Tag: studentët

  • Beogradi i mbështet akuzat e Rusisë për ndërhyrjen e Brukselit në protesta në Serbi

    Beogradi i mbështet akuzat e Rusisë për ndërhyrjen e Brukselit në protesta në Serbi

    Nga Nevena Bogdanoviq- Radio Evropa e Lire

    Akuza nga Kremlini kundër Bashkimit Evropian (BE), por pa asnjë provë.

    Ky është thelbi i mesazhit të shërbimeve sekrete ruse, të cilat i akuzojnë BE-në dhe vendet e saj anëtare se qëndrojnë prapa protestave antiqeveritare në Serbi.

    Teksa më 1 nëntor shënohet përvjetori i vdekjes së 16 njerëzve në aksidentin që nxiti protestat masive, Kremlini i përshkruan si ‘trushpëlarë’ mijëra qytetarë që kërkojnë llogaridhënie nga pushteti.

    Në një njoftim të Shërbimit të Jashtëm Informativ të Rusisë (SVR) më 15 shtator, thuhet ‘veprimtaria subversive’ e Brukselit është hedhur në veprim.

    Studentët që kanë bllokuar fakultetet dhe që udhëheqin protestat, përshkruhen si ‘të rinj të radikalizuar’ që po kalojnë nga protestat paqësore drejt metodave ‘revolucionare’ të përleshjes dhe dhunës.

    ‘Sfondi i liberalizmit evropian synon ta sjellë në pushtet në vendin më të madh të Ballkanit një udhëheqje të bindur dhe besnike ndaj Brukselit’, thuhet në deklaratën e SVR-së.

    Ivana Strander, bashkëpunëtore e Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, vlerëson se Kremlini vazhdon ta mbështesë regjimin e presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili vazhdimisht refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës që nga viti 2022.

    ‘Presidenti rus Vladimir Putin po e shfrytëzon Ballkanin për të anashkaluar sanksionet dhe për të financuar makinerinë e luftës. Po ashtu, Putinit i përshtatet kaosi në Ballkan dhe Vuçiq e ndihmon në këtë drejtim’, tha ajo.

    Mohimi nga Brukseli

    Brukseli i ka hedhur poshtë akuzat e Kremlinit.

    ‘Akuzat se BE-ja apo vendet anëtare nxisin protestat thjesht nuk qëndrojnë’, tha Komisioni Evropian për televizionin N1.

    ‘Kjo është edhe një përpjekje tjetër e Rusisë për të përhapur dezinformata dhe retorikë armiqësore politike kundër BE-së, vendeve të saj anëtare dhe shteteve kandidate. Na vjen keq që kjo narrativë po amplifikohet fuqishëm në shumë media serbe’, thuhet në përgjigjen me shkrim.

    Që nga fillimi i protestave masive kundër Qeverisë në Serbi, Brukseli ka mbajtur një qëndrim të rezervuar.

    BE-ja së fundmi ka kërkuar ndalimin e valës së fundit të dhunës, e cila u pasqyrua në përplasjet mes policisë dhe protestuesve, si dhe në përplasjet mes mbështetësve të pushtetit dhe opozitës në disa qytete të Serbisë.

    Hulumtuesi nga Qendra për Politika të Sigurisë në Beograd, Vuk Vuksanoviq, vlerëson se është e vështirë të akuzohet BE-ja, kur shumë protestues shprehin ‘zemërim dhe frustrim ndaj heshtjes që vjen nga Brukseli-përjashtuar deklaratat e komisares Marte Kos dhe debatin në Parlamentin Evropian’.

    ‘Rusia do ta shfrytëzojë çdo rast për ta ‘sulmuar’ BE-në, e cila për ta, në këtë moment, është pjesa më e urryer e Perëndimit, madje më shumë se Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e Trumpit’, tha ai.

    Ndërkohë, Ivana Stradner thekson se, ndërsa Kremlini akuzon Brukselin për përpjekje për të rrëzuar pushtetin në Serbi, ekzistojnë dëshmi për ndërhyrje të Rusisë dhe për bashkëpunimin e saj me regjime autoritare anembanë globit.

    ‘Rusia ka ndihmuar regjime autoritare si Bjellorusia, Venezuela, apo satelitët e saj në Gjeorgji’, tha ajo.

