Polonia do të përballet kundër Shqipërisë në gjysmëfinalen e Play Off-it të Botërorit. Një ndeshje ku do të vendoset shumcka për rrugëtimin tonë final, teksa të gjithë kërkojnë kalimin për herë të parë në histori në kompeticionin më të rëndësishëm botëror sa i përket Kombëtave. Media e njohur në Poloni, “Weszlo” ka bërë një intervistë me gazetarin shqiptar, Altin Sulçe.
“Është për të ardhur keq që nuk mundëm ta luanim gjysmëfinalen në shtëpi. Ekipi ynë humbet pak duke mos pasur avantazhin e fushës vendase. Pyes veten se sa tifozë shqiptarë do të shfaqen në Varshavë. Duhet të ketë interes të madh për një udhëtim të tillë, pasi nuk kemi luajtur kurrë në një Kupë Bote. Mendoj se bashkatdhetarët tanë nga Shqipëria do të vijnë, por edhe njerëz që jetojnë në vende të tjera. Shpresoj se do të shohin një surprizë”, tha Altin Sulçe për median polake.
Polakët janë interesuar për ekipin e Shqipërisë, sesi do të paraqitet në Varshavë. ” ekipi ka një trajner të shkëlqyer, Sylvinhon. Ai sapo debutoi në ndeshjen kundër Polonisë në Varshavë, të cilën e humbëm 1-0. Nuk kishte shumë ndryshim në fushë. Më vonë, nën udhëheqjen e tij, e mundëm Poloninë 2-0 në shtëpi. Nuk do të jemi favoritë në mars, por është vetëm një ndeshje, 90 minuta. Lojtarët polakë luajnë në klube më të mira, por më besoni, Shqipëria ka një mentalitet vërtet të fortë, veçanërisht pasi mundi Serbinë 1-0 jashtë fushe në kualifikuese. Ekipi ynë do të luftojë për këtë Kupë Bote me ambicie të mëdha. Jemi të fortë si ekip”, tha Sulçe.
Gazetari shqiptar nuk kurse elozhet për lojtarin shqiptar që luan në Poloni, Julian Shehu, duke i dhënë edhe një dorë mes vlerësimeve futbollistit të Kombëtares në mediat e vendit ku ai punon. “Ne kemi një mbrojtës të majtë të shkëlqyer,Mario Mitaj luan për Al-Ittihad. Është liga saudite, por ai luan përkrah N’Golo Kante dhe Karim Benzema dhe është një lojtar kyç në ekip. Qendërmbrojtësi Berat Djimsiti fitoi Europa League me Atalanta Bergamo vitin e kaluar dhe kjo ishte një përvojë e vlefshme. Mbrojtësi i djathtë Elseid Hysaj ishte te Napoli dhe tani luan për Lazion. Shumë njerëz mendojnë se lojtari ynë më i mirë është Kristjan Asllani nga Torino, por unë mendoj se ka një lojtar me aftësi të krahasueshme ose pak më të vogla që luan përkrah tij. Ju e njihni mirë atë sepse ai është Julian Shehu. Një lojtar i shkëlqyer, një lojtar kyç! Jam i impresionuar nga mendja e tij; pak lojtarë mendojnë kështu në fushë dhe parashikojnë se çfarë do të ndodhë”, thotë Sulçe.
Në fund, nuk mund të mungonte një krahasim mes dy sulmuesve. “Nuk kemi një lidrr sulmi si Lewandowski. Nuk e kemi pasur kurrë. Por ende po mbështetemi te Armando Broja, i cili ka potencial të madh. Ai u lëndua në ndeshjen kundër Anglisë dhe vuajti në fushë, por për fat të mirë, nuk ishte serioze. Kanë mbetur edhe disa muaj deri në ndeshjen kundër Polonisë. Shumë kohë. Kush e di, ndoshta ndonjë lojtar i ri do t’i bashkohet ekipit tonë që do të kontribuojë ndjeshëm në sulm?”, tha gazetari shqiptar. /Sport Ekspres/
Tag: sulçe
-

“Pak lojtarë mendojnë si Shehu”! Gazetari shqiptar flet për mediat në Poloni: Ju keni Lewandowski-n, ne mbahemi te…Armando Broja
-

