Donald Trump i shkruan BBC duke kërcënuar zyrtarisht me aksion ligjor lidhur me montazhin e dy pasazheve të ndara të fjalimit të tij të vitit 2021 në një dokumentar; një veprim ky i bërë për të fuqizuar idenë se republikani i kishte kërkuar mbështetësve të tij të sulmonin Capitol Hill.
Një stuhi e vërtetë ka përfshirë median britanike, teksa drejtori i përgjithshëm, Tim Davie, dhe drejtoresha e lajmeve, Deborah Turness, u dorëhoqën të dielën në mbrëmje, pasi një memo e bërë publike kritikonte dokumentarin mbi Presidentin.
Memo-ja e shkruar nga ish-këshilltari i BBC, Michael Prescott, pretendonte se programi kishte montuar së bashku dy pjesë të fjalimit, në mënyrë që Presidenti të dukej sikur inkurajonte manifestuesit në janar të 2021.
Dorëheqja e dy drejtuesve të lartë të BBC ka ngacmuar edhe më shumë Presidentin amerikan që tani kërkon një dëmshpërblim prej një miliardë dollarësh. Përfaqësuesit ligjor të Presidentit u kanë dërguar një letër rrjetit televiziv duke i dhënë afat deri në 14 nëntor për përmbushjen e kërkesës.
Ndërkohë, kryetari i bordit drejtues të BBC, Samir Shah, ka kërkuar falje, siç tha, për “gabim në gjykim” lidhur me mënyrën se si ishte montuar fjalimi i Donald Trump.
Tag: stuhi
-

Trump kërcënon BBC, stuhi dorëheqjesh në media. Drejtuesit kërkojnë falje
-

Moti i keq godet edhe Greqinë, meteorologët japin alarmin për 40 orë me stuhi dhe përmbytje në të gjithë vendin
Një cikël stuhish të forta që do të fillojë sot, (9 nëntor) dhe do të zgjasë gjithsej 40 orë.
Edhe Greqia përfshihet nga moti i keq, teksa autoritete japin alarmin për përmbytje dhe dëme materiale. Meteorologu Giorgos Tsatraphyllias në një postim në Facebook, informoi mbi situatën e pritshme.
Sipas meteorologut Alpha, moti do të ndikohet nga një presion i dytë i ulët nga Italia dhe “nga pasditja e së dielës 11 shtator dhe për 24 orë” do të ndikojë zonat e : Jonit bregdet, Epiri, Etoli-Akarnania, Ilia, Mesinia, Maqedonia lindore dhe Trakia.
Sipas vlerësimit të tij, këto zona “do të kenë reshje të dendura shiu dhe shira të shpejtë (shumë ujë në një kohë të shkurtër), duke rezultuar në rrezik përmbytjesh”, informon Protothema.
Së fundmi, në lidhje me Atikën, Tsatrafillias raporton se do të ketë “fenomene lokale intensive në mesditë që do të jenë afatshkurtra, por me intensitet të konsiderueshëm”.
Nesër stuhitë do godasin detin Jon, Epirin dhe Greqinë Qendrore e Perëndimore, pasdite dhe të martën në Peloponezin perëndimor dhe në Maqedoninë qendrore e lindore, Trakinë dhe në fund ishujt e Egjeut verilindor dhe Dodekanezin.
Nesër, të hënën, nga mbrëmja deri të martën pasdite, shira dhe stuhi të forta do të ndodhin në Traki dhe në ishullin lindor dhe në Dodekanezë.
-

Stuhi breshëri në Gramsh, Librazhd dhe Prrenjas
Kronikë E Shtunë, 8 Nëntor 2025 17:28
Moti i keq ka përfshirë disa zona të qarkut të Elbasanit, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, reshje të dendura shiu, breshër dhe erëra të forta.
Gjatë natës së kaluar dhe orëve të paradites së së shtunës, në disa zona malore, veçanërisht në bashkinë e Gramshit, janë regjistruar stuhi të forta lokale të shoqëruara me rënie të pazakontë breshëri.
Fenomeni është vërejtur gjithashtu edhe në disa fshatra malorë të bashkive Librazhd dhe Prrenjas, ku reshjet e breshërit kanë qenë të dendura, por me kohëzgjatje të shkurtër. -

