Tag: studentët

  • SHBA, të huajt në sitë! Në plan kufizimi i vizave për gazetarët, shkencëtarët dhe studentët

    SHBA, të huajt në sitë! Në plan kufizimi i vizave për gazetarët, shkencëtarët dhe studentët

    Në sitën e qeverisë amerikane për të huajt tanimë do të kalojnë më me kujdes edhe gazetarët.

    Administrata Trump planifikon të ashpërsojë akoma edhe më tej rregulloren për lejen e qëndrimit për të huajt, dhe reporterët do të jenë në fokusin e veçantë të Ministrisë për Mbrojtjen e Atdheut së bashku me studentët dhe shkencëtarët.
    Kështu, gazetarëve të huaj në SHBA këtej e tutje do t’u duhet ta zgjasin çdo tetë muaj afatin e lejes së qëndrimit. Për procedurën e zgjatjes së afatit duhet të aplikohet në Autoritetin e Emigracionit në SHBA, USCIS, gjë që nënkupton verifikime më të hollësishme.
    Deri tani për gazetarët e huaj leja e qëndrimit lëshohej deri në pesë vjet. Në të ardhmen vizat për studiues do të jepen maksimumi deri në katër vjet, siç e tregon një publikim në fletoren zyrtare të SHBA-së. Deri tani studiuesve u jepej vizë me kohëzgjatje në varësi të programit përkatës akademik, që në rast të studimeve për doktoraturë viza mund të jepej edhe për pesë vjet.
    Rregullorja e re argumentohet me faktin, se qeveritë e mëparshme kanë lejuar, që të huajt “si studentë të përhershëm” siguronin qëndrim pa afat në SHBA, deklaron Ministria e Mbrojtjes së Atdheut.
    “Kjo bart probleme sigurie dhe u kushton dollarë pafund taksapaguesve dhe u krijon disavantazhe shtetasve të SHBA-së”, nënvizohet në sqarimin e saj. Ministria nuk dha të dhëna, se cilat disavantazhe u krijohen taksapaguesve në SHBA prej studiuesve nga jashtë.
    Studiuesit normalisht paguajnë tarifat e studimit duke qenë një burim i rëndësishëm të ardhurash për universitetet.
    Në vitin akademik 2023/24 kanë studiuar në SHBA rreth 1,1 milionë të huaj nga jashtë vendit, më shumë se në çdo vend tjetër të botës. Qeveria e SHBA-së gjatë muajve të fundit, sipas të dhënave të veta, u ka anuluar rreth 6000 viza studentësh.

    Top Channel

  • Sot nisin regjistrimet në Universitet për maturantët fitues! Ja hapat që duhet të ndjekin studentët

    Sot nisin regjistrimet në Universitet për maturantët fitues! Ja hapat që duhet të ndjekin studentët

    foto ilustruese

    TIRANË- Regjistrimi i studentëve që do të ulen për herë të parë në auditorë ka nisur sot në të gjitha universitetet e vendit. Regjistrimet do të zhvillohet nga sot, 29 gushte deri më 11 shator, nëpërmjet 7 fazave 48-orëshe. 
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu uroi të gjithë maturantët, teksa ndau hapat që duhet të ndjekin studentët për t’u regjistruar në degën që kanë fituar.
    Hapat që duhet të ndjekin studentët:
    Identifikohu- Përdorni ID e maturës për t’u identifikuar te Këndi i Maturantit.
    Kontrolloni këndin- Kontrolloni në kohë reale statusin tuaj, me ngjyrë jeshile tregohen degët ku jeni fitues, me ngjyrë të verdhë janë degët ku shpalleni fitues në fazën e ardhshme.
    Afati është 48 orë- Në rastet kur jeni shpallur fitues keni 48 orë kohë për t’u regjistruar në atë degë. Kujdes kaloni afatin prej 48 orësh humbni të drejtën për t’u regjistruar, por ndiqni me vëmendje degët me ngjyrë të verdhë.
    Regjistrohu- Për tu regjistruar në degën ku jeni fitues paraqituni në Sekretarinë e fakultetit me kartën e identitetit dhe dokumentet e nevojshme.

