Tag: subjekti

  • Prokurorja e Shkodrës, del jashtë radhëve të drejtësisë, KPK e çoi tek Magjistratura, KPA e shkarkoi…

    Prokurorja e Shkodrës, del jashtë radhëve të drejtësisë, KPK e çoi tek Magjistratura, KPA e shkarkoi…

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA , shkarkoi sot nga detyra prokuroren e Shkodrës Marsida Frashëri.
    Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën e 3 qershorit me parashtrimet dhe konkluzionet përfundimtare në çështjen e vetingut të prokurores së Shkodrës, Marsida Frashëri.
    Prokurori Klodian Braho, i autorizuar nga drejtuesi i SPAK, Aktin Dumani, për të përfaqësuar këtë çështje në KPA, tha se u qëndronte gjithë shkaqeve të ankimit dhe kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit për konfirmimin e Frashërit dhe kërkoi shkarkimin e saj për probleme në aspektin profesional e cënim të besimit të publikut tek drejtësia.
    Frashëri e kundërshtoi si të papranueshëm ankimin e Komisionerit Publik duke pretenduar se vendimi për pezullimin e saj nga detyra për një vit dhe dërgimin për trajnim Shkollën e Magjistraturës, ndaj të cilit ngrihen shkaqe, sipas subjektit, është i paankimueshëm.
    Në maj të vitit 2022, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi pezullimin e Frashërit për 1 vit nga detyra, me kushtin që të ndiqte programin e trajnimit në Shkollën e Magjistraturës. Vendimi u mor pasi gjatë procesit të vetingut, prokurorja Frashëri u përball me barrë prove për kriterin profesional, lidhur me gjetjet në 27 dosje, kur rezultonte të mos kishte kryer veprime hetimore. Subjekti deklaroi se kishte pasur ngarkesë të lartë në punë.
    Gjatë seancës dëgjimore më 10 maj të vitit 2022, u relatua se ndaj prokurores Frashëri ishin zhvilluar 3 hetime disiplinore nga Prokuroria e Përgjithshme dhe se gjetjet e këtyre hetimeve ishin shqyrtuar edhe nga KPK, nga kishin rezultuar gjetur të njëjtat probleme. Njëri prej hetimeve ishte mbyllur me vendimin e uljes në detyrë për 6 muaj në vitin 2014, ndërsa dy të tjerët ishin pushuar për shkak të mungesës së kuadrit ligjor.
    Nga hetimi administrativ në shkallën e parë të vetingut u konstatua se procedime penale të viteve 2011 dhe 2013 janë mbajtur në sirtare nga prokurorja Frashëri dhe pas kalimit të këtyre çështjeve një kolegeje në vitin 2018 është kërkuar pushimi i menjëhershëm, si pasojë e parashkrimit të veprës penale. Komisioni konstatoi se subjekti nuk kishte kryer asnjë veprim hetimor, duke sjellë si pasojë parashkrimin e veprës penale. Sipas Komisionit, pavarësisht faktit se Frashërit i ishte tërhequr më parë vëmendja dhe ishte marrë masë disiplinore, ajo ka vijuar ta ushtrojë funksionin me mangësi në aspektin profesional, duke evidentuar probleme në dhjetra çështje të hetuara prej saj.
    Megjithatë, problemet e konstatuara nuk u gjetën të mjaftueshme për shkarkim dhe Frashëri u dërgua për riedukim në Shkollën e Magjistraturës. Pas përfundimit të këtij trajnimi me sukses, më 11 shtator të vitit 2023 u vendos konfirmimi i saj në detyrë, vendimarrje që u gjet e pabazuar nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili çmoi se Frashëri ishte e papërshtatshme për të vijuar detyrën dhe se kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia.
    Ndryshe nga KPK, prokurori Klodian Braho tha të martën se vlerëson se subjekti ka cënuar rëndë besimin e publikut tek drejtësia me veprimet dhe mos veprimet e saj, si dhe se nuk ka arritur të provojë të kundërtën e barrës së provës.
    Ai solli në vëmendje të Kolegjit se subjekti, edhe pas hetimeve administrative të kryera më parë ndaj saj, ka vijuar të veprojë në kundërshtim me ligjin. Braho argumentoi se veprimet dhe mosveprimet e Frashërit kanë dhënë impakt të drejtëpërdrehtë dhe se mangësitë e thella të saj nuk mund të korrigjoheshin. Sipas Brahos, rezulton se subjekti ka cënuar besimin e publikut tek drejtësisë dhe se duhet të konsiderohet e papërshtatshme e të shkakrohet nga detyra.
    Prokurorja Marsida Frashëri argumentoi se i gjithë ankimi rotullohet tek vendimi i ndërmjetëm i KPK, për pezullimin e saj. ajo pretendoi se kjo vendimarrje është përfundimtare dhe e formës së prerë dhe sipas përcaktimeve kushtetuese nuk mund të ankimohet.
    Frashëri solli në vëmendje të Kolegjit se ka marrë flerësim pozitiv për figurën dhe pasurinë, që sipas saj tregojnë se nuk ka pasur probleme. Po ashtu, vërejti se as Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit në rastin e saj nuk kishte paraqitur rekomandim.
    Ajo pretendoi se argumentet e Komisionerit Publik cënojnë parimin e gjesë së gjykuar. Lidhur me shkakun për cënimin e besimit të publikut, ajo nënvizoi se ankimi është kryer vetëm për një kriter, atë të profesionalizmit.
    Lidhur me konstatimet e kryera për moskryerjen e hetimeve, subjekti pohoi se ka pasur një ngarkesë disa herë më shumë se kolegët e saj. Ajo kërkoi rrëzimin e ankimit.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Mishi me salmonelë po shitet në fshehtësi? Publikohet dokumentin që “gropos”AKU! “Frigo ALBA” hesht

    Mishi me salmonelë po shitet në fshehtësi? Publikohet dokumentin që “gropos”AKU! “Frigo ALBA” hesht

