Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Korçë, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), ka identifikuar rreth 370 subjekte që kanë zënë hapësira publike përgjatë akseve rrugore të qarkut, duke rrezikuar sigurinë rrugore dhe kombëtare.
Sipas Edi Bitrit, drejtor rajonal i IKMT Korçë, bëhet fjalë kryesisht për rrethime banesash, tabela karburanti dhe biznese që merren me servise apo automjete të çmontuara, të cilat kanë pushtuar pjesë të rrugëve. Subjektet janë paralajmëruar për çmontim vullnetar deri më 31 korrik, ndërsa prej fillimit të gushtit inspektimet janë rifilluar për të verifikuar nisjen e këtij procesi.
Në rast të mosveprimit, IKMT do të marrë masa administrative dhe do të aplikojë gjoba dhe prishje të ndërtimeve të paligjshme. Deri tani nuk është vendosur asnjë masë, por mungesa e fuqisë punëtore ka sjellë vonesa në ndërhyrje.
Shpërndarja e subjekteve sipas akseve rrugore është:
Korçë – Qafë Thanë: 239 subjekte (122 rrethime banesash, 117 biznese)
Korçë – Kapshticë: 74 subjekte (21 banesa, 53 biznese)
Korçë – Leskovik: 48 subjekte (26 banesa, 22 biznese)
Libonik – Rëmbec – Plasë: 16 subjekte (9 banesa, 7 biznese)
IKMT nxit qytetarët dhe bizneset të respektojnë ligjin për sigurinë kombëtare dhe rrugore.
Tag: subjekte
-

Evidentohen 370 subjekte që zënë hapësira publike në mënyrë të paligjshme në Korçë, paralajmërimi i IKMT-së
-

‘31 mijë subjekte dorëzuan bilancin vjetor në kohë’, QKB: Një nga performancat më të larta të viteve të fundit
Qendra Kombëtare e Biznesit përmes një njoftimi ka bërë me dije se 31 mijë subjekte dorëzuan bilancin vjetor para se të mbaronte afati i përcaktuar.
Sipas statistikave të bëra nga QKB rezuolton se për herë të parë mbi 90% e bilanceve u dorëzuan brenda afatit duke shënuar një nga performancat më të larta të viteve të fundit.
31 korriku ishte data e fundit ku bizneset duhet të dorëzonin online në Qendrën kombëtare të Biznesit pasqyrat e tyre financiare për vitin 2024.
Më herët QKB i ka paralajmëruar bizneset se ata që nuk e dorëzonin në këtë datë do të gjobiten në vlerën 60 mijë lekë.
Njoftimi i plotë:
Dorëzim rekord i bilanceve vjetore 2024 brenda afatit ligjor – 31 korrik 2025
Më shumë se 31,000 subjekte dorëzuan bilancin vjetor në kohë, duke shënuar një nga performancat më të larta të viteve të fundit.
Për herë të parë, mbi 90% e bilanceve u dorëzuan brenda afatit, duke tejkaluar ndjeshëm vitet pararendëse:
2024 – 28,200 bilance të dorëzuara në afat
2023 – 26,000 bilance të dorëzuara në afat
2022 – 20,700 bilance të dorëzuara në afat
Ky progres pasqyron një ndërgjegjësim më të madh të bizneseve për detyrimet ligjore dhe përdorimin në rritje të shërbimeve online të QKB-së.
Dorëzimi i bilancit vjetor nuk është thjesht një detyrim – është një hap drejt transparencës dhe formalizimit të aktivitetit. -

