Tag: sukth

  • Lumi Erzen del nga shtrati në Sukth, izolohen disa fshatra (VIDEO)

    Lumi Erzen del nga shtrati në Sukth, izolohen disa fshatra (VIDEO)

    lumi erzen del nga shtrati

    DURRËS- Situatë kritike është ajo në zonën e Sukthit, pasi lumi Erzen kanë arritur në nivelin maksimal dhe ka dalë nga shtrati. Mësohet se reshjet intensive të shiut kanë rritur nivelin e lumit dhe kanë përmbytur rreth 4 hektarë tokë bujqësore dhe duke izoluar disa fshatra. Ura e Vardardhës është mbuluar nga uji, duke bllokuar qarkullimin për mbi 1000 banorë të zonës.
    Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka reaguar lidhur me situatë, teksa bën me dije se ekipet e emergjencës ndodhen në terren dhe po merren masat për të minimizuar prurjet e lumit jashtë shtratit
    “Prurjet e lumit Erzen kanë arritur kuota maksimale. Në urën lidhëse midis njësisë Sukth dhe atë të Katundit të Ri po merren masa për të minimizuar prurjet e lumit jashtë shtratit. Ekipet e emergjencave janë në terren për të monitoruar situatën dhe për t’i ardhur në ndihmë familjeve të këtyre zonave.”, shkruan Sako.

  • Zjarri përfshin qendrën shëndetësore në Sukth të Durrësit

    Zjarri përfshin qendrën shëndetësore në Sukth të Durrësit

    Një zjarr ka përfshirë qendrën shëndetësore në Sukth të Durrësit. Si pasojë është shkrumbuar gjithçka edhe pse në vendngjarje kanë shkuar mjetet zjarrfikëse.
    Qendra ka qenë e mbyllur në momentin që ka rënë zjarri, ndaj nuk ka të lënduar në njerëz, po vetëm dëme materiale.
    Dyshohet se zjarri ka rënë fillimisht në ambientin ngjitur që përdorej si kopsht fëmijësh, ndërkohë që zjarrfikësit kanë shmangur përhapjen e zjarrit që rrezikonte dhe shumë banesa në Vadardhë të Sukthit.

  • EMRAT / Zëvendësohen administratorët në 7 njësi administrative në Durrës dhe Sukth

    EMRAT / Zëvendësohen administratorët në 7 njësi administrative në Durrës dhe Sukth

    Bashkia Durrës ka njoftuar zëvendësimin e administratorëve të njësive administrative të qytetit dhe të njësisë administrative Sukth, pas dorëheqjes së paraardhësve të tyre. Bëhet fjalë për 5 administratorët të Durrësit dhe një të Sukthit.
    Administratorët e rinj janë:
    Njësia Administrative Sukth – Erjon Xhili
    Njësia Administrative Nr.1 – Pranvera Gagani
    Njësia Administrative Nr. 2 – Alketa Veseli
    Njësia Administrative Nr. 3 – Petrit Ismailati
    Njësia Administrative Nr. 4 – Frederik Musai
    Njësia Administrative Nr. 5 – Redion Tabaku
    Njësia Administrative Nr. 6 – Agustin Ndoj

  • Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit në Durrës/ Pas sherrit, qëlloi me çifte 34-vjeçarin, bie në pranga autori

    Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit në Durrës/ Pas sherrit, qëlloi me çifte 34-vjeçarin, bie në pranga autori

    Një 27-vjeçar ka rënë në pranga pasi pas një konflikti të çastit qëlloi me armë gjahu në drejtim të një personi tjetër.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, pas njoftimit të marrë për një konflikt të ndodhur në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shotgun”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. T., 27 vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës.
    Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka qëlluar me armë gjahu çifte në drejtim të shtetasit Sh. H., 34 vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës.
    Nga veprimet hetimore rezultoi se arma e gjahut, tip shotgun, ishte pa leje dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, “Prishja e rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.

    Top Channel

  • EMRI/ 27-vjeçari qëllon me armë gjahu pas një konflikti në Hamallaj, përfundon në pranga. Sekuestrohet arma

    EMRI/ 27-vjeçari qëllon me armë gjahu pas një konflikti në Hamallaj, përfundon në pranga. Sekuestrohet arma

    Është vënë në pranga një 27-vjeçar, Sebastian Toska, i cili pas një konflikti të çastit, qëlloi me armë gjahu në drejtim të një shtetasi tjetër.

