Hygerta Sako, e ftuar në një studio televizive, foli për incidentin ku ajo dhe 3 panelistët, Ardi Behari, Gert Haxhiu dhe Klajdi Kola, qeshën me një lojtar me ngjyrë, me origjinë afrikane, i cili luan në Shqipëri me ekipin e Burrelit.
Sapo u shfaq në ekran, Hygerta dhe panelistët qeshën dhe video e tyre u be virale. Menjëherë, ata u vunë në qendër të kritikave nga komentuesit, të cilët i etiketuan si “racistë”.
Hygerta, në deklaratën e saj në emision, tha se është profesioniste dhe se në fakt, asnjë portal nuk e ka pyetur se ç’ndodhi .
“Unë jam realisht profesioniste, një njeri që dua t’i jap secilit hakun, dua ta respektoj këdo që i sjell diçka të bukur futbollit. Në momentin që unë denigrohem si figurë, profesioniste dhe gazetare për një gjë që nuk më ka rënë një telefon nga të gjitha këto portale kaq të ndjeshme, të më pyesin se çfarë ndodhi në atë studio dhe pse qeshëm. Askush! Thjesht e marrin siç është dhe e keqinterpretojnë siç duan, sepse sot, fatkeqësisht, gara është për klikime dhe nuk ka rëndësi se kë fyen dhe kë denigron, e rëndësishme është që të ndodhin klikimet”.
Arnold Kwaku Siaw, i cili ishte në lidhje direkte në emision, u shpreh se është në rregull me situatën.
Tag: studio
-

Kritikohet për racizëm ndaj lojtarit afrikan, reagon moderatorja
-

Restaurohet portreti i parë i Kadaresë, vepër e piktorit Vilson Kilica dhe besohet se është realizuar në 1958
Portreti i parë kushtuar shkrimtarit Ismail Kadare është restauruar. Vepra është pjesë e fondit të Shtëpisë Studio Kadare dhe më parë për të ka nisur edhe një proces studimi. Në lidhje me restaurimin e veprës një aktivitet do të zhvillohet më 4 nëntor në Shtëpinë Studio Kadare. Anisa Ymeri drejtoreshë e Shtëpisë Studio Kadare shprehet se portreti ishte në gjendje shumë të dëmtuar dhe nuk ishte identifikuar autori i saj, pasi nuk ishte e nënshkruar.
“Në muajin janar 2025, nisi një proces studimi për identifikim e autorit të saj dhe sidomos restaurimit, pasi piktura ishte në prag të shkatërrimit të plotë”, shprehet Ymeri drejtoreshë e Shtëpisë Studio Kadare. Në një njoftim për aktivitetin, ajo bën me dije se restaurimi u krye nga Olsi Laska, specialist i restaurimit të veprave të artit në Galerinë Kombëtare të Arteve, ndërsa studiuesja e artit Suzana Varvarica Kuka identifikoi përfundimisht autorin e saj, duke saktësuar se ai është piktori Vilson Kilica dhe se është realizuar në periudhën e studimeve të tyre në Bashkimin Sovjetik dhe besohet se është realizuar në vitin 1958. Ymeri sjell në vëmendje se për fondin e Shtëpisë Studio Kadare, një portret i shkrimtarit Ismail Kadare me autor piktorin Vilson Kilica, është me shumë rëndësi. “Por po aq me rëndësi është edhe për fondin e veprave të artit”, vijon më tej ajo.
Në këtë aktivitet që do të zhvillohet pas disa ditësh në Shtëpinë e Kadaresë do të marrin pjesë restauratori Olsi Laska, Suzana Varvarica Kuka studiuese arti, studentë të pikturës së Universitetit të Arteve e më gjerë. Ismail Kadare lindi në Gjirokastër, më 28 janar të vitit 1936 dhe u nda nga jeta më 1 korrik 2024 në Tiranë. Veprat e Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 40 gjuhë të huaja. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë, është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. -

“Pse nuk dilni në panele me opinionistë?” Deputeti i PD: Çfarë do diskutojmë? Kemi vendosur që…
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, në një lidhje direkte me studion e “Top Story” u shpreh se raporti final i OSBE/ODIHR nxori në pak atë që opozita ka deklaruar, se nuk ka pasur zgjedhje të lira.
