Tag: studim

  • Studimi: Gjysma e këshillave për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformata

    Studimi: Gjysma e këshillave për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformata

    Një studim i publikuar nga The Guardian ka zbuluar se mbi 50% e videove më të njohura në TikTok që ofrojnë këshilla për shëndetin mendor përmbajnë dezinformata, shpesh të rrezikshme për shikuesit.

    Përdoruesit e rrjeteve sociale, veçanërisht të rinjtë, po i drejtohen gjithnjë e më tepër TikTok-ut për të kërkuar mbështetje emocionale dhe informacion për çështje të shëndetit mendor. Por shumë nga videot e shpërndara nën hashtagun #mentalhealthtips janë vlerësuar nga ekspertë si të pasakta, të paqarta apo të dëmshme. Një shembull absurd i dhënë ishte këshilla për të ngrënë portokalle në dush si mënyrë për të reduktuar ankthin.
    Nga 100 videot më të shikuara të analizuara, 52 përmbanin forma të dezinformatës – përfshirë keqinterpretime të traumës, neurodivergjencës, depresionit dhe çrregullimeve të tjera serioze mendore. Ekspertët theksuan se shumë nga këto postime bazoheshin në përvoja personale, të cilat “nuk janë të vlefshme për të gjithë dhe mund të çojnë në keqkuptim të thellë”.

    Psikologët dhe psikiatrit që morën pjesë në studim e quajtën situatën “shqetësuese” dhe kërkuan nga autoritetet përkatëse të forcojnë rregulloret për përmbajtjen që lidhet me shëndetin mendor në rrjetet sociale, për të mbrojtur publikun nga ndikimi i rrezikshëm i dezinformatave.
    /vizionplus.tv

  • Paracetamoli gjatë shtatzënisë dhe fëmijët hiperaktivë: A ka një lidhje?

    Paracetamoli gjatë shtatzënisë dhe fëmijët hiperaktivë: A ka një lidhje?

    Një studim i ri i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara ngre dyshime për një lidhje të mundshme midis përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe një rreziku më të lartë për zhvillimin e ADHD (çrregullim i vëmendjes me hiperaktivitet) te fëmijët.

    Marrja e ilaçeve gjatë shtatzënisë dhe gjatë periudhës së gjidhënies shpesh lidhet me shqetësime për efektet e mundshme negative te fetusi apo i porsalinduri. Edhe pse shumica e ilaçeve mund të kalojnë placentën dhe të arrijnë tek fetusi, vetëm pak prej tyre janë të lidhur me ndërlikime serioze.

    Paracetamoli, një nga barnat më të përdorura për dhimbje dhe temperaturë, konsiderohet i sigurt në rast përdorimi të rastësishëm ose për periudha të shkurtra. Megjithatë, përdorimi për më shumë se tri ditë duhet të vlerësohet nga mjeku. Në vitet e fundit, disa studime kanë shqyrtuar një lidhje të mundshme midis përdorimit të tij në shtatzëni dhe rrezikut për ADHD.

    Një studim i vitit 2023 me mbi 2.5 milionë fëmijë nuk tregoi asnjë lidhje, ndërsa një tjetër studim i vitit 2019 me 4.700 fëmijë e lidhi përdorimin e paracetamolit me një rritje prej 20% të rrezikut për ADHD. Tani, një studim i ri i Universitetit të Uashingtonit mbështet rezultatet e vitit 2019. Studiuesit analizuan 307 nëna dhe fëmijët e tyre, duke zbuluar se fëmijët e ekspozuar ndaj paracetamolit në bark ishin 3.15 herë më të rrezikuar për të zhvilluar ADHD deri në moshën 10 vjeç. Rreziku ishte edhe më i lartë për vajzat: 6.16 herë më shumë në krahasim me vajzat që nuk ishin ekspozuar.

    Megjithatë, për shkak të numrit të kufizuar të pjesëmarrësve, kërkohen studime të mëtejshme për të kuptuar më mirë mekanizmat biologjikë dhe nëse udhëzimet aktuale për përdorimin e paracetamolit gjatë shtatzënisë duhet të ndryshojnë.

  • Gjumi i mirë mund të ulë depresionin me 22%

    Gjumi i mirë mund të ulë depresionin me 22%

    Një studim i publikuar së fundmi në revistën Nature Mental Health ka sjellë një zbulim mbresëlënës: të fjeturit 7 deri në 9 orë në natë mund të ulë rrezikun e depresionit me rreth 22%.

