Nga Julia Vrapi
Ndarja e çmimeve dhe konkurset letrare që zhvillohen në vendin tonë kanë qenë herë pas here dhe pjesë e diskimeve nga autorë dhe studiues të letërsisë. Kritikat nuk kanë munguar dhe në drejtim të institucioneve për mënyrën se si zhvillohen konkurset letrare apo dhe ndahen vlerësimet. Studiuesi i letërsisë Behar Gjoka, një nga zërat që here pas here në reagimet e tij ka sjellë në vëmendje probleme të ndryshme në sektorin e librit, çfarë ndodh me konkurset letrare në vendin tonë, etj, në një reagim të fundit të tij flet për tekstin letrar dhe autorin. Studiuesi i njohur i letërsisë Behar Gjoka thotë se kur libri bie në duart e atyre, që ai quan përfaqësues të analfabetizmit asgjësohet teksti dhe autori. “Shpërfytyrim. Kur dija dhe kinse “dijetarët”, përdorin marifetet e pushtetit, vetëm sa çelnikosin sundimin e pushtetit, që nuk ka asnjë lidhje me qytetarin. Kur libri bie në duart e sharlantanëve dhe përfaqësuesve më të zellshëm të analfabetizmit funksional, sigurisht asgjësohet teksti dhe autori”, shprehet Behar Gjoka studiues i letërsisë në një reagim të tij, të cilin e ka ndarë edhe në rrjete sociale. Kritiku dhe shkrimtari Behar Gjoka është nga intelektualët më aktiv në fushën e letërsisë. Si studiues Gjoka herë pas here i rikthehet edhe materialeve që ka shkruar ndër vite për problemet me librin, autorët apo dhe kritikën letrare, por në këtë reagim të tij ai sjell në vëmendje edhe rëndësinë që ka letërsia. “Kur shija e lodhur e mësimdhënësve, që dinë vetëm “të korrigjojnë dhe të ndajnë çmimet” simbas klaneve dhe tarafeve, merret si kriter vlerësimi, letërsia ngjan me “kënetën” e realizmit socialist…Njerëz, horrat e pushtetit, jo vetëm politik, por edhe kulturor dhe letrar, na kanë marrë peng shpirtin, sepse letërsia është e vetmja hapësirë lirie, ku ende marrim frymë…”, shprehet studiuesi Behar Gjoka.
Aktivitete për letërsinë shqipe
Si drejtues i qendrës së studimit “Pjetër Budi”, studiuesi Behar Gjoka ka zhvilluar dhe tryeza shkencore për letërsinë shqipe, problemet dhe zhvillimi i saj. Këto tryeza shkencore bëjnë bashkë autorë dhe studiues të ndryshëm, me kumtesa, pyetje dhe diskutime mbi problematikat e ndryshme të letrave shqipe. Studiuesi Behar Gjoka gjithashtu është i pranishëm në media edhe me artikuj për problematika të ndryshme politike e shoqërore. Behar Gjoka është diplomuar për kritikë letrare në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. Në 2002 ai botoi librin e tij të parë “Poetika e Budit”, për të vijuar dhe me të tjerë tituj në vijim. Ndër botimet e tij përmendim: Poetika e Budit – 2002; Proza e Kutelit : studim – 2004; Trebeshina-ajsbergu i letrave shqipe : studim – 2005; Mashtrim i bukur : roman – 2006; Sistemi letrar piramidal : shqyrtime teorike dhe tekstologjike – 2007; Kadare i rilexuar : studim – 2008; Martin Camaj : shkrimtaria e tij – 2010; Kuteli dhe letrarja: studim – 2010; Agim Gjakova, shkrimtari i të dy anëve të kufirit – 2011. Autonomia e kritikës letrare – 2012, etj.
Tag: studiuesi
-

Behar Gjoka: Kur libri bie në duart e sharlantanëve dhe përfaqësuesve më të zellshëm të analfabetizmit funksional…
-

