Kreu i qeverisë Edi Rama u është përgjigjur live pyetjeve të adresuara në platformat sociale.
“A do kërkoni mandat të 5 nëse fitoni, një buzëqeshje e gajasur”, shprehet Rama teksa lexon një tjetër koment.
“Unë nuk jam këtu për të bërë shaka, unë bëj humor dhe humori im bezdis shumë ata që janë kundërshtarë të mitë, ose tanët, më vjen keq por nuk ka problem por nuk bëj dot ndryshe sepse unë nuk shaj, më pëlqen të përdor satirën…
Kam postuar pak ditë më parë një video me humor, dhe është sulmuar faqja një nga tufë kandidatësh e një subjekti politik nga këta të rinjtë, por ajo që kuptoj nga ai sulm i organizuar është vjetërsia e mendjes së tyre. Kush nuk është një gjendje të përballojë as humorin, as satirën, nuk duhet të merret me politikë sepse është potencialisht shumë i rrezikshëm”, tha Rama.
Tag: subjekti
-

“Kandidatët e një subjekti më bënë sulm të organizuar në FB”, Rama: Kush s’përballon dot humorin, mos merret me politikë se është i rrezikshëm
-

“Kandidatët e një subjekti më bënë sulm të organizuar në FB”, Rama tregon episodin pas videos satirike: Kush s’përballon dot humorin, mos merret me politikë se është i rrezikshëm
Kreu i qeverisë Edi Rama u është përgjigjur live pyetjeve të adresuara në platformat sociale.
“A do kërkoni mandat të 5 nëse fitoni, një buzëqeshje e gajasur”, shprehet Rama teksa lexon një tjetër koment.
“Unë nuk jam këtu për të bërë shaka, unë bëj humor dhe humori im bezdis shumë ata që janë kundërshtarë të mitë, ose tanët, më vjen keq por nuk ka problem por nuk bëj dot ndryshe sepse unë nuk shaj, më pëlqen të përdor satirën…
Kam postuar pak ditë më parë një video me humor, dhe është sulmuar faqja një nga tufë kandidatësh e një subjekti politik nga këta të rinjtë, por ajo që kuptoj nga ai sulm i organizuar është vjetërsia e mendjes së tyre. Kush nuk është një gjendje të përballojë as humorin, as satirën, nuk duhet të merret me politikë sepse është potencialisht shumë i rrezikshëm”, tha Rama.
Top Channel
-

Si do të bëhet eksporti i kanabisit mjekësor, udhëzimi hyn në fuqi
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË- Udhëzimi për eksportin e produkteve dhe nënprodukteve të bimës së kanabisir për qëllime industriale ka hyrë në fuqi. Udhëzimi hyri në fuqi, disa ditë MË PARË, pasi u botua në Fletoren Zyrtare. Në udhëzimin e publikuar, përcaktohen të gjitha kriteret dhe dokumentacioni që duhet të plotësohet nga ana e subjekteve për realizimin e eksportit.
“Subjekti i lejuar zbaton rregulla, standarde dhe procedura të përshtatshme në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi, për eksportin e nënprodukteve dhe produkteve të bimës së kanabisit për qëllime industriale, në mënyrë që të garantohet përmbushja e kushteve të sigurisë dhe të cilësisë, të parandalohet aksesi i paautorizuar, si dhe çdo formë tjetërsimi e paligjshme, si dhe respektimi i parashikimeve në kuadrin ligjor e nënligjor në fuqi”, – thuhet në udhëzim.
Sipas udhëzimit, subjekti i lejuar është përgjegjës për përgatitjen dhe plotësimin e dokumentacionit për eksport, si dhe përmbushjen e kushteve të cilësisë të nënprodukteve dhe produkteve të bimës e kanabisit që do të eksportohen. Po ashtu, duhet të pajiset për çdo ngarkesë me autorizimin përkatës të eksportit.
