Tag: suksese

  • ‘Zgjedhjet e 9 nëntorit’/ Haçkaj mbështet Binajn: I uroj suksese mikut tim në garën për Bashkinë e Tiranës

    ‘Zgjedhjet e 9 nëntorit’/ Haçkaj mbështet Binajn: I uroj suksese mikut tim në garën për Bashkinë e Tiranës

    Florian Haçkaj, bashkë-president i organizatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas procesit të nominimit për kandidatin e opozitës në Bashkinë e Tiranës.

    Ai ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen dhe besimin e qytetarëve që e kanë propozuar si kandidat të mundshëm, duke theksuar se ky besim përbën “pasurinë më të madhe në jetëshkrimin e një njeriu që lufton për vlerat”.

    Në postimin e tij, ai u ndal edhe tek vendimi për të përfaqësuar opozitën me kandidaturën e aktorit Florjan Binaj, të cilin e cilësoi “mik dhe bashkëluftëtar në betejën për votën e diasporës”, duke i uruar suksese dhe mbështetje të plotë në garën për Tiranën.

    Haçkaj shtoi se angazhimi i tij për qytetin dhe për Shqipërinë nuk lidhet me funksione apo pozicione, por me bindjen se çdo qytetar ka detyrimin të kontribuojë për të mirën e përbashkët, duke apeluar për më shumë bashkëpunim, përfshirje dhe dialog përtej ndasive politike.

    Postimi i plotë:

    Falenderoj me mirënjohje të gjithë ata që më propozuan, si dhe qytetarët që shprehën besimin dhe gatishmërinë për të më mbështetur si kandidat për Bashkinë e Tiranës.
    Ky besim është pasuria më e madhe në jetëshkrimin e një njeriu që lufton për vlerat dhe synon të çmohet vetëm përmes mbrojtjes së tyre.
    Procesi i nominimit të kandidaturave jopolitike, pavarësisht profileve të nderuara, ka treguar mungesë të një debati të hapur dhe gjithëpërfshirës, jo vetëm brenda forcave opozitare, por në kulturën politike në tërësi. Një proces i hapur, me konsultim të gjerë dhe dialog mbi idetë e vizionin për qytetin, do të kishte qenë një hap i domosdoshëm për të ndërtuar besim dhe për të forcuar alternativën qytetare.
    Mbështetja e gjerë që kandidaturat jo-partiake të propozuara morën në publik tregon qartë nevojën për hapje më të madhe të partive ndaj qytetarëve.
    Vendimi për të përfaqësuar opozitën me kandidaturën e Florjan Binaj, mik i imi, mbështetës i kahershëm i Diaspora për Shqipërinë e Lirë në betejën për votën e diasporës, por edhe një zë i palodhur qytetar në shumë beteja publike, është marrë tashmë e unë i uroj suksese adashit në këtë garë sfiduese për Tiranën, duke i shprehur mbështetjen time të plotë.
    Angazhimi im për Tiranën dhe për Shqipërinë nuk lidhet me funksione apo pozicione, por me bindjen se secili prej nesh ka detyrimin të kontribuojë për të mirën e përbashkët.
    Shqipëria sot ka nevojë për më shumë përfshirje, bashkëpunim dhe dialog të vërtetë, përtej ndasive politike e militantizmit, në shërbim të qytetarëve.

  • ‘Besimi i qytetarëve është pasuria më e madhe’/ Haçkaj mbështet Binajn: I uroj suksese mikut tim në garën për Bashkinë e Tiranës

    ‘Besimi i qytetarëve është pasuria më e madhe’/ Haçkaj mbështet Binajn: I uroj suksese mikut tim në garën për Bashkinë e Tiranës

    Florian Haçkaj, bashkë-president i organizatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas procesit të nominimit për kandidatin e opozitës në Bashkinë e Tiranës.

    Ai ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen dhe besimin e qytetarëve që e kanë propozuar si kandidat të mundshëm, duke theksuar se ky besim përbën “pasurinë më të madhe në jetëshkrimin e një njeriu që lufton për vlerat”.

    Në postimin e tij, ai u ndal edhe tek vendimi për të përfaqësuar opozitën me kandidaturën e aktorit Florjan Binaj, të cilin e cilësoi “mik dhe bashkëluftëtar në betejën për votën e diasporës”, duke i uruar suksese dhe mbështetje të plotë në garën për Tiranën.

    Haçkaj shtoi se angazhimi i tij për qytetin dhe për Shqipërinë nuk lidhet me funksione apo pozicione, por me bindjen se çdo qytetar ka detyrimin të kontribuojë për të mirën e përbashkët, duke apeluar për më shumë bashkëpunim, përfshirje dhe dialog përtej ndasive politike.

