Tag: studentët

  • Ligji i mjekëve/ Gjykata e Strasburgut pranon të marrë në shqyrtim çështjen e studentëve të Mjekësisë

    Ligji i mjekëve/ Gjykata e Strasburgut pranon të marrë në shqyrtim çështjen e studentëve të Mjekësisë

    protesta e studenteve

    TIRANË- Gjykata e Strasburgut pranon të marrë në shqyrtim çështjen e studentëve të Mjekësisë, të cilët kërkuan shfuqizimin e ligjit që i detyron të punojnë në Shqipëri pas studimeve. Në Shkurt të vitit 2024 Kushtetuesja, la në fuqi ligjin, por me një ulje të viteve të punësimit me detyrim. Në qershor të vitit 2024, Studentët e Mjekësisë dërguan në Strasburg shtetin shqiptar për të kundërshtuar ligjin në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. 
    Por çfarë vendosi Gjykata Kushtetuese?
    Më 25 Janar të këtij viti, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin për të ndryshuar pjesërisht ligjin për studentët e Mjekësisë. Në vendimin e marrë me shumicë votash, trupa gjykuese ka vendosur që kufizimi me 5 vite për të gjithë të diplomuarit nuk është propocional me afatet e shlyerjes së detyrimeve nga studentët ndaj shtetit. Pra, neni 4 i ligjit rezulton më i ashpër se sa nevoja dhe kërkohet që të ndryshohet brenda 3 muajve të ardhshëm nga Kuvendi i Shqipërisë.
    Në rastet kur punësimi nuk realizohet brenda 3 muajve për shkaqe që nuk varen nga mjeku, deri në krijimin e mundësisë për punësim në institucionet shëndetësore publike, për një periudhë deri në 9 muaj, mjekut i lind e drejta të trajtohet me 80% të pagës së mjekut të përgjithshëm në kujdesin parësor.
    Projektligji i ri për studentët e mjekësisë u miratua në muajin korrik të vitit të kaluar si masë për të frenuar largimin e mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria./ZËRI

  • Dy studentët shqiptarë humbën jetën në aksident në Cleveland, familjet nisin procedurat për t’i sjellë në Shqipëri

    Dy studentët shqiptarë humbën jetën në aksident në Cleveland, familjet nisin procedurat për t’i sjellë në Shqipëri

    Dy të rinj shqiptarë që studionin në Cleveland State University në SHBA humbën jetën tragjikisht në një aksident rrugor të martën, duke shkaktuar pikëllim të thellë në komunitetin shqiptar dhe atë universitar.

    Viktimat janë Samira Xhaferi, 28 vjeç, dhe i fejuari i saj Albi Çela, 30 vjeç, të cilët kishin shkuar në SHBA nga Shqipëria për të ndjekur studimet e larta. Samira ishte doktorante, ndërsa Albi po përfundonte studimet në drejtësi.

    Të afërmit e tyre tregojnë se çifti ndodhej në rutinën e zakonshme të mëngjesit në momentin e aksidentit, përpara se Albi ta linte Samirën në universitet dhe të shkonte në punë.

    “Ishin njerëz jashtëzakonisht të zgjuar, të talentuar dhe me zemër të madhe,” tha Samia Mansour, kushërirë e familjes, për mediat amerikane.

    Familjet e tyre, ende në shok, po punojnë për transportimin e trupave drejt Shqipërisë për funeralin. Humbi është ndjerë gjerësisht në komunitetin shqiptar, si edhe te stafi dhe studentët e CSU.

    Mansour përshkroi Samirën si “të zgjuar, të pavarur dhe plot humor”, ndërsa Albin si një person “shumë kreativ, shumë gazmor dhe të aftë në gjithçka”.

    Ajo apeloi që tragjedia të shërbejë si kujtesë për kujdes më të madh në trafik: “Kjo ndodhi pa sens. Thjesht bëni kujdes në rrugë.”

    Policia amerikane ende nuk ka dhënë detaje për shkakun e aksidentit.
    Një ceremoni publike për Samirën dhe Albin do të mbahet të dielën, nga ora 14:00 deri në 18:00, në Slone & Co. Life Celebration Center në West Park.

