Tag: sulejmanit

  • “S’kam humbur asnjë seri të telenovelës Sulejmani i Madhërishëm, mësova edhe historinë”/Balluku habit me deklaratën para zv.presidentit turk (VIDEO)

    “S’kam humbur asnjë seri të telenovelës Sulejmani i Madhërishëm, mësova edhe historinë”/Balluku habit me deklaratën para zv.presidentit turk (VIDEO)

    Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku ka habitur me deklaratën e saj gjatë “Forumit të Biznesit Shqipëri-Turqi”, e cila flet përpara zëvendës presidentit turk, Cevdet Yilmaz se është një ndjekëse e rregullt e telenovelave turke. 

    Ajo dëgjohet teksa thotë se shqiptarët, mes të cilëve edhe vetë ajo, kanë ndjekur çdo seri të Sulejmanit të Madhërishëm dhe se madje nëpërmjet kësaj telenovele e të tjerave kanë mësuar historinë.   

    “I nderuar zv president, të siguroj që të gjithë shqiptarët që ndodhen në këtë sallë e kanë parë serialin e Sulejmanit të Madhërishëm, pa humbur asnjë seri, por jo vetëm atë, edhe Kosemin dhe gjithë të tjerët, dhe e kam bërë edhe unë që ta dini. Ka qenë një nga pjesët më të bukura të argëtimit sepse mësonte historinë për më tepër. I kemi të gjithë mundësitë që Ezeli i ri, Bihteri e pikëlluar në kërkim të pasionit të humbur apo shokët e Sulejmanit të Madhërishë, të flasin shqip”, shprehet Balluku. 

     

  • Në vend të Florjan Sulejmanit/ Koçiu prezanton drejtorin e ri të AMP-së, Eduart Merkaj

    Në vend të Florjan Sulejmanit/ Koçiu prezanton drejtorin e ri të AMP-së, Eduart Merkaj

    albana koçiu

    TIRANË- Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, prezantoi sot drejtorin e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj. Merkaj merr detyrën pas dorëheqjes së Florjan Sulejmanit, në korrik të këtij viti, i cili u pezullua për veprën penale “shpërdorim detyre”. 
    Merkaj ka drejtuar edhe me herët kur AMP ishte e emëruar Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA). Gjithashtu ai ka mbajtur edhe disa poste në Policinë e Shtetit. Ai ka qenë më parë drejtor kufiri dhe drejtor i Policisë Kriminale. Së fundmi ai ka qenë edhe këshilltar i drejtoreshës së BKH-së.
    Postimi i plotë:
    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet një hallkë thelbësore në garantimin e integritetit, etikës dhe profesionalizmit të punonjësve të institucioneve që ajo mbikëqyr.
    Gjatë prezantimit të drejtuesit të ri të kësaj Agjencie, z. Eduart Merkaj, theksova se çdo shqetësim apo ankesë e qytetarëve duhet të trajtohet me prioritet dhe përgjegjësi të plotë.
    Qytetarët meritojnë dhe do të kenë një njësi mbikëqyrëse të paanshme dhe profesionale, ky është angazhimi ynë i pandryshueshëm.

  • Mimar Sinani, jeniçeri shqiptar që zbukuroi Turqinë

    Mimar Sinani, jeniçeri shqiptar që zbukuroi Turqinë

    Mimar Sinani ishte një jeniçer me origjinë shqiptare në ushtrinë e Sulejmanit për pjesën më të madhe të jetës së tij, dhe më pas u bë kapiten i gardës. Kjo i mundësoi të udhëtonte jashtë në shumë fushata, në vende si Egjipti e Greqia, gjë që frymëzoi dhe zhvilloi dashurinë e tij për arkitekturën dhe inxhinierinë.

    Ndonëse karrierën arkitekturore e nisi kur ishte 46 vjeç, gjenialiteti i tij u bë shumë shpejt i famshëm dhe kështu fitoi pozicionin e arkitektit të sulltanit. Karriera e tij u shtri përgjatë sundimit të tre sulltanëve – Sulejmanit dhe dy pasardhësve të tij, Selimit II dhe Muradit II.

