Është sekuestruar 500 kg mish pule me salmonelë në Vlorë, në dy Fast Food, tre markete dhe në një restorant.
Nga aksioni i datës 26 (për të cilin kanë dalë edhe përgjigjet) i janë nënshtruar kontrollit disa subjekte të sugjeruara nga qendra (AKU qëndrore) ndër të cilat rezultojnë pozitiv 6 raste.
Sipas konstatimit zyrtar të AKU Vlorë, pozitiv kanë rezultuar Fast food të vendosur pranë shkollave, restorante që shërbejnë mishin si fileto dhe supermarkete. Ndërsa janë marrë mostra për analizim edhe në subjekte të tjerë, për të cilët pritet përgjigje.
Sipas AKU, kontrolli është kryer në subjektet që ka referuar Tirana duke patur informacionin se ku ishte shpërndarë furnizimi. Pyetur, për situatën në fabrikat e sallamit, AKU thotë se nuk ka informacion që këto të jenë furnizuar me mish nga kompania e identifikuar me salmonelë.
Kujtojmë se pak ditë më parë, rezultoi se një sasie prej mbi 7.8 ton pule me salmonelë ishte futur përmes Portit të Durrësit dhe vinte nga Brazili, AKU bllokoi 5.2 ton mish të mbetur tek importuesi dhe në disa biznese të tjera, por 2.6 ton rezulton se janë shpërndarë në treg për konsumatorët shqiptarë.
Tag: subjekte
-

500 kg mish pule me salmonelë gjenden në fast food, markete dhe restorant në Vlorë
-

500 kg mish pule me salmonelë gjenden në Fast-Food, markete dhe restorant në Vlorë
Është sekuestruar 500 kg mish pule me salmonelë në Vlorë, në dy Fast Food, tre markete dhe në një restorant.
Nga aksioni i datës 26 (për të cilin kanë dalë edhe përgjigjet) i janë nënshtruar kontrollit disa subjekte të sugjeruara nga qendra (AKU qëndrore) ndër të cilat rezultojnë pozitiv 6 raste.
Gazetarja e Klan News Greta Haskaj thotë se sipas konstatimit zyrtar të AKU Vlorë, pozitiv kanë rezultuar Fast food të vendosur pranë shkollave, restorante që shërbejnë mishin si fileto dhe supermarkete. Ndërsa janë marrë mostra për analizim edhe në subjekte të tjerë, për të cilët pritet përgjigje.
Sipas AKU, kontrolli është kryer në subjektet që ka referuar Tirana duke patur informacionin se ku ishte shpërndarë furnizimi. Pyetur, për situatën në fabrikat e sallamit, AKU thotë se nuk ka informacion që këto të jenë furnizuar me mish nga kompania e identifikuar me salmonelë.
Kujtojmë se pak ditë më parë, rezultoi se një sasie prej mbi 7.8 ton pule me salmonelë ishte futur përmes Portit të Durrësit dhe vinte nga Brazili, AKU bllokoi 5.2 ton mish të mbetur tek importuesi dhe në disa biznese të tjera, por 2.6 ton rezulton se janë shpërndarë në treg për konsumatorët shqiptarë. -

Vijon skandali, 6 subjekte në Vlorë tregtojnë mish pule me salmonelë
Skandali me tregtimin e mishit të pulës me salmonelë vijon.
Raportohet se së fundi janë evdidentuar më Vlorë 6 subjekte që janë kapur duke tregtuar mish pule me salmonelë.
Të evidentuara si subjekte që kanë patur sasi të konsiderueshme të pulave me Sarmonelë kanë qenë edhe disa markete, por nuk kanë munguar as restorante të cilat për klientët janë hallka e fundit e konsumit të produkteve.
Mësohet gjithashtu se nga qyteti i Vlorës është tërhequr një sasi e konsiderueshme pulash me Sarmonelë të evidentuar deri më tani.
Por edhe fast food të cilat janë kryesisht afër shkollave dhe në qytet. Dyshohet se numri i marketeve, restoranteve dhe fast foodeve që kanë tregtuar apo përgatitur sasinë e pulës me Sarmonelë është edhe më i madh.
Sipas raportimit në media ka dyshime që pas daljes së lajmit publikisht, shumë subjekte private në Vlorë kanë larguar prej tyre gjithë sasinë e pulës që kanë patur, pavarësisht se ka qënë ose jo me sarmonelë për t’i shpëtuar rrezikut.
Raportohet se për 6 subjektet ku janë evidentuar sasi të pulës me Sarmonelë janë marrë masa administrative që varjojnë nga gjoba të ulëta, deri në vlera të konsiderueshme.
-

