Tag: stuhi

  • Stuhi tropikale në Moskë, rrugët përmbyten nga uji

    Stuhi tropikale në Moskë, rrugët përmbyten nga uji

    Ndërkohë që pjesa më e madhe e Euroëps ëhstë ëprfshirë nga valët e të “nxehtit afrikan” dhe tempraturat po shënojnë rekorde të reja, Moska është përfshirë nga një stuhi e pazakontë shiu, ku ekspertët e kanë cilësuar si “rrebesh tropikal”.

    Mediat ruse bëjnë me dije se branda pak orësh në Moskë ka rënë një sasi shiu e cila zakonisht bie për dy javë, e për pasojë janë përmbytur rrugët si dhe kalimet nëntokësore.

    ⚡️🌩️In Moscow, a “tropical” downpour has begun

    In just a few hours, the city has already received half of its monthly rainfall. Underground walkways, shopping malls, and parking lots have been flooded. pic.twitter.com/XxzSsdFQn1

    — NEXTA (@nexta_tv) July 15, 2025
    Po ashtu bëhet me dije se autoritet kanë nisur punën për tëndihmuar qytetarët e bllokuar në tunelet nëntokësore.
    Nuk raportohet për pesona të lënduar.

  • Paradoks në Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca

    Paradoks në Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca

    Paralajmërime të forta për stuhi dhe breshër janë lëshuar në Spanjë, pasi 100 mm shi ranë vetëm në një orë në një zonë të njohur turistike, duke përmbytur makina e shtëpi.

    Për shkak të stuhisë DANA, agjencia aktivizoi paralajmërime të kuqe, portokalli dhe të verdha në një numër të madh rajonesh spanjolle.

    Vendasit dhe turistët po përgatiten për kaos pasi Agjencia Kombëtare Meteorologjike (AEMET) aktivizoi paralajmërimet në 25 provinca, tetë prej të cilave janë shënuar me një nivel portokalli rreziku. Për të shtunën, u lëshuan paralajmërime portokalli për stuhi të forta në provincat e Huesca, Teruel dhe Zaragoza, si dhe në Barcelonë, Girona, Lleida, Tarragona dhe Castellón.

    Në këto zona priten shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të mundshme të menjëhershme, të cilat mund të prishin pushimet dhe të shkaktojnë dëme të mëdha.

    Deri në 50 litra shi për metër katror parashikohet të bien në shumë zona në Aragon dhe Katalonjë, gjë që mund të shkaktojë përmbytje lokale dhe tejmbushje të shtretërve të lumenjve. Brigjet e lumit Ebro në Tarazona, provinca e Zaragozës, ishin nën alarm të kuq të premten për përmbytje të mëdha.

    Një alarm i kuq mbetet në fuqi deri të shtunën vonë, pasi stuhia shkaktoi përmbytje urbane dhe ndërpreu trafikun në vendin turistik. Njësia Ushtarake e Situatave të Emergjencës (UME) u dërgua në disa qytete në Zaragoza për të ndihmuar në rikuperimin e pasojave të reshjeve ekstreme.

    Shërbimet lokale të shpëtimit raportuan më shumë se 30 incidente që lidhen me përmbytjet, duke përfshirë rrëzim pemësh dhe bllokim rrugësh, por nuk pati viktima.

    Pamjet tronditëse tregojnë makina që pluskojnë në ujë ndërsa shiu i rrëmbyeshëm përmbyt rrugët dhe njerëzit kërkojnë strehim nga moti i rrezikshëm.

    Sakaq, paralajmërime për stuhi janë lëshuar edhe për rajone të tjera, duke përfshirë Alicante, Valencia, Ribera del Ebro në La Rioja, Iberico në Rioja dhe Alava.

    Instituti Kombëtar Meteorologjik i Spanjës tha se një masë ajri e paqëndrueshme po lëviz në veri dhe në lindje të Gadishullit Iberik, duke sjellë shira dhe stuhi me reshje të dendura shiu.

    Më vonë gjatë ditës, stuhia do të përhapet në bregdetin Kantabrian, Ishujt Balearik dhe pjesë të Spanjës qendrore dhe lindore, dhe situata pritet të qetësohet gjatë natës.

    Dhe ndërsa një pjesë e vendit është prekur nga shirat, jugu dhe juglindja e Spanjës vazhdojnë të vuajnë nga nxehtësia ekstreme. Temperaturat në Murcia, Alicante, Andaluzinë e brendshme dhe pjesë të Extremadurës mund të arrijnë mbi 40 gradë.

    Ky kontrast i madh midis nxehtësisë dhe stuhive e bën situatën e motit edhe më të vështirë. Në ditët në vijim, temperaturat do të ulen në pjesën më të madhe të Spanjës kontinentale dhe Ishujt Kanarie. Megjithatë, era do të shtohet, veçanërisht në Ishujt Kanarie dhe përgjatë bregdetit të Alboranit, ku mund të arrijë intensitet shumë të fortë.

