Tag: studio

  • Transformi i zonës së ish-Cirkut, 6 studio arkitekturore në garë! Rama: Gur i rëndësishëm në modernizimin e Tiranës

    Transformi i zonës së ish-Cirkut, 6 studio arkitekturore në garë! Rama: Gur i rëndësishëm në modernizimin e Tiranës

    Zona e ish-cirkut në Tiranë do t’i nënshtrohet një transformimi.

    Për këtë projekt, në garë janë gjashtë studio të arkitekturës moderne COBE në Danimarkë, GO HASEGAËA & Assiciates në Japoni, GROUPËORK në Britaninë e Madhe, L’AUC në Francë, NIETO SOBEJANO në Spanjë dhe ARCHEA Associati në Itali.
    Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në aktivitetin ku po prezantohet masterplanet e të gjitha studiove arkitekturore, e cilësoi këtë projekt një gur të rëndësishëm në transformimin e kryeqytetit.
    “Brenda një harku shumë të shkurtër kohe rikthehemi këtu për një tjetër konkurs ndërkombëtar, këtë herë një konkurs i organizuar nga vetë subjekti në kuptimin e kërkesës për të bërë një zhvillim shumë të rëndësishëm në qendër të Tiranës dhe siç kemi bërë herët e tjera, nga ana jonë, ne kemi kërkuar që ky zhvillim t’i nënshtrohet konkursit dhe kështu jemi këtu, së bashku me një juri, prestigji i së cilës vjen nga prania e disa arkitektëve vërtetë të jashtëzakonshëm që nuk janë thjesht të ftuar nga jashtë, por janë edhe protagonistë të transformimeve të rëndësishme të vendin në fushën e zhvillimit urban me projektet e tyre.
    Po ashtu, dëshiroj që duke i falënderuar anëtarët e jurisë që pranuan ftesën për të na ndihmuar në një gjykim sa më të mirëarsyetuar, dua të falënderoj edhe të gjitha studiot që aplikuan. Ishin një numër i konsiderueshëm studiosh që aplikuan dhe patjetër që dua t’i uroj sukses studiove këtu të pranishëm që janë përzgjedhur për këtë fazë finale.
    Është një tjetër gur i rëndësishëm që ne synojmë të vëmë në  rrugën e re të vendit, një rrugë ku Tirana është ‘lokomotiva’ e një transformimi epokal, falë dhe pikërisht këtyre zhvillimeve që kanë përfshirë një numër të jashtëzakonshëm arkitektësh ndërkombëtarë dhe që kanë krijuar një hapësirë të jashtëzakonshme për arkitektët vendas, për të gjithë vajzat dhe djemtë që kanë pasion arkitekturën dhe që e ushtrojnë këtë profesion, që faktikisht të jetojnë në një vend që sot është një “universitet” i hapur dhe që falë, jo vetëm këtyre konkurseve, por edhe partneriteteve me studiot e mëdha ndërkombëtare, të mund të përfitojë një dije shumë të çmuar, një dije përmes ndërveprimit me profesionistë shumë të spikatur të kësaj fushe mundësish edhe parafytyrimesh të pafundme”.

    Top Channel

  • VERSUS live, rikthehemi në studio për fundjavën e kampionateve (episodi 97)

    VERSUS live, rikthehemi në studio për fundjavën e kampionateve (episodi 97)

    6 Prill 2025

    16:41

    Telesport

    Gati për debat të vërtetë futbolli? Podkasti Versus rikthehet LIVE sonte, ora 23:00, në kanalin Telesport në Youtube, pas ndeshjeve të fundjavës në kampionatet europiane.
    Treshja ADN do të komentojë humbjen e Real Madrid dhe ndaljen e Barcelonës, kryendeshjen Roma-Juventus, aktualitetin në Bundesligë dhe sidomos derbin United-City.
    Ju mirëpresim të na ndiqni, sepse ndeshjet në VERSUS Live nuk komentohen vetëm nga gazetarët tanë, por edhe nga ndjekësit. Do të përpiqemi të lexojmë batutat dhe pyetjet më pikante gjatë transmetimit.
    https://www.youtube.com/@TelesportYT

