Tag: studentët

  • Vuçiç pranon me gojën e tij që nxori militantët e partisë kundër studentëve në protestë, kërcënon gjyqtarët me largim nëse nuk procedojnë protestuesit

    Vuçiç pranon me gojën e tij që nxori militantët e partisë kundër studentëve në protestë, kërcënon gjyqtarët me largim nëse nuk procedojnë protestuesit

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pranoi me gojën e tij se protestat e mbajtura sot nuk janë spontane, por të mbushura me mbështetës të Partisë Progresive Serbe (SNS).

    Edhe pse tentoi ta paraqesë si një reagim qytetar kundër “bllokadave dhe dhunës”, Vuçiç de facto konfirmoi se pushteti po përdor strukturat e veta partiake për të kundërshtuar studentët që prej javësh po sfidojnë regjimin e tij autoritar.

    Në vend që të dëgjojë kërkesat e studentëve, Vuçiç i quajti ata “bllokues pa fytyrë”, duke i demonizuar dhe duke u munduar t’i delegjitimojë. Retorika e tij shpalos qartë frikën nga protestat e pavarura, ndërsa përpiqet t’i paraqesë studentët si të manipuluar, kur në fakt është vetë ai që manipuluar turmat me militantë partiakë.

    Edhe në raport me drejtësinë, presidenti serb nuk hezitoi të tregojë presionin ndaj gjyqësorit, duke pranuar se disa gjyqtarë nuk po ndjekin penalisht pjesëmarrësit në bllokada, por duke paralajmëruar “ndryshime taktike” dhe masa të fshehta për t’i frikësuar qytetarët. Ky është një sinjal i qartë i përdorimit të institucioneve si vegël represive të pushtetit.

    “Janë krijuar përralla për studentët”, tha Vuçiç, duke i tallur ata që kërkojnë një Serbi më të lirë dhe më demokratike. Por në të vërtetë, përralla është propaganda e tij, e cila bie gjithnjë e më shumë ndesh me realitetin e një populli të lodhur nga manipulimi, frika dhe kontrolli partiak.

    Vuçiç po e kthen Serbinë në një skenë farsë, ku qytetarët e lirë shtypen, ndërsa militantët e paguar të partisë paraqiten si “popull”. Studentët po tregojnë fytyrën e guximit, ndërsa presidenti po zbulon fytyrën e një regjimi që nuk ka më asnjë mbulesë demokratike.

  • Sërish bllokade në gjykatën në Novi Sad, studentët kërkojnë lirimin e kolegëve të burgosur politikisht

    Sërish bllokade në gjykatën në Novi Sad, studentët kërkojnë lirimin e kolegëve të burgosur politikisht

    Një bllokadë e ndërtesës gjyqësore në rrugën Sutjeska 3 në Novi Sad ka nisur sot në mëngjes, e thirrur nga studentët e Universitetit të Novi Sadit.

    Protesta, e paralajmëruar për të mërkurën, 20 gusht, në orën 06:00, është planifikuar të zgjasë deri në orën 15:00, gjatë gjithë orarit zyrtar të punës.

    Studentët, të mbështetur nga asambletë qytetare të Novi Sadit, kanë theksuar se kërkesa e tyre kryesore është heqja e masës së paraburgimit për të gjithë ata që ata i konsiderojnë si të burgosur politikë.

    Qytetarë dhe studentë nisën të mblidheshin që nga ora 06:00, ndërsa në orën 06:35 protestuesit ishin pozicionuar para hyrjes kryesore të ndërtesës.

    Një pjesë e tyre u grupuan pranë hyrjes zyrtare, ndërkohë që hyrja nga rruga Radnička dhe ajo nga rruga Maksima Gorkog janë bllokuar.

    Në oborrin e gjykatës është vendosur njësia e ndërhyrjes së policisë, ndërsa porta kryesore është e mbyllur me zinxhir dhe dry.