“Raporti vuri gishtin mbi plagë dhe çmontoi atë që ne e kemi quajtur farsa e 11 majit. Ne kemi më shumë se katër vite që dalim dhe argumentojmë çështjet tona vetëm me opinisonistë”, tha ai.
I pyetur nga drejtuesja e emisionit Grida Duma se përse është marrë një vendim nga PD për të mos dalë në studio me opinionistë, Kaso tha se nuk dalin nëse nuk do të ketë përballje me përfaqësues të Partisë Socialiste.
Ai tha se nuk kanë pasur asnjë përballje në asnjë studio me përfaqësues të PS, gjë që iu hodh poshtë nga Duma kur i kujtoi që në “Top Story” në panel kanë qenë përfaqësues të PD dhe PS, përballë në debat.
“Ndoshta studio juaj ka qenë nga të paktat që mazhoranca ka pranuar për një përballje”, u shpreh Kaso.
Duma: Me opinionistët pse nuk dilni?
Kaso: Çfarë do diskutojmë me opinionistët?
Duma: Nuk do i flini publikut as nga Parlamenti, as nga TikTok as nga studio?
Kaso: Do përpiqemi t’i flasim nga çdo platformë, por pas katër vitesh kemi vendosur që t’u japim shqiptarëve debatin cilësor. -

“Ju kërcënuat”/ Përplasje në studio,Boçi shpërthen ndaj socialistit: Dy komisionerë të PD u pushuan nga puna në Shkodër
Një debat ka pasur në një studio televizive mes nënkryetarit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe ish-kandidatit të PS për deputet Mirgit Vataj për çështjen e patronazhistëve.
Teksa Vataj tregon disa raste gjatë fushatës që ka mësuar për anëtarë të PD që punojnë në administratë dhe nuk u ka ndodhur asgjë, Boçi solli në vëmendje një denoncim që ai kishte bërë në atë kohë se dy persona u shkarkuan nga kryebashkiaku i Shkodrës pasi ishin komisionerët të PD.
“Në zonën që kam mbuluar unë, kam pas informacion për kryetarë grup seksionesh të Partisë Demokratike që janë në administratë. Asnjë nuk u lëviz nga puna, as u kërcënua. Punojnë në administratë dhe kanë punuar për PD dhe as i kam kërcënuar, intimiduar dhe vijojnë punën”, tha Vataj.
“Beneti shkarkoi nga puna dy persona që pranuan të jenë komisionerë të PD. U shkarkuan pse pranuan të bëhen komisionerë. A e shikon çfarë mesazhi i rëndë. Arsimtarët duhet të dorëzonin numrin e votave të drejtoresha. Ju keni një skalion të fortë. Ju kërcënoni me vendin e punës, kërcënimin e butë. Kemi me mijëra raste që keni kërcënuar, i keni marrë numrin e telefonit për votën e emigrantëve”, ishte kundërpërgjigja e Boçit. -

“Je tapë”, plas sherri në studio, gazetari ‘kapet’ keq me Blushin: Ti pije me Ilir Metën dhe më pas e fute në burg
Analiza për situatën politike në të cilën ndodhet vendi, ka sjellë debat të fortë mbrëmjen e kësaj te enjteje në një studio televizive, mes gazetarit Armir Shkurti dhe deputetit të PL, Tedi Blushi.
Ndërsa diskutohej për zgjedhjet e pjesshme lokale, si dhe kandidatët e opozitës, gazetari Shkurti kërkoi të dijë nga deputeti Blushi nëse opozita ka bërë një analzië ëpr humbjet deri tani dhe çfarë do të bëjë në të ardhmen.
