Tag: stuhi

  • Nën hetim nga Prokuroria e Tiranës? Pacolli: Kam parë stuhi dhe më parë, por ky ‘Lis i Madh’ nuk shembet!

    Nën hetim nga Prokuroria e Tiranës? Pacolli: Kam parë stuhi dhe më parë, por ky ‘Lis i Madh’ nuk shembet!

    Behgjet Pacolli

    TIRANË- Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës, ku përveç tij, do të hetohen vëllai Emin Pacolli dhe Nelson Çela, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër ‘Mabco Construction S.A.’. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Pacolli nuk përmend as emra e as çështje, teksa e cilëson veten “Lisi i Madh”, rreth të cilit sipas tij, rrinë njerëz pa histori që kërkojnë të bëhen të famshëm prej tij. Biznesmeni ka lënë të kuptohet se shpesh është ‘shënjestruar’ me qëllim për ta dëmtuar, por në fund ia ka dalë të qëndrojë në këmbë. 
    Reagimi:
    Ka nga ata që s’kanë emër të vetin, prandaj ushqehen me emrin e tjetrit – si MIZAT me mjaltin e bletës puntore.Janë njerëz pa histori personale, ndaj rrinë rreth e rrotull një LISI TË MADH, me shpresën se do të vijë një stuhi që do ta rrëzojë. Besojnë se, po ra ai lis, zhurma e rrëzimit do t’i bëjë edhe ata të duken të famshëm.Por mos harrojnë një gjë:Ky lis është rritur me dinjitet, pa i bërë hije askujt – përkundrazi, ka qenë strehë e mburojë për shumëkënd.Ka rrënjë të shëndosha e të forta. Ka parë stuhi edhe më parë – dhe gjithmonë ka mbetur stoik, në këmbë.Ndërsa mizat? mizat i merr era pa nam e nishan.
    Hashtag.al njofton se të tre janë zyrtarisht nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve. Procedimi penal kundër Pacollit dhe dy të tjerëve ka nisur në shtator. Pacolli është duke lidhur ujdi shumë larg për të vënë kolateral aeroportin e Vlorës. 

    Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës përfshin një investim 104 milionë euro dhe ka një sipërfaqe prej 309 hektarë. Ndërtimi i aeroportit të Vlorës nisi nëntor të vitit 2021 nga një konsorcium kompanish, ku 50 % e aksioneve zotërohej nga “Mabetex” e sipërmarrësit Behgjet Pacolli, në partneritet me kompaninë turke, “Yda Group”, e cila kishte 48 % të aksioneve, ndërsa 2 % i përkasin shoqërisë nga Kosova “2A Group Shpk”. Por po në mars të atij viti shoqëria turke u tërhoq nga konsorciumi dhe Kompania “Mabco Constructions”, ka marrë në zotërim 98% të aksioneve të koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, pasi bleu me 4450 euro aksionet që zotëroheshin nga kompania turke.
    Aeroporti i Vlorës shtrihet në një sipërfaqe prej 297 hektarësh me një vlerë të parashikuar të investimit në rreth 104 milion euro. Që nga nisja e ndërtimit, ka pasur reagime nga shoqatat që merren me mbrojtjen e mjedisit, pasi parashikohet që aeroporti të ndikojë negativisht tek fauna e lagunës së Nartës./ZËRI

  • Stuhi ciklonare edhe në Shqipëri/ Sinoptikania Porja: Reshje, shtrëngata dhe rrezik për përmbytje në këto zona

    Stuhi ciklonare edhe në Shqipëri/ Sinoptikania Porja: Reshje, shtrëngata dhe rrezik për përmbytje në këto zona

    Sinoptikania Lajda Porja nga “Meteoalb” ishte e ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë, ku dha detaje mbi parashikimin e motit për ditët në vijim, duke theksuar ndryshimet atmosferike që priten dhe zonat që do të preken nga reshjet me intensitet të lartë.”
    “Parametri i temperaturave gjatë gjithë këtyre ditëve, nuk ka qenë problematikë. Kemi qenë në temperatura tipike vjeshte me një maksimum 24-25 gradë.
    Ajo që duhet të theksoj është që duke filluar që nga sot, në mbrëmje dhe gjatë natës e në vijim do të kemi një ndryshim të situatës atmosferike përsa i përket motit.
    Janë dy stuhi ciklonare të cilat prej shumë ditësh kanë qenë në brigjet e Spanjës e po zhvendosen drejt Italisë, duke bërë që Sardenja dhe Siçilia të përjetojë këtë stuhi me erë të forta dhe reshje.
    Gradualisht kjo stuhi do të prek edhe pjesën më të madhe të ballkanit. Edhe pse Shqipëria do të jetë në periferi të kësaj stuhie, parashikohet që dita e enjte dhe dita e premte të ketë reshje me intensitete të larta.
    Do të jenë disa zona të cilat do të kenë më shumë reshje, që janë Vlora, Gjirokastra, Tepelena, Përmeti, i gjithë qarku i Korçës ku do të kenë shira me itensitet të lartë për gjatë këtyre ditëve. Në disa zona të caktuara rrezikohet dhe për përmbytje.
    Më pak reshje do të ketë në zonat veriore”, u shpreh Porja.

