Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka rrëfyer në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se si nisi lëvizja e Dhjetorit 1990 që çoi më pas në shembjen e sistemit komunist.
Ai solli një detaj mjaft të rëndësishëm duke thënë se rebelimi nisi fillimisht nga godina e vajzave, një muaj para lëvizjs së studentëve, gjatë një vizite të Adil Çarçanit.
Siç rrëfen Sula, vazjat i kërkuan llogari Çarçanit për kushtet mizerabël në të cilat jetonin në Qytetin Studenti.
“Me Azem Hajdarin kemi qenë bashkë. Ka qenë 2 dhoma më tutje. Ka qenë 2 vjet poshtë meje sepse ka ardhur më vonesë në fakultet dhe kemi qenë te godina 14 në atë kohë.
Më kujtohet një detaj mjaft i rëndësishëm, që lëvizja filloi për hir të së vërtetës filloi nga godina 11-12 e vajzave të inxhinierisë, të cilat edhe në një takim që ka ardhur Adil Çarçani kanë reaguar.
Aty ishin shenjat e forta dhe qarkullonte një fjalë atëherë në “Qytetin Studenti” që një vajzë e inxhinierisë mekanike a elektrike e cila i ishte drejtuar Adil Çarcanit se “sot jemi zonjusha, nesër nuk e di a do bëhemi nëna, do lindim a nuk do lindim” për shkak të kushteve mizerabël”, theksoi Sula.
Ish-deputeti i PD-së shtoi gjithashtu se “shenjat më të forta kanë qenë me ardhjen e këngëtarit të madh italian, Albano Carrisi dhe Romina Power te stadiumi. Të nesërmen janë bërë të gjitha analizat, të gjithë studentët kishin qëndrime liberale dhe filluan të flasin”.
Tag: studentëve
-

8 Dhjetori/ Ish-deputeti Sula: Si nisi lëvizja e studentëve nga godina e vajzave
-

‘Bërtiste: poshtë dinastia, poshtë Nexhmija, liri-demokraci’, Berisha kujton takimin me Azem Hajdarin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në një studio televizive ka folur për 8 dhjetorin e 1990.
Berisha mohoi që të ishte dërguar në protestën e studentëve nga Ramiz Alia.
Kryedemokrati tha se ka shkuar te stufdentët mëngjesin e 9 dhjetorit. Më tej, Berisha kujtoi dhe Azem Hajdarin për të cilin tha se atë kohë nuk e njihte, por e pa në protestën e studentëve, teksa Hajdari thërriste: poshtë dinastia, poshtë Nexhmija.
“Ramiz Alia, Sali Berishën tek studentët? Absolutisht jo.
Dhe kjo është e faktuar, shumë e faktuar. Tek studentët kam shkuar mëngjesin e datës 9. Jam, kam qenë në Itali në një konferencë për biogjenetikën në Toskana.
Jam kthyer si i dërguar i OMS-it. Jam kthyer në darkë dhe në darkë kam marrë vesh ca thashetheme që studentët kanë qenë, ka një zhurmë tek qyteti i studentëve.
Azem Hajdari, që unë s’e njihja, me një xhakavento, hypte mbi supet e studentëve dhe bërtiste: poshtë dinastia, poshtë Nexhmija, liri-demokraci. Këto ishin parullat që hidhnin në, në, në studentët”, tha Berisha. -

VIDEO/ Berisha tregon si i’u bashkua studentëve: Tek ata kam shkuar mëngjesin e datës 9 dhjetor
35 vite pas Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, një prej figurave qendrore të asaj periudhe, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka sqaruar një nga debatet e përsëritura nga mediat e majta: nëse ai ka shkuar tek studentët si i dërguar i Ramiz Alisë apo si qytetar dhe intelektual i angazhuar.
I ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Berisha rrëfeu në detaje momentet e para të përfshirjes së tij në protestën studentore të 9 dhjetorit 1990, duke mohuar kategorikisht çdo lidhje me strukturat e regjimit dhe duke ofruar një narrativë të gjerë të lëvizjeve, kontakteve dhe vendimmarrjes së asaj dite.