    Hapat qe duhen ndjekur

    Mbi 20.000 maturantë aplikuan për studime në universitetet publike dhe private, një shifër që nuk ishte arritur më parë. Konkretisht 500 maturantë më shumë kanë aplikuar për arsimin e lartë krahasuar me një vit më parë./ZËRI

  • Administrata Trump njofton rregulla të reja për vizat e studentëve dhe gazetarëve të huaj

    Administrata Trump njofton rregulla të reja për vizat e studentëve dhe gazetarëve të huaj

    Administrata e Donald Trump ka njoftuar rishikimin e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj.

    Departamenti i Sigurisë Kombëtare bën me dije se rregullat e reja do të kufizojnë në mënyrë drastike kohëzgjatjen e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.
    Pavarësisht “zbutjes” së dy ditëve më parë, kur Trump tha se studentët kinezë i pëlqejnë dhe preferonte që ata të vinin të studionin në SHBA, administrata nuk ka bërë dallime, duke i klasifikuar të gjithë njësoj.

  • Vazhdojnë protestat e përnatshme në Novi Sad: Rritet tensioni para Fakultetit të Filozofisë

    Vazhdojnë protestat e përnatshme në Novi Sad: Rritet tensioni para Fakultetit të Filozofisë

    Një protestë e organizuar nga studentët para Fakultetit të Filozofisë në Novi Sad ka filluar të enjten në orën 19:00. Studentët nuk kanë zbuluar planin e mbrëmjes, duke e cilësuar atë si një “surprizë”, ndërsa para hyrjes së fakultetit ndodhet Rëndësia e Policisë, dhe rreth 10 automjete policore janë vendosur jo larg godinës.

    Studentët kanë thirrur qytetarët të marrin pjesë në tubim nën moton “Novi Sade, Filozofski te zove”. Brenda godinës, situata mbetet e tensionuar. Njësi Interventi e Policisë qëndron e vendosur në hyrje, në pajisjet e plota për shpërndarjen e demonstratave, ndërsa pjesëtarë të tjerë të policisë janë të pranishëm brenda fakultetit.

    Kjo është dita e tretë që dekan Milivoje Alanović ndodhet në fakultet, duke lejuar vetëm disa punonjës të caktuar të hyjnë brenda, sipas zgjedhjes së tij. Disa punonjës të fakultetit u përpoqën të hynin në godinë mëngjesin e sotëm, por u ndaluan dhe vetëm ata që mbështesin udhëheqjen e dekanit u lejua të hyjnë.

    Alanović ka mohuar mungesën e tij, duke thënë për reporterët se ka qenë prezent gjatë gjithë kohës, por thjesht kishte fjetur në momentin kur punonjësit u përpoqën të hynin.

    Studentët më parë deklaruan se ishin të gatshëm të lejohen të mbajnë provimet në godinë, vetëm nëse policia dhe dekan Alanović largoheshin, por kërkesa e tyre nuk u pranua. Për këtë arsye, tensionet u rritën dhe njësitë e policisë ndërhynë me mjete të posaçme, duke përdorur edhe sprej me piper. Nga përplasjet pati të lënduar, përfshirë profesorë, studentë dhe qytetarë.

  • Novi Sad, studentët përleshen me policinë në Fakultetit të Filozofisë, tentojnë të hyjnë me forcë në godinë

    Novi Sad, studentët përleshen me policinë në Fakultetit të Filozofisë, tentojnë të hyjnë me forcë në godinë

