Tag: subjektit

  • Eksportoi 8 tonë domate me pesticide, lihet në burg pronari i subjektit, dy inspektorë të AKU-së në arrest shtëpie

    Eksportoi 8 tonë domate me pesticide, lihet në burg pronari i subjektit, dy inspektorë të AKU-së në arrest shtëpie

    Gjykata e Beratit ka caktuar masën “arrest në burg” eksportuesin për pronarin e një kompanie të eksportit të perimeve dhe “arrest shtëpie” për dy inspektorë të AKU-së, se lejuan eksportin e 8 tonëve domate me vlera pesticidesh jashtë normave të lejuara.
    Pas leximit të akuzave nga prokurorja e çështjes, gjykata e cilësoi si të ligjshëm arrestimin e eksportuesit të perimeve Mariglen Q., si dhe ndalimin e dy inspektorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Të pandehurit ishin të pranishëm në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat. Të tre këta shtetas u arrestuan të mërkurën.
    40-vjeçari, banues në Kuçovë, pronari i kompanisë së eksportit të perimeve akuzohet për veprat penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, ndërkohë që dy punonjësit e AKU-së akuzohen për “Shpërdorim detyre”.
    Sipas Prokurorisë, 40-vjeçari kishte prodhuar dhe më pas kishte eksportuar drejt shtetit kroat 8 tonë domate, të cilat pas analizave të kryera kishin rezultuar me përbërje të lartë të preparatit “Chlorefenapyr”, dhe ishin asgjësuar nga autoritetet kroate. Niveli i pesticidit arrinte në 0,06 mg/kg nga 0,01 që është norma e lejuar.
    Gjithashtu, për të shmangur përgjegjësisë ligjore i pandehuri kishte përdorur fatura fiktive blerjeje nga fermerë të tjerë. Gjatë një inspektimi të kryer më 29 gusht të këtij viti, dy punonjësit e AKU-së kishin raportuar se nuk e konstatuan sasinë e domateve që ndodhej në magazinë dhe kishin evituar marrjen e mostrave, si dhe bllokimin e mallit, duke e pranuar si të rregullt faturën fiktive të paraqitur nga pronari i subjektit.

  • Galeria e babait të kandidatit të PS-së pa kushte, i mori jetën minatorit, në pranga vetëm stafi teknik

    Galeria e babait të kandidatit të PS-së pa kushte, i mori jetën minatorit, në pranga vetëm stafi teknik

    FOTO ILUSTRUESE

    BULQIZË- Një ditë më parë, në minierën e Bulqizës të subjektit “Gerti shpk”, humbi jetën minatori Fari Veliu, 66-vjeç për shkak të rënies së një masivi kromi. Për këtë aksident në punë, u arrestuan 5 punonjës të stafit teknik të kompanisë minerare. Në pranga kanë rënë: Njazi Përkola, Besnik Çupi, Ferit Truka, Ervis Kadiu dhe Edmond Xhafa, të gjithë punonjës të stafit teknik të subjektit minerar. 

    Punonjësit e stafit teknik të subjektit minerar, nuk kishin marrë masat e duhura për garantimin e kushteve të sigurimit teknik të punës në galerinë ku humbi jetën 66-vjeçari. Ngjarja ndodhi teksa, Veli po punonte për ndërtimin e një armature për të punuar minatorët e tjerë, ku dyshohet se një masiv minerali është shembur duke e zënë poshtë. 
    Përveç punonjësve të stafit teknik nuk raportohet për një hetim në lidhje me pronarin apo administratorin e supbjektit privat. “Gerti shpk” rezulton në pronësi të biznesmenit Jeton Dani, babi i Murat Danit, kandidat i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Dibrës.

    Detyra e inspektimit në miniera i takon Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera. Gjatë viteve, raportohet se në galerinë e të njëjtit subjekt ka patur dhe aksidente të tjera, por me plagosje./ZËRI

  • Miniera pa kushte sigurie i mori jetën minatorit! Stafi teknik në pranga, babai i kandidatit të PS-së, i lirë

    Miniera pa kushte sigurie i mori jetën minatorit! Stafi teknik në pranga, babai i kandidatit të PS-së, i lirë

    FOTO ILUSTRUESE

    BULQIZË- Një ditë më parë, në minierën e Bulqizës të subjektit “Gerti shpk”, humbi jetën minatori Fari Veliu, 66-vjeç për shkak të rënies së një masivi kromi. Për këtë aksident në punë, u arrestuan 5 punonjës të stafit teknik të kompanisë minerare. Në pranga kanë rënë: Njazi Përkola, Besnik Çupi, Ferit Truka, Ervis Kadiu dhe Edmond Xhafa, të gjithë punonjës të stafit teknik të subjektit minerar. 

