Qeveria në mbledhjen e mbajtur sot ka ndarë 26 milionë euro për studentët. Ajo ka miratuar ndarjen e nga 100 eurove për të gjithë studentët, gjithashtu edhe bursën e mobilitetit për studentët e nivelit bachelor, për t’i mbështetur ata që studiojnë larg qytetit ku jetojnë.Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave për ekzekutimin e 100 eurove për të gjithë studentët që plotësojnë kriteret me fillimin e vitit të ri akademik.Këto mjete pritet të kenë kosto rreth 6 milionë euro.Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati tha se këto mjete do të sigurohen nga Programi i Ringjalljes Ekonomike.“Siç e theksuat kemi të bëjmë me ndarjen e 100 eurove për studentët që plotësojnë kriteret, ngjashëm siç kanë qenë masat gjatë viteve të mëparshme, dhe ky veprim parashihet të ketë koston rreth 6 milionë euro që pritet të sigurohen nga Pako e Ringjalljes Ekonomike”, tha Murati.Ministri theksoi se për formën e aplikimit dhe datat e ekzekutimit do të njoftohen në vijim.Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se përveç ndarjes së 100 eurove, studentët që janë në nivelin bachelor do të përfitojnë edhe bursën për mobilitet.“Tashmë e kemi dëshmuar se rritjen ekonomike e ndajmë me qytetaret. Sepse kur rritja ndahet ajo shumohet. Kur zvogëlohet pabarazia në shoqëri, rritet kërkesa agregate në ekonomi. Në kuadër të kësaj ndarje të rritjes ekonomike sot e miratojmë vendimin për ndarjen nga 100 euro për të gjithë studentet që i plotësojnë kriteret. Mbështetja për studentë nuk mbaron me kaq. Sot do të miratojmë edhe bursën e mobilitetit për studentet bachelor. Shuma e mbështetjes do të varet nga distanca nëpërmjet vendbanimit dhe vendit ku studioni”, ka thënë ai.Qeveria ka ndarë një milion euro për zbatimin e masës 3.4 të pakos së ringjalljes ekonomike – kuponë ushqimi për familjet në nevojë.Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se synimi është që të arrijnë edhe te këto familje “ngjashëm siç kemi bërë në ditët e kaluara.. e sidomos tash që është stina e dimrit e mund të ketë nevojë”.“Është programi që subvencionon faturën të gjitha ato familje që të ardhurat mesatare për anëtar të familjes i ka 150 euro në muaj. Gjatë vitit të kaluar kemi pasur mbi 80 mijë familje përfituese. Të njëjtat nuk kanë nevojë të aplikojnë”.Qeveria ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, për ndarjen e buxhetit shtesë për subvencionimin e teksteve dhe materialeve ushqimore.“Është tejet e nevojshme që të përmbyllet ky proces për këtë vit akademik. Si qeveri jemi munduar që në vazhdimësi të arrijmë te secila familje. Megjithatë mekanizmat shtetëror janë të kufizuar se sa familje mund t’i prekim. Kësisoj kemi bërë edhe ndarjen e shumës prej 1 milionë eurove. Edhe këtë vit do të vazhdoj programi i njëjtën programi zbatohet për muajt e stinës së dimrit. Kësisoj nga tetori deri në mars. Edhe kjo masë është tejet e nevojshme dhe mbështet një numër të madh të familjeve në mënyrë që sadopak të lehtësohet barra”.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: studentët
-

PD: Arsimi i lartë në kolaps – Universitetet shqiptare po boshatisen, qeveria po e shkatërron në heshtje
Në nisje të vitit të ri akademik, drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, ka akuzuar qeverinë se po çon arsimin e lartë drejt rrënimit. Në një deklaratë nga selia blu, Sula tha se “universiteti është zemra e kombit, që po shuhet nga shpresa për një shoqëri më të lirë”, duke theksuar se “nuk mund të ketë të ardhme kur rinia largohet dhe pedagogët nënshtrohen.
Sipas saj, auditorët bosh dhe rënia me 45% e numrit të studentëve brenda një dekade janë dëshmi e një krize të thellë në arsimin universitar. “Universiteti nuk është më ëndrra e të rinjve shqiptarë,” u shpreh Sula, duke fajësuar qeverinë për mungesë standardesh dhe për përdorimin e arsimit për interesa politike.
Drejtuesja e PD-së në fushën e arsimit denoncoi gjithashtu mbylljen e qindra programeve studimore, mes tyre edhe të mësuesisë, duke paralajmëruar pasoja serioze për sistemin parauniversitar. “Rilindja po lë shkollat pa mësues dhe brezat pa edukim të qëndrueshëm,” tha ajo.
Deklarata e plotë e Sulës:
Çelja e vitit të ri akademik, përveçse sjell urime për studentët që për herë të parë ulen në auditorët universitarë, për ata që vijojnë rrugëtimin e tyre akademik, si dhe për pedagogët dhe stafet që kontribuojnë në sistemin e arsimit të lartë, na rikthen në mënyrë të pashmangshme përballë një realitet të hidhur: kriza e thellë dhe e gjithanshme në të cilën ndodhet prej vitesh bota universitare shqiptare.
