Xhanluixhi Donaruma nuk do të jetë më pjesë e PSG-së. Vendimi për largimin e tij është marrë nga Luis Enrikja. Pavarësisht faktit se italiani ishte vendimtar në suksesin e PSG-së me pritjet e tij dhe se është favoriti për t’u shpallur portieri më i mirë i vitit, vetë trajneri spanjoll ka deklaruar se po kërkon një tjetër lloj portieri në skuadër.
“Donaruma është jashtë ekipit, pasi ky është vendimi im. Jam 100% përgjegjës. Dua një tjetër lloj portieri dhe e kam marrë këtë vendim. Xhixhio është një nga portierët më të mirë në botë”, ka deklaruar Luis Enrike./Sport Ekspres/
Tag: suksesin
-

Ishte vendimtar në suksesin e PSG-së, Luis Enrike largon Donarumën: Dua një tjetër lloj portieri, do të jetë jashtë ekipit
-

Berisha: Intelektualë dhe analistë kriminelë po servirin suksesin e kartelit si suksesin e zgjedhjeve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, ka akuzuar intelektualë dhe analistë publikë si bashkëpunëtorë të krimit zgjedhor dhe propagandistë të sukseseve të rreme të qeverisë.
Berisha deklaroi se figura të njohura publike po përpiqen t’u servirin qytetarëve “suksesin e kartelit” si sukses elektoral, ndërsa shteti, sipas tij, ka qenë bashkëpunëtor i drejtpërdrejtë në këtë farsë.
Ai kërkoi nga qytetarët reflektim dhe reagim ndaj asaj që e cilësoi si një manipulim të hapur dhe të rrezikshëm të opinionit publik.Unë mund t’u rreshtoj ju një seri të tjerësh.Çfarë janë këta që duan të legjitimojnë krimin në zgjedhje?Çdo kriminel duhet të ketë një avokat në përputhje me ligjin, po këta, avoketër në studio televizive të farsës më të shëmtuar, çfarë emri mund t’i quaj?Ua lë qytetarëve t’ua vënë emrin këtyre.Në këtë farsë të kartelit, dora e shtetit është po kaq e zezë sa dora e kartelit.Sepse Irena me 5 mbiemra, e cila duhej të kishte ikur me kohë atje ku e ka vendin, KLGJ me ligj për 20 ditë duhej të jepte verdiktin, po ajo mban 42 ditë për të marrë vendimin për Elvis Doçin.E morët vesh besoj, që të gjithë krerët e kartelit Troplini janë të lirë, në arrati gjoja, por janë të gjithë në Durrës në shtëpitë e tyre.Pra, a nuk është ky qëndrim, ftoj qytetarët t’i shtrojnë pyetjen vetes: a nuk është ky qëndrim një akt i shëmtuar me të cilin skllevër të krimit, intelektualë kriminelë, analistë kriminelë, të quajtur analistë, por që nuk kanë asgjë të përbashkët me gazetarinë dhe analizën, kërkojnë t’u servirin qytetarëve, suksesin e kartelit si suksesin e zgjedhjeve.A përbën ky një krim të shëmtuar propagandistik?Pra, është koha të ndalemi.Çdo qytetar shqiptar të analizojë propagandën e këtyre ditëve se si njëlloj si në diktaturë, intelektualët kriminelë që mbronin diktaturën dhe krimet e saj, sot prapë, këta janë pseudo-intelektuale, këta nuk kanë asgjë të përbashkët me intelektualin e vërtetë, shërbëtorin publik.Kërkojnë t’u servirin si sukses qeveritar elektoral kartelet e drogës dhe brutalitetin e tyre në zgjedhje.Pra, duhet të bëjmë dallimin të dashur qytetarë, midis avokatit ligjor dhe këtyre skllevërve të krimit që përpiqen të mashtrojnë, që përdorin valët e radiove dhe ekranet televizive për të mashtruar qytetarët.Për të përligjur një monstruozitet evident. Nuk është i fshehur.Ju jeni dëshmitarë, sa herë unë denoncova Sara Milen dhe Suel Çelën.A nuk e denoncova gjatë fushatës disa herë Klodian Danin, ushtar i Suel Çelës, që thërriste në Përrenjas qytetarët të votonin për Sara Milen.Sa herë kam denoncuar takimet e fshehta te Kodra e Kuajve të Ergys Agasit me Suel Çelën dhe më pas me Vangjush Dakon dhe me Edi Ramën.A mundet të kapërdihet?A mundet të mbrohet një krim i tillë i shëmtuar elektoral?
-