Pjesë nga intervista e kreut të PD, Sali Berisha:
Çim Peka: Pyetja e 35 viteve. Sot jemi me 8 dhjetor, 35 vite pas lëvizjes studentore. A e dërgoi Ramiz Alia Sali Berishën tek studentët?
Sali Berisha: Ramiz Alia, Sali Berishën tek studentët? Absolutisht jo.
Dhe kjo është e faktuar, shumë e faktuar. Tek studentët kam shkuar mëngjesin e datës 9. Jam, kam qenë në Itali në një konferencë për biogjenetikën në Toskana.
Jam kthyer si i dërguar i OMS-it. Jam kthyer në darkë dhe në darkë kam marrë vesh ca thashetheme që studentët kanë qenë, ka një zhurmë tek qyteti i studentëve. Në mëngjes kam dalë, jam lidh me Kujtim Çashkun dhe Besnik Mustafën për të shkuar për të ngushëlluar Mehmet Elezin për nënën.
Dhe jemi ndalë në Hotel Tirana për të pirë një kafe. Në Hotel Tirana, duke hyrë, më thotë Qemal Sakajeva thotë, studentët kanë qenë në demonstratë mbrëmë. I them, çfarë kërkonin? Tha, mirë nuk e di. A kërkonin pluralizëm? Nuk e di, tha, po kanë, kanë demonstruar tha dhe i kanë rrahur në darkë e këto po.
I thashë, Qemal, ne duhet të marrim vesh a po kërkojnë pluralizmin apo jo. Qemali ishte me biçikletë, u nis drejt e tek studentët. Unë me Çashkun dhe me Besnik Mustafën jemi ulur për kafe në Hotel Tirana. Aty një person, që Besniku e njihte, unë s’e njihja, tregon të gjitha këto. Tregon që studentët janë në protestë. Kur ky na thotë që janë protestë, unë u them këtyre, tani do të çohemi, ne të shkojmë tek ata. Të shkojmë tek studentët.
Nuk kanë hezituar, por jemi nisur. Kur kemi dalë nga Hotel Tirana dhe po ktheheshim, vjen Qemali dhe Qemali më thotë mua, janë para liceu artistik, tek rezidenca e ambasadës italiane sot. Në atë kohë duket ishte muze akoma, më duket,
Të rrethuar nga të gjitha anët. Rrugicat të rrethuara. Dhe i them, mirë, vazhdojmë në rrugën. Rrugës, nja dy pedagogë miq të mi më thonë, ku po shkon? Te studentët, u them unë. Më thonë, a je, a je përgatitur mirë? Po i them unë. Jam përgatitur mirë. Do shkoja, si të ishte puna, menjëherë po. Me vështirësira u futëm, po u futëm. Nëpër rrugica, them se janë disa rrugica që presin, që dalin nga, që dalin në rrugën e Elbasanit.
U futëm dhe u gjetëm tek shtëpia e një profesori tim dhe një profesoreshe time, Karajanit. Pak metra në anën tjetër të rrugës. Edhe po rrinim ne aty. Po rrinim. Kishte gjithsej nja, thuaja, 15-20 qytetarë, jo më shumë. Jo më shumë. Në anën tjetër, domethënë në drejtim tek, në anën tjetër të rrugës, në drejtim të liceut, ishte Robert Koli, sekretar i Komitetit të Partisë për Tiranën, ishte Lisen Bashkurti, dhe ishin disa funksionarë. Po ishte Rrapi Mino drejtori hetuesisë së Tiranës, që ishte mjaft i egër, dhe ishin disa funksionarë të lartë të ministrisë.