Përgjigjet dhe kudnërpërgjigjet më pas kanë sjellë debat të fortë mes të dyve, ku nuk munguan as akzuat personale.
Pjesë nga biseda:
Shkurti: A bëtë analizë për humbjen?
Blushi: Po, bëmë analizë.
Shkurti: Cili ishte rezultati?
Blushi: Fakti që përveç se kemi përballë një regjim, nxorëm disa problematika me organizimin. Defekte të cilat nuk do të përsëriten më.
Shkurti: A ka bërë një analizë opozita pse humbi?
Blushi: Po, kemi bërë.
Shkurti: Jo, nuk i dini. M’i thuaj pra cilat janë, ta dimë dhe ne.
Blushi: Thashë disa.
ShkurtiL Cilat janë?
Blushi: Patëm problemet tona si u organizuam përballë një mazhorance.
Borakaj: Pse ju kanë ikur njerëzit?
Ramaj: E tha Blushi: Kemi humbur me mafien në Vlorë, si do fitoni?
Blushi: Ne do punojmë me njerëzit.
Rumano: Sa vota ka vjedhur mazhoranca?
Blushi: Unë s’e di sa ka vjedhur. Ju tregova një rast.
Borakaj: Sa Vora janë në të gjithë Shqipërinë?
Blushi: Të shihni si problem opozitën… më vjen keq t’ju them që keni rënë pre e propagandës së Edi Ramës. Opozita ka 100 difekte, por dëmin më të madh shqiptarëve nuk ua shkakton opozita, por Edi Rama. Nuk është opozita shkak pse kanë ikur 1 milion shqiptarë.
Borakaj: Është edhe opozita. Në këtë studio kemi thënë me qindra herë problemet e kësaj qeverie, qytetarët në rrjete sociale kanë pafund pakënaqësi, çështja është pse refuzojnë të votojnë opozitën.
Blushi: Zgjedhjet dhe rezultati nuk janë produkt i vullnetit të qytetarëve. Ju përmendët edhe raste të tjera. Kur vetë institucionet e vëzhgimit deklarojnë se zgjedhjet nuk ishin të lira. Kur në PE thuhet se bandat penguan rotacionin politik. Kush e ka fajin që vidheni sot, opozita? Opozita e ka fajin që vidheni 90 mijë euro në ditë? Faji i PD apo PL që vijojnë shembjet në Kombinat?
Borakaj: A bëtë një analizë tuajën pse nuk frymëzoni më qytetarët?
Blushi: Ju me pyetjen tuaj ofendoni shqiptarët. Një qeveri e cila kapi reformën në drejtësi, e cila po prodhon viktima, është faji i opozitës?
Shkurti: Unë jam ai që kritikoj opozitën. Meqë më the “të vjedhin”, atëherë je ti problemi.
Blushi: Po ti çfarë di të bësh? Të besosh propagandën e Edi Ramës.
Shkurti: Jo jo, ti di të recitosh, ke qenë recituesi i atij tjetrit. Je zëdhënësi i Ilir Metës.
Blushi: Jam krenar. Edhe ti ke qenë zëdhënës i Altin Goxhajt.
Shkurti: Jam shok, jo zëdhënës.
Blushi: Jam krenar që jam zëdhënës i Ilir Metës. TI e ke për turp që je shok i Altin Goxhajt.
Shkurti: Ta ka thënë Iliri gabim, nuk jam anëtar partie.
Blushi: Këshillohu me Altinin.
Shkurti: Ka tallë bythën Altini me ty.
Blushi: Nëse rikthen këtë retorikë banale…
Shkurti: Me ty banal dua të jem. Me 8 mijë votat e Metës je aty ti.
Blushi: Paske pirë ti.
Shkurti: Ti pije në Presidencë me Ilir Metë, e fute në burgn. Sot je ti problemi, se sot gënjeni shqiptarët. Morët Flor Binajn se ke shpall falimentimin.