Djokovic triumfon në Gjenevë dhe korr suksesin nr.100 në karrierën e tij
25 Maj 2025
9:20
Telesport
Tenisti serb Novak Djokovic triumfoi në turneun ATP 250 të Gjenevës, duke korrur suksesin nr.100 në karrierën e tij. Ai e realizoi këtë në një turne të vogël dhe përgatitur në prag të Roland Garros.
Në finale, ai mundi me shumë vështirësi 2-1 (5-7, 7-6, 7-6) tenistin polak Hubert Hurkacz, në një ndeshje që zgjati gati 3 orë. Por për serbin kishte rëndësi fitorja, duke qenë tenisti i tretë në botë që arrin të fitojë 100 turne (Jimmy Connors 109 e Roger Federer 103).
Në karrierën e pasur të Djokovic janë fituar 24 grand slam, 40 turne Masters, 15 turne ATP 500, 13 turne ATP 250, 7 ATP Finales dhe Lojërat Olimpike të Parisit vitin e kaluar.
“Ky është një moment i bukur për mua. Falënderoj stafin tim që më ka qëndruar pranë e më ka mbështetur. Vetëm ju e dini se sa e vështirë ka qenë”, tha Novak Djokovic. -

Xhepat plot! Këtë javë 3 shenja Horoskopi presin sukses financiar
Disa shenja të zodiakut tërheqin energji pozitive financiare nga 19 deri në 25 maj, për sa kohë që nuk kanë frikë nga rreziku dhe ndryshimi. Është koha që ata të reflektojnë mbi atë që duhet të bëjnë për të pasur sukses dhe të mos hezitojnë në angazhimet e kërkuara për ëndrrat e tyre. Nëse guxojnë të dalin nga zona e tyre e rehatisë, do të arrijnë suksesin financiar që dëshirojnë.
DemiSezoni i Binjakëve fillon të martën, më 20 maj, duke sjellë mundësi të reja financiare në jetën e Demit. Nuk do të mungojnë propozimet e reja, por është e preferueshme të investohet në zgjidhje afatgjata sesa në entuziazëm të çastit, me qëllim rritjen e të ardhurave të përgjithshme.
BricjapiNëse Bricjapët heqin dorë nga mendimet e tepërta dhe marrin rreziqe, financat e tyre do të përmirësohen. Hëna në tremujorin e fundit në Ujor përfaqëson një mundësi për të mos lejuar që pasiguria dhe frika të dominojnë jetën e tyre. Ata tashmë janë të suksesshëm, por mendimi i tepërt dhe dashuria për sigurinë i pengojnë. Nëse duan të kenë sukses, duhet të përqendrohen te vlerat e tyre, në mënyrë që të çlirohen nga ankthet dhe frikërat.PeshqitSaturni do të kalojë nëpër Dash të shtunën, më 24 maj, duke e vendosur theksin në shtëpinë e vetëvlerësimit, financave dhe guximit. Kjo fushë e jetës së Peshqve përfaqëson gjithashtu talentet e tyre, kështu që është një kohë e mirë për të reflektuar mbi dhuratat e tyre dhe si t’i shfrytëzojnë ato. Çelësi i kësaj periudhe është guximi. Ata mund të kenë nevojë të marrin rreziqe për të mësuar se çfarë duhet për t’u ndjerë të sigurt. Kjo fazë do t’i ndihmojë ata të stabilizojnë financat e tyre dhe të konsolidojnë suksesin e tyre.
-