Tani, duke ndenjur aty, nuk kanë shkuar, po. Ndërkohë, Azem Hajdari, që unë s’e njihja, me një xhakavento ngrihej, hypte mbi super e studentëve dhe bërtiste: poshtë dinastia, poshtë Nexhmija, liri-demokraci. Këto ishin parullat që hidhnin në, në, në studentët,
Marrin urdhër forcat rrethuese, edhe u futen me lopata, e me shkopi ndaj studentëve, me të gjitha mjetet në mënyrën më barbare. Shkoj me e kap njërin, me ja nxjerrë njërin për dore se ishte skenë e tmerrshme. Më vjen një nga këta me lopatë. I hidhet një grua nga, nga mbrapa, ia kap lopatën dhe i thotë, mor qyrravec, kë do godasësh ti?
I shpërndanë për pesë minuta. Disa që i rrahën, që i dëmtuan, i hodhën mbi kamiona, mbi IFA. I hodhën mbi IFA. Sikur të ishin berre dhe jo njerëz. Tani mbeti aty sheshi bosh. Kishte disa plisa të vegjël, s’kishte as gurë asgjë, se ata s’po bënin, nuk po, absolutisht nuk po qëllonin ndaj tyre. U them tani unë atyre, që unë do t’ju denoncoj ju në mbarë botën me këtë që bëtë. Unë s’kisha ku ta denoncoja askënd. E kupton? Po, po, do t’ju denoncoj sepse nuk po bënin asgjë. Jo, më thanë mua, po gjuanin me gurë. Asnjë gurë, thashë. Ku janë gurët? S’kishte gurë fare aty. Edhe bëra këtë debat aty me ta.
-

Lëvizja e Studentëve të Dhjetorit/ Berisha: Gjunjëzuan regjimin më të egër
Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij të mbajtur në Foltoren e organizuar përpara Kryeministrisë, foli për rëndësinë e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë duke kujtuar lëvizjen e Studentëve të dhjetorit.
“Ju qytetarë të pranishëm në këtë shesh, sheshin e lirisë. Këto dy vite është folur shumë për gjeneratën Z. Gjeneratë që janë të rinjtë që në fakt përmbysën diktatura mizore, në Nepal, Bangladesh dhe në vende të tjera. Kjo gjeneratë është bërë zëdhënësja më e guximshme, më e shkëlqyer e idealeve të kohës, aspiratave të kohës. Është kjo gjeneratë në krye të betejës për liri të shoqërisë njerëzore. Por po të kthehemi 30 vite më parë, studentët e Universitetit të Tiranë ishin në kushte të pakrahasueshme. Në Shqipëri ishte shtypur gjithçka. Një grup i vogël studentësh, nuk qenë dakord dhe një natë të 8 dhjetorit, dolën në protestë dhe në 1 të natës u pritën nga presidenti i Republikës së asaj kohë që pas takimit u rezervoi kërbaçin e sigurimit të shtetit”, tha Berisha. -

Universitetet të zhytur në korrupsion, 50 pedagogë nën hetim për ryshfet dhe shantazh ndaj studentëve
Studentët në Shqipëri shprehen se janë nën presion të vazhdueshëm nga pedagogët dhe stafet akademike për dhënien e ryshfetit kundrejt notes.
Në një anketë të zhvilluar me 750 studentë në 8 universitete në vendin tonë, afro 10% e tyre pranojnë që kanë dhënë ryshfet në këmbim të votës.
Prezencën e korrupsionit në universitete e konfirmon edhe renditja e Transparence Internacional që i bënë Shqipërisë.
Shqetësim mbetet edhe futja e gjyqtarëve apo prokurorëve të shkarkuar nga Vetingu në radhët e sistemit arsimor si pedagogë.
Raporti u vlerësua nga drejtoresha e politikave antikorrupsion, teksa kërkoi që gjetjet mos të jenë në kuadrin e perceptimeve, por fakteve.
Matjet janë të vështira pasi shumica e studentëve nuk raportojnë rastet e ryshfetit.
Zëri i reagimit duhet të vijë në përmjet denoncimeve, por shembujt e drejtësisë vijnë edhe nëpërmjet protestave.
Shqipëria po kalon një periudhë të vështirë në fushën e arsimit. Numri i studentëve po vjen në rënie teksa shumë degë janë shpallur prioritet për shkak të rrezikut nga mbyllja.
