Tag: studentët

  • New York/Studentët e Montclair University, talent e pasion për muzikën shqiptare

    New York/Studentët e Montclair University, talent e pasion për muzikën shqiptare

    Studentët e Universitetit Shtetëror të Montclair-it (Montclair State University) kanë treguar edhe këtë vit pasionin dhe talentin e tyre të jashtëzakonshëm në muzikë dhe këngë. Përmes Ansamblit Shqiptar që ligjërohet prej 12 vitesh në këtë universitet, ata kanë shfaqur aftësi të larta artistike dhe dashuri për kulturën muzikore shqiptare.Semestri i vjeshtës 2025 shënon vitin e 12-të që programi i Ansamblit Shqiptar funksionon në Montclair, duke u bërë një platformë e rëndësishme për studentët muzikantë dhe këngëtarë të talentuar që të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të promovojnë muzikën shqiptare në Shtetet e Bashkuara.Ky ansambël jo vetëm që ndihmon në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, por edhe krijon një urë lidhjeje midis muzikës, edukimit dhe komunitetit ndërkombëtar të studentëve në universitet. Për 12 vitet e fundit, çdo gjeneratë ka kontribuar në pasurimin e repertorit dhe në rritjen e nivelit artistik të ansamblit, duke bërë që Montclair të njohë muzikën dhe traditat shqiptare përtej Atlantikut.Profesorët dhe drejtuesit e programit theksojnë se përveç aftësive teknike, studentët kanë shfaqur përkushtim dhe pasion të jashtëzakonshëm, duke e bërë çdo performancë një eksperiencë të paharrueshme për publikun dhe për vetë pjesëmarrësit.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Studentët e Universitetit Shtetëror të Montclair-it (Montclair State University) kanë treguar edhe këtë vit pasionin dhe talentin e tyre të jashtëzakonshëm në muzikë dhe këngë. Përmes Ansamblit Shqiptar që ligjërohet prej 12 vitesh në këtë universitet, ata kanë shfaqur aftësi të larta artistike dhe dashuri për kulturën muzikore shqiptare.Semestri i vjeshtës 2025 shënon vitin e 12-të që programi i Ansamblit Shqiptar funksionon në Montclair, duke u bërë një platformë e rëndësishme për studentët muzikantë dhe këngëtarë të talentuar që të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të promovojnë muzikën shqiptare në Shtetet e Bashkuara.Ky ansambël jo vetëm që ndihmon në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, por edhe krijon një urë lidhjeje midis muzikës, edukimit dhe komunitetit ndërkombëtar të studentëve në universitet. Për 12 vitet e fundit, çdo gjeneratë ka kontribuar në pasurimin e repertorit dhe në rritjen e nivelit artistik të ansamblit, duke bërë që Montclair të njohë muzikën dhe traditat shqiptare përtej Atlantikut.Profesorët dhe drejtuesit e programit theksojnë se përveç aftësive teknike, studentët kanë shfaqur përkushtim dhe pasion të jashtëzakonshëm, duke e bërë çdo performancë një eksperiencë të paharrueshme për publikun dhe për vetë pjesëmarrësit.

  • Trazirat në Serbi, nga protestat e studentëve, tek sulmet e tabloidëve

    Trazirat në Serbi, nga protestat e studentëve, tek sulmet e tabloidëve

    Ajo që nisi si një përkujtimore e heshtur nga një grusht studentësh vitin e kaluar është shndërruar në disa nga protestat më të mëdha në historinë e Serbisë, një lëvizje masive që disa e krahasojnë me demonstratat që e rrëzuan nga pushteti diktatorin Slobodan Millosheviç një çerek shekulli më parë.

    Protestat aktuale drejtohen nga studentët universitarë, dhe disa të rritur qëndrojnë pranë tyre si mbështetje, sepse ata thonë se qeveria e presidentit Aleksandar Vuçiç është bërë një pengesë për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian — dhe kjo është kthyer në çështjen thelbësore.

    Studentët po akuzojnë Vuçiçin dhe partinë e tij për abuzim me pushtetin, korrupsion, kapjen e mediave, dhunimin e institucioneve, dhe po kërkojnë dorëheqjen e tij. Ata janë të përkrahur nga prindërit e tyre, grupet opozitare, si dhe OJF-të liberale në Perëndim. Gazetat e kontrolluara nga qeveria i përshkruajnë ata si “plehra” dhe “armiq të popullit.”

    Një nga goditjet e fundit ndaj protestuesve ishte refuzimi i autoriteteve për të lejuar një marshim përkujtimor. Kur qindra studentë u mblodhën, policia i shpërndau me dhunë.

    Një krizë kombëtare

    Serbia po përballet me një moment vendimtar. Vendi është në prag të një zgjedhjeje: të vazhdojë drejt një rruge autoritare, apo të hapë derën drejt demokracisë dhe integrimit në BE.

