Në Greqi fermerët kanë nisur që prej ditës së djeshme bllokimin e akseve rrugore kombëtare në shenjë proteste për vonesat që janë krijuar në dhënien e subvencioneve të BE pas një skandali korrupsioni.
Në rajonin e Thesalisë, përleshjet shpërthyen kur fermerët bllokuan një autostradë Athinë-Selanik, duke kërkuar kompensime për subvencionet e vonuara të BE-së dhe duke denoncuar korrupsionin.
Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa disa protestues u përpoqën të kalonin nëpër korsi dhe të përmbysnin furgonin e policisë.
Si pasojë e kësaj situate kujtojmë se sot aksi rrugor Kakavijë-Janinë është bllokuar plotësisht nga ora 11:00 deri në 17:00 (ora ora shqiptare), duke ndërprerë qarkullimin për të gjitha automjetet, përveç rasteve emergjente shëndetësore.
Vonesat në pagesa vijnë mes hetimeve për një skandal në të cilin disa fermerë dyshohet se kanë falsifikuar pronësinë e tokës dhe të bagëtive për të marrë subvencione bujqësore të BE-së.
Autoritetet greke kanë nisur hetime të ndara dhe parlamenti po heton agjencinë qeveritare OPEKEPE, e cila shpërndan rreth 2.5 miliardë euro ndihma të BE-së çdo vit për qindra mijëra fermerë.
Qeveria, e cila ka premtuar transparencë, ka pranuar se kësti i parë i subvencioneve të BE-së është më i ulët se vitin e kaluar dhe se mbi 40,000 aplikime të fermerëve janë nën inspektim.
Tag: subvencioneve
-

Përleshje e dhunshme me efektivët/ Fermerët tentojnë të përmbysin fugonin e policisë
-

Fermerët grekë protestojnë në Athinë për shkak të vonesave të subvencioneve
Fermerët grekë zhvilluan një protestë përpara Ministrisë së Zhvillimit Rural dhe Ushqimit në Athinë, kundër vonesave në pagesat e subvencioneve dhe ndikimit të shpërthimit të lisë së deleve në prodhimin blegtoral, raporton Anadolu.
Protestuesit fillimisht marshuan drejt Ministrisë së Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, e më pas vazhduan drejt selisë së OPEKEPE-së, institucionit publik që është nën hetim nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) për dyshime korrupsioni në pagesat e subvencioneve.
Fermerët theksuan rritjen e kostove të prodhimit dhe kërkuan lirimin e menjëhershëm të fondeve të vonuara të mbështetjes qeveritare, të cilat janë pezulluar për shkak të hetimit të korrupsionit në OPEKEPE.
Forcat e sigurisë morën masa paraprake gjatë protestës.
EPPO hapi hetimin në maj, për dyshime mashtrimi që lidhen me subvencionet e shpërndara përmes OPEKEPE-së. Në qershor, skandali çoi në dorëheqjen e një ministri dhe tre zëvendësministrave, ndërsa subvencionet për fermerët u ngrinë përkohësisht në pritje të hetimeve të mëtejshme.
Ndërkohë, rreth 32.000 dele dhe dhi janë asgjësuar në rajonet e Maqedonisë Lindore dhe Trakisë që nga gushti, për shkak të shpërthimit të lisë së deleve që ka prekur blegtorinë në mbarë vendin.
-

Kredi me interesa të ulëta për bujqësinë, Denaj: Fermerët duhet të formalizohen për të përfituar
Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, gjatë një interviste në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, ka theksuar rëndësinë e formalizimit të sektorit bujqësor dhe domosdoshmërinë për ta mbështetur atë jo vetëm përmes subvencioneve, por edhe përmes kredive të buta.
Ajo u bëri thirrje fermerëve të kalojnë nga statusi individual në formën e ndërmarrjeve bujqësore, për të përfituar më shumë nga instrumentet financiare dhe për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm të zinxhirit prodhim–përpunim–shitje.
Denaj theksoi se formalizimi është kusht për të pasur qasje në kredi bankare dhe vuri në dukje se përqindja e subvencioneve në buxhetin e Ministrisë është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit.
“Nëse ne nuk mbjellim prodhime siç e kërkojnë standardet e tregut. Ne këtë gjë nuk e bëjmë vetëm me skemën e subvencioneve, ne duhet ta bëjmë edhe me një kredi të butë. Do të flas jo vetëm në pozicionin e ekspertëve, por edhe të bujqërve. Nxitja mes prodhimit përpunimit dhe shitjes në zinxhir, kjo kërkon ndërtimin e shtëpive për të prodhuar, kërkon edhe mjetet që ka nevojë edhe hallka e fundit në zinxhir. Çështja mbetet e hap dot banka derën për sektorin e bujqërisë kur ai është infomral, jo.