  • Stuhi dëbore në Everest, rreth 1,000 persona të bllokuar në anën lindore të malit

    Stuhi dëbore në Everest, rreth 1,000 persona të bllokuar në anën lindore të malit

    Një stuhi bore ka përfshirë malin e Everestit ku janë bllokuar afërsisht 1,000 persona në kampe në anën lindore të malit, sipas mediave të huaja.

    Qindra fshatarë vendas dhe ekipe shpëtimi janë angazhuar për të pastruar borën që ka bllokuar hyrjen në zonë, e cila ndodhet në një lartësi mbi 4,900 metra.
    Sipas raporteve, disa turistë janë shpëtuar tashmë, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.
    Reshjet e dendura të dëborës filluan të premten në mbrëmje dhe janë intensifikuar në shpatet lindore të Everestit në Tibet – një zonë e njohur për alpinistët.
    Ekipi i Shpëtimit “Blue Sky” i Tibetit raportoi se kishte marrë një thirrje për ndihmë ku thuhej se tendat ishin shembur për shkak të borës së madhe dhe se disa alpinistë po përballeshin me simptoma të hipotermisë
    Autoritetet lokale reaguan duke pezulluar hyrjen në Zonën Pamore të Everestit dhe shitjen e biletave që nga e shtuna, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar Kompaninë e Turizmit të Qarkut Tingri.
    Rajoni po përjeton kushte të vështira atmosferike, ndërsa edhe Nepali fqinj po përballet me shira të rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe përmbytje të menjëhershme. Deri tani, këto fenomene natyrore kanë rrëzuar ura dhe kanë shkaktuar të paktën 47 viktima në dy ditët e fundit.
    Ndërkohë, në pjesë të tjera të Kinës, tajfuni Matmo ka goditur tokën, duke detyruar rreth 150,000 banorë të evakuohen nga shtëpitë e tyre.
    Mali Everest, maja më e lartë në botë me një lartësi prej 8,849 metrash, mbetet një ndër destinacionet më sfiduese për alpinistët. Edhe pse çdo vit shumë ngjitës përpiqen të arrijnë majën, rruga drejt saj mbetet e rrezikshme, shpesh e shoqëruar me kushte ekstreme dhe pasoja fatale.

    Top Channel

  • VIDEO/ Stuhi të fuqishme godasin Bullgarinë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme, tre persona humbin jetën

    Stuhi të forta dhe reshje të rrëmbyeshme kanë goditur Bullgarinë juglindore dhe veriperëndimore, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe viktima në njerëz.

    Si pasojë, shumë komunitete janë shpallur në gjendje të jashtëzakonshme.
    Sipas ministrit të Brendshëm Daniel Mitov, tre persona kanë humbur jetën në vendpushimin Elenite në bregun e Detit të Zi. Dy nga viktimat ishin një roje kufitare dhe një shofer traktori, ndërsa viktima e tretë humbi jetën në një hotel, pasi uji u ngrit me shpejtësi.
    Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë rrëke balte që rrëmbejnë makina në rrugët kryesore të fshatit Elenite. Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë, përfshirë ndërtesa dhe rrugë të dëmtuara.
    “Shohim shumë automjete të përmbytura në det. Është dërguar një dron për të verifikuar nëse ka pasagjerë brenda tyre”, deklaroi zëvendësministri i Brendshëm Tony Todorov në një konferencë për shtyp të mbajtur në Sofje.
    Ndërkohë, ambientalistët kanë ngritur prej vitesh shqetësime për ndërtimet pa kriter në bregdetin e Detit të Zi, të cilat, sipas tyre, e përkeqësojnë ndikimin e fatkeqësive natyrore si përmbytjet dhe stuhitë.