    Televizioni “Ora News” ka denoncuar faktin se ne Shqiperi ka hyrë 4516.75 kg fileto derri me salmomelë.
    Subjekti importues i mishit është “Frigo ALBA”me administrator Z. Luan Jazexhiu dhe Ledio Koka.
    Skandali i publikuar “u tentua të zbutet” nga AKU me arsyetimin se ky mish do të asgjësohet.
    Por çfarë ka ndodhur konkretisht? Kanë kaluar 3 muaj nga bllokimi i mishit me salmonelë dhe i kemi kërkuar AKU-t informacion nëse është asgjësuar kjo sasi mishi?
    Ky institucion, në 29 prill, shprehet se subjekti importues “Frigo ALBA” ka njoftuar DRAKU në Tiranë për të kryer procedurën e asgjësimit të mishit dhe jemi në pritje të përfundimit të procesit.
    Nga një investigim më i thelluar i ‘Ora News’ rezulton se AKU po tenton të fshehë destinacionin final te mishit me salmonelë.
    Në një përgjigje të dytë nga ky institucion na bëhet me dije se asgjësimi është kryer në datën 23 prill, ndërkohë që në datën 29 prill AKU shprehej se ky proces nuk ka përfunduar.
    Praktikisht dy përgjigje të ndryshme për të njëjtën procedurë. AKU refuzon t’i vendosë në dispozicion medias dhe publikut foto dhe video nga groposja e mishit me salmonelë.
    Skandali vijon të thellohet kur AKM na njofton zyrtarisht se subjekti “Frigo ALBA” nuk ka bërë asnjë kërkesë për asgjësimin e mishit me salmonelë.
    Inspektorë e Mjedisit duhet të jenë prezent në këtë procedurë për të vërtetuar që mishi është asgjësuar, por ato nuk kanë dijeni për groposjen e 4516.75 kg fileto derri me salmomelë.
    Zyrtarisht nuk ka prova se ky mish është asgjësuar. Burime për Tv “Ora News” shprehen se janë bërë tentativa për ta hedhur mishin me salmonelë në treg duke e shitur nën kosto.
    Pyetja që duhet të ngrejë në këmbë institucionet është se ku përfundoi mishi me salmonelë?
    A ka lidhje helmimi i fëmijëve në kopshtin shtetëror me futjen në treg të këtij mishi?/ Ora News

  • Lushnjë: Dyshohet për blerje votash, kryetari i një subjekti politik kallëzohet në Prokurori

    Lushnjë: Dyshohet për blerje votash, kryetari i një subjekti politik kallëzohet në Prokurori

    Policia e Lushnjës ka referuar në Prokurori materialet procedurale në ngarkim të një 57-vjeçari, i identifikuar si R. Z., banues në fshatin Rrapëz të Kolonjës, i cili ushtron funksionin e kryetarit të një subjekti politik në këtë zonë.Reklama në FieriWeb

    Shtetasi R. Z. është kallëzuar nga një 43-vjeçar, me inicialet F. P., i cili pretendon se ky i fundit u ka dhënë shuma parash disa qytetarëve, me qëllim blerjen e votave në favor të një subjekti politik.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Ngjarja është regjistruar si vepër penale në kuadër të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, ndërsa materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për veprime të mëtejshme hetimore.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Policia njofton se do të vijojë punën për goditjen e çdo tentative për cenimin e procesit zgjedhor dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të ngjashëm. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • Referohen drejt SPAK/ Dy raste të krimeve elektorale në qarkun e Fierit

    Referohen drejt SPAK/ Dy raste të krimeve elektorale në qarkun e Fierit

    Janë regjistruar dy raste të krimeve elektorale në qarkun e Fierit lidhur me zgjedhjet e djeshme parlamentare
    Sipas bëjnë të ditur uniformat blu është arrestuar një 63-vjeçar i cili dyshohet se gjatë një muaj ka arritur t’u blejë votën disa qytetarëve në favor të një kandidateje të një subjekti politik.
    “Si rezultat i një hetimi njëmujor, në drejtimin e SPAK, dokumentohet një rast i blerjes së votave. Vihet në pranga autori. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e shtetasit P. B., 63 vjeç, banues në fshatin Portëz, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Nga hetimet dyshohet se gjatë një muaji, ai iu ka dhënë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates së një subjekti politik. Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
    Nënkryetari i një partie në qarkun e Fierit është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka kanosur në platformën “Messenger” një qytetar për dhënien e votës.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 27 vjeç, banues në fshatin Bubullimë, pasi ka kallëzuar shtetasi J. Ç., 28 vjeç, se shtetasi 27-vjeçari, nënkryetar i një subjekti politik në Lushnjë, e ka kanosur në platformën “Messenger”, për dhënien e votës. Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrjes në zgjedhje”, njofton policia.
    Të dyja rastet i janë referuar SPAK-ut për veprime të mëtejshme.

  • E kërcënoi për votën në rrjete sociale, qytetari kallëzon në polici nënkryetarin e një subjekti politik në Lushnjë

    E kërcënoi për votën në rrjete sociale, qytetari kallëzon në polici nënkryetarin e një subjekti politik në Lushnjë

    Një qytetar në Lushnjë ka kallëzuar në polici nënkryetarin e një subjekti politik në Lushnjë.
    Sipas qytetarit 28 vjeçari e ka kanosur në platformën “Messenger”, për dhënien e votës.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 27 vjeç, banues në fshatin Bubullimë, pasi ka kallëzuar shtetasi J. Ç., 28 vjeç, se shtetasi 27-vjeçari, nënkryetar i një subjekti politik në Lushnjë, e ka kanosur në platformën “Messenger”, për dhënien e votës. Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesmarrjes në zgjedhje”, informoi sot policia.

