Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka hedhur akuza të forta në lidhje me kompaninë Bankers Petroleum dhe tre studio ligjore që, sipas tij, kanë përfituar miliona euro për “konsulencë fiktive”. Në një reagim të publikuar, Murrizi thotë se që prej vitit 2004, politikanë nga të dy krahët kanë përfituar nga kjo kompani, e cila ka shfrytëzuar burimet natyrore të Shqipërisë pa paguar tatim-fitimin.
Ai pretendon se tre studio ligjore kanë përfituar mbi 11.5 milionë euro, mes tyre një studio në pronësi të një ish-deputeti të PS, një tjetër e një ish-ministri të PD dhe një e tretë që, sipas tij, përdoret nga të dyja palët. Sipas Murrizit, këto studio kanë shërbyer si “zyra shpërblimi” për njerëz të lidhur me politikën, ndërkohë që Bankers ka humbur proceset gjyqësore që ka pasur.
Murrizi i bën thirrje SPAK-ut të hetojë menjëherë këto lidhje të dyshimta, duke akuzuar institucionin për heshtje të qëllimshme dhe hetime selektive.
Reagimi i plotë i Myslim Murrizit:
Ne vitin 2019 kur une flisja ne parlament per vjedhjet galopante te hajduteve te politikes te kompania BANKERS PETROL jo pak funderrina nga PS dhe PD me akuzonin mua se kisha mbajtur mandatin per pazar
Nga dosja hetimore e BANKERS doli ajo qe kisha paralajmeruar para 6 vitesh qe zagaret politik prej vitit 2004 kane mare miliona euro nga kjo kompani hajdute prandaj kjo kompani ka mare nga pasuria e Shqiptareve rreth 15 miliard euro dhe nuk ka paguar asnje lek tatim fitimi
Kush ka pak durim te shikoj qe tre “studio ligjore” kane mare nga BANKERS HAJDUT 11.5 milion euro per “ konsulence” leshi se vet BANKERSI ka zyre te rregullt juridike me mbi 15 punonjes
Njera studio eshte e nje ish deputeti te PS dhe ka mar rreth 6 milion euro nga viti 2017 deri ne mars 2025 me 9 punonjes te punesuar
Studio tjeter eshte e nje ish ministri dhe deputeti te PD dhe ka mare 2.7 milion euro nga shkurti 2019 kur PD dogji mandatet deri ne prill 2025 dhe ka vetem 2-3 punonjes te punesuar
Dhe nje studio tjeter ÇEREKJA qe eshte miks duke u perdorur nga te dyja anet e politikes ka mar 2.6 milion euro nga viti 2020 deri ne mars 2025 me 7 punonjes te punesuar
Te tria “ studiot” kane keshilluar noc rrokun se BANKERS nxjer nafte dhe nje gjyq qe ka bere per gjoben 104 milion euro e ka humbur ne te tria shkallet por kane sherbyer si “ zyra” shperblimi per llogari te tyre dhe padrinove te tyre
Pothuajse ne çdo biznes vip eshte e njenjta skem ku milionat shperndahen si me magji tek halet e politikes
Dhe kur i shoh qe shkruajne apo japin mend e bejne moral pastaj me vjen tua perdor surratin si UTURAK
Vetem per keta dy subjekte ish deputet menjeher dosjen duhet ta mari SPAKU nese hajdutet dhe qelbaniket e SPAKUT qe bene hetime selektive per inceneratoret e leshit nuk jane tredhur nga milionat e eurove te BANKERSIT
ALTIN DUMANI DIL E FOL NJE FJALE PSE PO HESHT PER KETE SUPER VJEDHJE SE NA KENI ÇAR TRAPIN PER AUTOKOMBANJER BEKTASHIN 3 VJET RRESHT
Tag: studio
-

Murrizi: Studiot ligjore që mbuluan zullumet e Bankers, afër me Partinë Demokratike
-

Myslym Murrizi nxjerr dokumentet, BANKERS ka vjedhur 15 miliardë euro dhe nuk ka paguar asnjë lek taksa, milionat…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka hedhur ditën e djeshme në publik akuza të forta që duhet të alarmojë çdo institucion ligjzbatues në vend, veçanërisht SPAK-un. Me dokumente dhe një gjuhë të drejtpërdrejtë pa asnjë dorashkë politike, Murrizi denoncon atë që ai e quan si një ndër vjedhjet më të mëdha në historinë e pas ‘90-s: zhvatjen prej 15 miliardë eurosh nga kompania BANKERS PETROL, pa paguar asnjë qindarkë taksë në arkën e shtetit shqiptar. Por më e rënda është, sipas tij, mënyra se si janë shpërndarë milionat te “studio ligjore” të lidhura direkt me ish-deputetë dhe ish-ministra të PS dhe PD. Murrizi i kërkon llogari Altin Dumanit dhe Prokurorisë së Posaçme se përse kjo aferë monstruoze korruptive nuk po preket nga hetimi. A është Bankers mbi ligjin? Kush janë emrat konkretë që kanë përfituar miliona përmes “konsulencave fallco”? Dhe deri kur do të mbetet drejtësia peng i pazareve politike? Murrizi e thotë troç, dhe e shoqëron me fakte. Tani radhën e ka SPAK.