    Rusia si ‘partnere’ e Vuçiqit

    Në reagimin e parë zyrtar të Beogradit, Aleksandar Vuçiq i quajti shërbimet sekrete ruse ‘partnerë’.

    ‘Vuçiq në publik mbështetet te Rusia dhe e akuzon Perëndimin për ‘revolucion me ngjyra’, ndërsa pas dyerve të mbyllura do të përpiqet të sigurojë që qeveritë perëndimore të mos ia kthejnë shpinën në mes të krizës politike në Serbi’, vlerëson Vuk Vuksanoviq.

    Presidenti i Serbisë, që nga fillimi i protestave, ka përsëritur narrativen ruse për një të ashtuquajtur ‘revolucion me ngjyra’.

    Me këtë term, zyrtarët rusë i kanë përshkruar kryengritjet në ish-republikat sovjetike kundër regjimeve autoritare, duke akuzuar Perëndimin për ndërhyrje.

    Paralelisht, Beogradi po forcon marrëdhëniet me Moskën, e cila përballet me izolimin nga Perëndimi.

    Vuçiq ka paralajmëruar se shërbimet e sigurisë të Serbisë do të kenë ‘kontakte shtesë’ me shërbimet sekrete ruse pas deklaratës së tyre.

    ‘Kjo është një provë serioze për Evropën. Nëse Evropa nuk është në gjendje ta disiplinojë një lider si Vuçiqi, si do ta disiplinojë Putinin?’, pyet Ivana Stradner.

    Si një ‘përpjekje përfundimtare për revolucion me ngjyra’, pa ofruar prova, shërbimi rus ka përmendur datën 1 nëntor-përvjetorin e aksidentit që ndezi protestat.

    Vuçiq deklaron se autoritetet serbe ‘janë shumë më të përgatitura’ dhe se ‘gjërat janë ndryshe’ krahasuar me fillimin e demonstratave.

    Për dallim nga mosreagimi fillestar i policisë në rrugë, muajt e fundit është vënë re përdorimi i forcës.

    Protestuesit e akuzojnë policinë për dhunë dhe shtypje, ndërsa shteti këmbëngul se po vepron ‘në përputhje me ligjin’.

    ‘Shtypja nga Vuçiqi në Serbi duket sikur është marrë nga ‘manuali’ i shërbimit rus, veçanërisht pasi Vuçiq synon të kontrollojë tërësisht hapësirën informative dhe të përdorë forcën kundër qytetarëve’, tha Stradner.

    Deri në publikimin e këtij artikulli, Qeveria e Serbisë dhe Ministria e Jashtme nuk i janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me pretendimet e shërbimit rus.

    Studentët me mesazh për Vuçiqin në rusisht

    Nga llogaria zyrtare e studentëve në bllokadë, për momentin nuk ka reagim ndaj akuzave të shërbimeve sekrete ruse.

    Por, për Radion Evropa e Lirë kanë folur studentët e Fakultetit të Elektroteknikës në Beograd, të cilët ndodhen në bllokadë.

    Siç thonë ata, tashmë janë mësuar me përpjekjet për diskreditimin e lëvizjes studentore.

    ‘Sepse regjimi ka muaj të tërë që përpiqet në çdo mënyrë ta diskreditojë lëvizjen tonë’, shtojnë ata.

    Duke hedhur poshtë akuzat ruse, studentët i përshkruajnë ato si një ‘skenar’ të pushtetit.

    ‘Një skenar që ata e luajnë bashkë me të vetmit partnerë ndërkombëtarë të gatshëm të pranojnë lojëra të tilla-e këta janë pikërisht partnerët nga vende po aq diktatoriale’, thuhet në përgjigjen me shkrim.

    ‘Faktin që ‘informacionet’ e supozuara të shërbimit sekret janë shpërndarë publikisht, e shohim si dëshmi për këtë’, theksojnë studentët.

    Ndërkohë, një fakultet i ka dërguar presidentit Vuçiq një mesazh në gjuhën ruse:

    ‘Kërkesat tona janë të qarta: shpall zgjedhje, mos përdor shërbimet e huaja për të ngritur popullaritetin tënd – kjo do t’i kushtojë shtrenjtë Serbisë’, thuhet në reagimin e studentëve të Fakultetit Juridik në Nish, të cilët gjithashtu ndodhen në bllokadë.

