Tag: stuhia

  • Reshje të dendura shiu dhe breshëri, stuhia e fuqishme godet Serbinë

    Reshje të dendura shiu dhe breshëri, stuhia e fuqishme godet Serbinë

    Stuhi e fortë e shoqëruar me reshje të dendura shiu, breshëri dhe vetëtima goditi sot në orët e pasdites shumë pjesë të Serbisë.

    Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë u ka dërguar qytetarëve të Beogradit një njoftim urgjent për gjendjen e jashtëzakonshme përmes një mesazhi SMS, konkretisht një paralajmërim për stuhi të fortë në kryeqytetin e Serbisë, raporton Nova.rs.
    “Në fuqi është një paralajmërim për stuhi të fortë me shi, breshër dhe erëra të fuqishme. Stuhia mund të shkaktojë dëme materiale, përmbytje lokale, rrëshqitje dheu, shembje dhe paraqet rrezik për sigurinë e njerëzve dhe kafshëve”, thuhet në paralajmërim.
    Shtohet gjithashtu se ekziston rreziku nga goditjet e rrufesë, probleme në funksionimin e të gjitha pajisjeve që përdorin energji elektrike, rrezik për zjarr, probleme në telekomunikacion dhe në trafik.
    “Rekomandohet të qëndroni në shtëpi dhe të ndiqni informacionet nga autoritetet përkatëse”, thuhet në paralajmërim.
    Menjëherë pas kësaj, reshje të dendura shiu të shoqëruara me vetëtima përfshinë Obrenovacin, Pançevën, Mlladenovacin, Kragujevcin dhe shumë zona të tjera.
    Reshjet e fuqishme kanë shkaktuar tashmë përmbytje në shumë vende, por ende nuk ka informacione më të detajuara nëse stuhia ka shkaktuar dëme materiale në ndonjë vend.

  • Stuhia e breshërit përfshin Elbasanin/ Fermerët: Humbëm çdo gjë në 30 minuta

    Stuhia e breshërit përfshin Elbasanin/ Fermerët: Humbëm çdo gjë në 30 minuta

    Stuhia e breshërit ka përfshirë zonën fushore të Elbasanit duke shkaktuar dëme të mëdha tek fermerët në të mbjella dhe pemëtari.
    Zonat më të prekura janë fshatrat Bathës dhe Llixhë.
    Stuhia e breshërit ka zgjatur më shumë se gjysmë ore ndërsa të moshuarit thonë se nuk e mbajmë mend një stuhi të tillë më parë.
    Edhe pse dëmi është shkaktuar nga fenomen natyror, fermerët kërkojnë mbështetje nga shteti pasi nuk kanë të ardhura të tjera.

  • Situata e pazakontë, moti bënë namin në këtë qytet të Shqipërisë, stuhia e breshërit shkakton dëme të mëdha

    Situata e pazakontë, moti bënë namin në këtë qytet të Shqipërisë, stuhia e breshërit shkakton dëme të mëdha

    Një stuhi e fortë e shoqëruar me breshër ka përfshirë ditën e sotme fshatrat Tregan dhe Bathës në Elbasan.
    Stuhia, e cila ka zgjatur rreth një orë, ka shkaktuar dëme të mëdha në të mbjellat dhe pemëtari, duke sjellë humbje të mëdha për fermerët.

     

     

    Rrebeshet e kësaj stuhie kanë pasur ndikim të dëmshëm kryesisht në bujqësi dhe pemëtari.
    Mbjelljet e pranverës dhe pemët kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga breshëri. Zonat janë të njohura për kulturat e ullirit, qershisë, portokalleve dhe rrushit.

  • SHBA/ Rritet numri i viktimave nga stuhitë

    SHBA/ Rritet numri i viktimave nga stuhitë

    Të paktën 20 persona kanë vdekur nga përmbytjet dhe dëmtimet e tornados që përfshiu shumë shtete në pjesën perëndimore dhe jugore të SHBA gjatë fundjavës.
    Sipas mediave të huaja, gjysma e vdekjeve të raportuara, të cilat përfshinin fëmijë dhe të moshuar, ishin në Tenesi dhe tre ishin në Misuri. Dy persona kanë vdekur në Kentaki, ndërsa Indiana, Misisipi, Xhorxhia dhe Arkansas kanë raportuar gjithashtu vdekje nga stuhia.