    Për nder të tyre, Mimar Sinani do të përfundonte më shumë se 300 struktura, nga xhami në pallate, banjo dhe pavijone, shumë prej të cilave konsiderohen sot si shembujt më të bukur të arkitekturës Islamike.

    Sinani është më shumë i njohur për tri triumfe arkitekturore: Xhaminë e Shehzades, ndërtuar për birin e Sulejmanit, Mehmedin; Xhaminë e mrekullueshme Suleimanije në Stambollin e sotëm; dhe xhaminë elegante të Selimit II në Edirne. Ai ishte shumë i ndikuar prej arkitekturës bizantine të Kostandinopojës, sidomos Hagia Sophia, kubeja e të cilës dominonte vijën qiellore të qytetit.

    Karriera

    Karriera e tij si arkitekt është e njohur pas ndërtimit të ures mbi Lumin Prut, [Moldavi]. Këtë ure, Mimar Sinani e projektoi dhe ndertoi brenda 13 ditëve qe ti shërbente Ushtrisë së Sulltan Sulejmanit (te ashtëquajturit “Kanuni” ose “Ligjvenesi”) i cili po merrte pjesë në fushatën e Kara Budanit.

    Nga ky moment, Sulltan Sulejmani e mbante Sinanin afërsi dhe me urdher të tij më vone punoi si kryeartitekt i perandorisë. Evropianët e krishterë, Sinanin e krahasonin me Mikelanxhelon dhe e thërrisnin “Mikelanxheloja i Orientit”. Sinani si kryarkitekt punoi edhe gjatë kohës së sundimit të Selimit II dhe Muratit III.

    Projektet e kryera nën mbikëqyerjen e tij ndahen ne tre drejtime: ndërtimet e Kultit, Ushtarake dhe Civile.

    Gjatë karrieres së tij Mimar Sinani projektoi objektet më të medha dhe simbolike te perandorise si: Xhamia Shehzade Mehmetit (i biri i vdekur i Sulltan Sulejmanit), xhamia Sulejmania në Stamboll si edhe Selimijen në Edrene. Për shërbimet e bera u quajt Koxha Sinan (Sinani i Madh).

    Nga arktitektet moderne të tona ditëve, Puna e Sinanit vlersohet per perdorimin e Gurit dhe për akustikën e objekteve.

    Historianët e arkitekturës mendojnë se ai kishte e ndare veprimtarin e tij në Tri periudha. Ne Periudhe e Pare, fazën e çirakllëkut(ndeihmesit) në arkitekturë, ai ndërtoi Xhaminë e Shezade Mehmetit në Stamboll.

    Periudha e Dyte ajo e kallfës(mjeshtrit) është në të cilën ndërtoi Sulejmanien Madhështore po në Stamboll në një hark kohor prej 7 vjetësh, kushtuar Sulltan Sulejmanit.

    Ne Fazën e Tretë dhe e fundit, në atë te ustallëkut ose Krye-mjeshtërit, Sinani ndërtoi Selimijen në Edrene, né kohen kur mbretëronte Selimi i Dytë.

    Po ashtu Sinani është i njohur për ndërtimin e ujësjellësit `40 ` çezmat (Kërkçeshme) në të Stamboll. Arkitekt Koxha Mimar Sinani ka vdekur në natën e 17 korrikut në vitin 1588 .

    Mimar Sinani ka ndertuar 92 xhami, 52 mesxhide, 55 medrese, 7 daryl-kurra (shkollë per kuran), 20 tyrbe, 17 imaret (Vende ku shpërndahet ushqim per te varfurit), 13 daryshifa (spitale), 6 rrugë uji, 10 ura, 20 kervansaraje(hotele), 36 saraja (pallate), 8 podrume , 48 hamame, gjithsej bëjnë 384 vepra.

    ObserverKult