    Këto dy fakultete ishin mes dhjetëra institucioneve të bllokuara nga studentët në fund të vitit 2024-me kërkesën kryesore për ndëshkimin e përgjegjësve për vdekjen e 16 personave gjatë shembjes së çatisë së Stacionit Hekurudhor në Novi Sad.

    Kërkesa më e fundit e drejtuar autoriteteve është shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

    Duke mohuar përgjegjësinë për tragjedinë, Vuçiq dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit refuzojnë të shpallin zgjedhje.

    Reagime të ashpra nga opozita në Serbi

    Akuzat e autoriteteve ruse kanë nxitur reagime të forta nga një pjesë e opozitës proevropiane në Serbi.

    Partia Demokratike i cilësoi ato si ‘fyerje për qytetarët dhe gënjeshtër’.

    ‘Këtu nuk ka asnjë plan të jashtëm, asnjë ‘majdan’ dhe asnjë komplot. Ekziston vetëm vullneti i qytetarëve të Serbisë për t’i dhënë fund korrupsionit, vjedhjes dhe diktaturës’, theksoi DS-ja.

    Kryetari i Partisë së Lirisë dhe të Drejtësisë, Dragan Gjilas, vlerësoi se shërbimi rus, ‘me shpikjen e ‘majdanit serb’, edhe një herë e ka mbështetur me forcë regjimin e Vuçiqit’.

    Ai kujtoi se autoritetet ruse kishin lëshuar një deklaratë të ngjashme edhe gjatë protestave antiqeveritare në fund të vitit 2023, të cilat shpërthyen pas akuzave se pushteti, i udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe, kishte manipuluar zgjedhjet.

    Akuza ndaj mediave

    Shërbimi i jashtëm rus ka përpiluar gjithashtu një listë të mediave të pavarura në Serbi, duke i akuzuar ato për ‘indoktrinimin e të rinjve serbë’.

    Pa ofruar burime, pretendon se ato financohen nga Brukseli.

    Pavol Salaj, nga organizata ndërkombëtare Reporterët pa Kufij, vlerëson se shërbimi rus po akuzon padrejtësisht mediat e pavarura në Serbi.

    ‘Meqë shërbimi sekret rus po merret me represion transnacional në një vend kandidat për anëtarësim në BE, institucionet dhe shtetet anëtare nuk duhet të qëndrojnë të heshtura’, tha Salaj për Radion Evropa e Lirë.

    Në mesin e mediave të përmendura janë agjencia FoNet, javori Vreme dhe disa media lokale, si RAM, Južne vesti, Slobodna reč, Boom93, Podrinske, FreeMedia e Novi Pazarit, SOinfo, FAR, Storyteller, si dhe organizata joqeveritare Link.

    ‘Mbulimi i gazetarëve si ‘vegla të ndikimit të huaj’, pa asnjë provë, nuk është vetëm i pabazë, por paraqet edhe kërcënim për sigurinë e tyre dhe për lirinë e ushtrimit të profesionit’, tha për Radion Evropa e Lirë Maja Sever, kryetare e Federatës Evropiane të Gazetarëve.

    ‘Çdo sulm ndaj tyre është njëkohësisht edhe sulm ndaj të drejtës së qytetarëve për t’u informuar saktë dhe paanshëm’, shtoi ajo.

    Përveç reagimeve nga Brukseli, edhe përfaqësues të shoqatave të gazetarëve kanë kërkuar përgjigje nga autoritetet serbe, ndërkohë që tabloidet pranë pushtetit në Serbi, pas deklaratës ruse, kanë filluar të targetojnë mediat e pavarura lokale.

     

  • Në Shkodër shtohen studentët, rektori Tonin Gjuraj: Rritja e regjistrimeve shoqërohet me programe të reja studimi

    Në Shkodër shtohen studentët, rektori Tonin Gjuraj: Rritja e regjistrimeve shoqërohet me programe të reja studimi

    Në prag të vitit të ri akademik, Universiteti i Shkodrës vjen me programe të reja studimore, ku 3 prej tyre i përkasin Masterit Shkencor.