    Moti i ashpër ka bërë që lumenjtë të fryhen edhe të dielën. Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi se dhjetëra vende do të arrijnë “fazën e përmbytjeve të mëdha” edhe pse shiu ngadalësohet.
    Stuhia pritet të lëvizë drejt bregut juglindor të Atlantikut të hënën.
    Në Kentaki, një djalë 9-vjeçar u përfshi nga përmbytjet teksa po shkonte drejt stacionit të autobusit të shkollës. Trupi i tij u gjet dy orë më vonë.
    Në Misuri, zjarrfikësi vullnetar 16-vjeçar Chevy Gall vdiq në një aksident ndërsa përpiqej të shpëtonte njerëzit e kapur nga stuhia.
    “Chevy vdiq duke iu përgjigjur thirrjes për të ndihmuar të tjerët,” tha shefi lokal i zjarrfikësve Terry Feth.
    “I gjithë departamenti ynë është i pikëlluar, ndërsa ne vajtojmë me familjen, miqtë dhe shokët tanë të pare, që përgjigjen gjatë kësaj kohe tepër të vështirë”, tha ai më tej.
    Në Little Rock, Arkansas, një djalë 5-vjeçar u vra nga një pemë që ra në shtëpinë e tij, duke e shkatërruar atë.
    Në Gjeorgji, baba dhe bir u vranë të dy të dielën teksa luanin golf. Sipas një raporti të mjekut, Matthew Terrell Collins Sr, 58 vjeç dhe Matthew Terrell Collins Jr, 29 vjeç, vdiqën kur një pemë ra në karrocën e tyre të golfit.
    Një GoFundMe që filloi të mbledhë para për familjen Collins, përshkroi: “Ata po kalonin kohë së bashku kur goditi stuhia, duke ndarë një moment midis babait dhe djalit që pa e ditur do të bëhej i fundit i tyre”.

  • Moti i keq në SHBA, humbin jetën 20 persona

    Moti i keq në SHBA, humbin jetën 20 persona

    FOTO ILUSTRUESE

    SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës u goditën nga një tornado gjatë fundjavës, ku si pasojë 20 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe dëmtimet e shkaktuara. Tornadoja përfshiu shumë shtete në pjesën perëndimore dhe jugore të SHBA-s. Gjysma e vdekjeve të raportuara, përfshinin fëmijë dhe të moshuar. Më shumë vdekje u raportuan në Tennessee dhe Missouri.
    Edhe Kentucky, Indiana, Mississippi, Georgia dhe Arkansas kanë raportuar gjithashtu vdekje nga stuhia. Moti i ashpër ka bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati të dielën. Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi se dhjetëra vende do të arrijnë “fazën e përmbytjeve të mëdha” edhe pse do të ketë më pak reshje shiu.
    Stuhia pritet të lëvizë drejt bregut juglindor të Atlantikut të hënën./ZËRI

  • Stuhitë në SHBA, rritet numri i viktimave

    Stuhitë në SHBA, rritet numri i viktimave

    Të paktën 20 persona kanë vdekur nga përmbytjet e shpejta dhe dëmtimet e tornados që përfshiu shumë shtete në pjesën perëndimore dhe jugore të SHBA gjatë fundjavës.

    Gjysma e vdekjeve të raportuara, të cilat përfshinin fëmijë dhe të moshuar ishin në Tenesi dhe 3 në Misuri.

    2 persona kanë vdekur në Kentaki, ndërsa Indiana, Misisipi, Xhorxhia dhe Arkansas kanë raportuar gjithashtu vdekje nga stuhia. Moti i ashpër ka bërë që lumenjtë të fryhen dhe të dielën.

    Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi se dhjetëra vende do të arrijnë “fazën e përmbytjeve të mëdha” edhe pse shiu ngadalësohet. Stuhia pritet të lëvizë drejt bregut juglindor të Atlantikut të hënën.

  • Stuhia në Spanjë shemb ndërtesën, tre viktima

    Stuhia në Spanjë shemb ndërtesën, tre viktima

    Stuhia Laurence vazhdon të godasë Andaluzinë. Si pasojë tre persona kanë humbur jetën nga shembja e një ndërtese bujqësore në komunën Coria del Río në Sevilje, nga era dhe shiu i fortë.

    Disa javë më parë, stuhia Laurence shkaktoi vdekjen e katër personave të tjerë në pjesë të ndryshme të komunitetit andaluzian.

    Ngjarja tragjike ka ndodhur në Coria del Río, rreth orës 11:35. të premten, kur një tornado shkaktoi shembjen e ndërtesës bujqësore, duke vrarë tre persona, sipas burimeve të Ministrisë së Shëndetësisë Andaluziane.

    Dy nga tre personat që humbën jetën në shembjen e ndërtesës së fermës janë vëllezër, 61 dhe 59 vjeç, nga Sevilja dhe i treti është një burrë 40-vjeçar.

  • Tragjedi në Spanjë, shembet ndërtesa për shkak të motit të keq, tre të vdekur

    Tragjedi në Spanjë, shembet ndërtesa për shkak të motit të keq, tre të vdekur

    Stuhia Laurence vazhdon të godasë Andaluzinë, duke lënë pas saj shkatërrim dhe vdekje.

