Policia në Fier ka dalë me një deklaratë zyrtare për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme, ku disa familjarë të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, janë shoqëruar në Komisariat pasi kanë kundërshtuar me forcë agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Në reagim thuhet se shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, së bashku me hetuesit e BKH-së kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit pasditen e sotme, kur edhe u regjistrua incidenti.
Po ashtu sqarohet se efektivë të policisë dhe agjentët e BKH-së janë dhunuar teksa ndodheshin në aksin rrugor Fier-Patos.
“Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme. Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier”, bën me dije policia.
Ndërkohë, vetë Kapllanaj, në një reagim përmes telefonit për A2 CNN, pretendon se incidenti ka nisur pranë zyrave të subjektit të tij politik, ku sipas tij agjentët e BKH kanë ngritur një dron dhe më pas ka vijuar në rrugë.
Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës ka pohuar se në parkimin e zyrave të subjektit politik që ai përfaqëson ka shkuar një mjet i pa loguar rreth orës 18:00 dhe prej andej ka ngritur një dron. Ky veprim sipas tij është kryer dhe në një kohë të dytë dhe ka ngjallur dyshime të zyrtarëve që ishin brenda godinës.
“Kur ka shkuar roja i objektit për të kërkuar shpjegime se përse po ngrenë dronin nga parkimi i zyrave të tyre një prej agjentëve i ka thënë se ‘po kërkojnë të blejnë një pronë’, ndërsa më pas e ka ofenduar me fjalë të rënda”, pretendon Kapllanaj.
Pas debatit agjentët janë larguar me mjetin e tyre dhe janë ndjekur nga disa zyrtarë të subjektit politik dhe dy të afërm të Agron Kapllanajt. Më tej Kapllanaj sqaron se pak minuta më vonë kanë arritur që ti ndalojnë dhe aty ka nisur një përplasje e dytë mes agjentëve të BKH dhe njerëzve të Kapllanajt.
Por sipas këtij te fundit në asnjë moment nuk u është thënë që janë agjent të BKH. Siç pohoi ai të afërmve të tij u është nxjerr dhe armë në formë kërcënimi dhe vetëm pas këtij momenti u është thënë që kanë të bëjnë me agjentë të BKH.
Në këtë moment kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe kanë ulur gjakrat, ku kanë bërë shoqërimin e dy nipërve të Kapllanajt dhe zyrtarit të subjektit politik. Vetë Kapllanaj pohon se ndodhet në ambientet e policisë për të bërë kallëzim.
Tag: subjektit
-

Incidenti mes hetuesve të BKH dhe njerëzve të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, reagon policia: Ja çfarë ndodhi
-

Kapllanaj flet pas përpasjes: Agjentët e BKH na nxorën armët, si nisi sherri nga ngritja e dronit
Agron Kapllanaj i kontaktuar nga A2 CNN ka pohuar incidentin që ka ndodhur pranë zyrave të subjektit të tij politik dhe ka dhënë versionin e tij të ngjarjes.
Në një bisedë telefonike, ish-kryebashkiaku i Mallakastrës ka pohuar se në parkimin e zyrave të subjektit politik që ai përfaqëson ka shkuar një mjet i pa loguar rreth orës 18:00 dhe prej andej ka ngritur një dron. Ky veprim sipas tij është kryer dhe në një kohë të dytë dhe ka ngjallur dyshime të zyrtarëve që ishin brenda godinës.
“Kur ka shkuar roja i objektit për të kërkuar shpjegime se përse po ngrenë dronin nga parkimi i zyrave të tyre një prej agjentëve i ka thënë se ‘po kërkojnë të blejnë një pronë’, ndërsa më pas e ka ofenduar me fjalë të rënda”, pretendon Kapllanaj.
Pas debatit agjentët janë larguar me mjetin e tyre dhe janë ndjekur nga disa zyrtarë të subjektit politik dhe dy të afërm të Agron Kapllanajt. Mw tej Kapllanaj sqaron se pak minuta më vonë kanë arritur që ti ndalojnë dhe aty ka nisur një përplasje e dytë mes agjentëve të BKH dhe njerëzve të Kapllanajt.
Por sipas këtij te fundit në asnjë moment nuk u është thënë që janë agjent të BKH. Siç pohoi ai të afërmve të tij u është nxjerr dhe armë në formë kërcënimi dhe vetëm pas këtij momenti u është thënë që kanë të bëjnë me agjentë të BKH.
Në këtë moment kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe kanë ulur gjakrat, ku kanë bërë shoqërimin e dy nipërve të Kapllanajt dhe zyrtarit të subjektit politik.
Vetë Kapllanaj pohon se ndodhet në ambientet e policisë për të bërë kallëzim. -

Salmonelë në mishin e pulës/ Drejtori i AKU-së tregon çfarë ndodhi dhe si u zbulua: Ligji ngarkon me përgjegjësi dhe…
Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Manush Kullolli ka diskutuar në lidhje me daljen në treg të 2.6 tonë mish pule me salmonelë në Shqipëri. Kullolli i ftuar në “Opinion” tregoi kronologjinë e kësaj ngjarjeje.
Sipas Kullollit, më datë 11 Mars është bërë marrja e mostrës. Ai sqaroi se sipas ligjit sasisë që i është marrë mostra nga inspektorët bllokohet dhe qëndron në pikën e inspektimit kufitar dhe në rast se merret me kontroll rutinë sasia duhet të mbahet e bllokuar nga subjekti tregtar. Ai theksoi se ligji ngarkon me përgjegjësi edhe operatorin e biznesit ushqimor. Kullolli tha se me daljen e raport-analizës nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, AKU ka marrë masën për të shkuar pranë subjektit për të kryer kontrollin e këtij subjekti.
“Nga ana e subjektit nuk është vënë në dispozicion asnjë dokument gjurmueshmërie që është shumë i rëndësishëm dhe operatori i biznesit ushqimor e ka detyrim, në bazë të VKM-së për gjurmimin deri në 3 vjet që të mbajë gjurmimin për çdo produkt. Gjurmimi do të thotë identifikim i produktit në çdo vend të territorit ku shkon”, tha ai.
Kullolli tha se ditën e parë të trupës së inspektimit nuk është paraqitur asnjë dokumentacion nga ana e subjektit.
“Nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme është ngritur një grup pune me hetimin tatimor, duke ditur që Tatimet kanë akses në kontrollet dhe verifikimin e faturave”, tha Kullolli.
Sipas drejtorit të AKU-së, nga ana e subjektit është paraqitur një listë gjurmueshmërie me 154 operatorë biznesi ku subjekti deklaron që është shpërndarë ky produkt. Me marrjen e këtij informacioni nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme janë ngritur dy grupe pune.
“Grupi i parë i punës është bërë për identifikimin e këtyre operatorë biznesi ku janë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Kanë dalë trupat inspektuese në çdo subjekt. Trupa e dytë e grupit të punës ka bërë njoftimin e gjithë këtyre subjekteve për të fituar në kohë. Të njoftohen subjektet, të venë afishimin për kthim nga konsumatori dhe heqjen nga rafti të këtij produkti”, tha Kullolli.
Por siç tregon drejtori i AKU-së, duke parë gjurmueshmërinë e paraqitur nga subjekti, ditën e dytë kanë parë që ajo ka qenë “e mangët, e çalë dhe jo e rregullt”. Që nga ky moment rasti është referuar në prokurori është në hetim.