Blushi: Ky është panel banal.
Shkurti: Ore ti ke qenë gazetar, s’ke bërë kurrë panel. Të mori ai tjetri se je i paaftë.
Blushi: Ti tani je në gotën e rakisë. Ka njëfarë etike. Rri ore të më mbrosh. Nuk mund të ulesh me një derr në debat. Vini njerëz të dehur në studio.
Borakaj: Nuk është i dehur.
Blushi: Vjen në studio erë tapë.
Shkurti: Më 11 maj gënjyen shqiptarët. Thanë: do bëjmë qeveri teknike me Ramën, nuk bëjmë zgjedhje. Hynë në zgjedhje. Nuk thanë asgjë pas fushate, pas zgjedhjeve thanë “Rama na vodhi zgjedhjet”. Çfarë ndryshoi maj, korrik, gusht, shtator? PD humbi dhe një standard. Në 2023 bëri primare. Në primaret e zgjedhjeve parlamentare ra standardi, nuk u pyet elektorati fare. Opozita ka shpallur falimentin. -

Sherr në studio/ Blushi: Je tapë. Shkurti: Ti pije me Ilir Metën, e fute në burg
Analiza për situatën politike në të cilën ndodhet vendi, ka sjellë debat të fortë mbrëmjen e kësaj te enjteje në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, mes gazetarit Armir Shkurti dhe deputetit të PL, Tedi Blushi.
Ndërsa diskutohej për zgjedhjet e pjesshme lokale, si dhe kandidatët e opozitës, gazetari Shkurti kërkoi të dijë nga deputeti Blushi nëse opozita ka bërë një analzië ëpr humbjet deri tani dhe çfarë do të bëjë në të ardhmen.
Përgjigjet dhe kudnërpërgjigjet më pas kanë sjellë debat të fortë mes të dyve, ku nuk munguan as akzuat personale.Pjesë nga biseda:
Shkurti: A bëtë analizë për humbjen?
Blushi: Po, bëmë analizë.
Shkurti: Cili ishte rezultati?
Blushi: Fakti që përveç se kemi përballë një regjim, nxorëm disa problematika me organizimin. Defekte të cilat nuk do të përsëriten më.
Shkurti: A ka bërë një analizë opozita pse humbi?
Blushi: Po, kemi bërë.
Shkurti: Jo, nuk i dini. M’i thuaj pra cilat janë, ta dimë dhe ne.
Blushi: Thashë disa.
ShkurtiL Cilat janë?
Blushi: Patëm problemet tona si u organizuam përballë një mazhorance.
Borakaj: Pse ju kanë ikur njerëzit?
Ramaj: E tha Blushi: Kemi humbur me mafien në Vlorë, si do fitoni?
Blushi: Ne do punojmë me njerëzit.
Rumano: Sa vota ka vjedhur mazhoranca?
Blushi: Unë s’e di sa ka vjedhur. Ju tregova një rast.
Borakaj: Sa Vora janë në të gjithë Shqipërinë?
Blushi: Të shihni si problem opozitën… më vjen keq t’ju them që keni rënë pre e propagandës së Edi Ramës. Opozita ka 100 difekte, por dëmin më të madh shqiptarëve nuk ua shkakton opozita, por Edi Rama. Nuk është opozita shkak pse kanë ikur 1 milion shqiptarë.
Borakaj: Është edhe opozita. Në këtë studio kemi thënë me qindra herë problemet e kësaj qeverie, qytetarët në rrjete sociale kanë pafund pakënaqësi, çështja është pse refuzojnë të votojnë opozitën.
Blushi: Zgjedhjet dhe rezultati nuk janë produkt i vullnetit të qytetarëve. Ju përmendët edhe raste të tjera. Kur vetë institucionet e vëzhgimit deklarojnë se zgjedhjet nuk ishin të lira. Kur në PE thuhet se bandat penguan rotacionin politik. Kush e ka fajin që vidheni sot, opozita? Opozita e ka fajin që vidheni 90 mijë euro në ditë? Faji i PD apo PL që vijojnë shembjet në Kombinat?
