Tag: studio

  • Dasma e djalit të Jozefina Topallit shkakton debat në studio, gazetari përplaset me Armand Pezën: Trego kush të pagoi, mos i mbro kaq shumë

    Dasma e djalit të Jozefina Topallit shkakton debat në studio, gazetari përplaset me Armand Pezën: Trego kush të pagoi, mos i mbro kaq shumë

    Dasma e djalit të ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, vijon të jetë në qendër të vëmendjes mediatike dhe të provokojë debate të nxehta.

    Gjatë emisionit “Top Story”, gazetari Ronaldo Sharka dhe analisti Armando Peza janë përplasur në studio, në një debat të drejtpërdrejtë mbi simbolikën dhe vendin ku u mbajt ceremonia martesore.
    Sharka, duke komentuar ngjarjen, tha se dasma ishte një mënyrë për të treguar pozicionin e familjes Topalli si pjesë e elitave ndërkombëtare.
    “Jam i bindur që dasma është bërë aty për të treguar se ne jemi një familje që i përkasim elitave ndërkombëtare, aty ku martohen më të mirët, në Vatikan,” deklaroi ai.

  • Lista e fituesve në edicionin e 77-të të “Emmy Awards”

    Lista e fituesve në edicionin e 77-të të “Emmy Awards”

    Ceremonia madhështore e 77-të e Çmimeve Emmy ka shpallur fituesit më të mëdhenj të televizionit, ku serialet më të suksesshëm dhe aktorët më të talentuar janë nderuar për punën e tyre të jashtëzakonshme gjatë vitit.
    Seriali “The Pitt” ka triumfuar në kategorinë e “Dramës më të mirë” pas një konkurrencë të ashpër, ndërsa “The Studio” është shpallur “Komedia më e mirë”, duke barazuar rekordin e 23 nominimeve të vendosur nga “The Bear” në vitin 2024. Në kategorinë e serive të limituara ose antologjike, çmimi kryesor shkoi për serialin “Adolescence”.
    Disa nga fituesit më të shquar të natës:

    Britt Lower shpallet Aktorja më e mirë në një dramë për rolin e saj në Severance.
    Noah Wyle fitoi çmimin për Aktorin më të mirë në një dramë me performancën në The Pitt.
    Në komedi, Seth Rogen mori çmimin për Aktorin më të mirë për rolin në The Studio, ndërsa Jean Smart e fitoi çmimin e saj të shtatë Emmy për rolin në Hacks.
    Stephen Graham u shpall Aktori më i mirë në një seri të limituar për Adolescence, dhe Cristin Milioti fitoi çmimin për Aktoren më të mirë në një seri të limituar për The Penguin.

    Ceremonia, e udhëhequr nga humoristi Nate Bargatze, u transmetua drejtpërdrejt në CBS dhe në platformën Paramount+, duke ofruar një natë të paharrueshme për dashamirësit e televizionit.
    Disa nga fituesit e kategorive kryesore:

    “Andor”
    “The Diplomat”
    “The Last of Us”
    “Paradise”
    “The Pitt” — FITUES
    “Severance”
    “Slow Horses”
    “The White Lotus”

    Aktor kryesor në dramë

    Sterling K. Brown, “Paradise”
    Gary Oldman, “Slow Horses”
    Pedro Pascal, “The Last of Us”
    Adam Scott, “Severance”
    Noah Wyle, “The Pitt” — FITUES

    Komedia më e mirë

    “Abbott Elementary”
    “The Bear”
    “Hacks”
    “Nobody Wants This”
    “Only Murders in the Building”
    “Shrinking”
    “The Studio” — FITUES
    “What We Do in the Shadows”

    Seria e limituar ose antologjike më e mirë

    “Adolescence” — FITUES
    “Black Mirror”
    “Dying for Sex”
    “The Penguin”
    “Monsters: The Lyle and Erik Menendez Story”

  • Gati për edicionin e 13-të të Festivalit të Arkitekturës në Kosovë 

    Gati për edicionin e 13-të të Festivalit të Arkitekturës në Kosovë 

    Edicioni i 13-të i eventit më të madh të arkitekturës në vendin tonë fillon më 15 shtator. 

    Sikurse në edicionet e kaluara edhe ky edicion do të përmbajë një program të pasur me aktivitete të shumta. 

    Sivjet do mbahen dy punëtori me fokus në arkitekturën e peisazhit, punëtoria e parë do të udhëhiqet nga: Jean Francois Gauthier, Sylva Atelier, arkitekt i peisazhit nga Brukseli dhe Roterdami. 

    Kurse punëtoria e dytë do të udhëhiqet nga Dea Buza, Apparat Studio, arkitekte dhe urbaniste nga Prishtina dhe Tirana. 

    Këto punëtori do mbahen në hapësirat e ICK Kosovës dhe Fondacionit 17. 

    Sivjet do të organizohen 3 turne, 2 në Prishtinë “Prishtina Alternative” dhe “Prishtina Moderne”, kurse turneu i tretë do vizitoj objektet moderne të Shkupit. Ngjarja kryesore në festival mbetet Ligjëratat Publike që do mbahen më 17, 18 dhe 19 shtator. Ligjëratat e 17 Shtatorit do mbahen në hapësirat e Hajde Fondacionit në Hotel Grand duke filluar nga ora 19.00. 

    Natën e parë është planifikuar ligjërata e Ilias Papagiourgious, PILA Studio nga Athina, kurse nga ora 20:00 ligjëratë do mbajnë Iryna Miroshnykova dhe Maria Noschenko, Cultural Pavilion, Kiev. Ligjërata e arkitekteve nga Ukraina do pasohet me nje panel diskutimi me arkitekt të ftuar lokal si dhe ata nga Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar. Më 18 dhe 19 shtator ligjëratat do mbahen në hapësirat e Kino Armata. Më 18 shtator në programin e ligjëratave publike të cilat fillojnë nga ora 19.00 jane: Dea Buza, Apparat Studio, Tirana & Prishtine, në 19:45 Jean Francois Gauthier, Sylva Alelier, Bruksel & Roterdam, në 20.30 Simon Hartmann, HHF Architects, Bazel. Më 19 shtator në program janë ligjëratat; në ora 19.00- Erze Dinarama, Kuratore dhe Arkitekte e Paviljonit të sivjetmë të Kosovës në Bienale të Venecias. 19:45 Harald Trapp, AKT+TAT, Vjenë,  20.30 Beatrice Grenier, Fondacioni Cartier per Art dhe Kulture, Paris./ KultPlus.com 

  • Tërmeti në Greqi, momentet e panikut, si lëkunden live gazetarët dhe studio e televizionit ERT (Video)

    Tërmeti në Greqi, momentet e panikut, si lëkunden live gazetarët dhe studio e televizionit ERT (Video)

    Ky është momenti kur tërmeti me magnitudë 5,2 ballë tronditi zonën e Evias në Greqi dhe la dëme materiale dhe pasoja psikologjike. Madje panikut nuk i kanë shpëtuar as gazetarët, një pjesë e të cilëve ishin edhe në transmetime live me të ftuarit e tyre. Në transmetim, dhe konkretisht në fillim të emisionit, gazetarët e “ERTNews” u kapën nga tërmeti 5.2 magnitudë Richter që ndodhi në Evia.
    Konkretisht, në kohën kur po fillonte emisioni ‘Off The Record’ dhe ndërsa errësira mbizotëronte në studio, gazetarët panë kamerat duke lëvizur dhe ndjenë tokën duke u dridhur. Ata menjëherë thanë se “një tërmet i fortë është duke ndodhur”, të tronditur.
    Pamje të shumta të momenteve të tërmetit u transmetuan nga mediat dhe u bënë virale shumë shpejt, me lëkundjet sizmike që dridhnin qytetet, banesat, rrugët, bizneset dhe gjithçka tjetër. Eksperti Efthimis Lekkas i tha “Protothema” se ky është një tërmet sipërfaqësor me një thellësi fokale prej 13.6 km në zonën detare midis Stirit dhe Schiniasit.

  • “O pazarxhinj”, plas sherri në studio  mes gazetarit dhe Dash Sulës: E shitën opozitën dhe ia lanë pushtetin Ramës,ti..

    “O pazarxhinj”, plas sherri në studio mes gazetarit dhe Dash Sulës: E shitën opozitën dhe ia lanë pushtetin Ramës,ti..

    Dashnor Sula dhe gazetari Bledian Koka u përplasën ashpër në një studio televziv, duke diskutuar për bashkëqeverisjen PS-PD që po përflitet kohët e fundit.
    Sula theksoi se bashkëqeverisja ka ndodhur: “Edhe në 26 korrik 2024, jam i vetmi në Parlament nga të Berishës që votova kundër Kodit Zgjedhor. Nuk pashë interesin tim personal, nuk u lëpiva, por nuk votova sepse mendoja se nuk ishte ajo rruga për opozitën. E shitën opozitën dhe ia lanë pushtetin Edi Ramës që në 26 korrik. Kjo është bashkëqeverisja, nuk është vendosja e figurave të opozitës nëpër ministri apo bashki. “Martesa” PS-PD është bërë me bekimin e Sali Berishës dhe Edi Ramës. Është e qartë kjo”.
    Ndërsa, sipas Kokës, “ideja e bashkëqeverisjes sponsorizohet qartazi nga mazhoranca”.
    “Unë mendoj se PD-ja gjithmonë ka vuajtur nga disa njerëz që kanë thënë “në mos qoftë për mua, mos qoftë për askënd”. Pse nuk shkove në Elbasan ti zoti Sula për inceneratorët? Këtu është bërë “kur do bëhet pazari i radhës”? Dhe ato që përmende pak më herët dhe i quan pazar (marrëveshja për amnistinë dhe Kodi Zgjedhor) e ke gabim. Ose ti nuk e njeh politikën, ose të intereson ta thuash sikur është pazar”, tha Koka.
    Sula iu përgjigj se duhet meritokracia në parti: “Edhe Edi Rama ka në Parlament deputetë që nuk i do, por ata i marrin vota. Ndërsa në PD pyesin se çfarë mendon ai për ne? A e kam apo jo nesër me vete?”.
    Gazetari Koka iu kthye duke i thënë se politika “ka nevojë për qëndrestarë dhe jo kur nuk bëhesh deputet të thuash se partia është e keqe”.
    “Kjo e dëmton Partinë Demokratike sepse gjithmonë ka pasur individë që kur nuk janë bërë deputetë kanë thënë që PD-ja është e poshtër”, tha Koka.
    Sula iu përgjigj: “Në 2013 dhe 2015 partia ime ma vodhi mandatin, por nuk e hapa gojën unë.