“Subjekti i lejuar eksporton nënprodukte dhe produkte të bimës së kanabisit, vetëm për subjekte pritëse, të cilat janë të pajisura me certifikatë importi apo dokument tjetër analog me këtë certifikatë të lëshuar sipas kërkesave të legjislacionit të vendit pritës, si dhe dokumentacion përkatës. Agjencia dhe struktura përgjegjëse për doganat bashkëpunojnë për të siguruar realizimin e eksportit të nënprodukteve dhe produkteve përfundimtare të kanabisit për qëllime industriale, në kohë dhe në përputhje me procedurat administrative të përcaktuara në kuadrin ligjor në fuqi”, – nënvizohet më tej.
KRITERET DHE PROCEDURA
Eksportuesi duhet të përmbushë kriteret si: të jetë i pajisur paraprakisht me lejen përkatëse për kryerjen e aktivitetit të eksportit; të ketë plotësuar të gjitha detyrimet e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi lidhur me: shenjimin dhe gjurmimin, standardet për çdo fazë të procesit të kultivimit, paketimin dhe etiketimin.
IV. Rregullat dhe kushtet e sigurisë së transportit: Eksportuesi plotëson kriteret dhe kushtet e tjera të përcaktuara nga ligji nr. 61/2023 dhe aktet nënligjore përkatëse në zbatim të tij. Agjencia, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për autorizim eksporti me shkrim, merr në shqyrtim kërkesën e subjektit të lejuar dhe verifikon dokumentacionin e përcaktuar në nenin 6, sipas parashikimeve të këtij udhëzimi.
Në rastet kur Agjencia gjatë shqyrtimit të kërkesës konstaton mangësi të dokumentacionit, kërkon me shkresë plotësimin e tyre. Subjekti brenda 5 ditë pune plotëson mangësitë e konstatuara, i përcjell në Agjenci dhe i hedh në regjistër, në të kundërt kërkesa konsiderohet e refuzuar. Për këtë subjekti njoftohet me shkresë nga Agjencia, njëkohësisht njoftimi pasqyrohet në regjistër. Agjencia ka të drejtë të kryejë verifikimet përkatëse të dokumentacionit të përcjellë nga subjekti i lejuar kur ka indicie apo konstaton mospërputhje në dokumentet e përcjella. Kur dokumentacioni është i plotë dhe subjekti plotëson të gjitha kërkesat, Agjencia lëshon autorizimin për eksport.
“Autorizimi i eksportit përmban këto të dhëna: emrin dhe llojin e produktit, sasinë që do të eksportohet; emrin, adresën dhe NIPT-in e eksportuesit, si dhe emrin ndërkombëtar të pronarit (nëse ka); emrin, adresën dhe NIPT-in e subjektit pritës; datën kur do të kryhet eksporti; nëse vendi pritës parashikon detyrimin për t’u pajisur me certifikatë importi apo dokument tjetër analog me këtë certifikatë, numrin dhe datën e certifikatës së importit dhe autoritetin që e ka lëshuar atë; dh) pikën doganore ku do të kryhen procedurat doganore të eksportit; e) kodin e Nomenklaturës së Mallrave që eksportohen”, – bëhet me dije në udhëzim.
SHKELJET
Në rast se gjatë procedurave doganore që kryhen në pikën kufitare të daljes konstatohet se, subjekti eksporton ngarkesë në sasi të ndryshme nga ajo e deklaruar dhe e autorizuar, apo gjatë skanimit evidentohet prania e produkteve të tjera jo në përputhje me autorizimin, autoriteti doganor njofton menjëherë në numrin dhe adresën elektronike të kontaktit të vendosur në dispozicion nga palët paraprakisht, Policinë e Shtetit, Agjencinë dhe eksportuesin për faktet e konstatuara dhe vendimmarrjet. Autoriteti doganor vendos kryerjen e kontrollit fizik të ngarkesës në ambientet e pikës doganore, duke siguruar kushtet e ruajtjes së produktit që eksportohet.
