Prej gati një viti studentët në Serbi janë në protesta. Cilat janë kërkesat e tyre dhe çfarë ushqen shpresën për të qenë në gjendje të zbatojnë demokracinë në vend?
Për rreth një vit, ata po marshojnë, demonstrojnë dhe bllokojnë universitetet. Ndonjëherë studentëve u janë bashkuar më shumë se 300.000 vetë – janë protestat më të mëdha në historinë e Serbisë.
Një kryengritje rinore që duket siku nuk do të mbarojë kurrë, por rezultati i së cilës është plotësisht i pasigurt. Një kryengritje kundër korrupsionit, kundër sundimit autoritar të Presidentit Aleksandar Vuçiç, i cili po përgjigjet me propagandë nëpërmjet mediave pro-qeveritare, duke pretenduar se është një “revolucion me ngjyra” i orkestruar nga jashtë.
Si mund të zgjojë një brez shpresë të re për të përmbysur regjimin që ka sunduar 6.7 milionë banorët e këtij vendi të Ballkanit Perëndimor me grusht të hekurt që nga viti 2012? Dhe çfarë u jep studentëve besimin për të kapërcyer dekada nepotizmi?
“Korrupsioni vret”
E gjitha filloi më 1 nëntor 2024, në orën 11:52 të paradites. Papritmas, një tendë masive prej betoni e stacionit të trenit në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh i vendit, u shemb. Gjashtëmbëdhjetë vetë u vranë. Ajo që e bëri këtë edhe më të rëndë ishte se stacioni i ishte nënshtruar kohët e fundit një rinovimi në shkallë të gjerë, por askush nuk e kishte kontrolluar qëndrueshmërinë e tendës. Opozita dhe disa media të pavarura folën për korrupsion, dhe studentët shpejt iu bashkuan.
“Mendoj se kjo ishte pika e fundit që e derdhi kupën”, thotë Jelena Popadiç, një studente nga Novi Sadi, me të cilën DW foli disa herë gjatë vitit. “Vjedhja ka ndodhur këtu për aq kohë sa njerëzit janë mësuar me të, në një mënyrë të çuditshme. Por tani korrupsioni ka kushtuar jetë njerëzish.”
Kryengritje e brezit Z
Pas tragjedisë u zhvilluan tubime përkujtimore në të gjithë vendin, në mes të kryqëzimeve, gjithmonë në orën 11:52 të paradites.
Menjëherë pas kësaj, filluan bllokadat e të gjitha universiteteve shtetërore. Studentët u organizuan në të ashtuquajturat seanca plenare, bazuar në parimin e demokracisë së drejtpërdrejtë.
Vuçiç, figura kryesore e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, një parti “gjithëpërfshirëse” pa një ideologji të qartë që manovron midis Perëndimit, Rusisë dhe Kinës – fillimisht u habit nga shkalla e kryengritjes.
Por ai nuk ishte i vetmi: Në Serbi, brezi Z, e cila më parë konsiderohej politikisht e painteresuar, po ngrihej për herë të parë.
“Përveç mobilizimit të qytetarëve dhe më të moshuarve, ata ia dolën mbanë edhe me mobilizimin e të rinjve”, thotë Vladan Djokic, Rektor i Universitetit të Beogradit. “Ata madje iu drejtuan njerëzve më të rinj se vetja – nxënësve të shkollave të mesme, madje edhe nxënësve të shkollave fillore.
Kjo jep shpresë se brezat e ardhshëm do të kujdesen për shoqërinë tonë dhe do të kontribuojnë në mënyrë aktive për një shtet më të mirë dhe më demokratik, ku sundimi i ligjit është më shumë sesa thjesht një fjalë”, theksoi Djokic në një intervistë me revistën javore Vreme.
Presidenti Vuçiç fillimisht iu përgjigj këtij kundërshtari të ri dhe të paparashikueshëm me një përzierje kërcënimesh dhe lëshimesh, ndërroi qeverinë dhe u premtoi të rinjve kredi të lira për strehim.
Por nga perspektiva e studentëve, pika më e rëndësishme mbeti e paplotësuar: një hetim i drejtë për shembjen e çatisë dhe publikimi i të gjithë dokumentacionit mbi rinovimin e stacionit.
Sulme brutale nga policia
Që nga vera, kur bllokadat e universiteteve përfunduan dje qeveria u hoqi pagat e profesorëve, akuzat kundër policisë për sulme brutale janë shtuar.
Dhjetëra protestues paqësorë janë rrahur, ndërsa të tjerë kanë qenë në paraburgim për muaj të tërë, të akuzuar për përpjekje për të përmbysur “rendin kushtetues”.
Në një intervistë të kohëve të fundit me Frankfurter Allgemeine Zeitung, Vuçiç përsëri nuk paraqiti prova për një komplot të madh nga agjencitë perëndimore të inteligjencës – por ai e la të nënkuptohej përsëri: “Unë kurrë nuk thashë se gjithçka ishte organizuar nga jashtë.
Por është financuar mirë nga jashtë, sepse këta njerëz nuk kanë para të mjaftueshme për ta paguar vetë”, tha Vuçiç. “Për shembull, këta studentë që kanë bllokuar universitetet duhet të hanë gjithashtu tre herë në ditë.”
BE-ja spektatore?
Për një kohë të gjatë, Bashkimi Evropian heshtte për aludime të tilla, pasi ishte e lehtë të punohej me Vuçiçin. Njohës të situatave në Ballkan thonë, se kjo për shkak të gatishmërisë së tij për të bërë kompromis për çështjen e Kosovës – dhe se ai i premtoi Gjermanisë litium serb dhe gjysmë-fshehurazi furnizoi Ukrainën me armë dhe municione, pavarësisht “miqësisë së tij tradicionale” me Rusinë.
Por tani edhe kjo po ndryshon. Partia Popullore Evropiane (PPE) po shqyrton statusin e asociuar të partisë së Vuçiçit në aleancën konservatore.
Gjatë vizitës së saj të fundit në Beograd, Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, mbeti dukshëm e ftohtë ndaj Vuçiçit.