    Studiues nga Universiteti i Kembrixhit në Britani dhe Universiteti Fudan në Kinë analizuan të dhënat e gati 290,000 pjesëmarrësve nga UK Biobank dhe arritën në përfundimin se gjumi cilësor është zakoni më i fuqishëm për mirëqenien mendore — madje më i rëndësishëm se faktorët gjenetikë.

    Por efekti pozitiv nuk ndalet vetëm tek gjumi. Kur ai shoqërohet me zakone të tjera të shëndetshme si:

    •aktivitet fizik i rregullt,

    •ushqyerje e balancuar,

    •konsum i moderuar i alkoolit,

    •shmangia e duhanit,

    •ulje e qëndrimit të gjatë ulur,

    •dhe ndërtimi i marrëdhënieve të qëndrueshme shoqërore, atëherë rreziku për depresion ulej deri në 57%, thekson studimi.

    Në një kohë kur çrregullimet emocionale janë gjithnjë e më të shpeshta, kjo është një arsye më shumë për të bërë gjumin prioritet.

  • Skeleti në varrin e familjes së Aleksandrit të Madh nuk është babai i tij

    Një studim i ri sugjeron se një varr i famshëm në Vergina të Greqisë, i cili për një kohë të gjatë është menduar se kishte Filipin II, babanë e Aleksandrit të Madh, në fakt mban eshtrat e një burri më të ri, një gruaje dhe gjashtë foshnjave.

    I publikuar në numrin e korrikut 2025 të Journal of Archaeological Science, studimi shqyrtoi “Varrin I,” i zbuluar në vitin 1977. Megjithëse disa studiues kanë argumentuar për dekada se ky ishte vendi i prehjes së fundit të Filipit II, të dhëna të reja e sfidojnë këtë ide. Datimi me radiokarbon tregon se burri i varrosur ishte nga 25 deri në 35 vjeç dhe kishte vdekur ndërmjet viteve 388 dhe 356 para Krishtit, ndërsa Filipi II u vra në vitin 336 p.K., në moshën rreth 46 vjeç.

    Varri gjithashtu përmban eshtrat e një gruaje të re, nga 18 deri në 25 vjeçe, e cila me shumë gjasë është varrosur njëkohësisht me burrin. Analizat izotopike të stronciumit dhe karbonit sugjerojnë se burri kishte kaluar fëmijërinë larg kryeqytetit maqedonas të Pelës, ndërsa gruaja me gjasë kishte jetuar në Pelë ose afër Pelës. Megjithëse identitetet e tyre mbeten të panjohura, pasuria e varrit tregon se ata ishin nga shtresat e larta. Studiuesit mendojnë se burri mund të ketë qenë një mbret i hershëm maqedonas, si Aleksandri II ose Perdika III.

    Gjashtë foshnjat e gjetura në varr janë varrosur shumë më vonë, ndërmjet viteve 150 para Krishtit dhe 130 pas Krishtit, gjatë epokës romake. Prania e tyre lidhet me një praktikë romake të vendosjes së foshnjave të vdekura në varre të vjetra ose në zgavra nëntokësore. Varrin e kishin grabitur që në lashtësi, dhe është e mundur që hapjet e lëna nga grabitësit janë përdorur më vonë për këto varrime.

    Kërkuesi kryesor, Yannis Maniatis nga Qendra Kombëtare për Kërkime Shkencore “Demokritos”, tha se ndonëse ky studim kundërshton lidhjen e Varrin I me Filipin II, ai nuk përcakton se ku është varrosur Filipi. Shumë ekspertë besojnë se eshtrat e tij të djegura ndodhen në Varrin II aty pranë, i cili nuk është përfshirë në këtë studim, por që është gjetur i paprekur dhe përmbante eshtrat e një burri rreth 44 vjeç.

    Antonis Bartsiokas, një mbështetës i teorisë se Filipi II është varrosur në Varrin I, nuk pranoi të komentojë për momentin, duke thënë se ai dhe ekipi i tij do të përgjigjen në një artikull të ardhshëm shkencor. / Daily Mail – Syri.net

  • Studim: Vrapi ose ecja e shpejtë, faktorë kyç që garantojnë jetëgjatësinë e njeriut!

    Studim: Vrapi ose ecja e shpejtë, faktorë kyç që garantojnë jetëgjatësinë e njeriut!