    Kujtojmë se një ditë më parë, gjatë bllokadës së së njëjtës ndërtesë, u arrestuan deputeti provincial i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, Radivoje Jovović, dhe aktivistja e PSG-së, Isidora Çeleketić. Ata akuzohen për pengim të një zyrtari në kryerjen e detyrave të tij dhe ndodhen në paraburgim deri në 48 orë.

  • Trumpi dhe “studentët” e tij kryeministra e presidentë!

    Trumpi dhe “studentët” e tij kryeministra e presidentë!

    Eshtë bërë virale kjo foto kur Presidenti Trump priti në Shtëpinë e Bardhë liderët kryesorë te BE dhe presidentin Zelenski. Trumpi në karriken kryesore dhe përballë si në një sallë leksionesh rrijnë tamam si studentë: Kryeministri britanik, kryeministrja e Italisë, Presidentja e Komisionit te BE, kancelari gjerman, presidenti francez, sekretari i përgjithshëm i NATO dhe presidenti ukrainas.
    Foto ka marrë miliona pëlqime në rrjetet sociale. Komentet e shumta shkruajnë se “Trumpi ka thërritur për t’iu hequr veshin nxënësve nga BE”.

  • DASH revokon vizat për mbi 6 mijë studentë, disa protestuan pro-Palestinës…

    DASH revokon vizat për mbi 6 mijë studentë, disa protestuan pro-Palestinës…

    Departamenti Amerikan i Shtetit ka revokuar më shumë se 6 mijë viza studentore ndërkombëtare për shkak të shkeljeve të ligjit dhe qëndrimit jashtë afatit të lejuar, njofton BBC.
    Sipas Departamentit, shumica e shkeljeve përfshijnë: sulme, drejtim nën ndikimin e alkoolit, vjedhje dhe “mbështetje për terrorizëm”.
    Ky veprim ndodh ndërsa administrata e Trump vijon goditjen e imigracionit dhe kontrollet mbi studentët e huaj.
    Departamenti i Shtetit nuk ka dhënë detaje të sakta se çfarë nënkuptohet me “mbështetje për terrorizëm”, por disa nga studentët që kanë qenë objekt i këtyre masave, kanë protestuar në mbështetje të Palestinës.
    Ekspertët thonë se kjo politikë ka një ndikim të drejtpërdrejtë në komunitetin e studentëve ndërkombëtarë në SHBA, duke krijuar shqetësime mbi të drejtat e tyre dhe mundësitë e studimit në vend.
    Departamenti Amerikan i Shtetit nënvizon se masat janë të nevojshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe për të siguruar që studentët ndërkombëtarë të respektojnë ligjet amerikane gjatë qëndrimit të tyre.

  • Protestë para Gjykatës Themelore në Novi Sad: Studentët bllokojnë ndërtesën, kërkojnë lirimin e të ndaluarve

    Protestë para Gjykatës Themelore në Novi Sad: Studentët bllokojnë ndërtesën, kërkojnë lirimin e të ndaluarve

    Qytetarë të thirrur nga studentët janë mbledhur sot para Gjykatës Themelore në Novi Sad, ku me bllokadë synojnë të ushtrojnë presion mbi autoritetet për lirimin e atyre që i cilësojnë si “të burgosur politikë”. Në ndërtesë dhe oborr janë vendosur pjesëtarë të Njësisë së Ndërhyrjes së Policisë me pajisje të plota kundër trazirave.

    Protestuesit janë shpërndarë në të katër hyrjet e gjykatës, duke mos lejuar askënd të hyjë brenda. Ata bëjnë zhurmë me bilbila, vuvuzela dhe daulle, ndërsa rruga Sutjeska vazhdon të mbetet e hapur për qarkullimin e automjeteve. Për momentin, situata paraqitet e qetë, por punonjësit e gjykatës nuk po hyjnë në ambientet e brendshme.