Kjo qeveri as nuk po e çon Serbinë drejt BE-së dhe as nuk po zbaton reformat e nevojshme, thotë Naim Leo Besiri, drejtor i Institutit për Çështje Evropiane, një OJQ me seli në Beograd. “Kjo është arsyeja pse njerëzit kanë qenë në rrugë për një vit. Sepse çdo ditë ka dikë në forcat e policisë që rreh njerëz – dhe e di se nuk do të shihet kurrë si përgjegjës”, tha Besiri për DW.
Por për sa kohë që nuk del një alternativë e qartë politike ndaj Vuçiçit, BE-ja do ta ketë të vështirë të bashkëpunojë me askënd tjetër përveç qeverisë aktuale serbe.
Studentët përgatisin lista zgjedhoreShumë veta besojnë se kjo alternativë mund të vijë nga radhët e studentëve. Nga protestat në rrugë dhe bllokadat e universiteteve, ata tani janë zhvendosur drejt politikës tradicionale – dhe po kërkojnë zgjedhje të reja. Vuçiç deri më tani e ka hedhur poshtë këtë, por lë të kuptohet se kjo mund të ndodhë vitin e ardhshëm.
Presidenti i monitoron nga afër sondazhet e opinionit. Një listë profesorësh, intelektualësh dhe aktivistësh të të drejtave civile që po përpilohet aktualisht nga studentët është qartësisht në kryesim – edhe pse zyrtarisht nuk ekziston ende. Por një kryesim në sondazhe nuk ka shumë rëndësi në Serbi.
Qeveria ka fituar qartë të gjitha zgjedhjet në vitet e fundit – jo vetëm sepse kontrollon sektorin publik dhe mobilizon ose zhvat votat e atyre që janë të punësuar atje.
Studentët nuk dekurajohen. Ata janë të përgatitur të mbrojnë çdo fletë votimi sa herë që mbahen zgjedhjet. Ata vazhdojnë të distancohen nga opozita e vendosur në Serbi, e cila është e fragmentuar, e dobët dhe i mungon shumë besimi.
Çfarë i dallon ato nga protestat e mëparshme, të dështuara kundër sundimit të Vuçiçit? “Mendoj se ndryshimi qëndron te njerëzit. Njerëzit e kanë kuptuar se është tani ose kurrë”, thotë studentja Jelena Popadiç.
“Ata nuk do të dorëzohen. Të rinjtë nuk kanë asgjë për të humbur. Jeta këtu thjesht nuk ka kuptim. Ky është shansi ynë i fundit.
Një tjetër tubim masiv është planifikuar për të shtunën, më 1 nëntor, në Novi Sad – ku gjithçka filloi me një tragjedi një vit më parë. Autoritetet kanë paralajmëruar tashmë për dhunë të dyshuar të afërt – një paralajmërim që studentët e interpretojnë si një kërcënim të maskuar të dhunës policore. Por ata nuk janë të frikësuar./DW
Tag: studentët
-

Prej një viti në protesta, analiza e DW: Çfarë duan të arrijnë studentët serbë dhe cilat janë kërkesat e tyre
-

“Korrupsioni vret”/ DW: Çfarë duan të arrijnë studentët serbë?
PAMJET NGA PROTESTA
SERBI-Për rreth një vit, ata po marshojnë, demonstrojnë dhe bllokojnë universitetet. Ndonjëherë studentëve u janë bashkuar më shumë se 300.000 vetë – janë protestat më të mëdha në historinë e Serbisë.
Një kryengritje rinore që duket siku nuk do të mbarojë kurrë, por rezultati i së cilës është plotësisht i pasigurt. Një kryengritje kundër korrupsionit, kundër sundimit autoritar të Presidentit Aleksandër Vuçiç, i cili po përgjigjet me propagandë nëpërmjet mediave pro-qeveritare, duke pretenduar se është një “revolucion me ngjyra” i orkestruar nga jashtë.
Si mund të zgjojë një brez shpresë të re për të përmbysur regjimin që ka sunduar 6.7 milionë banorët e këtij vendi të Ballkanit Perëndimor me grusht të hekurt që nga viti 2012? Dhe çfarë u jep studentëve besimin për të kapërcyer dekada nepotizmi?
“Korrupsioni vret”
E gjitha filloi më 1 nëntor 2024, në orën 11:52 të paradites. Papritmas, një tendë masive prej betoni e stacionit të trenit në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh i vendit, u shemb. Gjashtëmbëdhjetë vetë u vranë. Ajo që e bëri këtë edhe më të rëndë ishte se stacioni i ishte nënshtruar kohët e fundit një rinovimi në shkallë të gjerë, por askush nuk e kishte kontrolluar qëndrueshmërinë e tendës. Opozita dhe disa media të pavarura folën për korrupsion, dhe studentët shpejt iu bashkuan.
“Mendoj se kjo ishte pika e fundit që e derdhi kupën”, thotë Jelena Popadiç, një studente nga Novi Sadi, me të cilën DW foli disa herë gjatë vitit. “Vjedhja ka ndodhur këtu për aq kohë sa njerëzit janë mësuar me të, në një mënyrë të çuditshme. Por tani korrupsioni ka kushtuar jetë njerëzish.”
Kryengritje e brezit Z
Pas tragjedisë u zhvilluan tubime përkujtimore në të gjithë vendin, në mes të kryqëzimeve, gjithmonë në orën 11:52 të paradites. Menjëherë pas kësaj, filluan bllokadat e të gjitha universiteteve shtetërore. Studentët u organizuan në të ashtuquajturat seanca plenare, bazuar në parimin e demokracisë së drejtpërdrejtë.
Vuçiç, figura kryesore e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, një parti “gjithëpërfshirëse” pa një ideologji të qartë që manovron midis Perëndimit, Rusisë dhe Kinës – fillimisht u habit nga shkalla e kryengritjes. Por ai nuk ishte i vetmi: Në Serbi, brezi Z, e cila më parë konsiderohej politikisht e painteresuar, po ngrihej për herë të parë.
“Përveç mobilizimit të qytetarëve dhe më të moshuarve, ata ia dolën mbanë edhe me mobilizimin e të rinjve”, thotë Vladan Djokic, Rektor i Universitetit të Beogradit. “Ata madje iu drejtuan njerëzve më të rinj se vetja – nxënësve të shkollave të mesme, madje edhe nxënësve të shkollave fillore. Kjo jep shpresë se brezat e ardhshëm do të kujdesen për shoqërinë tonë dhe do të kontribuojnë në mënyrë aktive për një shtet më të mirë dhe më demokratik, ku sundimi i ligjit është më shumë sesa thjesht një fjalë”, theksoi Djokic në një intervistë me revistën javore Vreme.