    Në krahasim me vitin e kaluar, vetëm me raundin e parë, sivjet ka më shumë studentë të regjistruar që kanë preferuar Universitetin e Shkodrës.
    Për rektorin Tonin Gjuraj, rritja e regjistrimeve duhet të shoqërohet me programe të reja, ku objektivi janë studimet Bachelor.
    Studentët kanë në dispozicion edhe dy faza të tjera regjistrimesh, me raundin e dytë dhe të tretë.
     
     

    Top Channel

  • Mogherini takim kyç me Rezidencën Studentore Nr.1 për partneritete akademike

    Mogherini takim kyç me Rezidencën Studentore Nr.1 për partneritete akademike

    Në ambientet e e Rezidencës Studentore Universitare Nr.1. është zhvilluar takimi i Rektores së Kolegjit të Europës, Federica Mogherini, ish-Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë me Drejtorin e Përgjithshëm, Olsi Shahini.
    Ky takim u vlerësua si një hap i rëndësishëm në zgjerimin e bashkëpunimit akademik dhe në përmirësimin e standardeve të akomodimit për studentët ndërkombëtarë.
    Në kuadër të këtij bashkëpunimi, vetëm gjatë këtij viti në Shqipëri kanë mbërritur mbi 200 studentë të huaj nga vende të ndryshme të Europës dhe më gjerë, të cilët po akomodohen në RSU Nr.1. Kjo rritje e ndjeshme e numrit të studentëve ndërkombëtarë vjen si rezultat i një strategjie të qëndrueshme dhe të koordinuar mes institucioneve shqiptare dhe atyre europiane.
    Shahini bëri të ditur se deri më tani janë nënshkruar tre marrëveshje bashkëpunimi me universitete dhe kolegje prestigjioze, duke përfshirë dhe Kolegjin e Europës, për të mundësuar shkëmbime akademike dhe për të garantuar kushte cilësore jetese për studentët e huaj. Këto marrëveshje jo vetëm lehtësojnë procesin e akomodimit, por edhe nxisin programe të përbashkëta studimore, praktika profesionale dhe projekte kulturore.
    Gjatë diskutimeve, palët ndanë ide për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, duke vlerësuar Tiranën si një destinacion gjithnjë e më tërheqës për studentët ndërkombëtarë. Mogherini u shpreh e impresionuar nga përkushtimi i autoriteteve shqiptare për të krijuar kushte moderne dhe një mjedis të favorshëm për jetën studentore, duke e cilësuar këtë eksperiencë si një model të shkëlqyer për rajonin.
    Ky takim shënon një moment domethënës në marrëdhëniet mes Kolegjit të Europës dhe institucioneve shqiptare, duke hapur perspektiva të reja për projekte të përbashkëta në fushën e arsimit, kulturës dhe diplomacisë rinore, si dhe duke forcuar rolin e Shqipërisë si një qendër në rritje për shkëmbimin akademik dhe kulturor në Ballkan.

  • “Vjeshta e nxehtë” e Vuçiçit, opozita serbe është e bindur, regjimi po merr fund, ja 2 recetat për të rrëzuar qeverinë

    “Vjeshta e nxehtë” e Vuçiçit, opozita serbe është e bindur, regjimi po merr fund, ja 2 recetat për të rrëzuar qeverinë