Debati për mozaikun në Tiranë, studiuesi Auron Tare: Nuk është provokim për ligjin e miratuar në Kuvend, por…
Një debat është ‘ndezur’ në rrjet lidhur me ndryshimin e një portreti në mozaikun e vendosur në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.
Studiuesi Auron Tare, thotë se gjetja artistike e fortografes Kombo ka gjeneruar një debat interesant, dhe se nuk është provokim lidhur me ligjin për barazinë gjinore.
Mesazhi i rëndësishëm për luftën kundër kancerit të gjirit është i vlefshëm thotë studiuesi, megjithatë, përdorimi i një imazhi të identifikueshëm kulturor apo historik për ta përcjellë këtë mesazh mund të mos jetë qasja e duhur.
“Dielli i Ditës Tjetër” midis debatit kulturor dhe ndjeshmërisë publike”
Për aq sa vlen mendimi im modest për këtë çështje, do të thoja se, para së gjithash, gjetja artistike e fotografes Kambo ka arritur të gjenerojë debat mjaft interesant. Kjo, në vetvete, është e rëndësishme për një komunitet që ka ndjeshmëri ndaj kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Personalisht, nuk mendoj se imazhi i Mozaikut ka lidhje, apo ka dashur të krijojë ndonjë “provokim” të qëllimshëm në lidhje me ligjin e debatueshëm që kaloi së fundmi në parlament. Megjithatë, fakti që ka pasur një debat të zjarrtë mbi këtë mundësi në rrjetet sociale tregon se ideja artistike e ka arritur qëllimin: ka nxitur reflektim dhe diskutim publik.
Por këtu dua të shtjelloj pak më tej idenë time. Në çdo shoqëri ekzistojnë simbole, figura dhe vlera që respektohen, mbrohen dhe identifikohen si përfaqësuese të kulturës dhe historisë së saj. Këto simbole krijojnë një ndjeshmëri të veçantë kolektive, dhe për këtë arsye përdorimi i tyre kërkon përgjegjësi.
Mesazhi i rëndësishëm për luftën kundër kancerit të gjirit është i vlefshëm; megjithatë, përdorimi i një imazhi të identifikueshëm kulturor apo historik për ta përcjellë këtë mesazh mund të mos jetë qasja e duhur. Kjo është arsyeja pse kemi institucione kulturore që duhet të krijojnë një balancë ndërsjellë mes lirisë artistike dhe interesit të përgjithshëm të shoqërisë.
Fakti që një pjesë e publikut e ka perceptuar këtë instalacion si provokim tregon pikërisht nivelin e lartë të ndjeshmërisë ndaj simbolikës kulturore të përdorur.
Nga ana artistike, imazhi i vendosur mbi “Nënën Shqipëri”, ku paraqitet një grua që i ka mbijetuar sëmundjes dhe buzëqesh jetës, është padyshim interesant dhe i fuqishëm. Por lind një pyetje legjitime: nëse një artiste tjetër, po aq e talentuar, do të dëshironte të tërhiqte vëmendjen për shembull tek burrat që vuajnë nga kanceri i prostatës, dhe për këtë zgjidhte të përdorte figurën e Skënderbeut mbi kalë, çfarë do të thoshte Ministria jonë e Kulturës që ka mbështetur dhe financuar kete Projekt?”-shkruan Auron Tare. -