Borakaj: A bëtë një analizë tuajën pse nuk frymëzoni më qytetarët?
Blushi: Ju me pyetjen tuaj ofendoni shqiptarët. Një qeveri e cila kapi reformën në drejtësi, e cila po prodhon viktima, është faji i opozitës?
Shkurti: Unë jam ai që kritikoj opozitën. Meqë më the “të vjedhin”, atëherë je ti problemi.
Blushi: Po ti çfarë di të bësh? Të besosh propagandën e Edi Ramës.
Shkurti: Jo jo, ti di të recitosh, ke qenë recituesi i atij tjetrit. Je zëdhënësi i Ilir Metës.
Blushi: Jam krenar. Edhe ti ke qenë zëdhënës i Altin Goxhajt.
Shkurti: Jam shok, jo zëdhënës.
Blushi: Jam krenar që jam zëdhënës i Ilir Metës. TI e ke për turp që je shok i Altin Goxhajt.
Shkurti: Ta ka thënë Iliri gabim, nuk jam anëtar partie.
Blushi: Këshillohu me Altinin.
Shkurti: Ka tallë bythën Altini me ty.
Blushi: Nëse rikthen këtë retorikë banale…
Shkurti: Me ty banal dua të jem. Me 8 mijë votat e Metës je aty ti.
Blushi: Paske pirë ti.
Shkurti: Ti pije në Presidencë me Ilir Metë, e fute në burgn. Sot je ti problemi, se sot gënjeni shqiptarët. Morët Flor Binajn se ke shpall falimentimin.
Blushi: Ky është panel banal.
Shkurti: Ore ti ke qenë gazetar, s’ke bërë kurrë panel. Të mori ai tjetri se je i paaftë.
Blushi: Ti tani je në gotën e rakisë. Ka njëfarë etike. Rri ore të më mbrosh. Nuk mund të ulesh me një derr në debat. Vini njerëz të dehur në studio.
Borakaj: Nuk është i dehur.
Blushi: Vjen në studio erë tapë.
Shkurti: Më 11 maj gënjyen shqiptarët. Thanë: do bëjmë qeveri teknike me Ramën, nuk bëjmë zgjedhje. Hynë në zgjedhje. Nuk thanë asgjë pas fushate, pas zgjedhjeve thanë “Rama na vodhi zgjedhjet”. Çfarë ndryshoi maj, korrik, gusht, shtator? PD humbi dhe një standard. Në 2023 bëri primare. Në primaret e zgjedhjeve parlamentare ra standardi, nuk u pyet elektorati fare. Opozita ka shpallur falimentin. -

Sërish thyerje rregullash? Pas rrëmujës me Loredanën, Keijsi në krahët e një tjetër vajze, kësaj here konkurrente e “Për’puthen”
Zhurmë të madhe bëri në rrjet takimi gjysmë ‘i fshehtë’ i konkurrentit të “Për’puthen”, Keijsi Hysenit, me kupid-in e emisionit, Loredana Brati.
Mes vrulit të ngjarjes, Loredana njoftoi largimin nga emisioni duke e justifikuar me arsye personale, por më shumë u duk si ndëshkim për thyerjen e rregullores së programit. Asaj s’i lanë kohë të shpjegohej. Megjithëse kërkoi fjalën për herë të fundit në studio, prezantuesja Megi Pojani nxitoi të shfaqte klipin ku Loredana i jepte nga një mesazh të shkurtër djemve, si këshillat e fundit para se të largohej.