Zbrazja e universiteteve: Shkatërrimi i heshtur i arsimit të lartë
Auditorët bosh janë pasqyra më e qartë e kësaj krize. Në më pak se një dekadë, numri i studentëve është ulur me 45%. Kjo nuk është vetëm pasojë e rënies demografike, por një shpërbërje e vetë sistemit arsimor.
Universiteti nuk është më ëndrra e të rinjve shqiptarë. Ata largohen, sepse e ardhmja nuk ndërtohet mbi premtime boshe, me diploma që nuk vlejnë, apo mbi institucione të kapura nga interesat politike.
Mësuesia në kolaps, teknologjia si pretekst për mbyllje degësh
Zhvillimi i vrullshëm teknologjik na orienton drejt degëve të informatikës, por kjo nuk përligj mbylljen e rreth 100 programeve studimore mes të cilave janë dhe ato të mësuesisë. Rilindja nuk ka dëshirë ta shohë këtë realitet që po jep pasoja në sistemin parauniversitar, duke lënë shkollat pa mësues dhe brezat pa edukim të qëndrueshëm., ndërsa pa siguruar standarde të universiteteve për studentët shqiptarë propagandon ardhjen e studentëve të huaj.
Mjekësia: peng i barrierave të qeverisë
Vetëm këtë vit, numri i maturantëve që konkurruan për Mjekësi të Përgjithshme ra me 40%, për shkak të barrierave të vendosura nga vetë qeveria. Në vend që të nxisë dhe motivojë të rinjtë të zgjedhin degët jetike për shoqërinë, shteti ngriti barriera ligjore që dekurajojnë dhe penalizojnë studentët të largohen për të studiuar në universitete jashtë vendit ose në arsimin jopublik
Reforma pa transparencë, akreditim fasadë
Gremisjen e arsimit të lartë ia bëri të qartë edhe Bordi i Akreditimit kryeministrit : Ligji 80/2015 për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor është kthyer në një dështim të heshtur. Janë bërë 10 vite nga miratimi i tij dhe ende një pjesë e madhe e akteve nënligjore janë të pazbatueshme.
Më pak se 40% e programeve universitare janë akredituar, ndërsa mbi 40% e pedagogëve nuk kanë gradën shkencore “Doktor” ; 46% e pedagogëve punojnë me kohë të pjesshme. Në këtë realitet, qeveria flet për një fasadë të re ligjore, por pa bërë asnjë analizë serioze për dështimet e dekadës së fundit.
Ndërkombëtarizimi i rremë dhe financimi më i ulët në Europë
Ndërsa propagandohet ndërkombëtarizimi, financimi për kërkimin shkencor në Shqipëri listohet në fund të Europës, sipas të dhënave të EUROSTAT-it që siç shprehen ekspertët e huaj përbën thirrje për ndryshimin e drejtimit strategjik të vendit. Universitetet nuk mund të bëhen qendra ekselence me propagandë, por me investim të qëndrueshëm dhe vizion afatgjatë.
Humbja e autonomisë institucionale dhe e lirive akademike
Autonomia universitare është në rënie të lirë. Universitetet po shndërrohen në zgjatime të rilindjes.
Në Gjirokastër, administratori i universitetit ishte njëherazi koordinator elektoral i Partisë Socialiste, i cili kërkonte foto të votës si “provë besnikërie”.
Në universitetin e Sporteve në mënyrë antiligjore përjashtohen studentët nga e drejta e tyre themelore e sanksionuar ne ligjin e arsimit të lartë për të zgjedhur drejtuesin e fakultetit, duke i zhvilluar zgjedhjet më date 1 tetor, pa filluar ende viti akademik– pasi rektori është i preferuari i partisë në pushtet dhe, edhe pse u publikuan një sërë shkeljesh prej tij, nuk është marrë asnjë masë.
Në Qytetin Studenti, studentët përzihen me forcë nga godinat, ndërkohë që dhomat shpërndahen me akte korruptive.
Sot, pedagogët po perballen me shantazhe dhe presione, duke i përdorur edhe studentët në mënyrë antiligjore, ndërkohë që kanë përballë edhe trysninë nga drejtuesit e institucionit, të cilët të lidhur me pushtetin kanë bërë shndërrimin e tempujve të e dijeve në vatra patronazhimi.
Universitetet nuk kanë nevojë për dekor, por për dinjitet. Universiteti është zemra e kombit, që po shuhet nga shpresa për një shoqëri më të lirë. Nuk mund të ketë të ardhme kur rinia largohet, kur pedagogët nënshtrohen.
Arsimi i lartë ka nevojë për mbështetje reale e cila nuk është realizuar në asnjë prej treguesve nga kjo qeveri ndaj sot gjendemi në këtë rrënim, prej nga ku nuk është e largët dita që universitetet shqiptare të mbeten vetëm ndërtesa bosh – pa dije, pa të rinj, pa të ardhme.