    Vrapi është një nga aktivitetet më të preferuara dhe më të ushtruara në botë. Ky aktivitet ka një ndikim domethënës në jetëgjatësinë e njeriut.
    Njerëzit që vrapojnë janë 25-40 përqind më pak të rrezikuar nga vdekshmëria e hershme dhe jetojnë të paktën 3 vjet më shumë se njerëzit që nuk vrapojnë.
    Një studim i publikuar në revistën Progress in Cardiovascular Diseases, thekson se vrapi ose ecja e shpejtë “është një faktor kyç që garanton jetëgjatësinë.”

    Lajmi më i mirë që vjen nga ky studim 15 vjeçar, është që përfitimet janë të njëjta, si në rastet e një vrapi të ngadaltë e të lehtë për pak minuta ashtu edhe në rastet e një vrapi të shpejtë dhe kohëgjatë.
    Kjo do të thotë që njerëzit mundet të jenë modestë në këtë aktivitet fizik dhe sërish, të korrin përfitime maksimale.
    Ekspertët shpresojnë që ky studim do t’i motivojë njerëzit të kryejnë aktivitet fizik për shkak të përfitimeve që vijnë prej tij.
    Studimi ka analizuar edhe aspekte të tjera të këtij aktiviteti fizik. Duke mbajtur në konsideratë faktorë të tjerë të stilit të jetesës, shkencëtarët sugjerojnë që vrapi të shton minimalisht 3 vite jetë.
    Por përfitimet janë më të mëdha se kaq, sidomos në e nisni këtë aktivitet më vonë gjatë jetës.
    Autorët e studimit saktësojnë se, çdo orë që shpenzoni duke vrapuar ju jep 7 orë shtesë jetë. Këto të dhëna vlejnë për sasi të vogla kohore të shpenzuara çdo ditë për vrap.
    Gjatë vlerësimit të rolit të vrapit në shëndetin e njeriut, shkencëtarët morrën për bazë të ashtuquajturat “fraksione të popullsisë” dhe faktorët që shkaktojnë vdekje të parakohshme. Në studim u përfshinë 55,000 njerëz.
    Shkencëtarët thanë se nëse duhanpirësit ndalonin së piri duhan menjëherë, atëherë me këtë veprim do të shmangej 11% e vdekjeve të parakohshme.
    Nëse të gjithë njerëzit mbipeshë do të ulnin Indeksin e Masës Trupore, atëherë do të shmangnin 8% të vdekjeve të parakohshme.
    Tensioni i lartë i gjakut ishte një tjetër kontribues në nivelin e vdekjeve të parakohshme, me 15%. Mungesa e vrapit apo aktivitetit fizik, ishte faktori më i lartë i rrezikut me 16 përqind.
    A është vrapi forma më e mirë e ushtrimit fizik? Pikë së pari, vrapi është i volitshëm dhe më energjik në krahasim me format e tjera të stërvitjes. Nuk është habi që vrapuesit aktivë renditen të parët.
    Përfitimi në jetëgjatësi i njerëzve që nuk vrapojnë, por që janë aktivë është 12%, ndërsa ai i njerëzve që vrapojnë, por jo në mënyrë aktive është 30%.
    Ky krahasim nxjerr në pak faktin se vrapi është një tregues më i fortë i shëndetit se çdo formë tjetër e stërvitjes, edhe nëse ky aktivitet zgjat shumë pak.
    Ekspertët nuk deklarojnë që vrapi është dyfish më i mirë se ushtrimet e tjera fizike, por theksojnë se vrapimi është një aktivitet shumë inkurajues për shëndetin.

  • Studimi i ri: Gratë me endometriozë kanë rrezik të lartë për sëmundje autoimune

    Studimi i ri: Gratë me endometriozë kanë rrezik të lartë për sëmundje autoimune

    Një studim i ri nga Universiteti i Oksfordit ka zbuluar se gratë që vuajnë nga endometrioza kanë një rrezik dukshëm më të lartë për të zhvilluar një sërë sëmundjesh autoimune, përfshirë artritin reumatoid, sklerozën e shumëfishtë dhe sëmundjen celiake.

    Duke analizuar të dhëna nga UK Biobank, studiuesit shqyrtuan më shumë se 8,000 raste me endometriozë dhe 64,000 raste me sëmundje klinike, duke zbuluar një lidhje të fortë gjenetike midis kësaj gjendjeje dhe 31 çrregullimeve të sistemit imunitar. Gratë me endometriozë rezultuan të kishin 30-80% më shumë gjasa për të zhvilluar sëmundje autoimune krahasuar me gratë pa këtë diagnozë.