    Kryeministri Vuçiç, i cili ka qenë në pushtet që prej vitit 2012, shihet nga kritikët si gjithnjë e më shumë autokratik. Ai ka mbushur institucionet me aleatët e tij, ka shtypur opozitën dhe ka marrë kontrollin mbi mediat. Shumë shohin ngjashmëri me vitet 1990, kur Millosheviçi e mbante Serbinë në izolim dhe krizë.

    Në qendër të shpërthimit aktual ishte një katastrofë hekurudhore ku dhjetëra studentë humbën jetën. Ky incident e ktheu zemërimin e akumuluar në protesta të gjera, të cilat vazhdojnë pa ndërprerje për javë të tëra.

    Rinia në ballë të betejës

    Studentët thonë: “Ne nuk mund të vazhdojmë të jetojmë në një Serbi ku nuk ndihemi të sigurt, ku të ardhmen tonë e vjedhin politikanët.” Një vajzë 20-vjeçare nga Universiteti i Beogradit tha: “Prindërit e mi kanë frikë për mua, por ata e dinë që nuk mund të qëndrojmë pasive. Është koha jonë.” Ata organizojnë marshime, shpërndajnë mesazhe me hashtage si #SerbiaWithoutVučić dhe refuzojnë të ndalen.

    Mediat dhe reagimi ndërkombëtar

    Mediat e pavarura, gazetarët dhe organizatat për të drejtat e njeriut po e mbulojnë ngjarjen gjerësisht, ndërsa tabloidet pro-qeveritare përpiqen t’i diskreditojnë protestuesit duke i quajtur “armiq të shtetit.”

    Reporterët pa Kufij dhe Federata Evropiane e Gazetarëve kanë denoncuar dhunën dhe kërcënimet ndaj gazetarëve që mbulojnë protestat. BE ka dhënë sinjale se po ndjek nga afër zhvillimet dhe ka paralajmëruar se dhuna dhe mungesa e reformave do ta vonojnë procesin e anëtarësimit.

    Pyetja që shtrohet sot është: A do të mundet rinia serbe të ndryshojë trajektoren e vendit? Ose a do të përballet Serbia me një të ardhme të zymtë të izolimit, nacionalizmit dhe autoritarizmit? “Ne jemi këtu,” tha një student. “Sepse nuk kemi rrugë tjetër.” /me shkurtime nga Washington Post – bota.al/

  • Xhixho: E patolerueshme dhu*a policore mbi studentët dhe prindërit e tyre

    Xhixho: E patolerueshme dhu*a policore mbi studentët dhe prindërit e tyre

    Zv.Presidentja e PL, Erisa Xhixho e quan të patolerueshme dhe të turpshme dhunën policore mbi studentët dhe prindërit e tyre, që janë në të drejtën e tyre për të pasur akses në godinat shtetërore.
    ”E patolerueshme dhe e turpshme dhuna policore mbi studentët dhe prindërit e tyre, që janë në të drejtën e tyre për të pasur akses në godinat shtetërore.

    Në përpjekje për t’u regjistruar në konviktet e ndërtuara për ta, një pjesë e studentëve u trajtuan si të njerkës, duke u dëbuar me forcë nga zyrat e administratës, e një pjesë tjetër u lejuan të futeshin pa problem.

    Kjo qasje e administratës së Qytetit Studenti reflekton filozofinë e kësaj qeverie, që duan ta bëjnë Shqipërinë vendin e disave dhe jo të të gjithëve”.

  • Dhuna policore mbi studentët tek konviktet, Xhixho: Ndëshkohen për të kërkuar të drejtën e tyre

    Dhuna policore mbi studentët tek konviktet, Xhixho: Ndëshkohen për të kërkuar të drejtën e tyre

    Zv.Presidentja e PL, Erisa Xhixho përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se është e patolerueshme dhe e turpshme dhuna policore mbi studentët dhe prindërit e tyre, që janë në të drejtën e tyre për të pasur akses në godinat shtetërore.
    Postimi:
    E patolerueshme dhe e turpshme dhuna policore mbi studentët dhe prindërit e tyre, që janë në të drejtën e tyre për të pasur akses në godinat shtetërore.
    Në përpjekje për t’u regjistruar në konviktet e ndërtuara për ta, një pjesë e studentëve u trajtuan si të njerkës, duke u dëbuar me forcë nga zyrat e administratës, e një pjesë tjetër u lejuan të futeshin pa problem.
    Kjo qasje e administratës së Qytetit Studenti reflekton filozofinë e kësaj qeverie, që duan ta bëjnë Shqipërinë vendin e disave dhe jo të të gjithëve

  • “Lufta” për dhomën në konvikt, policia nxjerr me forcë studentet nga sporteli i regjistrimeve (VIDEO)

    “Lufta” për dhomën në konvikt, policia nxjerr me forcë studentet nga sporteli i regjistrimeve (VIDEO)

    Ky është momenti kur efektivët e policisë nxjerrin me forcë studentët që kërkojnë të regjistrohen për t’u akomoduar në konviktet e Qytetit Studenti. 