Nëse sasia është e ndryshme me atë të deklaruar dhe autorizuar, Agjencia pas kryerjes së kontrollit fizik dhe njoftimit me shkrim nga autoriteti doganor merr masë administrative për subjektin e lejuar. Në vijim subjekti kërkon pranë Agjencisë korrigjimin e sasisë së deklaruar në autorizim dhe Agjencia brenda 5 ditëve lëshon autorizimin. Nëse produkti është i paligjshëm dhe konfiskohet apo sekuestrohet nga Policia e Shtetit, njoftohet me shkrim dhe Agjencia. Agjencia, me marrjen e njoftimit shfuqizon autorizimin. “Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministria e Financave, Ministria e Brendshme, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Kanabisit, Policia e Shtetit, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Autoritetet Doganore, institucionet e tjera që zbatojnë përcaktime nga ky udhëzim dhe subjektet e lejuara”, – thuhet në udhëzim.
DOKUMENTACIONI PËR PAJISJEN ME AUTORIZIM EKSPORTI
1. Subjekti i lejuar, që kërkon të pajiset me autorizim eksporti të nënprodukteve dhe produkteve përfundimtare të bimës së kanabisit për qëllime industriale, paraqet pranë Agjencisë, si dhe hedh në regjistër kërkesën për autorizim dhe dokumentacionin shoqërues, të paktën 45 (dyzet e pesë) ditë para datës së parashikuar për kryerjen e eksportit.
2. Kërkesa për t’u pajisur me autorizim eksporti përmban të dhënat:
a) Emërtimi dhe lloji i produktit që eksportohet, varietetin e bimës së kanabisit, qëllimin e përdorimit dhe sasinë për secilën formë.
b) Emërtimi, NIPT-i dhe adresa e subjektit të lejuar, si dhe emri i përfaqësuesit ligjor të tij apo të personit të autorizuar për të ndjekur procedurën e lëshimit të autorizimit.
c) Emërtimi, NIPT-i dhe adresa e subjektit importues, emri i përfaqësuesit ligjor të tij, si dhe të dhënat e kontaktit (adresa e-mail dhe numri i telefonit).
ç) Pika doganore ku parashikohet dalja e ngarkesës nga territori i Republikës Shqipërisë.
d) Datën e parashikuar për kryerjen e eksportit.
dh) Të dhënat e shenjës unike të identifikimit dhe të gjurmimit për nënproduktet dhe produktet përfundimtare që eksportohen.
e) Përqendrimin e THC-së, të shprehur si përqindje, të bimës së thatë, të nënproduktit apo produktit përfundimtar.
ë) Pikën doganore ku do të bëhet procedura doganore e eksportit.
f) Kodin sipas Nomenklaturës së Mallrave.
Dokumentacioni shoqërues që subjekti duhet të paraqesë për pajisjen me autorizim eksporti është si vijon:
a) Kopja e certifikatës së analizës së nënprodukteve dhe produkteve përfundimtare të kanabisit për qëllime industriale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
b) Kopja e kontratës së shërbimit me shoqërinë transportuese, nëse transporti nuk kryhet nga vetë subjekti.
c) Kopja e kontratës së shitjes me subjektin e huaj importues, e përkthyer dhe noterizuar.
ç) Kopja e certifikatës së importit apo dokument tjetër analog, lëshuar nga autoritetet kompetente të vendit pritës, për vendet që parashikojnë detyrimin për t’u pajisur me këtë dokument./ZËRI -

Britanikët kërkojnë nga SPAK dhe KQZ verifikimin e kandidatëve për deputet për të kaluarën kriminale, listë me…
Teksa një muaj e pak ditë na ndan nga zgjedhjet e 11 majit, një furtunë duket se po përfshin skenën politike shqiptare, ku mësohet se autoritetet britanike i kanë kërkuar zyrtarisht SPAK dhe KQZ-së verifikimin e plotë të kandidatëve për deputetë, për të kaluarën e tyre kriminale. Në fokus janë emra të mëdhenj si Ilir Meta, Sali Berisha, tashmë “non-grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, apo edhe kreu i PSD, Tom Doshi i sanksionuar nga Uashingtoni, si dhe kandidatë nga PD dhe PS që po hetehon nga SPAK, ndërsa një listë me 16 kandidatë është në proces hetimi për akuza të rënda, përfshirë burg, evazion, ndryshim identiteti dhe vepra penale në BE. KQZ ka dërguar zyrtarisht emrat në Prokurori për verifikim të thelluar, ndërsa bie në sy prania e partive të reja me numrin më të madh të kandidatëve të dyshuar.
