Tag: stuhi

  • Stuhia diellore godet Tokën

    Stuhia diellore godet Tokën

    Një stuhi gjeomagnetike diellore godet Tokën.

    Ashtu sikurse pritej, në 1 dhe 2 shtator planeti ynë përballet me një erë diellore që është gjeneruar nga një shpërthim plazme në një njollë në sipërfaqen e yllit tonë në 30 gusht. Intensiteti është klasifikuar sipas Agjencisë Meteorologjike Hapësinore Amerikane NOAA nga i moderuar në shkallën i fortë.

    Renditja e shkallës së intensitetit të stuhisë matet nga G1 deri në G5, që është më e larta dhe shkakton probleme në Tokë, veçanërisht me sistemet GPS, me telekomunikacionin, navigimin satelitor e atë radio.
    Nëse do të vijojë kjo stuhi gjeomagnetike dhe forca e saj arrin në G3, aurorat boreale do të zbukurojnë qiejt në lartësi të ulëta e të pazakonta anembanë globit.

    Këto fenomene zakonisht verifikohen në zonat më veriore të Tokës, por së fundmi, në raste të tjera të stuhive gjeomagnetike relativisht të forta, janë vërejtur edhe në Itali e vende të tjera mesdhetare.

  • Kaos në kryeqytet/ Stuhia bën kërdinë në Tiranë, pemët përfundojnë mbi makina

    Kaos në kryeqytet/ Stuhia bën kërdinë në Tiranë, pemët përfundojnë mbi makina

    Vendi ynë është përfshirë mesditën e sotme nga reshje të dendura shiu e stuhi, të cilat kanë shkaktar edhe dëme në kryeqytet. Siç shihet edhe nga pamjet, në rrugën e Kavajës në Tiranë, për shakak të erës së fortë pemët në anë të rrugës kanë rënë mbi një automjet.
    Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa në zonë është vështirësuar qarkullimi i automjeteve.
    Kujtojmë se edhe Durrësi dhe Lezha janë goditur nga një stuhi e fortë. Rrebeshe shiu dhe erëra të forta kanë përfshirë qytetin bregdetar. Më herët autoritetet kanë bërë thirrje që drejtues të automjeteve, si edhe qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet në oraret problematike.

  • FOTO+VIDEO/ Stuhi në gjithë vendin/ Në Vlorë bllokohet qarkullimi, përmbyten rrugët në Lezhë, ndërprerje energjie në disa zona

    FOTO+VIDEO/ Stuhi në gjithë vendin/ Në Vlorë bllokohet qarkullimi, përmbyten rrugët në Lezhë, ndërprerje energjie në disa zona

    I gjithë vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu, pas ditëve të nxehta të gushtit. Në Tiranë stuhia shkaktoi rrëzimin e disa pemëve në zona të ndryshme, si te ish-stacioni i Trenit, Shkolla e Bashkuar apo tek zona e oxhakut, ku qarkullimi është bllokuar për shkak të rrëzimit të një pemë.

    Vlora është përfshirë gjatë ditës së sotme nga erëra shumë të forta që kanë sjellë një stuhi rëre, duke mbuluar qytetin bregdetar. Pamjet tregojnë rrugë të mbushura me pluhur dhe dukshmëri të ulët, ndërsa era e fortë ka krijuar vështirësi për qytetarët.
    Situata është shoqëruar edhe me trafik të rënduar, pasi shumë pushues kanë zgjedhur të largohen me shpejtësi nga qyteti, duke bllokuar akset hyrëse dhe dalëse të Vlorës.