Në asnjë rast banka nuk mund të kreditojë pa pasur një formalizmi dhe është e padiskutueshme sot është koha që të gjitha bizneset të heqin dorë nga NIPT-i i fermerit dhe të shkojnë drejt ndërmarrjeve bujqësore edhe me një 1-2 apo 3 hektarë. Por, letrat, dokumentacioni në raport me pjesën fiskale është absolute, kjo është një thirrje për fermerët për të mos u ndjerë të vegjël, por të mëdhenj ashtu siç janë, për punën që ata bëjnë, por ta formalizojnë atë punë. E dyta është mbështetje që ne japim me grantet që ne i quajmë subvencione, por këto janë shumë më të rëndësishme për infrastrukturën derisa të vijë procesi për prodhim.
Ne kemi ofertuar këtë vit, subvencionet e drejtpërdrejta që ulin kostot e prodhimit, ndërkohë që këto subvencionet e investimeve japin mundësinë e zgjerimit, pra janë të dyja të ndryshme dhe të dyja duhet. Politika e Ministrisë së Bujqësisë ndër vite, jo vetëm tani ka qenë që të dyja duhen. Nëse më përpara kjo politikë ka qenë me shifra më të ulëta, nëse në vitin 2013 vetëm 10% e buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë kanë qenë subvencione, sot janë 45%. Kemi një rritje shumë cilësore në një peshë specifike”, tha ministrja Denaj. -

U vodhën fonde e BE për bujqësinë: Qeveria e Mitsotakis në vështirësi
Ish-ministri Voridis thuhet se nuk do të pranojë akuzat e komisionit hetimor pa prova
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis përballet me dy sfida në lidhje me provat se zyrtarët u morën vesh për të dhënë subvencione bujqësore për përfitues të pamerituar. Ai duhet të veprojë shpejt dhe me forcë për të ndëshkuar ata që janë përgjegjës dhe për t’ia kthyer subvencionet Bashkimit Evropian pa e shpërndarë koston midis të gjithë taksapaguesve, siç kishin bërë qeveritë e mëparshme kur u përballën me gjoba të BE-së. Dhe ai duhet të ecë me kujdes në trajtimin e politikanit më të shquar konservator nën hije, ish-ministrit Makis Voridis.
Voridis, i cili shërbeu si ministër i zhvillimit bujqësor dhe ushqimeve nga korriku 2019 deri në janar 2021, dhe më pas shërbeu si ministër i brendshëm, ministër i shtetit dhe, deri të premten, ministër i migracionit dhe azilit, mohon çdo shkelje, duke thënë se miratimi i tij për shpërndarjen e subvencioneve ishte një veprim rutinë i bërë nga të gjithë paraardhësit e tij dhe nuk përfshinte ose nënkuptonte përgjegjësi penale.
Në mbledhjen e kabinetit të së hënës që pasoi betimin e zëvendësuesit të Voridis, Thanos Plevris, dhe disa zëvendësministrave, Mitsotakis ishte shumë autokritik dhe theksoi kthimin e shpejtë të subvencioneve të “vjedhura” nga përfituesit e tyre.
«Pranoj peshën e përgjegjësisë në emër të të gjithë atyre që qeverisën dhe nuk e ndryshuan një shtet që kishte nevojë për ndryshim», i tha Mitsotakis kabinetit të tij, duke shtuar se «sistemi klientelist ka mbaruar», një frazë e përdorur shpesh nga shumë paraardhës të Mitsotakis dhe që ndihet më shumë si një magjepsje sesa një përshkrim i realitetit në terren.
Drejtësia tashmë po ndjek penalisht disa përfitues të subvencioneve: Një prokuror grek në një gjyq kundër shtatë të pandehurve që dyshohet se janë përfshirë në një skemë për të mashtruar Bashkimin Evropian duke mbledhur në mënyrë të paligjshme subvencione bujqësore ka kërkuar dënimin e tyre.