Nga krahu tjetër, SPAK ka zbuluar një plan të posaçëm hetimi, me struktura që do të veprojnë në të gjitha qarqet për të parandaluar dhe goditur krimet zgjedhore. Kryeprokurori special, Altin Dumani ka marrë vetë drejtimin e hetimeve, ndërsa britanikët kërkojnë standarde të larta transparence, për të shmangur infiltrimin e elementëve me precedentë kriminalë në Kuvendin e ri. Ndërkohë, një platformë online është vënë në dispozicion për denoncime nga qytetarët, ndërsa investimet publike do të ndalohen gjatë fushatës për të shmangur manipulimet elektorale. Por e gjithë kjo panoramë tregon se zgjedhjet parlamentar të 11 majit sapo janë kthyer në një betejë të pastërtisë penale, ku ligji për dekriminalizimin pritet të tronditë themelet e disa partive. Pra lista e “të dyshuarve” sapo ka dalë në dritë, ndwrkohw qw ora e llogaridhënies ka nisur të trokasë fort.
Reagon ambasada britanike
Konkretisht, javën që shkoi ambasada britanike ka pritur në një takim kreun e SPAK, Altin Dumani, Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela dhe kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi për të informuar ambasadorët mbi strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore. Gjatë takimit, u trajtuan qasjet kolektive dhe individuale të institucioneve në hetimin e shkeljeve zgjedhore, duke marrë parasysh mjedisin aktual të operimit, si dhe strategjinë për të minimizuar rreziqet e mundshme në procesin e ardhshëm zgjedhor. Përmes një njoftimi, Ambasada Britanike thekson se mbështet angazhimin e Shqipërisë për të garantuar që zgjedhjet e 11 majit të jenë transparente, të ndershme dhe të sigurta.
“Ambasada Britanike ftoi Kryeprokurorin e Posaçëm, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Komisionerin Publik të Zgjedhjeve për të informuar ambasadorët mbi strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore, e publikuar në vitin 2025. Sesioni i informimit trajtoi qasjet kolektive dhe individuale të institucioneve në hetimin e shkeljeve zgjedhore, duke marrë parasysh mjedisin aktual të operimit, si dhe strategjinë për të minimizuar rreziqet e mundshme në procesin e ardhshëm zgjedhor. Marrëveshja e re mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u mirëprit nga komuniteti ndërkombëtar si një hap i rëndësishëm për të siguruar qartësi në rolin dhe përgjegjësitë e secilit institucion. Ambasada Britanike mbështet angazhimin e Shqipërisë për të garantuar që zgjedhjet e 11 majit të jenë transparente, të ndershme dhe të sigurta”, njoftoi ambasada e Britanisë.
KQZ jep detajet
Ndërkohë sa i takon kalimit në filtra të kandidatëve për deputet që garojnë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka treguara edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), i cili ka zbardhur një listë me 16 emra që po verifikohen. Mes 16 kandidatëve të dërguar për verifikim të thelluar nga KQZ në Prokurori, rezulton se disa prej tyre kanë qenë të dënuar me burg, kanë ndryshuar emrin dhe mbiemrin, janë nën hetim për evazion fiskal, janë dëbuar nga vendet e BE-së apo janë prangosur për veprën penale të vjedhjes.