    Marsela SHYTIA
    Studentët serbë kërkuan zgjedhje në prill të këtij viti, regjimi nuk i shpall ato as pesë muaj më vonë. Pavarësisht presioneve të forta, protestave masive. Duke pasur parasysh se zgjedhjet u kërkuan para verës, pushimeve dhe, “natyrisht”, një reagim më të vogël të qytetarëve ndaj rebelimit, shumica e atyre që dëshirojnë rrëzimin e autokratit Aleksandër Vuçiç, mbështeten në të ashtuquajturën vjeshtë të nxehtë dhe mundësinë që kërkesa për të thirrur zgjedhjet të përmbushet në periudhën e ardhshme. Se kur do të vijë vjeshta e nxehtë dhe në çfarë mënyre do të kryhet një përpjekje e tillë për ta detyruar Aleksandar Vuçiçin të shpallë zgjedhje, ende nuk është e qartë.
    “Vjeshta e nxehtë”
    Marko Miletiç, redaktor i portalit Mašina, thotë për median serbe “Danas” se vjeshta e nxehtë po vjen patjetër. “Qytetarët dhe studentët rebelë nuk kanë pse të nxehin asgjë këtu, pasi nxitësi kryesor është Presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili do të përpiqet të ngrejë dhe ulë temperaturën sipas dëshirës së tij për të udhëhequr fushatën. Në këtë kuptim, SNS tashmë e ka nisur fushatën e saj, domethënë, po gjejnë ngadalë shabllone që mund t’i përdorin për t’u rikthyer në gjendjen e tyre të rregullt të drejtimit të një fushate të përhershme”, shpjegon ai. Prandaj, sipas Miletiç, tubimet dhe tubimet e fundit kundër bllokadave në qytete të ndryshme të Serbisë, si dhe numri i njerëzve të mbledhur në ato raste, nuk duhen nënvlerësuar lehtë.
    Nxitja e dhunës
    Sipas fjalëve të tij, studentët dhe qytetarët në shumë raste e kanë refuzuar dhunën si metodë lufte, ndërsa regjimi, duke përdorur aparatin e forcës, i provokon ata duke kërkuar reagim. “Është e qartë se përmes kësaj dhune, qeveria po merr ngadalë kontrollin mbi pjesë të shoqërisë, institucioneve dhe infrastrukturës që po dilnin ngadalë nga kontrollI, nëse duan ta rimarrin atë kontroll pa u djegur, qytetarët dhe studentët duhet të gjejnë përsëri metoda të ndryshme lufte. Në këtë kuptim, ndoshta nisja e një fushate më të qartë politiko-zgjedhore, në të cilën do të kryheshin përgatitje për procesin zgjedhor dhe do të bisedohej me qytetarët për të paraqitur programin dhe qëllimet – mund të jetë gjithashtu një formë presioni mbi qeverinë, e cila nuk duhet ta injorojë atë në një situatë ku ajo ende ka problem me mbështetjen e popullit”, përfundon Marko Miletiç.
    Rrëzimi i qeverisë
    “Ekzistojnë dy mënyra për të rrëzuar këtë qeveri. E para është revolucioni, i cili nuk është një variant i revoltës studentore dhe popullore që po zhvillohet vazhdimisht. Protestat janë jo të dhunshme, nuk kemi armë, as nuk do të dinim si t’i përdornim ato dhe nuk do të donim viktima fizike. E dyta është rruga që po ndjekim. Masiviteti, këmbëngulja, grevat dhe bllokadat kanë çuar tashmë në efekte të rëndësishme sepse është mjaft e qartë se vetëdija e qytetarëve ka ndryshuar, dëshira për liri dominon dhe frika zhduket”, tha për “Danas” Biljana Stojkovićç, profesoreshë në Universitetin e Beogradit dhe zyrtare e Partisë Demokratike.
    Vala e rebelimit
    Vjeshta e nxehtë filloi me një protestë të madhe më 1 shtator në Beograd, dhunë nga autoritetet kundër qytetarëve paqësorë në Novi Sad dhe tubime si përgjigje ndaj asaj dhune, si dhe pezullime të punës në shkollë për shkak të shkarkimit të mësuesve, shton ai. “Vala e rebelimit nuk do të shtypet. Më duket se qytetarët e kuptojnë plotësisht se nuk ka kthim pas. Mund të na duket se kjo rrugë lufte është shumë e ngadaltë dhe rrezikon të shpërndajë energjinë, por askush nuk mund të kundërshtojë se rezultatet janë përpara. Gjithashtu, asgjë nuk është ndalur, ne jemi këtu, ne përgjigjemi, ka shumë prej nesh”, thekson Stojkoviç. Sipas saj, marrëveshjet e biznesit të Vuçiçit janë praktikisht të bllokuara, të huajt nuk besojnë se situata aktuale është e besueshme për investime në biznes, politikanët nga BE-ja heqin dorë nga mbështetja e “stabilokratit” dhe lajmet për brutalitetin e pabesueshëm të shtetit kundër qytetarëve dhe abuzimet e institucioneve të forcës përmbytën mediat e huaja.