Studiuesi Auron Tare: Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, ne ende ndërtojmë kioska për gomerët
Studiuesi Auron Tare ka ndarë një postim në rrjetin e tij në Facebook, ku është shprehur kundër kioskave të ndërtuara nga Ministria e Turizmit, përgjatë segmentit Gryka e Këlcyrës-Bënjë, në shërbim të informimit të turistëve.
Tare thotë se ato sot janë bërë vend strehimi për gomerët, sepse sipas tij “në epokën e Inteligjencës Artifiliale dhe Ministres Diella, të gjithë kanë një celular nga ku mund të marrin çdo informacion që duan dhe këto para të investuara në këto kioska sipas studiuesit, nuk gjejnë dot kuptim dhe shpjegim.
“Në një epoke të Inteligjences Artificiale, Ministres “Diella”, Sateliteve në qiell dhe telefonave inteligjent në xhep, Ministria e Turizmit me një zell te habitshëm ndërton stacione informacioni turistike te cilat qartësisht kanë mungese te theksuar arsyeje.
Këto stacione, të ndërtuara gjatë dy viteve të fundit me një fond prej rreth 2 milionë eurosh të marra nga Banka Botërore, janë shpërndarë përgjatë jugut të vendit. Por në vend që të ofrojnë informacion për turistët, ato janë ca kioska te trishtuara, bosh, të ndryshkura të braktisura dhe pa asnjë funksionim real. Në verë shërbejnë vetëm për të strehuar ata pak gomerët nga vapa përvëluese ndërsa tani ne vjeshte duken edhe me te trishtuar nga braktisja e tyre.
Çdokush që bën udhëtimin përgjatë segmentit Gryka e Këlcyrës – Bënjë, mund t’i shohësh me sytë e tyre këto “qendra” të braktisura: një në dalje të urës së Këlcyrës, një në qendër të Përmetit, një në Petran, një tjetër në Bënjë, dhe një “super qendër informuese” ne ndërtim (me restorante) pranë Gurit të Qytetit, kjo një zonë e mbrojtur.
Për ironi në të gjitha jo vetëm nuk ka asnjë lloj shërbimi por nuk ka asnjë vizitor që ndalet të marrë “informacion” të përgatitur nga Ministria Jonë e Turizmit”, shprehet studiuesi.
Studiuesi thotë se edhe pas pyetjeve që i janë drejtuar ministrisë apo bankës Botërore nga e cila janë siguruar edhe të ardhurat për këto investime, ai akoma nuk ka marrë një përgjigje.
“Askush nuk di të shpjegojë pse u ndërtuan, kujt i shërbejnë, dhe çfarë “informacioni” ofrojnë këto stacione. Edhe pas pyetjeve të drejtuara Ministrisë së Turizmit dhe zyrës së Bankës Botërore, asnjë përgjigje.
Në një kohë kur çdo udhëtar ka në xhep një telefon dixhitale dhe plot aplikacione turistike, lind pyetja:
Përse ende ndërtojmë kioska të shekullit të kaluar përgjatë Lumit të Vjosës apo edhe me tej?
Ndoshta dikush më i lexuar mund ta shpjegojë këtë mister pasi askush si nga Banka Botërore që ka hedhur parat ( tonat sigurisht) si nga Ministria që i ka ndërtuar nuk përgjigjet njeri”, shkruan Tare.Top Channel
-

“Ministri AI, tërësisht çmenduri”/ Studiuesi: Rama po konkurron të bëhet kryeministri më qesharak
Analisti politik dhe studiuesi i njohur i Ballkanit, Jasmin Mujanović, ka bërë një reagim ironik, pasi Kryeministri Edi Rama emëroi ministren e AI “Diellën”. Me anë të postimi në rrjetin social “X”, Mujanović shkrun se Rama po bën një përpjekje shumë serioze për tu shpallur udhëheqësi më qesharak i Europës në shekullin XXI. Analisti në reagimin e tij ka përmendur edhe momentin në Parlament ku “Diella” mori fjalën dhe u shpreh se ishte e lënduar.
“Edi Rama po bën një përpjekje shumë serioze për t’u shpallur ‘udhëheqësi më qesharak i Europës në shekullin XXI’. Mendoj se shumica e njerëzve e kishin marrë gjithë këtë punën me ‘ministren e AI’ si një manovër publicitare. Por fakti që e bëri të flasë në parlament, të thotë se ishte ‘e lënduar’ dhe të premtojë se do t’i japë një trup?! Tërësisht çmenduri,” shkruan ai.Në seancën e fundit parlamentare ministrja më e re Diella mbajti një fjalim dhe reagoi ndaj kritikave të opozitës. Pas fjalmit të saj situat akgravoi mes opozitës dhe mazhorancës.
-

“Ministri AI, tërësisht çmenduri”/ Studiuesi i njohur: Rama po konkurron të bëhet kryeministri më qesharak
Analisti politik dhe studiuesi i njohur i Ballkanit, Jasmin Mujanović, ka bërë një reagim ironik, pasi Kryeministri Edi Rama emëroi ministren e AI “Diellën”. Me anë të postimi në rrjetin social “X”, Mujanović shkrun se Rama po bën një përpjekje shumë serioze për tu shpallur udhëheqësi më qesharak i Europës në shekullin XXI. Analisti në reagimin e tij ka përmendur edhe momentin në Parlament ku “Diella” mori fjalën dhe u shpreh se ishte e lënduar.
“Edi Rama po bën një përpjekje shumë serioze për t’u shpallur ‘udhëheqësi më qesharak i Europës në shekullin XXI’. Mendoj se shumica e njerëzve e kishin marrë gjithë këtë punën me ‘ministren e AI’ si një manovër publicitare. Por fakti që e bëri të flasë në parlament, të thotë se ishte ‘e lënduar’ dhe të premtojë se do t’i japë një trup?! Tërësisht çmenduri,” shkruan ai.Në seancën e fundit parlamentare ministrja më e re Diella mbajti një fjalim dhe reagoi ndaj kritikave të opozitës. Pas fjalmit të saj situat akgravoi mes opozitës dhe mazhorancës.
-