  • FOTOLAJM- Kush janë politikanët që iu bashkuan trendit “Ghibli”

    FOTOLAJM- Kush janë politikanët që iu bashkuan trendit “Ghibli”

    Foto ilustruese

    TIRANË- “OpenAI” ka prezantuar një veçori të re në “ChatGPT”, e cila u lejon përdoruesve të transformojnë memet e internetit dhe fotot personale në stilin e famshëm të Studio Ghibli. Në këtë trend janë përfshirë edhe shumë politikanë, të huaj, por së fundmi edhe shqiptarë.
    Me trendin janë përshtatur kryedemokrati Sali Berisha, por edhe disa socialistë, mes tyre: Belinda Balluku dhe Erion Braçe. Ndërsa për politikanët e huaj, më i preferuari për t’u kthyer në një “anime” është presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Këtë të fundit e kanë konvertuar në një anime në shumë momente epike të tij.

    Por përdorimi i këtij opsioni të AI ka shkaktuar edhe “probleme”. Aq saqë kompania është detyruar të vendosë kufizime të përkohshme për shkak të ngarkesës.
    “Është kënaqësi të shohim entuziazmin e njerëzve për imazhet e gjeneruara në ChatGPT, por GPU-të tona po mbingarkohen,”- tha CEO i OpenAI, Sam Altman, pa dhënë detaje mbi kufizimet specifike.

    Studio Ghibli është një studio japoneze animacioni me qendër në Koganei, Tokio. 4 nga filmat e studios janë ndër dhjetë filmat artistikë japonezë me fitimet më të larta ; Spirited Away është i treti, duke fituar 31.68 miliardë jen në Japoni dhe mbi 380 milionë dollarë në mbarë botën.
    Nën shkëlqimin e regjisorëve vizionarë të animacionit Hayao Miyazaki dhe i ndjeri Isao Takahata, dhe producentit Toshio Suzuki, filmat e studios janë të njohur për klasikët e përjetshëm si My Neighbor Totoro, Kiki’s Delivery Service dhe Ponyo ; dhe kanë fituar çmime të panumërta ndërkombëtare, duke përfshirë një Academy Award për Animacionin më të Mirë./ZËRI

  • Apple lançon modelet e reja Mac Studio me çipet M3 Ultra dhe M4 Max

    Apple lançon modelet e reja Mac Studio me çipet M3 Ultra dhe M4 Max

    Apple lançoi një Mac Studio të ri, kompjuterin desktop për profesionistët që kërkojnë performancën më të lartë të mundshme. Kompania po provon diçka të re me Mac Studio ndërsa përdoruesit mund të zgjedhin mes çipeve M4 Max dhe M3 Ultra.

    Mac Studio fillon prej 1,999 dollarë dhe porositë mund të bëhen prej ditës së sotme. Kompjuteri do të jetë në dyqane prej datës 12 Mars.
    Pavarësisht numrit të versionit, M3 Ultra është procesori më i ri i linjës M-Series. Versioni “Ultra” nënkupton një version më të fuqishëm procesori sesa “Max” i cili në vetvete është më i fuqishëm sesa “Pro.”

    Siç sugjeron edhe vetë emri, M3 Ultra është i bazuar në arkitekturën M3. Apple ka bashkuar dy procesorë M3 Max për të krijuar një procesor të vetëm M3 Ultra duke përdorur arkitekturën UtraFusion.