-

“Universitetet peng të qeverisë”/ Viti i ri akademik, reagon ashpër PD: Auditorët bosh janë pasqyrë e qartë e kësaj…
Me nisjen e vitit të ri akademik, PD në një deklaratë për mediat, sjell situatën aktuale të Universiteteve, që sipas saj janë në një krizë totale.
Deklarata e plotë:
Çelja e vitit të ri akademik, përveçse sjell urime për studentët që për herë të parë ulen në auditorët universitarë, për ata që vijojnë rrugëtimin e tyre akademik, si dhe për pedagogët dhe stafet që kontribuojnë në sistemin e arsimit të lartë, na rikthen në mënyrë të pashmangshme përballë një realitet të hidhur: kriza e thellë dhe e gjithanshme në të cilën ndodhet prej vitesh bota universitare shqiptare.
Zbrazja e universiteteve: Shkatërrimi i heshtur i arsimit të lartë
Auditorët bosh janë pasqyra më e qartë e kësaj krize. Në më pak se një dekadë, numri i studentëve është ulur me 45%. Kjo nuk është vetëm pasojë e rënies demografike, por një shpërbërje e vetë sistemit arsimor.
Universiteti nuk është më ëndrra e të rinjve shqiptarë. Ata largohen, sepse e ardhmja nuk ndërtohet mbi premtime boshe, me diploma që nuk vlejnë, apo mbi institucione të kapura nga interesat politike.
Mësuesia në kolaps, teknologjia si pretekst për mbyllje degësh
Zhvillimi i vrullshëm teknologjik na orienton drejt degëve të informatikës, por kjo nuk përligj mbylljen e rreth 100 programeve studimore mes të cilave janë dhe ato të mësuesisë. Rilindja nuk ka dëshirë ta shohë këtë realitet që po jep pasoja në sistemin parauniversitar, duke lënë shkollat pa mësues dhe brezat pa edukim të qëndrueshëm., ndërsa pa siguruar standarde të universiteteve për studentët shqiptarë propagandon ardhjen e studentëve të huaj.
Mjekësia: peng i barrierave të qeverisë
Vetëm këtë vit, numri i maturantëve që konkurruan për Mjekësi të Përgjithshme ra me 40%, për shkak të barrierave të vendosura nga vetë qeveria. Në vend që të nxisë dhe motivojë të rinjtë të zgjedhin degët jetike për shoqërinë, shteti ngriti barriera ligjore që dekurajojnë dhe penalizojnë studentët të largohen për të studiuar në universitete jashtë vendit ose në arsimin jopublik
Reforma pa transparencë, akreditim fasadë
Gremisjen e arsimit të lartë ia bëri të qartë edhe Bordi i Akreditimit kryeministrit : Ligji 80/2015 për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor është kthyer në një dështim të heshtur. Janë bërë 10 vite nga miratimi i tij dhe ende një pjesë e madhe e akteve nënligjore janë të pazbatueshme.
Më pak se 40% e programeve universitare janë akredituar,
ndërsa mbi 40% e pedagogëve nuk kanë gradën shkencore “Doktor” ; 46% e pedagogëve punojnë me kohë të pjesshme. Në këtë realitet, qeveria flet për një fasadë të re ligjore, por pa bërë asnjë analizë serioze për dështimet e dekadës së fundit.
Ndërkombëtarizimi i rremë dhe financimi më i ulët në Europë
Ndërsa propagandohet ndërkombëtarizimi, financimi për kërkimin shkencor në Shqipëri listohet në fund të Europës, sipas të dhënave të EUROSTAT-it që siç shprehen ekspertët e huaj përbën thirrje për ndryshimin e drejtimit strategjik të vendit. Universitetet nuk mund të bëhen qendra ekselence me propagandë, por me investim të qëndrueshëm dhe vizion afatgjatë.
Humbja e autonomisë institucionale dhe e lirive akademike
Autonomia universitare është në rënie të lirë. Universitetet po shndërrohen në zgjatime të rilindjes.
Në Gjirokastër, administratori i universitetit ishte njëherazi koordinator elektoral i Partisë Socialiste, i cili kërkonte foto të votës si “provë besnikërie”.
Në universitetin e Sporteve në mënyrë antiligjore përjashtohen studentët nga e drejta e tyre themelore e sanksionuar ne ligjin e arsimit të lartë për të zgjedhur drejtuesin e fakultetit, duke i zhvilluar zgjedhjet më date 1 tetor, pa filluar ende viti akademik– pasi rektori është i preferuari i partisë në pushtet dhe, edhe pse u publikuan një sërë shkeljesh prej tij, nuk është marrë asnjë masë.
Në Qytetin Studenti, studentët përzihen me forcë nga godinat, ndërkohë që dhomat shpërndahen me akte korruptive.
Sot, pedagogët po perballen me shantazhe dhe presione, duke i përdorur edhe studentët në mënyrë antiligjore, ndërkohë që kanë përballë edhe trysninë nga drejtuesit e institucionit, të cilët të lidhur me pushtetin kanë bërë shndërrimin e tempujve të e dijeve në vatra patronazhimi.