    Punonjësit e stafit teknik të subjektit minerar, nuk kishin marrë masat e duhura për garantimin e kushteve të sigurimit teknik të punës në galerinë ku humbi jetën 66-vjeçari. Ngjarja ndodhi teksa, Veli po punonte për ndërtimin e një armature për të punuar minatorët e tjerë, ku dyshohet se një masiv minerali është shembur duke e zënë poshtë. 
    Përveç punonjësve të stafit teknik nuk raportohet për një hetim në lidhje me pronarin apo administratorin e supbjektit privat. “Gerti shpk” rezulton në pronësi të biznesmenit Jeton Dani, babi i Murat Danit, kandidat i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Dibrës.

    Detyra e inspektimit në miniera i takon Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera. Gjatë viteve, raportohet se në galerinë e të njëjtit subjekt ka patur dhe aksidente të tjera, por me plagosje./ZËRI

  • KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Sarandes, Kledian Llaho

    KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Sarandes, Kledian Llaho

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten më 1 gusht vendimin e shkarkimit nga detyra të prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho. Sipas kryesueses të trupit gjykues të KPA, Natasha Mulaj, është çmuar i drejtë pretendimi i Komisionerit Publik dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, se prokurori Llaho nuk rezulton i besueshëm në kriterin e pasurisë, pasi është në kushtet e deklarimit kontradiktor, të paskatë e të pamjafueshëm, duke i çuar institucionet e rivlerësimit në pamundësi për të verifikuar se cilat deklarime të subjektit pasqyrojnë të vërtetën faktike lidhur me burimin e pasurisë së tij.
    Shkaqet lidhur me figurën u vlerësuan prej KPA-së se, nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me këtë kriter, por lidhen me nevojën e kontrolit dhe veprimtarisë së subjektit në funksionin e prokurorit. Sipas Kolegjit, ato përbëjnë indicie të rëndësishme, se integriteti i subjektit është cënuar.
    Në verifikimin e çështjeve profesionale u konkludua se subjekti ka dështuar të ndërmarrë hetime logjike, të mbledhë gjithë provat dhe në mënyrë efektive. Mulaj konstatoi ndër të tjera se subjekti ka treguar mangësi në efikasitetin hetimor për ndërmarrjen e veprimeve hetimore logjike dhe ka tejzgjatur hetimet, ku në një rast deri në katër vjet. Shkaqet lidhur me etikën për shkak të konstatimit të një situate të mundshme të konfliktit të interest u vlerësua se ishin të parëndësishme për zgjidhjen e çështjes.
    Kledian Llaho u konfirmua më 22 dhjetor 2022 me shumicë votash, pasi KPK i konsideroi bindëse shpjegimet dhe provat e dorëzuara prej tij në kundërshtim të barrës së provës për balancën negative në kriterin e pasurisë, si dhe për konstatimet për figurën dhe profesionalizmin.
    Vendimmarrja e KPK u ankimua nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili e cilësoi vlerësimin e shumicës të pabazuar në aktet e dosjes. Ballhysa kërkoi që çështja ti nënshtrohej shqyrtimit në Kolegj dhe në përfundim të vendosej shkarkimi i Llahos për cënimin e besimit të publikut te drejtësia.
    Më 31 janar 2024, KLP i dha Llahos një “vërejtje publike”, ndërsa më 10 prill vendosi uljen e pagës së tij me 20% për tre muaj dhe shkarkimin nga detyra e kryetarit të prokurorisë. Ndërkohë, prej 14 janarit Llaho është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme, pasi dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive.
    Vendimmarrja e Kolegjit për shkarkimin e Llahos nga detyra është përfundimtare dhe ka efekt të menjëhershëm.

  • Nuk justifikoi pasuritë, KPA shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës Eranda Laze

    Nuk justifikoi pasuritë, KPA shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës Eranda Laze