    Edhe qyteti i Fierit është përfshirë nga reshje të dendura shiu mesditën e sotme.
    Për shkak të stuhisë dhe reshjeve në rrugë të qytetit është krijuar edhe trafik.
    Ndërkohë ndërmarrja e shërbimeve publike është në gatishmëri për të evituar përmbytjet e rrugëve.
    Stuhia e shoqëruar me reshje të dendura ka shkaktuar probleme në qytetin e Lezhës. Përmbytjet kanë prekur disa zona kryesore, mes tyre bulevardin “Gjergj Fishta” dhe bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen Besëlidhja. Niveli i ujit ka arritur deri në 30 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke e bërë të vështirë lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

    Situata e rënduar nga moti i keq ka sjellë edhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, ku probleme janë raportuar edhe në zonën turistike të Shëngjinit. Autoritetet lokale po ndjekin nga afër zhvillimin e situatës për të marrë masat e nevojshme.

  • VIDEO/ “Çmendet” moti! Stuhi e fortë shiu në kryeqytet, era merr para karrige e tavolina

    VIDEO/ “Çmendet” moti! Stuhi e fortë shiu në kryeqytet, era merr para karrige e tavolina

    Kryeqyteti është përfshirë prej disa minutash nga një stuhi e fortë shiu.

    Në pamjet nga Tirana, duket se era e fortë ka marrë para karriget e lokaleve dhe sende të tjera.
    Reshjet e shiut pritet të jenë intensive deri rreth orës 15:00.
     

    Top Channel

  • Moti i keq në vend/ Stuhia ‘paralizon’ Tiranën dhe Durrësin, pemët bien mbi automjetet për shkak të erës së fortë

    Moti i keq në vend/ Stuhia ‘paralizon’ Tiranën dhe Durrësin, pemët bien mbi automjetet për shkak të erës së fortë

    Një stuhi e madhe me erë dhe shi ka ‘goditur’ Tiranën gjatë këtyre minutave.
    Në rrugën e Kavajës në Tiranë, për shkak të erës së fortë pemët në anë të rrugës kanë rënë mbi një automjet.
    Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa në zonë është vështirësuar qarkullimi i automjeteve.
    Po ashtu edhe Durrësi është përfshirë pasditen e sotme nga një stuhi e fortë me erë dhe reshje të dendura shiu, duke sjellë një ndryshim të menjëhershëm të kushteve atmosferike dhe duke detyruar qytetarët dhe pushuesit të largohen nga plazhet.
    Për vetëm pak minuta, moti i keq ka ndërprerë aktivitetet e pasdites dhe ka prishur planet e vizitorëve që po shijonin ditët e fundit të gushtit në bregdet. Plazhet janë zbrazur, ndërsa shumë pushues janë detyruar të futen nëpër ambiente të mbyllura për t’u strehuar nga era dhe reshjet.
    Sipas banorëve të Durrësit, ky fenomen nuk është i pazakontë. Ata thonë se çdo fund gushti shënon një pikë kthese të motit, e njohur ndryshe si “fryma e vjeshtës”, një paralajmërim i hershëm për fundin e sezonit veror.
    Ndërkohë shërbimet meteorologjike kanë parashikuar që dita e sotme dhe mëngjesi i ditës së nesërme të shoqërohen nga moti i keq.
    Një situatë e tillë paraqet rrezik për qytetarët, të cilët këshillohet të mos dalin nga shtëpia, nëse nuk kanë arsye të fortë.
    Po ashtu, edhe drejtuesit e mjeteve duhet të rrisin vigjilencën dhe të tregohen tejet të kujdesshëm, në mënyrë që të shmangin aksidentet e mundshme.

  • Çadrën me vete! Reshje të forta shiu dhe stuhi tropikale, parashikimi i motit për sot

    Çadrën me vete! Reshje të forta shiu dhe stuhi tropikale, parashikimi i motit për sot

    Vendi ynë do të përfshihet nga stuhi-tropikale duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominante. Herë pas here priten rrebeshe shoqëruar me stuhi të forta ere.
    Orët e pasdites do të vijojnë me vranësira dhe shira të dendura duke rrezikuar përmbytje në disa qarqe të ultësirës perëndimore.
    Ndërsa shira mesatar priten në zonat malore Lindore. Gjatë natës do të ketë rënie të ndjeshme të intensiteti të reshjeve.
    Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mesdita sjell rënie të ndjeshme të tyre duke u luhatur nga 14°C temperatura më e ulët deri në 29°C vlera më e lartë në rang vendi.
    Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det; me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 6 ballë.