  • “Një qeveri në mandatin e katërt”/ Sezoni i ri parlamentar, reagon avokati: Sot vota blihet me tendera e koncesione

    “Një qeveri në mandatin e katërt”/ Sezoni i ri parlamentar, reagon avokati: Sot vota blihet me tendera e koncesione

    Në një studio televizive, avokati Ermal Hamataj tha se pakënaqësitë politike duhet të shprehen nëpërmjet votës dhe jo duke u ankuar vazhdimisht në media, duke theksuar se përgjegjësia i takon qytetarëve në momentin e zgjedhjeve.
    “E para njëherë, ne duhet të reshtim me atë refrenin që sa herë dalim në një studio dhe themi se ‘këtu ka njerëz të pakënaqur, këtu ka njerëz që ankohen’. Punë e madhe, njerëz të tillë do të ketë gjithmonë.
    Lind pyetja: si e shprehin pakënaqësinë këta njerëz? Nëse unë jam i pakënaqur me rendin politik, e shpreh pakënaqësinë duke votuar diçka të ndryshme.
    Pse duhet të bëjmë avokatinë e një gjëje që në fakt duket se është e kundërta? Në momentin që ke një qeveri në mandatin e katërt, nuk mund të qajmë hallin e njerëzve studio më studio.
    A kemi thënë se jemi demokraci? A kemi thënë se kemi pasur alternativa për të zgjedhur?
    Nuk është e vërtetë që të gjithë kanë qenë të lirë për të votuar. Deri para disa vitesh vota tjetërsohej në kuptimin e parë të tregtisë: më jep lekë, të jap votë; më jep miell, të jap votë.
    Ka avancuar kjo. Sot, edhe nëse vota trafikohet, trafikohet nëpërmjet influencave. Nuk ka dalë më njeri sot të shkojë nëpër fshatra për të shpërndarë lekë, por kanë dalë, kanë dhënë tendera, kontrata publike e koncesione.
    Këta njerëz që i kanë marrë këto, kanë lënë të kënaqur ata që i ndjekin. Unë jam i mendimit që të mos ua qajmë hallin njerëzve në media. Ata, në fund të 2 ose 4 viteve, t’ua qajnë hallin vetes kur shkojnë të votojnë”, u shpreh Hamataj.

  • Historia e dhimbshme e fotografes së parë shqiptare/ Vdiq pas një greve urie në burg

    Historia e dhimbshme e fotografes së parë shqiptare/ Vdiq pas një greve urie në burg

    Një retrospektivë përkitazi mbi historinë e fotografisë shqiptare na ofron pamjen e një tabloje të pambaruar por, mbi të cilën vijojnë here pas here të hidhen penelata që po e plotësojnë atë me shumë maturi. Si lloji më i ri i artit pamor, i konfirmuar botërisht në fund të shek. XIX (fundi i periudhës Viktoriane), në Shqipëri ai ka përjetuar shpërfilljen, nënvlerësimin e diskriminimin e tij, veçanërisht gjatë periudhës së sistemit komunist.

    Nga Kristaq BALLI

    Dihet që Shqipëria ka qenë një oaz pjellor i fotografisë, pasi lëvrimi i saj ka filluar thuajse paralelisht me fotografinë botërore në dy qendra të emancipuara shoqërore e kulturore si Shkodra e Korça me disa studio e fotografë të mirëfilltë artistë. Nën influencën e shembullin e tyre, ata induktuan edhe në qendra të tjera urbane të tjerë artizanë të fotografisë t’i përvishen këtij profesioni kryesisht për nevoja shoqërore, familjare e komerciale. Kështu, deri në fund të gjysmës së parë të shek. XX thuajse në të gjitha qytetet kryesore, madje edhe në venbanime rurale si Dardha e Korçës, prej ku është lançuar edhe fotografi i parë autokton shqiptar-Papa Jani Zengo,(K.Balli, Q. Vrioni, N. Kotherja), u krijua një rrjet i gjerë shërbimesh fotografike, që zakonisht përfshinin edhe procesin e fotografimit në pllaka xhami, apo në filma celuloidi edhe procesin e retushimit estetik të portreteve në studio, edhe procesin e zhvillimit e larjes së tyre. Pra, këto studio, apo fotografë kryenin njëheresh edhe punën “artistike të vizionit” edhe atë “teknologjike”, të dyja të lidhura ngushtësisht e që siguronin suksesin, apo jo të studios. Ndërkohë, konkurenca profesionale midis tyre ishte e shprehur hapur dhe në favor të atyre që në fund të fundit materializohej me “magjinë” e atij që prodhonte foto më të realizuara estetikisht dhe teknikisht.

    E njohur, e dëgjuar dikur, por e harruar, e paevidentuar dhe e pastudiuar deri sot për arsye nga më absurdet, mbi të gjitha vrastare, është edhe një studio fotografike në Korçë, e cila ka kontribute të veçanta e autentike në historinë e fotografisë shqiptare.

    Në pasurinë e paçmuar të fotografisë shqiptare kanë meritën e tyre edhe shumë fotografë, studiues, udhëtarë, konsuj, albanologë etnologë e antropologë të huaj, të cilët kanë realizuar mijra fotografi ekzotike për vendin dhe popullin tonë, sikundër duhet vlerësuar edhe kontributi i disa fotografëve të vjetër shqiptarë, apo me origjinë shqiptare që kanë punuar si të tillë jashtë Shqipërisë, në ShBA, Greqi, Rumani, Bullgari, Japoni, Kore, Maqedoninë e Veriut, etj.

    Pas Luftës II Botërore, me vendosjen e regjimit totalitar në Shqipëri, ashtu si edhe sferat e tjera të artit e kulturës, edhe fotografia pësoi një metamorfozë dehumanizimi e faktorizimi politik që do t’i shërbente ideologjisë e propagandës komuniste. Fotografia në kontekstin e saj emocional e estetik do të venitej dalëngadalë për t’ia lënë vendin një tjetër lloj arti propogandues të njeriut të politizuar deri në palcë, të njeriut të ri virtual komunist. Fotopllakati i ashpër revolucionar i realizmit socialist, që deformonte antropologjinë fizike e psikologjike, madje edhe të peizazhit natyror në shërbim të megallomanisë patologjike të sistemit totalitar, frustoi e shmangu gradualisht dimensionet e realizmit, të së bukurës, intimes, privatësisë, delikatesës, sensibilitetit human e sidomos atij femëror. Më në fund, procesi përfundimtar i shtetëzimit e kolektivizimit të pronave e profesioneve në ndërmarje artizanale, midis të cilëve edhe atij të fotografëve, shënon edhe goditjen e fundit e pikiatën dramatike të fotografisë që humbi çdo vlerë e interes krijues e artistik. Kjo bëri që fotografët, sidomos ata më të hershmit të humbisnin interesin dhe shpresat për mbijetesë ndaj profesionit dhe bashkë me prishjen e studiove të tyre, ata asgjësuan edhe fototekat me dhjetëra mijëra fotoprova e pllaka, apo filma negativë, duke shkaktuar një dëm të pallogaritshëm për memorjen kombëtare.

    Si rezultat i kësaj goditjeje cerebrale mbijetuan shumë pak fotografë të mirëfilltë, që jo publikisht, fshehur nga makineria dërrmuese e shtetit, vijuan të punojnë me shpirt artisti për të lënë si dëshmi antikonformizmin e tyre në fotografi që inkuadrohen me dinjitet në Historinë e Fotografisë Shqiptare.

    Me fillimin e viteve ’90 të shekullit të kaluar e më tej, tabloja sinoptike e fotografisë, ashtu si gjithë jeta politike, shoqërore, materiale, shpirtërore, kulturore e artistike do të pësonte një kthesë 180 gradë, duke mbartur mbi vete një vektor historie plot zik-zake, zhvillime, dështime, progrese, përpjekje mbijetese dhe, sot, përballjen me një realitet të ri universal pa barriera e kufizime politike e ideologjike, por gjithsesi të ballëpërballshëm artistikisht me arritjet e mëdha botërore.

    Pak a shumë këtë parabolë “profesionale” ka përshkuar edhe “Foto-Studio Venetiku”, një nga më të hershmet e më të njohurat në Korçë, me një aktivitet më se gjysmëshekullor e me disa fotografë protagonistë. Sigurisht, ata që kanë ende kujtime, apo marrëdhënie shpirtërore me këtë studio, sikundër edhe historianët e studiuesit e fotografisë, apo qytetarët që e kanë njohur këtë familje intelektualësh e artistësh të mirënjohur korçarë e kanë një dilemë: si është e mundur që kjo studio aq e njohur dikur, “kamerat obscura” të së cilës mbanin gjurmët e imazhet e mijëra qytetarëve, ngjarjeve historike, personazheve e personaliteteve të shumtë të kohës, peizazheve e kartolinave të shumta që u përgatitën këtu, të jenë hedhur në humbellën e harresës e të përjashtimit nga kujtesa, nga opinion qytetar, intelektual, artistik, sikur ata të mos kishin ekzistuar kurrë? Sigurisht që kjo dilemë edhe pse retorike e ka një përgjigje: vitin 1975. Atë vit fatal për këtë familjeje, të ironisë së fatit tragjik të saj nga goditja vdekjeprurëse që grushti drastik i diktaturës, pas pleniumit të katërt famëkeq të KQ të Partisë së Punës, që kishte në shënjestër kryesisht intelektualët e artistët, i dha kësaj familje intelektualësh e artistësh elitarë që, për arsye fare absurde, e antihumane i konsideroi armiq të popullit, të Partisë, të ideologjisë së saj, të artit të realizmit socialist, zëdhënës të agjitacionit e propagandës kundër Partisë, apo, madje edhe bashkëpunëtorë të fashizmit (!) dhe i dënoi me aq vite të zgjatura burgimi, sa ata të mos dilnin dot prej andej të gjallë.

    Por cila është historia e familjes dhe Foto-Studios Venetiku?