Pas “kalvarit” të ekonomistëve; QKB: 31 mijë subjekte dorëzuan bilancet e 2024-s
Qendra Kombëtare e Bizneseve bëri të ditur se brenda afatit ligjor prej 31 korrik 2025, më shumë se 31,000 subjekte dorëzuan bilancin vjetor në kohë.Sipas QKB-së, kjo shënon një nga performancat më të larta të viteve të fundit.Për herë të parë, mbi 90% e bilanceve u dorëzuan brenda afatit, duke tejkaluar ndjeshëm vitet pararendëse:🔸 2024 – 28,200 bilance të dorëzuara në afat🔸 2023 – 26,000 bilance të dorëzuara në afat🔸 2022 – 20,700 bilance të dorëzuara në afatKy progres pasqyron një ndërgjegjësim më të madh të bizneseve për detyrimet ligjore dhe përdorimin në rritje të shërbimeve online të QKB-së.Më herët, subjektet hasën vështirësi të shumta për dorëzimin e pasqyrave financiare për shkak të problemeve që shfaqi sistemi që nga data 24 korrik, që herë ishte jashtë funksionit dhe herë nuk njihte nënshkrimin elektronik, duke i kthyer ditët e fundit të korrikut në një makth për financierët e kontabilistët.Vetëm në dy ditët e fundit sistemi u rregullua dhe funksionoi normalisht.Kalvari i financierëve për të dorëzuar online bilancet, në epokën e dixhitalizimit (foto e video)Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Largim vullnetar në Lezhë/ Janë shpërndarë 123 njoftime për t’u larguar nga rruga nacionale, të hënën nis penalizimi
Data 31 korrik ishte afati i fundit u lirimit të hapësirave kombëtare duke respektuar distancën prej 20 metra nga kanalet e rrugës.
Në qarkun e Lezhës janë evidentuar 123 subjekte ku 70% prej tyre kane kryer lirimin vullnetar.
Aksi rrugor Lezhë-Milot është një nga akset ku janë evidentuar numri më i lartë i subjekte të cilat nuk respektojnë distancën.
Te hënën IKMT do të jetë në terren për të gjitha subjektet që nuk kanë respektuar lirimin vullnetar, ku do merren masa administrative deri në sekuestrim të subjekteve.
Akset kombëtare Lezhë-Shkodër, Lezhe-Milot janë akset më të përgjakura si pasojë e aksidenteve rrugore ku në shumë raste burim aksidenti kanë qenë këto subjekte në anë të rrugës.
Top Channel
-

Subjekte tregtare, makina e mbi 77 mijë euro! SPAK sekuestron 25 pasuri të një grupi kriminal
SPAK ka sekuestruar 25 pasuri të një grupi kriminal shqiptar, të dënuar në Belgjikë për vjedhje në kuadër të një grupi të strukturuar.
Mes pasurive të bllokuara përfshihen prona, para cash, makina luksoze, sende me vlerë dhe bizhuteri.
Hetimet pasurore tregojnë se pasuritë nuk justifikohen nga burime të ligjshme dhe dyshohet se janë përfituar nga aktivitet kriminal.
Njoftimi i SPAK:
SPAK sekuestron 25 pasuri ndaj një grupi kriminal të dënuar në Belgjikë, përfshirë para cash, objekte me vlerë dhe sende luksi
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr. 11, datë 16.06.2025 të Gjykatës së Posaçme vendosi sekuestrimin e pasurive në kuadër të procedimit pasuror nr.8 i vitit 2024 ndaj D.D dhe familjarët e tij, D.S., B. A., A. H, L.V., dhe D. H.
Këta shtetas janë subjekte të hetimit pasuror sipas ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar (ligji nr. 10192, datë 03.12.2009) pasi rezultojnë të dënuar në Mbretërinë e Belgjikës për veprat penale të “Vjedhjes”, në bashkëpunim në formën “Grupit të strukturuar kriminal”, “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar në legjslacionit tonë penale sipas neneve 134, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
Bazuar në dispozitat e ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 janë identifikuar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të personave nën hetim pasuror dhe të personave të lidhur me ta, të cilat sipas hetimeve të deritanishme rezultojnë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe prezumohen se janë rezultat i veprimtarisë kriminale së tyre.
Pasuri të sekuestruara:
Pasuri të paluajtshme: 9
Subjekte tregtare: 1 (“GUARD SECURITY”)
Automjete dhe mjete motorike: 6 (3 automjete + 3 motorë)
Shuma monetare:
Euro: 77,360 €
Lekë: 2,055,000 lekë
Paund britanik: 1,150 £
Orë dore të markave të ndryshme: 52
Bizhuteri: mbi 35 copë
Monedha ari: 32
Pajisje elektronike: 15
Laptopë: 2
iPad: 5
Kamera/aparate fotografike: 8
Theksojmë se sendet me vlerë, si ora, bizhuteri, monedha ari, automjete dhe mjete motorike janë sekuestruar më parë në kuader të ekzekutimit të kontrolleve të banesave të këtyre shtetasve për llogari të kerkesave për ndihme juridike të autoriteteve belge.
Për ekzekutimin e sekuestros u kryen veprimet nga ana e policisë gjyqësore në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, së bashku me Administratorin e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara Tiranë. -