VIDEO/ Stuhi e fuqishme në Gramsh, dëme në bujqësi
Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe breshëri ka përfshirë pasditen e sotme rrethin e Gramshit dhe si pasojë ka sjellë dëme në bujqësi.
Brenda pak minutash, rrugët dhe oborret janë mbuluar nga një shtresë e dendur breshëri duke bërë që sasia breshrit dhe kohëzgjatja e stuhisë të sjellë dëme në bujqësi dhe sidomos në vreshtari.
Sipas pamjeve të publikuara, kokrrat e breshërit kanë qenë me përmasa të mëdha, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.
-

E FRIKSHME, përgatituni!/ Një stuhi e fortë gjeomagnetike po vjen…
Një stuhi e fortë gjeomagnetike është duke ardhur, e cila do të ndikojë në rrjetet e energjisë dhe sistemet e navigimit GPS. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se aktualisht është në nivelin G3, në një shkallë nga G1 (e dobët) në G5 (ekstreme). Fenomeni, i raportuar nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA), po prish fushën magnetike të Tokës dhe do të vazhdojë të paktën deri më 7 nëntor.
Stuhia shkaktohet nga një seri shpërthimesh diellore dhe nxjerrje masive koronale, të cilat janë plazma, gaz i jonizuar i përbërë nga elektrone dhe protone. Sipas ekspertëve, aurorat spektakolare mund të ndodhin në gjerësi gjeografike më të ulëta. “Që nga ora 9 e mëngjesit (me orën tonë) të së enjtes, fusha magnetike është shqetësuar në nivele të forta”, shpjegon Mauro Messerotti, profesor i Meteorologjisë Hapësinore në Universitetin e Triestes, “një stuhi gjeomagnetike e klasit G3. Që nga pasditja e së mërkurës, fusha gjeomagnetike është shqetësuar nga nivele të vogla dhe të moderuara, një stuhi gjeomagnetike e klasit G1 dhe G2.”
Më 5 nëntor, sqaron ai “u emetuan 15 shpërthime rrezesh X të klasit C dhe tre të klasit M; deri në orën 9 të mëngjesit të së enjtes, ishin emetuar nëntë shpërthime rrezesh X të klasit C dhe një të klasit M.” Shpërthimet diellore maten në pesë klasa (A, B, C, M dhe X), në rend rritës të fuqisë. Uebsajti i motit hapësinor Spaceëeather.com parashikon “nxjerrje të mëtejshme koronale deri më 8 nëntor”. -

Një stuhi e fortë gjeomagnetike po vjen! Në rrezik rrjetet elektrike dhe…
Një stuhi e fortë gjeomagnetike është duke ardhur, e cila do të ndikojë në rrjetet e energjisë dhe sistemet e navigimit GPS. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se aktualisht është në nivelin G3, në një shkallë nga G1 (e dobët) në G5 (ekstreme). Fenomeni, i raportuar nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA), po prish fushën magnetike të Tokës dhe do të vazhdojë të paktën deri më 7 nëntor.
Stuhia shkaktohet nga një seri shpërthimesh diellore dhe nxjerrje masive koronale, të cilat janë plazma, gaz i jonizuar i përbërë nga elektrone dhe protone. Sipas ekspertëve, aurorat spektakolare mund të ndodhin në gjerësi gjeografike më të ulëta.
“Që nga ora 9 e mëngjesit (me orën tonë) të së enjtes, fusha magnetike është shqetësuar në nivele të forta”, shpjegon Mauro Messerotti, profesor i Meteorologjisë Hapësinore në Universitetin e Triestes, “një stuhi gjeomagnetike e klasit G3. Që nga pasditja e së mërkurës, fusha gjeomagnetike është shqetësuar nga nivele të vogla dhe të moderuara, një stuhi gjeomagnetike e klasit G1 dhe G2.”
Më 5 nëntor, sqaron ai “u emetuan 15 shpërthime rrezesh X të klasit C dhe tre të klasit M; deri në orën 9 të mëngjesit të së enjtes, ishin emetuar nëntë shpërthime rrezesh X të klasit C dhe një të klasit M.” Shpërthimet diellore maten në pesë klasa (A, B, C, M dhe X), në rend rritës të fuqisë. Uebsajti i motit hapësinor Spaceëeather.com parashikon “nxjerrje të mëtejshme koronale deri më 8 nëntor”. -