    Rastësisht kishte qëlluar që shtëpia e familjes sonë dhe ajo e Venetikëve të ishin përballë e aq pranë, sa midis pjesëtarëve të tyre, tashmë komshinj të afërt të kishte marrëdhënie të afërta shoqërore, të cilat, veçanërisht në Korçë shpreheshin me një afinitet mjaft të dukshëm, si një zakon e traditë e veçantë morale, miqësore e qytetare për t’iu gjendur pranë njeri-tjetrit në çdo rast, në çdo moment. Gurët e sofateve para portave të çdo shtëpie ishin dëshmitarë mikpritës të fqinjësisë e afërsisë së banorëve të mëhallës, kryesisht të grave e vajzave që, bashkarisht me punët e tyre të dorës, thurrje me shtiza, apo qëndisje në gjergjef me gjilpërë e grep, shkëmbenin edhe “sekretet” e moshës së tyre, apo edhe të reja, pse jo edhe “thashetheme” apo kuriozitete të fshehta “konspirative” nga jeta e bëmat e familjeve rreth e rrotull. Njëra prej këtyre, e cila më është fiksuar në memorje, edhe pse isha ende shumë i vogël (por edhe shumë kurioz) lidhej me familjen Venetiku, pra që ajo kishte patur një djalë, më të madhin midis fëmijëve (me inicialin e emrit Th.) i cili kishte kryer vetëvrasje pasioni, sepse familja e tij nuk kishte pranuar që ai të martohej me vajzën që ai dashuronte…Kjo ndoshta kishte qenë tragjedia e parë e familjes Venetiku, e cila i kishte imponuar asaj mbylljen në vetvete dhe një vello misterioze të amosferës së saj shoqërore.

    I pari i familjes Viskë Venetiku, me origjinë nga Vithkuqi bleu tokë poshtë Çezmës së Arave (sot qendra e qytetit) dhe ndërtoi aty shtëpinë e tij rreth vitit 1870. Prapa shtëpisë, ai ngriti edhe një punishte zdrukthtarie, me gjasa që ai të ushtronte aty profesionin e tij të marangozit. Ka mundësi që në këtë shtëpi të ketë lindur djalii tij Dhimitër Venetiku në vitin 1874, me emrin e të cilin lidhet edhe fillimi i një profesioni tjetër familjar që do të vazhdonte të trashëgohej për një periudhë mjaft të gjatë, pra fotografia, si dhe historia interesante e Foto-Studio Venetikut.

    Nuk kemi të dhëna dokumentare se si u rrit e u edukua Dhimitri, por logjika gjenealogjike na ndihmon për të nxjerrë disa të dhëna biografike mbi jetën familjare e profesionale të tij. Ai duhet të jetë martuar rreth vitit 1900 me Aleksandra Stratin (1884- 1988) edhe ajo me origjinënga Vithkuqi. Fëmijët e tij, pra kanë lindur pas këtij viti.

    Fotografitë e para të Foto-Studios Venetiku i përkasin të paktën vitit 1910. Tek “Enciklopedia e Fotografëve Korçarë” të studiuesit Niko Kotherja, lidhur me aktivitetin fotografik të familjes Venetiku, përmendet se “Historia e kësaj familjeje fillon me një fotograf, të cilit fatkeqësisht nuk i kemi emrin, por vetëm inicalet D. Venetiku…” Më tej: “Një dëshmi fotografike kemi nga shkrimtari Kristaq Cepa, me pseudonimin Kapa, i cili ka një fotografi të vitit 1927 në studion e TH.D.Venetikut që i bije të jetë i biri i D. Venetikut” . Po ky studiues pohon se “ Nga kjo familje ka dalë edhe një nga fotografet e para femra në Shqipëri me emrin Krisanthi Venetiku “(1910-1979 K.B.), por nga të tre emrat e mësipërm ai nuk ka mundur të gjejë ende ndonjë fotografi. Një vulë në anën e prapme të një fotoje me emrin Th.D.Venetiku e disponoj edhe unë (falë koleksionistit e studiuesit Sh.Sala) madje, përbri, me një datë të shkruar me bojë të zezë Kine, 19/9/27.

    Nqs flasim për dëshmi, ka shumë të tilla nga persona e familje të shumta okulare korcare, si po edhe familja jonë, apo edhe vetë unë që disponoj foto të mijat nga Studio Venetiku, por do të veçoja, midis të tjerash edhe një dëshmi më të vjetër, atë të diktatorit Enver Hoxha në librin e tij “Kujtimet e Rinisë” kur ai ishte student në Liceun Francez të Korçës (1927-1930, K.B.): “… më kujtohet se tok me Elmaz Konjarin dhe me një shok tjetër korçar shkuam bëmë një fotografi, te «Venetiku», afër Shëngjergjit. (f. 122)

    Duket si një rebus proliks apo lëmsh i ngatërruar, por një qëmtim me logjikën koherente të fakteve, dokumenteve, fotove, kartolinave, vulave, si dhe të kujtimeve e gjurmimeve të mia të shumta për këtë familje me disa fotografë do të na nxjerrë në rezultate befasuese.

    1. Fotot e hershme të studios Venetiku u takojnë të paktën viteve 1910, disa prej të cilave janë monumentale, me përmbajtje e personazhe të njohur patriotike e kombëtare e me elementë të pasur kulturorë e etnografikë. Që ato mund t’u atribuohen fëmijëve të Dhimitër Venetikut nuk ka mundësi, sepse, ashtu siç e përmendëm më lart fëmijët e tij më të mëdhenj që kishin lindur pas vitit 1900 (sipas dokumenteve zyrtarë), ishin në atë kohë më pak se 10 vjeç e të tjerë nuk kishin ardhur akoma në jetë. Pra fotot e viteve ‘10-20 i takojnë me shumë propabilitet vetë Dhimitrit, edhe duke vlerësuar që vula që përmend z. N.Kotherja, pra “D. Venetiku”, duhet të jetë me shumë gjasa e mjeshtrit Dhimitër Venetiku, sepse, siç ka ka ndodhur shpesh me emrat shqiptarë iniciali “D” është një reduktim, apo thjeshtësim ta konsiderojme simbolik e estetik autorial i shkronjës “Dh”, por që nuk prish semantikisht emrin e tij nga Dimitër në Dhimitër. Kështu kanë bërë edhe shumë shqiptarë, por edhe artistë të tjerë kur e kanë konsideruar të arsyeshme. E, për një burrë mbi të 35-at, të pjekur tashmë, pllot i një familjeje me “shtëpi e katandi” e me ambicje për t’u shkolluar, edukuar e për një status të nderuar shoqëror e kulturor, siç rezultoi në fakt kjo familje në vitet e mëvonshme, nuk mund të jemi të dyzuar tashmë se ai që ka filluar i pari rrugën e fotografisë në familjen Venetiku ka qenë vetë Dhimitri dhe se aktiviteti i tij në fotografi ka vijuar të paktën derin nga vitet 1925, kur fëmijët e tij kanë arritur një moshë për t’u përfshirë në këtë fushë. Një tjetër e dhënë që Dhimitër Venetiku ka qenë fotografi i pare i kësaj studioje ka qenë një bisedë e imja me të bijën kur nga vitet ’70 duke e pyetur se nga e ka mësuar procesin e fotografimit, ajo më ka thënë se e ka mësuar nga babai dhe se ajo ka pasur raste që ka retushuar negativët e tij e të vëllait Jovan. Dhimitri ka vdekur rreth vitit 1945.

    Studio Venetiku nuk ishte e vendosur në një dyqan jashtë shtëpisë, siç bënin zakonisht zanatçinjtë e tregtarët e vegjël të asaj kohe, por ishte akomoduar e përshtatur brenda saj, në një dhomë të madhe në katin e dytë. Mjediset e retushit dhe laboratori i zhvillimit e larjes ishin më prapa, ndoshta në një ndarje të punishtes së zdrukthtarisë. Fotot që i përkasin kësaj kohe pasqyrojnë gjerësisht situatën e re të jetës politike, ekonomike, sociale, arsimore, kulturore e artistike të Korçës në një periudhë kur qyteti bënte një jetë të gjallë e shumë progresive në çdo këndvështrim, e kjo s’kishte si të mos pasqyrohej edhe në atmosferën e përmbajtjes dhe paraqitjes së fotografive të kësaj studioje. Një vend të rëndësishëm në to zenë edhe personazhe protagonistë dhe ngjarje të rëndësishme historike në Korçë që lidhen me zhvillimet e shoqërisë shqiptare.

    2. Duhet të përqëndrohemi tek një foto e prerë në mënyrë katërkëndshe në një nga cepat e saj, ku nuk identifikohet dot personazhi, apo pamja fotografike e realizuar. Por, në anën e prapme gjendet vula e fotografit që përfaqëson një nga anëtarët e tjerë të familjes Ventiku: Th.D.Venetiku. Ajo është një vulë e njomë me ngjyrë blu, me shkrim kaligrafik dhe një nënvizim në formë shigjete. Po ashtu i referohemi studiuesit Kotherja mbi ekzistencën në familjen Cepa të një fotoje me po të njëjtin autor. Akrostika kompozicionale (Inicialii emrit të fëmijës, iniciali i emrit të babait e në fund mbiemri ) dhe fakti që profesioni në shumë familje zejtarësh korçarë trashëgohej brez pas brezi, na çon në përfundimin e sigurt se ky autor përfaqëson një prej fëmijëve të Dhimitrit. Por, cilin? Kjo familje, për arsye që do t’i shpjegojmë më poshtë është shuar plotësisht, ndërkohë që nga të dhënat e dokumenteve familjare nuk ekziston ndonjë fëmijë që t’i fillojë emri me shkronjën “Th”, madje as i bashkëshortes, mbi të cilin të aludojmë. Atëherë mendja na shkon sakaq tek tragjedia suicide e njërit prej djemve të familjes të përfolur në opinion e që ka ndodhur, sipas gjasave, nga vitet 1927-30. Sipas një arsyetimi të përafërt e adekuat, ky inicial është pjesë e emrit të djalit të madh të Dhimitrit, lindur rreth vitit 1900, i cili ka ushtruar profesionin e fotografit në një moshë të bindshme e deri në aktin e tij traumatik. Përsa i takon mungesës së emrit të tij në dokumentet zyrtare(të viteve 1945) mund të ketë ndodhur që, për hir të rrethanave familjare, të opinionit, frustimit, “diskriminimit”, mentalitetit paragjykues provincial të atëhershëm e bulizmit që ajo mund të linte njollë të errët për të ardhmen e fëmijëve të tjerë dhe tek gjithë familja, në ndonjë census të viteve ’30, pra pas vdekjes së Th., ai nuk është regjistruar nga familja zyrtarisht, është bërë inekzistent dhe nuk është pëmendur e kujtuar më, aq sa edhe ne banorët komshinj të viteve të mëvonshëm nuk arritëm ta mësojmë asgjë për të, veçse jehonën e misterit të tij. Edhe diçka, gruan e Dhimitrit, teto Aleksandrën, apo “e Dhimitrit”, siç e thërrisnim të gjithë, e mbajmë mend të veshur vetëm me rroba të zeza zije e fataliteti gjatë gjithë jetës së saj dhe që, thuajse nuk kapërxente pragun e shtëpisë. Aq sa kur kishte për të dërguar ndonjë send apo ushqim tek një e afërme e saj e moshuar aty pranë Mitropolisë, nuk shkonte vetë por na dërgonte ne të vegjëlve t’ia mbaronim porosinë dhe kur ktheheshim e i thoshim se e kishim kryer “misionin”, na falenderonte duke na dhënë edhe ndonjë biskotë.