    Studentët paralajmëruan se do ta mbajnë gjykatën e bllokuar çdo ditë derisa të lirohen të ndaluarit, për të cilët pretendojnë se janë arrestuar pa prova dhe me akuza të rënda të pabazuara. Ata e cilësojnë këtë veprim si një akt rezistence kundër “arrestimeve të pabaza dhe dhunës ligjore”.

    Në total, 12 persona janë arrestuar deri më tani, ndërsa gjashtë të akuzuar për tentativë vrasjeje të rëndë gjatë një sulmi të dyshuar ndaj pjesëtarëve të Njësisë Speciale Ushtarake “Cobra” në protestën e javës së kaluar janë lënë në paraburgim deri në 30 ditë. Pesë prej tyre po mbahen në burgun e Klisës, ndërsa një është vendosur në arrest shtëpiak me monitorim elektronik për arsye shëndetësore.

    Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe ditët e kaluara para gjykatës, por nga sot bllokada e ndërtesës është zyrtarizuar. Studentët thonë se nuk do të tërhiqen pa u liruar të gjithë të ndaluarit.

  • Studentët në bllokadë: Qeveria Vuçiç po përgatit një skenar të përshkallëzimit të dhunës në rrugë në ditët në vijim

    Studentët në bllokadë: Qeveria Vuçiç po përgatit një skenar të përshkallëzimit të dhunës në rrugë në ditët në vijim

    Studentët në bllokadë kanë ngritur sot shqetësimin se ekziston një dyshim të bazuar se qeveria po përgatit një skenar të përshkallëzimit të dhunës në rrugë në ditët në vijim. Sipas tyre, ky skenar do të pasohej nga kriminalizimi formal i rezistencës dhe një valë e re shtypjeje ndaj qytetarëve. Ata i bënë thirrje opinionit publik të qëndrojë i qetë, i përmbajtur dhe jo i dhunshëm, por njëkohësisht i përgatitur dhe i vendosur për të mbrojtur sovranitetin dhe të drejtat demokratike.

    Në një deklaratë të publikuar në Instagram, studentët e quajtën “të turpshëm” fjalimin e presidentit Aleksandar Vuçiç, duke e konsideruar si një kapitull tjetër të një modeli nëntëmujor të nxitjes së luftës civile. “Ne nuk jemi ata që i frikësojmë njerëzit tanë për hir të pikëve politike”, theksuan ata.

    Studentët argumentuan se sjellja e qeverisë është shprehje e pafuqisë përballë një humbjeje të pashmangshme zgjedhore, e cila po tentohet të shmanget me “djegien e shtetit si ajo e Neronit” dhe me “derdhjen e kotë të gjakut serb”. Ata sollën në vëmendje rezultatin e zgjedhjeve lokale në Sremska Mitrovica, ku kandidatët e regjimit u mundën në të gjitha garat ku kishin kundërshtarë, madje edhe në zona ku më herët kishin fituar me mbi 70% të votave.

    Sipas tyre, ky rezultat është një paralajmërim i qartë i ndryshimit që po vjen. “Çdo përpjekje për të zgjidhur krizën politike, sociale dhe të sigurisë në Serbi përmes mjeteve jodemokratike dhe duke shmangur shprehjen demokratike të qytetarëve, do të përfundojë vetëm me rrëzimin e regjimit të degjeneruar dhe me përgjegjësi të plotë morale, historike dhe penale për të gjithë ata që zbatojnë urdhra jokushtetues ose të paligjshëm”, theksuan studentët.

  • Protestat në Serbi/ Studentët nisin grumbullimet, Vuçiç dërgon autokolonën me makina të blinduara në Beograd! VIDEO

    Protestat në Serbi/ Studentët nisin grumbullimet, Vuçiç dërgon autokolonën me makina të blinduara në Beograd! VIDEO

    Në disa qytete të Serbisë, studentët dhe qytetarët kanë nisur të grumbullohen nëpër sheshe për të vijuar protestën kundër Vuçiç, sot në mbrëmje në ditën e pestë të saj.