  • Çfarë ndodhi? SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit të njohur (Emri)

    Çfarë ndodhi? SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit të njohur (Emri)

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 6 maj me konkluzionet në çështjen e vetingut të gjyqtarit të Lezhës, Artan Hajredinaj. Ashtu si gjatë parashtrimeve, edhe në fillim të seancës për bisedimet përfundimtare, prokurori Klodian Braho, i cili përfaqëson në këtë proces drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, deklaroi se subjekti me shpjegimet dhe provat e dorëzuara nuk arrin të vërtetojë të kundërtën e shkaqeve të ankimit. Sipas Brahos, gjyqtari Hajredinaj gjendet në kushtet e deklarimit të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë. Ai kërkoi gjithashtu, konsiderimin e disa gjetjeve për pasurinë dhe profesionalizmin në vlerësimin tërësor, në drejtim të cënimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë.

    Qëndrimet e Brahos u kundërshtuan nga Hajredinaj nëpërmjet përfaqësues së tij ligjore, avokates Romina Zano. Ajo konstatoi se shkaqet e ankimit në kriterin e pasurisë lidhen me aspekte formale të deklarimit dhe me të ardhura të krijuara përpara fillimit të ushtrimit të detyrës nga subjekti. Sipas Zanos, këto elemente nuk mund të cenojnë besueshmërinë e subjektit. Ajo theksoi se verifikimi i pasurive duhej të ishte interpretuar prej Komisionerit nën dritën e ligjit dhe praktikës së Kolegjit, duke konsideruar dhe parimet e proporcionalitetit dhe drejtësisë materiale, prej nga arihet në përfundimin se Hajredinat arrin nivel të besueshëm.
    Gjyqtari Artan Hajredinaj u konfirmua në detyrë më 19 mars 2024, pasi Komisioni i gjeti bindëse shpjegimet dhe provat e tij për konstatimet e hetimit paraprak lidhur me pamundësi financiare në krijimin e pasurive e mbulimin e shpenzimeve, si dhe dyshimet e ngritura për fshehjen e një apartamenti.
    Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e ankimoi vendimin e KPK për Hajredinajn duke ngritur shkaqe në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit dhe vlerësoi se ky subjekt rivlerësimi nuk arrin nivel të besueshëm.
    Para se të emërohej si gjyqtar në vitin 2007, Hajredinaj ka punuar si noter dhe përmbarues. Ai e ka ushtruar funksionin në Gjykatën e Tropojës në vitet 2007-2016, ndërsa gjatë nëntë viteve të fundit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

    Sipas prokurorit Braho, subjekti nuk arriti të provojë të kundërtën e konstatimeve për deklarimet kontradiktore të vlerës së kësaj pasurie, si dhe për pamundësinë e burimeve financiare. Ai theksoi se subjekti ka bërë deklarime kontradiktore dhe për destinacionin e kredisë. Kjo, pasi vlera e kredisë ka kaluar në llogarinë e administratorit të shoqërisë për pagesën pe apartamentit të Hajredinajt, ndërsa ky i fundit ka deklaruar se shuma e përfituar nga kredia bankare është tërhequr dhe poseduar në cash nga ai vetë, duke e përdorur për rikonstruksion e mobilim.
    Braho u shpreh se subjekti ka paraqitur situata të ndryshme lidhur me këtë pasuri dhe kërkoi që ky element të konsiderohet në vlerësimin tërësor, në drejtim të cënimit të besimit të publikut. Ai shtoi se nuk mund të konsiderohen të ardhurat nga shitja e vreshtave, pasi subjekti nuk ka arritur të provojë mundësinë e blerësit. Avokatja Romina Zano konstatoi se subjekti e ka lidhur kontratën sipërmarrjes në vitin 2006, në një kohë kur ushtronte funksionin e noterit dhe ende nuk ishte emëruar gjyqtar. Sipas saj, Hajredinaj e ka deklaruar në mënyrë të plotë dhe të saktë këtë pasuri në deklaratën veting, ku është pasqyruar vlera totale e investimit prej 75 mijë euro si dhe zërat përkatës. Për shkakun e ngritur nga Komisioneri për mospërputhje mes deklarimit të parë të subjektit, atij të vitit 2008 dhe në atë veting, Zano shpjegoi para Kolegjit se në 2008-ën është shënuar vlera totale e investimit prej 65 mijë euro, pa veçuar çmimin me shpenzimet e mëvonshme. Ajo nënvizoi se është deklarata venting që përmbush qëllimin e procesit të rivlerësimit, për të qartësuar pasuritë e krijuara në vite, si edhe formën e deklarimeve të mëparshme. Avokatja theksoi se sqarimet e detajuara të subjektit në deklaratën veting janë bërë me vullnet të mirë prej tij.
    Lidhur me pretendimin e Komisionerit për moskonsiderimin si burim për apartamentin të të ardhurave të fituara nga shitja e vreshtave, Zano vërejti se ky pretendim është ngritur pa u mbështetur në analizë të plotë të provave të depozituara.
    Duke ju referuar jurispudencës së Kolegjit, Zano argumentoi se pasuritë e krijuara para detyrës duhet të vlerësohen në mënyrë objektive dhe se ato nuk mund të konsiderohen a priori të dyshimta. Sipas saj, të ardhurat nga shitja e tokës janë të ligjshme dhe duhen konsideruar si burim për krijimin e pasurive të mëvonshme.
    Prokurori Klodian Braho deklaroi se subjekti nuk arriti të provojë të kundërtën e shkaqeve të ankimit as për disa njësi në Bajram Curri.
    Hajredinaj ka deklaruar të ardhura nga shitja e ktyre njësive. Gjatë hetimit administrativ në shkallën e parë të vetingut, subjektit iu kalua barrë prove për pamundësi për investimet e kryera në këto pasuri, për mosdeklarimin e tyre në vitin 2009, si dhe për deklarime të pasakta e të paplota në vite e gjatë procesit lidhur me sipërfaqet e tyre dhe burimin e krijimit. Po ashtu, u konsiderua e paqartë arsyeja e dhurimit të dy njësive një shtetasi tjetër në vitin 2016, rreth 7 vjet pas regjistrimit të tyre.
    Subjekti i kundërshtoi gjetjet e KPK duke shpjeguar se veprimet ishin kryer në kohën kur ishte noter. Sipas tij, njësitë egzistonin dhe se kishte kryer vetëm një shtesë. Po ashtu, sqaroi se personi të cilit i kishte dhuruar njësitë në vitin 2016, kishte hequr dorë nga pasuritë me qëllim që të realizohej leja ndërtimore, por se ai kishte qenë gjithmonë pronari de facto i dy njësive që i kishte dhuruar. Pretendimet e Hajredinajt për këtë pasuri që u gjetën të besueshme nga Komisioni, u ankimuan me argumentin se subjekti kishte kryer deklarime kontradiktore dhe nuk ka arritur të provojë të kundërtën e barrës së provës për vlerën dhe kohën e investimit.
    Braho argumentoi të martën se vlera e shpenzimeve për investimet në këto pasuri, të deklaruara nga subjekti, janë ndjeshëm më të ulta se kostoja reale. Sipas tij, deklarimet e Hajredinajt, në mungesë të akteve, mbeten të paprovuara.
    Po ashtu, Braho tha se mbeten të paprovuara me dokumente ligjorë të kohës edhe dhurimi i dy njësive nga subjekti në favor të një personi tjetër. Në përfundim të parashtrimeve për njësitë, Braho tha se subjekti ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm.
    Avokatja Zano theksoi se subjekti e ka blerë njësinë tregtare në vitin 2005, kur ushtronte funksionin e noterit. Ajo u shpreh se Hajredinaj për investimet e kryera në këto njësi, ka ndjekur të gjitha procedurat e parashikuara nga legjislacioni urbanistik në fuqi. Sipas Zanos, subjekti ka paraqitur në institucionet e vetingut dokumentacion të plotë, si preventivin e punimeve, kontratën me shoqërinë ndërtuese, vendimin e KRRT-së, aktin e kolaudimit, si dhe akt ekspertimi.
    Zano deklaroi se Komisioneri nuk kishte analizuar provat e dorëzuara, por ka përllogaritur kostot sipas reverencave të Entit Kombëtar të Banesave, prej nga ka arritur në një vlerë më të lartë të investimit. Ajo solli në vëmendje se nuk bëhej fjalë për ndërtim të ri, por për shtesë që nuk mund të ketë të njëjtën kosto.
    Sipas avokates Zano, subjekti ka argumentuar në mënyrë të qëndrueshme se investimi është kryer me fonde të ligjshme të siguruara nga kursime, kredi të shlyera dhe të ardhura nga shitja e pasurive të tjera. Ajo theksoi se analiza e paraqitur prej Hajredinajt tregon aftësinë paguese për investimin e kryer.
    Për pjesën e dhuruar, Zano argumentoi se janë paraqitur një sërë dokumentesh që provojnë se marrëdhënia ka qenë reale dhe transparente, që është motivuar nga nevoja për marrjen e lejes së ndërtimit.
    Komisioni ka konstatuar mosdeklarimin nga subjekti të përdorimit të një apartamenti në Bajram Curri, pasuri në emër të motrës së tij. Hajredinaj ka shpjeguar se, në kushtet kur nuk kishte të drejta mbi këtë pasuri, si dhe nuk gjendej përpara aktit të shitjes, dhurimit apo marrëdhënies së huasë, ka konsideruar se e kishte ezauruar deklarimin e përdorimit të kësaj pasurie duke përcaktuar vetëm adresën e deklarimit në gjendje civile.