Krijimi i një fryme profesionale dhe jo korruptive do ndihmonte rritjen e cilësisë së arsimit në Shqipëri, një nga sektorët më të rëndësishëm për rritjen e brezave të rinj. -

Gjykata e Strasburgut merr në shqyrtim çështjen e studentëve të Mjekësisë së Shqipërisë
Gjykata e Strasburgut ka pranuar të marrë në shqyrtim çështjen e studentëve të Mjekësisë, të cilët kërkuan shfuqizimin e ligjit që i detyron të punojnë në Shqipëri pas studimeve.
Kujtojmë se në qershor të vitit 2024, pranë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, 36 studentë të mjekësisë dërguan një ankimim, i cili sot është pranuar zyrtarisht.
Kujtojmë se pas debateve të shumta publike, në shkurt të vitit 2024, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë la në fuqi ligjin, por me një ulje të viteve të punësimit me detyrim.
Kërkesa ka të bëjë me detyrimin, të futur nga Ligji 60/2023, të studentëve të mjekësisë të TMU-së, që ose të nënshkruajnë një marrëveshje që i angazhon ata të punojnë si mjekë në Shqipëri për 5, 3 dhe 2 vite pas përfundimit të studimeve të tyre, ose përndryshe të paguajnë ‘koston e plotë të studimeve të tyre’ – një shumë më e konsiderueshme se tarifat e zakonshme të shkollimit.
Ligji parashikon gjithashtu që diplomat e studentëve të mjekësisë duhet të mbahen (nga punëdhënësi i tyre) deri në përfundimin e afatit të punësimit në vend. -

Kërkuan shfuqizimin e ligjit që i detyron të punojnë në Shqipëri pas studimeve, Gjykata e Strasburgut merr në shqyrtim çështjen e studentëve të Mjekësisë
Gjykata e Strasburgut pranon të marrë në shqyrtim çështjen e studentëve të Mjekësisë, të cilët kërkuan shfuqizimin e ligjit q ëi detyron të punojnë në Shqipëri pas studimeve.
Në Shkurt të vitit 2024 Kushtetuesja, la në fuqi ligjin, por me një ulje të viteve të punësimit me detyrim.
“Aplikantët janë 36 studentë të regjistruar në Universitetin Mjekësor të Tiranës (UTT), një institucion publik.
Kërkesa ka të bëjë me detyrimin, të futur nga Ligji 60/2023, të studentëve të mjekësisë të TMU-së që ose të nënshkruajnë një marrëveshje që i angazhon ata të punojnë si mjekë në sistemin shëndetësor kombëtar për një numër vitesh pas përfundimit të studimeve të tyre, ose përndryshe të paguajnë ‘koston e plotë të studimeve të tyre’ – një shumë më e konsiderueshme se tarifat e zakonshme të shkollimit. Ligji parashikon gjithashtu që diplomat e studentëve të mjekësisë që kanë hyrë në marrëveshje të tilla duhet të mbahen (nga punëdhënësi i tyre) deri në përfundimin e afatit të tyre të punësimit në vend. Këto dispozita do të zbatohen nga viti akademik 2025/26 deri në vitin akademik 2029/2030.