    Postimi i plotë:

    Falenderoj me mirënjohje të gjithë ata që më propozuan, si dhe qytetarët që shprehën besimin dhe gatishmërinë për të më mbështetur si kandidat për Bashkinë e Tiranës.
    Ky besim është pasuria më e madhe në jetëshkrimin e një njeriu që lufton për vlerat dhe synon të çmohet vetëm përmes mbrojtjes së tyre.
    Procesi i nominimit të kandidaturave jopolitike, pavarësisht profileve të nderuara, ka treguar mungesë të një debati të hapur dhe gjithëpërfshirës, jo vetëm brenda forcave opozitare, por në kulturën politike në tërësi. Një proces i hapur, me konsultim të gjerë dhe dialog mbi idetë e vizionin për qytetin, do të kishte qenë një hap i domosdoshëm për të ndërtuar besim dhe për të forcuar alternativën qytetare.
    Mbështetja e gjerë që kandidaturat jo-partiake të propozuara morën në publik tregon qartë nevojën për hapje më të madhe të partive ndaj qytetarëve.
    Vendimi për të përfaqësuar opozitën me kandidaturën e Florjan Binaj, mik i imi, mbështetës i kahershëm i Diaspora për Shqipërinë e Lirë në betejën për votën e diasporës, por edhe një zë i palodhur qytetar në shumë beteja publike, është marrë tashmë e unë i uroj suksese adashit në këtë garë sfiduese për Tiranën, duke i shprehur mbështetjen time të plotë.
    Angazhimi im për Tiranën dhe për Shqipërinë nuk lidhet me funksione apo pozicione, por me bindjen se secili prej nesh ka detyrimin të kontribuojë për të mirën e përbashkët.
    Shqipëria sot ka nevojë për më shumë përfshirje, bashkëpunim dhe dialog të vërtetë, përtej ndasive politike e militantizmit, në shërbim të qytetarëve.

  • Zelensky mesazh urimi për Ramën: Suksese në ambicien për integrimin evropian të Shqipërisë

    Zelensky mesazh urimi për Ramën: Suksese në ambicien për integrimin evropian të Shqipërisë

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar kryeministrin Edi Rama përmes një mesazhi në rrjetin “X” për mandatin e katërt qeverisës.

    “Urime Edi Rama për rizgjedhjen si Kryeministër i Shqipërisë. Mezi pres të vazhdojmë dialogun tonë të shkëlqyer dhe të punojmë së bashku për të arritur paqe dhe siguri të qëndrueshme për gjithë Evropën,” shkruan Zelensky.
    presidenti ukrainas i uron Ramës “suksese për realizimin e planeve ambicioze për Shqipërinë dhe rrugën e saj të integrimit në BE”.
     

    Congratulations to @ediramaal on his reappointment as Prime Minister of Albania. I look forward to continuing our great dialogue and working together to achieve lasting peace and security for all of Europe. I wish Prime Minister Rama every success in carrying out his ambitious…
    — Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) September 18, 2025

    Top Channel

  • Nisja e vitit të ri shkollor, Rama: Suksese nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave!

    Nisja e vitit të ri shkollor, Rama: Suksese nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave!

    Kryeministri Edi Rama ka uruar sot 345 mijë nxënës që ulen në bankat e shkollave për vitin e ri shkollor 2025-2026.
    Në një postim në rrjetet sociale, Rama i ka kushtuar një urim të veçantë edhe 26,500 nxënësve të klasave të para, të cilët nisin sot rrugëtimin e tyre të parë në arsim.Lexo edhe :Related Posts
    “Mirëmëngjes dhe duke ju uruar suksese 345 mijë nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave, dhe ata 26,500 nxënës të klasave të para, që nisin sot rrugën e bukur të dijes, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

    /vizionplus.tv

  • Nisja e vitit të ri shkollor, Rama: Suksese nxënësve

    Nisja e vitit të ri shkollor, Rama: Suksese nxënësve

    Të hënën e 8 shtatorit, nis viti i ri shkollor në vendin.
    Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, u ka uruar suksese nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave.
    365 mijë nxënës nisin këtë të hënë mësimin, nga ku 26,500 prej tyre janë nxënës të klasave të para.
    “Mirëmëngjes dhe duke ju uruar suksese 345 mijë nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave, dhe ata 26,500 nxënës të klasave të para, që nisin sot rrugën e bukur të dijes, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

  • Rama uron nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor: Suksese në rrugën e dijes!

    Rama uron nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor: Suksese në rrugën e dijes!