    Sipas “El Mundo”, tre persona kanë humbur jetën të premten nga shembja e një ndërtese bujqësore në komunën Coria del Río në Sevilje, si pasojë e erës dhe shiut të fortë.
    Disa javë më parë, stuhia Laurence shkaktoi vdekjen e katër personave të tjerë në pjesë të ndryshme të komunitetit andaluzian.
    Ngjarja tragjike ka ndodhur në Coria del Río, rreth orës 11:35. të premten, kur një tornado shkaktoi shembjen e ndërtesës bujqësore, duke vrarë tre persona, sipas burimeve të Ministrisë së Shëndetësisë Andaluziane.
    Dy nga tre personat që humbën jetën në shembjen e ndërtesës së fermës janë vëllezër, 61 dhe 59 vjeç, nga Sevilja dhe i treti është një burrë 40-vjeçar.

    Top Channel

  • Rritja e dëmeve nga stuhia në Greqi: Rrugë pjesërisht të shkatërruara, porte të varrosura nga shkëmbinj

    Rritja e dëmeve nga stuhia në Greqi: Rrugë pjesërisht të shkatërruara, porte të varrosura nga shkëmbinj

    Në të gjithë Greqinë janë në fuqi paralajmërime për shi të dendur dhe përmbytje, veçanërisht në Kretë, ishullin më të madh të vendit, i cili tashmë është pjesërisht i përmbytur, raportojnë mediat vendase dhe të huaja.

    Sot është dita e tretë e stuhisë së fuqishme që ka goditur rëndë ishujt në Egjeun Qendror, dhe sipas parashikimeve, ajo do të zgjasë deri të shtunën.

    Moti i keq ka prekur kryesisht ishujt Ciklade në Egjeun Qendror, të njohura për popullaritetin e tyre turistik. Aty, rrugët janë dëmtuar pjesërisht, ndërsa disa nga portet më të vogla janë mbuluar me gurë dhe baltë.
    🚨 The extraordinary beauty of Mykonos, Greece 🇬🇷 is being put to the test this week by flooding and torrential rains affecting the central-western Mediterranean https://t.co/gtwskR5SWT pic.twitter.com/5YZDF2yE9j— Mambo Italiano (@mamboitaliano__) April 2, 2025

    Autoritetet në Paros dhe Mikonos, ku të hënën brenda dy orësh ra më shumë shi se gjatë gjithë vitit, po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe riparimin e infrastrukturës së dëmtuar nga stuhitë me breshër dhe përmbytjet e rrëmbyeshme.

    Të hënën, në Paros, stuhia ka rrëmbyer makina dhe i ka hedhur në det, ndërsa uji dhe balta kanë përmbytur shtëpi dhe biznese. Autoritetet kanë kërkuar ndihmë urgjente nga qeveria. Mikonos, një ishull fqinj, ka pësuar gjithashtu dëme nga breshëri dhe erërat e fuqishme.

    Ekipet e shpëtimit në Kretë po nxjerrin njerëzit nga automjetet e mbetura në ujë të thellë dhe baltë. Rënia e gurëve ka bërë që disa rrugë të mbyllen.

    Në Rodos, ku stuhia po lëviz, era tashmë ka rrëzuar pemë dhe ka shkatërruar çatitë.

  • Stuhia dhe breshëri prekin fshatrat e Librazhdit, dëme të mëdha në pemtari dhe vreshtari

    Stuhia dhe breshëri prekin fshatrat e Librazhdit, dëme të mëdha në pemtari dhe vreshtari

    Një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me reshje të dendura dhe breshër, ka goditur sot pasdite fshatrat e Njësisë Administrative Polis në bashkinë e Librazhdit, duke shkaktuar dëme të mëdha në sektorin e pemtarisë dhe vreshtarisë.
    Breshëri i fortë, që ka zgjatur rreth 30 minuta, ka rënë në fshatin Gurëshpatë dhe rrethinat e tij, duke shkatërruar plotësisht plantacionet e pemëve frutore dhe vreshtat që ishin në fazën e lulëzimit të plotë. Ky fenomen natyror ka pasur pasoja të rënda për fermat e kësaj zone, duke shkatërruar gjithë prodhimin e pritur për këtë vit.
    Sipas burimeve zyrtare, dëmet e shkaktuara janë shumë të mëdha dhe kanë prekur një pjesë të madhe të familjeve fermerë të Polisit, të cilat tashmë po përballen me humbje të konsiderueshme financiare. Stuhia ka prekur disa qindra familje, shumë prej të cilave kishin investuar në krijimin e plantacioneve me pemë frutore dhe vreshta.
    Përveç dëmeve materiale, ky fenomen ka sjellë shqetësim të madh për të ardhmen e fermerëve të prekur, të cilët shpresojnë që shteti të ofrojë ndihmë për të kompensuar humbjet e tyre. Emergjencat civile pritet të nisin verifikimin e dëmeve këtë javë, duke shqyrtuar në terren shkallën e dëmeve që stuhia ka lënë në fshatin Gurëshpatë dhe disa lagje të tjera të Polisit.