    Sidoqoftë, Th. D.Venetiku mbetet fotografi i dytë në rradhë i familjes dhe Foto-Studios Venetku, i cili na ka lënë dëshmi fotografike, si dhe identitetin e emrit të tij profesional. Me siguri, nëse ai e ka përdorur për një kohë të gjatë shemrën e identifikimit të tij, mund të gjenden edhe foto të tjera . Nëse, jo, mund të ndodhë që fotot e tij mund të përzihen me fotot e autorëve të tjerë të familjes por, gjithsesi, ai mbetet një fotograf autentik i kësaj studioje.

    3. Në vitin 1907 lindi djali Jovan. Ai duhet të ketë pasur një jetë fëmijërore e rinore të plotësuar me shkollim, edukim, shoqëri e aktivitet të bollshëm qytetar. Ai zotëronte gjithashtu botëkuptim properëndimor dhe politikisht ishte një tip diskret e kontraversal ndaj lëvizjes komuniste e nacionalizmit. Nuk dihet se çfarë arsimi e edukimi kishte marrë brenda apo jashtë vendit, por dihet që në shtëpinë e tyre kishte shumë libra në gjuhë të huaj që do të përbënin nuklin e një biblioteke të pasur vite më vonë. Nuk dihet, gjithashtu se çfarë angazhimesh profesionale ka patur, por dimë nëpërmjet dokumenteve e fotografive të shumta që ai ka marrë drejtimin e studios fotografike dhe se gjatë kohës që ai ka menaxhuar këtë studio, sasia dhe niveli profesional e artistik i fotografive ka qenë i admirueshëm. Sigurisht, proceset e fotografimit ai i mësoi fillimisht nga babai i tij, pa përjashtuar mundësinë e ndonjë specializimi jashtë Shqipërisë. Fatmirësisht një pjesë e madhe e fotove të tij kanë vulat autoriale. Dhe janë dy lloj vulash. Njëra, ajo më e hershmja është e përafërt me vulat tradicionale familjare të mësipërme, e njomë, me bojë blu e ku lexohet J. Venetiku. Ndërsa tjetra, më vonshmja është rrumbullake, e njomë, me bojë të kuqe të theksuar, vendoset në një cep prapa fotos, ku lexohet shumë qartë” JOVAN DH. VENETIKU- FOTOGRAF-KORCЁ.

    Këtë vulë mendoj se ai e ka përdorur deri në vitin 1943, vit që shënon edhe përfundimin e profesionit të fotografit në Shqipëri. Në fund të këtij viti, apo në fillim të vitit 1944 Jovani, në moshën 36 -vjeçare, që nuk kishte krijuar ende familjen e vet, emigroi si refugjat në Itali pas kapitullimit të saj dhe hyrjes së forcave gjermane. Arsyet e emigrimit të tij nuk i ka shprehur vetë, por disa e lidhin me një argumentim politik enigmatik. Unë mendoj se profili i tij i formuar antikonformist e sfidues intelektual parashikoi një të ardhme të zymtë e dogmatike të sistemit dhe shoqërisë shqiptare, ndaj ai gjeti rastin të emigrojë për një jetë me hapësira më të lira bindjesh e shprehish demokratike. Ajo që ne mësuam shumë vite më vonë, ishte se lidhja e komunikimi e tij me familjen, sidomos pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri u bë thuajse inekzistent dhe ai, nuk përmendej nga familja, sidomos pas çlirimit të saj, më 1944, gjurmët e tij humbën. Madje ai do të bëhej një njollë e dyshimtë që do të influenconte shumë më vonë në tragjedinë asgjesuese të familjes së tij të mbetur në Korçë. Pas shumë dekadash, kur sistemi politik diktatorial në Shqipëri u rrëzua, por kur edhe familja e tij native kishte pësuar kalvarin e zhdukjes, rastësisht bijem sërish në gjurmët e jetës së e tij. Një fotografi e vitit 1959 e hedhur pak kohë më parë në internet, e shoqëruar me një interpretim shumë human zyrtar të Departamentit Kanadez të Emigracionit hedh dritë të saktë mbi jetën e Jovan Ventikut: “Jovan Venetiku, 52 vjeç kaloi 14 vjet në kampet e refugjatëve në Itali pa mundur të emigrojë për arsye të gjendjes së TB (Tuberkulozit). Ai, gruaja e tij dhe vajza, Maria, ishin midis grupit të parë të refugjatëve që mbërriti në Kanada në kuadër të një plani special rivendosjeje me rastin e Vitit Botëror të Refugjatëve. Maria, gjatë 10 viteve të saj, nuk ka njohur kurrë një shtëpi të vërtetë.” Sot Jovani dhe gruaja e tij nuk jetojnë, por vajza Maria, e cila duhet të jetë e datëlindjes 1949 jeton në Kanada. Kështu, ajo mbetet pinjollja më e afërt e familjes Venetiku. Në raport me profesionin dhe prodhimtarinë fotografike prej më se pesëmbëdhjetë vitesh, (1928-1943) Jovan Venetiku mbetet fotografi më prominent i Foto-Studios Venetiku. Fotografitë e periudhës së tij janë në gjini dhe me subjekte të larmishme. Përveç fotove në studio, portreteve vetiake, familjeve, fëmijëve, grupeve të ndryshme muzikore, karnavaleve, të cilat i kompozon me një narrativë plot fantazi e elementë improvizues e estetikë, ai ka lëvruar dendur edhe foto-peizazhin si sheshet, rrugët kryesore, ndërtesa të mëdha e karakteristike institucionale, si dhe foto direkte nga ngjarje të rëndësishme shoqërore e qytetare. Me disa foto peizazhe, madje janë realizuar edhe kartolina, si “Sheshi i Shën Gjergjit”, 1930, Bulevardit Zogu I (nga Libraria Kotzias, Korçë),1929,etj. Ndërkaq, midis fotove në studio, të cilat janë të shumta e të realizuara me elementë plot finesë artistike mund të veçohen “Fëmijët e mëhallës”, “Çupat e mëhallës”, “Portret vajze duke lexuar”,që i takon më shumë një fotoje studimore, “Djemtë e Thoma Orollogajt” (Minister i drejtësisë,K.B.),

    Fotografitë e Jovan Venetikut, të panjohura deri sot, mbeten jo vetëm dëshmi autentike e jetës historike, shoqërore e kulturore të kohës, por edhe një kontribut i vyer artistik në Historinë e Fotografisë Shqiptare.

    4. Pas emigrimit të J.Venetikut, më 1943, aktiviteti i Foto-Studios Venetiku nuk ndërpritet. Një tjetër pjesëtar i familjes, por këtë herë femër, bijë e kësaj familjeje e quajtur Krisanthi (1910 – 1979) mori drejtimin e saj. Krisanthi, si gjithë fëmijët e kësaj familjeje kishte një prirje të shprehur artistike, atë të pikturës. Shtëpiake, krahas punëve të përditshme, ajo merrej me qëndisjen, në të cilën ishte mjeshtre, sidomos në kompozimin e nënkresave me lule të ngrira dhe pikturimin e tyre me një metodë piroteknike, që atë botë ishte tejet në modë në Korçë. Një vajzë e imët, shëndetligë, me syze të trasha optike dhe disi e tërhequr nga jeta shoqërore, por shumë e qetë, e arsimuar, edukuar dhe e sjellshme e elokuente, ajo i ishte kushtuar kujdesit për shtëpinë e madhe, prindërit e vëllezërit dhe nuk do të krijonte kurrë familjen e saj. Nga ana tjetër, studioja fotografike siguronte të ardhura për të jetuar. Situata e vështirë e krijuar pas emigrimit të Jovanit u bë një motiv mbijetese, ndaj ajo vendosi të vazhdojë krahas punëve të tjera të dorës edhe atë të fotografes. Në këtë kohë ajo ishte 33 vjeç dhe duhej të ishte e familjarizuar edhe me studion e fotografive, për hir edhe të dellit të saj artistik. Në këtë mënyrë nuk e pati të vështirë të përshtatet e të vazhdojë normalisht veprimtarinë studios. Shumë vite më vonë, mbaj mend se e kam pyetur ku dhe si e ka mësuar profesinin dhe ajo më është përgjigjur se babai, Dhimitri, e ka ndihmuar për ta përvetësuar atë.

    Krisanthi është, pa dyshim, fotografja e parë shqiptare. Aktiviteti i saj fotografik vijoi deri nga vitet ’70 të shekullit të kaluar, pra rreth 30 vjet. Puna e saj si fotografe ishte e përqëndruar kryesisht në studio, dhe fare pak, ose aspak jashtë saj. Me tematikë, përmbajtje, kompozicione të larmishme, me sfonde që i ndryshonte shpesh, me një ndriçim plot efekte vizuale, me objekte ornamentale si tavolina të vogla antike prej druri të gdhendura e vepra skulpturore artistike që shoqëronin subjektin, ajo krijonte një mjedis “skenografik” të kulturuar e plot imagjinatë. Gjinia e preferuar dhe më e lëvruar nga Krisanthi ishte portreti bust, apo statujë, pasi edhe kërkesat për këtë gjini ishin më të mëdha, sidomos gjatë dhe pas viteve ’50 për shkak të dokumenteve zyrtarë dhe diplomave të shkollave të mesme e të larta. Për ne fëmijët e mëhallës fotot ishin dhuratë e studios. Sidomos kur na nevojitej për tabelën e të dalluarve në shkollë.

    Edhe Krisanthi kishte vulën e saj identifikuese të studios. Ajo ishte një varianti më i vjetër i një prej vulave të përdorura edhe nga babai dhe vëllezërit, ajo e njoma me ngjyrën blu, duke i hequr inicialet e emrave të pararendësve të saj, duke lënë vetëm mbiemrin Venetiku dhe me ngjyrë kafe sepia.