    Sipas profesoreshës Krina Zondervan nga Universiteti i Oksfordit, ky studim përbën një hap të rëndësishëm në të kuptuarit e mekanizmave të përbashkët biologjikë të këtyre gjendjeve, duke hapur mundësi për trajtime të reja dhe të përbashkëta për pacientet. Ajo tha se ky informacion “mund të shfrytëzohet për të kërkuar rrugë të reja trajtimi që funksionojnë në të gjitha këto kushte”.

    Endometrioza, e cila prek rreth 1.5 milion gra vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, shkakton dhimbje të forta menstruale dhe lodhje të rëndë, dhe tani shihet gjithnjë e më shumë si një gjendje e ndërlidhur me çrregullimet autoimune.

    Studimi është financuar kryesisht nga organizata britanike Wellbeing of Women. Drejtoresha ekzekutive e saj, Janet Lindsay, theksoi rëndësinë e këtij zbulimi dhe kërkoi më shumë investime në kërkimin mbi shëndetin e grave: “Për një kohë shumë të gjatë ka pasur mungesë të investimeve në këtë fushë. Ky studim është një hap i rëndësishëm për të përmirësuar rezultatet për pacientet.”

  • Asnjëherë mos e zgjidhni turnin e natës për të punuar, ‘rrezik për zemrën’

    Asnjëherë mos e zgjidhni turnin e natës për të punuar, ‘rrezik për zemrën’

    Punonjësit që punojnë natën, janë në vijën e parë të rrezikut për sulm në zemër dhe goditje në tru, paralajmëron një studim i fundit i paraqitur në Konferencën e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë. Ky studim, i kryer nga Universiteti i Lisbonës, ngre një shqetësim të thellë mbi ndikimin e orareve të punës që përplasen me orën biologjike të njeriut, një problem që mund të kushtojë jetë.

    Rreziku rritet me çdo orë ‘jetlag’ social

    Në qendër të këtij studimi është fenomeni i ashtuquajtur ‘jetlag social’, pra mospërputhja mes orës natyrore biologjike dhe detyrimeve të përditshme sociale, siç janë oraret e punës. Sipas Dr. Sara Gamboa Madeira, drejtuesja e studimit, çdo orë mospërputhje e orarit të punës me orën e brendshme të trupit rrit me 31% rrezikun për sëmundje kardiovaskulare.

    “Sa më shumë që puna shkon kundër ritmit natyror të trupit, aq më i madh është dëmtimi për zemrën dhe trurin,”, thekson Dr. Gamboa Madeira.

    Një kërcënim i heshtur për punonjësit e natës dhe të turneve

    Studimi analizoi 301 punonjës magazinash që punonin vetëm në mëngjes, pasdite apo natë. Rezultatet ishin alarmante, 20% e pjesëmarrësve rezultuan me rrezik të lartë për probleme të zemrës. Mungesa e gjumit ishte gjithashtu një faktor kritik, 40% flinin më pak se 6 orë gjatë ditëve të punës.

    Shumë prej tyre, përveçse përballeshin me orare jo natyrale, kishin edhe faktorë të tjerë rreziku si duhanpirja, kolesteroli i lartë dhe mungesa e aktivitetit fizik, duke e bërë kombinimin edhe më të rrezikshëm për shëndetin.

    Orari i punës duhet të përputhet me orën biologjike

    Sipas studimit, jo të gjithë njerëzit funksionojnë njësoj. Disa janë “njerëz të mëngjesit”, ndërsa të tjerë janë ata të natës. Kur puna vendoset në kundërshtim me këtë kronotip, trupi përjeton një stres konstant, që me kalimin e kohës dëmton sistemin kardiovaskular.

    “Nevojitet që punëdhënësit të marrin parasysh orën biologjike të punonjësve gjatë planifikimit të turneve,”, apelon Dr. Madeira.

    Çfarë nënkupton kjo për punonjësit dhe punëdhënësit?

    Ky studim përbën një thirrje për ndërhyrje urgjente, veçanërisht për sektorët që funksionojnë me turne si shëndetësia, transporti, siguria dhe prodhimi. Monitorimi i shëndetit të zemrës duhet të jetë më rigoroz për këta punëtorë, ndërkohë që duhet të rishikohen politikat e punës për të shmangur pasojat afatgjata. Syri.net-iefimerida

  • Është më mirë të mos konsumoni mëngjesin apo darkën?/ Ja përgjigjia

    Është më mirë të mos konsumoni mëngjesin apo darkën?/ Ja përgjigjia

    Agjërimi me ndërprerje është një metodë gjithnjë e më popullore për përmirësimin e shëndetit dhe humbjen e peshës. Ky stil i ushqyerjes përfshin periudha të caktuara të agjërimit dhe ngrënies, ku njeriu ha çdo disa orë dhe shmang kaloritë gjatë pjesës tjetër të ditës.