  • Serbi: Mbështetësit dhe kundërshtarët e pushtetit protestojnë në disa qytete

    Serbi: Mbështetësit dhe kundërshtarët e pushtetit protestojnë në disa qytete

    Të dielën në Serbi janë mbajtur marshe të mbështetësve të Qeverisë, të cilët kundërshtojnë protestat që mbahen që 10 muaj kundër pushtetit.
    Në qytetet si Nishi, Çaçaku dhe Shabaci janë mbajtur marshe paralele dhe me raste janë raportuar tensione mes dy palëve.
    Policia ka intervenuar në një incident të raportuar në Çaçak, ndërsa në Shabac i ka ndarë dy grupet e protestuesve përmes kordonit.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i cili ka marrë pjesë në marshin në Borça, ka përsëritur thirrjen e tij për dialog.
    Disa prej studentëve që protestojnë kundër Qeverisë, e kanë refuzuar ftesën e Vuçiçit për debat të hapur televiziv, duke thënë se do të flasin me të kur t’i thërrasë zgjedhjet e parakohshme dhe t’i përmbushë kërkesat.
    Më 3 shtator, presidenti i partisë në pushtet, Partisë Përparimtare Serbe, Millosh Vuçeviç u ka bërë thirrje mbështetësve të mblidhen në 120 qytete dhe qyteza në Serbi.
    Mbështetësit e Qeverisë janë mbledhur të dielën, një ditë pas protestave të radhës të studentëve kundër pushtetit, të cilat janë mbajtur për të kundërshtuar përdorimin e forcës policore kundër protestuesve në Novi Sad më 5 shtator.
    Studentët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin nëpër rrugë dhe të mos përleshen me protestuesit e palës tjetër.
    “Qeveria është duke angazhuar njerëz që të krijojnë imazhe të shpikura ‘të popullit’. Dëshiron të shkaktojë incidente. Le të mos jemi viktimë e shfaqjes”, kanë thënë studentët.
    Në protestat kundër pushtetit në mesin e muajit gusht, mbështetësit e partisë në pushtet kanë hedhur fishekzjarrë kundër protestuesve.
    Studentët dhe mijëra qytetarë tjerë protestojnë që 10 muaj, duke kërkuar përgjegjësi për 16 personat e vdekur në nëntor të vitit të kaluar në Novi Sad, si pasojë e shembjes së një strehe betoni.
    Në kuadër të protestave janë bllokuar 60 fakultete në shtatë universitete nëpër Serbi.
    Ditëve të fundit disa kanë nisur të punojnë, ndërsa disa vazhdojnë të jenë të bllokuara.
    Me kalimin e kohës, studentët i kanë rritur kërkesat, duke përfshirë edhe atë për zgjedhje të parakohshme, mirëpo Vuçiq refuzon, duke thënë se kërkesat e studentëve janë plotësuar./REL

  • Serbi/ S’ndalen protestat, grumbullohen në Novi Sad, forca të shumta policie në kampus

    Serbi/ S’ndalen protestat, grumbullohen në Novi Sad, forca të shumta policie në kampus

    Një protestë e madhe me temën “Serbi, a mund të dëgjohemi?” është thirrur të mbahet sot në disa qytete. Njëra prej tyer do të jetë në Novi Sad të Serbisë ku grumbullimet kanë nisur, ndërsa tubime mbështetëse janë planifikuar në disa qytete të vendit.

    Tubimi në Novi Sad fillon në orën 19:00, dhe forca të forta policore tashmë po mbërrijnë në kampusin e Universitetit të Novi Sadit.

    Arsyeja e protestës, të thirrur nga studentët në bllokadë, është, sipas tyre, shkelja e autonomisë së Universitetit dhe prania e policisë në ndërtesat e Fakultetit të Filozofisë dhe Fakultetit të Sportit dhe Edukimit Fizik.

    Fakulteti i Filozofisë, nga i cili studentët u përjashtuan dhjetë ditë më parë, sipas mediave serbe është plot me policë, dhe anëtarët e Njësisë së Ndërhyrjes dhe të Xhandarmërisë mund të shihen përmes dritareve të hapura.

    Studentët dhe qytetarët janë të ftuar të marrin pjesë në një tubim paqësor dhe të ndjekin kanalet zyrtare për çdo informacion. Grumbullime janë planifikuar gjithashtu në Novi Pazar, Niš, Prokuplje dhe Kraljevo, si edhe në Kragujevac, Valjevo, Užice, Prijepolje dhe Leskovac, shkruan media serbe, Danas. 

