Qeveria suedeze bëri sot me dije, në një njoftim për shtyp të përkthyer në rusisht, se ka kryer ushtrime simulimi lufte, me pjesëmarrjen e Mbretit të Suedisë, Princeshës së Kurorës, forcave të armatosura dhe anëtarëve të parlamentit.
Për shtetin skandinav kjo është hera e parë që nga vitet 1990 që janë organizuar ushtrime ushtarake të kësaj shkalle me të gjitha këto organe, siç vuri në dukje qeveria.
“Këto ushtrime u kryen me iniciativën e qeverisë. Është e rëndësishme të kryhen ushtrime të përbashkëta, veçanërisht duke pasur parasysh situatën aktuale të sigurisë. Hap pas hapi dhe ushtrim pas ushtrimi, ne po forcojmë mbrojtjen dhe qëndrueshmërinë e përgjithshme të Suedisë”, tha kryeministri Ulf Kristersson.
Stërvitjet, të cilat u bazuan në një skenar që parashikonte shpalljen e luftës ose kërcënimin e luftës, kishin për qëllim “të diskutonin masat që do të merren për të ruajtur sigurinë e Suedisë” në një situatë të ngjashme në kushtet reale.
“Këto ushtrime kanë të bëjnë me trajtimin e incidenteve dhe situatave, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, që mund të ngrenë sfida ose tensione për Suedinë, për qytetarët suedezë ose për interesat suedeze”, sipas njoftimit për shtyp.
Ky paragraf u pasua nga një përkthim rusisht i deklaratës në kushtet kur vetë Rusia është kërcënimi kryesor për Suedinë, sipas agjencive të inteligjencës dhe mbrojtjes së vendit.
Stokholmi ka përshpejtuar shpenzimet e tij ushtarake që nga pushtimi i Ukrainës dhe pas anëtarësimit në NATO në vitin 2024. Ai planifikon të shpenzojë 300 miliardë korona (27 miliardë euro) gjatë 10 viteve.
Tag: suedisë
-

Skenarë lufte në Suedi, ushtrimet ushtarake ndiqen edhe nga Mbreti
-

Pikasja e dronëve në qiell, pezullohen fluturimet në aeroportin e dytë më të madh të Suedisë
Në aeroportin Gothenburg-Landvetter, në perëndim të Suedisë, u ndërprenë fluturimet më 6 nëntor, pasi në aeroport u panë drone fluturues, thanë autoritetet.
Dronët kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha të trafikut ajror nëpër Evropë gjatë muajve të fundit, duke detyruar mbyllje të përkohshme të aeroporteve në disa vende. Disa zyrtarë kanë fajësuar luftën hibride nga Rusia për këto incidente, por Moska ka mohuar se ka gisht në to.
“Në Aeroportin Landvetter është vërejtur një dron ose disa dronë”, tha një zëdhënës i agjencisë së aviacionit civil, LFV.
Një zëdhënës i policisë suedeze tha se policia mori informacione mbi detektime të dyshuara të dronëve nga disa persona në orën 16:41 dhe shkoi në vendngjarje për të mbledhur informacione, me qëllim që të konfirmojë këto pretendime.
“Ne kemi nisur një hetim për sabotim të dyshuar të aviacionit”, tha zëdhënësi i policisë.
Ky aeroport është i dyti më i madh në Suedi, pas Arlandas në Stokholm, sipas operatorit të aeroportit Swedavia.
“Hapësira ajrore mbi aeroportin Landvetter është aktualisht e mbyllur për shkak të indikacioneve për një dron të dyshuar”, tha drejtoresha e operacioneve në Swedavia, Susanne Norman.
“Hapësira ajrore do të mbetet e mbyllur derisa policia të përfundojë hetimet”, shtoi ajo.