Akuzat e Murrizit
“Në vitin 2019, kur unë flisja në parlament për vjedhjet galopante të hajdutëve të politikës te kompania BANKERS PETROL, jo pak fundërrina nga PS dhe PD më akuzonin mua se kisha mbajtur mandatin për pazar. Nga dosja hetimore e BANKERS doli ajo që kisha paralajmëruar para 6 vitesh: që zagarët politikë, prej vitit 2004, kanë marrë miliona euro nga kjo kompani hajdute. Prandaj kjo kompani ka marrë nga pasuria e shqiptarëve rreth 15 miliardë euro dhe nuk ka paguar asnjë lek tatim fitimi. Kush ka pak durim të shikojë, do të vërejë që tre “studio ligjore” kanë marrë nga BANKERS hajdut 11.5 milionë euro për “konsulencë” leshi, sepse vetë BANKERS-i ka zyrë të rregullt juridike me mbi 15 punonjës. Njëra studio është e një ish-deputeti të PS-së dhe ka marrë rreth 6 milionë euro nga viti 2017 deri në mars 2025, me 9 punonjës të punësuar. Studio tjetër është e një ish-ministri dhe deputeti të PD-së dhe ka marrë 2.7 milionë euro nga shkurti 2019, kur PD dogji mandatet, deri në prill 2025, dhe ka vetëm 2-3 punonjës të punësuar. Dhe një studio tjetër, ÇEREKJA, që është miks duke u përdorur nga të dyja anët e politikës, ka marrë 2.6 milionë euro nga viti 2020 deri në mars 2025, me 7 punonjës të punësuar. Të tria “studiot” kanë këshilluar noc rrokun, se BANKERS nxjerr naftë dhe një gjyq që ka bërë për gjobën 104 milionë euro e ka humbur në të tria shkallët. Por kanë shërbyer si “zyra” shpërblimi për llogari të tyre dhe padrinove të tyre. Pothuajse në çdo biznes VIP është e njëjta skemë, ku milionat shpërndahen si me magji te halet e politikës. Dhe kur i shoh që shkruajnë apo japin mend e bëjnë moral, pastaj më vjen t’ua përdor surratin si uturak. Vetëm për këta dy subjekte ish-deputetë menjëherë dosjen duhet ta marrë SPAK-u, nëse hajdutët dhe qelbësirat e SPAK-ut që bëjnë hetime selektive për inceneratorët e leshit nuk janë tredhur nga milionat e eurove të BANKERS-it. Altin Dumani, dil e fol një fjalë: pse po hesht për këtë supervjedhje, se na keni çarë trapin për autokombajner Bektashin 3 vjet rresht”, denoncon Murrizi. -

Lidhjet politike me “Bankers”, Myslim Murrizi: Tre studio ligjore përfituan mbi 11.5 milionë euro për konsulencë fiktive. Deputetë e ish-ministra te PS dhe PD në pazare
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka hedhur akuza të forta në lidhje me kompaninë Bankers Petroleum dhe tre studio ligjore që, sipas tij, kanë përfituar miliona euro për “konsulencë fiktive”. Në një reagim të publikuar, Murrizi thotë se që prej vitit 2004, politikanë nga të dy krahët kanë përfituar nga kjo kompani, e cila ka shfrytëzuar burimet natyrore të Shqipërisë pa paguar tatim-fitimin.