Bie në sy se mes kandidatëve janë emra nga partitë e reja, si ato të Lapajt, Shehajt dhe Qorrit, kanë numrin më të madh të personave me të shkuar në konflikt me ligjin. Nuk mungon as Partia Social Demokrate e Biznesmenit Tom Doshi me katër kandidatë. Komisioneri vendosi dhe kryerjen e verifikimit të thelluar për 16 kandidatë për deputet në zgjedhjet për Kuvend:Z Gramos Fejzi Ismailaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor, Partia “Aleanca Demokracia e Re”, Qarku Vlorë;
Z. Ndriçim Asqeri Kamberaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, Qarku Vlorë;
Z. Arjel Selami Rragami, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Djathtas Për Zhvillim”, Qarku Shkodër;
Z. Desard Xhevdet Muzhaqi, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Koalicioni Euroatlantik” Qarku Elbasan;
Z. Dritan Vesel Tafhasaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia Lëvizja Bashkë, Qarku, Kukës;
6. Zj. Adela Ferhat Qemali, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Mundësia”, Qarku Tiranë;
Z. Altin Avni Muceku, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Mundësia”, Qarku Tiranë;
Z. Entela Skënder Sula, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj”, qarku Tiranë;
Z. Erjon Ismail Selmani, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj”, Qarku Lezhë;
Z. Euglen Mario Gjini, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, Qarku Fier;
Z. Gazmir Dod Memaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet”, Qarku Shkodër;
Z. Florjan Afrim Tomçini, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate”, Qarku Dibër;
Z. Klaudio Klement Zotaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate” Qarku Vlorë;
Z. Kreshnik Gjon Gjonaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate” Qarku Lezhë;
Z. Lisman Sami Pellumaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Socialdemokrate” Qarku Shkodër;
Z. Geront Mexhit Stefo, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor, Partia “Aleanca Demokracia e Re”, Qarku Korçë;SPAK zbret në terren
Nga ana tjetër, kujtojmë se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka miratuar një plan masash në kuadër të hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Sipas SPAK, masat bazohen në një urdhër të marrë disa javë më parë, të drejtuesit Altin Dumani, të nxjerrë bazuar në legjislacionin penal dhe procedural në fuqi, si dhe në zbatim të “Strategjisë së Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor gjatë Zgjedhjeve për Kuvendin 2025”, të kësaj strukture të posaçme të hetimit – strategji që ende nuk është bërë publike. Menaxheri i këtij plani masash do të jetë vetë drejtuesi i SPAK, prokurori Altin Dumani.
Veprat penale që do të hetohen në kuadër të këtij plani masash janë korrupsioni aktiv e pasiv në zgjedhje, si dhe çdo vepër penale në kuadër të krimeve zgjedhore e kryer nga krimi organizuar apo nga zyrtarë publikë të nivelit të lartë. Në kuadër të mundësimit të zbatimit të masave është parashikuar ngritja e një grupi hetimor që do të përbëhet nga një strukturë qendrore dhe grupet hetimore të terrenit, që do të kryejnë veprime hetimore gjatë periudhës zgjedhore. Struktura qendrore do të drejtohet nga Dumani dhe do të përfshijë prokurorë, hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, hetues financiarë, ekspertë, si dhe staf administrativ mbështetës. Edhe grupet hetimore në terren do të kenë në përbërje të njëjtë dhe do të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në 61 bashkitë në të 12 qarqet. Detyra e grupeve hetimore në terren do të jetë parandalimi dhe hetimi i veprave penale që lidhen me përdorimin e administratës publike, infrastrukturën shtetërore si dhe përfshirjen e grupeve kriminale në procesin zgjedhor.