Më 26 shkurt 2024, Gjykata Kushtetuese kombëtare rrëzoi disa dispozita të Ligjit 60/2023, në veçanti duke ulur afatin maksimal të punësimit të kërkuar brenda vendit nga pesë në tre vjet. Ajo konsideroi se dispozitat e kontestuara kishin kufizuar në mënyrë të palejueshme të drejtën kushtetuese të zgjedhjes së lirë të punës dhe të sigurimit të mjeteve të jetesës. Ajo pranoi se ndërhyrja kishte ndjekur një qëllim legjitim, përkatësisht sigurimin e funksionimit të duhur dhe të burimeve profesionale të nevojshme për sistemin publik të shëndetit shëndetësor, në një kohë kur dyshohet se një numër i madh i të diplomuarve të TMU-së kërkonin punë jashtë vendit menjëherë pas diplomimit. Në të njëjtën kohë, Gjykata Kushtetuese gjeti mungesë të një korrelacioni të mjaftueshëm midis masave të marra – veçanërisht punësimit brenda vendit për periudha nga dy deri në pesë vjet, varësisht nga viti i regjistrimit të studentit – me qëllimin legjitim të ndjekur. Prandaj, ajo vendosi se skema e kontestuar kishte arritur në një mohim prapaveprues të lirisë së plotë të zgjedhjes së vendit të punës për studentët që ishin tashmë të regjistruar ose që kërkonin qasje në studime mjekësore. Gjykata Kushtetuese urdhëroi që afatet e lartpërmendura të caktoheshin në një maksimum prej tre, dy dhe një vjetësh, përkatësisht.
Më 19 shtator 2024, Parlamenti ndryshoi Ligjin 60/2023 për ta sjellë atë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Studentët e mjekësisë të TMU-së duhet ose të pranojnë kushte punësimi brenda vendit prej tre, dy ose një viti (në varësi të vitit të regjistrimit), ose të angazhohen të paguajnë koston e plotë të arsimit të tyre (të mbetur) mjekësor. Mbajtja e diplomave deri në përfundimin e një punësimi të tillë (nëse është rënë dakord kështu) gjithashtu duket se mbetet në fuqi.
Aplikantët ankohen sipas Nenit 6 § 1 të Konventës për mungesën e arsyeve të dhëna nga Gjykata Kushtetuese në refuzimin e ankesës së tyre për diskriminim dhe në lidhje me proporcionalitetin e kushteve të ndryshuara të punësimit në vend. Ata gjithashtu ankohen për mungesën e procedurave kundërshtare para Gjykatës Kushtetuese.
Përveç kësaj, aplikantët ankohen sipas Nenit 8 të Konventës për kufizimin e të drejtës së tyre për jetë private dhe aktivitete profesionale, duke pretenduar se ndërhyrja nuk ndjek një qëllim legjitim dhe nuk është e nevojshme në një shoqëri demokratike. Aplikantët ankohen gjithashtu sipas Nenit 2 të Protokollit Nr. 1 të Konventës për mbajtjen e diplomave të tyre pas përfundimit të studimeve, si dhe për mungesën e parashikueshmërisë në rritjen e ndjeshme të kostove të studimit.
Së fundmi, aplikantët ankohen sipas Nenit 14 të Konventës, në lidhje me Nenet 8 dhe 2 të Protokollit Nr. 1, për diskriminimin e studentëve në një situatë ekonomike më pak të favorshme të cilët nuk janë në gjendje të paguajnë kostot e plota të studimeve të tyre”, thuhet në objektin e çështjes.
Top Channel
-

Punësimi i detyruar në Shqipëri, Strasburgu merr në shqyrtim kërkesën e studentëve të Mjekësisë
Gjykata e Strasburgut ka pranuar të marrë në shqyrtim çështjen e studentëve të Mjekësisë, të cilët kërkuan shfuqizimin e ligjit që i detyron të punojnë në Shqipëri pas studimeve.
Në Shkurt të vitit 2024 Kushtetuesja, la në fuqi ligjin, por me një ulje të viteve të punësimit me detyrim.
“Aplikantët janë 36 studentë të regjistruar në Universitetin Mjekësor të Tiranës (UTT), një institucion publik.
Kërkesa ka të bëjë me detyrimin, të futur nga Ligji 60/2023, të studentëve të mjekësisë të TMU-së që ose të nënshkruajnë një marrëveshje që i angazhon ata të punojnë si mjekë në sistemin shëndetësor kombëtar për një numër vitesh pas përfundimit të studimeve të tyre, ose përndryshe të paguajnë ‘koston e plotë të studimeve të tyre’ – një shumë më e konsiderueshme se tarifat e zakonshme të shkollimit. Ligji parashikon gjithashtu që diplomat e studentëve të mjekësisë që kanë hyrë në marrëveshje të tilla duhet të mbahen (nga punëdhënësi i tyre) deri në përfundimin e afatit të tyre të punësimit në vend. Këto dispozita do të zbatohen nga viti akademik 2025/26 deri në vitin akademik 2029/2030.