Ai pretendon se tre studio ligjore kanë përfituar mbi 11.5 milionë euro, mes tyre një studio në pronësi të një ish-deputeti të PS, një tjetër e një ish-ministri të PD dhe një e tretë që, sipas tij, përdoret nga të dyja palët. Sipas Murrizit, këto studio kanë shërbyer si “zyra shpërblimi” për njerëz të lidhur me politikën, ndërkohë që Bankers ka humbur proceset gjyqësore që ka pasur.Murrizi i bën thirrje SPAK-ut të hetojë menjëherë këto lidhje të dyshimta, duke akuzuar institucionin për heshtje të qëllimshme dhe hetime selektive.
Reagimi i Myslim Murrizit:
Në vitin 2019 kur unë flisja në parlament për vjedhjet galopante të hajdutëve të politikës të kompania BANKERS PETROL, jo pak funderrina nga PS dhe PD me akuzonin mua se kisha mbajtur mandatin për pazar.
Nga dosja hetimore e BANKERS doli ajo që kisha paralajmeruar para 6 vitesh që zagaret politikë prej vitit 2004 kanë marrë miliona euro nga kjo kompani prandaj kjo kompani ka marrë nga pasuria e shqiptarëve rreth 15 miliardë euro dhe nuk ka paguar asnjë lekë tatim fitimi.
Kush ka pak durim të shikoj që tre “studio ligjore” kanë marrë nga BANKERS 11.5 milionë euro për “konsulence” ligjore (leshi) se vetë BANKERSI ka zyrë të rregullt juridike me mbi 15 punonjës.
Njëra studio është e një ish deputeti të PS dhe ka marrë rreth 6 milion euro nga viti 2017 deri në mars 2025 me 9 punonjes të punësuar.
Studio tjetër është e një ish ministri dhe deputeti të PD dhe ka marrë 2.7 milion euro nga shkurti 2019 kur PD dogji mandatet deri në prill 2025 dhe ka vetëm 2-3 punonjes te punësuar.
Dhe një studio tjetër, ÇEREKJA që është miks duke u përdorur nga te dyja anët e politikes ka marrë 2.6 milion euro nga viti 2020 deri në mars 2025 me 7 punonjes të punësuar.
Të tria “ studiot” kanë keshilluar “noc rrokun” se BANKERS nxjerë naftë dhe një gjyq që ka bërë për gjoben 104 milion euro e ka humbur në të tria shkallet, por kanë shërbyer si “ zyra” shpërblimi për llogari te tyre dhe padrinove të tyre.
Pothuajse në çdo biznes VIP është e njëjta skemë ku milionat shpërndahen si me magji tek halet e politikes.
Vetë për këto dy subjekte me ish-deputet dosjen duhet ta marrë SPAK-u, nëse edhe SPAK nuk ka gisht në Bankers! -

“Veliaj po përpiqet të shmangë të vërtetën”, Alimehmeti shpërthen në studio: Dosjet s’janë hapur ende,kjo është vetëm..
Kryetar i Këshilltarëve të PD, Ilir Alimehmeti i ftuar në një emision televiziv u shpreh se për Erion Veliajn nuk është hapur akoma dosja e inceneratorit dhe ‘5D’.
Alimehmeti: Në fakt luksin e kemi ne se me paratë tona që merr nga ne shkon dhe paguan ato studio që nga krahu tjetër nuk duken studio avokatie por duken studio lobimi apo studio PR.Dhe harrojmë një diçka shumë të rëndësishme që kjo është një nga shumë përpëlitjet që ka bërë Erion Veliaj gjatë këtyre muajve për të mos dal për tu përballë me realitetin.
Fakt është që i ka të gjitha të faktuara në dosje dhe ka të faktuara shumë pak në krahasim me çka bërë.
Sepse këtu nuk është hapur akoma dosja e inceneratorit.
Nuk është hapur akoma dosja e ‘5D’.
Këtu po flitet vetëm për disa para dhe neve tani po zbulojmë që po paguhen më shumë para këtyre firmave përkatëse lobimi sesa ç’është dëmi që fakton SPAK në dosjen për të cilin ai është në burg.
Që do të thotë se dëmi real që i ka shkaktuar Tiranës dhe qytetarëve është shumëfish më i madh sesa kaq.