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka shkarkuar nga detyra prokuroren e Tiranës, Eranda Laze.
    Vendimi u morë nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare.
    ‘Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 811, datë 08.11.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Eranda Laze’, tha ai.
    Prokurorja nuk justifikonte pasuritë që kishte krijuar gjatë kohës së punës.
    KPK konstatoi bilanc negativ në vlerë të konsiderueshme.
    Komisioni konstaton mospërputhje midis çmimit të përcaktuar në një kontratë premtim-shitje të vitit 2009 për dy apartamente në Linzë të Tiranës, me sipërfaqe 181 m2 në shumën 81 mijë e 284 euro, me vlerën e përcaktuar në kontratën e shitjes së vitit 2009 të këtyre pasurive, prej 9.6 milionë lekësh. Pine sqaroi se subjekti ka deklaruar se mospërputhja ka ardhur si pasojë e shënimit në kontratën e shitjes së vlerës për sipërfaqen e shfrytëzueshme. Laze ka sqaruar se është paguar shuma e përcaktuar në kontratën e premtim-shitjes, ku është përfshirë dhe vlera për sipërfaqen e përbashkët. Edhe gjatë seancës dëgjimore, Laze deklaroi se mospërputhja kishte ardhur për këtë arsye.
    Si burime krijimi të kësaj pasurie, subjekti ka deklaruar të ardhurat e bashkëshortit nga emigracioni dhe aktiviteti i tij privat në shumën prej 40 mijë euro – të ardhura të krijuara para martesës; 30 mijë euro kredi dhe pjesa tjetër me kursimet familjare.
    Pine vërejti se prokurorja Laze ka deklaruar kursime në shumën 500 mijë lekë në vitin 2008, ndërsa bashkëshorti ka deklaruar 30 mijë euro të kursyera, një apartament në Vlorë dhe një shtëpi në Durrës, në bashkëpronësi me familjarët e tij.
    Në analizën financiare të dy apartamenteve, Komisioni ka konsideruar si çmim vlerën e përcaktuar në kontratën e premtim-shitjes në masën 81 mijë e 284 euro.
    Nga të ardhurat e bashkëshortit të subjektit nga emigracioni për periudhën 1996-2004, Komisioni ka konstatuar mundësi kursimi në masën 47 mijë euro. Por, nisur nga fakti se ai ka blerë më parë një apartament në Vlorë për çmimin 52 mijë euro, Pine tha se të ardhurat nga emigracioni nuk janë vlerësuar të kenë shërbyer për banesat në Tiranë.
    KPK ka analizuar të ardhurat e deklaruara nga punësimi si menaxher në një shoqëri të zotëruar nga një i afërm i tij, në total në shumën 2.5 milionë lekë. Për arsye se kontrata e punës nuk është formalizuar, të ardhurat e deklaruara si të përfituara prej bashkëshortit të subjektit nga ky punësim, nuk janë përfshirë në analizë.
    Ndërkohë, Komisioni ka përfshirë të ardhurat nga punësimi në një institucion publik. Megjithatë, për pagesën e këstit të parë në shumën 40 mijë euro në vitin 2009, ka rezultuar balancë negative në shumën 6.4 milionë lekë.
    Pamundësi ka rezultuar dhe në vitin 2014 për pagesën e këstit të fundit në shumën 11 mijë e 284 euro në momentin e lidhjes së kontratës përfundimtare të shitjes. Sipas KPK-së, balanca negative ka rezultuar në shumën rreth 1.5 milionë lekë.
    Sipas relatores, subjekti ka qenë në pamundësi financiare edhe për blerjen e një automjeti të llojit Benz në vitin 2010.
    Komisioni i ka kërkuar Lazes të japë shpjegime mbi mënyrën e përfitimit nga bashkëshorti të një ngastre toke me sipërfaqe 500 m2 në Tragjas të Vlorës. Sipas shpjegimeve të dhëna prej subjektit gjatë hetimit administrativ, toka i është dhuruar bashkëshortit nga disa persona të cilët ai i ka asistuar me me konsulta ligjore për të bërë të mundur përfitimin dhe regjistrimin e tokave të tyre. Edhe në seancë, Laze deklaroi se toka i është dhuruar për shkak të ndihmës që ai u ka dhënë pronarëve.
    gijotina.com/

  • Hidhte në treg ushqime të skaduara, procedohet penalisht pronari i një kompanie që prodhon çokollata e biskota

    Hidhte në treg ushqime të skaduara, procedohet penalisht pronari i një kompanie që prodhon çokollata e biskota

