Është mbyllur faza e parë e Superligës në volejboll për meshkuj me ndeshjet e javës së 7-të dhe të fundit. Një javë që ka konfirmuar Partizanin kampion në krye të renditjes, pas fitores 3-0 (25-19, 25-19, 25-19) ndaj Erzenit.
Një ndeshje e komanduar nga kryeqytetasit, ku të trija setet ishin fotokopje të njëra-tjetrës, edhe në rezultat. Të kuqtë shkëputeshin gradualisht, duke e merituar fitoren dhe tri pikët.
Tirana mundi 3-0 Studentin në derbin kryeqytetas (25-19, 25-23, 25-23), në një ndeshje të ekuilibruar shumicën e kohës. Student rivalizoi deri në fund, por pa mundur të marrë asnjë pikë, ndërkohë që fitorja ngjit bardheblutë në vendin e dytë.
Pa shumë mund fiton edhe Skënderbeu, që në fushën e tij mundi 3-0 Elbasanin (25-10, 245-16, 25-19). Miqtë, ende në kërkim të pikëve të para në kampionat, nuk pati asnjë shans të rivalizojë ndaj Skënderbeut, që merr tri pikë të rëndësishmne.
Superliga-Meshkuj, java e 7-të
Tirana – Studenti, 3-0
Skënderbeu – Elbasani, 3-0
Partizani – Erzeni, 3-0
Vllaznia (pushim)
Renditja: Partizani 15 pikë, Tirana 14 pikë, Vllaznia 12 pikë, Skënderbeu 8 pikë, Studenti 8 pikë, Erzeni 6 pikë, Elbasani 0 pikë.
Tag: studentin
-

Partizani e mbyll fazën e parë në krye të renditjes, Tirana mposht Studentin në derbi