  • Forcat policore të Vuçiç rrethojnë fakultetet/ Studentët nuk ndalen, paralajmëronë protestë masive

    Forcat policore të Vuçiç rrethojnë fakultetet/ Studentët nuk ndalen, paralajmëronë protestë masive

    Një protestë e madhe me temën “Serbi, a mund të dëgjohemi?” do të mbahet sonte në Novi Sad të Serbisë, ndërsa tubime mbështetëse janë planifikuar në disa qytete të vendit.
    Tubimi në Novi Sad fillon në orën 19:00, ndërsa para fillimit të protestës, forca të forta policore tashmë po mbërrijnë në kampusin e Universitetit të Novi Sadit.
    Arsyeja e protestës, të thirrur nga studentët në bllokadë, është, sipas tyre, shkelja e autonomisë së Universitetit dhe prania e policisë në ndërtesat e Fakultetit të Filozofisë dhe Fakultetit të Sportit dhe Edukimit Fizik.
    Fakulteti i Filozofisë, nga i cili studentët u përjashtuan dhjetë ditë më parë, sipas mediave serbe është plot me policë, dhe anëtarët e Njësisë së Ndërhyrjes dhe të Xhandarmërisë mund të shihen përmes dritareve të hapura.

  • Ndryshime, shkarkime nga puna/ Policia në Serbi me pajisje të plota, qeveria ka filluar një goditje ndaj ‘të pabindurve’

    Ndryshime, shkarkime nga puna/ Policia në Serbi me pajisje të plota, qeveria ka filluar një goditje ndaj ‘të pabindurve’

    Në Serbi po përshkallëzohet tensioni mes pushtetit dhe sistemit arsimor. Nga policia e vendosur në fakultete në Novi Sad, te ndërprerjet masive të kontratave të punës në shkolla, qeveria po përdor një sërë mekanizmash për të goditur të ashtuquajturit “të pabindur” – ata që refuzuan shantazhet.

    Pamje të rënda janë raportuar në Fakultetin e Edukimit Fizik në Novi Sad, ku studentët u nxorën me forcë nga ndërtesa ndërsa policia ndërroi bravat. Në Universitetin e Nishit, inspektorët madje kanë marrë pjesë në provime, duke ushtruar presion mbi studentët. “Po hyjmë kolektivisht në një fazë të re të autokracisë së pastër”, paralajmëron Filip Ejdus nga Fakulteti i Shkencave Politike.

    Ndërkohë, mbi 100 drejtorë shkollash fillore dhe të mesme janë shkarkuar ose dorëhequr, pasi kundërshtuan këtë “diktaturë frike”. Ish-drejtoresha e shkollës “Banović Strahinja”, Tatijana Vasović Novosel, tha se nuk pranoi të shantazhohej, duke akuzuar qeverinë se kërkon vetëm drejtues të bindur dhe jo shkolla të suksesshme.

    Shembulli më i freskët është ai i shkollës “Pavle Savić” në Beograd, e cila nuk ka nisur ende mësimin pas shkarkimit të drejtorit. Edhe në Gjimnazin e Parë të Nishit, mësuesit me kontrata të përkohshme nuk u rinovuan këtë vit, gjë që kolektivi e cilëson si “hakmarrje politike” ndaj atyre që mbështetën nxënësit gjatë pezullimit të mësimit.

    Sindikata MASA e quan këtë fushatë një përpjekje të qartë për të frenuar protestat para nisjes së vitit të ri shkollor. Por studentët dhe gjeneratat e reja kanë reaguar që në ditën e parë me protesta, duke thënë se nuk do të harrojnë dhunën dhe përballjet me mësuesit e tyre – dhe se nuk do t’i kthejnë shpinën luftës për një vend më të mirë.

    Duket se arsimi në Serbi është shndërruar në një nga frontet kryesore të përplasjes mes regjimit dhe shoqërisë.

  • Skandal në Serbi, qeveria shndërron universitetin në kazermë policore, 34 studentë në listën e zezë të dekanit

    Skandal në Serbi, qeveria shndërron universitetin në kazermë policore, 34 studentë në listën e zezë të dekanit