Për të mbështetur zbatimin e planit të masave, SPAK ka parashikuar të krijojë një platformë e posaçme ku do të administrohen denoncime nga qytetarët dhe institucionet. Në dispozicion të denoncuesve është parashikuar të vendoset një numër emergjence, raportime online dhe adresë email-i. Informacionet që do të merren nëpërmjet kësaj platforme konsiderohen të natyrës informuese. Sipas SPAK, kallëzime penale do konsiderohen vetëm ato që depozitohen në prokurori në formë të shkruar dhe në formë të rregullt procedurale. Në këto raste, prokurorët janë të detyruar që të marrin vendime dhe të njoftojnë kallëzuesin vetëm për këto kallëzime penale. Një tjetër grup pune i posaçëm do të ketë si detyrë të monitorojë të dhënat e bëra publike në media dhe rrjetet sociale, që më pas tu përcillen Strukturës Qendrore dhe grupeve hetimore në terren.
Nën monitorimin e SPAK do të jetë dhe përdorimi i buxhetit dhe investimet publike, procedurë që do të kryhet nga hetues të hetimit financiar dhe ekspertë të kësaj fushe. Në njoftim thuhet se investimet publike nuk do të lejohen të kryhen gjatë periudhës zgjedhore. SPAK u bënë thirrje institucioneve shtetërore dhe private, shoqërisë civile, mediave dhe qytetarëve që të angazhohen aktivisht në mbështetje të këtij procesi, duke kontribuar në zbatimin e ligjit dhe transparencën zgjedhore.
Çfarë ka ndodhur?
Ndërkaq kujtojëmë se janë mbi 1200 zyrtarë publik e politikanë të prekur në 10 vite nga ligji i dekriminalizimit. Ndërsa deputetët që humbën mandatin emisioni Fact Check i sjell në një kronologji nga vendimet e prokurorisë deri tek vota e KQZ. Ligji i dekriminalizimit, i miratuar në vitin 2015, kishte për qëllim të parandalonte individët me të kaluar kriminale të ushtronin funksione publike në Shqipëri. Ky ligj ndikoi në disa deputetë dhe kryebashkiakë, të cilët u detyruan të linin postet e tyre për shkak të të kaluarës kriminale të padeklaruar. Disa prej tyre janë: Arben Ndoka (PS): Dha dorëheqjen në shtator 2015 përpara se KQZ t’i hiqte mandatin, pasi kishte një hetim për fshehje të një dënimi në Itali; Dashamir Tahiri (PDIU): Në dhjetor 2016, KQZ i hoqi mandatin për shkak të dënimeve në Itali për falsifikim dokumentesh.; Shkëlqim Selami (LSI): Po në dhjetor 2016, humbi mandatin për shkak të një mase sigurie në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale; Armando Prenga (PS): Në shkurt 2017, prokuroria kërkoi heqjen e mandatit për precedentë të mëparshëm penal, por Prenga dha dorëheqjen para se KQZ të vendoste; Aqif Rakipi (PDIU):
Në dhjetor 2017, prokuroria kërkoi heqjen e mandatit për fshehje të të kaluarës kriminale, duke e çuar në 7 numrin e politikanëve të prekur nga ligji i dekriminalizimit; Gledion Rehovica (LSI): Po në dhjetor 2017, humbi mandatin për të njëjtat arsye si Rakipi; Edhe pse s’u prek nga Ligji i Dekriminalizimit i cili s’ishte miratuar ende në atë moment, ish deputeti Mark Frroku dha dorëheqjen në nëntor të vitit 2015 teksa ndodhej në masën e arrestit në burg; Përveç këtyre, Mhill Fufi, Artan Gaçi dhe Omer Mamo si dhe ish deputeti Tom Doshi u verifikuan për efekt të ligjit të dekriminalizimit por ata nuk e humbën mandatin. -

KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren e Vlorës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 3 prill vendimarrjen për ndryshimin e vendimit të Komisionit për gjyqtaren e Vlorës, Mirela Mishgjoni dhe e shkarkoi nga detyra këtë subjekt rivlerësimi për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë.