    Ndërkohë, është hapur një GoFundMe për të ndihmuar me transportin drejt Shqipërisë dhe shpenzimet e varrimit.

  • Revolucion në teknologji/ Studentët ndërtojnë varkën e parë me energji diellore

    Revolucion në teknologji/ Studentët ndërtojnë varkën e parë me energji diellore

    Ekipi studentor me famë ndërkombëtare OCEANOS NTUA, i Universitetit Teknik Kombëtar të Athinës, prezantoi zyrtarisht anijen e tij të parë me energji diellore.
    Kështu, studentët grekë hapën një kapitull të ri në zhvillimin e teknologjive inovative dhe të qëndrueshme për transportin detar të së ardhmes.
    I themeluar në vitin 2016, ky ekip ka fituar tashmë çmime të rëndësishme ndërkombëtare, më i shquari vendin e parë në Monaco Energy Boat Challenge. Sot, ai hedh hapin tjetër në Energjinë Diellore, duke konfirmuar evolucionin e tij të vazhdueshëm.
    Prezantimi zyrtar i anijes së re u zhvillua më 29 tetor 2025, në Muzeun e Luftës në Athinë.

    Anija e re furnizohet me energji ekskluzivisht nga energjia diellore, me vetëm një bateri të vogël ndihmëse për ndezje. Falë paneleve fotovoltaike me performancë të lartë dhe integrimit të hidrofoileve të përparuara, trupi i anijes ngrihet mbi sipërfaqen e detit, duke zvogëluar në mënyrë drastike rezistencën hidrodinamike dhe duke rritur efikasitetin e saj energjetik.
    Ky projekt është një shembull emblematik i pranisë dinamike të NTUA-së në komunitetin akademik ndërkombëtar, duke kombinuar përsosmërinë shkencore, saktësinë mekanike dhe ndjeshmërinë mjedisore.

  • Vuçiç i mbijeton edhe një tubimi, pse studentët po dështojnë, ja pse skenari rumun mund të përsëritet në Serbi

    Vuçiç i mbijeton edhe një tubimi, pse studentët po dështojnë, ja pse skenari rumun mund të përsëritet në Serbi