Ndahet nga jeta studiuesi dhe etnografi Agim Bido
Studiuesi i shquar i etnografisë shqiptare, dr. Agim Bido është ndarë dje nga jeta në moshën 69-vjeçare.
Akademia e Shkencave bëri të ditur se dr. Agim Bido (1956-2025), etnograf, ish-punonjës kërkimor shkencor i Institutit të Folklorit, sot Instituti i Antropologjisë pranë Akademisë së Shkencave u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.
Agim Bido lindi më 8 gusht 1956 në qytetin e Delvinës. Në vitin 1982 përfundoi studimet për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe prej vitit 1983, punoi si kërkues shkencor pranë Institutit të Folklorit.
Agim Bido ishte studiues dhe etnograf i shquar shqiptar, i cili ia kushtoi gjithë jetën e tij dokumentimit dhe ruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore.
Autor i veprës së rëndësishme “Arti popullor në veshje e tekstile popullore” (1991), Bido la një kontribut të rëndësishëm në studimin e kostumeve tradicionale shqiptare, veçanërisht të xhubletës, simbolit të rrallë të kulturës sonë kombëtare për të cilën ai është shprehur se Xhubleta shqiptare, është enciklopedi kulturore e gjallë.
Kontributi i tij studimor ishte thelbësor në regjistrimin e xhubletës si pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Jomateriale të UNESCO-s.
Trashëgimia kërkimore shkencore e dr. Bidos, përveç monografive përfshin mbi treqind shkrime në revista të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë vendit, duke mbetur një thesar i pazëvendësueshëm në këtë fushë.
Jeta, puna dhe pasioni i dr. Bidos për historinë, artin popullor dhe etnografinë shqiptare do të mbeten një udhërrëfyes i çmuar për studiuesit dhe brezat që vijnë.
Akademia e Shkencave, Instituti i Antropologjisë shprehu ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe kolegët si dhe për botën akademike shqiptare./atsh/KultPlus.com
-

I kushtoi jetën trashëgimisë kulturore/ Ndahet nga jeta studiuesi dhe etnografi Agim Bido
Studiuesi dhe etnografi Agim Bido është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare.
Ai i kushtoi jetën dokumentimit dhe ruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore. Agim Bido është autor i veprës “Arti popullor në veshje e tekstile popullore” (1991).
Bido la një kontribut të rëndësishëm në studimin e kostumeve tradicionale shqiptare, veçanërisht të xhubletës, simbolit të rrallë të kulturës sonë kombëtare. Kontributi i tij studimor ishte thelbësor në regjistrimin e xhubletës si pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë jomateriale të UNESCO-s.
Trashëgimia kërkimore shkencore e Agim Bido përfshin mbi 300 shkrime në revista të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Agim Bido lindi më 8 gusht 1956 në qytetin e Delvinës. Në vitin 1982 përfundon studimet për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe prej vitit 1983, punoi si kërkues shkencor pranë Institutit të Folklorit. -

Studiuesi gjerman ka shokuar botën me atë çka ka zbuluar për shqiptarët
Shekulli në mes të vitit 1750-1850 ishin vite të një diversiteti ortografik të mrekullueshëm në Shqipëri.Në këtë periudhë, gjuha shqipe po shkruhej në gati dhjetë alfabete, një rekord ky për atë kohë dhe gjuhët evropiane.
Dhe këto alfabete ka vendosur që t’i studiojë e t’i sjellë në një libër studiuesi i shqipes, Robert Elsie.
“Edhe një libër tjetër që sapo botova, mbi alfabetet e shqipes. Rreth viteve 1750-1850 gjuha shqipe u shkrua në jo më pak se dhjetë alfabete të ndryshme. Sigurisht një rekord për një gjuhë evropiane! Ja i keni këtu” ka shkruar Elsie derisa ka prezantuar librin 117 faqësh “Albanian Alphabets – Borrowed and Invented”,
Libri prezanton këtë laramani gjuhësore, nga dokumentet më të hershme deri te fillimi i shekullit 20-të. Adaptimet kanë ndodhur nga alfabetet latine, greke, arabe dhe alfabeti cirilik, dhe çka është më e rëndësishme, edhe krijimi i një sistemi lokal i të shkruarit. Disa prej alfabeteve sot janë harruar madje edhe nga vetë shqiptarët.
Sipas librit, alfabetet në fjalë janë alfabeti i Gregorit në Durrës, alfabeti i Dhaskal Todhrit, i Jan Vellarës, i Naum Veqilharxhit, dhe më pas alfabetet më të vogla si ai i Papa Totasit, Vezo Bey dhe Konstantinit të Beratit.
-