    Prokurori Braho deklaroi se subjekti nuk e provoi të kundërtën e gjetjeve për këtë apartament. Sipas tij, subjekti nuk ka përmbushur detyrimin ligjor për deklarimin e kësaj pasurie. Ai shtoi se deklarimet e Hajredinajt janë kontradiktore dhe se edhe në këtë rats gjendet në kushtet e deklarimit të pasaktë e të pamjaftueshëm.
    Për mosdeklarimin në deklaratën veting të këtij apartamenti, subjekti sqaroi se nuk gjendej në posedim apo përdorim, pasi në atë periudhë ishte zhvendosur në Tiranë. Sipas Zanos, adresa e deklaruar në deklaratën veting përkon me adresën e regjistruar në gjendjen civile, si edhe me të dhënat e deklaruara në pyetësorin standard. Ajo shtoi se është shënuar qartë periudha e qëndrimit në apartamentin në Bajram Curri, nga marsi i vitit 2007 deri në mars të 2017-ës. Zano argumentoi se përdorimi kishte marrë fund para datës së deklarimit dhe nuk ekzistonte një marrëdhënie e vazhdueshme posedimi që të detyronte deklarimin. Ajo nënvizoi se nuk rezulton asnjë përfitim i karakterit pasuror prej subjektit në lidhje me këtë pasuri, si dhe rezulton që të jetë tjetërsuar në vitin 2018.
    Prokurori Braho paraqiti konkluzionet dhe për një apartament tjetër në Shëngjin, pasuri për të cilën subjekti ka deklaruar se e ka prenotuar për vëllain në vitin 2007. Kontrata e shitblerjes është nënshkruar nga i vëllai. Hajredinaj ka shpjeguar se e ka përdorur këtë banesë gjatë pushimeve verore.
    Braho vërejti se subjekti e ka nënshkruar kontratën e pasurisë si zotërues i këtij apartamenti dhe së paku ka bërë deklarim të pasaktë. Sipas prokurorit të SPAK, konfuzioni i KPK lidhur me këtë pasuri nuk është në frymën e ligjit për vetingun e magjistratëve dhe kërkoi që shkaku i ngritur të konsiderohet në vlerësimin tërësor.
    Avokatja Zano konstatoi se subjekti e ka nënshkruar kontratën e sipërmarrjes në vitin 2007, për shkak të mungesës fizike të vëllait të tij në Shqipëri. Sipas saj, ky veprim është kryer me dijeni e miratim të vëllait, ndërkohë që nuk ka rezultuar asnjë e drejtë juridike ose përfitim pasuror në favor të subjektit.
    Zano solli si argument faktin se megjithëse subjekti ka parapaguar një pjesë të shumës tek ndërtuesi, është rimbursuar pas 10 ditësh përmes një transferte bankare nga ana e bashkëshortes së vëllait, e cila është shtetase angleze. Ajo konstatoi se kjo transfertë është e dokumentuar dhe përmban shënimin se është për blerje shtëpie për pushime. Në vijim, Zano sqaroi se subjekti e ka përdorur këtë apartament vetëm në disa periudha pushimi. Sipas saj, vëllai i Hajredinajt nuk është person i lidhur e për rrjedhojë subjekti nuk ka detyrim ligjor për të justifikuar pasurinë e tij. Megjithatë, avokatja Zano tha se vlera e pasurisë është e justifikuar me të ardhurat e dokumentuara të vëllait dhe të bashkëshortes së tij, nga puna në Mbretërinë e Bashkuar.
    Komisioneri ka ngritur si shkak mosdeklarimin në deklaratën e parë të pasurisë të një kredie në vlerën 3 milionë lekë, të marrë në vitin 2005. Zano sqaroi se kjo kredi është marrë për rikonstruksionin e një njësie tregtare dhe është shlyer plotësisht para datës së dorëzimit të deklaratës para fillimit të detyrës në mars të vitit 2008. Ajo u shpreh se kredia nuk përbënte detyrim në momentin që duhej të plotësonte deklaratën para fillimit të detyrës dhe për rrjedhojë nuk përbënte detyrim ligjor për ta deklaruar. Zano shtoi, se subjekti për të qenë transparent dhe bashkëpunues e ka deklaruar këtë kredi në mënyrë të vullnetshme në vitin 2014, duke paraqitur burimin, vlerën, si dhe qëllimin e përdorimit të saj.
    Sipas prokurorit Braho, subjekti ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm dhe për gjendjen cash. Në ankim, u pretendua se Hajredinaj ka mospërputhje në pasqyrimin e gjendjes cash, duke ngritur dyshime mbi ekzistencën dhe burimin e kësaj gjendjeje monetare. Braho tha se dhe në përfundim të shqyrtimit të këtij shkaku në Kolegj, subjekti nuk ka aritur të provojë të kundërtën.
    Zano deklaroi se subjekti ka sqaruar se kursimet cash janë deklaruar në mënyrë të vazhdueshme ndër vite, si dhe në deklaratën veting. Sipas saj, pretendimi për mospërputhje të gjendjes cash mbetet në nivel formalisht teknik dhe nuk përmbush standardin e ngritjes së një dyshimi të arsyeshëm.
    Prokurori Braho tha se subjekti ka marrë vendime për ulje dënimi të të dënuarve, në kundërshtim me ligjin. Ai vlerëson se subjekti nuk arriti të provojë të kundërtën e gjetjeve për këto vendime, si dhe për çështje të tjera ku janë konstatuar mangësi në drejtim të njohurive ligjore dhe arsyetimit ligjor. Sipas Brahos, gjetjet afektojnë indikatorët e aspektit profesional.
    Përfundimisht, prokurori Klodian Braho kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit dhe shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Artan Hajredinaj.
    Sipas avokates Zano, vendimarrjet e subjektit janë marrë në kushte të një ngarkese të lartë pune, si dhe janë të mbështetura në ligj e në prova. Ajo vërejti se vendimarrjet e ndryshuara nga Gjykata e Apelit nuk janë përsëritëse. Zano theksoi se mospërputhjet e qëndrimeve në shkallët e ndryshme të gjyqësorit, nuk mund të tregojnë paaftësi. Ajo solli në vëmendje se vendimarrjet e subjektit janë prishur nga Apeli për shkak të marrjes së provave të reja.
    Gjyqtari Artan Hajredinaj deklaroi në fund të seancës se ka qenë gjithmonë i përgjegjshëm në ushtrimin e detyrës dhe se ka zbatuar vetëm ligjin. Ai tha se edhe nëse mund të ketë gabuar ndonjëherë, nuk kanë qenë asnjëherë të qëllimshme apo përsëritëse. Në përfundim ai kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit.
    Kolegji njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 14 maj, në orën 15:00./ BIRN

