Tag: stuhi

  • VIDEO/ Përmbytje në pikun e të nxehtit, stuhi e fortë dhe breshër në Belsh

    VIDEO/ Përmbytje në pikun e të nxehtit, stuhi e fortë dhe breshër në Belsh

    Një çudi po ndodh në vend. Nëse zonat e plazhit janë plot me pushues dhe diell, në Belsh ka breshër, dhe një stuhi të fortë. Moti ekstrem ka sjellë pasoja serioze në infrastrukturë dhe ka paralizuar qarkullimin në disa rrugë të qytetit.
    Uji i tepërt ka tejkaluar kapacitetin e kolektorëve, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme dhe duke krijuar rrezik për kalimtarët dhe automjetet. Ndërkohë era e fortë ka vështirësuar edhe ndërhyrjet e shërbimeve të emergjencës.

    Autoritetet lokale u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në banesë dhe të shmangin çdo lëvizje të panevojshme deri në stabilizimin e motit. Deri tani nuk raportohen dëme në njerëz apo prona, por situata mbetet dinamike.

  • Stuhi shiu dhe breshëri ‘mbërthejnë’ Belshin, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve: Bëni kujdes

    Stuhi shiu dhe breshëri ‘mbërthejnë’ Belshin, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve: Bëni kujdes

    Pas orës 14:00 të së premtes, zona e Belshit dhe e Dumresë u përfshi nga një stuhi e pazakontë me reshje të dendura shiu dhe breshëri, e shoqëruar me erë të fortë e cila ka sjellë pasoja serioze në qarkullimin e këmbësorëve, automjeteve dhe në kryerjen e punëve në sektorin agro-bujqësor.
    Reshjet kanë paralizuar gjithçka duke penguar në mënyrë të menjëhershme lëvizjen në rrugët kryesore. Pjesë të rrugëve u përmbytën, pasi kolektorët nuk arrinin të përballonin sasinë e madhe të ujit duke krijuar ambiente jo të sigurta për kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve  .Pamundësia për të menaxhuar prurjet e ujit është përkeqësuar nga erërat e forta, të cilat kanë vështirësuar ndërhyrjet e shpejta të emergjencës dhe kanë shtuar rrezikun në rrugë.
    Pavarësisht se aktualisht nuk janë raportuar dëme, autoritetet lokale kanë bërë apel të fortë banorëve për të qëndruar në shtëpi deri sa moti të qetësohet. Gjithashtu, është kërkuar shmangia te lëvizjeve të panevojshme ditën e sotme deri në qetësimin e kushteve atmosferike.
    Autoritetet vendore garantojnë reagim të shpejtë në rast emergjence dhe informin të shpejtë për situatën e krijuar nga moti. Ky fenomen i papritur dhe intensiv reshjesh është një nga rastet e rralla të motit ekstrem të regjistruara në këtë rajon.

  • Një stuhi e fortë godet Kroacinë, 7 të lënduar

    Një stuhi e fortë godet Kroacinë, 7 të lënduar

    Një stuhie e fortë verore ka goditur pjesët perëndimore të bregdetit kroat të hënën në mbrëmje.

    Si pasojë shtatë persona kanë mbetur të lënduar, tre prej tyre rëndë dhe një në gjendje kritike.
    Shërbimet e emergjencës kanë pastruar rrugët nga mbeturinat e pemëve dhe nga automjetet e dëmtuara në qytetin bregdetar Rovinj.

    Kryebashkiaku i qytetit, Emil Nimceviq, ka thënë se shpreson që banorët të jenë “mirë” dhe të kenë mundësinë të kthehen në shtëpitë e tyre.
    Një varkë e vogël pasagjerësh është fundosur pranë portit të Zadarit. Të gjithë pasagjerët kanë shpëtuar.
    Sipas shërbimit meteorologjik kroat, erërat kanë arritur shpejtësi mbi 100 kilometra në orë. Tashmë, situata duket më e qetë.