    Prej javësh studentët kanë denoncuar abuzimet që po bëhen me ndarjen e dhomave në konvikte, duke pretenduar se ka edhe nga ata persona që i kanë përfunduar studimet dhe nuk lirojnë ambientet. Sipas studentëve që denoncojnë rastin, personat që mbajnë “peng” dhomat në konvikte ofrojnë ryshfet ndaj punonjësve të rezidencës studentore. 

    Gjithashtu, një tjetër shqetësim i ngritur nga studentët është edhe vendimi i ri për pagesën e plotë të tarifës së akomodimit, që më parë paguhej e ndarë në disa këste. 

    Studentët shprehen se pagesa e plotë për 9 muajt akademik është e papërballueshme për ekonominë e tyre. 

     

     

  • ‘Listat u bënë me njohje’, studentët radhë që në 3 të mëngjesit për një dhomë në konvikt

    ‘Listat u bënë me njohje’, studentët radhë që në 3 të mëngjesit për një dhomë në konvikt

    Kjo godinë e ndërtuar për akomodimin e studentëve, me fonde të Bankës Gjermane për Zhvillim dhe Bashkimit Europian, me standardet e një hoteli me disa yje, ka shërbyer si një mollë sherri ndërmjet studentëve që kërkonin të regjistroheshin në të dhe administratës së Rezidencës Studentore Universitare nr. 1, çka ka kërkuar edhe ndërhyrjen e policisë.

    Studentët që nuk arritën të regjistroheshin akuzojnë administratën e kësaj rezidence për korrupsion dhe se dhomat janë dhënë në bazë të njohjeve.
    “Erdhëm që në mëngjes, isha i 44-ti në radhë, por nuk më regjistruan”, thotë një nga studentët.
    Kjo godinë ka 30 dhoma dyshe dhe 1 dhomë për persona me aftësi ndryshe. Kushtet brenda tyre janë shumë të mira krahasuar me dhomat në godina të tjera në Qytetin Studenti.
    “Kam ardhur në 3 të mëngjesit, zura radhën. Ata bënë një listë dhe u regjistrova.”
    Drejtori i kësaj rezidence, i pyetur në lidhje me akuzat e studentëve se ka funksionuar miku për të siguruar një dhomë: “Godina e re është pjesë e projektit të rikonstruksionit të godinave të Qytetit Studenti me efikasitet energjik, ku në fazën e parë ka përfunduar rikonstruksioni i 5 godinave dhe pritet të nisë faza e dytë me 14 godina të tjera.”

  • Kaos me regjistrimin në konvikte, studentët përplasen me forcat e policisë

    Kaos me regjistrimin në konvikte, studentët përplasen me forcat e policisë

    Tensione dhe përplasje kanë shoqëruar procesin e regjistrimeve të aplikantëve në godinën numër 3 të konvikteve në Qytet Studenti.
    Fluksi i aplikimeve dhe numri i kufizuar i dhomave sollën pakënaqësi te studentët, të cilët akuzuan institucionin për mungesë transparence dhe padrejtësi në procesin e përzgjedhjes.
    Sipas njoftimit zyrtar, studentët duhej të paraqiteshin këtë të enjte pranë zyrave të përcaktuara për regjistrim në godinën numër 3, nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

    Megjithatë, të rinjtë thanë se që në momentin e hapjes së procesit, vetëm një numër i vogël aplikantësh u lejua të hynte në zyra, ndërsa pjesa tjetër mbeti jashtë, pa mundur të vijonte regjistrimin.
    Siç reflektohet edhe në pamje, kjo situatë solli tensione të forta mes studentëve dhe forcave të policisë, të cilat ndërhynë për t’i larguar nga godina.
    Reagimi i institucionit nuk vonoi. Në deklaratë thuhej se problematika erdhi për shkak të interesit të madh – rreth 300 aplikantë – ndërkohë që kapaciteti i godinës së rikonstruktuar numër 3 është vetëm 30 dhoma dyshe, me hapësirë për jo më shumë se 60 studentë.
    Regjistrimet megjithatë janë të hapura në godinat e tjera të Rezidencës Studentore Universitare, por godina numër 3 ishte një prej ambienteve të rikonstruktuara, që sipas të rinjve ka kushte më të mira akomodimi.
    /vizionplus.tv

  • Sherri për dhomat e konviktit, kërkohet ndërhyrja e policisë /Kërkesë e lartë nga studentët

    Sherri për dhomat e konviktit, kërkohet ndërhyrja e policisë /Kërkesë e lartë nga studentët

    Kjo godinë e ndërtuar për akomodimin e studentëve, me fonde të Bankës Gjermane për Zhvillim dhe Bashkimit Europian, me standardet e një hoteli me disa yje, ka shërbyer si një mollë sherri ndërmjet studentëve që kërkonin të regjistroheshin në të dhe administratës së Rezidencës Studentore Universitare nr. 1, çka ka kërkuar edhe ndërhyrjen e policisë. 