    Marsela SHYTIA
    Një tjetër tubim mbresëlënës u mbajt në Novi Sad, ku 150 mijë njerëz, nëse jo më shumë, u mblodhën për të përkujtuar viktimat e shembjes së tendës në stacionin e trenit të Novi Sadit. Kjo ishte një tjetër protestë anti-Vuçiç, që mund të konsiderohet si një tjetër gozhdë në arkivolin e regjimit të Aleksandër Vuçiçit. Megjithatë, gjithçka mbetet siç ishte: ai do të qëndrojë në pushtet për momentin, pavarësisht sa e shtrembër mund të jetë situata. Serbia po kalon një periudhë ndryshimesh të thella, dhe studentët janë ata që po sjellin një vrull të ri. Ata ofrojnë një mundësi që Serbia të dalë nga bataku, por ka gjithashtu frikë se ky entuziazëm mund të shndërrohet në një ritual dhe rutinë që mund të dëmtojë shpresën dhe energjinë e lëvizjes. Aktualisht, Serbia është në një vakum politik dhe shoqëror. Studentët janë shpresa e re, por duhet të jenë më të qartë në mesazhet e tyre dhe të tregojnë se ata ofrojnë një alternativë ndaj regjimit të Vuçiçit dhe politikës së tij të çuditshme. Serbia është në një fazë të vështirë, dhe studentët po dëshmojnë se janë energjia dhe shpresa e re, por me shumë “por”.
    Kërkesat e studentëve
    Kur protestat studentore filluan, shumë prisnin që kjo të çonte në fundin e Vuçiçit, por deri tani, ai ka mbijetuar. Vuçiçi është në një rënie të lirë, por ende nuk ka prekur fundin. Kjo është një situatë që nuk është ende e qartë dhe që kërkon më shumë se thjesht simbolizëm dhe protesta për të çuar në një ndryshim real. A janë ata të qartë në qëllimet e tyre dhe a kanë kapacitetin për të shkaktuar ndryshime të qëndrueshme? Studentët kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme, dhe po përpiqen ta kundërshtojnë Vuçiçin, përveç opozitës që është e shpërbërë dhe e paaftë për të artikuluar një qëndrim të bashkuar dhe të fortë. Ata kërkojnë një alternativë për Serbinë, por shumë pyetje ende mbeten pa përgjigje. Në një periudhë të pasigurtë, studentët po kërkojnë më shumë se thjesht një ndryshim të simbolit të regjimit. Ata kërkojnë ndryshimin e politikave dhe të ardhmes së vendit. Megjithatë, për të realizuar këtë, ata duhet të bëhen më të qartë dhe më të vendosur në kërkesat e tyre.
    Skenari rumun
    Le të kujtojmë se me Nikolae Çausheskun, gjithçka ndryshoi për pak minuta. Sigurisht, gjërat tashmë po shkonin keq, por gjithçka u zgjidh brenda pak ditësh. Regjimi i Vuçiçit po humbet ekuilibrin dhe, në fakt, e vetmja gjë e mirë (mund të kushtojë shumë) është se po e minon veten me sjelljen e tij të çmendur dhe po rrit shkallën represive. Mënyra se si regjimi po përpiqet ta paraqesë shembjen e tendës. megjithëse disa ditë pas shembjes së saj, vetë Vuçiç tha se “gjithçka u rindërtua përveç saj”. është “e denjë” për gjyqe të inskenuara nga epoka staliniste – ata po përpiqen të denoncojnë disa njerëz si terroristë që në fakt e shembën qëllimisht tendën. Psikopatologjia e plotë e një regjimi që nuk ndalet para asgjëje, si në rastin e Miša Bačulov, të cilin duan ta akuzojnë në një mënyrë të tmerrshme si “mendjen kriminale” pas shembjes së tendës, dhe pretendojnë se ai madje donte të helmonte veten, por që të mbijetonte, vetëm për të dëmtuar Vuçiçin.
    Fundi i paparashikueshëm
    Drama politike në Serbi vazhdon të jetë e pasigurt dhe e ngarkuar me tensione, me shumë spekulime mbi të ardhmen e regjimit të Vuçiçit. Edhe pse protestat dhe mobilizimi studentor duket se po rrisin shpresat për një ndryshim, askush nuk mund të parashikojë nëse ky proces do të përfundojë me rrëzimin e Vuçiçit, apo do të jetë një tjetër cikël i dhunshëm apo ligjor për të arritur ndryshimin. Për më tepër, sondazhet e fundit tregojnë një pasiguri të thellë në skenën politike serbe, me një diferencë të madhe mes perceptimeve të forcave kundërshtare dhe pretendimeve të Vuçiçit për një fitore të sigurt. Pas një viti të plotë protestash, pyetja që mbetet është se si do të zhvillohen ngjarjet në një vit të ardhshëm, dhe a mund të qëndrojnë forcat opozitare të bashkuara me të njëjtën energji dhe frymë deri në zgjedhje. Ky është një moment i paqartë dhe i tensionuar, ku çdo zhvillim mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve.