    Rreth viteve 1960, me krijimin e qendrës qytetit, të teatrit dhe disa pallateve të reja (Optika), shtëpinë e Venetikëve e zuri plani urbanistik dhe ajo u prish. Familja u zhvendos nga shteti në një hyrje të vogël pallati në po atë lagje. Njëheresh, ishte edhe koha e shtetëzimit e kolektvizimit të shërbimeve publike. Ndaj, rrënimi i shtëpisë, shënoi edhe fundin e “Studio-Venetikut”. Për të përballuar jetesën, Krisanthi, si shumë fotografë e zantaçinj të tjerë punoi për disa kohë si fotografe në kooperativën artizanale të qytetit. Por aty ajo nuk ndjehej vetvetja. Sipas saj, fotot e realizuara aty ishin sa për të shkuar rradhën, aspak të denja dhe pa asnjë gjurmë identiteti, sepse tjetër njeri shkrepte aparatin, të tjerë që nuk merrej vesh bënin përpunimin laboratorik dhe në përfundim për cilësinë e tyre të dobët nuk përgjigjej askush. Ca më keq, që në këtë profesion edhe artistik, u punësuan edhe njerëz diletantë, të pakualifikuar, të paarsimuar, të patalentuar. Për këtë arsye, e deziluzionuar dhe e zhgënjyer, ajo u largua prej andej, për t’iu kushtuar nënës së moshuar, Aleksandra (Babai, Dhimitri, kishte ndërruar jetë rreh vitit1945) dhe duke u marrë me profesionin saj të vjetër të qëndisjes me pirografi, ndonëse shikimi i saj sa vinte e dobësohej.

    Kur u boshatis dhe u shemb shtëpia dhe studioja e familjes Venetiku, për ne fëmijët e lagjes, por jo vetëm, ka mbetur një ngjarje e pashlyer nga kujtimet. Meqënëse apartamenti, ku do të transferohej familja ishte shumë më i vogël se ndërtesa e shtëpisë, mjaft objekte e aparatura të studios, baçokë, tava, aparatura të vjetra fotografike, shishe me tretësira kimike, projektorë, sfonde, por, në veçanti dhjetëra kuti të mbushura me xhama, lastra e filma negativë të arkivuar për dekada të tëra, u nxorën në oborr dhe u lanë aty në pamundësi risistemimi. Pa ua ditur vlerën e madhe kulturore, ato u bënë objekt shpërdorimesh, thyerjesh, e sidomos lodrash për fëmijët. Oborri u mbush me një shtresë xhamash të zinj të thyer. Ne, fëmijët, me kuriozitet shihnim nëpërmjet tyre silueta njerëzish e peizashesh inverse në ngjyrë dhe habiteshim sepse nuk kuptonim procesin e xhamit apo filmit negativ. Të shumtën, ne i përdornim ato per të vështruar diellin gjatë ditës, apo për të luajtur “me fit”, pra kush do t’i fitonte më shumë xhama njeri-tjetrit, të cilat thyheshin në fund, njëlloj sikundër bënim me ashikët, kapaçkat e birrës, fugat, pullat, etj. Nga këto ditë, unë kam akoma kujtim “damkën” e një prerjeje serioze në dorë, që më kushtoi një muaj mjekim kirurgjikal. Ndërkohë, një kujdes të veçantë familja tregoi për librat e bibliotekës, që ishin në gjuhë të huaj, si dhe shumë libra muzikorë e partitura, shumica të kopjuara të kompozitorëve botërorë. Një dosje të madhe prej tyre, si dhe një kuti me xhama të filmuar e mbajtëm në shtëpinë tonë me kujdes e mirëbesim (pa e ditur fare se çfarë përfaqësonin) dhe e kthyem sërish pasi familja u sistemua në apartamentin e ri.

    Kur u prish shtëpia, kuptuam se u gris edhe pezhishka (velloja) e misterit të kësaj familjeje profesionistësh, artistësh e intelektualësh të veçantë, që jetonte përtej kohës e ngjarjeve të ditës, e shkëputur, e mbyllur, e sfumuar privatisht në një realitet tjetër virtual e vetmitar, prudent e tejet diskret, të pakuptueshme për të tjerët, në thelb e një paradigme surreale, që e konservonte ritualin e jetës së vet në hermetizmin e ekzistencializmin individual.

    Ky duhet të ketë qenë edhe momenti i fillimit të survejimit politik të familjes Venetiku nga organet e Sigurimit të Shtetit. Shoqërizimi i pashmangshëm i jetës në pallatin ku banuan rishtas, krijoi mundësinë e infiltrimit të njerëzve të afërt komshinj (madje edhe brenda familjes) dhe të Degës së Brendshme për të kontrolluar e vlerësuar jetën e tyre private.

    Për të plotësuar sa më mirë kalvarin e dhimbshëm human e profesional të famljes dhe Foto-Studios Venetiku, më duhet të them sintetikisht disa fjalë edhe për dy fëmijët e tjerë më të vegjël të familjes:

    Andoneta Venetiku (Netka)(1912- 2000), e prafundit e fëmijëve të Dhimitrit, duket se nuk ka marrë pjesë aktive në veprimtarinë e studios. Ajo është arsimuar dhe ka bërë një jetë të gjatë rinore, beqarie e alegrie. Rreth viteve ’50 ajo u martua me një shtetas intelektual austriak në Tiranë (të cilit i kishte vdekur gruaja e parë dhe nuk kishte fëmijë), lindi një djalë, i cili për fatin e keq, si po e gjithë familjes Venetiku, ndërroi jetë në moshë minorene nga një pleurit akut. Vitet e mëpasshme të çiftit vazhduan të ankthshme për fatin e pjesës tjetër të familjes Venetiku, derisa ata ndërruan jetë, fillimisht burri e më pas Andoneta rreth vitit 2000.

    Kristo (Kiço) Venetiku (1922-1985). Ёshtë fëmija i fundit i familjes Venetiku. I mësuar në shkollat e kohës në Korçë, ndoshta edhe jashtë vendit, ai ishte një erudit i talentuar në fushat e shkencave të natyrës (matematikë) dhe sidomos në muzikë. Ishte, gjithashtu, poliglot e midis gjuhëve të huaja ai dinte mirë gjuhën gjermane, një fenomen i rrallë në Korçë në atë kohë. Studiues autodidakt, muzikant me talent gjenuin, por edhe i përkushtuar me pasion të jashtzakonshëm ndaj muzikës klasike. Ai luante mrekullisht në trompo dhe korno, por veçanërisht në kitarë, ku ishte një nga mjeshrat më virtuozë të kohës në Shqipëri dhe njihte pothuajse të gjitha veglat muzikore të një orkestre. Nuk e dimë se ku e kishte mësuar solfezhin dhe disiplinat e tjera muzikore, pasi ai ishte një profesionist i vërtetë i partiturës, i orkestrimit, i aranzhimit, i dirigjimit, i shkrimit e kopimit të veprave muzikore me një kaligrafi të bukur, origjinalet e të cilave ishin shumë të rralla. Ai kishte, gjithashtu, një bibliotekë me libra të huaj muzikorë e letrarë. Për disa vite punoi si mësues matematike në disa shkolla të Korçës. Paralelisht ishte një prej instrumentistëve themlues e kryesorë të Korit Lira, të orkestrës simfonike të qytetit, si edhe edhe drejtues dhe dirigjent i bandës muzikore të qytetit. Në marrëdhënie me fotografinë dhe studion familjare ai nuk është përfshirë, por, mendoj se ai e ka njohur dhe ka ushtruar këtë profesion për hir të kuriozitetit dhe hobisë së vet në të gjitha artet. Sidoqoftë, ndonjë shkrim, apo album që i atribuon atij disa foto të caktuara (madje të periudhës së hershme, kur ai nuk kishte lindur), janë keqkuptime e të pavërteta. Pra, ai nuk mund të konsiderohet si fotograf i studios Venetiku, por si një intektual e artist i shquar e shumë aktiv në veprimtaritë muzikore.

    Kiçoja u martua, por nuk pati fëmijë.

    Do të duhej të vinte viti 1975, kur, pas Pleniumit famëkeq të KQ të Partisë së Punës (1973), filloi fushata kundër “shfaqjeve të huaja liberale” në kulturë e arte. Kjo gjueti shtrigash që kishte si qëllim eleminimin e një plejade artistësh të të gjitha fushave krijuese e interpretuese, në favor të një arti dogmatik që t’i shërbente formimit të njeriut të ri, një prototip i robotit frymor, si instrument i diktaturës e ideologjisë komuniste, i kushtoi Shqipërisë, ashtu si edhe qytetit të Korçës viktima të shumta e të pafajshme që i jepnin tonin atmosferës kulturore e artistike të qytetit e më gjerë. Radarët dhe skaneri i sistemit më të madh e më të sofistikuar të gjurmimit, spiunimit dhe dënimit antihuman të lirisë së mendimit e krijimit, nuk kurseu as “grupin armiqësor të partisë e popullit” të përbërë nga piktori Vangjush Tushi (sot-Piktor i Popullit), muzikanti Kiço Venetiku (sot Qytetar Nderi), profesori e gjuhëtari Gaqo Peci (djali i patriotit të shquar, Sotir Peci) dhe fotografja artiste Krisanthi Venetiku. Pas një periudhe hetuesie shumë të gjatë për të pranuar akuzat e stisura e të manipuluara, gjyqi i tyre farsë para një publiku të gjerë nëpërmjet dëshmish e dëshmitarësh të frustuar e të detyruar për të bërë stigmat e porositura në zyrat e prokurorëve të diktaturës) atyre iu privua liria e jetës për aq vjet sa ata nuk mund të dilnin më gjallë nga burgjet komuniste.

    Kështu, Krisanthi Venetiku, e para fotografe shqiptare, një grua e urtë, e kulturuar, e edukuar dhe e emancipuar ndërroi jetë pas një greve urie në burg në vitin 1979.

    Kiço Venetiku, gjithashtu, ndërroi jetë në burgun e Burrelit në vitin 1985.

    Ndërkohë, nëna e tyre e moshuar, e vetmuar, e sëmurë dhe e abandonuar nga njerëzit përreth, kishte vdekur në vitin 1976.

    Ja, pra, ky ishte kalvari, fundi dhe shuarja tragjike e një prej familjeve më të njohura intelektuale në Korçë, si dhe e një studioje fotografike me një shpurë fotografësh profesionistë e artistë të vërtetë të kamerës obscura. Prodhimtaria e tyre më se 50 vjeçare prej mijra e mijra fotosh e negativësh, sidomos ajo eksperimentuese e studimore u zhduk, u sekustrua, u shkatërrua, për të mos lënë gjurmë e dëshmi autentike sidomos në Historinë e Fotografisë Shqiptare e duke i krijuar një boshllëk të konsiderueshëm.