Universitetet nuk kanë nevojë për dekor, por për dinjitet. Universiteti është zemra e kombit, që po shuhet nga shpresa për një shoqëri më të lirë. Nuk mund të ketë të ardhme kur rinia largohet, kur pedagogët nënshtrohen.
Arsimi i lartë ka nevojë për mbështetje reale e cila nuk është realizuar në asnjë prej treguesve nga kjo qeveri ndaj sot gjendemi në këtë rrënim, prej nga ku nuk është e largët dita që universitetet shqiptare të mbeten vetëm ndërtesa bosh – pa dije, pa të rinj, pa të ardhme. -

Viti i ri akademik/ Zhupa: Universitet rrezikohen nga Mirela Kumbaro, shkatërroi publiken në interes të oligarkëve!
Deputetja e PD, Ina Zhupa ka uruar studentët e pedagogët në nisje të vitit të ri akademik. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Zhupa, njëkohësisht drejtuese e Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, thotë se tashmë në krye të Arsitmit është vënë Mirela Kumbaro, e njohur për shkatërrimin e trashëgimisë kulturoeë në emër të interesave të klientëve.
Sipas Zhupës, sot univesitetet janë të rrezikuara nga metoda të njëjta, që mund të çojnë në shkatërrimin e publikes, ndërsa bëri thirrje për më shumë transparencë dhe meritokraci në administrimin e arsimit të lartë.
‘Si deputete dhe si pedagoge nuk do rresht të kërkuari llogari, të kërkuari buxhete më tē larta për arsimin, mbështetje për studentët, fonde për kërkimin shkencor dhe arsim cilësor që i përgjigjet nevojave të kohës’, u shpreh ligjvënësja demokrate në përmbyllje të reagimit të saj.
Statusi
Me nisjen e vitit të ri akademik, dua të uroj studentët dhe pedagogët një fillim të mbarë, me energji të reja dhe shumë suksese!
Në krye të arsimit është Mirela Kumbaro, e njohur për shkatërrimin e publikes në emër të interesave të klientëve. Metodë që e nisi te kultura ku futi koncesionet në trashëgiminë kulturore dhe e vazhdoi po njëlloj te mjedisi ku zonat e mbrojtura i ktheu në pikat të vogla për oligarkët. Sot univesitetet janë të rrezikuara nga metoda të njëjta që mund të cojnë në shkatërrimin e publikes.
Ndërkohë problemet e arsimit të lartë vazhdojnë të njëjtat dhe të thelluara vit pas viti:
Rënia e numrit të studentëve dhe boshatisja e shumë degëve me rëndësi strategjike për vendin;
Kostoja e papërballueshme e jetesës për studentët, nga qiratë te ushqimi e transporti;
Infrastrukturë e amortizuar dhe mungesë investimesh në laboratorë, kërkim shkencor dhe digjitalizim;
Mungesë lidhjeje të fortë midis universiteteve dhe tregut të punës;
Nevoja për më shumë transparencë dhe meritokraci në administrimin e arsimit të lartë;
Pedagogë që presin kushte më dinjitoze, pagesa të përshtatshme për detyrën që kryejnë dhe mbështetje për përmirësimin e cilësisë akademike.
Si deputete dhe si pedagoge nuk do rresht të kërkuari llogari, të kërkuari buxhete më tē larta për arsimin, mbështetje për studentët, fonde për kërkimin shkencor dhe arsim cilësor që i përgjigjet nevojave të kohës.
-

Nga bursat te pagesat pa komision, si studentët po përfitojnë nga politikat lehtësuese të bankave
Nga kreditë te llogaritë studentore, bankat tregtare në bashkëpunim me universitetet janë përpjekur gjatë viteve që të rrisin mbështetjen e tyre ndaj studentëve duke ofruar produkte financiare të dedikuara vetëm për ta.
Një nga risitë e vitit të kaluar ishte lidhja e kartës së studentit me kartën bankare. Pas aplikimit për kartë në zyrat e fakultetit ose pranë Bashkisë Tiranë, nga marrëveshja e bashkëpunimit që Universiteti ka lidhur me një bankë, studentët fitonin akses në një sërë shërbimesh.
Pra, në një kartë të vetme, studenti mund të blejë produkte dhe të marrë shërbime me çmime më të reduktuara, por gjithashtu të kryejë pagesa nga llogaria e tij bankare që nuk mban asnjë komision.
Gjithashtu, universitetet hapin një llogari në bankë për studentët që përfitojnë nga bursat ekselencës, ndihmë ekonomike apo mbështetje të tjera nga shteti, me qëllim derdhjen aty të fondeve. Këto llogari nuk kanë nevojë për tarifë mirëmbajtje dhe hapja shoqërohet pa asnjë kosto për studentët.