    Ngjarja ndodhi në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth.

    Policia e Durrësit njofton se ka sekuestruar dhe armën e gjahut që u përdor në ngjarje.

    Njoftimi i policisë:

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, pas njoftimit të marrë për një konflikt të ndodhur në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shotgun”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. T., 27 vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës.

    Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka qëlluar me armë gjahu çifte në drejtim të shtetasit Sh. H., 34 vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës.

    Nga veprimet hetimore rezultoi se arma e gjahut, tip shotgun, ishte pa leje dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, “Prishja e rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.

  • Policia Bashkiake tregon akset që do bllokohen

    Policia Bashkiake tregon akset që do bllokohen

    Policia Bashkiake Durrës ka njoftuar të gjithë drejtuesit e automjeteve të “njësive administrative Sukth, Manëz, Ishëm, të cilët përdorin segmentin rrugor Sukth-Kullë dhe anasjelltas Kullë-Sukth në kilometrazhin 10+418 se më datë 28.08.2025 deri më 29.08.2025 nga ora 00:00 deri në 04:00, në kuadër të rikonstruksionit të linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) si dhe ndërtimit të linjës së re hekurudhore drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit (ANR), do të kryhen punime që do të ndikojnë në qarkullimin rrugor në kalimin hekurudhor Fusha Sportive, Sukth”.
    Ky kalim do të jetë totalisht i bllokuar nga të dyja anët për shkak të ndërhyrjeve në infrastrukturën hekurudhore nga punimet e kryera nga kompania.

    Shërbimet e Policisë Bashkiake do të jenë në terren për të mbikëqyrur dhe kontrolluar trafikun, teksa u bëhet thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë segment rrugor gjatë orareve të sipërpërmendura dhe të ndjekin rrugë alternative.

  • Punime në hekurudhën Durrës–Tiranë, ja cilat segmente rrugore do të bllokohen sot dhe nesër

    Punime në hekurudhën Durrës–Tiranë, ja cilat segmente rrugore do të bllokohen sot dhe nesër

    Policia Bashkiake e Durrësit informoi sot se në kalimin hekurudhor Fusha Sportive, Sukth do të jetë totalisht i bllokuar nga të dyja anët për shkak të ndërhyrjeve në infrastrukturën hekurudhore.
    Në një postim në rrjetet sociale, Policia Bashkiake Durrës njofton të gjithë drejtuesit e automjeteve të njësisë administrative Sukth, Manëz, Ishëm , të cilët përdorin segmentin rrugor Sukth- Kullë dhe anasjelltas Kullë- Sukth, në kilometrazhin 10+418 se sot dhe nesër nga ora 00:00 deri në 04:00, në kuadër të rikonstruksionit të linjës hekurudhore Durrës–Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) si dhe ndërtimit të linjës së re hekurudhore drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit (ANR), do të kryhen punime që do të ndikojnë në qarkullimin rrugor në kalimin hekurudhor Fusha Sportive, Sukth.
    Gjatë këtij orari, ky kalim do të jetë totalisht i bllokuar nga të dyja anët për shkak të ndërhyrjeve në infrastrukturën hekurudhore nga punimet e kryera nga kompania.
    Policia Bashkiake Durrës i bën apel qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë segment rrugor gjatë orareve të sipërpërmendura dhe të ndjekin rrugë alternative.
    Shërbimet e Policisë Bashkiake do të jenë në terren për të mbikëqyrur dhe kontrolluar trafikun.

  • VIDEO/ Publikohen pamjet e para të përplasjes me armë mes policisë me dy grabitësve, ja çfarë ndodhi në Sukth

    VIDEO/ Publikohen pamjet e para të përplasjes me armë mes policisë me dy grabitësve, ja çfarë ndodhi në Sukth

    Janë publikuar pamjet e para nga aksioni i përplasjeve me armë mes dy grabitësve dhe policisë në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.

    Si pasojë e përplasjes, Ardit Domi mbeti i plagosur, ndërsa Lorenc Çali pasi bëri rezistencë për disa minuta, ra në prangat e policisë.

    Në pamje duken disa efektivë policie, të cilët kanë bërë të mundur edhe arrestimin e Loranc Çalit.

    Çfarë ndodhi mes policisë dhe dy të rinjve?

    Të rinjtë mbrëmjen e 20 gushtit në sektorin Rinia kishin vjedhur një automjet dhe pas denoncimit të pronarit, patrullat ishin vënë në ndjekje të tij.