    Sidoqoftë, kërkimet dhe gjurmimet tona të vijueshme, përveç fotove të shumta familjare që ende ekzistojnë në Korçë, janë në drejtimin e duhur e shpresëdhënëse në zbulimin e një kolekisoni (dhe mua me kujtohet si vegim kutia e xhamave që familja jonë ruajti për pak kohë) unikal e përfaqësues të kësaj studioje me autoritet e identitet të spikatur profesional./koha jonë

  • “Qajnë për hotelet e Irfanit e s’flasin për Bankers”, Murrizi: Ja ish-ministri i Berishës që mori 2,7 mln euro

    “Qajnë për hotelet e Irfanit e s’flasin për Bankers”, Murrizi: Ja ish-ministri i Berishës që mori 2,7 mln euro

    Myslim Murrizi këmbëngul për hetimin e aferës korruptive “Bankers”, e cila, sipas tij, është një ndër më të mëdhatë në vend.
    Ai ka nxjerrë edhe emrat e disa politikanëve që kanë përfituar miliona euro, duke përfshirë Eduard Halimin.
    Murrizi thotë se PD është e kapur vetë në këtë aferë, ndaj dhe nuk flet.
    “Prej 21 vitesh nga viti 2004 ky tren ngarkohet 3 her ne dite me nafte nga nentoka shqiptare dhe udheton nga Ballshi per ne Vlore duke grabitur rreth 15 miliard euro pasuri shqiptaresh pa paguar kokerr leku tatim fitimi ne arken e shtetit.
    Prej 21 vitesh qent, haletë, zagaret dhe felliqesirat politike qe ju shqiptarë votoni çdo 4 vjet vjedhin se bashku qindra miliona euro pasuri tuajën dhe ju e bleni naften e benzinen me shtrenjte se te gjith vendet e tjera te rajonit e Europes.
    Vetem 3 mender studio ligjore kane mare si “ peshqesh” per 5-6 vite 13,4 milion euro nga viti 2019 kur PD shiti jo dogji mandatet.
    Alket Hyseni ish deputet i PS dhe ish drejtor i pastrimit te parave ne vitet 2016-2017 ne qeverinë Rama ka mare 6 milion euro nga viti 2018-2025.
    Studio e Eduart Halimit, ish- minister dhe ish- deputet i PD ka mare 2.7 milion euro nga shkurti 2019 deri ne qershor 2025 me 2 punonjes te punesuar dhe 720 mij euro i ka mar 4 ditë pasi PD dogji mandatet, pra date 23 shkurt.
    Studio e avokat Besnik Çerekja me gjithë bashkeshorten  qe perdoret si nga PS dhe nga PD si sekser ligjor per pazare te pista kanë marre 4.4 milion euro nga viti 2020 deri ne qershor 2025.
    Per çudi ne 21 vjet asnje hale-deputet nuk ka folur dhe nuk flet asnje fjale per kete super vjedhje, por 4-5 dite ne gusht i shoh qe qajne me lot e me qurre here per hotelet e her per TV e Z Irfan Hysenbelliu edhe pse vete pronari nuk del ne proteste se ka lene tufen e peshtire te lehesve me pages si qentë per kocka.
    Kanadeze, amerikanë dhe kinez si ÇUF XHUF XING PINGU kane mare rroga nga 1-2-3 milion euro ne vit dhe sipas pergjimeve telefonike XHUF XING PING QINGU kishte edhe kerkesa per zonjat dhe zonjushat qe punonin tek BANKERS PETROL-HAJDUT qe te visheshin sipas gustovo te tij her me fund her me fustane e her me pantallona, por gjithë heret pa brek sepse keshtu i pelqente kinezit XING XING MUT PING XHUNG.
    Ooooo deputetët të PD dhe funksionarë politik të PD.
    A keni kellqe te belbezoni nje fjale per vjedhjen me te madhe te shekullit?????
    Se deputetetë dhe funksionaret e PS edhe po te duan nuk jua mban se ju dhjet ne goje Rama.
    Por edhe juve nese do ta hapni gojen si laraska ne oborr te ish- kombinatit te autotraktoreve apo tek mali i robit ne Golem do ju dhjesin ne goje shqiptaret siç ju kane dhjerë me vote ne kuti prej vitit 2013 por ju ju duket era e te dhjerit si ere parfumi”, shkruan ai.

  • Si u betonizua kryeqyteti nga një tufë arkitektësh të huaj që “bënin ligjin” në Tiranë

    Si u betonizua kryeqyteti nga një tufë arkitektësh të huaj që “bënin ligjin” në Tiranë

    Çdo ditë, në horizontin e Tiranës lindin silueta të reja kullash. Qyteti, dikur i rrethuar nga kodra të gjelbërta, po mbetet pa frymë mes një pylli betoni që zgjerohet pa ndalim. Pas fasadave prej xhami dhe dizenjove moderne fshihen vendime, marrëveshje dhe interesa që rrallëherë publikohen dhe edhe më rrallë analizohen.
    “Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se pjesa tjetër e Evropës,” deklaroi me krenari kryeministri Edi Rama gjatë Festivalit të Arkitekturës, ku mblodhi qindra arkitektë nga e gjithë bota nën moton “Bukë & Zemër”, i zhvilluar në Shqipëri nga 5 deri më 7 qershor 2025.
    Të dhënat e mbledhura nga platforma “shteg.org” tregojnë se Shqipëria ka nivelin më të lartë të kontributit të sektorit të ndërtimit në Europë. Ndërkohë që në Bashkimin Europian ndërtimi përfaqëson mesatarisht 5.6% të vlerës së shtuar bruto, në Shqipëri kjo shifër arrin në 14.4%, sipas Eurostat. Vetëm në vitin 2024, sipas të dhënave nga INSTAT, autoritetet shqiptare dhanë leje për ndërtimin e 494 objekteve, një rritje nga 411 në vitin 2023, duke zgjeruar sipërfaqen ndërtimore në gati 2.5 milionë metra katrorë.
    Gjatë periudhës 2020–2024, janë miratuar mbi 11 milionë metra katrorë ndërtim i ri, nga të cilat 8 milionë janë realizuar vetëm në Tiranë. Vlera e këtyre investimeve, sipas INSTAT, arrin në 485 miliardë lekë, ose rreth 4.8 miliardë euro. Por pas këtij aktiviteti të vrullshëm, fshihet një anë e errët. Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), në Raportin për Strategjinë Ndërkombëtare të Kontrollit të Narkotikëve 2025, paralajmëron se grupe kriminale shqiptare përdorin ekonominë vendase, veçanërisht ndërtimin, për të pastruar para të përfituara nga aktiviteti kriminal.
    Sipas raportit: “Kriminelët pastrojnë të ardhurat përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme, projekteve të ndërtimit, aseteve virtuale dhe zhvillimit të bizneseve.”
    Ekspertët vendas po ashtu ngrenë alarmin se sektori i ndërtimit është kthyer në një oaz për pastrimin e parave. Sipas një raporti të Global Initiative (2022), në Shqipëri dyshohet se janë pastruar rreth 666 milionë euro vetëm në sektorin e ndërtimit.
    Por përtej bumit të ndërtimit dhe pikëpyetjeve të ngritura nga raportet ndërkombëtare dhe ekspertët, të dhënat e “shteg.org” zbulojnë se një numër i vogël studiosh arkitekturore dominojnë të gjithë sektorin. Mbi 200 objekte të ndërtuara në Tiranë janë projektuar nga një rreth i ngushtë studiosh, çka ngre shqetësime mbi konkurrencën dhe diversitetin në arkitekturë.

    Nga “Pylli Vertikal” në “Beton Urban”

    Credits: LSA – Ndërtimet në Tiranë

    Në pranverën e vitit 2016, një grup gazetarësh, të shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, udhëtuan drejt veriut të Italisë për të vizituar “Pyllin Vertikal” në Milano, një projekt i arkitektit të njohur Stefano Boeri. Kjo vizitë nuk ishte rastësore.
    Po atë vit, Boeri u kontraktua nga Bashkia e Tiranës për të hartuar Planin e Përgjithshëm Vendor “Tirana 2030”, që përfshinte vizionin e “Pyllit Orbital”, një qytet i mbuluar nga gjelbërimi, i cili do të frenonte ndërtimin e pakontrolluar dhe do të krijonte një ekuilibër mes njeriut dhe natyrës.
    Megjithatë, ndonëse ky plan përshkruante kufizime të qarta ndërtimore, vetë Boeri ka projektuar godina që i tejkalojnë këto kufij, si Blloku Cube, Blloku West Residence dhe Pylli Vertikal – të gjitha të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit, i drejtuar nga Kryeministri.
    Boeri u bë aq i kërkuar në tregun shqiptar sa hapi edhe një degë të studios së tij në Tiranë. Zyra, pjesë e kompanisë me qendër në Milano, ofron shërbime në projekte publike dhe private në Shqipëri. Vetëm në vitin 2022, kjo zyrë ka raportuar të ardhura prej 5.7 milionë euro.
    Studio Boeri, në bashkëpunim me firma të tjera, ka përfituar mbi 840 mijë euro nga kontrata publike, përfshirë projektimin e lagjes Tirana Riverside, ndërtimin e tre shkollavepublike dhe ndërhyrjen në Parkun Arkeologjik të Durrësit.
    Tirana Riverside, një lagje model përgjatë lumit, përfitoi statusin e një projekti rindërtimi pas tërmetit të vitit 2019, çka i lejoi autoriteteve të shmangnin procedurat standarde të tenderimit dhe t’ia besonin projektin direkt studios së Boerit.
    Në gusht 2023, Studio Boeri fitoi konkursin për projektimin e një kulle pranë Bulevardit të Ri, në bashkëpunim me Son Engineering, ndërsa pak muaj më pas fitoi edhe një tender prej 150 mijë eurosh për projektimin e godinës së Drejtorisë së Transportit Rrugor.
    Për arkitektin italian, Shqipëria është kthyer në një “tokë e artë”, ku ka realizuar pjesën më të madhe të projekteve që prej ardhjes në pushtet të socialistëve. Boeri ishte një nga 32 arkitektët që u ftuan në Tiranë në pranverën e vitit 2014, kur Edi Rama, sapo emëruar Kryeministër, nisi nismën për të ndërtuar një qytet të ri, “Tirana e Gjeneratës Tjetër”.
    Të ftuarit erdhën me ide, me përvojë dhe me etje për të ndërtuar. Sot, projektet e tyre nuk janë më në letër: ato janë kthyer në realitet. Kulla që prekin qiellin, struktura futuriste dhe ndërtime të shumta kanë ndryshuar jo vetëm fizionominë e Tiranës, por edhe frymën e saj.
    Hapësirat publike janë tkurrur, ndërsa godina të reja janë ngritur aty ku dikur qëndronin monumente, ndërtesa historike dhe trashëgimi kulturore. Ndërsa një pjesë e shoqërisë e sheh këtë zhvillim si modernizim, të tjerë e përjetojnë si zhbërje të kujtesës urbane.