  • Analiza e REL/ Rruga politike e Serbisë pas një viti protestash antiqeveritare

    Analiza e REL/ Rruga politike e Serbisë pas një viti protestash antiqeveritare

    Zgjedhje të parakohshme, kjo është kërkesa e mijëra protestuesve antiqeveritarë që demonstrojnë në rrugët e Serbisë. Pushteti lë hapësirë për zgjedhje para afatit, por refuzon t’i shpallë ato.
    Kjo është pamja politike e Serbisë, një vit pas fillimit të protestave më masive në historinë e saj të re. Historiani Dragan Popoviq e përshkruan atmosferën si “referendum”.
    Në njërën anë është pushteti, i mishëruar në liderin populist Aleksandar Vuçiq, ndërsa përballë tij janë forcat antiqeveritare, të udhëhequra nga lëvizja protestuese studentore.
    Tensionet janë shtuar, dhe pushteti, siç thekson Popoviq, i është përgjigjur protestave me represion ndaj protesutesve.
    “Pamja e Serbisë sot është pamja e një shoqërie të shkatërruar, e institucioneve të shkatërruara dhe e një sistemi politik të rrënuar”, vlerëson ai për Radion Evropa e Lirë (REL).
    Serinë si “shoqëri të polarizuar” e përshkruan edhe Parlamenti Evropian.
    Në një rezolutë të PE-së, udhëheqja shtetërore e Serbisë konsiderohet përgjegjëse për përshkallëzimin e represionit, normalizimin e dhunës dhe dobësimin e institucioneve demokratike.
    Qytetarët, të udhëhequr nga studentët, nuk heqin dorë nga protestat.
    “Veprimi politik nuk është më çështje e elitës politike, por e të gjithë njerëzve. Kam përshtypjen se protestat janë bërë popullore, se njerëzit duan të identifikohen me lëvizjen”, thekson për Radion Evropa e Lirë, studentja Isidora Majkiq nga Fakulteti i Matematikës në Beograd.
    “Goditje e rëndë për regjimin”
    Pas një viti protestash, skena politike mbetet e paqartë.
    Përveç datës së zgjedhjeve, nuk dihet as kush do të marrë pjesë në to, e as rezultati nuk është i parashikueshëm – ndryshe nga disa cikle të mëparshme zgjedhore.
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, Partia Progresive Serbe (SNS) dhe aleatët e tij kanë udhëhequr me shtetin për 13 vjet.
    Ndërsa Vuçiq dhe SNS-ja kanë forcuar pushtetin, Serbia, sipas vlerësimeve të organizatave ndërkombëtare, ka rënë në renditjet që matin situatën e të drejtave të njeriut, të lirive dhe nivelin e korrupsionit.
    Pikërisht akuzat për korrupsion sistematik janë në qendër të protestave, të cilat shpërthyen pas rrëzimit të një strehe prej betoni në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona dhe një u plagos rëndë.
    “Kjo ka qenë një goditje për regjimin nga e cila vështirë se mund të rikuperohet – vetëm mbetet të shihet sa do të zgjasë rënia”, thotë Popoviq.
    Vuçiqin ai e përshkruan si “një lider autoritar që mbyt proceset demokratike”.
    Organizata ndërkombëtare Freedom House jep vlerësime disi më të buta, por e rendit Serbinë në mesin e vendeve pjesërisht të lira.
    Sipas indeksit të kësaj organizate, Serbia në vitin 2025 ka shënuar rënie më të madhe nga të gjitha vendet evropiane, sa i përket lirive.
    Nga Presidenca, Qeveria e Serbisë dhe SNS-ja nuk janë përgjigjur në pyetjet e REL-it lidhur me zgjedhjet e parakohshme dhe akuzat për represion e rrënim të demokracisë.
    “Kërkesat e protestave përmbushen me pikatore”
    Këto nuk janë protestat e para që kanë tronditur regjimin e Vuçiqit.
    Por, janë më të mëdhatë dhe më jetëgjatat deri më tani.
    “Nuk do të thosha që rrëzimi i çatisë ishte pika që e mbushi kupën, por ne u përfshimë në momentin kur ndjemë se ishim të aftë të vepronim drejtpërdrejt”, thotë studentja Anja Despotoviq, që studion në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Beograd.
    Valët e bllokadave studentore nisën në Fakultetin e Arteve Dramatike, ku studentët dhe profesorët u sulmuan teksa po nderonin viktimat e tragjedisë së Novi Sadit.
    Protesta u përhap si një ortek në pothuajse të gjitha universitetet publike në Serbi.
    Nga fakultetet e bllokuara, studentët dolën në rrugë, ku u bashkuan me qytetarë të pakënaqur. Ata paraqitën kërkesa për publikimin e dokumenteve që do të ndriçonin shkaqet e aksidentit dhe mundësinë që ngjarja të kishte të bënte me korrupsion.
    Rikonstruksioni i stacionit hekurudhor ishte pjesë e një projekti kyç shtetëror – hekurudha e shpejtë nga Beogradi deri në kufirin me Hungarinë, ku kompanitë kineze kishin rolin kryesor.
    Studentët refuzuan t’i drejtoheshin presidentit serb Vuçiq, duke i thënë se “nuk është kompetent”.
    “Ne u përpoqëm të mos biem në narrativat e politikanëve të tjerë, sepse ne nuk jemi politikanë”, thekson Anja Despotoviq.
    Vuçiç, megjithatë, u përgjigj.
    Në fillim të vitit ai pretendoi se kërkesat ishin plotësuar, duke i ftuar studentët të ktheheshin në mësim.
    Studentët i përgjigjën se kërkesat e tyre nuk ishin përmbushur.
    “I kanë përmbushur me pikatore, aq sa u ka leverdisur dhe sa nuk i rrezikonte. Ishte një shfaqje për publikun”, thotë Anja Despotoviq..
    “Ne si lëvizje në një moment u pjekëm politikisht për të thënë nuk do t’i përmbushin kërkesat. Sepse nuk mund t’i përmbushin dhe të qëndrojnë në pushtet njëkohësisht,” shton Isidora Majkiq.
    Që nga maji, përveç kërkesës për përgjegjësi penale për aksidentin që nxiti protestat, demonstruesit kërkojnë edhe përgjegjësi politike: dorëheqje dhe shpallje zgjedhjesh.
    “Vuçiq, largohu” është bërë një nga parullat më të zakonshme në rrugë.
    Ndërkohë, Vuçiq i quan demonstruesit “bllokues”, duke theksuar se “rruga nuk do ta qeverisë Serbinë”.
    Në rrugë janë shfaqur mbledhje spontane qytetarësh, pa simbole partiake, që bëjnë thirrje për protesta në komunitetet lokale.
    Vetëm nga shkurti deri në fund të shtatorit 2025, në Serbi janë mbajtur më shumë se 10.700 tubime në mbi 630 vendbanime. REL/