    Studentët që nuk arritën të regjistroheshin akuzojnë administratën e kësaj rezidence për korrupsion dhe se dhomat janë dhënë në bazë të njohjeve. 

    “Erdhëm që në mëngjes, isha i 44-ti në radhë, por nuk më regjistruan”, thotë një nga studentët. 

    Kjo godinë ka 30 dhoma dyshe dhe 1 dhomë për persona me aftësi ndryshe. Kushtet brenda tyre janë shumë të mira krahasuar me dhomat në godina të tjera në Qytetin Studenti. 

    “Kam ardhur në 3 të mëngjesit, zura radhën. Ata bënë një listë dhe u regjistrova.” 

    Drejtori i kësaj rezidence, i pyetur në lidhje me akuzat e studentëve se ka funksionuar miku për të siguruar një dhomë: “Godina e re është pjesë e projektit të rikonstruksionit të godinave të Qytetit Studenti me efikasitet energjik, ku në fazën e parë ka përfunduar rikonstruksioni i 5 godinave dhe pritet të nisë faza e dytë me 14 godina të tjera.” 

     

  • Drejtoria e Konvikteve lë në radhë studentët për regjistrimet, përplasje me policinë – VIDEO

    Drejtoria e Konvikteve lë në radhë studentët për regjistrimet, përplasje me policinë – VIDEO

    Nisja e vitit të ri akademik është shoqëruar me kaos dhe pakënaqësi për studentët që kërkojnë një vend në konvikte. Radhët e gjata dhe trajtimi i papërshtatshëm kanë shkaktuar zemërim, ndërkohë që janë raportuar edhe përplasje me forcat e policisë.
    Qindra studentë janë mbledhur para Drejtorisë së Konvikteve, duke pritur me orë të tëra për t’u regjistruar. Pamjet tregojnë një numër të madh të rinjsh që presin në diell dhe në kushte aspak të favorshme.
    Situata ka precipituar kur disa studentë, pasi kishin pritur deri në orët e para të mëngjesit, janë përballur me dhunë nga ana e policisë. Sipas denoncimeve të studentëve për mediat, pas orëve të tëra pritje, vetëm 10 persona arritën të siguronin një vend në konvikt, ndërsa të tjerët u dëbuan me forcë, pa marrë asnjë shpjegim.
    “Policia e shtetit ka përdorur dhunë për të nxjerrë studentët që kishin pritur deri në orën 3 të mëngjesit për të zënë një dhomë,” shkruan një denoncim i dërguar në JOQ Albania. “Pas futjes së 10 personave, ata mbyllën derën dhe nuk dhanë asnjë sqarim, duke thënë se vendet janë zënë. Ndërkohë, thërrasin policinë për t’i nxjerrë studentët jashtë. Si do të veprojë ky shtet për popullin dhe studentët, të cilët dita-ditës po detyrohen të largohen nga ky vend?”, thuhet më tej në denoncim.

  • “Dhomat ndahen me mik”, sherr mes studenteve dhe administratës në “QS”, ndërhyn policia

    “Dhomat ndahen me mik”, sherr mes studenteve dhe administratës në “QS”, ndërhyn policia

    pamjet e perplasjes

    TIRANË– Ndarja e dhomave në Qytetin Studenti është shoqëruar me tensione, ku policia ka ndërhyrë duke shpërndarë me dhunë një grup vajzash, që akuzuan se procesi po bëhet në mënyrë jotransparente. Në një video që është postuar nga JOQ, dërguar nga vetë studentet, thuhet se iu është dashur që të qëndrojnë në radhë dhe pritje deri në orën 3 të mëngjesit, pa mundur që të marrin një dhomë.
    “Përshëndetje, JOQ! Sot, në konviktet e Qytetit Studentit, policia e shtetit ka përdorur dhunë për të nxjerrë studentët që kishin pritur deri në orën 3 të mëngjesit për të zënë një dhomë në konviktet e reja. Pas futjes së 10 personave, ata mbyllën derën dhe nuk dhanë asnjë sqarim, duke thënë se vendet janë zënë. Ndërkohë, thërrasin policinë për t’i nxjerrë studentët jashtë. Si do të veprojë ky shtet për popullin dhe studentët, të cilët dita-ditës po detyrohen të largohen nga ky vend?”, shkruhet në denoncim.

    /ZËRI