  • Çfarë ndodhi? Kërkohet në KPA shkarkimi i prokurorit të njohur (Emri)

    Çfarë ndodhi? Kërkohet në KPA shkarkimi i prokurorit të njohur (Emri)

    Prokurori i SPAK, Klodian Braho kërkoi shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Afrim Shehu për deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë, ndërsa subjekti i kundërshtoi diferencat negative si të palogjikshme dhe kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit.

    Drejtuesi i SPAK i qëndroi të martën më 22 prill kërkimit përfundimtar të ankimit ndaj konfirmimit të prokurorit të Tiranës, Afrim Shehu, duke kërkuar shkarkimin e tij nga detyra. Megjithëse prokurori Klodian Braho, i cili përfaqëson Dumanin në këtë çështje, konsideroi në analizën financiare një pjesë të të ardhurave financiare të deklaruara nga subjekti si burime krijimi për pasuritë, ai vlerësoi se sërish mbetet bilanc negativ që nuk mund t’i nënshtrohet parimit të objektivitetit dhe proporcionalitetit, sipas praktikës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA. Po ashtu, Braho u shpreh se subjekti gjendet në kushtet e deklarimit të pasaktë e të pamjaftueshëm për pasurinë.
    Konkluzionet përfundimtare të drejtuesit të SPAK, u kundërshtuan nga prokurori Afrim Shehu përmes avokates së tij, Romina Zano, e cila i cilësoi të pabazuara qëndrimet dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për konfirmimin e subjektit. Prokurori Afrim Shehu u konfirmua në detyrë më 15 maj të vitit të kaluar, pasi shpjegimet e tij për bilancet negative të konstatuara gjatë hetimit paraprak u gjendën bindëse.
    Afrim Shehu ka punuar si oficer i Policisë Gjyqësore dhe si avokat përpara se të emërohej prokuror i Republikës së Shqipërisë në vitin 2009. Për gati një dekadë ai punoi si prokuror pranë Prokurorisë së Durrësit, ndërsa në qershor të vitit 2023 u transferua në Prokurorinë e Tiranës përmes procedurës së lëvizjes paralele.
    Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ngriti shkaqe për pasurinë dhe aspektin profesional, por prokurori Braho parashtroi në KPA në seancën parardhëse më 2 prill se u qëndronin vetëm pretendimeve për pasurinë.
    Braho tha të martën se, edhe pas parashtrimeve në Kolegj, subjekti nuk ka arritur të vërtetojë barrën e provës për një apartament të fituar me kontratë sipërmarrje të vitit 2003. Si burime krijimi të kësaj pasurie Shehu ka deklaruar të ardhurat nga paga si oficer i policisë gjyqësore dhe ushtrimi profesionit të avokatit, të ardhura nga emigrimi dhe interesat nga ish-firmat piramidale, një hua, si dhe dhuratë nga vëllai në Angli në masën 10 mijë euro, që i janë depozituar në llogarinë e tij në bankë.
    Megjithëse nga të ardhurat nga puna si avokat, Braho konsideroi si të ligjshme rreth 1.5 milionë lekë nga 956 mijë lekë që sipas ankimit vlerësoheshin se përmbushnin kriteret, si konsideroi që të përfshihet në analizën financiare vlera e përfituar nga ish-firmat piramidale që vërtetohet me dokumentacion ligjor, sërish çmoi se subjekti gjendet në kushtet e pamundësisë financiare për krijimin e kësaj pasurie.
    Braho u shpreh se nuk mund të konsiderohen si të ligjshme një pjesë e të ardhurave të deklaruara si të përfituara nga avokatia, pasi mbeten deklarative e për rrjedhojë të paprovuara.
    Sipas Brahos, mbeten në nivel deklarativ dhe të ardhurat e deklaruara se janë përfituar nga puna në emigracion.
    Për dhuratën nga vëllai, veç pasaktësisë në deklarimin e vlerës së shumës monetare, Braho vërejti se janë tërhequr pas kryerjes së pagesave.
    Po ashtu, Braho tha se nuk mund të konsiderohet si burim një hua 4000 USD e deklaruar se është marrë cash në vitin 2003, si pjesë e një huaje më të madhe në vlerën 23 mijë USD, të marrë nga bashkëshortja në 2005-ën. Sipas SPAK, mbetet e paprovuar që shuma 4000 USD të ketë shërbyer si burim për apartamentin e blerë në 2003-in, përderisa nuk janë deklaruar si burime në deklaratat përkatëse dhe në atë veting.
    Në përfundim, Braho u shpreh se subjekti mbetet në kushtet e deklarimit të pasaktë e të pamjaftueshëm për këtë pasuri.
    Në deklaratën para fillimit të detyrës të vitit 2009, bashkëshortja e subjektit ka deklaruar një apartament me sipërfaqe 103 m2. Si burime krijimi ka deklaruar dhuratë nga babai i saj në shumën 40 mijë euro dhe huanë e marrë në vitin 2005, në shumën totale prej 23 mijë USD. Sipas Brahos, subjekti nuk arriti të provojë mundësinë e dhuruesit dhe të huadhënësit, e për rrjedhojë mbetet në pamundësi financiare për krijimin e kësaj pasurie.
    Për blerjen e apartamentit tjetër në vitin 2016, subjekti ka deklaruar si burime të ardhurat nga shitja e një apartamenti të blerë më parë, një llogari kursimi në emër të bashkëshortes, një hua që është pretenduar se është shlyer totalisht me të ardhurat nga shitja e shtëpisë, si dhe kursime ndër vite.
    Brahoi evidentoi se subjekti nuk ka provuar të kundërtën e barrës së provës lidhur me pamundësinë e huadhënësit. Për të ardhurat nga shitja e apartamentit të mëparshëm, prokurori Braho solli në vëmendje pamundësinë financiare për krijimin e asaj pasurie. Për rrjedhojë, vlerësohet se të ardhurat nga shitja e apartamentit nuk plotësojnë kushtin për t’u konsideruar të ligjshme.
    Po ashtu, Braho konkludoi se Shehu ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm dhe për një garazh me dy vende parkimi, si dhe se gjendet në pamundësi financiare për krijimin e kësaj pasurie.