Aksioni i lirimit të hapësirave publike/ Prishen disa subjekte përgjatë shëtitores në Shkodër
Ka vijuar edhe këtë fillim jave aksioni i Policisë Bashkiake në pedonalen kryesore pranë Bashkisë së Shkodrës, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna pa leje nga subjekte private. Njësi të shumta të policisë bashkiake, të mbështetura edhe nga punonjës të ndërmarrjes publike të bashkisë, ndërhynë në disa pika përgjatë shëtitores për të larguar tavolina, stenda apo materiale të tjera të vendosura në kundërshtim me rregulloren urbane.
Ky aksion është pjesë e një fushate të nisur disa ditë më parë, që synon të rikthejë funksionin publik të zonave këmbësore dhe të garantojë akses të barabartë për qytetarët. Autoritetet vendore kanë bërë të ditur se janë njoftuar paraprakisht të gjitha subjektet që veprojnë në zonë, duke u kërkuar që të largojnë vullnetarisht çdo element të jashtëligjshëm nga hapësirat publike.
Megjithatë, jo të gjithë bizneset kanë bashkëpunuar. Në disa raste bizneset nuk i kanë liruar hapësirat publike në kohë duke pretenduar se po penalizohen pavarësisht se kanë kërkuar leje. Zyrtarët lokalë theksuan se toleranca ndaj shkeljeve ka përfunduar dhe se do të vijojë kontrolli i përditshëm deri në rikthimin e rendit urban. Qytetarët janë të ndarë për këtë aksion. Disa e mbështesin, duke theksuar se pedonalja duhet t’u shërbejë kalimtarëve e jo të shndërrohet në rrugë me pengesa, ndërsa të tjerë i shohin masat si të ashpra, duke kërkuar një zgjidhje të ndërmjetme që të ruajë funksionin social dhe ekonomik të zonës.
Nga ana e saj, Bashkia e Shkodrës ka paralajmëruar se pas përfundimit të këtij aksioni, do të nisë një fazë e re e riorganizimit të hapësirave publike në të gjithë qytetin, me qëllim standardizimin e përdorimit të tyre dhe krijimin e kushteve më të mira për jetesë urbane.
Aksioni për lirimin e hapësirave publike do të vijojë pa ndërprerje nga policia bashkiake në akset kryesore dhe më pas do të zhvendsoet edhe në pjesët më periferike të qytetit për të liruar plotësisht hapësirat publike të zëna padrejtësisht nga subjekte të ndryshme por edhe individë. -

“3-4 subjekte kanë marrë peng tërë hapësirën komunitare“, Rama: Çdo hapësirë do t’i kthehet qytetarëve, këta guximtarë…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për lirimin e hapësirave publike të zëna nga bizneset.
Rama: 3 – 4 subjekte kanë marrë peng tërë hapësirën komunitare dhe pyetja për disa komentatorë që qajnë hallin këtu e gjetkë, se duke rivendosur kufirin mes të drejtës e të paligjshmes në hapësirat publike po goditen kursimet e “popullit”, është e thjeshtë:
Kush është populli, këta tre katër guximtarë që kanë zënë tërë lulishten e komunitetit apo familjet, të moshuarit, fëmijët, që jetojnë në pallatet përreth dhe dalin nga shtëpitë përmes shtigjeve të lëna nga bizneset?!
Edhe kjo hapësirë edhe çdo hapësirë si kjo, do t’i kthehen komunitetit, ndërsa bizneset do të jenë vlerë e shtuar por pa shkelur kufirin e të drejtës së popullit për të lëvizur e marrë frymë lirisht.Top Channel
-

