte fëmijë Mehmetin e III-të, Sulltane Aishen dhe Sulltane Fatmën.

    Identiteti i Safijes ngatërrohej shpesh me venecianen Nurbanu. Sipas të dhënave, u kap tek Guvernatori i Korfuzit nga piratët dhe u dorëzua në Haremin e sulltanit më 1562. Megjithatë, Safija ishte shqiptare nga fshati Rez i Dukagjinit.

    Në 1563, në moshën 13 vjeçe, ajo u paraqit si një skllave për të ardhmen e Sulltan Muratit III, nga Sulltane Mihrimah, e bija e Sulejmanit të Madhërishëm. Duke pasur parasysh emrin Safije, ajo u bë një konkubinë e Muratit (atëherë djali i madh i Sulltan Selimit II). Në 1566, ajo lindi djalin e Muratit i cili më pas u bë Sulltan Mehmeti III.

    Safije ishte vetëm konkubinë e Muratit dhe ajo pati një marrëdhënie monogame me të për disa vite në sulltanat. Nëna e tij, Nurbanu, e këshilloi atë që të marrë konkubina të tjera për të mirën e dinastisë, e cila më 1581 kishte vetëm një trashëgimtar të mbijetuar. Në 1583, Nurbanu akuzoi Safijen se përdori shtrigat dhe magjistarët që Murati të ishte impotent dhe mos kryente marrëdhënie me asnjë nga konkubinat e tjera.

    Të gjitha shërbëtoret e Safijes u burgosën dhe torturuan. Më pas, motra e Muratit, Esmehan, i prezantoi atij dy konkubina shumë të bukura të cilat ai i pranoi. Pas kësaj, Murati pati 20 djem dhe 27 vajza.

    Raportet veneciane flasin për një hidhërim fillestar të saj. Por, ajo u përmbajt dhe nuk tregoi xhelozi për konkubinat e Muratit. Ajo madje u kthye në këshilltaren e tij, në “mbretëreshën e mbretëreshave”. Sulltani këshillohej me të për çështje të rëndësishme politike për perandorinë, veçanërisht pas vdekjes së Nurbanusë.

    Ajo qëndronte në fronin e sulltanit duke e zëvendësuar atë kur ai nisej në ekspedita luftarake. Gjatë viteve të fundit të Muratit, Safije ishte e vetmja që i qëndroi pranë, sepse ai atë donte.

    Safije u bë Valide Sulltane e djalit të saj Osman Sulltan Mehmeti III (1595-1603). Kur Murati vdiq më 1595, Safije ndihmoi të birin të ketë sukses si sulltan. Ajo cilësohet si një nga Sulltane Valide më e fuqishme në historinë e perandorisë osmane.

    Safije përfundimisht gëzoi një pagë të madhe prej 3.000 aspers në ditë, gjatë pjesës së dytë të mbretërimit të djalit të saj. Kur Mehmeti III vazhdoi fushatën në Eger në Hungari në 1596, ai i dha nënës fuqinë e tij të madhe mbi perandorinë, duke e lënë atë në krye të thesarit.

    Vdiq më 10 nëntor 1605.