    Në përfundim, prokurori Braho konkludoi se nga analizia financiare e përgjithshme rezulton se bilanci nengativ i konstatuar e kalon limitin e proporocionaolitetit sipas praktikës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA. Ai kërkoi ndryshimin e vendimit të KPK dhe shkarkimin nga detyra të prokurorit Afrim Shehu.
    Avokatja Romina Zano paraqiti në mënyrë të përmbledhur bisedimet përfundimtare. Ajo solli në vëmendje të Kolegjit se shkaqet e ankimit për pasurinë nuk prekin integritetin apo profesionalizmin e subjektit gjatë ushtrimit të funksionit si prokuror, por lidhen me aspekte formale të deklarimit dhe me të ardhura të krijuara përpara fillimit të detyrës. Sipas Zanos, këto rrethana nuk përbëjnë shkak për cënueshmërinë e subjektit.
    Zano u shpreh se Komisioneri duhej të kishte verifikuar pasurinë e subjektit, duke intepretuar nën dritën e ligjit, praktikës gjyqësore të KPA, si dhe parimeve të proporcionalitetit dhe drejtësisë materiale, prej nga sipas saj, arrihet në konkluzionin se prokurori Shehu arrin nivel të besueshëm.
    Lidhur me të ardhurat nga emigracioni, Zano tha se pavarësisht se nuk janë shënuar në deklaratën veting për shkak të mungesës së dokumentacionit, realizimi i tyre është i besueshëm në kontekstin e kohës dhe rrethanave të punës në emigracion. Ajo solli në vëmendje se nga hetimi administrativ ka rezultuar e provuar se një pjesë e këtyre kursimeve është depozituar të një prej ish-firmave piramidale, prej nga dhe është përfituar shuma prej 873 mijë lekësh, posedimi të cilës vërtetohet nga dokumentet bankare. Bazuar në këto argumente, u kërkua konsiderimi në analizë i të ardhurave nga emigracioni.
    Po ashtu, u kërkua të konsiderohen dhe të ardhurat e deklaruara të përfituara nga avokatia, duke theksuar se janë të mbështetura me dokumentacion zyrtar. Sipas Zanos, provohet se zyra avokatore ku punonte subjekti ka pasur aktivitet ekonomik më të lartë se ai i pasqyruar në organet tatimore, fakt që sipas saj, dëshmohet nga numri i çështjeve të përfaqësuara dhe nga deklaratat noteriale të klientëve. Sipas Zanos, volumi dhe natyra e çështjeve të trajtuara tregojnë për një xhiro të lartë dhe për rrjedhojë deklarimi i pjesshëm nga punëdhënësi për subjektin, nuk mund të përbëjë penalitet dhe ta cënojë në procesin e rivlerësimit. Ajo sqaroi se Shehu ka vepruar atëherë në mirëbesim dhe nuk ka pasur dijeni për mënyrën e pagesës së detyrimeve nga punëdhënësi.
    Për vlerën e dhuruar nga vëllai u vendos theksi në mundësinë financiare të dhuruesit. Zano tha se pasaktësitë formale të subjektit nuk mund të sjellin penalizim, në kushtet kur dhuruesi ka pasur mundësi financiare.
    Lidhur me cash-in e padeklaruar në vitin 2004, Zano tha se provohet nga aktet se në atë kohë, Shehu ka pasur në dispozicion shumën totale prej rreth 4.8 milionë lekësh dhe u kërkua që kjo vlerë të konsiderohet si burim i ligjshëm në analizën financiare.
    Për një hua të marrë në vitin 2005, Zano arugmentoi se provohej se vlera prej 15 mijë e 296 euro e marrë në atë vit me transaksion bankar, së bashku me 4000 USD të marra cash në 2003-in, përbëjnë pikërisht shumën totale të huasë prej 23 mijë USD, sipas kontratës së huasë. Zano nënvizoi se huadhënësi ka pasur mundësi financiare dhe vërejti se pasaktësië formale, kur nuk shoqërohen me pamundësi, nuk mund të sjellin penalizim. Për rrjedhojë, u kërkua që shuma 4000 USD të përfshihet si burim për blerjen e apartamentit në vitin 2003.
    Zano argumentoi se është provuar dhe mundësia e vjehrrit të subjektit për dhurimin e vlerës 40 mijë euro të bijës. Sipas saj, është vërtetuar se babai i bashkëshortes ka emigruar në Greqi që nga viti 2000, si dhe ka përfituar të ardhura të rregullta nga pensioni – vlera që u pretendua se janë të dokumentuara. Sipas analizës finaniciare të subjektit, vjehrri i tij ka pasur mundësi të kursente afro 44 mijë euro, që e tejkalon shumën e dhuruar prej 40 mijë eurosh. Për një shumë prej 9000 eurosh të dhuruar po nga babai i bashkëshortes, u pretendua se dhe në këtë rast vërtetohet mundësia e dhuruesit.
    Zano parashtroi se është provuar dhe mundësia e dhënies hua nga një i afërm i subjektit. Sipas avokates, rezulton se huadhënësi ka administruar të ardhurat e një personi tjetër që jetonte dhe punonte jashtë. Zano pohoi se nuk ka paqartësi në deklarimet e subjektit lidhur me këtë hua, ashtu si pretendohet në ankim dhe shtoi se provohet mundësia financiare e huadhënësit.
    Avokatja Zano i cilësoi diferencat e konstatuara në funksion të ankimit, si të palogjikshme, duke argumentuar se janë nxjerrë balanca negative më të mëdha se vlera reale e pasurive të deklaruara, ndërkohë që huatë nuk llogariten si hyrje, por vetëm si dalje duke krijuar gjendjen negative në kthimin e tyre.
    Prokurori Shehu parashtroi se pamundësitë financiare janë më të vogla dhe nga ato të konstatuara prej KPK. Sipas avokates Zano, balancat negative mbeten në shumat 668 mijë lekë para detyrës dhe 341 mijë lekë gjatë detyrës, që në bazë të parimit të proporcionalitetit nuk mund të sjellin penalizim. Në përfundim, u kërkua lënia në fuqi e konfirmimit në detyrë të prokurorit Afrim Shehu.
    KPA u tërhoq për të marrë vendim që do të shpallet më datë 8 maj, në orën 14:30.
    /BIRN