Të martën, detektimet e dronëve detyruan autoritetet në Belgjikë të mbyllnin aeroporte dhe një bazë ushtarake, teksa ministri i Mbrojtjes i shtetit e quajti një sulm të koordinuar.Top Channel
-

Fitoret e shqiptarëve i shkarkojnë trajnerët në seri, pas Stojkoviçit ikën edhe Tomason i Suedisë
Adriatik BALLA
Fitoret e fundit të shqiptarëve në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndikuan në një gjendje shpirtërore e morale të rënduar të humbësve e për pasojë dorëheqje të parevokueshme të stafeve teknike të këtyre skuadrave. Fillimisht trajneri i Serbisë Dragan Stojkoviç, që dha dorëheqjen pas disfatës 1-0 nga Shqipëria në Leskovac, e dje erdhi dhe dorëheqja e Tomasonit, trajnerit të Suedisë, që pësoi disfatë 1-0 nga Kosova.
Dorëheqja e Tomason
Xhon Dahl Tomason, është shkarkuar nga posti i selektorit të Përfaqësueses së Suedisë. Vendimi i Federatës së Futbollit të Suedisë, është marrë të martën pas disfatës së dytë të Suedisë nga Kosova. Suedia kishte humbur në Prishtinë më 8 shtator, kurse të hënën mbrëma në Goteborg humbi 1:0 me gol të Fisnik Asllanit. në njoftimin e Federatës së Futbollit të Suedisë shkruan se vendimi është bazuar në mungesën e rezultateve në kualifikimet e Kupës së Botës 2026. Suedia ka fituar vetëm një pikë nga katër ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Është e fundit në grupin B. Zvicra është e para me dhjetë pikë, kurse Kosova zë vendin e dytë me shtatë pikë. Sllovenia është e treta me tri pikë. “Vendimi i marrë nga Federata e Futbollit e Suedisë bazohet në faktin se ekipi përfaqësues nuk ka dhënë rezultatet që shpresonim. Ende ka një rast për pljeofin dhe përgjegjësia jonë është sigurohemi që të kemi kushtet më të mira të mundshme për të arritur në Kupën e Botës. Në këtë drejtim, ne besojmë se kërkohet një udhëheqje e re me një selektor të ri”, ka thënë kryetari i Federatës së Futbollit të Suedisë, Simon Astrom.
Qëndrimi
Menaxheri i Përfaqësueses së Suedisë, Kim Kallstrom, ka besim se Suedia me selektor të ri mund ta siguroj kualifikimin në Kupën e Botës 2026. “Ne kemi një grup lojtarësh në të cilët besojmë shumë dhe duam të krijojmë mundësi të reja që ata të japin rezultate. Kemi besim se ky ekip mund të shkojë në Kupën e Botës nëse ekziston mundësia për të siguruar “play-off”-in që luhet në mars. Do të doja të shfrytëzoja këtë rast për të falënderuar Tomasonin. Ai ka qenë profesional në marrëdhënien e tij me lojtarët, drejtuesit e stafit të ekipit dhe Federatën. Është gjithmonë e hidhur të ndahemi, por futbolli bazohet në rezultate dhe kemi arritur në një pikë ku rezultatet nuk kanë mjaftuar”, ka thënë Kallstrom. Tomason kishte marrë drejtimin e Suedisë në vitin 2024.
Stojkoviç i Serbisë dha dorëheqjen pa fërshëllyer gjyqtari
Fitorja e Shqipërisë mbrëmjen e së shtunës në Leskovac, 1-0 përballë Serbisë, bëri që trajneri serb Dragan Stojkoviç të japë dorëheqjen e menjëhershme. Në fakt, kur luheshin minutat e fundit të takimit, i gjithë stadiumi në Leskovac ulërinte kundër trajnerit, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Dhe tekniku, kur ende nuk kishte fërshëllyer gjyqtari për mbylljen e ndeshjes, duket se e mori menjëherë vendimin dhe pas përfundimit të takimit shfrytëzoi konferencën live nga stadiumi për të lajmëruar tërheqjen e tij nga pankina e Serbisë. Pra, në vetëm tri ditë, shqiptarët bëjnë të dorëhiqen dy trajnerë, njëri i Serbisë e tjetri i Suedisë. -

Disfata me Kosovën, trajneri i Suedisë i prerë: Nuk iki, respektoj kontratën
Disfata me Kosovën, trajneri i Suedisë i prerë: Nuk iki, respektoj kontratënTekniku i Suedisë, Jon Dahl Tomasson nuk e ndërmend të largohet nga pankina, pavarësisht humbjes ndaj Kosovës në kualifikuese të botërorit.
