Një studim i ri i publikuar në revistën shkencore “Frontiers in Psychiatry” ka zbuluar se përdorimi i smartphone-it apo tabletit para gjumit mund të rrisë rrezikun e pagjumësisë me 59%. Studimi u krye në Norvegji me mbi 45,200 të rinj të moshës 18-28 vjeç dhe tregoi se nuk është vetëm drita blu apo rrjetet sociale që ndikojnë në gjumë, por edhe koha e kaluar para ekranit.
“Ajo që ka ndikim nuk është ajo që bëjmë ne, por koha që kalojmë duke parë ekranin,” shpjegon Gunnhild Johnsen Hjetland, koordinatore e studimit të botuar në “Frontiers in Psychiatry”.
Sipas studiuesve, ata që përdorin telefonin për të paktën një orë pasi shtrihen në shtrat, flenë mesatarisht 24 minuta më pak dhe përballen me më shumë vështirësi për të fjetur. Ekspertja kryesore e studimit, Gunnhild Johnsen Hjetland, shpjegon se ekrani na vonon momentin e fillimit të gjumit dhe e redukton kohën totale të pushimit.
Për të realizuar këtë studim, pjesëmarrësit u pyetën për zakonet e tyre të përdorimit të telefonit në shtrat, aktivitetet që kryenin, orarin e gjumit dhe ndjenjën e lodhjes gjatë ditës. Më pas, studiuesit ndanë pjesëmarrësit në tre grupe: ata që nuk përdornin telefon, ata që qëndronin vetëm në rrjetet sociale dhe ata që kryenin aktivitete të ndryshme në pajisjet e tyre. Rezultatet treguan qartë se koha e kaluar para ekranit ishte faktori kryesor që ndikonte negativisht në cilësinë e gjumit.
Ekspertët këshillojnë shmangien e përdorimit të pajisjeve elektronike të paktën 30-60 minuta para gjumit dhe çaktivizimin e njoftimeve gjatë natës për një pushim më të mirë. Këto masa mund të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit dhe në shmangien e problemeve të lidhura me pagjumësinë.
Tag: studim
-

Përdorimi i celularit para gjumit rrit rrezikun e pagjumësisë
-

80 vite nga masakra e Filatit/ Alket Veliu: Duhet studim shtetëror për Çamërinë
Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” i drejtuar nga zoti Alket Veliu organizoi sot një aktivitet në kujtim të 80-vjetorit të masakrës së Filatit. Në 6 Mars 1945 u krye në pabesi në Filat, Çamëri një nga masakrat më të tmerrshme ndaj popullsisë së shqiptare.
Historiani Pëllumb Xhufi u shpreh se politikanët shqiptarë në 30 vitet e fundit kanë heshtur përballë propagandës greke edhe kur ajo është bërë në mes të Tiranës për spastrimin etnik të Çamërisë.
“Për këtë masakër”- vijoi më tej Hajredin Isufi, historian, personalitet i shquar i Çamërisë- “kanë shkruar shumë dhe asnjëherë nuk kanë thënë të vërtetën. Dhe misionarët anglezë kur vinte puna i mishëronin çamërit por në fund të fundit nuk thanë asnjë gjë”.
“Mbaj mend dhjetëra rrëfime nga babai im dhe patriotë që vinin në familjen tonë. Unë jam “ushqyer” nga këto kujtime për dy masakrat” theksoi historiani Enver Kushi.
Drejtuesi i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini” Alket Veliu kërkoi nga Instituti i Historisë dhe Akademia e Shkencave një studim zyrtar shtetëror të mirëfilltë për Çamërinë që të jetë busull për politikën tonë.“Ajo që ndjej unë dhe besoj shumë të tjerë është fakti që ne duhet të themi të vërtetat tona. Të vërtetat e Çamërisë, të historisë sonë kombëtare. Pak minuta më parë se të fillonim pata një bashkëbisedim me profesor Bernard Zotaj, që dha një ide shumë të mirë lidhur me atë për të cilën çamët akuzohen nga grekët për bashkëpunimin me fashistët.
Ndërkohë që ka qindra partizanë, shqiptarë të Çamërisë të vrarë në luftë kundër okupatorit dhe nëse e kemi pak disi të vështirë të identifikojmë ata të gjithë që janë vrarë në Çamëri por ne e kemi pak më të thjeshtë që të identifikojmë shqiptarët e Çamërisë të vrarë në Shqipëri. Ndaj mirëprita propozimin e profesorit për të punuar për të ngritur një grup pune për të identifikuar këta shqiptarë të Çamërisë që kanë dhënë jetën për çlirimin e vendit.
Ajo që kemi nevojë sot është që të kemi një studim zyrtar shtetëror të mirëfilltë për Çamërinë. Do të ishte në nderin tonë kombëtar që Instituti i Historisë, Akademia e Shkencave të ngrinte një grup pune për të pasur një dokument historik të plotë, studimor për çështjen Çame që të jetë një lloj busulle edhe për zyrtarët dhe të gjitha ata që duhet të merren me çështjen çame; Parlamentin shqiptar, qeverinë, ministrinë e Jashtme që të mos të kemi qëndrime të shkëputura që kurrsesi nuk kanë bazë historinë. Pra duhet të kemi bazë historike shtetërore. Unë e konsideroj të rëndësishme këtë gjë” tha ai.
-

Shenjat që tregojnë se po e teproni me kafenë, kushtojini vëmendje këtyre simptomave
Sipas një studimi të fundit nga Shoqata Evropiane e Kardiologjisë, është e pranueshme të pini dy deri në tre filxhanë kafe në ditë. Gjithashtu është vënë re se të gjitha llojet e kafesë kanë efekte pozitive në shëndetin e njeriut. Megjithatë, nëse jeni një nga personat që tejkalojnë dozat e rekomanduara, atëherë duhet të keni parasysh edhe pasojat e mundshme:
Një ndjenjë ankthi
Një studim tregoi se konsumimi i tepërt i kësaj substance mund të çojë në nivele të larta stresi, ankthi dhe madje edhe depresioni. Hulumtimet sugjerojnë se konsumimi i më shumë se 1000 miligramë kafeinë në javë mund të jetë një tregues i ankthit të lartë. Prandaj është koha për të ndryshuar zakonet tuaja.Ëndrra të këqija
Kafeja gjithashtu mund të shkaktojë probleme me gjumin, veçanërisht nëse e keni zakon ta shijoni këtë pije pasdite. Edhe pse ka shumë përfitime shëndetësore nga pirja e rregullt e kafesë, mbajtja e konsumit tuaj ditor në minimum, veçanërisht në mëngjes, mund të kontribuojë në një gjumë më të mirë të natës.
Rrahje të shpejta të zemrës
Edhe pse një studim zbuloi se pirja e 100 miligramë kafeinë brenda një ore deri në pesë orë nuk shkakton një rritje të rrahjeve të zemrës, konsumimi i sasive të konsiderueshme mund të shkaktojë një ndryshim në ritmin e zemrës.
Lodhja
Kur ndiheni të lodhur është normale të pini kafe. Në një studim, në të cilin pjesëmarrësve iu dhanë sasi të caktuara të pijeve me kafeinë që rrisin energjinë, pirja e tyre rregullisht, veçanërisht ato me sheqer, shkaktoi lodhje mendore. Pra, kur planifikoni të flini, mos e teproni me kafenë sepse ajo do t’ju mbajë zgjuar dhe gjumi i shqetësuar do të shkaktojë edhe më shumë lodhje më vonë gjatë ditës.