    Metoda më e zakonshme është ajo 16/8, që përfshin 16 orë agjërim dhe 8 orë ngrënie. Por pyetja është: a është më mirë të anashkaloni mëngjesin apo darkën?

    Sipas studimeve, anashkalimi i darkës duket të jetë më i shëndetshëm sesa anashkalimi i mëngjesit, veçanërisht nëse mëngjesi është i pasur dhe i balancuar. Kjo është për shkak se studiuesit kanë gjetur se anashkalimi i mëngjesit mund të ketë efekte negative për shëndetin.

    Një studim nga Universiteti i Tenesit ka treguar se ata që anashkalojnë mëngjesin mund të kenë një rrezik më të lartë të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, përfshirë sulmet në zemër.

    Ky studim ka përfshirë mbi 24,000 të rritur amerikanë dhe ka zgjatur 15 vjet, duke nxjerrë në pah ndikimin e rëndësishëm të këtij zakoni në shëndet.

    Përkundrazi, anashkalimi i darkës ka disa përfitime të mundshme për shëndetin. Një studim nga Instituti Gjerman për Kërkimet e të Ushqyerit ka zbuluar se ata që nuk hanë darkë kanë nivele më të ulëta glukoze (18% më të ulëta), duke sugjeruar një përfitim për ata që duan të kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak.

    Nga ana tjetër, ata që anashkalojnë mëngjesin kishin nivele më të larta të glukozës deri në 33% më të larta, çka mund të rrisë rrezikun për sëmundje si diabeti i tipit 2.

    Megjithatë, ekspertët besojnë se në fund të ditës, nuk ka rëndësi shumë nëse një person kalon një vakt më herët apo më vonë gjatë ditës. Disa individë mund të gjejnë më të lehtë të anashkalojnë mëngjesin për shkak të rutinave të përditshme dhe jetës shoqërore, ndërsa të tjerë mund të preferojnë të hanë mëngjes dhe të kalojnë darkën më herët. Ramich sugjeron gjithashtu se është e mundur të shtyhet mëngjesi për më vonë dhe darka mund të hahet më herët.

    Në përgjithësi, agjërimi me ndërprerje konsiderohet një metodë e shëndetshme për humbje peshe dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.

    Një studim i fundit sugjeron se kjo metodë mund të parandalojë zhvillimin e Alzheimerit, duke shtuar përfitimet e saj në aspektin e mbrojtjes neurologjike.

    Për ata që nuk duan të ndjekin metodën 16/8, ka edhe opsione të tjera, si dieta 5:2, ku individët ndjekin një dietë normale për pesë ditë dhe reduktojnë kaloritë për dy ditë, ose ‘Eat-Stop-Eat’, që përfshin agjërimin 24-orësh një ose dy herë në javë.

    Agjërimi me ndërprerje mund të jetë një metodë e dobishme për shumë njerëz, por siç ndodh me çdo dietë, është e rëndësishme të konsultoheni me një specialist të shëndetit për të përcaktuar se cila metodë është më e përshtatshme për nevojat tuaja dhe mënyrën e jetesës. Syri.net-iefimerida.

  • Kafeja ul rrezikun e vdekjes së papritur, ja si shpjegohet

    Kafeja ul rrezikun e vdekjes së papritur, ja si shpjegohet

    Hulumtimet e fundit kanë treguar se konsumimi i moderuar i kafesë mund të ketë përfitime të shumta për shëndetin, përfshirë zvogëlimin e rrezikut për sëmundje të tilla si diabeti i tipit 2, sëmundja e Parkinsonit dhe Alzheimeri. Një studim i publikuar në revistën JAMA Internal Medicine ka treguar se njerëzit që pinë kafe kanë një rrezik më të ulët të vdekjes së parakohshme.

    Megjithatë, lidhja midis kafesë dhe vdekshmërisë mund të jetë më e ndërlikuar, sipas një studimi të ri të botuar në Evropë. Kafeina, përbërësi aktiv kryesor në kafe, është një stimulues që përmirëson përqendrimin, kujtesën dhe disponimin.