  • Një vit nga tragjedia në Novi Sad, mijëra qytetarë e studentë marshojnë për drejtësi

    Një vit nga tragjedia në Novi Sad, mijëra qytetarë e studentë marshojnë për drejtësi

    Dhjetëra mijëra njerëz po mblidhen në qytetin verior serb të Novi Sadit për një përkujtimore të viktimave të një tragjedie një vit më parë, që vrau 16 persona.
    Protesta të rregullta, të udhëhequra nga studentët, kanë përfshirë Serbinë që nga shembja e tendës në stacionin hekurudhor të rinovuar rishtazi në qytetin e dytë më të madh të vendit më 1 nëntor 2024, e cila u bë simbol i korrupsionit të rrënjosur. Protestuesit fillimisht kërkuan një hetim transparent, por thirrjet e tyre shpejt u përshkallëzuan në kërkesa për zgjedhje të parakohshme.
    Studentët, të cilët bënë thirrje për “mbledhjen më të madhe përkujtimore” të shtunën, dhe të tjerë, kanë vërshuar në Novi Sad që nga e premtja, duke mbërritur me makinë, biçikletë ose në këmbë. Mijëra njerëz marshuan nga Beogradi për rreth 100 km dhe pjesë të tjera të vendit, përfshirë Novi Pazarin, rreth 340 km në jug të kryeqytetit. Atyre iu deshën 16 ditë për të përfunduar marshimin.
    Banorët e Novi Sadit dolën në rrugë për të përshëndetur marshuesit, duke fryrë bilbila dhe duke valëvitur flamuj, shumë prej të cilëve ishin dukshëm të prekur. Djali 27-vjeçar i Dijana Hrkës ishte midis viktimave.
    “Ajo që dua të di është se kush e vrau fëmijën tim, që të mund të gjej pak qetësi, që të mos vazhdoj të kaloj nëpër ferr”, i tha ajo Al Jazeera-s.
    Hrka shtoi: “Po kërkoj drejtësi. Nuk dua që asnjë nënë tjetër të kalojë nëpër atë që po kaloj unë.”
    Protestat për shembjen e stacionit kanë çuar në dorëheqjen e kryeministrit, rënien e qeverisë së tij dhe formimin e një qeverie të re.
    Por presidenti nacionalist Aleksandar Vuçiç ka mbetur me kokëfortësi në detyrë. Vuçiç i etiketonte rregullisht demonstruesit si komplotistë të grushtit të shtetit të financuar nga jashtë, ndërsa anëtarët e partisë së tij, SNS, përhapnin teori konspiracioni, duke pretenduar se shembja e çatisë së stacionit të trenit mund të ketë qenë një sulm i orkestruar.
    Por në një fjalim publik televiziv të premten, Vuçiç bëri një gjest të rrallë dhe kërkoi falje për gjërat për të cilat, tha ai, tani i vjen keq.
    “Kjo vlen si për studentët ashtu edhe për protestuesit, si dhe për të tjerët me të cilët nuk isha dakord. Kërkoj ndjesë për këtë”, tha Vuçiç dhe bëri thirrje për dialog.
    Tubimi përkujtimor i së shtunës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit do të fillojë në orën 11:52 të paradites, koha kur ndodhi tragjedia, me 16 minuta heshtje të mbajtura për 16 viktimat.
    Trembëdhjetë persona, përfshirë ish-ministrin e ndërtimit Goran Vesiç, u akuzuan në një çështje penale për shembjen e ndërtesës.
    Një hetim i veçantë kundër korrupsionit vazhdon së bashku me një hetim të mbështetur nga Bashkimi Evropian për keqpërdorimin e mundshëm të fondeve të BE-së në projekt.