Nga ana tjetër, kredia studentore është një tjetër instrument financiar që synon të mbështesë të rintë për të përballuar shpenzimet e studimeve dhe të jetesës. Përmes kësaj skeme, studentët kanë mundësinë të përfitojnë një shumë të caktuar financiare, e cila përdoret për pagesën e tarifës së universitetit dhe për mbulimin e kostove të tjera të lidhura me studimet.
Kredia studentore është marrëveshje bashkëpunimi me disa prej Universiteteve më të mëdha në vend, me anë të së cilës, mundësohet kredia me 0% interes. Studenti paguan plotësisht studimet e tij me këste dhe interesi dhe komisioni i kredisë paguhen nga Universiteti. Aplikimi mund të bëhet nga e-Albania brenda 30 ditëve nga fillimi i vitit akademik, duke filluar nga data 6 tetor 2025 deri më datë 05 nëntor 2025.
Përfitimi i kredisë studentore ndihmon në rritjen e aksesit në arsimin e lartë dhe ofron mbështetje të qëndrueshme financiare për të rinjtë që dëshirojnë të ndjekin studimet universitare, pavarësisht gjendjes së tyre ekonomike.
Bankat kanë investuar edhe në bankingun digjital ku studentët mund të marrin shërbime të dedikuara në aplikacionet e tyre. Përveç këtyre, institucionet financiare ofrojnë gjithashtu edhe mundësi që studentët të zhvillojnë praktika pranë ambienteve të tyre.
Kështu, të rinjtë kultivojnë një kulturë financiarë që në auditore, pa u bërë akoma pjesë e tregut të punës.
A janë të gjitha këto të mjaftueshme? Studentët janë një hallkë e rëndësishme e shoqërisë dhe një vend si Shqipëria që pritet të bëhet së shpejti pjesë e Bashkimit Evropian, studentit shqiptar duhet t’i ofrohet e njëjta mbështetje siç i ofrohet një studenti evropian. -

‘Auditorët bosh nga të rinjtë, rikthehen studentët mbi 50 vjeç’/ Rama dhe dështimi i politikave arsimore detyruan ‘talentet e reja’ të largohet jashtë vendit
Nën drejtimin e Edi Ramës, qeveria ka detyruar të rinjtë të largohen masivisht nga Shqipëria, duke krijuar një boshllëk të frikshëm në universitetet shqiptare.
Në vitin akademik 2025–2026, auditoret janë pothuajse të zbrazura nga studentët e rinj, ndërsa vendin e tyre e kanë zënë ata mbi 50 vjeç, të cilët me shumë sakrificë po rikthehen në banka shkollore pas dekadash.
Gazetarët e Syri Televizion, gjatë nisjes së vitit të ri akademik më 6 tetor 2025, kanë kontaktuar me studentët dhe kanë vënë re një fenomen shqetësues: auditoret janë pothuajse bosh nga të rinjtë, ndërsa vendin e tyre e kanë zënë studentët e moshës së tretë, mbi 50 vjeç..
Një 53-vjeçare që hyn për herë të parë në vitin e parë të studimeve thotë: “ Për shkollë jam sot. Jam në vitin e parë sivjet… nuk di saktësisht për çfarë studioj.
Jam 53 vjeçe. Nuk e di saktësisht në cilën klasë jam, sepse është hera e parë që vij. Një degë të cilën nuk e mbaj mend.
Mbaruam gjimnazin dhe vendosëm të vinim në shkollë.”
Një tjetër, 52-vjeçe, ka nisur degën Operator turistik në gjuhën gjermane, duke shtuar se rikthimi në auditor pas shumë viteve është emocionues dhe i mbushur me sfida.
“Unë jam 52 vjeçe dhe studioj në degën ‘Operator turistik në gjuhën gjermane’.
Më pëlqen turizmi, prandaj u regjistrova në këtë degë. Kam vajzën në vitin e dytë dhe unë hyra në vitin e parë.
Kjo ditë ka shumë emocione, sepse janë shumë vite që kam qenë larg bankave të shkollës, dhe tani po rikthehem sërish në auditore.
E kam pasur dëshirë të vazhdoj shkollën, por për shkak të punës time si vetëpunësuese në biznes nuk mundja. Tani ‘mu poqën’ kushtet dhe erdhi momenti që të vazhdoj këtë degë, sepse turizmi po zhvillohet dhe është një mundësi për mua.”
Një 53-vjeçare rikthehet në universitet për të fituar aftësi profesionale, duke përjetuar një eksperiencë pozitive mes studentëve të rinj dhe duke treguar se asnjë moshë nuk është pengesë për të mësuar.
“Po studioj në degën Teknologji Operator. Jam 53 vjeçe dhe futem në vitin e dytë sivjet.
Viti i parë ishte shumë i mirë dhe i qetë, kemi mësuar pak nga pak, duke marrë parasysh moshën.
Kemi ardhur vetë për të patur një punë, dhe jam e gatshme të sakrifikoj për çdo gjë.
Kam dashur shumë të vazhdoj shkollën më herët, por nuk kisha mundësi.