Më 26 shkurt 2024, Gjykata Kushtetuese kombëtare rrëzoi disa dispozita të Ligjit 60/2023, në veçanti duke ulur afatin maksimal të punësimit të kërkuar brenda vendit nga pesë në tre vjet. Ajo konsideroi se dispozitat e kontestuara kishin kufizuar në mënyrë të palejueshme të drejtën kushtetuese të zgjedhjes së lirë të punës dhe të sigurimit të mjeteve të jetesës. Ajo pranoi se ndërhyrja kishte ndjekur një qëllim legjitim, përkatësisht sigurimin e funksionimit të duhur dhe të burimeve profesionale të nevojshme për sistemin publik të shëndetit shëndetësor, në një kohë kur dyshohet se një numër i madh i të diplomuarve të TMU-së kërkonin punë jashtë vendit menjëherë pas diplomimit. Në të njëjtën kohë, Gjykata Kushtetuese gjeti mungesë të një korrelacioni të mjaftueshëm midis masave të marra – veçanërisht punësimit brenda vendit për periudha nga dy deri në pesë vjet, varësisht nga viti i regjistrimit të studentit – me qëllimin legjitim të ndjekur. Prandaj, ajo vendosi se skema e kontestuar kishte arritur në një mohim prapaveprues të lirisë së plotë të zgjedhjes së vendit të punës për studentët që ishin tashmë të regjistruar ose që kërkonin qasje në studime mjekësore. Gjykata Kushtetuese urdhëroi që afatet e lartpërmendura të caktoheshin në një maksimum prej tre, dy dhe një vjetësh, përkatësisht.
Më 19 shtator 2024, Parlamenti ndryshoi Ligjin 60/2023 për ta sjellë atë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Studentët e mjekësisë të TMU-së duhet ose të pranojnë kushte punësimi brenda vendit prej tre, dy ose një viti (në varësi të vitit të regjistrimit), ose të angazhohen të paguajnë koston e plotë të arsimit të tyre (të mbetur) mjekësor. Mbajtja e diplomave deri në përfundimin e një punësimi të tillë (nëse është rënë dakord kështu) gjithashtu duket se mbetet në fuqi.
Aplikantët ankohen sipas Nenit 6 § 1 të Konventës për mungesën e arsyeve të dhëna nga Gjykata Kushtetuese në refuzimin e ankesës së tyre për diskriminim dhe në lidhje me proporcionalitetin e kushteve të ndryshuara të punësimit në vend. Ata gjithashtu ankohen për mungesën e procedurave kundërshtare para Gjykatës Kushtetuese.
Përveç kësaj, aplikantët ankohen sipas Nenit 8 të Konventës për kufizimin e të drejtës së tyre për jetë private dhe aktivitete profesionale, duke pretenduar se ndërhyrja nuk ndjek një qëllim legjitim dhe nuk është e nevojshme në një shoqëri demokratike. Aplikantët ankohen gjithashtu sipas Nenit 2 të Protokollit Nr. 1 të Konventës për mbajtjen e diplomave të tyre pas përfundimit të studimeve, si dhe për mungesën e parashikueshmërisë në rritjen e ndjeshme të kostove të studimit.