‘Çmendet’ moti/ Stuhi e fuqishme godasin këtë vend, rrëzojnë pemët
Moti i keq që ka përfshirë Greqinë dhe ekspertët flasin për disa ditë me stuhi të fuqishme që do godasin vendin.
Më problematike situata paraqitet në zonën e Zakynthos për ditën e sotme, ku që nga mëngjesi janë shkaktuar probleme serioze. Shumica e vështirësive janë hasur në rrjetin rrugor të ishullit.
Konkretisht, për shkak të akumulimit të ujit dhe mbeturinave, probleme janë regjistruar në rrugët që lidhin fshatrat Agios Kirikas me Kallipados, si dhe Sarakinado me Agios Kirikas. Përmbytje po ndodhin edhe në fshatin Romyrio, ndërsa rrëshqitje të vogla shkëmbinjsh janë shkaktuar në Lithakia, informon “Protothema”.
Në të njëjtën kohë, në Agios Leontas, një pemë e madhe është rrëzuar dhe ka bllokuar plotësisht trafikun, me ekipet që përpiqen ta heqin atë.
Autoritetet po u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur drejtojnë automjete në zonat e prekura. -

Zekthi merr në mbrojtje Leskajn: E pisët të ngrihet stuhi ndaj një deputeti pse ka pirë alkool
Nga Fitim Zekthi
Manifestimi për të mbështetur drejtuesit e UÇK-së dhe për të mbrojtur pafajësinë e tyre ndaj akuzave për krime lufte në vitet 1998–2000 është i mrekullueshëm dhe ka qenë i tillë gjithmonë. Është marrëzi ose ligësi të ruash inatin politik ndaj drejtuesve të UÇK-së që u bënë qeveritarë të Kosovës pas viteve 2000 dhe të shash, kritikosh apo bojkotosh manifestimin.
Është marrëzi dhe ligësi të bësh llogari politike se çfarë fiton një parti apo një politikan nga ai manifestim dhe ta shash apo bojkotosh mbi këto llogari. Është e ulët dhe e poshtër të vësh një çështje kaq të madhe dhe kaq historike, si nderi dhe lufta e drejtë e UÇK-së e simbolizuar në luftën e një populli të masakruar për një shekull në funksion të llogarive apo inateve politike të ditës.
Dhe është qesharake, por edhe e pistë, të ngrihet një stuhi kundër një deputeti që merr pjesë në manifestim dhe ka konsumuar alkool. Nuk është ndonjë krim penal pija, as ndonjë vepër shkatërruese ndaj qytetarëve të tjerë. Sigurisht që është një gjë e keqe që dëmton vetë personin që e pi, por asgjë për të sulmuar, lincuar apo masakruar dikë. Veprat shkatërruese ndaj shoqërisë dhe vendit, përgjithësisht, i kanë qeveritaret apo pushtetarët dhe ato nuk janë pirja e alkoolit. -

Pritet stuhi në Vlorë: Bashkia paralajmëron qytetarët, por mungojnë masat konkrete
Bashkia e Vlorës ka lëshuar një njoftim zyrtar, duke paralajmëruar qytetarët për mot të keq me reshje intensive shiu dhe stuhi, që pritet të godasin qytetin bregdetar nga data 17 deri më 21 tetor.
Në njoftim, banorëve u kërkohet të tregojnë kujdes, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe parkimin në zonat e njohura për përmbytje, ndërsa theksohet se “grupet e punës janë në gatishmëri të plotë” për çdo situatë emergjente që mund të krijohet.Megjithatë, qytetarët janë skeptikë ndaj paralajmërimeve të përsëritura të bashkisë, pasi moti i keq ka gjetur shpeshherë Vlorën të papërgatitur. Në vitet e fundit, reshjet e dendura kanë mjaftuar për të përmbytur rrugët kryesore të qytetit, duke nxjerrë në pah problematika serioze me kanalizimet dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës urbane.
Pavarësisht premtimeve për investime në përmirësimin e sistemit të ujërave të bardha, situata përsëritet thuajse çdo sezon shiu. Banorët i bëjnë thirrje bashkisë që të mos mjaftohet me paralajmërime, por të marrë masa të dukshme për të parandaluar përmbytjet dhe dëmet që pasojnë çdo herë që reshjet intensifikohen.