Auditoret ishin plot me 18-19-vjeçarë, por ata ishin shumë të respektueshëm dhe kjo e bëri eksperiencën time shumë pozitive.”Ky fenomen tregon qartë pasojat e politikave të dështuara të qeverisë: studentët e rinj largohen jashtë vendit, ndërsa në auditor mbeten vetëm të moshuarit që përpiqen të mos e humbasin mundësinë për t’u arsimuar.
LEXO EDHE: Auditorët boshatisen, këtë vit 15% më pak regjistrime në arsimin e lartë
Emigrimi i të rinjve dhe boshllëku i auditorëve janë një alarm i qartë për shtetin dhe për të ardhmen e arsimit në Shqipëri, duke treguar se pa financim të drejtë, bursa dhe politika që mbështesin të rinjtë, arsimi i lartë nuk mund të funksionojë dhe Shqipëria ‘humbet trurin’.
-

Vuçiç në ankth, një nga tubimet më të mëdha pritet në Novi Sad, pse Rusia mendon se po afron “Maidani serb”
Marsela SHYTIA
Në Novi Sad, më 1 nëntor, pritet një nga tubimet më të mëdha në pothuajse një vit që kanë zgjatur protestat, dhe në histori. Tubimi, siç është njoftuar nga studentët, do të jetë tubimi më i madh përkujtimor në historinë e Serbisë, i cili do të shënojë përvjetorin e rënies së tendës që vrau 16 persona, por gjithashtu do të kujtojë se askush nuk është mbajtur ende përgjegjës për të. Studentët e bllokuar të Novi Sadit votuan për të ftuar të gjithë Serbinë në këtë takim. Detajet e vendndodhjes së saktë të tubimit, sa do të zgjasë dhe si do të duket programi janë ende duke u negociuar. Supozohet se gjithçka duhet të përfundojë në Stacionin Hekurudhor. E vetmja gjë e sigurt për momentin është se pritet një numër i madh njerëzish nga e gjithë vendi. Për të ecur deri në Novi Sad, siç mësojmë, disa mijëra këmbësorë nga Beogradi, Shabaci, Kragujevaci, Nishi dhe qytete të tjera janë regjistruar tashmë. Përveç deputetëve dhe këshilltarëve vendorë, të cilët i kemi parë më shpesh në rrugë me studentë dhe qytetarë, pritet edhe mbërritja e përfaqësuesve të Parlamentit Evropian. Siç mëson Danas, disa prej tyre tashmë e kanë konfirmuar praninë e tyre më 1 nëntor në Novi Sad.
Alarmi i inteligjencës ruse
Megjithatë, a priten trazira? Në muajt e fundit, qytetarët e Novi Sadit kanë ndjerë zemërimin e rëndë të agjencive të zbatimit të ligjit, veçanërisht më 5 shtator, kur u rrahën nga më shumë se 600 forca speciale, të përforcuara nga xhandarmëria dhe JZO, në kampusin e Universitetit të Novi Sadit. U hodh gjithashtu një sasi jonormale e gazit lotsjellës, por edhe, siç raportuan studentët e Fakultetit të Shkencave pas analizave laboratorike, gazi CN i ndaluar dhe helmues. Skenari i konfliktit nxitet nga Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR), i cili njoftoi dy javë më parë se Bashkimi Evropian qëndron pas “trazirave në Serbi” në të cilat marrin pjesë të rinjtë, dhe se përvjetori i rënies së tendës më 1 nëntor do të përdoret për të përfunduar “Maidanin serb”. Presidenti Aleksandër Vuçiç tundi kokën në shenjë pozitive dhe të shqetësuar ndaj këtyre deklaratave publike të shërbimit sekret.
Frika nga trazirat
Bashkëbiseduesit e “Danas” besojnë se nuk do të ketë trazira, sigurisht jo në organizimin e studentëve dhe qytetarëve, por autoritetet nuk janë përgjegjëse për provokimin e hapur atë ditë. “Pres që 1 nëntori do të na kujtojë të gjithëve pse jemi këtu, në rrugë. Një vit lufte të vështirë dhe padrejtësie ndaj viktimave të krimit është një periudhë e gjatë, por emocioni i rëndë që sjell ky përvjetor i dhimbshëm do të ndihmojë që e njëjta luftë të fitojë një vrull të ri. Ajo ditë do të ketë pasoja më të gjera edhe sepse pritet mbërritja e një numri të madh eurodeputetësh dhe aleatësh të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë në këtë luftë. Mendoj se Vuçiç nuk është mirë kur mendon për të gjithë Serbinë dhe sytë e publikut evropian në Novi Sad. Do të jetë një tjetër goditje ndaj legjitimitetit të regjimit të tij tashmë të tronditur rëndë”, beson Radivoje Jovoviç, përfaqësues krahinor i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë.