    Pa u mbushur as 24 orë nga vjedhja e makinës, në një pikë karburanti në Sukth ndodhi një grabitje me armë. Punonjësit nën kërcënimin e armës iu morën lekët e xhiros dhe grabitësit u zhdukën pa gjurmë.

    Në orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të Cifligut në Sukth policia mori telefonatë nga drejtuesi i një automjeti ‘G CLas’, i cili tha se dy persona të maskuar dhe armatosur tentuan t’i grabisnin makinën, por ai u largua me shpejtësi.

    Në këto moment, forcat e policisë pikasën automjetin e vjedhur në sektorin Rinia dhe u vunë në ndjekje të tyre dhe në ndjekje e sipër grabitësit shkëmbyen zjarr me policinë.

    Automjeti u rrethua në afërsi të Vorës, te rrethrrotullimi ku shumë pranë vendit të ngjarjes, në një lokal në zonë po zhvillohej një dasmë.

    Për më shumë se 20 minuta, edhe pse të rrethuar, refuzuan të dorëzoheshin, derisa polica ndërhyri dhe trasportoi Domin në spital ndërsa Çali u vu në pranga.

    Policia ndihmoi më pas dhe dasmorët që të largoheshin nga ambientet e restorantit pa probleme. Domi dhe Çali, nga fshati Bilalas Shijak, ishin kontigjentë të njohur për policinë kryesisht në fushën e vjedhjeve.

  • Plumba dhe panik pranë lokalit të dasmave, ja kush janë autorët që u përplasën me policinë (Video+Emrat)

    Plumba dhe panik pranë lokalit të dasmave, ja kush janë autorët që u përplasën me policinë (Video+Emrat)

    Dy grabitës me armë shkëmbyen zjarr me policinë, e cila u vu në ndjekje të tyre më orët e para të mëngjesit të para katër ditëve. Për pasojë njëri prej tyre, i identifikuar si Ardit Domi mbeti i plagosur, ndërsa Lorenc Çali pasi minutash të tërë rezistencë u arrestua nga policia.
    Sipas burimeve policore mbrëmjen e 20 gushtit në sektorin Rinia ishte vjedhur një automjet dhe pas denoncimit të pronarit, patrullat ishin vënë në ndjekje të tij.

    Pa u mbushur as 24 orë nga vjedhja e makinës, në një pikë karburanti në Sukth ndodhi një grabitje me arme. Punonjësit nën kërcënimin e armës iu morën lekët e xhiros dhe grabitësit u zhdukën pa gjurmë.

    Në orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të Cifligut në Sukth policia mori telefonatë nga drejtuesi i një automjeti G CLas, I cili tha se dy persona të maskuar dhe armatosur tentuan t’i grabisnin makinën, por ai u largua me shpejtësi.

    Në këto moment, forcat e policisë pikasën automjetin e vjedhur në sektorin Rinia dhe u vunë në ndjekje të tyre dhe në ndjekje e sipër grabitësit shkëmbyen zjarr me policinë.
    Automjeti u rrethua në afërsi të Vorës, te rrethrrotullimi ku shumë pranë vendit të ngjarjes, në një lokal në zonë po zhvillohej një dasmë.
    Për më shumë se 20 minuta, edhe pse të rrethuar, refuzuan të dorëzoheshin, derisa polica ndërhyri dhe trasportoi Domin në spital ndërsa Çali u vu në pranga.
    Policia ndihmoi më pas dhe dasmorët që të largoheshin nga ambientet e restorantit pa probleme. Domi dhe Çali, nga fshati Bilalas Shijak, ishin kontigjentë të njohur për policinë kryesisht në fushën e vjedhjeve.
    Njoftimi i Policisë
    Vodhën një automjet dhe e përdorën për të kryer vjedhje me dhunë në një karburant në Sukth, por u identifikuan nga Policia.Gjatë ndjekjes, dy autorët hapën zjarr ndaj shërbimeve të Policisë dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, njëri prej tyre mbeti i plagosur.
    Autori tjetër, pas rezistencës me armë ndaj shërbimeve të Policisë, u neutralizua dhe u vu në pranga.
    Shërbimet e Policisë sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe dy krehra fishekësh.
    Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në autostradën Durrës-Tiranë, te “Çifligu” në Sukth, shërbimet e Policisë konstatuan automjetin e vjedhur më datë 20.08.2025, në orën 20:30, në Sektor Rinia, Durrës, me të cilin, më datë 21.08.2025, rreth orës 03:40, sipas njoftimit të një shtetasi të punësuar në një karburant në Sukth, ishte grabitur me dhunë shuma e lekëve të xhiros.
    Shërbimet e Policisë së Durrësit u vunë në ndjekje të automjetit, i cili po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Tiranës, dhe u njoftua edhe DVP Tiranë për ndihmë.
    Si pasojë e shpejtësisë së madhe, pa shkuar në Vorë, tek rrethrrotullimi i mbikalimit në rrugën dytësore që shkon për Shijak, automjeti doli nga rruga dhe, gjatë kësaj kohe, nga brenda tij u hap zjarr ndaj punonjësve të Policisë, të cilët, të gjendur përballë kësaj situate, u përgjigjën me zjarr, në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Si pasojë, u plagos njëri nga autorët, shtetasi Ardit Domi, 28 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
    Personi tjetër, shtetasi Lorenc Çali, 27 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, pasi bëri rezistencë me armë ndaj punonjësve të Policisë, duke rrezikuar jetën e tyre, u neutralizua dhe u kap nga shërbimet e Policisë Durrës.
    Gjatë veprimeve të Policisë së Durrësit, kanë ardhur në mbështetje edhe forcat e Policisë së DVP Tiranë.
    Në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri automatik me 2 krehra, e përdorur nga dy personat e sipërpërmendur.
    Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna nga Sektori për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Durrës, për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur.
     