Erion Veliaj nuk bën investime në Tiranë prandaj i ka ato paratë aty.
-

Rezidencat qeveritare në Vlorë dhe Velipojë kthehen në hotele “qira” mujore, pagesa nga 850 mijë lekë në 1.5 mln lekë
Dy javë nga shpallja e fituesve për rezidencat qeveritare në Vlorë dhe Velipojë që do të kthehen në hotele markë ndërkombëtare ka përfunduar edhe afati për ankesat potenciale nga palë të përfshira në proces.
Korporata e Investimeve Shqiptare kishte lënë 18 qershorin si datën e fundit për këtë procedurë për të vijuar kështu me procesin. Në faqen e këtij institucioni tashmë janë publikuar edhe informacionet e sakta lidhur me ofertat që bëri secila palë sa i takon kontratës enfiteozë.
Ky model parashikon që çmimi i enfiteozës do të jetë një pagesë mujore dhe aplikohet pas certifikimit të vlerës së investimit të përmirësimit të pronës nga partneri privat. “Afati i enfiteozës është 10 vjet, me të drejtë rinovimi deri në kthimin e vlerës së investim- it. Pas përfundimit të kontratës së enfiteozës, palët kanë të drejtë të lidhin një marrëveshje partneriteti për menaxhimin e strukturës akomoduese” do të specifikonte Korporata.
Rezidenca në Velipojë 1.5 milionë lekë në muaj sipas kontratës
Kështu lidhur me projektin “Për rikonceptimin e rezidencave qeveritare në struktura akomodimi elitar, Vila Velipojë” ku fitues u shpall bashkimi i Xhenis sh.LLC, Saunders Architecture, Smart Studio, VOGT, Adnan Kastrati, Melia Holtel International” qiraja mujore që do të paguhet është 1.5 milionë lekë në muaj.
Kriteri bazë që ishte për këtë pronë në fazën e garës ishte 288 mijë lekë në muaj ndërkohë që disa nga kushtet e tjera të kontratës enfiteozë ishte edhe ajo për dhënien e tarifave preferenciale për klientë të përcaktuar në marrëveshje me partnerin publik në këtë rast Korporata. Referuar projektit fitues për rezidencën në Velipojë kompania do të sqaronte se ideja ishte mbajtja e vilës siç është për të treguar të kaluarën.
“E gjithë ndërtesa nuk duhet të jetë si kala, por njerëzit të kenë dëshirë të hyjnë ta shohin. Doja që kjo ndërtesë të jetë identitet më vete. Kjo jep përvojë. Ne vendosëm që të ndërtonim parkimin poshtë që te mos duket dhe ekipi ynë s’ka nevojë për shumë infrastrukturë.
Mendojmë të kemi 30 dhoma dhe të kemi infrastrukturë në hotelin tjetër. Kati i parë mund të jetë një pjesë publike që të jetë një ndërtesë për të gjithë njerëzit, madje edhe hotelet e tjera ta përdorin. Të ketë dhe një SPA cilësor, pastaj janë dhomat që janë sipër dhe salla e konferencave” do të shpreheshin përfaqësuesit e studios arkitekturore gjatë konkursit.
Rezidenca në Vlorë 850 mijë lekë në muaj
Kjo rezidencë kishte si kusht ofertën financiare 813 mijë lekë në muaj por që nga konkursi rezultoi një vlerë 850 mijë lekë në muaj . Edhe për këtë rast vlen ndër të tjera kriteri i tarifave preferenciale sipas marrëveshjes me Korporatën. Fituesi i kësaj gare ishte bashkimi i Edil Al, Zdrava, studio Arga, Studio Precht, Studio V10, Jeshile, Ledia Kostandini, Lindita Pelivani, Altisfer Golloshi, Holtzbau Majer, Melia Hotels & Resorts. Projekti në fjalë synon një godinë teë lartë në një gjumë të vogël ndërtimi që sheh nga perëndimi dhe të jetë një lloj siluete që vë në kuadër pamjen.
“Do të ketë një pishinë që bashkon ndërtesat. Përbërësi i dytë të jetë ekskluzive, pra të tërheqë udhëtarët që folëm e për të tërhequr një audiencë të re të turizmit e jo domosdoshmërisht dikë qe është i interesuar për luksin e mermerit e ferrarit por për luksin e përvojës pra përvojë ekskluzive.