    Arkitektët nën hetim

    Credits: Facebook i Erion Veliajt – Stefano Boeri

    “Jam në Tiranë. Kthehem të premten.” Mesazhi i shkurtër u dërgua më 1 mars 2022. Arkitekti italian, Stefano Boeri, njoftonte mikun e tij të vjetër, Paolo Tamburelli, se ndodhej në kryeqytetin shqiptar.
    Tamburelli nuk vonoi të kthehej me një kërkesë specifike. Dëshironte ndihmën e Boerit për të përfshirë studion e tij “BAUKUH” në një projekt prej 3.5 milionë euro për ndërtimin e një kampusi universitar në Tiranë.
    Një ditë më vonë, telefoni i Boerit tingëlloi sërish. Në anën tjetër ishte përsëri Tamburelli. Pasi përfunduan bisedën, arkitekti italian mori detaje të hollësishme për projektin.
    Tamburelli i kërkon Boerit që të takohet me Arbin, ose kryetarin e Bashkisë, dhe t’i theksojë rëndësinë e përfshirjes së BAUKUH si mbikëqyrës për të garantuar cilësinë e projektit.
    Në mesazhet që më vonë do të bëheshin pjesë e dosjes së Prokurorisë së Milanos, projekti mund të shtyhej dhe të realizohej “në mënyrë joformale”.
    Në sfondin e këtyre bisedave, në Itali zhvillohej një hetim i gjerë nga Prokuroria e Milanos.
    Në vitin 2024, Prokuroria e Milanos kërkoi arrest shtëpie për Stefano Boerin dhe kolegun e tij Cino Zucchi, të akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me konkursin e Bibliotekës Evropiane të Informacionit dhe Kulturës (BEIC).
    Dosja e Prokurorisë përfshinte 70 persona nën hetim, mes tyre: Stefano Boeri, Paolo Tamburelli, Manuela Fantini, Cino Zucchi, Andrea Caputo. Shumica prej tyre kishin marrë pjesë në projekte në Shqipëri. Vetëm dy prej tyre, Floridi dhe Lunati, nuk kishin lidhje me vendin tonë.
    Arkitekti italian akuzohet për manipulimin e një prej tenderëve më të rëndësishëm të viteve të fundit: ndërtimi i BEIC, me vlerë mbi 8.6 milionë euro.
    Boeri ishte pjesë e komisionit që do të përzgjidhte projektin fitues. Ai dhe kolegu i tij, Cino Zucchi, kishin deklaruar zyrtarisht se nuk ndodheshin në konflikt interesi. Por hetimet zbuluan të kundërtën. Ata kishin kontakte të drejtpërdrejta me njërin nga grupet konkurruese: ONISTESTUDIO BAUKUH SCE, pikërisht aty ku bënte pjesë edhe Paolo Tamburelli.
    Projekti ishte supozuar të ishte anonim, por mesazhet dhe takimet e dokumentuara treguan se Boeri dhe Zucchi e dinin mirë se cilin projekt duhej të mbështesnin. Përtej lidhjeve profesionale, ata kishin interesa të përbashkëta akademike, financiare dhe personale me arkitektët që paraqisnin atë projekt.
    Më 3 mars, Boeri i shkroi mikut të tij: “Fola me Arbin. Do të të telefonohemi pasdite.”
    Në periudhën kur Tamburelli kërkonte ndihmën e Boerit për kampusin universitar, Arbian Mazniku ishte ende nënkryetar i Bashkisë. Ai prezantonte me entuziazëm planet për ndërtimin e kampusit në zonën e “Qytetit Studenti”.

    Credits: shteg.org – Numrin e projekteve të realizuara nga disa prej arkitektëve italianë në Shqipëri

    Kampusi Universitar i Tiranës ka qenë përherë pjesë e premtimeve elektorale, nga viti 2015 kur u hodh për herë të parë si ide, e deri në shkurt 2025, kur Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, premtoi se do të nisnin shumë shpejt punimet në një ceremoni inaugurimi të dy godinave të konvikteve në qytetin e nxënësve. Ende sot e kësaj dite nuk ka asgjë të qartë në lidhje me këtë projekt, përveç premtimeve nga ana e institucioneve.
    Hetimi dhe përgjimi i Boerit sjell informacione edhe në lidhje me aktivitetin e tij në Shqipëri.
    Stefano Boeri, si kreu i komisionit të vlerësimit të ofertave, shpalli fitues grupin e arkitektes Manuela Fantini.
    Kjo e fundit, me studion SCE Project, ka bashkëpunuar me Stefano Boerin për projektet Blloku Residence, Blloku Cube, Tirana Riverside dhe Vertical Forest. Palët do të kenë bashkëpunim edhe në ndërtimin e Godinës së Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit, ku Boeri, thuhet në dosje, ka paguar 12 mijë euro Fantinit vetëm për bashkëpunimin në këtë projekt.
    Prokuroria e Milanos kërkoi arrestin e shtëpisë për Boerin dhe miqtë e tij arkitektë në janar të këtij viti.
    Gjykata nuk pranoi pretencën e prokurorisë, duke përjashtuar fillimisht arrestin e shtëpisë, por duke vendosur masa më të buta për 68-vjeçarin në shkurt. Arkitekti nuk lejohet që për një vit të marrë pjesë në konkurse publike apo të jetë pjesë e jurive që japin projekte. “Jam shumë i lumtur që nuk u pranua arresti i shtëpisë dhe mund të vazhdoj punën time si arkitekt dhe projektet që kam”, u shpreh italiani për mediat e vendit të tij pas vendimit nga Gjykata e Milanos.
    Pavarësisht akuzave të para, Boeri u shfaq në Tiranë në festivalin e arkitektëve “Bukë dhe Zemër”. Ai mbajti një fjalim të gjatë ku shpjegonte pse e konsideronte Tiranën si një “mrekulli urbane”.

    Credits: LSA – Tirana 2025

    Credits: LSA – Tirana 2025

    Credits: LSA – Tirana 2025

    Credits: LSA – Tirana 2025

    E ndërsa në Tiranë i foli audiencës për “Morfologjinë e një pylli vertikal”, në Milano ai u përfshi në një tjetër hetim të autoriteteve vendase.

    Ai u përfshi nën hetim nga Prokuroria e Milanos për ndikim të drejtpërdrejtë dhe presion ndaj komisioneve të dhënies së miratimeve për projektin e tij “Botanical Tower”, pjesë e dosjes “Pirellino”.
    Ish-pallati komunal u ble nga sipërmarrësi i ndërtimeve, Manfredi Catella, dhe u projektua të ndryshohej sipas idesë së Boerit në “Botanical Tower”.
    Komisioni i Peizazheve në qershor të vitit 2023 kishte refuzuar projektin; sipas tyre ishte shumë i rëndë dhe i papranueshëm.
    Pasi komisioni refuzoi projektin, Boeri dhe sipërmarrësi Catella nisën presione të drejtpërdrejta ndaj zyrtarëve vendorë dhe anëtarëve të komisionit.
    Prokuroria italiane dokumentoi komunikime të shumta, mes të cilave një mesazh që Boeri i dërgoi kryebashkiakut të Milanos, Giuseppe Sala: “Merre si paralajmërim për nesër.”
    Një ditë më vonë, komisioni ndryshoi qëndrim dhe dha miratimin. Prokuroria e Milanos e konsideron këtë si presion të hapur dhe ka pasur një qasje pozitive për ndjekjen penale.
    Boeri ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se është i bindur se kompania e tij ka vepruar brenda rregullave.
    Prokuroria ka kërkuar arrestimin e 6 personave të cilët dyshohen për korrupsion në dhënien e lejeve për ndërtime në Milano. Mes emrave kryesorë të përfshirë, përveç arkitektit, është edhe kryetari i Bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala.

    Nuk është vetëm Boeri …

    Credits: Facebook i Erion Veliajt – Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe Marco Casamonti

    Probleme me drejtësinë italiane ka edhe arkitekti i 10 kullave që kanë kapur qiejt e Tiranës, Marco Casamonti.
    Themelues i studios ndërkombëtare Archea Associati, ai është përfshirë në disa hetime penale në Itali që lidhen me korrupsion dhe manipulim tenderash. Në Firence, Casamonti është arrestuar si pjesë e një hetimi për manipulimin e një tenderi të prokuruar nga Komuna e Terranova Bracciolini (Arezzo), për një projekt rinovimi me vlerë 98 mijë euro.
    Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi se Casamonti dhe ish-këshilltari komunal Gianni Biagi kanë ndërhyrë për të favorizuar përzgjedhjen e profesionistëve të afërt me grupin Ligresti në projektin e urbanizimit të Kalasë së Firences, një pronë në zotërim të kompanisë Fondiaria-Sai.
    Hetimet, të drejtuara nga prokurori Giuseppe Quattrocchi, kanë përfshirë gjithashtu zyrtarë publikë dhe profesionistë të tjerë. Për Casamontin, autoritetet kanë ngritur shqetësime për rrezik të përsëritjes së veprës penale.
    Pavarësisht akuzave në vendin e tij, Marco Casamonti ka qenë një figurë qendrore në zhvillimet urbane në Shqipëri gjatë dekadës së fundit.
    Ai hyri në tregun shqiptar me projektin e kullës Forever Green, e vendosur përballë Kishës Ortodokse në Tiranë, dhe më pas projektoi stadiumin Air Albania.
    Ky i fundit u ndërtua nga kompania Albstar, e cila financoi të gjithë projektin në këmbim të të drejtës për të ndërtuar një kullë shumëkatëshe brenda kompleksit të stadiumit.
    Në atë kohë pati një debat të madh në Shqipëri lidhur me shembjen e objektit të vjetër, që ishte pjesë e ansamblit të Bosio-s, arkitektit italian që ka projektuar një sërë ndërtesash në qendrën e qytetit gjatë pushtimit fashist, të shpallur “monument kulture”.
    Që nga viti 2016, përmes studios Archea Albania, Casamonti ka hartuar një sërë projektesh të mëdha si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. Ai ka përfituar kontrata përmes procedurave me negocim të drejtpërdrejtë, përfshirë përgatitjen e planit të detajuar vendor për zonën e Kombinatit me vlerë 200 mijë euro, si dhe është shpallur fitues i tenderit për masterplanin ajror të aeroportit të Vlorës në bashkëpunim me një firmë shqiptare.
    Casamonti është autori i disa prej ndërtesave më të mëdha në Tiranë. Një kullë 25-katëshe në rrugën Liman Kaba, me leje ndërtimi të dhënë më 1 gusht 2023, me investitor firmën Unico Construction, mban firmën e tij. Po ashtu edhe një hotel 12-katësh në zonën e ish-Bllokut dhe një kullë 30-katëshe në lagjen Don Bosko, projekte të biznesmenit Lefter Sota, janë projektuar nga arkitekti italian.
    Dy kulla të tjera shumëkatëshe në Tiranë, përkatësisht me 56 dhe 44 kate, në Bulevardin e Ri dhe Bulevardin “Gjergj Fishta”, po ashtu janë projektuar nga studio e tij, ndërsa gjashtë godina në zonën e Liqenit Artificial, pranë hotelit Mak Albania, janë në ndërtim e sipër.
    Pjesëmarrja intensive e studios së Casamontit në transformimin urban të Tiranës ka ngjallur debat dhe shqetësim publik, veçanërisht për faktin që projektet e tij kanë ndikuar në ndryshimin e peizazhit historik dhe urbanistik të qytetit.