    Krahasuar me M2 Ultra, kompania thotë se përdoruesit e M3 Ultra duhet të presin dyfishin e performancës. Apple thotë se është çipi më i fuqishëm që ka prodhuar ndonjëherë.
    Në aspektin teknik ka 32 bërthama procesorike ku 24 janë performance dhe 8 efikasiteti. Gjithashtu ka çipin grafik më të madh në një çip Apple me 80 bërthama grafike. Në tërësi 184 miliardë tranzistorë janë vendosur në M3 Ultra.
    Nga ana tjetër M4 Max ka 14 bërthama procesorike ku 10 janë performance dhe 4 efikasiteti shoqëruar nga një çip grafik me 32 bërthama. Pavarësisht se ka arkitekturën më të fundit, M3 Ultra performon më lart sesa M4 Max.
    Për 1999 dollarë përdoruesit do të kenë një çip M4 Max me 36GB RAM dhe 512GB hapësirë. Ndërkaq varianti M3 Ultra fillon prej 3,999 dollarë me 96GB RAM dhe 1TB hapësirë. /PCWorld Albanian

  • ChatGPT në macOS integrohet në aplikacionet e kodimit

    ChatGPT në macOS integrohet në aplikacionet e kodimit

    ChatGPT në macOS është bërë më i dobishëm për programuesit. Me përditësimin e fundit të aplikacionit versioni 1.2025.057, ChatGPT tani mund të editojë kodin direkt në IDE pa pasur nevojë të bëni “copy” dhe “paste.”

    Listën e plotë të IDE që mbështeten mund ta gjeni në uebsajtin e OpenAI por disa prej emrave të shquar janë Xcode, Visual Studio Code, Android Studio, Intellij dhe PyCharm.
    Sipas OpenAI, integrimi me IDE ka qenë një prej veçorive më të kërkuara nga përdoruesit e macOS që kur kompania lançon strukturën “Works with app” në Nëntor.

    Nëse jeni një përdorues i planeve Plus, Pro ose Team, mund ta përdorni integrimi që prej ditës së sotme. Sa i përket përdoruesve të planeve Enterprise, Edu dhe atyre pa pagesë, aplikacioni i përditësuar vjen javën e ardhshme.
    /PCWorld Albanian

     

  • Apple po përgatit lançimin e dy modeleve të reja të Studio Display

    Apple po përgatit lançimin e dy modeleve të reja të Studio Display

    Kohët e fundit disa spekulime por qarkullojnë se Apple po punon në gjeneratën e re të ekranit Studio Display dhe tashmë Mark Gurman i Bloomberg ka konfirmuar raportimet ku sipas tij bëhet fjalë për dy modele të reja.

    Në vijim të raportimeve të tij të mëhershme, Gurman shkruan se një rifreskim i 2022 Studio Display mund të vijë vitin e ardhshëm. “Apple po punon gjithashtu në një monitor të dytë të ri,” shprehej ai.
    Monitori i parë ka emrin e koduar J427 ndërsa i dyti J527. Kanë kaluar tre vite që kur Apple prezantoi ekranin 27-inç 1,599 dollarësh Studio Display. Ekran tjetër i segmentit të lartë Pro Display XDR prej 5,000 dollarësh ka mbërritur 6 vite më parë.

    Duke pasur në konsideratën kohën kur dy monitorët janë prezantuar, Gurman thotë se mund të shohim ose dy variante pasuese të tyre ose një model të dytë të ri i ndryshëm nga Studio Display në madhësi dhe specifika.
    /PCWorld Albanian

  • “Elbasan, rrjedh nga fjala qelbasan”/ Në studio nuk përmbahen, pas shpjegimit të “gjuhëtarit (VIDEO)”

    “Elbasan, rrjedh nga fjala qelbasan”/ Në studio nuk përmbahen, pas shpjegimit të “gjuhëtarit (VIDEO)”

    Agron Dalipaj, që shfaqet nëpër televizione si gjuhëtar, ka dhënë një shpjegim të kuptimit të fjalës Elbasan.
    Sipas tij, ky qytet e ka marrë këtë emër, pasi vjen emër të keqe, pra qelb.
    Shpjegimi i tij ka shkaktuar të qeshura me të madhe në studio.