    Stuhia thuhet se është rezultat i fenomenit meteorologjik DANA, i njohur edhe si “rënie e ftohtë”. Ky fenomen ndodh kur një sasi e madhe ajri mesdhetar i ngrohtë dhe i lagësht ngrihet në atmosferën e sipërme pasi një sistem i ftohtë arrin mbi tokë.

    Diferenca e temperaturës midis ajrit të ftohtë në shtresat e sipërme dhe ajrit të ngrohtë në tokë shkakton paqëndrueshmëri, e cila çon në zhvillimin e papritur të stuhive dhe shirave.

     

  • Tragjedia në Teksas! Thellohet bilanci, shkon në rreth 90 numri i viktimave

    Tragjedia në Teksas! Thellohet bilanci, shkon në rreth 90 numri i viktimave

    Mes kërkimeve për të gjetur të zhdukurit, Teksas përballet me paralajmërime të tjera për stuhi dhe rrebeshe shiu. Autoritetet kanë dhënë alarmin se në rajon priten më shumë stuhi gjatë orëve të ardhshme.

    Numri i viktimave siç raportojnë mediat e huaja ka shkuar në të paktën 89, 75 prej të cilëve janë vetëm në qarkun Kerr.
    Ndërsa kapmi Mystic u godit nga përmbytjet katastrofike, konfirmoi se të paktën 27 vajza dhe anëtarë të stafit ishin mes viktimave.

    Megjithatë autoritetet vazhdojnë përpjekjet e kërkim shpëtimit, ndërsa frika për një rritje të bilancit të numrit të viktimave është e lartë.

  • Paralajmërimet për stuhi vijojnë! Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 91

    Paralajmërimet për stuhi vijojnë! Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 91

    Nëntëdhjetë e një viktima janë konfirmuar deri më tani, si pasojë e përmbytjeve të menjëhershme në Teksas.

    Përfaqësuesja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, thotë se përpjekjet e kërkimit vazhdojnë për të katërtën ditë me radhë për dhjetëra persona që ende konsiderohen të zhdukur.
    Ndërkohë, sipas autoriteteve, më shumë stuhi priten në rajon, të paktën deri të hënën në mbrëmje.
    Katastrofa ndodhi në orët e para të së premtes, ndërsa lumi Guadalupe u rrit me më shumë se 8 metra në më pak se një orë duke shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa janë ngritur pikëpyetje nëse janë dhënë paralajmërime të mjaftueshme për përmbytje.

    Top Channel

  • Itali/ Stuhi e fuqishme në Milano, humb jetën një grua 63-vjeçare

    Itali/ Stuhi e fuqishme në Milano, humb jetën një grua 63-vjeçare

    Milano u godit sot nga një stuhi e fuqishme me shi dhe erëra të forta. Një grua 63-vjeçare nga San Vittore Olona vdiq pasi një pemë e madhe ra në zonën e Robecchetto.

    Dy persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital. Ekipet e shpëtimit po punojnë në vendngjarje.

    Pas periudhës së nxehtësisë afrikane, në veri të Italisë moti u përkeqësua me temperatura të ulëta dhe stuhira. 

  • Italia përfshihet nga moti i keq, përmbytje në Komo dhe Milano

    Italia përfshihet nga moti i keq, përmbytje në Komo dhe Milano

    Prej disa ditësh Italia ashtu si pjesa më e madhe e Europës ka qenë nën “pushtetin” e të nxehtit, por sot moti ka marrë tjetër kthesë.

    Rajoni i Lombardisë ditën e sotme ëhstë përfshirë nga moti i keq, ku disa zona janë përmbytur.
    Për shkak të motit të keq në Komo dhe Milano bëri që 13 fluturime të devijoheshin për në Orio al Serio të Bergamos. Autoritetet dhanë alarm portokalli për stuhi, informon “La Repubblica”.

    Që nga mëngjesi i sotëm (5 korrik), shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi të forta kanë goditur të gjithë Lombardinë. Liqeni i Komos doli nga shtrati pas përmbytjes dhe disa familje u evakuan, por nuk raportohen të lënduar apo viktima.
    Autoritetet italiane kanë lëshuar alarm portokalli për stuhi të forta, ndërsa liqeni i Komos ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në zonat përreth. Gjendja është bërë kritike edhe në pellgun e Sevesos, i cili është aktivizuar për të menaxhuar prurjet e shumta.
    Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën ndërsa qytetarët janë këshilluar të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë të informuar për zhvillimet e mëtejshme.