Vrau biznesmenin italian në Salari të Tepelenës dhe më pas u vetdorëzua, lihet në burg Kamber Sulçe
Burg pa afat ka qenë masa e arrestit të dhënë për Kamber Sulçen nga Gjykata e Shkallës së Parë të Gjirokastrës, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi.
Fillimisht ka qenë prokurorja e çështjes, Blerina Musabelli, ajo e cila ka paraqitur aktet me të cilat grupi hetimor pati marrë në vendngjarje e më pas të gjitha rrethanat që e kanë shoqëruar këtë situatë deri në vetdorëzimin e Kamber Sulçes tri ditë më parë në organin e akuzës.
Më pas avokati i Sulçes, i ardhur nga Vlora, Arsenal Zotaj, ka paraqitur në seancë ndër të tjera dhe faktin e vetdorëzimit të klientit të vet para 3 ditësh, çka është një rrethanë lehtësuese e cila mund të merret në konsideratë nga kryesuesja e seancës.
Vetë Kamber Sulçe ka qëndruar i heshtur gjatë gjithë seancës së vlerësimit të masës së arrestit dhe nuk ka folur asnjë fjalë.
Pas gjithë kësaj, kryesuesja e seancës, njëkohësisht dhe kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë, Entela Selmanaj, ka dhënë vendimin e vlerësimit të masës: “Burg pa afat”.
Mësohet se pas dhënies së vendimit në fjalë, avokati i të pandehurit është shprehur se do ta ankimojë në Gjykatën e Apelit në kryeqytet.Top Channel
-

Vrasja e biznesmenit italian, autori tregon konfliktin për dritat e gjata të makinës
Është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes së biznesmenit italian në Salari të Tepelenës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
48-vjeçari Kamber Sulçe ka deklaruar se ka qenë i vetëm duke lëvizur me automjet dhe është konfliktuar për dritat e gjata të makinës me Gazment Braçin dhe personat e tjerë që ishin me të. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Sulçe pretendon se e kanë dhunuar dhe se e kanë qëlluar ata të parët dhe më pas është larguar me makinë ku ka marrë armën dhe ka nisur t’i qëllojë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Sulçe ka deklaruar se ka qenë i dehur kur ka ndodhur ngjarja. Madje ka dhënë dëshmi në polici edhe një dëshmitar, i cili atë natë ka konsumuar alkool me Sulçen dhe se ky i fundit kur ishte i dehur humbiste kontrollin.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Sipas policisë, ai njihet si një person problematik në zonë kur konsumonte alkool. Policia e ka marrë me rezerva dëshminë e tij pasi nuk është provuar që pala tjetër e ka dhunuar dhe të ketë qëlluar me armë.
Gjatë kohës që ishte shpallur në kërkim 48-vjeçari ka qëndruar i fshehur në stane në male
-

Nën masa të rrepta sigurie, mbërrin në gjykatën e Gjirokastrës autori i vrasjes së biznesmenit italian
Mbërrin në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër 48-vjeçari Kamber Sulçe. Ai akuzohet për vrasjen e biznesmenit italian Eduardo Sarchi në fshatin Salari të Tepelenës më 27 shtator.
Gjykata është rrethuar nën masa te forta sigurie me prezencën e forcave të shumta të policisë.
Kamber Sulçe u vetëdorëzua në komisariatin e policisë së Tepelenës dy ditë më parë, i shoqëruar nga avokati i tij, dhe më pas u dërgua në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.
Sulçe, banues në Mesaplik të Vlorës, ishte shpallur në kërkim që prej 29 shtatorit si autor i ngjarjes së ndodhur pas mesnatës së 26 shtatorit, në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit”.
Sipas hetimeve paraprake, konflikti nisi pas një debati mes Kamber Sulçes dhe Gazment Braçit për dritat e gjata të automjeteve. Pas prishjes së makinës, Gazment Braçi thirri në ndihmë të atin, i cili mbërriti në vendngjarje bashkë me biznesmenin italian. Gjatë përplasjes, Sulçe qëlloi disa herë me një armë gjahu, duke plagosur në femur Edoardo Sarchin, i cili humbi jetën nga hemorragjia e shkaktuar.
Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit, policia gjeti edhe armë të tjera pa leje. Ai rezulton person me precedentë penal dhe banon rreth 68 kilometra larg vendit të ngjarjes, pranë zonës ku kishte stanin. Ndërkohë, viktima, biznesmeni italian Edoardo Sarchi, jetonte prej më shumë se 25 vitesh në Shqipëri dhe drejtonte një firmë të prodhimit të tjegullave dhe tullave në Tiranë. Natën e ngjarjes, ai ndodhej në Salari të Tepelenës në banesën e familjes Braçi, miq të tij të afërt. -