  • Parashikimi i motit për sot, 30 gusht 2025

    Parashikimi i motit për sot, 30 gusht 2025

    Këtë të shtunë, 30 gusht, si pasojë e temperaturave të larta vendi ynë do të përfshihet nga stuhi-tropikale, duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominante.
    Herë pas here, priten rrebeshe shoqëruar me stuhi të forta ere. Orët e pasdites do të vijojnë me vranësira dhe shira të dendura, duke rrezikuar përmbytje në disa qarqe të utësirës perëndimore. Ndërsa shira mesatar priten në zonat malore lindore.
    Gjatë natës do të ketë rënie të ndjeshme të intensiteti të reshjeve.
    Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mesdita sjell rënie të ndjeshme të tyre duke u luhatur nga 14°C temperatura më e ulët, deri në 29°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det, me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 6 ballë.

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 30 gusht 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 30 gusht 2025…

    Si pasojë e temperaturave të larta vendi ynë do të përfshihet nga stuhi-tropikale duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominante.
    Herë pas here priten rrebeshe shoqëruar me stuhi të forta ere. Orët e pasdites do të vijojnë me vranësira dhe shira të dendura duke rrezikuar përmbytje në disa qarqe të ultësirës perëndimore.
    Ndërsa shira mesatar priten në zonat malore lindore. Gjatë nates do të ketë rënie të ndjeshme të intensiteti të reshjeve.
    Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mesdita sjell rënie të ndjeshme të tyre duke u luhatur nga 14°C temperatura më e ulët deri në 29°C vlera më e lartë në rang vendi.
    Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det; me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht jugor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 6 ballë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Sinoptikani grek paralajmëron shqiptarët: Bëhuni gati për stuhi të fuqishme

    Sinoptikani grek paralajmëron shqiptarët: Bëhuni gati për stuhi të fuqishme

    Sinoptikani grek paralajmëron shqiptarët: Bëhuni gati për stuhi të fuqishme
     
    Shqipëria pritet të përfshihet nga kushte të jashtëzakonshme atmosferike këtë fundjavë, sidomos ditën e shtunë, sipas një njoftimi urgjent të bërë nga sinoptikani i njohur grek dhe eurodeputeti i PASOK-ut, Sakis Arnaoutoglou.
     

     
    Në përditësimin e tij më të fundit në YouTube, Arnaoutoglou iu drejtua posaçërisht qytetarëve shqiptarë dhe vizitorëve të huaj, duke bërë apel për kujdes dhe përgatitje. Ai theksoi se vendi do të përballet me një situatë të pazakontë për stinën, me stuhi të forta shoqëruar nga reshje të dendura, vetëtima të vazhdueshme dhe breshër i madh, me potencial për dëme të konsiderueshme.
     
    Sipas hartave meteorologjike të publikuara prej tij, zonat më të rrezikuara janë Shkodra, Lezha dhe Durrësi, por rreziku shtrihet edhe në pjesë të tjera të ultësirës perëndimore. Në Sarandë të shtunën parashikohet mot me reshje dhe rrufe gjatë mesditës deri në mesnatë.
     
    “Ky nuk është mot tipik i vjeshtës. Bëhet fjalë për një situatë ekstreme që kërkon vëmendje maksimale,” – deklaroi Arnaoutoglou, duke paralajmëruar për rrezik real për përmbytje të menjëhershme, pasi sasia e reshjeve do të jetë shumë e madhe në një interval të shkurtër kohor.
     