Konfirmimi i Mishgjonit u vendos me shumicë votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 5 prill 2024, pasi u vlerësua se të gjitha rrethanat e konstatuara lidheshin me të ardhurat e bashkëshortit të subjektit në Itali dhe shitjen e një aktiviteti të tij vitin 2004.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM rekomandoi ankimin e kësaj vendimarrjeje duke çmuar se vendimi i shumicës tregon keqinterpretim të provave dhe arsyetim të pamjaftueshëm. Në ankimin e ushtruar nga sh-institucioni i Komisionerëve Publikë u ngritën shkaqe në kriterin e pasurisë dhe u kërkua shkarkimi i Mishgjonit. Subjekti i kundërshtoi shkaqet si të pabazuar dhe kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit të saj.
Gjatë shpalljes së vendimit, u deklarua se në vlerësimin e pasurisë, Kolegji ka mbajtur në konsideratë faktin se për periudhën 1995-2002, subjekti ka punuar si ndihmësgjyqtare dhe gjyqtare. Në 2002-in është shkarkuar me vendim të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe pasi ka ndjekur gjithë procedurat e ankimit ka fituar të drejtën e rikthimit në detyrë në vitin 2009, si dhe përfitimin e pagës së gjyqtares.
Lidhur me blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 111.6 m në Vlorë, ka rezultuar se pagesat për shlyerjen e çmimit të kësaj pasurie kanë filluar në vitin 2005, kur subjekti ka filluar bashkëjetesën me bashkëshortin. Po ashtu, është konstatuar se Mishgjoni, në cilësinë e blerëses së kësaj pasurie ka kryer personalisht pagesat, së bashku me bashkëshortin.
Kolegji i vlerëson të bazuar pretendimet e subjektit lidhur me burimet financiare të deklaruara se kanë shërbyer për blerjen e këtij apartamenti. Për të ardhurat e bashkëshortit nga shitja e një aktiviteti në Itali, KPA vlerëson se është arritur të vërtetohet ky transaksion, por jo përfitimi i 80% të vlerës nga ana e bashkëshortit. Për rrjedhojë është konsideruar si burim i ligjshëm vetëm shuma 23 mijë e 867 euro, që dhe është deklaruar para organeve tatimore. Duke konsideruar të ardhurat nga puna në Itali, KPA ka arritur në përfundimin se bashkëshorti subjektit nuk ka pasur mundësi kursimi në shtetin fqinj.
Po ashtu, Kolegji konkludon se nuk u arrit të provohej punësimi i bashkëshortit të subjektit në Shqipëri dhe për rrjedhojë nuk janë përfshirë në analizë të ardhurat e pretenduara.
Kolegji vëren se të ardhurat nga shitja në vitin 1997 e pjesës takuese të bashkëshortit nga fabrika e përpunimit të ullirit, nuk janë përfshirë në analizë as prej KPK dhe për rrjedhojë nuk qëndron shkaku i ankimit për moskonsiderimin e tyre. Megjithatë, edhe KPA çmon se këto të ardhura nuk përmbushin kushtet për t’u konsideruar si burime financiare të ligjshme.
Për të ardhurat e Mishgjonit nga avoktia nuk janë provuar pagesat e detyrimeve tatimore e për rrjedhojë nuk janë konsideruar në analizë.
Në analizën përfundimtare të këtij apartamenti, Kolegji ka arritur në konkluzionin se subjekti gjendet në pamundësi financiare.
Lidhur me një hua dhënë motrës, shumë për të cilën Mishgjoni ka deklaruar se, kur i është kthye, ka shërbyer si burim për blerjen e një mjeti, ka rezultuar se subjekti nuk ka pasur mundësi për kursimin dhe dhënien e vlerës 17 mijë euro. Për rrjedhojë rezulton pamundësi dhe për blerjen e makinës.
Për likujditetin cash, të deklaruar para fillimit të detyrës dhe në veting, në kushtet kur të ardhurat e pretenduara nuk janë provuar, ka rezultuar që subjekti të mos ketë pasur mundësi për kursimin e kësaj shume.