Të dyshuarit përballen, ndër të tjera, me akuza për kundërvajtje për mashtrim kundër Bashkimit Evropian. Subvencionet u trajtuan nga një agjenci e pavarur nën emrin e vështirë të Agjencisë së Pagesave dhe Kontrollit për Ndihmën Komunitare të Udhëzimit dhe Garancisë, e njohur më mirë me akronimin grek OPEKEPE.mute
OPEKEPE u krijua në vitin 2001 me qëllim shmangien e shpërndarjes korruptive të subvencioneve bujqësore të BE-së të viteve të kaluara. Tani do të mbyllet dhe subvencionet do të shpërndahen dhe monitorohen nga Autoriteti i Pavarur për të Ardhurat Publike (AADE), i cili merret edhe me taksat. /Ekathimerini – Syri.net
-

Skemat e reja për bujqësinë, Denaj: Nga viti i ardhshëm ndryshon skema e subvencioneve direkte
Shqipëria nuk pritet të kalojë në skemën e subvencioneve direkte për litër prodhim. Skema kombëtare e subvencioneve direkte, përfshirë edhe atë të naftës, duke nisur nga viti i ardhshëm do të ndryshojnë sipas ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj.Në intervistën për podcast-in “Monitor Business Plus” zonja Denaj nënvizoi se për ndryshimin e tyre do të ndiqet modeli i skemës së BE-së, ku ajo e subvencionit lekë për litër nuk është pjesë e direktivës së Bashkimit Europian.“Të gjithë duhet të bëhen gati për këto ndryshime duke filluar nga viti që vjen, sepse të gjithë elementët e skemës së subvencioneve të drejtpërdrejta, si marrja e lekëve për gjeth me qëllim uljen e kostos, do t’i bëjmë siç i kërkon direktiva e Bashkimit Europian. Së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë është ngritur një grup pune për të adaptuar skemën e subvencioneve, për implementimin e saj në 4 vitet e ardhshme gradualisht, duke nisur nga viti që vjen. Skema lekë për litër nuk është pjesë e direktivës. E mirëkuptoj kërkesën e fermerëve për këtë skemë, por nuk mund të ecim në kah të kundërt të direktivës”.Ndër të tjera zonja Denaj tha se investimet në bujqësi përfshirë sektorët e mekanizmit bujqësor, agroindustrisë përpunuese dhe agroturizmit do të vijojnë të mbështeten edhe për 5 vitet e ardhshme me fonde që do të arrijnë në vlerën e 500 mln eurove.Fondet që do të mbështesin rritjen edhe të 1 mijë investimeve të tjera në bujqësi nga sipërmarrësit sipas Denajt do të disbursohen si grande me vlerë 50% financimi për projekt dhe me kredi të buta.“Parashikojmë të paktën edhe 1 mijë investime të reja nga sipërmarrësit të cilët do të mbështeten nga fondi me vlerë 500 mln euro për 5 vitet e ardhshme. Kalkulimi i fondit është bërë nisur nga nevoja për kryerjen e këtyre 1 mijë investimeve të reja. Fondi prej 500 mln euro do të jetë kombinim i fondit të grandeve me 50% të vlerës së financimit dhe të atij të mbështetjes me kredi të buta.Një prej programeve me kredi të buta u miratua në fillim të vitit. Ku për herë të parë norma e interesit për bujqësinë e gërshetuar me garancinë sovrane shkon në 2%, pra norma e ulët e interesit që është dhënë ndonjëherë.Në këto 1 mijë investime që parashikojmë në 5 vitet e ardhshme prioritet do të jenë 5 sektorë.Është ndërtimi i sektorit të serave, sepse serat në 5 vitet e fundit janë dyfishuar në sipërfaqe prodhimi dhe çuan në rritjen e eksporteve. Sot janë 2,100 ha sera, duhen të paktën edhe 1 mijë ha sera për të plotësuar nevojat e tregut. Investimet në këtë sektor mund të kryhen nëpërmjet dhënies së grandeve dhe kredive të buta.Është mbarështimi i kafshëve dhe shpendëve, të cilët rrisin kafshë mbi 100 krerë. Edhe këtu vlen dhënia e grandeve me 50% të vlerës së financimit dhe kreditë e buta.Është e nevojshme që të rriten edhe agroturizmet e certifikuara në male. Nga 250 agroturizme që janë sot objektivi është të rriten të arrijnë në 1 mijë”, nënvizoi zonja Denaj.Për herë të parë në 2024 u prezantua skema kombëtare e investimeve në bujqësi. Aplikimet nisën në muajin nëntor 2024. Me vlerë fondi 15 mln euro për 2 vite, për vitin e parë skema parashikon shpërndarjen e 5 mln eurove, në formën e grandeve deri në 50% të vlerës së faturave tatimore të investimit.“Për këtë skemë aplikuan 400 biznese, ku 305 aplikime janë për investime në mekanizimin e fermave. Kjo skemë do të nisë sërish në muajin korrik. Pra skema e investimeve në bujqësisë do të vijojë paralelisht me skemën e subvencioneve direkte”, tha Denaj për ecurinë e skemës së investimeve.IPARD III sipas ministres së Bujqësisë pritet të çelet vitin e ardhshëm.