  • Stuhia masive diellore ‘goditi’ Tokën, mund të shkaktojë ndërprerje të energjisë dhe ndërprerje të internetit

    Stuhia masive diellore ‘goditi’ Tokën, mund të shkaktojë ndërprerje të energjisë dhe ndërprerje të internetit

    Foto ilustruese

    TIRANË- Stuhia masive diellore që goditi Tokën gjatë fundjavës po intensifikohet, me potencialin të shkaktojë ndërprerje të sinjaleve radio dhe të tendosë rrjetet elektrike. Zyrtarët lëshuan një paralajmërim për stuhinë gjeomagnetike të nivelit 3-të, që do të thotë se aktiviteti diellor mund të prishë sinjalet “GPS”, komunikimet në radio dhe sistemet elektrike.
    Një stuhi gjeomagnetike është një shqetësim i përkohshëm në fushën magnetike të Tokës i shkaktuar nga një rrjedhje grimcash të ngarkuara nga atmosfera e jashtme e Diellit. E gjitha ndodh sepse të dielën, Dielli lëshoi ​​një shpërthim shumë të fuqishëm energjie. Shpërthimi i së dielës nxori fuqishëm plazmën dhe fushat magnetike nga sipërfaqja e Diellit direkt në Tokë, duke shkaktuar një stuhi gjeomagnetike.

    Stuhia

    Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) tha se aktiviteti diellor do të vazhdojë për ditët në vijim, duke shkaktuar një stuhi të quajtur “G3”. Kjo shkallë e motit hapësinor është shumë e ngjashme me shkallën e uraganeve, duke zbuluar se sa intensive do të jetë një stuhi gjeomagnetike kur të godasë Tokën, duke filluar nga G1 (e vogël) deri në G5 (ekstreme). Një stuhi gjeomagnetike G3 mund të shkaktojë ndërprerje të vogla në komunikimet radio dhe satelitore, duke çuar potencialisht në humbjen e kontaktit radio për disa orë./ZËRI

  • Stuhi të forta në Gjermani! Vendi “pushtohet” nga reshjet e shiut! Rrugët kthehen në “lumenj”, ndërpriten linjat e trenave

    Stuhi të forta në Gjermani! Vendi “pushtohet” nga reshjet e shiut! Rrugët kthehen në “lumenj”, ndërpriten linjat e trenave

    Stuhitë e forta të shiut goditën perëndimin e Gjermanisë, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme, dëme materiale dhe ndërprerje në transportin publik.Reklama në FieriWeb

    Zonat më të prekura janë Euskirchen, Bonn dhe rrethi Rhein-Sieg, ku u përmbytën rrugë dhe bodrume. Në Rheinland-Pfalz, linjat hekurudhore RB62, RB63, RB64 dhe RB67 u ndërprenë për shkak të pemëve të rrëzuara mbi shina.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD) paralajmëron stuhi dhe përmbytje të mëtejshme, me reshje të dendura shiu dhe breshër deri në 3 cm diametër, sidomos në zonat jugore të North Rhine-Westphalia, Saarland, Frankfurt/Main dhe veri të Baden-Wurttemberg.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Temperaturat e larta dhe lagështia e madhe rrisin rrezikun, ndërsa autoritetet kërkojnë që qytetarët të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë. /BILDReklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • Stuhi të forta në Gjermani, vendi “pushtohet” nga reshjet e shiut

    Stuhi të forta në Gjermani, vendi “pushtohet” nga reshjet e shiut

    Bota E Shtunë, 31 Maj 2025 20:37
    Stuhitë e forta të shiut goditën perëndimin e Gjermanisë, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme, dëme materiale dhe ndërprerje në transportin publik.
    Zonat më të prekura janë Euskirchen, Bonn dhe rrethi Rhein-Sieg, ku u përmbytën rrugë dhe bodrume. Në Rheinland-Pfalz, linjat hekurudhore RB62, RB63, RB64 dhe RB67 u ndërprenë për shkak të pemëve të rrëzuara mbi shina.

    Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD) paralajmëron stuhi dhe përmbytje të mëtejshme, me reshje të dendura shiu dhe breshër deri në 3 cm diametër, sidomos në zonat jugore të North Rhine-Westphalia, Saarland, Frankfurt/Main dhe veri të Baden-Wurttemberg.
    Temperaturat e larta dhe lagështia e madhe rrisin rrezikun, ndërsa autoritetet kërkojnë që qytetarët të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë.

  • Stuhi dhe përmbytje në Gjermani/ Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

    Stuhi dhe përmbytje në Gjermani/ Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

    Stuhitë e forta të nxehtësisë kanë goditur perëndimin e Gjermanisë, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme, dëme materiale dhe ndërprerje të transportit publik.