Gabimi i qeverisë
Siç shton ai, për sa i përket studentëve dhe qytetarëve, është “sigurisht një ditë përkujtimore dhe pritet një protestë pa dhunë, përveç nëse regjimi bën një gabim fatal dhe fillon të përdorë dhunën, gjithçka është e imagjinueshme me progresistët, por do të ishte një veprim jashtëzakonisht idiot”. 1 nëntori do të shënojë një vit që nga rënia e tendës, ku humbën jetën 16 persona, por edhe një vit të krizës sociale në Serbi. Faza e fundit e kësaj krize përfshin rritjen e represionit të regjimit kundër kundërshtarëve politikë dhe disidentëve. Studentët kërkojnë thirrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat qeveria, e cila më parë kishte thirrur zgjedhje dhe kishte organizuar më shumë zgjedhje të jashtëzakonshme sesa të rregullta, refuzon t’i bëjë. -

ARRSH hap aplikimet për praktika të paguara për studentët e inxhinierisë
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka hapur aplikimet për programin e praktikës profesionale të paguar, një iniciativë që synon të promovojë përfshirjen e studentëve të shkencave inxhinierike në zhvillimin e infrastrukturës rrugore në Shqipëri.
Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur se afati për aplikim është i hapur deri më 17 tetor, duke e cilësuar këtë një mundësi të vlefshme për studentët dhe të sapo diplomuarit e vitit të fundit në fushën e inxhinierisë.“Ky program krijon hapësira për profesionistë të rinj dhe u ofron studentëve një eksperiencë të çmuar praktike në fushën e tyre, duke i përgatitur për sfidat reale të zhvillimit të infrastrukturës,” theksoi Balluku në komunikimin e saj publik.
Ky program vjen si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Universitetit Politeknik të Tiranës, me qëllim mbështetjen dhe aftësimin profesional të studentëve përmes praktikave të paguara.
Sipas marrëveshjes, në fazën e parë do të përfshihen 10 studentë me kohë të plotë në institucionet dhe sektorët e ARRSH-së, ndërsa faza e dytë do të përfshijë 15 studentë të tjerë. Praktika do të zgjasë 6 muaj për të diplomuarit dhe 3 muaj për studentët e vitit të fundit, në përputhje me kurrikulën universitarë.
Studentët do të kenë mundësinë të angazhohen në sektorë të ndryshëm të ARRSH-së dhe do të zhvillojnë vizita të rregullta në terren, duke u njohur drejtpërdrejt me proceset e zhvillimit të infrastrukturës rrugore, përfshirë ndërtimin e urave, tuneleve dhe segmenteve të reja rrugore.
Ky program shërben si një urë lidhëse mes arsimimit dhe tregut të punës, duke kontribuar në përgatitjen e brezit të ardhshëm të inxhinierëve që do të mbajnë në duar zhvillimin e infrastrukturës shqiptare. -

Marrëveshja e re e Ministrisë së Infrastrukturës me Politeknikun, Rama: Do mundësojë rekrutimin për një praktikë të veçantë për një numër studentesh
Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Universitetit Politeknik të Tiranës, nënshkruan sot një marrëveshje për përgatitjen e studentëve përmes praktikave të paguara të punës, me qëllim aftësimin e tyre profesional.
Kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë fjalës së tij u shpreh se qeveria do të vijojë të mbështesë universitet, dhe se studentët në vendin tonë të mund të marrin dije dhe të kenë kushte njësoj si në universitetet e huaja.
“Procesi i ndërveprimit me Universitetin sipas fushave ka njohur zhvillime të vazhdueshme dhe eksperienca na ka mësuar që në këto bashkëpunimi me fakultete të ndryshme, ka shumë për të mësuar por ka gjithmonë më shumë për të bërë.
Programi i sotëm është shprehje e këtij fakti, por përtej këtij programi që do mundësojë rekrutimin për një praktikë të veçantë për një numër studentesh, duam të shkojmë edhe më tutje dhe të artikulojmë edhe më shumë programe të posaçme të kësaj natyre. Pa mbarur ende studimet, të përfshihen në praktika pune.
Trupa drejtuese e universiteteve duhet të shtyjnë përpara më shumë që të rifitohet koha e humbur. Po bëjmë përpjekje për të sjellë akademikë të rinj nga jashtë, duam të mbështesim edhe më shumë universitetet në përpjekje për t’u hapur ndaj botës dhe krijimin e mundësisë së studentët të marrin këtu atë që mund të merrnin në universitetet e jashtme. Pakti për universitetin funksionon edhe në përmirësimin e infrastrukturës dhe ky universitet po fuqizohet me dy struktura të reja që garantojë kushte optimale për studentët, më vjen shumë mirë për këtë.