Presidenti Vuçiç fillimisht iu përgjigj këtij kundërshtari të ri dhe të paparashikueshëm me një përzierje kërcënimesh dhe lëshimesh, ndërroi qeverinë dhe u premtoi të rinjve kredi të lira për strehim. Por nga perspektiva e studentëve, pika më e rëndësishme mbeti e paplotësuar: një hetim i drejtë për shembjen e çatisë dhe publikimi i të gjithë dokumentacionit mbi rinovimin e stacionit.
Sulme brutale nga policia
Që nga vera, kur bllokadat e universiteteve përfunduan dje qeveria u hoqi pagat e profesorëve, akuzat kundër policisë për sulme brutale janë shtuar. Dhjetëra protestues paqësorë janë rrahur, ndërsa të tjerë kanë qenë në paraburgim për muaj të tërë, të akuzuar për përpjekje për të përmbysur “rendin kushtetues”.
Në një intervistë të kohëve të fundit me Frankfurter Allgemeine Zeitung, Vuçiç përsëri nuk paraqiti prova për një komplot të madh nga agjencitë perëndimore të inteligjencës – por ai e la të nënkuptohej përsëri: “Unë kurrë nuk thashë se gjithçka ishte organizuar nga jashtë. Por është financuar mirë nga jashtë, sepse këta njerëz nuk kanë para të mjaftueshme për ta paguar vetë”, tha Vuçiç. “Për shembull, këta studentë që kanë bllokuar universitetet duhet të hanë gjithashtu tre herë në ditë.”
BE-ja spektatore?
Për një kohë të gjatë, Bashkimi Evropian heshtte për aludime të tilla, pasi ishte e lehtë të punohej me Vuçiçin. Njohës të situatave në Ballkan thonë, se kjo për shkak të gatishmërisë së tij për të bërë kompromis për çështjen e Kosovës – dhe se ai i premtoi Gjermanisë litium serb dhe gjysmë-fshehurazi furnizoi Ukrainën me armë dhe municione, pavarësisht “miqësisë së tij tradicionale” me Rusinë.
Por tani edhe kjo po ndryshon. Partia Popullore Evropiane (PPE) po shqyrton statusin e asociuar të partisë së Vuçiçit në aleancën konservatore. Gjatë vizitës së saj të fundit në Beograd, Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, mbeti dukshëm e ftohtë ndaj Vuçiçit.
Kjo qeveri as nuk po e çon Serbinë drejt BE-së dhe as nuk po zbaton reformat e nevojshme, thotë Naim Leo Besiri, drejtor i Institutit për Çështje Evropiane, një OJQ me seli në Beograd. “Kjo është arsyeja pse njerëzit kanë qenë në rrugë për një vit. Sepse çdo ditë ka dikë në forcat e policisë që rreh njerëz – dhe e di se nuk do të shihet kurrë si përgjegjës”, tha Besiri për DW. Por për sa kohë që nuk del një alternativë e qartë politike ndaj Vuçiçit, BE-ja do ta ketë të vështirë të bashkëpunojë me askënd tjetër përveç qeverisë aktuale serbe.
Studentët përgatisin lista zgjedhore
Shumë veta besojnë se kjo alternativë mund të vijë nga radhët e studentëve. Nga protestat në rrugë dhe bllokadat e universiteteve, ata tani janë zhvendosur drejt politikës tradicionale – dhe po kërkojnë zgjedhje të reja. Vuçiç deri më tani e ka hedhur poshtë këtë, por lë të kuptohet se kjo mund të ndodhë vitin e ardhshëm.
Presidenti i monitoron nga afër sondazhet e opinionit. Një listë profesorësh, intelektualësh dhe aktivistësh të të drejtave civile që po përpilohet aktualisht nga studentët është qartësisht në kryesim – edhe pse zyrtarisht nuk ekziston ende. Por një kryesim në sondazhe nuk ka shumë rëndësi në Serbi. Qeveria ka fituar qartë të gjitha zgjedhjet në vitet e fundit – jo vetëm sepse kontrollon sektorin publik dhe mobilizon ose zhvat votat e atyre që janë të punësuar atje.
Studentët nuk dekurajohen. Ata janë të përgatitur të mbrojnë çdo fletë votimi sa herë që mbahen zgjedhjet. Ata vazhdojnë të distancohen nga opozita e vendosur në Serbi, e cila është e fragmentuar, e dobët dhe i mungon shumë besimi.
Çfarë i dallon ato nga protestat e mëparshme, të dështuara kundër sundimit të Vuçiçit? “Mendoj se ndryshimi qëndron te njerëzit. Njerëzit e kanë kuptuar se është tani ose kurrë”, thotë studentja Jelena Popadiç. “Ata nuk do të dorëzohen. Të rinjtë nuk kanë asgjë për të humbur. Jeta këtu thjesht nuk ka kuptim. Ky është shansi ynë i fundit.
Një tjetër tubim masiv është planifikuar për të shtunën, më 1 nëntor, në Novi Sad – ku gjithçka filloi me një tragjedi një vit më parë. Autoritetet kanë paralajmëruar tashmë për dhunë të dyshuar të afërt – një paralajmërim që studentët e interpretojnë si një kërcënim të maskuar të dhunës policore. Por ata nuk janë të frikësuar./DW -

Çfarë duan të arrijnë studentët serbë?
Për rreth një vit, ata po marshojnë, demonstrojnë dhe bllokojnë universitetet. Ndonjëherë studentëve u janë bashkuar më shumë se 300.000 vetë – janë protestat më të mëdha në historinë e Serbisë.
Një kryengritje rinore që duket siku nuk do të mbarojë kurrë, por rezultati i së cilës është plotësisht i pasigurt. Një kryengritje kundër korrupsionit, kundër sundimit autoritar të Presidentit Aleksandar Vuçiç, i cili po përgjigjet me propagandë nëpërmjet mediave pro-qeveritare, duke pretenduar se është një “revolucion me ngjyra” i orkestruar nga jashtë.