    Pasi u zhvendosën nga Belgjika në rajonin North Rhine-Westphalia, rrebeshet intensive shiu dhe breshëri sollën përmbytje në rrugë dhe bodrume, veçanërisht në zonat Euskirchen, Bonn dhe rrethin Rhein-Sieg.

    Ndërkohë, linja të shumta hekurudhore në Rheinland-Pfalz janë pezulluar si pasojë e stuhisë. Kompania hekurudhore DB Regio AG njoftoi se linjat RB62, RB63, RB64 dhe RB67 janë ndërprerë, përfshirë raste ku pema të rrëzuara kanë bllokuar shinat.

    Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD) ka paralajmëruar për rreziqe të mëtejshme përmbytjeje dhe stuhi të forta në zonat jugore të North Rhine-Westphalia gjatë pasdites dhe mbrëmjes së sotme, me reshje të dendura shiu që priten në mënyrë të lokalizuar.

    Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare për sigurinë.

  • Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

    Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

    Stuhitë e forta të nxehtësisë kanë goditur perëndimin e Gjermanisë, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme, dëme materiale dhe ndërprerje të transportit publik.

    Pasi u zhvendosën nga Belgjika në rajonin North Rhine-Westphalia, rrebeshet intensive shiu dhe breshëri sollën përmbytje në rrugë dhe bodrume, veçanërisht në zonat Euskirchen, Bonn dhe rrethin Rhein-Sieg.
    Ndërkohë, linja të shumta hekurudhore në Rheinland-Pfalz janë pezulluar si pasojë e stuhisë. Kompania hekurudhore DB Regio AG njoftoi se linjat RB62, RB63, RB64 dhe RB67 janë ndërprerë, përfshirë raste ku pema të rrëzuara kanë bllokuar shinat.
    Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD) ka paralajmëruar për rreziqe të mëtejshme përmbytjeje dhe stuhi të forta në zonat jugore të North Rhine-Westphalia gjatë pasdites dhe mbrëmjes së sotme, me reshje të dendura shiu që priten në mënyrë të lokalizuar.
    Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare për sigurinë.

    Top Channel

  • Greqi/ Stuhi dhe breshër në Kretë, përmbyten disa rrugë

    Greqi/ Stuhi dhe breshër në Kretë, përmbyten disa rrugë

    Moti i keq ka përfshirë Greqinë. Në orët e para të mëngjesit, Kreta është përballur me stuhi dhe breshër.

    Rrugët në fshatrat e Heraklionit janë përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura.

    Ndërkohë autoritetet të cilat janë vendosur në gatishmëri të shtuar, kanë bërë thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin kalimet në rrugët problematike.

  • Stuhi e fuqishme godet serbinë, Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri

    Stuhi e fuqishme godet serbinë, Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri

    Stuhi e fortë e shoqëruar me reshje të dendura shiu, breshër dhe vetëtima goditi sot në orët e pasdites shumë pjesë të Serbisë.

    Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë u ka dërguar qytetarëve të Beogradit një njoftim urgjent për gjendjen e jashtëzakonshme përmes një mesazhi SMS, konkretisht një paralajmërim për stuhi të fortë në kryeqytetin e Serbisë, raporton nova.rs.

    “Në fuqi është një paralajmërim për stuhi të fortë me shi, breshër dhe erëra të fuqishme. Stuhia mund të shkaktojë dëme materiale, përmbytje lokale, rrëshqitje dheu, shembje dhe paraqet rrezik për sigurinë e njerëzve dhe kafshëve”, thuhet në paralajmërim.

    Shtohet gjithashtu se ekziston rreziku nga goditjet e rrufesë, probleme në funksionimin e të gjitha pajisjeve që përdorin energji elektrike, rrezik për zjarr, probleme në telekomunikacion dhe në trafik.

    “Rekomandohet të qëndroni në shtëpi dhe të ndiqni informacionet nga autoritetet përkatëse”, thuhet në paralajmërim.

    Menjëherë pas kësaj, reshje të dendura shiu të shoqëruara me vetëtima përfshinë Obrenovacin, Pançevën, Mlladenovacin, Kragujevcin dhe shumë zona të tjera.

    Reshjet e fuqishme kanë shkaktuar tashmë përmbytje në shumë vende, por ende nuk ka informacione më të detajuara nëse stuhia ka shkaktuar dëme materiale në ndonjë vend.