  • Kapriçot e motit/ Europa digjet nga i nxehti, por Lombardia në Itali përmbytet pas shirave të rrëmbyeshëm

    Kapriçot e motit/ Europa digjet nga i nxehti, por Lombardia në Itali përmbytet pas shirave të rrëmbyeshëm

    Ndërsa Europa dhe pjesa më e madhe e botës vuan nga i nxehti ekstrem veror, kapriçot e motit nuk ndalen së surprizuari. Përmbytje jo vetëm në Teksas të SHBA-ve, por edhe në veriun e Italisë.
    Lombardia ndodhet prej ditës së sotme nën pushtetin e ujërave. Mot i keq në Komo dhe Milano bëri që 13 fluturime të devijoheshin për në Orio al Serio të Bergamos. Autoritetet dhanë alarm portokalli për stuhi, informon “La Repubblica”.
    Që nga mëngjesi i sotëm (5 korrik), shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi të forta kanë goditur të gjithë Lombardinë. Liqeni i Komos doli nga shtrati pas përmbytjes dhe disa familje u evakuan, por nuk raportohen të lënduar apo viktima.
    Autoritetet italiane kanë lëshuar alarm portokalli për stuhi të forta, ndërsa liqeni i Komos ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në zonat përreth. Gjendja është bërë kritike edhe në pellgun e Sevesos, i cili është aktivizuar për të menaxhuar prurjet e shumta.
    Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën ndërsa qytetarët janë këshilluar të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë të informuar për zhvillimet e mëtejshme.

  • Stuhi me shi e breshër në Belsh, përmbytje dhe kaos në rrugët e qytetit

    Stuhi me shi e breshër në Belsh, përmbytje dhe kaos në rrugët e qytetit

    Pamje nga Belshi

    ELBASAN- Pasditen e sotme, Belshi dhe e gjithë zona e Dumresë është përfshirë nga një stuhi e pazakontë, e shoqëruar edhe me reshje breshëri. Sasia e shtuar e reshjeve të shiut dhe breshërit ka shkaktuar edhe pasoja në infrastrukturë, duke paralizuar disa akse kryesore të qytetit.
    Disa zona u përmbytën, ndërsa nga reshjet e shiut dhe breshërit, pati shumë dëme edhe në të mbjellat e zonës. Lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e shiut, pati një reagim edhe nga Bashkia e Belshit.
    “Pas disa orësh me stuhi intensive, reshje dhe erëra të forta që përfshinë Belshin, strukturat e Agjencisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencat Civile u mobilizuan menjëherë në terren për të eliminuar pasojat dhe për të rikthyer normalitetin në zonat e prekura. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe koordinimit të ekipeve në terren, u bë e mundur pastrimi i rrugëve, largimi i mbetjeve të pemëve të thyera nga era, zhbllokimi i kolektorëve dhe sigurimi i kalueshmërisë në segmentet kryesore,”- thuhet në postim.
    Po ashtu, strukturat e emergjencave në Belsh janë në gatishmëri dhe po monitorojnë nga afër zhvillimet për çdo ndërhyrje të nevojshme./ZËRI

  • Pogradeci përfshihet nga reshje të dendura shiu, breshër dhe stuhi ere

    Pogradeci përfshihet nga reshje të dendura shiu, breshër dhe stuhi ere

    Reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër dhe stuhi ere kanë përfshirë pasditen e sotme zonën e Dardhasit dhe të gjitha fshatrat e njësisë administrative të Pogradecit, duke krijuar situata problematike në disa akse rurale.
    Për shkak të motit të keq është shkëputur përkohësisht furnizimi me energji elektrike në Dardhas, ndërsa rrugët janë përmbytur nga vërshimi i ujërave. Sasia e madhe e reshjeve për një kohë të shkurtër ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve, ndërkohë që lëkundjet e erës kanë dëmtuar zona te ndryshme
    Sipas informacioneve paraprake, grupet e emergjencës civile janë në gadishmëri, të vendosura në disa pika të zonës, për të ndërhyrë në rast të përkeqësimit të situatës ose për të ndihmuar banorët në nevojë.
    gijotina.com/

  • Stuhi me shi të dendur në Belsh dhe Dumre, përmbyten disa rrugë

    Stuhi me shi të dendur në Belsh dhe Dumre, përmbyten disa rrugë

    Belshi dhe zona e Dumresë janë përfshirë sot nga një stuhi me reshje të dendura shiu e breshëri të shoqëruara me erë të fortë. Sipas raportimeve paraprake situata atmosferike ka sjellë pasoja serioze në infrastrukturë dhe ka paralizuar qarkullimin në disa rrugë të qytetit.
    Bëhet me dije se uji i tepërt ka tejkaluar kapacitetin e kolektorëve, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme dhe duke krijuar rrezik për kalimtarët dhe automjetet. Ndërkohë era e fortë ka vështirësuar edhe ndërhyrjet e shërbimeve të emergjencës.
    Nga ana tjetër, autoritetet lokale u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në banesë dhe të shmangin çdo lëvizje të panevojshme deri në stabilizimin e motit.

    gijotina.com/