    Sot është një ditë e veçantë për arsimin në Shqipëri, pasi 345 mijë nxënës janë rikthyer në bankat e shkollës për të nisur vitin e ri shkollor, mes të cilëve 26 mijë e 500 fëmijë kanë përjetuar për herë të parë emocionin e klasës së parë.
    Me këtë rast, kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh urimi për të gjithë nxënësit shqiptarë, duke e nisur mëngjesin me fjalë motivuese për rrugëtimin arsimor që sapo ka nisur.
    “MIRËMËNGJES  dhe duke ju uruar suksese 345 mijë nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave, dhe ata 26,500 nxënës të klasave të para, që nisin sot rrugën e bukur të dijes, ju uroj një javë të mbarë.”, shkruan Rama.
    Viti i ri shkollor nis sot në të gjithë vendin pas pushimeve verore, me emocione, përgatitje dhe një sërë masash të marra për të garantuar zhvillimin e qetë të procesit mësimor.
    Siguria e nxënësve, sidomos në ditët e para të shkollës, është vendosur në qendër të vëmendjes, me Policinë e Shtetit që ka përgatitur një plan të detajuar për të siguruar rendin dhe mbarëvajtjen në të gjitha institucionet arsimore publike dhe private në vend.

  • Nisja e aventurës në Europë për skuadrat shqiptare, Duka: Suksese, pres përfaqësim dinjitoz

    Nisja e aventurës në Europë për skuadrat shqiptare, Duka: Suksese, pres përfaqësim dinjitoz

    Ekipet shqiptare po i japin dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjet e Europës.Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i ka uruar suksese në arenën europiane ekipeve si Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Dinamo.
    Në një postim në rrjetet sociale, kreu i FSHF, inkurajoi të gjitha skuadrat që të bëjnë maksimumin për të shkuar sa më larg në këtë rrugëtim.

    “Dua t’u uroj suksese klubeve tona në kupat e Europës! Egnatias, që nis e para rrugëtimin në kualifikueset e Champions League, e për të vijuar me Partizanin dhe Vllazninë në turin e parë të Conference League, si dhe Dinamo City që do e nisë nga turi i dytë rrugëtimin e saj europian.
    Është shumë e rëndësishme për të gjitha klubet, por edhe për futbollin shqiptar, një përfaqësim dinjitoz në Kupat e Europës, qoftë për financat, qoftë për të treguar nivelin e kampionatit.
    Ndaj i inkurajoj të gjitha klubet të bëjnë maksimumin e tyre për të kaluar sa më shumë ture e pse jo për t’u përfaqësuar sërish në fazën e grupeve të kompeticioneve europiane”, shkruan Duka.
     

  • ‘I uroj suksese ushtarëve tanë’, Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën me Ukrainën

    ‘I uroj suksese ushtarëve tanë’, Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën me Ukrainën

    Vladimir Putin shprehu besimin e tij se Rusia do të dalë fitimtare nga lufta që i shpalli në shkurt të vitit 2022 Ukrainës, duke folur nëpërmjet një lidhjeje video me gruan e një ushtari rus që lufton në front.

    “Do të doja t’ju kërkoja t’i përcillni urimet e mia më të mira burrit tuaj dhe shokëve të tij. Ne të gjithë u urojmë atyre suksese dhe fitore, dhe jam i sigurt se kjo do të ndodhë”, tha presidenti rus gjatë një eventi për qendrat rinore në Rusi.
    Ndërkohë, dy persona u vranë dhe të paktën 14 u plagosën kur një dron rus u rrëzua në një ndërtesë të lartë apartamentesh në Odessa të Ukrainës, në Detin e Zi, thanë sot autoritetet.
    Sipas guvernatorit rajonal Oleh Kiper, tre fëmijë ishin midis të plagosurve në sulmin e natës, me njërin prej tyre në gjendje kritike për jetën.
    Rusia ka rritur sulmet me dronë dhe raketa në qytetet ukrainase në javët e fundit, ndërsa përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës kanë dështuar.

    Top Channel

  • Maturantët testohen në provimin e matematikës, Manastirliu: Suksese! Jepni më të mirën

    Maturantët testohen në provimin e matematikës, Manastirliu: Suksese! Jepni më të mirën

    Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka uruar sot maturantët që i nënshtrohen provimit të Matematikës, pjesë e Maturës Shtetërore 2025.
    Në një postim në Facebook, Manastirliu shkruan:“SUKSESE të gjithë maturantëve që nisin pas pak provimin e Matematikës të Maturës Shtetërore. Jepni më të mirën tuaj!”

    Provimi nis në orën 10:00 dhe është i treti në radhë, pas atyre të Gjuhës Shqipe dhe Gjuhës së Huaj.

  • Etrit Berisha uron me plis në kokë: Suksese djema, dalshit faqebardhë

    Etrit Berisha uron me plis në kokë: Suksese djema, dalshit faqebardhë

    Etrit Berisha, portieri legjendar i ekipit kuqezi, nuk u grumbullua nga Silvinjo për ndeshjet e Kombëtares kundër Serbisë dhe Letonisë. Gardiani kuqezi nuk ka harruar të motivojë shokët e tij në prag të kësaj ndeshje shumë të rëndësishme. Përmes një postimi në “InstaStory” ai ka postuar një foto të vetën teksa është me plis në kokë dhe shkruan: “Suksese djema, dalshit faqebardhë”. Sfida kundër Serbisë luhet sot në orën 20:45 ndërsa ajo kundër Letonisë më datë 10 qershor.