    Këtë të shtunë Policia zbuloi një aktivitet të jashtëligjshëm në fabrikën “Master AL” në Vorë, pronë në cilën sipas QKB dhe njoftimit zyrtar të policisë rezulton ortak Skifter Tagani.
    Në këtë fabrikë grumbulloheshin ushqime të skaduara nga tregje të ndryshme të vendit, kryesisht në qytete si Tirana, Elbasani dhe Durrësi por edhe nga jashtë Shqipërisë.
    Sipas Policisë hetimet kanë vërtetuar se kjo fabrikë ishte përfshirë në manipulimin dhe shpërndarjen e ushqimeve të skaduara, të cilave u falsifikohej data e skadencës dhe më pas hidheshin përsëri për t’u shitur në treg.
    Në ambientet e fabrikës u sekuestruan dhjetëra kilogramë produkte të përpunuara, të cilat sipas ekspertizës kishin skaduar që në janar të këtij viti.
    Për këtë veprimtari policia ushtroi kontroll në ambientet e subjektit tregtar “Master AL”, dhe arrestuan ne flagrance Florenc Domi administrator i subjektit tregtar dhe Agim Domi magazinier pranë subjektit. Ndërsa Skifter Tagani vetëm është proceduar penalisht, edhe pse është pjesë e pronësisë së subjektit “Master Al”.

    Por Skifter Tagani është edhe pronar i ANTER SHPK, për prodhim biskota dhe çokollata. /balkanweb/

  • Skandal! Gjendet në Vorë magazina ku falsifikohej skandeca e produkteve ushqimore

    Skandal! Gjendet në Vorë magazina ku falsifikohej skandeca e produkteve ushqimore

    Një magazinë në Vorë që falsifikonte datat e skadencës së produkteve ushqimore është zbuluar nga Policia e Tiranës, duke çuar në pranga administratorin e subjektit F. D., 38 vjeç, si dhe magazinierin A.D. 58 vjeç. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, të gjitha këto produkte ushqimore ishin të skaduara, por pasi u kanë zëvendësuar etiketat, ato ishin bërë gati për tu hedhur në treg.
    Njoftimi i Policisë së Shtetit

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria Ushqimore”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DPPSh, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 7.
    Zbulohet në Vorë një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara, të cilat më pas hidheshin sërish në treg.
    Sekuestrohen sasi të mëdha mallrash ushqimore të përpunuara të skaduara në muajin janar dhe shkurt me etiketa skadence të falsifikuara.
    Arrestohen në flagrancë administratori i magazinës dhe magazinieri. Procedohen penalisht ortaku dhe shoferi i magazinës.
    Në kuadër të planit të masave për kontrollet në magazina, dyqane dhe supermarkete, me qëllim parandalimin e tregtimit të produkteve ushqimore të skaduara, u finalizua operacioni “Siguria Ushqimore”.
    Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit F. D., 38 vjeç, administrator i subjektit dhe A. D., 58 vjeç, magazinier.
    U proceduan penalisht shtetasit S. T., 56 vjeç, ortaku i subjektit dhe A. D., 36 vjeç, shofer i magazinës.
    Nga hetimet rezultoi se subjekti me aktivitet import-eksport dhe tregtim të produkteve industriale dhe ushqimore, grumbullonte produkte të skaduara nga tregje të ndryshme në Tiranë, Durrës e Elbasan, u falsifikonte datat e skadencës dhe i hidhte sërish në treg, pa dokumentacion tatimor.
    Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e prova materiale 716 koli dhe dhjetra kilogramë me mallra ushqimorë të përpunuara që kishin afatin e skadencës në janar dhe shkurt 2025 dhe afati i skadencës ishte falsifikuar me qëllim rihedhjen në treg për shitje.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

  • ‘Babai i kandidatit qëlloi me armë zjarri, Policia hedh poshtë pretendimet e Xhemal Gjunkshit: S’gjetëm gëzhoja!

    ‘Babai i kandidatit qëlloi me armë zjarri, Policia hedh poshtë pretendimet e Xhemal Gjunkshit: S’gjetëm gëzhoja!