Si mund të zgjojë një brez shpresë të re për të përmbysur regjimin që ka sunduar 6.7 milionë banorët e këtij vendi të Ballkanit Perëndimor me grusht të hekurt që nga viti 2012? Dhe çfarë u jep studentëve besimin për të kapërcyer dekada nepotizmi?
“Korrupsioni vret”
E gjitha filloi më 1 nëntor 2024, në orën 11:52 të paradites. Papritmas, një tendë masive prej betoni e stacionit të trenit në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh i vendit, u shemb. Gjashtëmbëdhjetë vetë u vranë. Ajo që e bëri këtë edhe më të rëndë ishte se stacioni i ishte nënshtruar kohët e fundit një rinovimi në shkallë të gjerë, por askush nuk e kishte kontrolluar qëndrueshmërinë e tendës. Opozita dhe disa media të pavarura folën për korrupsion, dhe studentët shpejt iu bashkuan.
“Mendoj se kjo ishte pika e fundit që e derdhi kupën”, thotë Jelena Popadiç, një studente nga Novi Sadi, me të cilën DW foli disa herë gjatë vitit. “Vjedhja ka ndodhur këtu për aq kohë sa njerëzit janë mësuar me të, në një mënyrë të çuditshme. Por tani korrupsioni ka kushtuar jetë njerëzish.”
Kryengritje e brezit Z
Pas tragjedisë u zhvilluan tubime përkujtimore në të gjithë vendin, në mes të kryqëzimeve, gjithmonë në orën 11:52 të paradites. Menjëherë pas kësaj, filluan bllokadat e të gjitha universiteteve shtetërore. Studentët u organizuan në të ashtuquajturat seanca plenare, bazuar në parimin e demokracisë së drejtpërdrejtë.
Vuçiç, figura kryesore e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, një parti “gjithëpërfshirëse” pa një ideologji të qartë që manovron midis Perëndimit, Rusisë dhe Kinës – fillimisht u habit nga shkalla e kryengritjes. Por ai nuk ishte i vetmi: Në Serbi, brezi Z, e cila më parë konsiderohej politikisht e painteresuar, po ngrihej për herë të parë.
“Përveç mobilizimit të qytetarëve dhe më të moshuarve, ata ia dolën mbanë edhe me mobilizimin e të rinjve”, thotë Vladan Djokic, Rektor i Universitetit të Beogradit. “Ata madje iu drejtuan njerëzve më të rinj se vetja – nxënësve të shkollave të mesme, madje edhe nxënësve të shkollave fillore. Kjo jep shpresë se brezat e ardhshëm do të kujdesen për shoqërinë tonë dhe do të kontribuojnë në mënyrë aktive për një shtet më të mirë dhe më demokratik, ku sundimi i ligjit është më shumë sesa thjesht një fjalë”, theksoi Djokic në një intervistë me revistën javore Vreme.
Presidenti Vuçiç fillimisht iu përgjigj këtij kundërshtari të ri dhe të paparashikueshëm me një përzierje kërcënimesh dhe lëshimesh, ndërroi qeverinë dhe u premtoi të rinjve kredi të lira për strehim. Por nga perspektiva e studentëve, pika më e rëndësishme mbeti e paplotësuar: një hetim i drejtë për shembjen e çatisë dhe publikimi i të gjithë dokumentacionit mbi rinovimin e stacionit.
Sulme brutale nga policia
Që nga vera, kur bllokadat e universiteteve përfunduan dje qeveria u hoqi pagat e profesorëve, akuzat kundër policisë për sulme brutale janë shtuar. Dhjetëra protestues paqësorë janë rrahur, ndërsa të tjerë kanë qenë në paraburgim për muaj të tërë, të akuzuar për përpjekje për të përmbysur “rendin kushtetues”.
Në një intervistë të kohëve të fundit me Frankfurter Allgemeine Zeitung, Vuçiç përsëri nuk paraqiti prova për një komplot të madh nga agjencitë perëndimore të inteligjencës – por ai e la të nënkuptohej përsëri: “Unë kurrë nuk thashë se gjithçka ishte organizuar nga jashtë. Por është financuar mirë nga jashtë, sepse këta njerëz nuk kanë para të mjaftueshme për ta paguar vetë”, tha Vuçiç. “Për shembull, këta studentë që kanë bllokuar universitetet duhet të hanë gjithashtu tre herë në ditë.”
BE-ja spektatore?
Për një kohë të gjatë, Bashkimi Evropian heshtte për aludime të tilla, pasi ishte e lehtë të punohej me Vuçiçin. Njohës të situatave në Ballkan thonë, se kjo për shkak të gatishmërisë së tij për të bërë kompromis për çështjen e Kosovës – dhe se ai i premtoi Gjermanisë litium serb dhe gjysmë-fshehurazi furnizoi Ukrainën me armë dhe municione, pavarësisht “miqësisë së tij tradicionale” me Rusinë.
Por tani edhe kjo po ndryshon. Partia Popullore Evropiane (PPE) po shqyrton statusin e asociuar të partisë së Vuçiçit në aleancën konservatore. Gjatë vizitës së saj të fundit në Beograd, Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, mbeti dukshëm e ftohtë ndaj Vuçiçit.
Kjo qeveri as nuk po e çon Serbinë drejt BE-së dhe as nuk po zbaton reformat e nevojshme, thotë Naim Leo Besiri, drejtor i Institutit për Çështje Evropiane, një OJQ me seli në Beograd. “Kjo është arsyeja pse njerëzit kanë qenë në rrugë për një vit. Sepse çdo ditë ka dikë në forcat e policisë që rreh njerëz – dhe e di se nuk do të shihet kurrë si përgjegjës”, tha Besiri për DW. Por për sa kohë që nuk del një alternativë e qartë politike ndaj Vuçiçit, BE-ja do ta ketë të vështirë të bashkëpunojë me askënd tjetër përveç qeverisë aktuale serbe.
Studentët përgatisin lista zgjedhore
Shumë veta besojnë se kjo alternativë mund të vijë nga radhët e studentëve. Nga protestat në rrugë dhe bllokadat e universiteteve, ata tani janë zhvendosur drejt politikës tradicionale – dhe po kërkojnë zgjedhje të reja. Vuçiç deri më tani e ka hedhur poshtë këtë, por lë të kuptohet se kjo mund të ndodhë vitin e ardhshëm.