    Ai gjithashtu u bëri thirrje autoriteteve vendore të marrin masat e nevojshme dhe të jenë në gatishmëri, ndërsa qytetarëve u rekomandoi të shmangin lëvizjet e panevojshme, veçanërisht gjatë ditës së shtunë.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Çfarë është habubi? Shkenca pas stuhisë së madhe të pluhurit që mbuloi Feniksin

    Çfarë është habubi? Shkenca pas stuhisë së madhe të pluhurit që mbuloi Feniksin

    Qindra mijëra banorë të Feniksit u përfshinë së fundmi nga një mur i lartë pluhuri, i njohur si habub, që solli errësirë të plotë, shikueshmëri pothuajse zero dhe stuhi të forta shoqëruese. Mbi 60,000 persona mbetën pa energji elektrike.

    Çfarë është habubi?

    Habubet janë stuhi të fuqishme pluhuri, të ngritura nga erërat e forta të stuhive gjatë sezonit musonik. Ato mund të jenë disa kilometra të gjata dhe disa mijëra metra të larta, duke udhëtuar qindra kilometra.

    Sipas Sean Benedict-it, meteorolog në Shërbimin Kombëtar të Motit në Feniks, jo çdo stuhi pluhuri është habub, ato dallohen nga mënyra si krijohen dhe nga qëndrueshmëria e tyre. Fjala “habub” vjen nga arabishtja hab, që do të thotë “të frysh”.

    Gjatë musonit veror, ajri i ngrohtë tërheq lagështi nga Oqeani Paqësor dhe Gjiri i Kalifornisë, duke krijuar stuhi që përfundimisht shemben dhe prodhojnë mikroshpërthime. Këto erëra me shpejtësi deri në 130 km/h ngrenë pluhur nga toka, duke formuar mure kolosale pluhuri. Ky proces përshpejtohet nga një fenomen i quajtur saltacion, ku grimcat e tokës përplasen me njëra-tjetrën dhe shumëfishohen në ajër.

    Një nga zonat më të prekura është korridori I-10 mes Feniks dhe Tuson, ku habubet janë të zakonshme.

    Ndikimi në klimë dhe mjedis

    Ekspertët paralajmërojnë se me ndryshimet klimatike, habubet po bëhen më të shpeshta dhe më intensive. Temperaturat e larta, thatësira dhe erërat ekstreme krijojnë kushte për ngritjen e pluhurit.

    Një raport i OKB-së ka identifikuar jugperëndimin e SHBA-ve si një rajon tepër të thatë dhe të rrezikuar. Nga ana tjetër, një studim i vitit 2023 tregoi se pluhuri atmosferik nga shkretëtirat mund të ketë një efekt ftohës të lehtë global, duke zbutur ngrohjen e shkaktuar nga gazrat serrë.

    Megjithatë, habubet përkeqësojnë shikueshmërinë dhe kur kombinohen me tymin e zjarreve, efektet janë edhe më të rënda.

    Rreziqet për shëndetin

    Stuhitë e pluhurit mbartin rrezik serioz për shëndetin. Një prej tyre është Ethet e Luginës, një infeksion kërpudhor që përhapet nga sporet e ngritura në ajër. Rreth 20,000 raste raportohen çdo vit në SHBA.

    Në zonat ku ka ish-miniera të braktisura, habubet mund të shpërndajnë metale toksike si plumbi dhe arseniku, duke ndotur tokën, ujin dhe ajrin. Pluhuri shpesh mbetet pezull për ditë të tëra, duke shkaktuar probleme të rënda respiratore dhe kardiovaskulare, sidomos te personat me imunitet të dobët.

    Si të mbroheni gjatë një habubi

    Ndiqni paralajmërimet e Shërbimit Kombëtar të Motit. Nëse jeni duke ngarë, ndaloni mënjanë dhe fikni dritat, për të shmangur përplasjet nga shoferët që ndjekin dritat tuaja. Qëndroni në ambiente të brendshme, përdorni filtra ajri HEPA ose sisteme HVAC me efikasitet të lartë. Përdorni maskë kur duhet të dilni jashtë. Ekspertët theksojnë se shmangia e ekspozimit është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit me sëmundje të mushkërive, zemrës ose me imunitet të dobët./National Geographic – Syri.net