  • PD nuk ndalet/ Ankesë në KQZ, kërkon mbylljen e zyrës elektorale të Koalicionit Euroatlantik pranë një QV në Tiranë

    PD nuk ndalet/ Ankesë në KQZ, kërkon mbylljen e zyrës elektorale të Koalicionit Euroatlantik pranë një QV në Tiranë

    Partia Demokratike ka paraqitur një tjetër ankesë në KQZ ndaj Koalicionit Euroatlantik me drejtues politik Lulzim Bashën duke kërkuar heqjen e posterave, banderolave dhe flamujve të këtij subjekti, të vendosura në një ambient 30 metra pranë qendrave të votimit të gjimnazi “Partizani“ në Tiranë.
    “Konkretisht, 30 metra larg qendrave të votimit me vendosur 30 metra pranë qendrave të votimit tek gjimnazi “Partizani“, Tiranë (rruga Ali Pashë Gucia). Posterat në një ambient privat, zyrë elektorale që tashmë përdoret nga subjekti Koalicioni Euroatlantik mban gjithashtu të afishuar postera të kandidatit të tyre Pëllumb Seferi. Si mundet që kjo zyrë zgjedhore e këtij subjekti politik në mes të Tiranës të jetë toleruar nga isnpektorët e KQZ, policia Bashkiake apo ajo e Shtetit që të afishohen këto materiale propagandistike në të dy anët e rrugës me flamuj statik nga ana tjetër e trotuarit më larg se 5m nga zyra elektorale, në një kohë kur në atë zonë s’po lihet zyrë e PD pa u dërguar për inspektim nga nga KQZ?“, thuhet në kërkesën e PD.