Kemi propozuar disa shtëpi në pemë që e rrethojnë janë të trupëzuara në pemë. Në fazën tjetër mund të ketë edhe ndërtesa rezidenciale duke qenë se hapësira është e madhe dhe kthimi i investimit vetëm me projektin fillestar është goxha i ngadaltë” do të sqaronte gjatë konkursit përfaqësuesi I studios arkitekturore./ Monitor -

Rezidencat qeveritare që kthehen në hotele “qira” mujore, nga 850 mijë lekë në 1.5 mln lekë
Dy javë nga shpallja e fituesve për rezidencat qeveritare në Vlorë dhe Velipojë që do të kthehen në hotele markë ndërkombëtare ka përfunduar edhe afati për ankesat potenciale nga palë të përfshira në proces.Korporata e Investimeve Shqiptare kishte lënë 18 qershorin si datën e fundit për këtë procedurë për të vijuar kështu me procesin. Në faqen e këtij institucioni tashmë janë publikuar edhe informacionet e sakta lidhur me ofertat që bëri secila palë sa i takon kontratës enfiteozë.Ky model parashikon që çmimi i enfiteozës do të jetë një pagesë mujore dhe aplikohet pas certifikimit të vlerës së investimit të përmirësimit të pronës nga partneri privat. “Afati i enfiteozës është 10 vjet, me të drejtë rinovimi deri në kthimin e vlerës së investim- it. Pas përfundimit të kontratës së enfiteozës, palët kanë të drejtë të lidhin një marrëveshje partneriteti për menaxhimin e strukturës akomoduese” do të specifikonte Korporata.Rezidenca në Velipojë 1.5 milionë lekë në muaj sipas kontratësKështu lidhur me projektin “Për rikonceptimin e rezidencave qeveritare në struktura akomodimi elitar, Vila Velipojë” ku fitues u shpall bashkimi i Xhenis sh.LLC, Saunders Architecture, Smart Studio, VOGT, Adnan Kastrati, Melia Holtel International” qiraja mujore që do të paguhet është 1.5 milionë lekë në muaj.Kriteri bazë që ishte për këtë pronë në fazën e garës ishte 288 mijë lekë në muaj ndërkohë që disa nga kushtet e tjera të kontratës enfiteozë ishte edhe ajo për dhënien e tarifave preferenciale për klientë të përcaktuar në marrëveshje me partnerin publik në këtë rast Korporata. Referuar projektit fitues për rezidencën në Velipojë kompania do të sqaronte se ideja ishte mbajtja e vilës siç është për të treguar të kaluarën.“E gjithë ndërtesa nuk duhet të jetë si kala, por njerëzit të kenë dëshirë të hyjnë ta shohin. Doja që kjo ndërtesë të jetë identitet më vete. Kjo jep përvojë. Ne vendosëm që të ndërtonim parkimin poshtë që te mos duket dhe ekipi ynë s’ka nevojë për shumë infrastrukturë.Mendojmë të kemi 30 dhoma dhe të kemi infrastrukturë në hotelin tjetër. Kati i parë mund të jetë një pjesë publike që të jetë një ndërtesë për të gjithë njerëzit, madje edhe hotelet e tjera ta përdorin. Të ketë dhe një SPA cilësor, pastaj janë dhomat që janë sipër dhe salla e konferencave” do të shpreheshin përfaqësuesit e studios arkitekturore gjatë konkursit.Rezidenca në Vlorë 850 mijë lekë në muajKjo rezidencë kishte si kusht ofertën financiare 813 mijë lekë në muaj por që nga konkursi rezultoi një vlerë 850 mijë lekë në muaj . Edhe për këtë rast vlen ndër të tjera kriteri i tarifave preferenciale sipas marrëveshjes me Korporatën. Fituesi i kësaj gare ishte bashkimi i Edil Al, Zdrava, studio Arga, Studio Precht, Studio V10, Jeshile, Ledia Kostandini, Lindita Pelivani, Altisfer Golloshi, Holtzbau Majer, Melia Hotels & Resorts. Projekti në fjalë synon një godinë teë lartë në një gjumë të vogël ndërtimi që sheh nga perëndimi dhe të jetë një lloj siluete që vë në kuadër pamjen.“Do të ketë një pishinë që bashkon ndërtesat. Përbërësi i dytë të jetë ekskluzive, pra të tërheqë udhëtarët që folëm e për të tërhequr një audiencë të re të turizmit e jo domosdoshmërisht dikë qe është i interesuar për luksin e mermerit e ferrarit por për luksin e përvojës pra përvojë ekskluzive.Kemi propozuar disa shtëpi në pemë që e rrethojnë janë të trupëzuara në pemë. Në fazën tjetër mund të ketë edhe ndërtesa rezidenciale duke qenë se hapësira është e madhe dhe kthimi i investimit vetëm me projektin fillestar është goxha i ngadaltë” do të sqaronte gjatë konkursit përfaqësuesi I studios arkitekturore./ N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Finalizohet operacioni policor “Kodi”/ Vodhi 10 mijë euro dy vite më parë në një studio ligjore, arrestohet sot…
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, operacioni policor “Kodi”, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër pasurisë.