Këto shenja Horoskopi e kanë suksesin të shkruar në yje
Disa individë duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërsa të tjerë duhet të punojnë më shumë për të arritur atje ku duan. Sipas astrologjisë, disa shenja kanë një lidhje të veçantë me mundësitë, falë planetëve që i sundojnë dhe tipareve të tyre të veçanta. Ja cilat janë 5 shenjat që duket se e kanë suksesin të shkruar në yje:
DashiDëshirues për të rrezikuar dhe për të arritur qëllimet, Dashi është gjithmonë i gatshëm të veprojë. Sunduar nga Marsi, planeti i veprimit dhe energjisë, ata nuk friksohen nga sfidat dhe janë të gatshëm të kapin mundësitë që të tjerët i shmangin. Kjo vendosmëri dhe guxim i ndihmon ata të shohin mundësi që mund të shpërblehen me sukses.
LuaniLuani është një lider i lindur, i ndihmuar nga Dielli që e mbështet me karizëm dhe vetëbesim. Ai ka aftësinë për të shkëlqyer në çdo fushë dhe të tërheqë mundësitë më të mira, qoftë në karrierë, biznes, apo jetën personale. Succesin për të nuk është një rastësi, por një pasojë e natyrës së tij.ShigjetariNjë tjetër shenjë me fat është Shigjetari, i cili është gjithmonë në kërkim të mundësive të reja. Sunduar nga Jupiteri, ky shenjë është një aventurier i lindur dhe gjithmonë në kërkim të mundësive të reja, me një pasion të fortë për eksplorimin dhe përvojat e reja. Guximi për të ndjekur instinktet shpesh i shpërblehet me sukses të papritur.
PeshqitPeshqit janë një ndër shenjat më intuitive dhe duket se kanë një lidhje të fshehtë me universin. Ata shpesh përballen me mundësi që duken si “rastësi”, por janë rezultat i ndjeshmërisë dhe intuitës së tyre të fortë. Kur ndiejnë se diçka nuk po shkon, ata e ndryshojnë rrjedhën dhe shmangin dështimin.
DemiDemi është i njohur për punën e palodhur dhe durimin. Ai nuk është nga ata që kërkojnë suksesin e menjëhershëm, por falë këmbënguljes dhe përkushtimit, gjithmonë arrin të ndjekë rrugën e duhur në kohën e duhur. Sunduar nga Afërdita, Demi ka një aftësi natyrale për të ndërtuar një jetë të begatë dhe për të krijuar mundësi edhe kur ato nuk vijnë vetë.
Këto janë shenjat që duket se kanë suksesin të shkruar në yje, duke shfrytëzuar natyrën dhe karakteristikat e tyre të veçanta për të arritur majat. -

LaCivita takim me të rinjtë e PD: Berisha siguron të gjeni suksesin këtu
Kryestrategu amerikan i fushatës së PD-së, Chris LaCivita mori pjesë në një bashkëbisedim me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së. LaCivita theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në politikë, duke e konsideruar këtë si thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë.
“Politikat e 12 viteve të fundit e kanë bërë shumë të vështirë për votuesit e rinj”,-u shpreh LaCivita, duke shtuar se “shumë prej politikave që doktor Berisha sjell, do të sigurojnë qëndrimin tuaj në vend dhe suksesin tuaj këtu”.Ai nënvizoi rëndësinë e përdorimit të mediave të reja për komunikimin e mesazhit politik. ”Ju keni aftësinë dhe mundësinë të ndryshoni të ardhmen e vendit tuaj, por nuk do ta bëni dot nëse nuk shfaqeni aty. Bota kontrollohet nga ata që paraqiten dhe bëjnë zërin e tyre të dëgjohet”.