“Kam një kontratë me SvFF dhe jemi në mes të kualifikimeve. Nuk ishte një mbrëmje e mirë. Ishte një rezultat i tmerrshëm. Por unë pres të… -

Presidenti Begaj uron ekipin e Kosovës për fitoren ndaj Suedisë: Përpara shqipe
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar ekipin e Kosovës për fitoren ndaj Suedisë.
Ai ka shkruar në Facebook se ”djemtë tanë po na bëjnë krenarë”.
‘‘Urime ekipit të Kosovës për fitoren ndaj Suedisë! Djemtë tanë na bëjnë krenarë. Përpara shqipe”, shkruan Begaj.Top Channel
-

Zhegrova në stol, Kosova e nis me plot befasi ndaj Suedisë. Formacionet zyrtare
13 Tetor 2025
19:35
Telesport
Kosova sot luan në transfertën delikate në Goteborg ndaj Suedisë. Aktualisht Dardanët janë të dytët në grupin B me 4 pikë, pas Zvicrës së vendit të parë me 9 pikë të plota në 3 ndeshje. Sllovenia e treta me dy pikë dhe mbyll grupin Suedia me një pikë.
Ndeshja e sotme është shumë e rëndësishme për fatin e Kosovës në këto kualifikuese. Franco Foda ka bërë tre ndryshime nga formacioni titullar në ndeshjen ndaj Sllovenisë, ndërsa Edon Zhegrova gjendet sërish në stol.
Aliti, Rexhbecaj dhe Albion Rrahmani gjende në stol sonte, ndërsa në vend të tyre luajnë si titullar Kreshnik Hajdari, Veldin Hoxha dhe Fisnik Asllani. -

Kosova në Goteborg ndaj Suedisë, zbardhen formacionet
Kosova në ndeshje vendimtare. Dardanët kthehen të luajnë ndeshjen e dytë të tetorit, teksa pas pak (20:45) do të përballet me Suedinë në stadiumin “Nya Ullevi” të Goteborgut.
Pas barazimit 0-0 ndaj Sllovenisë në “Fadil Vokrri”, skuadra kosovare kërkon të ruajë pozicionin e saj në Grupin B të kualifikimeve për Botërorin 2026, zona europiane.
Në anën tjetër, Suedia ndodhet në një periudhë të vështirë. Skandinavët e kanë nisur tmerrësisht keq fushatën kualifikuese me vetëm një pikë në tre ndeshjet e para
Formacionet zyrtare:
Suedia: Johanson, Lagerbielke, Hien, Lindelof, Bernhard, Bergvall, Ayari, Svensson, Gudmunsen, Gyokeres, Isak. Tr: Jon Dahl Tomason
Kosova: Muriq, Gallapeni, Hajrizi, Hajdari, Krasniqi, Vojvoda, Avdullahu, Hoxha, Muslija, Asllani, Muriqi.Tr: Franko Foda.
-

Rama po shkatërron autonominë vendore/ Zvicra dhe Suedia e paralajmërojnë: Pa pushtet local autonom, s’ka integrim në BE
Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë i kujtojnë qeverisë shqiptare se pa një pushtet vendor realisht autonom nuk ka demokraci funksionale dhe as integrim europian. Mesazhi vjen në një moment kur Edi Rama akuzohet se po shkatërron autonominë vendore, duke centralizuar pushtetin dhe duke minuar parimet themelore të vetëqeverisjes që janë gur themeli i anëtarësimit në BE.
Deklarata e Plotë:
Dita Ndërkombëtare e Demokracisë: deklaratë e përbashkët nga ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë
Ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë në Shqipëri lëshojnë një deklaratë të përbashkët për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë – 15 shtator – ku theksojnë rëndësinë e një qeverisjeje vendore autonome.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, Zvicra dhe Suedia riafirmojnë partneritetin e tyre të gjatë me Shqipërinë për të çuar përpara sundimin e ligjit, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.