Ne nuk do të mjaftohemi me kaq sepse është po kaq e domosdoshme që të mbështesim Universitetin për t’u fuqizuar me laboratorët e nevojshëm në mënyrë që ndryshimi epokal që po ndodh kudo në botë ta përfshijë fuqimisht edhe universitetin’, tha Rama.Top Channel
-

Fytyra e luftës kundër regjimit, ja kush është gazetari që mund t’i zërë vendin Vuçiçit
Marsela SHYTIA
Nemanja Sharoviç, politikan serb, gazetar duket se është njeriu që studentët serbë do të donin ta shihnin në krye të vendit pas largimit përfundimtar të Aleksandër Vuçiçit. Pavarësisht spekulimeve se disa prej tyre e mbështesin, nuk ka një përgjigje të qartë ose eksplicite për këtë pyetje në mediat ose sondazhet serbe. Është gjithashtu e dyshimtë nëse ai mund të quhet gazetar, megjithëse është aktiv me mikrofon dhe kamerë kudo që janë në qendër të vëmendjes atë ditë, veçanërisht në tubimet e Partisë Progresive Serbe të Vuçiçit, kur ai tall rregullisht mbështetësit e presidentit serb. E vetmja gjë që është e sigurt është se rreshtimi i presidentit të lëvizjes Besim, Shpresë, Dashuri me studentët protestues që kërkojnë një Serbi të re vështirë se mund të konsiderohet i sinqertë.
Zëvendësuesi i Vuçiçit
Kritikët e tij, dhe ka shumë prej tyre në Serbi, paralajmërojnë se Sharoviçi është më radikal se Vuçiqi, dhe se mund të thuhet me siguri vetëm se ai është një nga ata “elementë” në protesta, për shkak të të cilave rebelimi atje shihet me shqetësim dhe frikë se do të “lindë diçka edhe më të keqe se udhëheqësi aktual i Serbisë”. Sharoviçi, një ish-politikan dhe anëtar i Asamblesë Kombëtare të Serbisë, u dallua vitin e kaluar si “reporter” duke u përfshirë në të ashtuquajturat protesta. Studentët e Vuçiçit, anëtarë të popullatës studentore që pretendojnë se janë të ngopur me protesta dhe se duan më në fund të ndalojnë së u “ndërprerë studimet e tyre”. Autorët e mbledhur në Shoqatën për Fuqizimin dhe Zhvillimin e Qytetarëve OsnaŽena e shqyrtuan me kujdes angazhimin e tij disa muaj më parë. “Sharoviçi është bërë një emër i njohur në median dhe hapësirën politike vendase, veçanërisht midis atyre që kundërshtojnë qeverinë aktuale. Mbështetja e një pjese të publikut i dha atij guximin të bëjë pyetje të pakëndshme dhe të tregojë keqpërdorimet nga qeveria. Megjithatë, gazetaria profesionale nuk do të thotë vetëm kritikë ndaj qeverisë, ajo kërkon përgjegjësi, etikë dhe standarde profesionale që nuk duhen injoruar”, shkruajnë autorët e platformës nga Serbia, të cilët e vlerësojnë atë si një person me metoda populiste dhe provokuese, të prirur ndaj manipulimit politik.
E shkuara e Sharoviçit
Sipas autorëve të Shoqatës, Sharoviçi është “i njëjti njeri, me të njëjtën axhendë, me një audiencë të re” siç ishte kur ishte në Partinë Radikale Serbe. Duke kritikuar qeverinë, Sharoviçi u bë “një lloj heroi kombëtar” për një pjesë të publikut të orientuar nga opozita, deklarojnë autorët, por shtojnë se “standardet morale dhe profesionale kërkohen nga media e regjimit, kështu që ato duhet të vlejnë edhe për ata që e paraqesin veten si një alternativë”. Slobodna Dalmacija raporton mbi biografinë e Sharoviçit, e cila tregon se politikani i dështuar nga partia e Vojislav Shesheljit nuk e meriton miratimin që i sjell angazhimi i tij i fortë në protesta nga disa në Serbi. Sharoviq, 50 vjeç, është një ish-anëtar i Partisë Radikale Serbe të Vojislav Shesheljit, i cili u filmua duke qëndruar pranë Vuçiqit në tribunën e të pandehurit të Hagës, Slobodan Milosheviç, dhe duke buzëqeshur ndërsa Sheshelj djeg flamurin kroat. Ai është gjithashtu i njohur për deklaratat e tij të shumta homofobike.
Dyshimet
Në vitin 2004, Sharoviçi ishte president i komitetit të Beogradit të Partisë Radikale Serbe. Disa vite më vonë, ai hyri në parlament me listën e Sheshelit. Përveçse u tregua i padurueshëm ndaj vendit fqinj, Sharoviqi pranoi se në vitin 2012, gjatë një proteste, dogji flamujt e NATO-s, SHBA-së dhe Bashkimit Evropian. Autorët arrijnë në përfundimin se Nemanja Sharooviç e paraqet veten si një “opozitar dhe kritik i qeverisë”, por veprimet e tij “nuk pasqyrojnë luftën për demokraci, drejtësi apo një alternativë të vërtetë politike”. Shkurt, ky nuk është një njeri që ka fituar besimin e një pjese të publikut që kërkon ndryshime pozitive. Pak veta besojnë se Sharoviçi i ka fituar vërtet studentët me punën e tij në media. Por të gjithë mezi presin që studentët protestues të paraqesin listën e tyre dhe emrat që, sipas mendimit të tyre, do të sillnin ndryshimet e nevojshme duke vepruar në arenën politike të Serbisë.