  • Një vit nga tragjedia e Novi Sad-it, protestë masive në qytetin e dytë më të madh të Serbisë

    Një vit nga tragjedia e Novi Sad-it, protestë masive në qytetin e dytë më të madh të Serbisë

    Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur këtë të shtunën në qytetin e dytë më të madh të Serbisë, Novi Sad për të përkujtuar viktimat e shkaktuara nga shembja e strehës së stacionit hekurudhor një vit më parë.
    Tubimi përkujtimor nis në orën kur ndodhi tragjedia, me 16 minuta heshtje për 16 viktimat.
    Protestat e udhëhequra nga studentët kanë përfshirë kombin ballkanik që nga tragjedia, e cila sipas tyre ishte simbol i korrupsionit. Protestuesit fillimisht kërkuan një hetim transparent për ngjarjen tragjike, por thirrjet e tyre shpejt u përshkallëzuan në kërkesa për zgjedhje të parakohshme.
    Studentët, të cilët bënë thirrje për mbledhjen më të madhe përkujtimore të shtunën, por edhe mbështetës të tyre, kanë vërshuar në Novi Sad që nga e premtja.
    Protestat e vazhdueshme kanë çuar në dorëheqjen e kryeministrit Vuçeviç, rrëzimin e qeverisë së tij dhe formimin e një qeverie të re, por presidenti nacionalist Aleksandar Vuçiç vazhdon të qëndrojë në detyrë.
    Vuçiç i ka etiketuar protestuesit si organizatorë të një grushti shteti të financuar nga jashtë. Në një fjalim televiziv të premten, Vuçiç bëri një gjest të rrallë, duke kërkuar falje që ka bërë deklarata për të cilat, tha se tani i vjen keq.
    “Kjo vlen si për studentët ashtu edhe për protestuesit, si dhe për të tjerët me të cilët nuk isha dakord. Kërkoj ndjesë për këtë”- u shpreh presidenti serb ndërsa bëri thirrje për dialog.
    Sakaq qeveria serbe e ka shpallur të shtunën ditë zie kombëtare, ndërsa kreu i Kishës Ortodokse Serbe ka organizuar një meshë për viktimat në kishën e Beogradit.
    Mbështetësit e Vuçiçit, të cilët që nga marsi kanë ngritur çadra jashtë parlamentit, njoftuan se do të nderojnë viktimat para kishës.
    “Në këtë përvjetor të trishtuar, u bëjmë thirrje të gjithëve të veprojnë me përmbajtje, të ulin tensionet dhe të shmangin dhunën”- tha delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi. Protestat kanë mbetur kryesisht paqësore, por në mesin e gushtit ato degjeneruan në dhunë.
    Në shtator, 13 persona, përfshirë ish-ministrin e ndërtimit Goran Vesiç, u akuzuan penalisht për ngjarjen në Novi Sad.
    Ndërkohë një hetim i veçantë antikorrupsion vazhdon së bashku me një hetim të mbështetur nga BE-ja për keqpërdorimin e mundshëm të fondeve të Brukselit në atë projekt.