    Në Novi Sad protesta është thirrur në sheshin para rektoratit me moton “Po bien mbeturinat – populli sundon”, ndërsa banorët e Nishit po mblidhen për të nisur protestën në orën 21:00 te Crveni Pevac, shkruajnë mediat serbe. 

    Në Novi Bečej, në veri të Serbisë, qytetarët për herë të parë kanë bërë thirrje të protestojnë para ambienteve të SNS, Partia Progresive Serbe e udhëhequr nga Aleksandër Vuçiç për këtë arsye një kordon policor ruan godinën.

    Ndërkohë Vuçiç ka dërguar një kolonë makinash policie drejt Beogradit të ri (zonë administrative e qytetit të Beogradit) ndërsa 4 studentë u ndaluan sot pasdite në Nis dhe ndodhen në ambientet e komisariatit të policisë.

     

    Most na Adi, idu ka Novom Beogradu pic.twitter.com/AIKdkCmoOd
    — Branislav Šovljanski (@banesovljanski) August 17, 2025

     

    Protesta janë thirrur dhe në Krushevac dhe Leskovac. 

    Protestat e fundit janë nxitur nga disa incidente në qyteza të Vojvodinës, më 12 gusht, kur mbështetësit qeveritarë i kanë sulmuar protestuesit me fishekzjarrë.

     

    Situata është përshkallëzuar edhe nga veprimet e zyrtarëve policorë atë ditë, të cilët protestuesit i kanë akuzuar se nuk kanë bërë asgjë për t’i parandaluar sulmet.

    Policia në anën tjetër, i ka hedhur poshtë këto akuza, dhe ka thënë se ajo i ka parandaluar disa trazira të mëdha.

     

     

     

  • Midis protestave dhe provimeve: Si kanë jetuar studentët në Serbi për muaj të tërë dhe përse mungon mbështetja për ta

    Midis protestave dhe provimeve: Si kanë jetuar studentët në Serbi për muaj të tërë dhe përse mungon mbështetja për ta

    Studentët në Serbi, të përfshirë në protestat e fundit, po përballen me presion të madh, duke u përpjekur të vazhdojnë studimet ndërkohë që përjetojnë kërcënime, dhunë dhe arrestime.

    Sipas një reportazhi të realizuar nga gazetaret, studentët kanë mbetur jashtë ambienteve të fakulteteve, duke marrë me vete edhe krevatet dhe sendet personale që kanë përdorur për muaj me radhë.

    Shumë prej tyre janë të detyruar të vendosin nëse do të bojkotojnë provimet ose do t’i japin përparësi detyrimeve akademike. Një studente tha: “Unë vendosa të bojkotoj provimet, por secili duhet të vendosë për vete. Disa kolegë ndihen të detyruar të i japin provimet.”

    Studentët e tjerë shprehin shqetësim mbi pasojat psikologjike të kësaj situate. Ata thonë se ndihen të lodhur dhe të pasigurt, ndërsa pyetja se a ka vlere përpjekja e tyre në protestë mbetet e pranishme. Prof. dr Nevena Čalovska Hercog thekson se këto ndjenja janë të natyrshme dhe mund të kuptohen si një “hap i ndërmjetëm në një proces më të gjatë”, duke inkurajuar studentët të mos humbasin motivimin.

    Ndërkohë, universitetet po përpiqen të pastrojnë godinat dhe të paraqesin kthimin në fakultete si një normalizim të situatës. Por studentët aktivë në protesta, si Emilija Milenković, thonë se është e pamundur të përqendrohen në mësim për shkak të arrestimeve, dhunës dhe stigmatizimit në media.

    Ministria e Arsimit nuk ka ofruar një përgjigje mbi mundësinë e mbështetjes psikologjike për studentët. Vetëm disa fakultete filozofike në Beograd dhe Novi Sad kanë ndërmarrë nisma të kufizuara, ku studentë të ardhshëm psikologë kanë ofruar mbështetje për kolegët që kanë nevojë për biseda psikologjike.