Keijsin e “kryqëzuan” në studio. Megi dhe opinionistët i kërkuan shpjegime për arsyet e takimit kundër rregullores, ndërsa konkurrenti shpjegohej se kishin ngrënë drekë-darkë vetëm me njëri-tjetrin, për respekt. Këtë respekt e vuri në pikëpyetje e gjithë studio, ndërsa pati edhe një përplasje të fortë mes Keijsit dhe Stelinës, vajzës me të cilën ai po njihet këto tre javë.Pas toneve të larta të zërit dhe ndërhyrjes së opinionistit Laert Vasili, “çifti në tentativë” u pajtua dhe duket se prej tyre kemi zhvillime.
Sot, në InstaStory, Keijsi ka ndarë një foto pikërisht me Stelinën. Pasi i kishte premtuar xhiron me motorr, duket se më në fund e ka mbajtur fjalën. S’e dimë nëse po thyejnë rregullat e emisionit, apo është takimi i radhës i xhiruar mes tyre. Mirëpo, çfarë na tërhoqi vëmendjen është gjesti romantik i Keijsit: kënga që shoqëron story-n është “Jay-Z ft Beyonce – 03 Bonnie & Clyde”, ndërsa ka mbuluar me trëndafil fytyrës e saj megjithëse dallohet qartë që është Stelina.Çift apo ende jo? Mbetet për t’u parë…
-

“Futët në Parlament ata që djegin goma”/ Plas sherri në studio mes gazetarit dhe anëtarit: PD e dhunshme, thyen…
“Unë e bëj fajtore opozitën sepse është e vetmja që tregon akte dhune në Kuvend. Janë të njëjtët individë që ushtrojnë dhunë në Kuvend, herë duke thyer televizorë, herë duke hedhur karrige, këtë herë duke bllokuar me ato libra që mbani ju në xhep”.
Kjo deklaratë e gazetarit Ardit Rada ka ngjallur debate në studio me Grigels Muçollari – Anëtar i Kryesisë, PD, i cili reagoi duke thënë se, “ky na qenka problemi në këtë vend?”.
“Ky është problemi sepse i ke ofruar qytetarëve listën më të dobët të kandidatëve, ke vetëm 3 veta nga lista e hapur. Ke futur vetëm ata që digjnin goma. Ky është problemi. PD duhet ta ngrejë debatin politik dhe të flasë për kodin zgjedhor. A keni agjendë për çfarë do të diskutoni në Parlament, apo do vazhdoni me atë historinë e kullave”, tha gazetari Ardit Rada.
-

Luan Baçi zbulon emrin e kandidatit të PD për Bashkinë e Tiranës, plas e qeshura në studio
Deklarata e deputetit të PD, Luan Baçi kur u pyet se kush mund të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës shkaktoi të qeshura në studion e Quo Vadis.
Të pranishmit nuk mundën të mbanin seriozitetin ndërkohë që Baçi theksonte se PD ka shumë emra për kadndidim, ndërsa nuk po jepte asnjë emër konkret.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: A ka PD emra konkretë?
Baçi: Po, siç ua thashë ka shumë.
Borakaj: Aq shumë ka, sa as tre emra nuk i keni.
Baçi: Kemi shumë (të qeshura në studio, moderatorja linçon publicitet për të qetësuar situatën).
-

Baçi zbulon emrin e kandidatit të PD, plas e qeshura në studio
Deklarata e deputetit të PD, Luan Baçi në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj kur u pyet se kush mund të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës shkaktoi të qeshura,.
Të pranishmit nuk mundën të mbanin seriozitetin ndërkohë që Baçi theksonte se PD ka shumë emra për kadndidim, ndërsa nuk po jepte asnjë emër konrkret, pasi ishte pyetur nga moderatorja Borakaj.
Pjesë nga biseda:Borakaj: A ka PD emra konkretë?
Baçi: Po, siç ua thashë ka shumë.
Borakaj: Aq shumë ka, sa as tre emra nuk i keni.
Baçi: Kemi shumë (të qeshura në studio, moderatorja linçon publicitet për të qetësuar situatën).