    Një tjetër akt autoritar i regjimit të Aleksandër Vuçiçit ka ndezur zemërimin e studentëve dhe qytetarëve në Novi Sad. Studentët e Fakultetit të Filozofisë denoncojnë se dekani Milivoj Alanović, i mbështetur hapur nga pushteti i Beogradit, ka nisur kërcënime të drejtpërdrejta ndaj tyre vetëm pse guxuan të protestojnë kundër padrejtësive dhe kontrollit politik në universitet. Në një email zyrtar, Alanoviç u ka dërguar një listë me emrat e 34 studentëve “të papërshtatshëm” duke paralajmëruar se ndaj tyre do të hapen procedura disiplinore, një gjest tipik i regjimeve represive. Që prej 26 gushtit, kur dekani, i shoqëruar nga disa punonjës dhe policë, sulmoi me dhunë studentët që kishin bllokuar fakultetin, situata është përshkallëzuar.
    Brenda dhe jashtë godinës janë vendosur dhjetëra policë, të cilët jo vetëm që pengojnë hyrjen e studentëve dhe pedagogëve, por kanë shndërruar institucionin e dijes në një pikë kontrolli policor. Përplasjet kanë qenë të ashpra: ditën e parë pati arrestime dhe dhunë ndaj protestuesve, ndërsa ditët në vijim policia dhe xhandarmëria kanë përdorur gaz lotsjellës, bomba shokuese dhe mjete piroteknike për të shpërndarë studentët. Pamjet që vijnë nga Novi Sadi tregojnë një realitet të dhimbshëm, rinia që kërkon liri e demokraci po përballet me represion brutal, ndërsa regjimi i Vuçiçit, i frikësuar nga zëri i studentëve, po përpiqet të shuajë çdo akt kundërshtie.
    Qeveria serbe, që prej kohësh akuzohet për kapjen e institucioneve dhe dhunë sistematike ndaj opozitës dhe qytetarëve, po provon edhe një herë fytyrën e saj autoritare. Shkolla e lartë është kthyer në arenë dhune, ndërsa Vuçiçi dhe njerëzit e tij shohin tek studentët një kërcënim real ndaj pushtetit të tyre të korruptuar.

  • Skandal në Serbi: Qeveria e Vuçiçit shndërron universitetin në kazerme policore, 34 studentë në listën e zezë të dekanit të pushtetit

    Skandal në Serbi: Qeveria e Vuçiçit shndërron universitetin në kazerme policore, 34 studentë në listën e zezë të dekanit të pushtetit

    Një tjetër akt autoritar i regjimit të Aleksandar Vuçiçit ka ndezur zemërimin e studentëve dhe qytetarëve në Novi Sad. Studentët e Fakultetit të Filozofisë denoncojnë se dekani Milivoj Alanović, i mbështetur hapur nga pushteti i Beogradit, ka nisur kërcënime të drejtpërdrejta ndaj tyre vetëm pse guxuan të protestojnë kundër padrejtësive dhe kontrollit politik në universitet.

    Në një email zyrtar, Alanoviç u ka dërguar një listë me emrat e 34 studentëve “të papërshtatshëm” duke paralajmëruar se ndaj tyre do të hapen procedura disiplinore – një gjest tipik i regjimeve represive.

    Që prej 26 gushtit, kur dekani, i shoqëruar nga disa punonjës dhe policë, sulmoi me dhunë studentët që kishin bllokuar fakultetin, situata është përshkallëzuar. Brenda dhe jashtë godinës janë vendosur dhjetëra policë, të cilët jo vetëm që pengojnë hyrjen e studentëve dhe pedagogëve, por kanë shndërruar institucionin e dijes në një pikë kontrolli policor.

    Përplasjet kanë qenë të ashpra: ditën e parë pati arrestime dhe dhunë ndaj protestuesve, ndërsa ditët në vijim policia dhe xhandarmëria kanë përdorur gaz lotsjellës, bomba shokuese dhe mjete piroteknike për të shpërndarë studentët. Pamjet që vijnë nga Novi Sadi tregojnë një realitet të dhimbshëm – rinia që kërkon liri e demokraci po përballet me represion brutal, ndërsa regjimi i Vuçiçit, i frikësuar nga zëri i studentëve, po përpiqet të shuajë çdo akt kundërshtie.

    Qeveria serbe, që prej kohësh akuzohet për kapjen e institucioneve dhe dhunë sistematike ndaj opozitës dhe qytetarëve, po provon edhe një herë fytyrën e saj autoritare. Shkolla e lartë është kthyer në arenë dhune, ndërsa Vuçiçi dhe njerëzit e tij shohin tek studentët një kërcënim real ndaj pushtetit të tyre të korruptuar.