Lokalizohet dhe kapet 42-vjeçari, vodhi një shumë të konsiderueshme parash në një studio ligjore në bulevardin “Gjergj Fishta”, 2 vjet më parë. Në kuadër të operacionit “Kodi”, si rezultat i kontrolleve në bazë të informacioneve të siguara në rrugë operative, u mundësua lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, E.(F.) L., 42 vjeç.
Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim. 42-vjeçari akuzohet se bashkë me A. Rr dhe E. Rr., në vitin 2023, ka vjedhur rreth 10 000 euro në një studio ligjore, në bulevardin “Gjergj Fishta”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. -

VIDEO/ Brenda godinës së televizionit shtetëror iranian i cili u godit kur po transmetoheshin lajmet. Gazetari i CNN: E gjithë zona e shkatërruar
Pamjet e një edicioni informativ të televizionit shtetëror iranian, që u ndërpre papritur nga një sulm ajror izraelit, tërhoqën vëmendjen më herët këtë javë, ndërsa Izraeli dhe Irani po shkëmbejnë sulme në një përshkallëzim dramatik të tensioneve.
Fred Pleitgen i CNN hyri brenda studios televizive në Teheran, Iran, e cila ka mbetur e shkatërruar nga sulmi.
“Siç e shikoni, e gjithë zona është e shkatërruar. Të gjitha zyrat, e gjithë teknologjia që ka qenë brenda, e gjithë teknologjia e transmetimit tani është e papërdorshme”, thotë Pleitgen.
Në një moment të videos së shkurtër ai ka hyrë në ambientet ku ka qenë studio ku po transmetohej edicioni informativ teksa godina u sulmua.
“Këtu është studio ku prezantuesja po lexonte lajmet kur godina u sulmua. Ju mund të shikoni tavolinën e prezantueses, studio e të cilës u bë e zezë teksa ajo u ngrit dhe u largua”.Top Channel
-

Veliaj: Shtëpitë Studio “Kadare-Agolli” u kthyen në xhevahire turistike për Tiranën
“Shtëpitë Studio “Kadare-Agolli” janë kthyer në pak kohë në dy xhevahire turistike për Tiranën.”
Kështu shkruan në postimin e tij në Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj, ku ndër të tjera thekson se këto janë dy hapësirat kulture nga më të vizituarat në qytet, ku gjithkush mund të njihet nga afër me veprat e jashtëzakonshme të dy kolosëve të letërsisë sonë.
Gjithashtu, Veliaj shkroi se në këto dy vende çdo ditë burojnë aktivitete letrare, ku promovohet libri e ku leximi është ushqim për shpirtin.
“Shtëpitë Studio “Kadare-Agolli” janë kthyer në pak kohë në dy xhevahire turistike për Tiranën. Dy hapësira kulture nga më të vizituarat në qytet, ku gjithkush mund të njihet nga afër me veprat e jashtëzakonshme të dy kolosëve të letërsisë sonë, aty ku ata krijuan dhe kanë kaluar edhe pjesën më të madhe të jetës.
Por, ato janë edhe dy vende nga ku çdo ditë burojnë aktivitete letrare, ku promovohet libri e ku leximi është ushqim për shpirtin. Vizitoji sa herë të kesh mundësi”, shkruan Veliaj.