Vrasja e biznesmenit italian, zbulohet dëshmia e autorit: Më qëlluan të parët, isha i dehur!
Mediat kanë siguruar dëshminë e autorit të vrasjes së biznesmenit Italian Edoardo Sarcchi në Salari të Tepelenës. 48-vjeçari Kamber Sulçe ka deklaruar para hetuesve se ka qenë i vetëm në automjetin e tij dhe se është konfliktuar për dritat e gjata të makinës me Gazment Braçin dhe personat që e shoqëronin.
Sipas dëshmisë së Kamber Sulçes, ata e kanë ofenduar, dhunuar dhe e kanë qëlluar të parët me armë, ndërsa ai është larguar me automjet, ka marrë armën dhe më pas është kthyer dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.
Sulçe ka pohuar se në momentin e ngjarjes ka qenë në gjendje të dehur. Një dëshmitar tjetër, që atë natë kishte konsumuar alkool bashkë me të, ka deklaruar në polici se 48-vjeçari, kur pinte, humbiste kontrollin.
Sipas burimeve policore, Kamber Sulçe njihet si person problematik në zonë, sidomos kur konsumon alkool. Megjithatë, policia ka marrë me rezerva dëshminë e tij, pasi nuk është provuar që pala tjetër e ka dhunuar apo e ka qëlluar e para me armë. Gjatë kohës që ishte shpallur në kërkim, 48-vjeçari kishte qëndruar i fshehur në stane në zonat malore.
Sipas hetimeve paraprake të policisë pak ditë pas ngjarjes, konflikti nisi pas një debati mes Kamber Sulçes dhe Gazment Braçit për dritat e gjata të automjeteve, çka konfirmohet edhe nga autori i dyshuar i vrasjes. Pas prishjes së makinës, Braçi thirri në ndihmë të atin, i cili mbërriti në vendngjarje bashkë me biznesmenin italian. Gjatë përplasjes, Sulçe qëlloi disa herë me armë gjahu, duke plagosur në femur Edoardo Sarchin, i cili humbi jetën nga hemorragjia e shkaktuar.
Italiani Edoardo Sarchi, jetonte prej më shumë se 25 vitesh në Shqipëri dhe drejtonte një firmë të prodhimit të tjegullave dhe tullave në Tiranë. Natën e ngjarjes më 27 shtator, ai ndodhej në Salari të Tepelenës, në banesën e familjes Braçi, miq të tij të afërt. -

Vrasja e biznesmenit italian, vetëdorëzohet autori i dyshuar
Kamber Sulçe, i shpallur në kërkim si autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi, në zonën e Salarisë, është vetëdorëzuar këtë të enjte në Policinë e Gjirokastrës.
Ngjarja e rëndë ndodhi javë më parë një zonë të thellë të krahinës së Labërisë, ku sipas hetimeve paraprake, konflikti ka nisur pas një debati verbal për motive të dobëta mes viktimës dhe autorit të dyshuar. Më pas, Sulçe dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit italian Sarchi dhe personave që e shoqëronin, në momentin që ndodheshin pranë automjeteve të tyre.
Si pasojë e të shtënave, biznesmeni italian humbi jetën në vend.
Menjëherë pas krimit, Policia zhvilloi kontrolle të shumta në zonën ku ndodhi ngjarja dhe përreth saj, duke sekuestruar dy armë gjahu dhe automjetet e përdorura nga viktima dhe shoqëruesit e tij.
Gjatë kërkimeve, në një stan të braktisur në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë, u gjetën automjeti dhe veshjet që autori kishte përdorur gjatë krimit. Në të njëjtin vend u gjet edhe një çantë me pajisje të dyshuara ushtarake, përfshirë dylbi termike, dylbi me infra të kuqe, mbajtëse arme dhe një elektrik dore. -