Presidenti i monitoron nga afër sondazhet e opinionit. Një listë profesorësh, intelektualësh dhe aktivistësh të të drejtave civile që po përpilohet aktualisht nga studentët është qartësisht në kryesim – edhe pse zyrtarisht nuk ekziston ende. Por një kryesim në sondazhe nuk ka shumë rëndësi në Serbi. Qeveria ka fituar qartë të gjitha zgjedhjet në vitet e fundit – jo vetëm sepse kontrollon sektorin publik dhe mobilizon ose zhvat votat e atyre që janë të punësuar atje.
Studentët nuk dekurajohen. Ata janë të përgatitur të mbrojnë çdo fletë votimi sa herë që mbahen zgjedhjet. Ata vazhdojnë të distancohen nga opozita e vendosur në Serbi, e cila është e fragmentuar, e dobët dhe i mungon shumë besimi.
Çfarë i dallon ato nga protestat e mëparshme, të dështuara kundër sundimit të Vuçiçit? “Mendoj se ndryshimi qëndron te njerëzit. Njerëzit e kanë kuptuar se është tani ose kurrë”, thotë studentja Jelena Popadiç. “Ata nuk do të dorëzohen. Të rinjtë nuk kanë asgjë për të humbur. Jeta këtu thjesht nuk ka kuptim. Ky është shansi ynë i fundit.
Një tjetër tubim masiv është planifikuar për të shtunën, më 1 nëntor, në Novi Sad – ku gjithçka filloi me një tragjedi një vit më parë. Autoritetet kanë paralajmëruar tashmë për dhunë të dyshuar të afërt – një paralajmërim që studentët e interpretojnë si një kërcënim të maskuar të dhunës policore. Por ata nuk janë të frikësuar./DW
-

“Vetëm 1 në 11 studentë jeton sot te Qytet Studenti”,Xhaferri paralajmëron emergjencë për arsimin:35 milionë euro për..
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri është shprehur në një reagim se kushtet dhe tarifat në rritje kanë bërë që studentët të braktisin Qytetin Studenti.
Në postimin e tij në Facebook, Xhaferri shprehet se Bashkia Tiranë ka akorduar 5 miliardë lekë për fasada në Qytetin Studenti dhe po zbaton një projekt 35 milionë euro për rikonstruksionin e 19 godinave, ndërkohë që shumica e konvikteve mbeten të amortizuara.
Deputeti thotë se kjo ka nxjerrë studentët përballë agjencive imobiliare, që i tarifojnë me çmime të kripura, për të cilat thotë se janë derivat i pastrimit të parave në ndërtim. Xhaferri thekson se duhet të kthehen sytë nga këto pak studentë që kanë mbetur në vend.
Postimi i plotë:
Studentët i përzënë nga konvikti i QS, i ekspozojnë para babëzisë së agjentëve imobiliarë!
Kushtet skandaloze dhe tarifat në rritje kanë bërë që vitet e fundit të braktisin masivisht Qytetin Studenti, ku sot që flasim vetëm 1 në 11 studentë jeton në Qytetin Studenti.
Në dy vitet e fundit, me Manualin 5D, Bashkia Tiranë ka akorduar 5 miliardë lekë për fasada në Qytetin Studenti dhe po zbaton një projekt 35 milionë euro për rikonstruksionin e 19 godinave, ndërkohë që shumica e konvikteve mbeten të amortizuara.
Kjo ka bërë që studentët të ekspozohen përballë babëzisë së agjencive imobiliare, që i tarifojnë me çmime të kripura, të cilat janë derivat i pastrimit të parave në ndërtim.
Studentët shqiptarë po zhvaten barbarisht, pasi për të paguar kostot si të studionin në Vjenë apo Londër, u duhet të bëjnë nga dy ose tre punë dhe të sakrifikojnë arsimin.
Koha është të kthejmë sytë nga ata pak studentë që na kanë mbetur dhe kjo kërkon vizion, strategji dhe mbi të gjitha, vullnet. -

Mbështetje financiare për studentët ekselentë – Hapen aplikimet në e-Albania, afati deri më 20 dhjetor
Hapen zyrtarisht aplikimet për mbështetje financiare, për studentët më të mirë që kanë nisur studimet në programin e parë në universitetet publike.
Mbështetja financiare është një ndër programet më të rëndësishme për mbështetjen e studentëve që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë, nëpërmjet së cilës studentët e shkëlqyer, ata që ndjekin studimet në një nga programet prioritare dhe studentët olimpiadistë, përfitojnë bursë në masën e pagës minimale në shkallë vendi, si dhe përjashtohen nga pagesa e tarifës së studimit. Sipas Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë, afati i fundit për aplikim është 20 dhjetori, ndërsa përfitues të kësaj skeme do të jenë vetëm studentët që ndjekin për herë të parë një program studimi në universitetet publike. Aplikimet mund të kryhen online përmes portalit e-Albania, duke zgjedhur shërbimin “Aplikim për mbështetje financiare”. Në këtë mënyrë, çdo student mund të plotësojë dokumentacionin online, pa pasur nevojë të paraqitet fizikisht.
Pas përfundimit të procesit të aplikimit, Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë do të verifikojë të gjitha kërkesat dhe dokumentet e dorëzuara. E ndërsa, lista përfundimtare e përfituesve pritet të shpallet në shkurt të vitit të ardhshëm. Kjo nismë është pjesë e përpjekjeve për të forcuar meritokracinë dhe për të mbajtur në vend talentet e reja, duke i mbështetur që në hapat e parë të karrierës akademike. -

Konviktet në Tiranë/ Gjysma e shtretërve bosh, mln euro investime që nuk ndihmojnë studentët
Në Tiranë, vetëm 1 në 11 studentë jetojnë në konvikte, pjesa me e madhe përballet me qiratë e shtrenjta.
Gjithnjë e më shumë studentë po braktisin konviktet dhe po zgjedhin banesa private, të shtyrë nga kushtet e dobëta të jetesës dhe tarifat në rritje. Vetëm 4,063 studentë janë akomoduar këtë vit në dy rezidencat publike të Tiranës, gati gjysma e numrit të vitit 2019, ndërsa rreth 40% e shtretërve mbeten bosh.