Së fundmi, aplikantët ankohen sipas Nenit 14 të Konventës, në lidhje me Nenet 8 dhe 2 të Protokollit Nr. 1, për diskriminimin e studentëve në një situatë ekonomike më pak të favorshme të cilët nuk janë në gjendje të paguajnë kostot e plota të studimeve të tyre”, thuhet në objektin e çështjes. -

Vuçiç “terrorizon” ushtrinë, si protestat e studentëve po e nxjerrin presidentin jashtë kontrollit
Marsela SHYTIA
Punonjësit e Ushtrisë Serbe po përballen me presion dhe mbikëqyrje në rritje, dhe sipas kolegëve të tyre, Agjencia e Sigurisë Ushtarake (VBA) po monitoron sistematikisht aktivitetet e tyre në mediat sociale, veçanërisht ata që pëlqejnë postimet që lidhen me protestat e studentëve. Ata që shprehin ndonjë mbështetje për studentët, madje edhe përmes komenteve ose pëlqimeve, rrezikojnë të transferohen në pozita të largëta. Siç u raportua së fundmi nga e përjavshmja Vreme, dhe më vonë u konfirmua nga portali Nova.rs, disa anëtarë të ushtrisë janë transferuar tashmë për simpati ndaj veprimeve të studentëve. Vendimet thuhet se justifikohen nga “nevojat e shërbimit”, por burime ushtarake pohojnë se këto janë në të vërtetë masa ndëshkuese kundër atyre që shprehin mendimet e tyre.
Monitorimi i ushtarëve
“Dy oficerë nga njësia ime u transferuan brenda natës, të cilët nuk e fshehën mbështetjen e tyre për studentët. Këta janë njerëz të aftë dhe të guximshëm që nuk kanë më frikë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake sot monitoron Facebook-un më shumë sesa merret me krimin dhe mbrojtjen e kundërzbulimit, e cila duhet të jetë puna e tyre kryesore”, tha një major nga Beogradi për Vreme. Burimet pohojnë se urdhrat e transferimit vijnë direkt nga VBA, nëpërmjet Shtabit të Përgjithshëm dhe Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, dhe listat përmbajnë emrat e anëtarëve që “duhet të asgjësohen”. Zyrtarisht, thuhet se kjo është për shkak të nevojës për shërbim, veçanërisht për ata që kanë më pak se katër vjet deri në pension, por komandantët e njësive thonë se e mësojnë gjithçka vetëm kur u dërgohet lista e përfunduar.
Transferimet e pajustifikuara
“Nuk është bërë kurrë në këtë mënyrë. Nëse ndonjëri prej nesh do të kishte shkelur rregulloret, duhet të na kishin referuar në Gjykatën Disiplinore Ushtarake. Në këtë mënyrë, nuk ka apel, nuk ka mbrojtje, vetëm një vendim dhe një transferim”, thotë një nga personeli ushtarak. Sipas tij, anëtarët e familjeve të ushtarëve po monitorohen gjithashtu dhe njerëzit po ftohen në “biseda joformale” ku po kërcënohen në mënyrë të fshehtë. Një presion i ngjashëm, pohojnë burimet, ndihet edhe nga anëtarët e sindikatave ushtarake, të cilët janë margjinalizuar pothuajse plotësisht. Për shkak të etiketimeve të tilla, individët nuk i kalojnë kontrollet e sigurisë dhe humbasin të drejtën për arsim dhe ngritje në detyrë. Një oficer i lartë nga Beogradi tha se ata tashmë ishin përpjekur ta ulnin në detyrë, por tani për tani ai po qëndron në postin e tij sepse bën “punë të ndjeshme për të cilën është e vështirë të gjesh një zëvendësim”. Ai shtoi se do të largohej nga ushtria nëse do të përpiqeshin ta transferonin përsëri.