    Top Channel

  • Stuhitë godasin Greqinë perëndimore, autoritetet urdhërojnë mbylljen e shkollave dhe gatishmërinë e emergjencës

    Stuhitë godasin Greqinë perëndimore, autoritetet urdhërojnë mbylljen e shkollave dhe gatishmërinë e emergjencës

    Një valë moti mes stuhi po godet Greqinë perëndimore dhe pritet të përhapet në të gjithë vendin deri të premten, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm, stuhi, breshër dhe erëra të forta, kanë paralajmëruar meteorologët.
    Shkollat e të gjitha niveleve dhe qendrat komunale të kujdesit ditor u urdhëruan të qëndrojnë të mbyllura në ishullin jonian të Zakynthos, pas një vendimi nga qeveria lokale.
    Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile u bëri thirrje banorëve të marrin masa paraprake dhe autoriteteve lokale u urdhërua të qëndrojnë në gatishmëri pas një takimi emergjent të Komitetit të Vlerësimit të Rrezikut të shtetit.
    Stuhitë e para goditën ishujt e Jonit të mërkurën vonë, duke bërë që shërbimi i emergjencës të lëshojë paralajmërime për banorët. Mesazhe iu dërguan gjithashtu banorëve në rajonet perëndimore të Peloponezit të Akaisë, Ilias dhe Mesinisë.
    Zyrtarët thanë se moti më i rrezikshëm pritet në Zakynthos, Kefalonia, Akaia, Ilia, Mesinia, Lakoni dhe Maqedoninë qendrore, me frontin e stuhisë që parashikohet të lëvizë në lindje të premten drejt Trakisë, Maqedonisë lindore, ishujve lindor të Egjeut dhe Dodekanezit.

  • Parashikimi për rreshje të dendura shiu dhe stuhi, mbyllet një nga pikat më atraktive të Kretës

    Parashikimi për rreshje të dendura shiu dhe stuhi, mbyllet një nga pikat më atraktive të Kretës

    Gryka e Samarisë, një ndër atraksionet më të vizituara nga turistët në ishullin grek të Kretës, do të mbyllet të hënën, si nga hyrja në Xyloskalo, ashtu edhe nga Agia Roumeli.

    Vendimi u mor nga Organizata e Mjedisit Natyror dhe Ndryshimeve Klimatike, pasi parashikimi i përditësuar i motit nga Shërbimi Meteorologjik Helenik parashikon reshje të dendura shiu dhe stuhi për të dy zonat, deri në 6.5 mm.
    Këto vlera tejkalojnë kufijtë e sigurisë të vendosur nga Anti-Rajoni për funksionimin e grykës, ndërkohë që organizata deklaron se, në rast të një përmirësimi të kushteve të motit dhe një parashikimi të ri nga Shërbimi Kombëtar Meteorologjik, një njoftim përkatës do të lëshohet nesër në orën 06:30 të mëngjesit.

    Top Channel

  • Reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, mbyllet një nga pikat më atraktive të Kretës

    Reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, mbyllet një nga pikat më atraktive të Kretës

    Gryka e Samarisë, një ndër atraksionet më të vizituara nga turistët në ishullin grek të Kretës, do të mbyllet të hënën, si nga hyrja në Xyloskalo, ashtu edhe nga Agia Roumeli.

    Vendimi u mor nga Organizata e Mjedisit Natyror dhe Ndryshimeve Klimatike, pasi parashikimi i përditësuar i motit nga Shërbimi Meteorologjik Helenik parashikon reshje të dendura shiu dhe stuhi për të dy zonat, deri në 6.5 mm.

    Këto vlera tejkalojnë kufijtë e sigurisë të vendosur nga Anti-Rajoni për funksionimin e grykës, ndërkohë që organizata deklaron se, në rast të një përmirësimi të kushteve të motit dhe një parashikimi të ri nga Shërbimi Kombëtar Meteorologjik, një njoftim përkatës do të lëshohet nesër në orën 06:30 të mëngjesit.

  • Parashikimi për rreshje të dendura shiu dhe stuhi, mbyllet një nga pikat më atraktive turistike

    Parashikimi për rreshje të dendura shiu dhe stuhi, mbyllet një nga pikat më atraktive turistike

    Gryka e Samarisë, një ndër atraksionet më të vizituara nga turistët në ishullin grek të Kretës, do të mbyllet të hënën, si nga hyrja në Xyloskalo, ashtu edhe nga Agia Roumeli.