  • Bie në prangat e policisë menaxheri i kompanisë së transportit të mallrave/ Grabiti para përmes…

    Bie në prangat e policisë menaxheri i kompanisë së transportit të mallrave/ Grabiti para përmes…

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan, menjëherë pas kallëzimit nga përfaqësuesi i një subjekti privat për transport mallrash, se menaxheri i subjektit i ka vjedhur duke mashtruar, një shumë parash, kanë bërë ndalimin  e shtetasit E. S., 30 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Mashtrimi”.
    Nga veprimet hetimore, dyshohet se në muajin nëntor 2024, 30-vjeçari, me detyrë menaxher i një subjekti për transport mallrash kombëtar dhe ndërkombëtar, i ka marrë një klienti duke e mashtruar se ai ishte pronari, shumën prej 2300 euro, nga të cilat 1900 euro kushtonte shërbimi i dhënë nga kjo firmë dhe nuk ka likuiduar as firmën me shumën prej 1900 euro për shërbimin që ka ofruar.

  • KPA shkarkon nga detyra kreun e prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj

    KPA shkarkon nga detyra kreun e prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi sot (9 prill 2025) kreun e prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj. Vendimi u mor sot nga trupa gjykuese e përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare.

    Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i cili ka marrë kompetencat e ish-komisionerëve, u qëndroi shkaqeve të ankimit duke kërkuar shkarkimin e tij. Gjatë parashtrimeve dhe konkluzioneve përfundimtare ai renditi gjetjet, qëndrimet dhe kërkimet për gjithë çështjet e trajtuara në ankim duke vlerësuar se subjekti nuk ka qenë bindës në shpjegimet e tij, e për rrjedhojë nuk ka arritur të kundërshtojë barrat e provës. Dumani kërkoi që të gjitha gjetjet për çështjet e shqyrtuara të konsiderohen në vlerësimin tërësor, në drejtim të cënimit të besimit të publikut tek drejtësia.

    Në ankim u trajtuan disa çështje, për të cilat u evidentua se subjekti nuk kishte regjistruar procedim për një pjesë të veprave penale të referuara nga policia dhe ka konkluduar më tej me pushimin e hetimeve.

    Një i hetuar nga prokurori Shehaj për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe i municionit”, ka rezultuar se është kapur me rreth 3 kg hashash dhe lëndë plasëse e modifikuar me qëllim mundësimin e shpërthimit në distancë nëpërmjet telefonave të lëvizshëm. Shehaj dërgoi çështjen për gjykim duke kërkuar nga 5 vjet burg për secilën vepër penale dhe në bashkim të dënimeve, përfundimisht 5 vjet heqje lirie që në aplikim të gjykimit të shkurtuar reduktohej në 3 vjet e 4 muaj për arsye të uljes së 1/3-ës së dënimit. Po ashtu, Shehaj kërkoi edhe pezullimin e dënimit dhe vendosjen në shërbim prove.

    Në një tjetër çështje që ju nështrua shqyrtimit gjyqësor në Kolegj, u ngritën pretendime se subjekti e kishte hetuar në kushtet e konfliktit të interesit, pasi emri i tij përmendej në letrën me përmbajtje ku konstatohej kanosje ndaj Shehajt dhe magjistratëve të tjerë.

    Për dy çështje të transferuara nga KPK për verifikim të mëtejshëm pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD, u konstatua se ishin tejkaluar afatet ligjore të shkeljeve.

    Në përfundim të procesit, Dumani konstatoi se subjekti nuk ka kryer veprimet e duhura hetimore dhe se ka mungesë të arsyetimit ligjor. Ai kërkoi që mangësitë e evidentuara të konsiderohen në vlerësimin tërësor në drejtim të cënimit të besimit të publikut tek drejtësia dhe kërkoi shkarkimin e prokurorit Erjon Shehajt.

    Subjekti u mbrojt duke pretenduar se kishte vepruar në përputhje me ligjin. Po ashtu, pretendoi se drejtuesi i SPAK paraqiti konlkluzione jashtë shkaqeve të ankimit dhe se vlerësimi tërësor nuk mund të kryhet në një kriter. Sipas Shehajt gjetjet e konstatuara nuk mund të cënojnë indikatorët e aspektit profesional dhe aq më pak të vlerësohet për cënim të besimit të publikut tek drejtësia.

    Kolegji gjeti të drejtë mungesën e arsyetimit në rastet e mosregjistrimit të një pjese të veprave penale të referuara nga policia. Po ashtu, është konstatuar mungesë e kryerjes së hetimeve dhe e arsyetimeve, që Kolegji i çmon si mangësi në drejtim të njohurive ligjore.

    Është gjetur i drejtë edhe konstatimi se subjekti duhej të kishte hequr dorë nga hetimi çështjes për kanosje të gjyqtarit, kur në letrën kërcënuese përmendej dhe emri i tij, fakt që sipas KPA, ishte evidentuar dhe nga vetë Shehaj në aktet për kalimin e çështjes për kompentencë në një tjetër prokurori.

    Kolegji vlerëson se nga pesha që kanë moskryerja e veprimeve dhe mungesa e arsyetimeve në disa prej çështjeve të shqyrtuara, janë trajtuar në vlerësimin tërësor. Sipas Kolegjit, mangësitë janë të tilla që nuk mund të korrigjohen përmes trajnimit të detyrueshëm 1-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës dhe në vlerësimin tërësor të tyre çojnë në konkluzionin se subjekti gjendet në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia.

    Bazuar në këto argumente, Kolegji vendosi të ndryshojë vendimin e Komisionit për prokurorin Erjon Shehaj dhe e shkarkoi atë nga detyra.