Sot, ne theksojmë rolin thelbësor të qeverisjes vendore në zhvillimin demokratik dhe riafirmojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë me Shqipërinë, ndërsa punojmë krah për krah për të mbështetur dhe forcuar demokracinë në nivel vendor – të bazuar në parimet e sundimit të ligjit, pjesëmarrjes, transparencës, llogaridhënies dhe subsidiaritetit.
Një vetëqeverisje vendore autonome është gurthemeli i çdo demokracie të shëndetshme. Bashkitë ofrojnë shërbime publike thelbësore dhe ato janë lidhja më e ngushtë midis qytetarëve dhe shtetit – duke siguruar pjesëmarrjen, angazhimin qytetar dhe llogaridhënien vendore.
Në sistemet demokratike, përfshirë Shqipërinë, Zvicrën dhe Suedinë, kompetencat, funksionet dhe struktura e vetëqeverisjes vendore janë të sanksionuara në kushtetutë. Kushtetuta e Shqipërisë garanton autonominë vendore duke deklaruar se njësitë e qeverisjes vendore janë subjekte ligjore me të drejta të plota për të qeverisur çështjet vendore në mënyrë të pavarur. Kjo është në harmoni me përvojat e vetë Zvicrës dhe Suedisë, që do të thotë se vendimet qeverisëse merren më së miri nga niveli i qeverisjes efektive që ndodhet më afër popullit.
Ndërsa Shqipëria vazhdon të përparojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, forcimi i demokracisë vendore dhe funksionimi efektiv i vetëqeverisjes vendore jo vetëm që janë thelbësore për një demokraci të shëndetshme dhe të gjallë, por janë edhe elementë thelbësorë të procesit të pranimit në BE. Kjo përfshin përputhshmërinë me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore, të ratifikuar nga Shqipëria, dhe parimet përkatëse të Acquis të BE-së, e cila kërkon që vendet kandidate të demonstrojnë angazhim efektiv me shoqërinë civile dhe autoritetet vendore në formulimin dhe zbatimin e politikave.
Në këtë drejtim, ne nënvizojmë rëndësinë e sigurimit që çdo reformë që ndikon në qeverisjen vendore të zhvillohet përmes një dialogu të strukturuar, transparent dhe gjithëpërfshirës – me pjesëmarrjen kuptimplote të autoriteteve vendore, shoqërisë civile dhe publikut të gjerë. Një dialog i tillë forcon legjitimitetin, ndërton besimin dhe rrit qëndrueshmërinë e reformave.
Ne mirëpresim përpjekjet e Shqipërisë për të ndjekur reformat në qeverisjen vendore dhe decentralizimin, të cilat i kemi mbështetur për shumë vite. Duke marrë parasysh këto investime, ne bëjmë thirrje për përpjekje të vazhdueshme për të përforcuar themelet ligjore dhe institucionale të demokracisë lokale dhe për të siguruar që zërat dhe nevojat e të gjitha komuniteteve të dëgjohen.
Një demokraci elastike dhe gjithëpërfshirëse — e rrënjosur në qeverisje të fortë lokale — është thelbësore jo vetëm për ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët, por edhe për ndërtimin e besimit dhe kapacitetit institucional të nevojshëm që Shqipëria të përballojë me sukses sfidat dhe përgjegjësitë e anëtarësimit në BE.
Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur Shqipërinë në këtë udhëtim, siç kemi bërë për më shumë se 25 vjet decentralizim, dhe për të punuar së bashku për të forcuar institucionet demokratike në të gjitha nivelet e qeverisjes.
