Tag: suarez

  • Luis Suárez: Më 2012 doja të shkoja te Juventusi, largimin nga Barcelona e kam vuajtur shumë

    Luis Suárez: Më 2012 doja të shkoja te Juventusi, largimin nga Barcelona e kam vuajtur shumë

    Luis Suárez ka zbuluar një prapaskenë interesante të karrierës së tij. Sulmuesi i Inter Miami, në një intervistë me “Davoo Xeneize” ka pranuar se më 2012 ishte shumë afër kalimit te Juventusi, por në fund Brendan Rodgers e bindi të qëndronte te Liverpool-i.
    “Në vitin 2012 doja të shkoja te Juventusi, por Brendan Rodgers më bindi të qëndroja, falë ideve të tij për futbollin”, – rrëfeu “El Pistolero”. Një vit më vonë, ai kishte të njëjtin mendim për Arsenalin, por një bisedë me Steven Gerrard ndryshoi gjithçka:
    “Doja të shkoja tek Arsenali sepse luante çdo vit në Champions League, por një ditë, gjatë stërvitjes, Gerrard më tha: As unë nuk shkova te Real Madridi dhe klube të tjera, por besoj se vendimi më i mirë për ty është të qëndrosh edhe një vit. Nëse qëndron, vitin tjetër do të kesh mundësi të zgjedhësh mes Bayernit, Realit ose Barcelonës. Ato fjalë më prekën dhe i thashë gruas sime se do të qëndroja”.
    Në lidhje me largimin nga Barcelona, sulmuesi veteran uruguajan pranoi se ishte një moment i vështirë. “E kam vuajtur shumë largimin, por e dija që duhej të ndodhte. Nuk mbaj mëri, por ndjeja se ende mund të jepja shumë për klubin”, – kujtoi ai periudhën e vitit 2020, kur ishte një nga golashënuesit më të mirë të skuadrës.

  • “Ishte një periudhë e keqe”, Suarez: Doja të hakmerresha

    “Ishte një periudhë e keqe”, Suarez: Doja të hakmerresha

    2 Prill 2025

    14:39

    Telesport

    Sulmuesi i Inter Miamit, Luis Suarez, ka lënë të kuptohet se ai ende ndihet i hidhëruar për mënyrën se si u trajtua nga Barcelona në sezonin e tij të fundit.
    Suarez u largua nga Barca për tek Atletico Madrid dhe menjëherë i ndihmoi ata të fitonin titullin e La Liga 2020/21.
    “Unë nuk jetoj në të kaluarën dhe nuk mbaj mëri, por kam kaluar një kohë shumë të keqe kur u largova nga Barcelona”, tha Suarez.
    “Ndjeva se kisha ende atë që duhej për të luajtur për Barçën. Unë isha golashënuesi më i mirë pas Messit. Nuk shënoja më pak se 20-25 gola në sezon…
    “Më pas Atletico Madrid erdhi dhe më hapi dyert. Kjo më motivoi. Misioni im ishte t’i tregoja Barcelona-s se kishte bërë një gabim dhe të shpërbleja Atletico-n për besimin që tregoi tek unë.
    “Dhe ne fituam La Liga-n, e vlerësoj shumë atë titull”.

  • VIDEO/ Nuk është ndeshje bamirësie! Luis Suarez paguhet për të dhënë skena të tilla qesharake në MLS, pasimi ishte i Lionel Messi-t

    VIDEO/ Nuk është ndeshje bamirësie! Luis Suarez paguhet për të dhënë skena të tilla qesharake në MLS, pasimi ishte i Lionel Messi-t

    Lionel Messi dhe Luis Suarez vazhdojnë që të japin kontributin e tyre në MLS, pavarësisht se janë shumë larg kohës së artë. Messi vazhdon të mbajë një nivel më të lartë dhe të tregojë shpeshherë klasin e tij në MLS.
    Ndërkohë Luis Suarez, është tmerrësisht larg formës së dikurshme, pavarësisht se shifrat në MLS nuk janë edhe aq keq për të. Në mbrëmjen e djeshme, Inter Miami fitoi në shifrat 2-1 ndaj Philadelphias, teksa goli i dytë te Inter Miami u shënua nga Messi. Mjafton të shihni një asist që vjen nga Messi për te Luis Suarez që të mbyll ndeshjen dhe mënyrën sesi e shpërdoron sulmuesi rastin e pastër, për të kuptuar nivelin e tij të tanishëm. Duket si një ndeshje bamirësie, por në fakt nuk është, Suarez paguhet ende për të shënuar gola. /Sport Ekspres/