    Një studim i Universitetit të Harvardit tregoi se gratë që pinë kafe kanë një rrezik më të ulët për të zhvilluar depresion. Po ashtu, kafeja mund të ndihmojë në përmirësimin e performancës fizike duke rritur nivelet e adrenalinës dhe duke zvogëluar ndjenjën e sforcimit.

    Një tjetër përfitim i kafesë është ndikimi i saj pozitiv në shëndetin e mëlçisë. Një studim i botuar në revistën Hepatology ka treguar se pirja e kafesë mund të zvogëlojë rrezikun për sëmundje kronike të mëlçisë. Disa studime gjithashtu sugjerojnë se kafeja mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të dështimit të zemrës dhe goditjes në tru.

    Sa i përket sasisë, shumica e hulumtimeve sugjerojnë se deri në katër filxhanë kafe në ditë janë të sigurt për shumicën e të rriturve. Megjithatë, ata që kanë ndjeshmëri ndaj kafeinës ose probleme shëndetësore të caktuara duhet të konsultohen me mjekun e tyre.

    Një studim i ri i publikuar në European Heart Journal ka zbuluar gjithashtu se koha e ditës kur pini kafe ka një ndikim të rëndësishëm. Studimi ka identifikuar dy modelet kryesore të konsumit të kafesë: në mëngjes dhe gjatë gjithë ditës. Dëshmimi i 10 viteve të ndjekjes ka treguar se pirja e kafesë vetëm në mëngjes lidhej me një rrezik më të ulët të vdekjes nga çdo shkak dhe veçanërisht nga sëmundjet kardiovaskulare.

    Në veçanti, ata që konsumonin kafe vetëm në mëngjes kishin një rrezik 16% më të ulët të vdekjes së parakohshme dhe një rrezik 31% më të ulët të vdekjes nga sëmundjet e zemrës. Ndërsa ata që konsumonin kafe gjatë gjithë ditës nuk kishin ulje të rrezikut.

    Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se ky studim ishte vëzhgues dhe nuk mund të provohet një lidhje shkakësore mes konsumimit të kafesë në mëngjes dhe uljes së rrezikut të vdekjes së parakohshme. Sidoqoftë, studimi sugjeron se konsumimi i kafesë në mëngjes mund të ketë përfitime të shëndetshme dhe mund të jetë një zakon i mirë për ata që e pëlqejnë kafenë. Syri.net-newsbomb.gr.

     

  • Nëse AI nuk e vret kompaninë tuaj, do ta bëjë atë më të fortë, thotë një studim

    Nëse AI nuk e vret kompaninë tuaj, do ta bëjë atë më të fortë, thotë një studim

    Nëse një kompani mund ti mbijetojë adoptimit të inteligjencës artificiale, kjo e fundit do ta ndihmojë të lulëzojë në të ardhmen thoshte një studim i prezantuar në konferencën e Bankës Qendrore Europiane.

    Autorët e saj, të cilët përdorën të dhëna nga censusi Amerikan, mbulon periudhën 2017-2021 dhe gjeti se adoptuesit e hershëm të AI në sektorin e prodhimit panë produktivitetin e tyre të binte ndërsa njerëzit u zëvendësuan nga robotët.
    Gjetjet e tyre bien në kundërshti me narrativen se AI  e bën punën më produktive dhe forcon rolet e punës në vend që ti automatizojë ato. “Në një periudhë afatshkurtër, do të shohim vështirësi,” tha një prej autorëve të studimit Kristina McElheran.

    Ajo shpjegoi rënien e produktivitetit si një efekt anësor i interferimit të AI me praktikat ekzistuese të prodhuesve siç është mbajtja e inventarëve.
    Me kalimin e kohës këto firma filluan të tejkalonin pritshmëritë e tyre në shitje, produktivitet dhe punësim. McElheran dhe kolegët punuan në një kampion prej 30,000 firmash, ndër të cilat adoptimi i AI u rrit nga 7.5% në 9.1% gjatë periudhës së studimit.

    Duke prezantuar konferencën më herët, presidentja e BQE-së Christine Lagarde kishte thënë se midis 23% dhe 29% e punëtorëve në Evropë ishin shumë të ekspozuar ndaj AI, por kjo nuk duhet të paralajmërojë një “apokalips pune” sepse role të reja ka të ngjarë të krijohen ndërsa të vjetrat shkatërrohen. /PCWorld Albanian