Edhe pse Bashkia e Tiranës ka investuar mbi 5 miliardë lekë në dhjetë vitet e fundit dhe po zbaton një projekt 35 milionë euro për rikonstruksionin e 19 godinave, shumica e konvikteve mbeten të amortizuara. Godina të lagështa, tualete të përbashkëta dhe mungesa e higjienës, janë kushtet që përballen studentët ndërsa keqmenaxhimi i platformës “Tirana Ime” shpesh pengon ndarjen e drejtë të dhomave për studentët e rinj.
Nga ana tjetër, Karta e Studentit mbetet kryesisht një mjet për transport, me mungesë përfitimesh konkrete në libra, karrierë apo hapësira studentore. Për pasojë, pavarësisht investimeve, jetesa studentore mbetet sfiduese.
Beteja për një krevat
Në një dhomë të vogël me dritë të zbehtë, Rea Xhukellari, studente e Ekonomikut, përgatit kafen e mëngjesit përpara fakultetit. Ajo ndan banesën me disa vajza të tjera; shumica punojnë, ndërsa Rea mbështetet tek familja për të paguar qiranë mujore.
“Pagoj 20 mijë lekë në muaj, katërfishin e tarifës së konviktit, por ndjehem më e qetë,” tregon ajo për “shteg.org“.
Si Rea, mijëra studentë po braktisin “Qytetin Studenti”, dikur simbol i rinisë universitare, për të jetuar me qira – një zgjedhje që shpesh rrit barrën financiare të studimeve.
“Kur erdha në Tiranë, imazhi i konvikteve ishte shumë negativ. Kam pasur fatin të mos punoj, falë mbështetjes së familjes, sepse jeta këtu është e shtrenjtë dhe mbytëse për një student,” shton Rea.
Sipas të dhënave të Bashkisë së Tiranës, në vitin akademik 2025–2026, janë sistemuar vetëm 4,063 studentë, 622 më pak se një vit më parë dhe pothuajse gjysma e vitit 2019.
Rënia është më e theksuar te studentët e vitit të parë, vetëm 902 janë akomoduar këtë vit, kundrejt 1,570 në 2024.“Ka një paradoks të madh: investime marramendëse, por gjithnjë e më pak studentë që jetojnë aty,” – thotë Mateo Yskollari nga organizata Qëndresa Qytetare, autor i një raporti mbi menaxhimin e konvikteve që shtator 2025.

Në dhjetë vitet e fundit, Bashkia e Tiranës ka investuar mbi 5 miliardë lekë në strehimin studentor. Janë rikonstruktuar dy godina në Qytetin Studenti, ku jetojnë 1,871 studentë, dhe janë ndërtuar 10 godina të reja pas tërmetit, 2 në Qytetin Studenti dhe 8 në Universitetin Bujqësor.
Aktualisht po zbatohet projekti “Rehabilitimi me efiçiencë të energjisë” në bashkëpunim me Bankën Gjermane KfW, me vlerë 35 milionë euro. Deri tani janë përfunduar 5 godina, ndërsa 14 të tjera janë ende në proces.
Një nga studentët që banojnë në godina të ri-konstruktuara është Martina Gllavaj, studente e Fakultetit të Drejtësisë. Ajo ka zgjedhur të punojë me kohë të pjesshme, edhe pse jeton në konvikt. “Aktualisht banoj në godinën nr. 20, e cila pas rikonstruksionit ofron kushte normale dhe të përshtatshme për jetesën studentore,” shpjegon ajo.
Martina zgjedh konviktin kryesisht për arsye ekonomike, pasi krahasuar me një banesë me qira, tarifa mujore është shumë më e përballueshme.
“Shpenzimet kryesore përfshijnë ushqimin dhe nevojat personale, dhe në tërësi janë të menaxhueshme. Punoj me kohë të pjesshme në një ambient fleksibël, që nuk pengon studimet e mia,” tregon ajo.
Nga ana tjetër, aktivisti Mateo Yskollari vëren se rikonstruksionet kanë përfshirë vetëm një pjesë të vogël të godinave, ndërsa shumica vazhdojnë të jenë të amortizuara.
“Në disa godina kushtet janë përmirësuar ndjeshëm. Ka dhoma me ajër të kondicionuar, frigorifer, ujë të ngrohtë, por kjo vlen vetëm për një pjesë të vogël studentësh. Dhjetëra godina të tjera mbeten jashtë standardeve, me lagështirë, tualete të përbashkëta dhe mungesë higjiene,” shpjegon ai.
Raporti i “Qëndresa Qytetare” tregon se studentët e vitit të parë shpesh përballen me mungesë informacioni dhe abuzime në ndarjen e dhomave për shkak të keqmenaxhimit të platformës “Tirana Ime”. Disa dhoma që rezultojnë bosh në statistikat zyrtare nuk shfaqen si të lira në aplikimin online, duke ngjallur dyshime për përdorim klientelist ose selektiv të të dhënave.
“Ka pasur raste kur dhomat jepen me ndërhyrje, ndërsa aplikantët në pritje nuk marrin përgjigje,” deklaron Yskollari.
Qëndresa Qytetare kërkon që procesi i aplikimit dhe përzgjedhjes të auditohet nga një strukturë e pavarur, për të shmangur abuzimet dhe për të garantuar trajtim të barabartë për të gjithë studentët.
Karta simbolike
Martina Gllavaj, studente e Fakultetit të Mjekësisë, bën pjesë në 1,857 studentët e akomoduar këtë vit në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2, e njohur si konviktet e Inxhinierisë dhe Mjekësisë. Ajo paguan tarifën e konviktit dhe ka Kartën e Studentit, por përfitimet sipas saj janë minimale.
“Përveç abones për transportin publik, nuk ka asgjë që të përmirësojë jetën studentore,” thotë Martina.
Ndryshe nga Qyteti Studenti, kjo njësi nuk përfiton fonde nga Bashkia e Tiranës dhe nuk ka projekte të reja investimesh, pasi funksionon me vetë-menaxhim. Disa godina ende kanë probleme me ngrohjen qendrore dhe furnizimin me ujë.
Tarifat për konviktet variojnë nga 43,000 lekë për godinat e pa ri-konstruktuara deri në 65,000 lekë për ato të rinovuara.
Rea Xhukellari e përshkruan Kartën e Studentit një objekt simbolik.