    Pushteti i arkitektëve së huaj

    Credits: LSA – Tirana me ndërtimet e reja

    Çdo rrugë e re, çdo bulevard dhe çdo shesh në Tiranë sot shoqërohen me firmat e huaja të arkitekturës që dominojnë skenën urbane.
    Qyteti është kthyer në një terren të hapur për studio ndërkombëtare, të cilat në vendet e tyre veprojnë me standarde shumë të rrepta profesionale, por në Shqipëri kanë akses të veçantë dhe shpesh përfshihen në kontrata pa konkurrencë.
    Kjo politikë e përfshirjes së arkitektëve të huaj nisi me Edi Ramën si kryetar bashkie. Plani Urbanistik i Tiranës, dy dekada më parë, u përcaktua përmes një konkursi në vitin 2003, nën koordinimin e tij.
    Fitues u shpall plani i francezëve të Architecture – Studio, ndërkohë që konkuruan edhe gjermanët e Bolles & Wilson dhe firma belge 51N4E.
    Në dy dekadat që pasuan, dy studiot e huaja janë përfshirë në projektet më të rëndësishme ndërtimore në vend.
    Firma belge 51N4E ka luajtur rol kryesor në hartimin dhe mbikëqyrjen e Sheshit Skënderbej, Qendrës për Hapje dhe Dialog në Kryeministri, dhe në zhvillimin e disa zonave të Tiranës, duke punuar me Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Së fundmi, ajo mori “Masterplanin për kompleksin sportiv të stadiumit Niko Dovana” në Durrës, përmes një procedure negociimi pa garë, me një kontratë prej 440 mijë eurosh.
    Gjithashtu, 51N4E ka projektuar më parë Lumin e Lanës, bllokun Noka, kullën TID ku ndodhet hoteli Maritim Plaza, si dhe Godinën Book Building pranë Kullës së Sahatit, monument kulture i kategorisë së parë.
    Edhe pse dega e kompanisë në Tiranë u themelua në vitin 2008 dhe në fillim nuk ishte shumë aktive, të ardhurat e saj nisën të rriten ndjeshëm nga viti 2013, duke arritur në 100 mijë euro. Në vitet e fundit, arkëtimet mesatare kapin mbi 500 mijë euro, ndërsa në vitin 2022, 51N4E regjistroi 910 mijë euro të ardhura dhe 330 mijë euro fitim pas taksave.
    Në total, gjatë 10 viteve të fundit, firma belge ka realizuar 5.3 milionë euro të ardhura dhe 1.8 milionë euro fitim neto.
    Studio gjermane Bolles & Wilson ka ndërhyrë në qytetin e Korçës, duke realizuar projekte si Pazari i Vjetër dhe biblioteka publike. Megjithë vlerësimet pozitive për cilësinë, këto projekte janë rezultuar me kosto të larta dhe pa konkurencë.
    Ajo ka fituar gjithashtu projekte nën ombrellën e Rilindjes Urbane, të cilat ishin në portofolin e zëvendëskryeministrit Niko Peleshi gjatë viteve 2015-2017.
    Bolles & Wilson ka marrë dy kontrata nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, njëra përmes negociimit pa garë dhe tjetra si fituese, edhe pse ofroi çmimin më të lartë. Studio është autore e shtesës 33-katëshe pranë Hotel Tiranës dhe një godine 27-katëshe në rrugën Gramoz Pashko.
    Holandezi MVRDV ka kontribuar në transformimin e Piramidës së Tiranës në bashkëpunim me AADF, ku arkitekti kryesor është Winnie Mass.
    Mass vizitoi Shqipërinë për herë të parë në vitet kur Edi Rama nisi ngjyrosjen e fasadave të pallateve si kryebashkiak. Ai hartoi në vitin 2008 planin për Sheshin Skënderbej, projekt i financuar nga bashkia dhe qeveria e Kuvajtit, por që nuk u zbatua për shkak të kundërshtive politike.
    Në 2014, Mass u rikthye dhe që nga ajo kohë ka qenë autor i shumë projekteve private dhe i planit për restaurimin e Piramidës, projekt i mbështetur nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit. Në vitin 2018, MVRDV mori kontratë për restaurimin e mauzoleut të ndërtuar në nder të diktatorit Enver Hoxha.
    Qëllimi ishte që ndërtesa të ishte e hapur për publikun dhe të shërbente si qendër trajnimi në teknologji dhe inovacion për të rinjtë.
    Projekti u realizua nga kompania vendase Fusha, ndërsa punimet iu nënshtruan rregullave të prokurimit publik, pasi pjesë e financimeve erdhën nga buxheti i shtetit.

    Credits: shteg.org – Grafikë qe tregon sa kulla ka projektuar secila studio arkitekturore

    Studio MVRDV është angazhuar edhe në ndërtimin e Down Town One, një nga godinat më të larta në kryeqytet, për Kastrati Construction. Fillimisht projekti parashikonte një ndërtesë 37-katëshe për rezidenca dhe zyra, por më pas u shtuan kate shtesë për hotel.
    Një tjetër projekt i holandezëve është Kulla e Skënderbeut, pranë Hotel Tiranës, e dizajnuar me elemente që nderojnë heroin kombëtar.
    Kompania ka punuar më parë për qendrën tregtare Toptani dhe projektin fillestar të kullave te Liqeni Artificial, projekti i fundit që nuk u realizua sipas idesë së tyre.
    Në vitin 2010, arkitekti danez Bjarke Ingels, kreu i studios ndërkombëtare BIG, vizitoi Shqipërinë dhe projektoi Muzeun e Tolerancës Fetare, një ide që nuk u realizua për shkak të përplasjeve politike mes bashkisë dhe qeverisë.
    Ai u rikthye në 2017 dhe u kontraktua nga kompania Fusha për të projektuar Teatrin Kombëtar. Projekti u kundërshtua nga artistë, aktivistë, organizata ndërkombëtare dhe partitë opozitare, ndërsa procedura e ndërtimit u konsiderua e paracaktuar.
    Teatri u shemb më 17 maj 2020, në kulmin e pandemisë Covid-19, dhe bashkia hap një tender për projektimin e tij me të njëjtin dizajn, ku fitues ishin A&E Engineering dhe FM Ingegneria, me kontratë 720 mijë euro.
    Shumë prej ndërtesave të mëdha realizohen nga studio të huaja, që krijon probleme në planifikimin urban, pasi nuk përfshijnë mjaftueshëm kulturën dhe terrenin lokal.
    Inxhinieria Luljeta Bozo shpreh se nuk është dakord që shumica e projekteve të mëdha t’u jepen vetëm studiove të huaja, pasi ata nuk njohin historinë dhe kontekstin ashtu si shqiptarët.
    “Nuk jam dakord që shumica e projekteve të mëdha të realizohen dhe të fitohen nga studio të huaja. Ne kemi projektues, arkitekt dhe inxhinierë shumë të mirë. Patjetër, që për kulla shumë të larta dhe projekte gjigande do të ketë bashkëpunime ndërmjet studiove të huaja dhe shqiptare, por jo të jenë vetëm të huaj. Nuk mund ta njohin historinë, relievin dhe kontekstin siç e njohin shqiptarët“, thotë inxhinieria e ndërtimit, Luljeta Bozo, për “shteg.org”.
    Eduart Ndoci, menaxher agjencie pasurish të paluajtshme, thotë se tregu nuk është më optimal, çmimet janë rritur shumë dhe kjo ka krijuar vështirësi për blerësit. Ai nuk përjashton që ndikimi i studiove të huaja arkitekturore mund të jetë një faktor shtesë.
    “Tregu nuk është më i miri i mundshëm, ka pasur shumë problematika. Çmimet janë rritur shumë dhe sigurisht që ka pasur vështirësi dhe për njerëzit që të blejnë hyrje. Nuk di të them me siguri nëse kanë ndikuar dhe studiot arkitekturore të huaja, por mendoj se mund të jetë dhe kjo arsye“, thotë Eduart Ndoci.
    /shteg.org/

  • Flirt live në studio! Pamela Anderson “tundon” Liam Neeson me buzëkuqin e saj

    Flirt live në studio! Pamela Anderson “tundon” Liam Neeson me buzëkuqin e saj

    Një moment i veçantë dhe shumë i përfolur ndodhi gjatë emisionit Watch What Happens Live With Andy Cohen, të dielën më 3 gusht, ku të ftuar ishin ylli i famshëm i filmave aksion, Liam Neeson (73 vjeç), dhe bukuroshja ikonë e viteve ’90, Pamela Anderson (58 vjeç).
    Gjatë një segmenti të emisionit, një shikues pyeti Anderson se cili është sekreti i lëkurës së saj gjithmonë të freskët. Ajo e zbuloi menjëherë përgjigjen: linja e saj e produkteve për kujdesin e lëkurës “Sonsie”, duke promovuar në studio një nga produktet kryesore, buzëkuqin e buzëve Sonsie Skin, i cili kushton 22 dollarë.
    Pasi aplikoi balsamin në buzët e saj, Pamela ia ofroi me shaka edhe Neesonit për ta provuar – dhe aktori nuk hezitoi! Ai u afrua dhe “rrudhi buzët”, në një moment që moderatorët dhe publiku e përshkruan si “i ëmbël dhe flirtues”.
    Mirëpo ajo që ka nxitur më shumë kureshtje është kemi apo s’kemi një romancë të re hollivudiane? Burime pranë produksionit të filmit të tyre të fundit, komedisë aksion “The Naked Gun” që sapo ka dalë në kinema më 1 gusht, kanë treguar për PEOPLE se Neeson dhe Anderson kanë nisur të afrohen gjithnjë e më shumë, madje po “shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit”.