  • Dështon grabitja në Sukth/ Ndjekje me makina dhe shkëmbim zjarri me policinë, plagoset njëri prej autorëve (DETAJET)

    Dështon grabitja në Sukth/ Ndjekje me makina dhe shkëmbim zjarri me policinë, plagoset njëri prej autorëve (DETAJET)

    DURRËS- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës-Tranë, ku dy persona që vodhën një automjet dhe e përdorën për vjedhje me dhunë, janë përplasur edhe me policinë. Blutë bëjnë me dije se Ardit Domi, 28 vjeç, banues në Bilalas të Shijakut, dhe Lorenc Çali, 27 vjeç, banues në Bilalas, hapën zjarr ndaj uniformave blu gjatë tentativës për t’u larguar. Policia është përgjigjur me zjarr, teksa si pasojë ka mbetur i plagosur 28-vjeçari, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, 27-vjeçari pasi bëri rezistencë ndaj efektivëve të Policisë, u neutralizua dhe u vu në pranga. 
    Njoftimi: 
    Durrës/ Vodhën një automjet dhe e përdorën për të kryer vjedhje me dhunë në një karburant në Sukth, por u identifikuan nga Policia.
    Gjatë ndjekjes, dy autorët hapën zjarr ndaj shërbimeve të Policisë dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, njëri prej tyre mbeti i plagosur.
    Autori tjetër, pas rezistencës me armë ndaj shërbimeve të Policisë, u neutralizua dhe u vu në pranga.
    Shërbimet e Policisë sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe dy krehra fishekësh.
    Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në autostradën Durrës-Tiranë, te “Çifligu” në Sukth, shërbimet e Policisë konstatuan automjetin e vjedhur më datë 20.08.2025, në orën 20:30, në Sektor Rinia, Durrës, me të cilin, më datë 21.08.2025, rreth orës 03:40, sipas njoftimit të një shtetasi të punësuar në një karburant në Sukth, ishte grabitur me dhunë shuma e lekëve të xhiros.
    Shërbimet e Policisë së Durrësit u vunë në ndjekje të automjetit, i cili po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Tiranës, dhe u njoftua edhe DVP Tiranë për ndihmë.
    Si pasojë e shpejtësisë së madhe, pa shkuar në Vorë, tek rrethrrotullimi i mbikalimit në rrugën dytësore që shkon për Shijak, automjeti doli nga rruga dhe, gjatë kësaj kohe, nga brenda tij u hap zjarr ndaj punonjësve të Policisë, të cilët, të gjendur përballë kësaj situate, u përgjigjën me zjarr, në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Si pasojë, u plagos njëri nga autorët, shtetasi A. D., 28 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
    Personi tjetër, shtetasi L. Ç., 27 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, pasi bëri rezistencë me armë ndaj punonjësve të Policisë, duke rrezikuar jetën e tyre, u neutralizua dhe u kap nga shërbimet e Policisë Durrës.