Pamundësi financiare ka rezultuar edhe për shumën 3 milionë lekë, deklaruar se i është dhënë hua babait të subjektit. Për rrjedhojë konstatohet pamundësi dhe për blerjen e një apartamenti në Tiranë, pasuri për krijimin e të cilës është deklaruar si burim dhe vlera e kthyer nga babai.
Për një sipërfaqe toke të blerë nga bashkëshorti, KPA konstaton se në kontratat e shitblerjeve, përcaktohen dy çmime, ai de facto dhe i referencës. Sipas Kolegjit, duket se është ndërtuar një mekanizëm për caktimin e çmimeve fiktive, përtej logjikës ekonomike për këto pasuri, që duket se ka pasur si qëllim mbulimin e mungesës së burimeve të ligjshme.
Çmimi i blerjes së kësaj pasurie është llogaritur sipas vlerave të referencës, prej nga ka rezultuar pamundësi financiare.
Në përfundim, KPA vlerëson se subjekti ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë, si gjendet e pabesueshme në këtë kriter dhe duhet shkarkuar.
Kolegji vërejti se shkaqet e tjera të patrajtuara në vendim nuk u gjetën të bazuara.
/reporter.al/ -

Salmonelë në mishin e pulës/ Drejtori i AKU-së tregon çfarë ndodhi dhe si u zbulua: Ligji ngarkon me përgjegjësi dhe…
Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Manush Kullolli ka diskutuar në lidhje me daljen në treg të 2.6 tonë mish pule me salmonelë në Shqipëri. Kullolli i ftuar në “Opinion” tregoi kronologjinë e kësaj ngjarjeje.
Sipas Kullollit, më datë 11 Mars është bërë marrja e mostrës. Ai sqaroi se sipas ligjit sasisë që i është marrë mostra nga inspektorët bllokohet dhe qëndron në pikën e inspektimit kufitar dhe në rast se merret me kontroll rutinë sasia duhet të mbahet e bllokuar nga subjekti tregtar. Ai theksoi se ligji ngarkon me përgjegjësi edhe operatorin e biznesit ushqimor. Kullolli tha se me daljen e raport-analizës nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, AKU ka marrë masën për të shkuar pranë subjektit për të kryer kontrollin e këtij subjekti.
“Nga ana e subjektit nuk është vënë në dispozicion asnjë dokument gjurmueshmërie që është shumë i rëndësishëm dhe operatori i biznesit ushqimor e ka detyrim, në bazë të VKM-së për gjurmimin deri në 3 vjet që të mbajë gjurmimin për çdo produkt. Gjurmimi do të thotë identifikim i produktit në çdo vend të territorit ku shkon”, tha ai.
Kullolli tha se ditën e parë të trupës së inspektimit nuk është paraqitur asnjë dokumentacion nga ana e subjektit.
“Nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme është ngritur një grup pune me hetimin tatimor, duke ditur që Tatimet kanë akses në kontrollet dhe verifikimin e faturave”, tha Kullolli.
Sipas drejtorit të AKU-së, nga ana e subjektit është paraqitur një listë gjurmueshmërie me 154 operatorë biznesi ku subjekti deklaron që është shpërndarë ky produkt. Me marrjen e këtij informacioni nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme janë ngritur dy grupe pune.
“Grupi i parë i punës është bërë për identifikimin e këtyre operatorë biznesi ku janë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Kanë dalë trupat inspektuese në çdo subjekt. Trupa e dytë e grupit të punës ka bërë njoftimin e gjithë këtyre subjekteve për të fituar në kohë. Të njoftohen subjektet, të venë afishimin për kthim nga konsumatori dhe heqjen nga rafti të këtij produkti”, tha Kullolli.
Por siç tregon drejtori i AKU-së, duke parë gjurmueshmërinë e paraqitur nga subjekti, ditën e dytë kanë parë që ajo ka qenë “e mangët, e çalë dhe jo e rregullt”. Që nga ky moment rasti është referuar në prokurori është në hetim.