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin
Aksioni për lirimin e hapësirave publike po vijon me ritme të shpejta në Tiranë.
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia Bashkiake kanë ndërmarrë një operacion të gjerë për të larguar çdo mjet i cili ka zaptuar hapësirat publike në kryeqytet.
Mësohet se sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë bërë 1,428 njoftime për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme.
Rreth 352 subjekte kanë reaguar pozitivisht dhe kanë realizuar çmontimin vullnetarisht.
Ndërkohë janë mbajtur 32 akt-konstatime për shkelje të ligjit si dhe janë liruar 20 mijë metra katrorë hapësirë publike, që më parë ishin të zëna me struktura apo objekte të paligjshme.
Kujtojmë se aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur prej disa ditësh në të gjithë vendin. -

“Nuk kemi prerë në besë askënd”/ Rama për Thethin: Janë goditur 40 subjekte, premtuam legalizim vetëm për…
“Në Theth janë goditur 40 subjekte, kanë pasur dhe nga dy dhe nga tre. Policia e Shtetit ka një numër të konsiderueshëm lidhur me këto subjekte dhe prokuroria nuk ka marrë asnjë. Bashkia e Shkodrës e ka marrë përgjegjësinë e vet.
Tjetra që dua ta theksoj se e kishte nxjerr në pah dhe një prift çuditërisht. U habita sesi një njeri i zotit kishte folur për këtë histori, sikur ne i joshëm, i gënjyem dhe i premë në besë.
Ne nuk kemi prerë askënd në bese. Kemi premtuar legalizimin e shtëpive të vjetra, e kemi përmbyllur atë proces. Janë ndërtime të bëra në muajt e fundit jo të kohës kur kemi qenë aty”-u shpreh Rama.Top Channel
-

KKT miratoi për këtë vit 127 stacione plazhi për privatët, sa po shiten shezlonet
Teksa sezoni veror ka hyrë në pikun e tij me muajt korrik dhe gusht që kanë fluksin më të lartë të pushuesve në bregdet, janë të paktën 127 subjekte në gjithë vijën bregdetare nga Shkodra në Sarandë të cilët kanë fituar të drejtën për stacione plazhi.
Këto janë subjekte të cilët parimisht ofrojnë akomodim dhe që nga aplikimet që kanë bërë në sistem kanë fituar të drejtën për të shfrytëzuar edhe plazhin. Së fundmi u zbardhën edhe lejet e dhëna për shfrytëzimin e plazheve të dhëna nga Këshilli Kombëtar i Territorit ku përveç bashkive që kanë vijë bregdetare përfshihet në listë edhe Pogradeci për shfrytëzimin që i bëhet bregut të Liqenit të Ohrit.
Gjatë vitit të shkuar për shkak të problemeve të shfaqura me dendësinë e shezloneve dhe çmimeve që aplikoheshin në disa rajone nga ana përfaqësuesve të qeverisë u premtua se situata do të ndryshonte me aplikimet për shfrytëzimin e bregut gjatë verës 2025.
Në fakt këtë vit ka një prezencë më të madhe të plazheve publike teksa në zonat ranore me breg të gjerë është kërkuar që subjektet të lënë të lirë hapësira 7-8 metra nga vija e bregut kurse në ato më në Jug 2.5-3 metra që mund të shfrytëzohen nga publiku.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro gjatë inspektimeve të zhvilluara javëve të fundit në Bashkitë që kanë vijë bregdetare është shprehur se diferenca në favor të plazheve publike pritet të jetë edhe më e madhe vitin tjetër. Kjo sipas saj do të vijë si efekt i përfundimit të kontratave 5 vjeçare me disa subjekte që janë lidhur në vitin 2021 dhe vijojnë ende.
Disa Bashki kanë zgjidhur këtë vit menaxhimin e plazheve të vetme duke krijuar ndërmarrje siç është Lezha ndërkohë që edhe Shkodra ka ndjekur një model të sajin . Ndryshe nga vitet e tjera çmimet e shezloneve nuk janë bërë ende pjesë “virale” e komenteve në rrjete sociale me përjashtim të Ksamilit ku sërish janë të huajt që shprehin habi nga çmimet 20-30 euro për dy shezlone dhe një çadër.
Përgjithësisht në bregdetin e Durrësit dhe të Vlorës çmimet e shezloneve në fundjave kanë qenë në një mesatare prej 1000 lekësh me një ulje gjatë javës (kryesisht gjatë qershorit). Në pjesën më veriore të bregdetit çmimet janë shfaqur edhe më ekonomike me një mesatare 500 leke deri 1000 lekë./ Monitor