Vetëdorëzohet në Polici autori i vrasjes së biznesmenit italian në Tepelenë
Kamber Sulçe, i shpallur në kërkim si autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi në zonën e Salarisë, është vetëdorëzuar këtë të enjte në Policinë e Gjirokastrës.
Ngjarja e rëndë ndodhi javë më parë, ku sipas hetimeve paraprake, konflikti ka nisur pas një debati verbal për motive të dobëta mes viktimës dhe autorit të dyshuar.
Më pas, Sulçe dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit italian Sarchi dhe personave që e shoqëronin, në momentin që ndodheshin pranë automjeteve të tyre.
Si pasojë e të shtënave, biznesmeni italian humbi jetën në vend.
Menjëherë pas krimit, Policia zhvilloi kontrolle të shumta në zonën ku ndodhi ngjarja dhe përreth saj, duke sekuestruar dy armë gjahu dhe automjetet e përdorura nga viktima dhe shoqëruesit e tij.
Gjatë kërkimeve, në një stan të braktisur në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë, u gjetën automjeti dhe veshjet që autori kishte përdorur gjatë krimit. Në të njëjtin vend u gjet edhe një çantë me pajisje të dyshuara ushtarake, përfshirë dylbi termike, dylbi me infra të kuqe, mbajtëse arme dhe një elektrik dore. -

Brenda hotelit të kombëtares shqiptare në Leskovac, gazetari: Si një ishull i izoluar nga forcat speciale serbe
Gazetari i “Mega Sport” në A2 CNN, Altin Sulçe, raportoi nga hoteli ku ndodhet kombëtarja shqiptare në Leskovac, për ndeshjen e mbrëmjes ndaj Serbisë.
Sulçe përshkroi ambientin si një “ishull të izoluar nga forcat policore”, rreth 10 kilometra larg Nishit, ku delegacioni shqiptar po përgatitet për sfidën. Lojtarët janë shfaqur të qetë dhe të përqendruar, ndërsa atmosfera tregon seriozitetin dhe përgjegjësinë e madhe që ata ndjejnë për këtë ndeshje.
Gazetari tha se kombëtarja nuk ka hyrë fare në aeroportin e Nishit, pasi pasaportat u mblodhën dhe u dërguan direkt në hotel. E njëjta procedurë u ndoq edhe gjatë konferencës për shtyp dhe stërvitjes së ditës së djeshme.
Gjatë gjithë perimetrit të hotelit ka numër të madh policësh, ndërsa forcat speciale serbe janë vendosur për të izoluar çdo kontakt të mundshëm me delegacionin shqiptar.
Sulçe theksoi se ekipi do të nisë rreth orës 18:30 drejt stadiumit, ndërsa pritshmëritë mbeten që secili nga lojtarët të jetë në formë të mirë për këtë përballje të tensionuar, shkruan A2 CNN.
Ndeshja Serbi-Shqipëri pritet të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, duke garantuar që delegacioni shqiptar të jetë i mbrojtur dhe i izoluar nga çdo ndërhyrje e jashtme.
“Jemi në hotelin e kombëtares, 10 kilometra larg Nishit dhe gjithçka është si një ishull i izoluar nga forcat policore. Rreth orës 18:30 ekipi do të niset drejt stadiumit. Lojtarët janë shfaqur shumë të qetë këtu në hotel, por përqendrimi për këtë ndeshje është shumë i madh e sheh në sytë e tyre kur bisedon. Përgjegjësia është e madhe dhe shpresojmë që secili nga djemtë të jetë në formë të mirë. Nuk hymë fare në aeroportin e Nishit, na mblodhën pasaportat dhe na i sollën në hotel. E njëjta gjë ndodhi edhe dje gjatë konferencës për shtyp dhe stërvitjes. Gjatë gjithë perimetrit të hotelit ka vetëm policë, nuk hynë asnjeri. Tashmë kanë ardhur edhe forcat speciale serbe për të izoluar gjithçka lidhur me kontaktin e delegacionit shqiptar”, tha Sulçe. -