-

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë: Autonomia e pushtetit vendor, gur themeli…
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë që shënohet sot (15 shtator), ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë kanë publikuar dje një deklaratë të përbashkët për shtyp në të cilën theksojnë rëndësinë e qeverisjes vendore. Në këtë komunikatë, dy ambasadat theksojnë rolin thelbësor të qeverisjes vendore në zhvillimin demokratik. Autonomia e qeverisjes vendore është gur themeli i çdo demokracie të shëndetshme, deklarojnë ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë në vendin tonë. “Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, Zvicra dhe Suedia riafirmojnë partneritetin e tyre të gjatë me Shqipërinë për të çuar përpara sundimin e ligjit, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.
Sot, ne theksojmë rolin thelbësor të qeverisjes vendore në zhvillimin demokratik dhe riafirmojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë me Shqipërinë, ndërsa punojmë krah për krah për të mbështetur dhe forcuar demokracinë në nivel vendor – të bazuar në parimet e sundimit të ligjit, pjesëmarrjes, transparencës, llogaridhënies dhe subsidiaritetit. Një vetëqeverisje vendore autonome është gur themeli i çdo demokracie të shëndetshme. Bashkitë ofrojnë shërbime publike thelbësore dhe ato janë lidhja më e ngushtë midis qytetarëve dhe shtetit – duke siguruar pjesëmarrjen, angazhimin qytetar dhe llogaridhënien vendore. Në sistemet demokratike, përfshirë Shqipërinë, Zvicrën dhe Suedinë, kompetencat, funksionet dhe struktura e vetëqeverisjes vendore janë të sanksionuara në kushtetutë.
Kushtetuta e Shqipërisë garanton autonominë vendore duke deklaruar se njësitë e qeverisjes vendore janë subjekte ligjore me të drejta të plota për të qeverisur çështjet vendore në mënyrë të pavarur. Kjo është në harmoni me përvojat e vetë Zvicrës dhe Suedisë, që do të thotë se vendimet qeverisëse merren më së miri nga niveli i qeverisjes efektive që ndodhet më afër popullit. Ndërsa Shqipëria vazhdon të përparojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, forcimi i demokracisë vendore dhe funksionimi efektiv i vetëqeverisjes vendore jo vetëm që janë thelbësore për një demokraci të shëndetshme dhe të gjallë, por janë edhe elementë thelbësorë të procesit të pranimit në BE. Kjo përfshin përputhshmërinë me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore, të ratifikuar nga Shqipëria, dhe parimet përkatëse të Acquis të BE-së, e cila kërkon që vendet kandidate të demonstrojnë angazhim efektiv me shoqërinë civile dhe autoritetet vendore në formulimin dhe zbatimin e politikave. Në këtë drejtim, ne nënvizojmë rëndësinë e sigurimit që çdo reformë që ndikon në qeverisjen vendore të zhvillohet përmes një dialogu të strukturuar, transparent dhe gjithëpërfshirës – me pjesëmarrjen kuptimplote të autoriteteve vendore, shoqërisë civile dhe publikut të gjerë. Një dialog i tillë forcon legjitimitetin, ndërton besimin dhe rrit qëndrueshmërinë e reformave.
Ne mirëpresim përpjekjet e Shqipërisë për të ndjekur reformat në qeverisjen vendore dhe decentralizimin, të cilat i kemi mbështetur për shumë vite. Duke marrë parasysh këto investime, ne bëjmë thirrje për përpjekje të vazhdueshme për të përforcuar themelet ligjore dhe institucionale të demokracisë lokale dhe për të siguruar që zërat dhe nevojat e të gjitha komuniteteve të dëgjohen. Një demokraci elastike dhe gjithëpërfshirëse — e rrënjosur në qeverisje të fortë lokale — është thelbësore jo vetëm për ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët, por edhe për ndërtimin e besimit dhe kapacitetit institucional të nevojshëm që Shqipëria të përballojë me sukses sfidat dhe përgjegjësitë e anëtarësimit në BE. Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur Shqipërinë në këtë udhëtim, siç kemi bërë për më shumë se 25 vjet decentralizim, dhe për të punuar së bashku për të forcuar institucionet demokratike në të gjitha nivelet e qeverisjes”, thuhet në deklaratën e përbashkët për shtyp të ambasadës së Zvicrës dhe Suedisë.