  • 1 vit nga tragjedia në Novi Sad/ Studentët ‘pushtojnë’ Beogradin një natë para! Thirrje qytetarëve të mblidhen së bashku

    1 vit nga tragjedia në Novi Sad/ Studentët ‘pushtojnë’ Beogradin një natë para! Thirrje qytetarëve të mblidhen së bashku

     Prej një viti, qytetarët e Serbisë, të udhëhequr nga studentët, kanë dalë në rrugë dhe kanë  marshuar për ditë të tëra drejt Novi Sad. Edhe MBRëMë, në prag të përvjetorit të parë të rënies së tendës në stacionin hekurudhor në këtë qytet, kur vdiqën 16 persona, mijëra studentë nga qytete të ndryshme të Serbisë, kanë mbërritur në Novi Sad. 

    Studentët janë pritur në rrugë nga mijëra qytetarë me fishekzjarrë e brohoritje. Gjithashtu studentët morën kartolina falënderimi në të cilat shkruhet: “Për çdo hap që hidhni në luftën për liri.”

    Studentët në Beograd u bënë thirrje qytetarëve që nuk mund të jenë në Novi Sad, SOT të mblidhen në Beograd. Ata pritet të bllokojnë kryqëzimet pranë Fakultetit të Drejtësisë ose Fakultetit të Bujqësisë për të shënuar një vjetorin e vdekjes së atyre që u vranë tragjikisht në rënien e tendës në Novi Sad.

    Protesta e 1 Nëntorit do të mbahet tubim përkujtimor për të shënuar një vjetorin e tragjedisë. Edhe pse protestat më të mëdha në historinë moderne të Serbisë kanë vazhduar për një vit të plotë, qeveria vazhdon të refuzojë të thërrasë zgjedhje të parakohshme parlamentare, kërkesa kryesore e studentëve dhe qytetarëve.

    Presidenti Aleksandar Vuçiç ka hezituar të njoftojë një votim, duke lënë të kuptohet herë pas here se ai mund të zhvillohet diku vitin e ardhshëm, por pa specifikuar një datë.

    Tenda e stacionit hekurudhor të rinovuar rishtazi në Novi Sad u shemb më 1 nëntor në orën 11:52 të paradites. Ndërsa ekipet e shpëtimit po nxirrnin ende një numër të panjohur njerëzish të bllokuar nën ton beton, mbështetësit pro-qeveritarë nxituan të shfajësonin autoritetet nga përgjegjësia, duke pretenduar se tenda nuk kishte qenë në fakt pjesë e rinovimit.

    Po atë mbrëmje, Presidenti Vuçiç tha se e gjithë ndërtesa e stacionit ishte rinovuar, përveç tendës. Një ditë pas shembjes, më shumë se një mijë qytetarë u mblodhën për të bllokuar kryqëzimin pranë stacionit hekurudhor, duke ndezur qirinj dhe duke vendosur lule në kujtim të viktimave.

    Më 3 nëntor, filluan protestat e para në Beograd, me demonstruesit që kërkonin dorëheqjen e Ministrit të Ndërtimit dhe Infrastrukturës Goran Vesić.

    Disa protestues i lyen duart me të kuqe, duke deklaruar se autoritetet kishin “duar me gjak”. Dora e kuqe së shpejti do të bëhej simboli përcaktues i protestave.