Emërimet e Vuçiçit
Ndërsa ata që mbështesin protestat preken dhe frikësohen, oficerët ushtarakë që marrin pjesë në tubimet e Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe tubimet në mbështetje të Presidentit Aleksandar Vuçiç shpërblehen. Gjenerali i brigadës, i cili u emërua së fundmi si përfaqësues ushtarak i Serbisë në Vjenë, Mihailo Zogoviç, është një shembull i tillë. Përveç kësaj, sipas një regjistrimi nga Radio Evropa e Lirë, vrasësi i dënuar Vladan Sretenoviç u emërua, me sa duket, si roje në hyrje të kampit të ngritur nga mbështetësit e SNS në Parkun Pionirski në Beograd, pranë institucioneve më të rëndësishme qeveritare, raporton Nova.rs. RSE e identifikoi Sretenović duke përdorur mjete të inteligjencës artificiale. Nëse kjo është e vërtetë, një burrë që kaloi 15 vjet në burg u emërua për të ruajtur rendin. Në një deklaratë për TV Happy 2021, Sretenoviç dëshmoi se vrau një burrë për shkak të një borxhi financiar dhe sharjeve. Pas kësaj, në vitin 2016, ai rrahu një person dhe u dënua me një vit e gjashtë muaj burg për këtë, shkruan Nova.rs. -

PD: Universiteti i Sporteve, fabrikë diplomash të pavlefshme me bekimin e Ministrisë – qindra studentë në pamundësi për t’u punësuar
Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike (PD), Lili Sula, ka lëshuar një deklaratë të fortë publike ku denoncon një “skandal të rëndë” në Universitetin e Sporteve të Tiranës (UST). Deklarata vjen pas protestës së qindra studentëve, diplomat e të cilëve nuk njihen për të ushtruar profesionin, duke i lënë ata pa mundësi punësimi.
Sula e cilësoi situatën si një dëshmi të “degradimit” dhe të procedurave “selektive, klienteliste dhe korruptuese” të licencimit dhe akreditimit të programeve të studimit në Shqipëri.
Kritika kryesore e PD-së dhe e studentëve lidhet me natyrën e programit të studimit të Fakultetit të Shkencave të Rehabilitimit (FSHR), i cili ofrohet brenda një institucioni të dedikuar sportit dhe edukimit fizik:Përmbajtja e Programit: Programi i studimit “Bachelor” i ofruar nga FSHR-ja është 95% i njëjtë me programin e Fizioterapisë.
Përkatësia e Fushës: Sula thekson se programet e tilla i përkasin fushës së shkencave mjekësore dhe / ose tekniko shkencore, dhe aspak atyre për edukim fizik e sporte.
Paradoksi Shqiptar: “Që programe studimi të fushës së shkencave mjekësore, të ofrohen në një institucion sporti, kjo vetëm në Shqipëri mund të ndodhë!” – theksoi Sula.Studentët, të cilët kanë protestuar ditët e fundit, janë diplomuar pas vitesh mundimesh, duke paguar tarifa të larta dhe duke u përballur me “vështirësi të shumta e abuzime të përsëritura”.
Diploma E Pavlerë: Në vend të një diplome të merituar dhe të vlefshme, studentët mbajnë në dorë një “copë kartoni, tërësisht të pavlerë”.
PD-ja e shtriu akuzën edhe te drejtuesit e institucionit:Dekani I Denoncuar: Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit, që lëshoi këto “pseudo-diploma”, vijon të drejtohet nga Robert Çima, i cili është denoncuar më parë në media për shpërdorim flagrant të detyrës.
Mbrojtja Nga Rektori: Rektori i Universitetit, sipas Sulës, jo vetëm që nuk ka marrë masa ligjore, por ka “gënjyer publikun dhe vijon me pagesat e përmuajshme të plota të këtij Dekani.”Lili Sula ngriti pyetjen e drejtpërdrejtë se kush mban përgjegjësi ligjore për këtë shkelje në hapjen e fakultetit dhe programeve. Partia Demokratike përshëndeti protestën e studentëve dhe i bëri thirrje Ministrisë së Arsimit për veprime urgjente:
Ndërprerja E Shpërdorimit: Të ndalojë menjëherë vijimin e mëtejshëm të këtij shpërdorimi dhe të marrë masat ligjore ndaj drejtuesve përgjegjës.
Verifikimi Objektiv: Të verifikojë dhe vlerësojë në mënyrë objektive organizimin dhe funksionimin e veprimtarisë akademike të UST.
Zgjidhja Ligjore Për Diplomat: Të gjejë menjëherë zgjidhjen ligjore që diplomat e lëshuara deri më tani për studentët, të mund të bëhen të vlefshme.