    PAMJE NGA NGJARJA

    NOVI SAD- Protestat në Serbi nuk kanë të ndalur! Së fundmi studentët janë përleshur me policinë   përpara Fakultetit të Filozofisë në, duke tentuar të hyjnë me forcë në ndërtesën e fakultetit. Ata sulmuan kordonin policor që ruante hyrjen e ndërtesës së atij institucioni, pasi kishte skaduar afati që i kishin dhënë dekanit Milivoj Alanoviq për të dalë nga ndërtesa.
    “Në orën 22:20, duke injoruar disa paralajmërime të lëshuara më parë nga policia, rreth 300 qytetarë u përpoqën të hynin me forcë në hyrjen kryesore të Fakultetit të Filozofisë dhe me atë rast sulmuan kordonin e ngritur nga Njësia e Ndërhyrjes së Policisë”, tha Ministria e Punëve të Brendshme në një deklaratë.
    Polcia përdori sprej me piper, dhe u kërkuan përfircime të tjera policore për të ndaluar sulmin e turmës, të përbërë nga 300 persona. Protestuesit përdorën vezë, mjete piroteknike dhe objekte të tjera kundër policisë.
    Më parë, studentët në bllokadë kërkuan që dekani dhe një pjesë e punonjësve të largoheshin nga ndërtesa e Fakultetit. Ata kërkuan gjithashtu që policia, të cilën ata pretendonin se ndodhej në ndërtesë, të largohej deri në orën 22:00, dhe që studentët në bllokadë dhe një pjesë e punonjësve që i mbështesin ata të lejohen të hyjnë deri në mesnatë. Në emailin e dërguar dekanit, studentët në bllokadë deklaruan se, nëse kërkesa e tyre nuk respektohet, ata “frikësohen nga një shkelje serioze e mundësisë së dialogut”. Në kërkesat që lexuan para ndërtesës së Fakultetit, studentët në bllokadë kërkuan përdorimin pa pengesa të ambienteve të ndërtesës së fakultetit, si dhe që të mos iniciohet asnjë procedurë disiplinore ndaj studentëve në bllokadë, dhe nëse ato iniciohen, të pezullohen.
    Studentët thanë gjithashtu se do të jenë para fakultetit çdo ditë derisa dekani të largohet nga ndërtesa. Dekani Milivoj Alanoviq tha më herët sot se ai është ende në ndërtesën e fakultetit dhe se hyri për të siguruar kushtet për mbajtjen e periudhës së provimeve sepse kjo është e nevojshme për mbijetesën e atij institucioni të arsimit të lartë. Alanoviq tha se u propozoi studentëve në bllokadë një dialog për të gjetur një zgjidhje për situatën aktuale. Fakulteti i Filozofisë në Novi Sad njoftoi më parë se periudha e provimeve të 1 shtatorit, pra kompensimi për periudhën e provimeve të dhjetorit, do të mbahet nga 1 deri më 9 shtator./ZËRI

  • Ashpërsohen protestat në Serbi, policia përplaset dhunshëm me studentët, nuk i lejojnë të hyjnë në ndërtesë

    Ashpërsohen protestat në Serbi, policia përplaset dhunshëm me studentët, nuk i lejojnë të hyjnë në ndërtesë

    Studentët dhe policia u përleshën të mërkurën vonë në hyrje të Fakultetit të Filozofisë në qytetin verior të Novi Sadit në Serbi, teksa protestat e dhunshme vijojnë prej kohësh.
    Përleshjet ndodhën pasi studentët protestues u përpoqën të thyenin kordonin e policisë dhe të hynin në fakultet, duke protestuar ndaj vendimit të udhëheqjes së fakultetit për të mos lejuar studentët të hyjnë në ndërtesë që nga dje.
    Sakaq, studentët vazhdojnë t’i bëjnë thirrje presidentit autoritar Aleksandar Vuçiç të caktojë një datë për zgjedhje të parakohshme parlamentare përmes protestave të vazhdueshme.
    Në Serbi, që nga nëntori i vitit 2024, demonstratat masive të popullsisë nuk kanë ndalur pasi një tendë u shemb në stacionin hekurudhor në Novi Sad. Kjo çoi në vdekjen e 15 personave. Kjo fatkeqësi u bë pika fillestare për një valë pakënaqësie publike, të shprehur në veprime të rregullta në rrugë.
    Në të njëjtën kohë, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç thekson se demonstratat masive paraqesin rreziqe shtesë për stabilitetin e shtetit dhe përkeqësojnë vështirësitë ekzistuese të brendshme.

  • Protesta antiqeveritare në Serbi, studentët përplasen me policinë në Novi Sad

    Protesta antiqeveritare në Serbi, studentët përplasen me policinë në Novi Sad

    Trazirat e reja shpërthyen kur disa qindra protestues, përfshirë studentë protestues dhe qytetarë që i mbështesnin ata në këto protesta antiqeveritare, thyen kordonin e policisë së trazirave që mbronte ndërtesën ku ndodhej dekani i fakultetit, e cila po kundërshtohej nga studentët.
    Pati hedhje gurësh, shishesh, vezësh, tymuesish dhe objektesh të tjera, teksa policia u përgjigj duke i shtyrë demonstruesit prapa.