Restorante e markete/ 6 subjekte në Vlorë që tregtonin mish pule me salmonelë
Mish pule
VLORË- 6 subjekte në Vlorë janë evidentuar se kanë pasur dhe kanë tregtuar mish pule me salmonelë. Zbulimi është bërë nga kontrollet që ka kryer Autoriteti i Kontrollit të Ushqimeve në Vlorë. Mishi i kontaminuar është gjetur në markete, por edhe në restorante e “fast foode” afër shkollave dhe në qytet. Edhe pse mishi është gjetur në 6 subjekte, ka dyshime se edhe të tjera mund të kenë të njëjtin produkt.
Por shumë subjekte private në Vlorë kanë largua gjithë sasinë e pulës që kanë patur për të shmangur rrezikun e infektimit të klientëve të tyre. Ndërkohë që 6 subjektet ku janë evidentuar sasi të pulës me salmonelë janë marrë masa administrative që varjojnë nga gjoba të ulëta, deri në vlera të konsiderueshme. Por nuk janë bërë me dije se cilat janë këto subjekte, në mënyrë që qytetarët që kanë konsumuar ushqim aty, të marrin masa.27 ton mish pule me salmonelë u importuan këtë muaj nga Brazili në vendin tonë. Mishi me salmonelë është futur në vendin tonë nga Brazili dhe është shpërndarë në treg nga kompania “diMal”. Sipas analizave të kryera në ISUV, u zbulua se mishi ishte infektuar me “Salmonella Typhimurium”, por që në këtë kohë, mishi ishte shitur.
Gjithsej, nga 27 ton, janë shitur 13.5 mijë kilogramë; shumica në qarkun e Kukësit, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë nëpër marketet e gjithë vendit. Në lidhje me rastin në kërkim është shpallur Arben Goxha, administratori i kompanisë, ndërsa në hetim është i vëllai, Mond Goxha, pronar i ‘dimal’ dhe 3 inspektorët e AKU-së, Gezim Hushi, Sada Lufta, Aldo Sinjari./ZËRI -

Mish pule me salmonelë, AKU zbulon gjashtë raste të reja në Vlorë, dyshohet se…
6 subjekte në Vlorë janë evidentuar deri më tani që kanë patur në ambientet e tyre dhe kanë tregtuar për klientët pulë me Sarmonelë.
Këto subjekte janë evidentuar nga kontrollet që ka kryer AKU në Vlorë. Të evidentuara si subjekte që kanë patur sasi të konsiderueshme të pulave me Sarmonelë kanë qenë edhe disa markete, por nuk kanë munguar as restorante të cilat për klientët janë hallka e fundit e konsumit të produkteve.
Mësohet gjithashtu se nga qyteti i Vlorës është tërhequr një sasi e konsiderueshme pulash me Sarmonelë të evidentuar deri më tani. Por edhe fast food të cilat janë kryesisht afër shkollave dhe në qytet. Dyshohet se numri i marketeve, restoranteve dhe fast foodeve që kanë tregtuar apo përgatitur sasinë e pulës me Sarmonelë është edhe më i madh.
Sipas burimeve ka dyshime që pas daljes së lajmit publikisht, shumë subjekte private në Vlorë kanë larguar prej tyre gjithë sasinë e pulës që kanë patur, pavarësisht se ka qënë ose jo me sarmonelë për ti shpëtuar rrezikut. Kjo gjë ka zbehur “skandalin” duke ulur numrin e subjekteve të evidentuara.
Ndërkohë konfirmohet se kontrollet vijojnë teksa çdo ditë dhe më tepër që kalon evidentohen të tjera subjekte private dhe tërhiqen nga Vlora të tjera sasi të konsiderueshme pule me sarmonelë.
Konfirmohet gjithashtu zyrtarisht se për 6 subjektet ku janë evidentuar sasi të pulës me Sarmonelë janë marrë masa administrative që varjojnë nga gjoba të ulëta, deri në vlera të konsiderueshme.