“Do të jenë 9 masa me këtë program. Por kjo nuk e pengon qeverinë që të vijojë mbështetjen me masat e tjera buxhetore në mbështetje të bujqësisë.Po ashtu jemi duke punuar për ngritjen e sistemeve në Agjencisë e Pagesave sipas kushteve për BE-së, që për skemën e investimeve dhe subvencioneve të jenë automike. Ku do të jenë sistemet që do të menaxhojnë elementët e riskut, të lidhur me elementët burokratike apo jo burokratikë”.Ministrja Denaj tha se gjithashtu nëpërmjet ligjit të ri të miratuar për paketën e maleve qeveria do të mbështesë emigrantët apo rezidentët e interesuar për kryerjen e investimeve, duke i përjashtuar nga taksat për 10 vite.“Paketa e Maleve” është një iniciativë e kryeministrit Edi Rama, mbas shumë ankesave, sidomos të çështjeve që lidhen me pronësinë në disa zona ku paraardhësit e shumë emigrantëve në veçanti, por jo vetëm kanë lënë si trashëgimi tokën, ndoshta shtëpinë, ndërtesën. Aty asnjëri nuk ka ndërhyrë tek prona e tjetrit, sepse as ligji nr. 7501 nuk është aplikuar. Në këto raste kur edhe dakordësia mes kufitarëve është e qartë, por procesi i legalizimit nuk ka ndodhur, atëherë përfshihet pushteti vendor dhe instrumenti në bazë të ligjit të “Paketës së Maleve” që me 1 euro e jep në pronësi të trashëgimtarit. 500 subjektet e parë që do të investojnë me Paketën e Maleve do të përjashtohen 10 vite nga taksat me qëllim nxitjen e zhvillimin e këtyre zonave dhe punësimin”.Rënia e peshës së bujqësisë e ndikuar nga fragmatizimiNë vitin 2024 sipas të dhënave të INSTAT, bujqësia zuri 15,4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto nga 16,2% që zinte në vitin 2023.Rënia ndër vite e peshës së bujqësisë në PBB, sipas ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj është ndikuar nga fragmatizimi i sektorit, pavarësisht kontributit në investime për rritjen e ekonomisë së shkallës.“Bujqësia kontribuon me pjesën më të madhe në Prodhimin e Brendshëm Bruto, dhe përgjatë viteve të fundit nga 20% që ka qenë tradicionalisht, ka zbritur, trend që nuk i ndodh vetëm Shqipërisë. Mesatarja e vendeve të BE-së për peshën që ka bujqësia në ekonomi është 2-4 deri në 5%. Nuk është e panjohur që pesha e bujqësisë në shtete të caktuara fillon të zbutet. Për Shqipërinë duhet të kuptojmë nga se vjen kjo rënie, dhe për një arsye mjaft të rëndësishme, pasi më tepër se 33% e popullsisë e zonave rurale është e angazhuar në bujqësi, krijon nevojë për adresimin e punësimit, sidomos të grave.Shqipëria në vitet e fundit ka bërë një zhvillim të rëndësishëm në ekonominë e shkallës. Një nga problemet kryesore të bujqësisë në vend është fragmatizimi i lartë.Po ju jap dy shembuj. Mesatarisht madhësia e fermave bujqësore është 1 ha dhe 36% e fermave blegtorale janë me 1 deri në 5 lopë. Kjo nuk quhet ekonomi shkalle. Duke qenë një ekonomi e vogël nuk krijon dot as kushtet thelbësore për sigurinë ushqimore, as nevojën për të implementuar teknologji që do ndikonte te ulja e kostos apo rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve, për të dalë në tregun lokal dhe ndërkombëtar.Por falë shumë investimeve dhe mbështetjeve të bëra vitet e fundit me grande financimi dhe kredi të buta, ekonomia e shkallës është rritur krahasuar me vitet e mëparshme.Në 10 vitet e fundit janë gati 1 mijë investime, ku pjesa më e madhe të tyre është në ngritjen e 400 pikave të grumbullimit dhe përpunimit apo 120 agroturizme.Në themel të një ekonomie bujqësore me problemet e fragmatizimit, janë të nevojshme ngritja e pikave të grumbullimit, përpunimit dhe agroturizme, pasi ekonomia e vogël funksionon në zinxhir me ekonominë qendrore, dhe bashkë shkojnë në mënyrë konsistente drejt tregjeve. Ky është zinxhir vlere dhe bashkimi i aktorëve duhet të jetë themel i politikave bujqësore dhe mbështetjes së fermerëve në vend.Por nga ana tjetër nuk mund të mohojmë që këto 400 pika grumbullimit dhe përpunimi kanë realizuar gjysmë milion euro eksporte në fund të vitit të kaluar. Pa këto investime nuk do të arrinim të shkonim në tregje elitare”./ D.Azo Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.