    NJOFTIMI I POLICISË:
    Dibër
    Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme ku shtetasi Xh.Gj., (kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), telefonoi sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër duke pretenduar se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kishte ndaluar shtetasin E.C., që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave, ju informojmë se; Menjëherë me marrjen e telefonatës, në adresën e dhënë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe drejtuesit e DVP dhe të Komisariatit Dibër. Nën drejtimin e Prokurorit të Posaçëm, Prokurorit të Rrethit dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, kanë vijuar veprimet për menaxhimin, ndjekjen dhe hetimin e plotë të situatës.
    Në vendin e ngjarjes, janë konstatuar të bllokuara nga kandidati për deputet shtetasi Xh.Gj., shtetasi E.Gj., dhe persona të tjerë, automjetet e shtetasve I.C., dhe R.D. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorëve, ka bërë këqyrjen e këtyre automjeteve ku nuk është konstatuar asgjë me interes për hetimin. Në vijim të dyshimeve për automjete që shpërndanin vlera monetare, shtetasi E.M., dhe A.H(Gj), i janë vënë në ndjekje një automjeti tjetër që drejtohej nga shtetasi I.Sh., nga ku është dëmtuar automjeti i shtetasit E.M. Gjithashtu, shtetasi Xh.Gj., ka shprehur pretendimin se ka qenë dhe punonjësi i policisë, shtetasi E.Gj (i ati i kandidatit për deputet të subjektit politik Partia Socialiste shtetasi D.Gj) që po përpiqej të shpërndante para në shkëmbim të votës dhe pasi janë vënë në ndjekje simpatizantët e subjektit politik të Partisë Demokratike, ai është larguar dhe ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
    Në lidhje me këtë pretendim, grupi hetimor nën drejtimin Prokurorëve, ka realizuar këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe nuk janë gjetur gëzhoja apo indicje të tjera se ky punonjës ka përdorur armën. Në lidhje me rastin, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit punonjësi i policisë shtetasi E.GJ, ku nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore i është sekuestruar arma shërbimit dhe janë kryer një sërë veprimesh të tjera hetimore. Sa më sipër, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër për kompetencë dhe për vlerësim, kanë referuar materialet pranë SPAK, për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, parashikuar nga nenet 277 dhe 293 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve Xh.Gj., 62 vjeç, dhe E.Gj., 33 vjeç, si dhe për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit I.Sh., 35 vjeç

  • Dyshime për shitblerje votash, Policia nis hetimet për 4 persona, mes tyre edhe kandidati i PD-së Xhemal Gjunkshi

    Dyshime për shitblerje votash, Policia nis hetimet për 4 persona, mes tyre edhe kandidati i PD-së Xhemal Gjunkshi

    Pamje nga vendngjarja

    DIBËR- Me datë 09.05.2025, rreth orës 21.15,  në sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka mbërritur një telefonatë nga shtetasi Xh.Gj., (kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), i cili shprehej se në Maqellarë, përfaqësues të subjektit politik të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave,  banorëve të kësaj njësie.
    Menjëherë, në adresën e dhënë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e SPAK dhe  Prokurorisë së Rrethit Dibër, janë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore.
    Për sa më sipër, u referuan materialet procedurale pranë SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e lidhur me veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve A.K., 29 vjeç; H.H., 48 vjeç;  Xh.Gj., 62 vjeç; E.Gj., 33 vjeç.

  • Përplasja/ Agron Kapllanaj flet për herë të parë: Agjentët e BKH na nxorën armët, si nisi sherri nga ngritja e dronit

    Përplasja/ Agron Kapllanaj flet për herë të parë: Agjentët e BKH na nxorën armët, si nisi sherri nga ngritja e dronit

    Agron Kapllanaj i kontaktuar nga mediat ka pohuar incidentin që ka ndodhur pranë zyrave të subjektit të tij politik dhe ka dhënë versionin e tij të ngjarjes.

    Në një bisedë telefonike ish-kryebashkiaku i Mallakastrës ka pohuar se në parkimin e zyrave të subjektit politik që ai përfaqëson ka shkuar një mjet i pa loguar rreth orës 18:00 dhe prej andej ka ngritur një dron. Ky veprim sipas tij është kryer dhe në një kohë të dytë dhe ka ngjallur dyshime të zyrtarëve që ishin brenda godinës. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    “Kur ka shkuar roja i objektit për të kërkuar shpjegime se përse po ngrenë dronin nga parkimi i zyrave të tyre një prej agjentëve i ka thënë se ‘po kërkojnë të blejnë një pronë’, ndërsa më pas e ka ofenduar me fjalë të rënda”, pretendon Kapllanaj.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Pas debatit agjentët janë larguar me mjetin e tyre dhe janë ndjekur nga disa zyrtarë të subjektit politik dhe dy të afërm të Agron Kapllanajt. Më tej Kapllanaj sqaron se pak minuta më vonë kanë arritur që ti ndalojnë dhe aty ka nisur një përplasje e dytë mes agjentëve të BKH dhe njerëzve të Kapllanajt.

    Por sipas këtij te fundit në asnjë moment nuk u është thënë që janë agjent të BKH. Siç pohoi ai të afërmve të tij u është nxjerr dhe armë në formë kërcënimi dhe vetëm pas këtij momenti u është thënë që kanë të bëjnë me agjentë të BKH.

    Në këtë moment kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe kanë ulur gjakrat, ku kanë bërë shoqërimin e dy nipërve të Kapllanajt dhe zyrtarit të subjektit politik.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Vetë Kapllanaj pohon se ndodhet në ambientet e policisë për të bërë kallëzim