Leskovaci në “shtetrrethim”, Sulçe: Gazetarët u ndaluan në kufi, na ka kujtuar pandeminë (VIDEO)
Një ditë para përballjes së shumëpritur Serbi-Shqipëri, qyteti i Leskovacit ndodhet nën masa të rrepta sigurie. Gazetari i “Mega Sport” në A2 CNN, Altin Sulçe, raportoi drejtpërdrejt nga hoteli ku është akomoduar kombëtarja kuqezi, duke përshkruar një atmosferë të pazakontë.
Sipas tij, disa gazetarë shqiptarë janë ndaluar për më shumë se një orë në kufi, përfshirë edhe Alban Xhihanin dhe kolegë nga Radio Televizioni Shqiptar, përpara se të lejoheshin të hynin në territorin serb.
Ai theksoi se autoritetet serbe po ushtrojnë presion maksimal për të shmangur incidente gjatë ndeshjes. “Ka pasur disa gazetarë shqiptarë që janë ndaluar në kufij, ku kanë qëndruar gjatë, për më shumë se një orë, një nga ata ka qenë Alban Xhihani dhe kolegë të tjerë nga Radio Televizioni Shqiptar. Më kanë thënë që kanë qëndruar më shumë se 60 minuta në kufi.
Ne nuk e ndjemë këtë sepse ishim direkt me çarterin e kombëtares Organet kompetente serbe kanë presion për ta nxjerr këtë ndeshje pa incidente. Kemi dashur të lëvizim pak, por nuk na kanë lejuar. Na kanë kujtuar pak pandeminë e Covid-19. Ishim në pjesën e jashtme të hotelit dhe shikonim aty vetëm makina policie dhe njerëz civil të policisë që qëndronin përreth, të njëjtën gjë bënë edhe te stadiumi. Autokolona jonë ishte rrethuar majtas e djathtas. Është një atmosferë krejt ndryshe nga ato që kemi parë në shtete të ndryshme, kurrë nuk kemi parë një prezencë kaq të madhe policore”, tha Sulçe.
-

Opinion nga Altin Sulçe/ Trekëndëshi i Djallit i Silvinjos, jo më kot paguhet sa gjithë lagja ime…
Opinion nga Altin Sulçe
Gjeometria në futbollin modern është gjthmonë prezente, sigurisht edhe Kombëtarja jonë që punon shume për të pasur raporte të drejta në fushën e lojës. Të thuash që Kombëtarja nuk funksionon nuk e thua dot për tërë njësinë, por kur ndeshja mbaron, ti ndihesh ende i pangopur, sikur ndeshja të mos ishte zhvilluar, thuajse fare. Pra në sektorë të veçantë kemi probleme.
Këtë e konstatuam edhe një herë tjetër në fitoren e fundit përballë Letonisë. Luajmë mirë, por kur fusim në lojë trekëndëshin e fundit, topi ngatërrohet, bëhet pak përtac, i pabindur, nuk ka saktësi dhe mbi të gjitha nuk ka “tru”. Një trekëndësh që nuk funksionon, ngatërron e shkatërron një punë të tërë.
Ky është si trekëndëshi i Bermudës, i njohur edhe si Trekëndëshi i Djallit ose Trekëndëshi i mallkuar qe mbart mistere pa fund.
Edhe Trekëndëshi i Silvinjos, nuk ka gjetur karar që nga largimi i Cikalleshit, që atëherë, thjesht s’nuk, diçka kërcet. Armando Broja, në vend të gabuar, Daku jashtë, Manaj brenda, Hoxha in and out, Asani nga yjet ka zbritur në pankinë. Uzuni nuk di vendin, Bajrami nuk është winger.
Çfarë po ndodh? Silvinjo nuk është i qartë vetë dhe kjo paqartësi nuk sjell rezultat te eksperimentet. Por përse është gjithmonë kaq e vështirë? Nuk ka nevojë për shpikje, zgjidhja është aty jo shumë larg, në Anglinë që Silvinjo e njeh mirë.
Ja po e ndihmoj unë, majtas ka gati Anis Mehmeti, super në Angli. Dy të tjerët e trekëndëshit gjeji vetë se prandaj paguhesh sa gjithë lagjia ime…. /Sport Ekspres/