  • VIDEO/ Përshkallëzohet protesta në Novi Sad, studentët e Juridikut hyjnë në Fakultetin e Filozofisë

    VIDEO/ Përshkallëzohet protesta në Novi Sad, studentët e Juridikut hyjnë në Fakultetin e Filozofisë

    Studentët e Fakultetit Juridik në Novi Sad kanë hyrë në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë, ku mëngjesit të sotëm, dekani Milivoj Alanoviq kishte përzënë studentët.

    Në fakultet më pas, me thirrjen e dekanit, kanë arritur pjesëtarë të Njësisë Ndërhyrëse dhe tre automjete policore (të njohura si ‘marica’).

    Menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe Xhandarmëria e Serbisë, raporton N1.

    Studentëve dhe profesorëve gjatë ditës iu bashkuan edhe bujq dhe grupe qytetarësh, për t’u dhënë mbështetje.

    Në një moment është dëgjuar zhurmë para Fakultetit, sepse studentët nga Fakulteti Juridik kishin arritur të hynin në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë nga një hyrje anësore.

    Ndryshe, dekani Alanoviq që nga mëngjesi kishte qëndruar i mbyllur brenda, ndërsa para ndërtesës ishin mbledhur studentë si dhe grupe qytetarësh.

  • Studentët serb: Koha kur qeveria mund të persekutonte dhe vriste disidentët e saj ka mbaruar

    Studentët serb: Koha kur qeveria mund të persekutonte dhe vriste disidentët e saj ka mbaruar

    Studentët që bllokuan Akademinë e Studimeve Profesionale Politeknike kanë shpallur mbështetje të pakushtëzuar për avokatin Ivan Ninić, si dhe për të gjithë ata që, sipas tyre, janë vënë në shënjestër të regjimit të Aleksandar Vučić.

    Përmes një deklarate në rrjetin social “X”, studentët theksuan se “frika ka ndërruar anë” dhe se koha kur qeveria mund të persekutonte apo vriste disidentët ka marrë fund.

    Ata iu referuan fjalimit të Ninić në Kraljevë, pas të cilit avokati mori kërcënime përmes një videoje propagandistike të shpërndarë në grupin e “Telegram”-it “Koridor”.

    “Videoja ishte pothuajse identike me atë të transmetuar në Pink para vrasjes së Oliver Ivanoviçit”, thanë ata, duke e cilësuar këtë një praktikë të përsëritur kërcënimesh politike.

    Studentët akuzuan autorët e fushatës se sot e shpallin Ninićin dhe mbështetësit e tij si “mercenarë shqiptarë”, ndërsa, sipas tyre, vetë kanë kapitulluar politikisht në Kosovë dhe kanë bashkëpunuar me Albin Kurtin.

    Ata nënvizuan se solidarizohen me çdo individ që përballet me presione dhe kërcënime për shkak të kritikave ndaj pushtetit aktual në Serbi.

  • Studentët i përgjigjen Vuçiçit: Debat vetëm në fushatën zgjedhore

    Studentët i përgjigjen Vuçiçit: Debat vetëm në fushatën zgjedhore

    Studentët nga disa fakultete në Beograd, që prej javësh janë në bllokadë, i janë përgjigjur ftesës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç për një debat publik, duke deklaruar se do të pranojnë të përballen me të vetëm gjatë fushatës zgjedhore.

    Studentët e Fakultetit të Filozofisë bënë të ditur në rrjetin social “X” se presidenti, i cili më parë i kishte quajtur “terroristë”, po kërkon debat për shkak të rebelimit popullor ndaj tij. “Do të debatojmë për vizionet dhe programet për të ardhmen, në fushatën zgjedhore, kur ai të shpallë zgjedhjet”, thuhet në deklaratën e tyre.

    Mesazhi i tyre përfundoi me thirrjen: “Shpallni zgjedhje, fund ‘debati’”. Edhe studentë nga fakultete të tjera u solidarizuan me këtë qëndrim përmes postimeve të ngjashme në rrjete sociale.

    Nga ana tjetër, presidenti Vuçiç u shpreh i gatshëm për një debat televiziv me përfaqësuesit e lëvizjes studentore. “Jam gati të hyj në dialog, në një debat publik, me tre ose katër persona që mendojnë ndryshe. Jo për t’i mundur, por për të gjetur zgjidhje së bashku”, deklaroi ai, duke theksuar se ky proces duhet të jetë një “luftë vizionesh për të ardhmen e vendit”.