Studiuesi Gjergji: Shkolla në Kosovë 300 vjet para mësonjëtores në Korçë (Video)
InForCulture është faqja juaj e internetit që ju sjell më afër Kulturës,Historisë dhe Artit.Kjo faqe poashtu i`u ofron informacione të sakta e kuriozitete rreth fushave të ndryshme nga rajoni dhe bota.
Na kontaktoni: in.forculture.ks@gmail.com ose +383 49 584 011
-

Studiuesi i njohur: Alfabeti shqiptar dhe ai grek kanë prejardhje të njëjtë, por cili është e pari?
Gjuha shqipe, siç është përmendur nga Konica.al një artikull të mëparshëm, është shkruar shumë kohë para dokumentit të parë në gjuhën shqipe.
Studiues të shumtë janë marrë me të duke konkluduar në përfundime të ndryshme. Por, studiuesi dhe albanologu i njohur G. fon Hahn harton një tezë të veçantë mbi gjuhën shqipe dhe prejardhjen e saj.
Sipas tij, gjuha shqipe rrjedh nga gjuha e pellazgëve e cila shkruhej me një alfabet me 52 shenja.
Duke studiuar këtë alfabet i cili gjendet në disa fragmente të ungjijve që janë gjetur në qytetin e Elbasanit, Hahn parashtron një pyetje: “A është ky alfabet i vjetër apo i ri?”.
Përgjigjja që ai i jep kësaj pyetje bashkë me argumentimin përkatës jepet në librin “Popullsia, gjuha dhe letërsia shqiptare” me autor Gaetano Petrotta:
Ky alfabet, paraadhës i alfabetit të tanishëm të shqipes, është monument i gjuhës pellazgjike e cila bashkë me atë greke janë zhvilluar nga fenikishtja.
Po sipas Hahn, ky alfabet nuk kishte një përhapje të gjerë në trojet shqiptare.
Sipas tij, Në Durrës dhe në Shkodër është njëlloj i panjohur, ashtu si në tërë Toskërinë (Epirin); vetëm në qytetin e afërt të Beratit duket të jetë përdorur aty këtu.
Në Elbasan, për më tepër ky alfabet kufizohet në përdorimin kishtar; ai përdoret gjithashtu nga shumë tregtarë në letërkëmbimet e tyre me bashkëkombasit që janë larg.
Alfabeti i përmendur, po sipas Hahn, përdoret për herë të parë nga një mësues me emrin Teodor i cili ishte edhe predikues i krishtërimit në qytet.
Githashtu ishte i pari përkthyes i dy Testamenteve të Biblës, por gjithë letrat dhe punimet e tij u dogjën pas vdekjes së tij nga murtaja, me frikën se ato mund të mbartnin infeksionin.
Duke u nisur nga përhapja e kufizuar e alfabetit, nga preukopimet gjuhësore të mjeshtrit Teodor, i cili për më tepër ishte burrë mjaft i dijshëm, dhe nga mungesa e plotë e njoftimeve që duhet të vinin prej tjetërkah për të, studiuesi Petrotta konkludon se i pari që krijoi këtë alfabet duke trajtësuar atë grek dhe atë fenikas, ka qenë pikërisht Teodori.
Ai e futi këtë alfabet në shkollën që hapi vetë dhe ku dha mësim po vetë, me qëllimin për të liruar gjuhën shqipe nga nevoja për të përdorur dy alfabete, atë latin në veri dhe atë grek në jug, duke besuar se do të kontibonte në emancipimin politik të shqiptarëve dhe bashkimin kombëtar të tyre nëpërmjet një alfabeti të njësuar.
I këtij mendimi ishte edhe gjuhëtari i njohur gjerman, Gustav Majer i cili shkruan: “Mësuesi ortodoks, emri i të cilit lidhet me traditën, duhet të mendohet sipas gjasave autori i tij [alfabetit].”/inex.press