“Për mua është thjesht një objekt simbolik. Përveç abones mujore, nuk ka përfitime reale në libra apo shërbime bazë.” – tregon ajo.
Ajo thekson se studentët shpesh përballen me mungesë të kushteve bazë, nga fotokopjet dhe librat me ulje, te informacioni mbi fakultetin dhe qendra e karrierës që nuk i ndihmon aspak.
Po ashtu mungojnë mensat dhe hapësirat studentore me kosto simbolike, gjë që e bën të vështirë për studentët të shfrytëzojnë plotësisht periudhën universitare.
Por nga ana e saj, Agjencia e Rinisë dhe Mirëqenies Sociale pranë Bashkisë së Tiranës e përshkruan Kartën e Studentit si një mjet që ofron lehtësira dhe përfitime në shërbime publike dhe private, duke përfshirë transportin, librat, shëndetësinë, aktivitetet kulturore dhe sportive.
“Kjo kartë u mundëson të rinjve një sërë lehtësirash dhe përfitimesh në shërbime publike dhe private, përfshirë transportin urban, librat dhe materialet akademike, shërbimet shëndetësore e sportive, aktivitetet kulturore dhe argëtuese, ushqimin, si dhe kategori të tjera. Duke qenë se nevojat e të rinjve janë në zhvillim të vazhdueshëm, po punohet për përmirësimin dhe zgjerimin e funksioneve të kartës. Në këtë kuadër, objektivi është që Karta e Studentit të mos mbetet vetëm një instrument lehtësimesh financiare, por të shërbejë si një platformë gjithëpërfshirëse mundësish për të rinjtë” – thuhet në përgjigjen zyrtare që “shteg.org” mori nga Bashkia e Tiranës.
Sipas agjencisë, po punohet për ta zgjeruar funksionalitetin e kartës, përfshirë shërbime digjitale, programe profesionale dhe mundësi internship-i, si dhe pjesëmarrje në aktivitete arsimore dhe kulturore brenda dhe jashtë vendit. Aktualisht, 45,683 studentë janë të pajisur me Kartën e Studentit.
Megjithëse Martina Gllavaj dhe Rea Xhukellari përballen me sfida të përditshme në jetën studentore, problemi shtrihet përtej konvikteve dhe Kartës së Studentit.
Rezidencat studentore po boshatisen, një pasojë e mungesës së politikave të qëndrueshme për strehimin. Në fillim të viteve ’90, Qyteti Studenti ishte shtëpia e mbi 12 mijë studentëve nga e gjithë Shqipëria. Sot, korridoret e gjata të godinave janë të zbrazura.
“Në vend që të krijohen kushte reale për jetesë, investimet janë përqendruar në fasada, ndërsa mirëmbajtja, menaxhimi dhe përfshirja sociale janë anashkaluar,” shpjegon aktivisti Mateo Yskollari.
Por studentët thonë se nuk kërkojnë thjesht investime materiale, por të dëgjohen dhe të përfshihen në vendimmarrje.
“Studentët duhet të bëhen themel i vendimeve të institucioneve, sepse rëndësia jonë po zbehet me dashje,” thotë Rea duke shtuar se Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit duhet të kuptojnë se zëri i studentëve duhet të dëgjohet për të krijuar një jetë universitare të denjë.
“Çdo problematikë brenda fakultetit bëhet e pazgjidhshme për shkak të hierarkisë student-pedagog-dekan, që e vështirëson jetesën e shëndetshme brenda institucionit,” thekson ajo.
Megjithatë, të dyja vajzat mbeten optimiste për të ardhmen.
“Unë besoj fort në ndryshimin që brezi ynë mund të sjellë dhe do të isha shumë e gatshme ta vazhdoja ciklin e dytë të studimeve në vendin tim. Mundësitë jashtë vendit janë gjithmonë tërheqëse për eksperiencën ndërkombëtare, por qëllimi im nuk është largimi përfundimtar, por kthimi me dije dhe përvojë për të kontribuar këtu,” shprehet Martina Gllavaj./ Riviera Dedaj – Shteg.org/
-

Nisin aplikimet e mbështetjes financiare për studentët ekselentë, ja kriteret për ta përfituar
Hapen zyrtarisht aplikimet për mbështetje financiare, për studentët më të mirë që kanë nisur studimet në programin e parë në universitetet publike.
Mbështetja financiare është një ndër programet më të rëndësishme për mbështetjen e studentëve që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë, nëpërmjet së cilës studentët e shkëlqyer, ata që ndjekin studimet në një nga programet prioritare dhe studentët olimpiadistë, përfitojnë bursë në masën e pagës minimale në shkallë vendi, si dhe përjashtohen nga pagesa e tarifës së studimit.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë, afati i fundit për aplikim është 20 dhjetori, ndërsa përfitues të kësaj skeme do të jenë vetëm studentët që ndjekin për herë të parë një program studimi në universitetet publike.
Aplikimet mund të kryhen online përmes portalit e-Albania, duke zgjedhur shërbimin “Aplikim për mbështetje financiare”. Në këtë mënyrë, çdo student mund të plotësojë dokumentacionin online, pa pasur nevojë të paraqitet fizikisht.
Pas përfundimit të procesit të aplikimit, Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë do të verifikojë të gjitha kërkesat dhe dokumentet e dorëzuara.E ndërsa, lista përfundimtare e përfituesve pritet të shpallet në shkurt të vitit të ardhshëm.
Kjo nismë është pjesë e përpjekjeve për të forcuar meritokracinë dhe për të mbajtur në vend talentet e reja, duke i mbështetur që në hapat e parë të karrierës akademike. -

Studentët nga Kosova bashkohen në Tiranë, thirrje: UÇK, Hashim Thaçi
Kosova E Premte, 17 Tetor 2025 15:47
Në ”Sheshin Skëndërbej” në Tiranë çdo moment e më shumë po mblidhen qytetarët që do të mbajnë një protestë pro UÇK-së dhe liderëve që po gjykohen padrejtësisht në Hagë. Me pankarda në duar studentët nga Kosova po qëndrojnë në sheshin ”Skëndërbej”. ”UÇK, UÇK, Hashim Thaçi. O Hashim ti ku je krejt krejt studentët këtu i ke”, thonin ata. -

Ujërat e zeza pushtojnë Qytetin Studenti, era e rëndë shqetësim për studentët (Video)
Prej fillimit të vitit akademik, studentët e konviktit nr. 12 në Qytet Studenti janë përballur me një problem serioz: shpërthimi i ujërave të zeza në ambientet e jashtme të godinës ka krijuar një erë të padurueshme, duke e bërë të pamundur hapjen e dritareve dhe zhvillimin normal të jetesës dhe studimeve.