-

Kosovës i munguan “yjet” ndaj Suedisë, por ajo fitoi dhe shtangu edhe UEFA-n me “punëtorët” e stolit
Adriatik BALLA
Kosova regjistroi mbrëmjen e së hënës një prej fitoreve më të bujshme e spektaklare në rrugëtimin e saj në garat zyrtare ndërkombëtare. Mposhti në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Suedinë me shifrat 2-0, duke marrë një trepikësh që mund ta mbajë në vallen e kualifikimit për në Kupën e Botës të vitit 2026. Në fakt, ishte një 90 minutësh që ndryshoi çdo gjë rreth përfaqësueses së Kosovës në futboll. Sikurse raportojnë analistët kosovarë, dëshpërimi i madh u kthye në shpresë të madhe. Pos fitores ishte edhe paraqitja, e sidomos lufta në fushë, që dëshpërimin përnjëherë e ktheu në shpresë. Shpresë për të arritur gjë të madhe në këtë cikël kualifikues për Botërorin që vitin tjetër mbahet në SHBA, Meksikë e Kanada. 12 raste të krijuara për dallim nga 14 sa i kishte Suedia e mbushur me yje të Premier Leagues. Disa prej rasteve të parealizuara, shumë të mira. Sidomos ai i minutave të fundit, kur Florent Muslija ishte i vetëm përballë portierit të Suedisë. Bindja është që fitorja ka mundur të jetë edhe më e thellë. Paraqitja në fushë dhe rastet e krijuara e japin një mendim të tillë.
Te Kosova “yjet” nuk bëjnë punë, “punëtorët” e stolit dalin heronj
Pas fitores, pakkush e kishte mendjen te mungesat e shumta të Kosovës. Mungoi thuajse gjysma e ekipit që vlerësohet “startues”. Megjithatë, pas suksesit ndaj Suedisë vështirë mund të thuhet se ata që munguan janë më të rëndësishëm se ata që luajtën. Të paktën për atë që shfaqin me fanellën e Kosovës, e jo nivelin e klubeve ku luajnë. Amir Rrahmani, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Florent Hadërgjonaj, Emir Sahiti ishin mungesat në ndeshjen e së hënës mbrëma. Disa për shkak të lëndimeve e disa për arsye të pashpjegueshme. Por si rrallë herë, vëmendja ishin tek ata që luanin e jo tek ata që mungonin. Mbrojtja me pesë lojtarë funksionoi. Fidan Aliti, Lumbardh Dellova e Ilir Krasniqi ishin në qendër. Dion Gallapeni e Mërgim Vojvoda në krahë. Para tyre dyshja e Bundesligës, Elvis Rexhbeçaj e Leon Avdullahu. Në mesfushë, më i avancuar, Florent Muslija. Ndërkohë në sulm i pazëvendësueshmi, Vedat Muriqi dhe përkrah tij Albion Rrahmani. Në vend të Krasniqit, po në formacionin me pesë mbrojtës, është dashur të startojë Baton Zabërgja. Por ai u lëndua gjatë ngrohjes dhe Krasniqi fitoi rastin për të dëshmuar se është i vlefshëm për Kosovën. Një vrapim në kundërsulm i Elvis Rexhbeçajt solli golin e parë, ndonëse me pak fat. Një tjetër kundërsulm, i ekzekutuar nga Albion Rrahmani, solli supergolin e Vedat Muriqit. Mbrojtja me pesë lojtarë ishte efikase. Yjet e Suedisë nuk është se lanë ndonjë gjurmë në fushën e stadiumit që mban emrin e legjendës Vokrri. Muriqi është tjetër legjendë e futbollit të Kosovës. 32 golat në 62 paraqitje lejojnë që të vlerësohet i tillë. Nëse mbahet kjo pozitë deri në fund, pra edhe pas katër xhirove, për Kosovën do të ishte sukses i madh. Do të sigurohej plejofi i kualifikimeve për Botëror. Siç tha lideri i përfaqësueses, Muriqi, shumë do të varet nga ndeshja e 10 tetorit me Slloveninë.