    Vendimi u mor nga Organizata e Mjedisit Natyror dhe Ndryshimeve Klimatike, pasi parashikimi i përditësuar i motit nga Shërbimi Meteorologjik Helenik parashikon reshje të dendura shiu dhe stuhi për të dy zonat, deri në 6.5 mm.
    Këto vlera tejkalojnë kufijtë e sigurisë të vendosur nga Anti-Rajoni për funksionimin e grykës, ndërkohë që organizata deklaron se, në rast të një përmirësimi të kushteve të motit dhe një parashikimi të ri nga Shërbimi Kombëtar Meteorologjik, një njoftim përkatës do të lëshohet nesër në orën 06:30 të mëngjesit.

  • SHBA-ja përgatitet për goditjen e uraganit “Imelda”, përbindëshit që po i afrohet brigjeve të Karolinës së Jugut

    SHBA-ja përgatitet për goditjen e uraganit “Imelda”, përbindëshit që po i afrohet brigjeve të Karolinës së Jugut

    Një ndryshim i motit që pritet të marrë formën e stuhisë tropikale “Imelda”” gjatë ditës së sotme dhe të afrohet me brigjet e Karolinës së Jugut si uragan në fillim të javës së ardhshme, po shkakton tashmë trazira në Bahama dhe ishujt përreth, sipa AP.
    Ndërkohë, uragani “Humberto” është dobësuar lehtë, por mbetet një stuhi e fuqishme e kategorisë 4 në Oqeanin Atlantik, duke përbërë kërcënim serioz për Bermudën.

    Guvernatori i Karolinës së Jugut, Henry McMaster, u bëri thirrje banorëve të ndjekin nga afër zhvillimet dhe të qëndrojnë në gatishmëri.

    Në të njëjtën kohë, guvernatori i Karolinës së Veriut, Josh Stein, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të afrimit të sistemit, që aktualisht njihet si “Depresioni Tropikal Nëntë”.

    Sipas parashikimeve, moti do pritet të kthehet stuhi tropikale gjatë ditës së sotme për të arritur statusin e uraganit deri nesër në mbrëmje.
    “Çdo herë mësojmë se nuk mund ta parashikojmë saktësisht rrugën e këtyre stuhive”, tha guvernatori McMaster. “Kjo stuhi është tepër serioze, vdekjeprurëse”.
    Autoritetet shtetërore po përgatisin ekipe kërkim-shpëtimi për çdo rast emergjence, pasi erërat e forta dhe reshjet e dendura mund të shkaktojnë përmbytje të mëdha. ATSH

  • “Stuhi në gotë nga dashakeqët që iu qan zemra për opozitën” – Mesila Doda sqaron largimin e saj nga PD

    “Stuhi në gotë nga dashakeqët që iu qan zemra për opozitën” – Mesila Doda sqaron largimin e saj nga PD

    Deputetja e PDIU-së Mesila Doda ka bërë një sqarim në Facebook, e detyruar siç pohon, nga reagimet në rrjetet sociale mbi vendimin e saj për të dalë si deputete e pavarur.
    Doda shkruan se është pjesë e opozitës dhe se çdo qëndrim i saj është i bashkërenduar me qëndrimet politike të PD-së.
    Sipas saj, vendimi për të dalë e pavarur ka ardhur pasi nuk ka pasur mundësinë për të krijuar një grup të PDIU-së.
    “Meqenëse po shoh një stuhi në gotë të ngritur nga soj soj mendjesh, jam e detyruar të bëj këtë sqarim. Në zgjedhjet parlamentare jam rregjistruar si deputete e PDIU-së, në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
    Në konfigurimin e ri të grupeve parlamentare kam mësuar që janë krijuar tre grupe dhe në pamundësi për të krijuar një grup parlamentar të PDIU-së, nuk jam rregjistruar në grupet aktuale, por jam pjesë e opozitës duke ruajtur identitetin e forcës politike që përfaqësoj. Nëse do kishte qenë një grup i përbashkët opozitar padyshim do isha pjesë e këtij grupi.
    Kam qenë dhe jam në koordinim me kryetarin e grupit të PD për çdo aksion dhe qëndrim politik të opozitës.
    Dashakeqëve që sot ju “qan” zemra për opozitën mund t’ju them se opozita nuk ka një deputet më pak e se qëndrimet politike opozitare janë krejtësisht të koordinuara. Të mos bësh pjesë në një grup parlamentar nuk të përjashton nga opozita”, shkruan Doda.