Studentët kanë denoncuar se kanë kontaktuar administratën dhe institucionet përkatëse, por nuk kanë marrë asnjë reagim konkret.
Ata shprehen të dëshpëruar dhe kërkojnë ndihmë urgjente:
“Pershendetje ju lutem postojeni pak. 1 jav ka qe ka filluar fakulteti dhe kane plas ujrat zeza. Nuk mesojme dot nga era, nuk hapim dot dritaren. Ju lutem jeni shpetim per ne. Te qyteti studenti konvikti numer 12 nuk hapen dor dritaret nga ujerat e zeza. 1 jave ka qe ka filluar shkolla. Ju lutem ke skemi mar sna hapin tel. Vetem ju na shpetoni ju lutemi shume ne emer te studentave. – shkruhet në denoncimin për JOQ. -

Serbia në “zonën e rrezikut”, studentët kërcënojnë të rrëzojnë Vuçiçin, pse protesta e 1 nëntorit mund të jetë dështim
Marsela SHYTIA
Së shpejti, më 1 nëntor, do të mbushet një vit që nga tragjedia e tmerrshme që ndodhi në Novi Sad kur një tendë në stacion u shemb, duke vrarë 16 persona. Aksidenti ishte shkas për protesta të mëdha anti-Vuçiç, të cilat tani, ndërsa afrohet përvjetori, po dalin gjithnjë e më shumë jashtë kontrollit. Vuçiç është ende në lëvizje, por lëvizja studentore anti-regjim ka rënë gjithashtu në dilema dhe polemika. Me një fjalë, ka konfuzion në Serbi. Një karusel serb.
Lidhja me politikën
Domethënë, protestat madhështore studentore, të cilat dikur mblidhnin deri në dyqind mijë njerëz në tubime, ende nuk arritën rezultatin e dëshiruar. Ato po bëhen gjithnjë e më delikate dhe lind pyetja se cili është pozicioni i vërtetë politik i rebelimit studentor. Politologu serb Bojan Klaçar pyet veten për “Blic” me bazë në Beograd “çfarë ofron kjo lëvizje si alternativë ndaj opsionit politik në pushtet”, sepse në fakt, edhe pas një viti, pikëpamjet e studentëve mbi të gjithë spektrin e proceseve politike në vetë Serbinë, rajonin dhe në frontin e politikës së jashtme janë plotësisht të panjohura. Studentët e refuzuan politikën dhe tani ka një kthesë kopernike, dhe ata e konsiderojnë veten dhe e perceptojnë veten si e vetmja forcë që mund t’i kundërvihet Vuçiçit. Për një kohë të gjatë, ata i ikën politikës, ndërsa publiku anti-regjim humbi durimin dhe u kërkoi atyre të deklaroheshin politikisht dhe tani që e kanë bërë këtë, atyre ende u mungon një artikulim i qartë politik sepse e bënë me gjysmë zemre.
Refuzimi i opozitës
Duhet pranuar se nuk dihet se kur mund të jenë zgjedhjet (Vuçiç po i vonon dhe po i shpall ato për fundin e vitit 2026!), dhe studentët po punojnë fshehurazi në listën e tyre me të cilën do të votonin për Vuçiçin në ditën e zgjedhjeve, por me kusht që pjesa tjetër e opozitës të mos shkojë në zgjedhje, por t’i mbështesë studentët në një mënyrë “të paparë”, gjë që shkaktoi valë të ngazëllyera në skenën politike serbe të hutuar. Klaçar thotë se problemi është se lista e studentëve dëshiron të “kënaqë të gjithë” dhe për këtë arsye nuk do të “profilizohet ideologjikisht dhe programatikisht”. Zheljko Veselinovç nga Lëvizja e Punëtorëve, është i bindur se lista studentore nuk mund ta mposhtë Aleksandër Vuçiçin e vetëm, i cili ende mban levat e regjimit në duar, madje as, siç i thotë ai për “Blic”, “në një atmosferë referendumi”.
Bisedimet
Opozita po kërkon një bisedë, por, siç pohon Danas, “studentët po i injorojnë ata”, duke mos dashur që opozita të ketë ndonjë ndikim në pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje. Disa parti, siç është Partia Demokratike e Serbisë (DSS) e Milosh Jovanoviçit, politika rajonale e së cilës është e vështirë të dallohet nga ajo e Vuçiçit, nuk duan një bashkëpunim të tillë me studentët dhe shpallin zgjedhje të pavarura, megjithëse Partia Demokratike (DS) është e gatshme të mbështesë listën e studentëve. Jovanoviç deklaron se “nuk ka fitore ndaj regjimit pa të djathtën autentike”. Kjo është arsyeja pse Nestorović thotë se “tërheqja e opozitës nga procesi zgjedhor nuk është zgjidhja, sepse nëse tërhiqemi, ua lëmë fushën atyre kundër të cilëve po luftojmë”.
Kaos në Serbi
E vetmja ndryshim është se studentët e akuzuan Vuçiçin për “shitje të Kosovës” me mesazhin “gjithçka filloi në Kosovë, gjithçka do të mbarojë në Kosovë” dhe “tani po luftojmë që të na agojë viti tjetër”, siç raporton portali RTS. Pra, frika se studentët, si dhe një pjesë e mirë e opozitës, po kërkojnë vetëm një zëvendësim, jo një ndryshim në axhendën politike serbe, që do të thotë se pas Vuçiçit, Vuçiç, është i justifikuar. Është e vështirë të thuhet se si do të zhvillohen gjërat sepse kush e di se çfarë tjetër mund të ndodhë para zgjedhjeve, të cilat do të jenë pas një viti, dhe nëse Vuçiç mund të rezistojë edhe për kaq gjatë, por edhe nëse studentët mund të qëndrojnë “në formë” edhe për një vit tjetër dhe sa forcë dhe durim ka ende shoqëria serbe. Serbia me siguri po hyn në një zonë kaosi, trazirash dhe makthi.