    FOTO GALERI

  • Nisin aplikimet e mbështetjes financiare për studentët ekselentë, ja afati i fundit

    Nisin aplikimet e mbështetjes financiare për studentët ekselentë, ja afati i fundit

    Të gjithë studentët, shtetas shqiptarë të pranuar në institucionet publike të arsimit të lartë për programin e parë të studimeve, mund të aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare nga buxheti i shtetit.
    Studentët mund të aplikojnë deri më datë 20 dhjetor 2025 nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”, në shërbimin elektronik “Aplikim për Mbështetje Financiare”, duke plotësuar formularin e aplikimit.
    Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale tha se ka nisur aplikimi për bursat e ekselencës për studentët që kanë rezultate të shkëlqyera, po studiojnë në një program prioritar apo janë fitues të olimpiadave.
    “Këtë vit, programi ofron bursë mujore në masën e pagës minimale në shkallë vendi; përjashtim nga tarifa vjetore e shkollimit për studentët ekselentë, ata që ndjekin programe prioritare dhe fituesit e olimpiadave”, tha Kumbaro.
    Ministrja Kumbaro u bëri thirrje studentëve që nëse kanë vështirësi në plotësimin e dokumentacionit online mund të drejtohen pranë zyrave të Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë deri më 20 dhjetor.
    Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë bën të ditur se këto bursa përfitohen nga studentët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë me notë mesatare 10.00; studentët në secilin prej provimeve kombëtare të detyruara të maturës shtetërore është vlerësuar me jo më pak se nota e shkallëzuar 9.5 deri në 10.00.
    Gjithashtu bursa përfitojnë studentët fitues të njërit prej tri çmimeve të para, në olimpiadat ndërkombëtare të arsimit parauniversitar, me më shumë se 15 vende pjesëmarrëse, pavarësisht notës mesatare, kur pranohet në programe studimi, që lidhen me lëndën, disiplinën ku ka fituar çmimin.
    Bursa do të përfitojnë edhe studentët që kanë zgjedhur të ndjekin një prej programeve të studimit, që përbën prioritet kombëtar, të përcaktuar në vendimin nr. 386 datë 01.06.2022 të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar me VKM nr. 448, datë 03.07.2024.

  • Aplikimet për bursat e ekselencës përmes “e-Albania” deri më 20 dhjetor

    Aplikimet për bursat e ekselencës përmes “e-Albania” deri më 20 dhjetor

    Të gjithë studentët, shtetas shqiptarë të pranuar në institucionet publike të arsimit të lartë për programin e parë të studimeve, mund të aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare nga buxheti i shtetit.
    Studentët mund të aplikojnë deri më datë 20 dhjetor 2025 nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”, në shërbimin elektronik “Aplikim për Mbështetje Financiare”, duke plotësuar formularin e aplikimit.
    Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale tha se ka nisur aplikimi për bursat e ekselencës për studentët që kanë rezultate të shkëlqyera, po studiojnë në një program prioritar apo janë fitues të olimpiadave.
    “Këtë vit, programi ofron bursë mujore në masën e pagës minimale në shkallë vendi; përjashtim nga tarifa vjetore e shkollimit për studentët ekselentë, ata që ndjekin programe prioritare dhe fituesit e olimpiadave”, tha Kumbaro.
    Ministrja Kumbaro u bëri thirrje studentëve që nëse kanë vështirësi në plotësimin e dokumentacionit online mund të drejtohen pranë zyrave të Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë deri më 20 dhjetor.
    Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë bën të ditur se këto bursa përfitohen nga studentët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë me notë mesatare 10.00; studentët në secilin prej provimeve kombëtare të detyruara të maturës shtetërore është vlerësuar me jo më pak se nota e shkallëzuar 9.5 deri në 10.00.
    Gjithashtu  bursa përfitojnë studentët fitues të njërit prej tri çmimeve të para, në olimpiadat ndërkombëtare të arsimit parauniversitar, me më shumë se 15 vende pjesëmarrëse, pavarësisht notës mesatare, kur pranohet në programe studimi, që lidhen me lëndën, disiplinën ku ka fituar çmimin.
    Bursa do të përfitojnë edhe studentët që kanë zgjedhur të ndjekin një prej programeve të studimit, që përbën prioritet kombëtar, të përcaktuar në vendimin nr. 386 datë 01.06.2022 të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar me VKM nr. 448, datë 03.07.2024.