    Situata tregon një tension të vazhdueshëm mes aktiviteteve protestuese dhe detyrimeve akademike, ndërsa studentët përballen me një dilemë të vështirë: të angazhohen në mbrojtjen e të drejtave të tyre apo të përqendrohen në arsimim.

  • Vuçiç po e çon vendin në luftë civile

    Vuçiç po e çon vendin në luftë civile

    Rajoni E Shtunë, 16 Gusht 2025 19:15
    Mediat gjermane kanë raportuar për trazirat në Serbi në ditët e fundit. Pamje nga Novi Sadi dhe Beogradi u transmetuan në programin televiziv të lajmeve kryesore të shërbimit publik ARD. Raportime më të shkurtra mbi ngjarjet u botuan nga shumë portale dhe gazeta. Ja fragmente nga artikuj karakteristikë rreth këtyre ngjarjeve:
    Andrej Ivanji shkruan për Tagesspiegel me qendër në Berlin: “Nëntë muaj protesta të udhëhequra nga studentët kundër regjimit në Serbi kanë qenë kryesisht paqësore. Pastaj të martën, përplasjet midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të Presidentit Aleksandar Vuçiq u përshkallëzuan në qytete të vogla në Vojvodinë, Vrbas dhe Baçka Palanka. Të mërkurën, studentët bënë thirrje për protesta nën sloganin Serbi, zgjohu! Qytetarët në kryeqytetin Beograd, si dhe në Novi Sad, Nish, Krushevac, Smederevo, Uzhice, Çaçak, Pançevo dhe Lazarevac, iu përgjigjën thirrjes. Trazira të rënda shpërthyen në disa qytete dhe rreth 70 persona u plagosën ditën e dytë, siç njoftoi Ministria e Brendshme.”

    “Regjimi është në një kurs konfrontimi me studentët. Njësitë speciale të policisë luajnë vetëm një rol dytësor. Ato nuk kanë mjaftueshëm njerëz dhe kur ka demonstrata të njëkohshme në disa qytete, ato zakonisht janë plotësisht të mbingarkuara. Aktivistët dhe simpatizantët e Partisë Përparimtare Serbe në pushtet u liruan mbi qytetarët që demonstronin kundër autokracisë së korruptuar dhe për sundimin e ligjit.”
    Pasi përshkruhet pamja mjaft e ngjashme e këtyre simpatizantëve të Vuçiqit “me qafa të trasha, shpatulla të gjera, që tregojnë muskuj të fortë dhe shpesh me tatuazhe, bluza dhe kapele të zeza, dhe shumë prej tyre janë të maskuar”, thuhet se mediat kritike i kanë identifikuar shumë prej tyre si kriminelë me të dhëna të gjera policore.

  • Pas dhunës, studentët njoftojnë sërish protesta në mbrëmje

    Pas dhunës, studentët njoftojnë sërish protesta në mbrëmje

    Bota E Enjte, 14 Gusht 2025 20:32
    Studentët në Serbi do të vijojnë me tubimet protestuese edhe në mbrëmjen e sotme, pas ngjarjeve të tensionuara që ndodhën gjatë natës së 13 dhe 14 gushtit. Në Beograd, protestat pritet të fillojnë në orën 19:30.
    Një ditë më parë, tubime u mbajtën në rreth 30 qytete të ndryshme nën moton “Serbi, zgjohu”, ku përplasjet më të ashpra mes protestuesve dhe forcave të rendit u regjistruan në Beograd dhe Novi Sad, kryesisht pranë selive të Partisë Progresive Serbe (SNS).

    Studentët nënvizuan se protesta po zhvillohen si reagim ndaj dhunës së ushtruar në qytetin Vrbas, ku protestuesit u sulmuan nga mbështetës dhe anëtarë të partisë në pushtet me fishekzjarrë, gurë, shishe me ujë të ngrirë dhe objekte të tjera të rrezikshme.