Tag: studentët

  • Bllokohet për trafik qendra e Beogradit para tubimit të thirrur nga Vuçiç

    Qendra e Beogradit është mbyllur për trafik më 11 prill, para mbajtjes së një tubimi nga mbështetësit e Qeverisë serbe. Protesta e quajtur “Ne nuk do të heqim dorë nga Serbia”, është thirrur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

    Një bulevard dhe një shesh në qendër të kryeqytetit serb janë mbyllur për qarkullimin e automjeteve, por qytetarët lejohen që të kalojnë.

    Policia ka dalë në rrugë për të ofruar siguri gjatë tubimit dhe disa qytetarë po i shkruajnë letra Vuçiqit dhe po i bashkohen “Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin”, thanë gazetarët e Radios Evropa e Lirë që po raportojnë nga terreni.

    REL-i bisedoi me qytetarët që po nënshkruajnë aplikimin për anëtarësim në një pikë të ngritur në Beograd, duke i pyetur pse po anëtarësohen në këtë lëvizje të Vuçiqit.

    “Sepse e dua Serbinë”, tha Millan Lonçar, duke shtuar se ai nuk është anëtar i partisë në pushtet, Partisë Progresive Serbe, por është mbështetës i Vuçiqit.

    Përfaqësuesit e Qeverisë në Serbi vazhdimisht i kanë cilësuar si “revolucion shumëngjyrësh” protestat që studentët po organizojnë tash e disa muaj.

    Studentët po bllokojnë edhe fakultetet dhe po kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e 16 personave nga rrëzimi i një strehe betoni në stacionin e trenave në Novi Sad nëntorin e vitit të kaluar. Studentët protestues kanë thënë se nuk duan të negociojnë me Vuçiqin për kërkesat e tyre sepse ai nuk ka autoritet që t’i plotësojë ato.

    Më 8 prill, Vuçiq ftoi qytetarët të marrin pjesë në tubimin, që do të nisë më 11 prill dhe do të zgjasë deri më 13 prill. Ftesën për tubim ai e bëri në emër të lëvizjes që sapo ka formuar të quajtur “Lëvizja për Popullin dhe Shtetin”.

    Vuçiq, një nga themeluesit e Partisë Progresive Serbe, disa herë kishte njoftuar për themelimin e kësaj lëvizjeje.

    Tubimet nga 11 deri më 13 prill do të mbahen në kohën kur për muaj të tërë Serbia po përballet me protesta masive të organizuara nga studentët, që po kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet për tragjedinë në Novi Sad.

    Vuçiq ka deklaruar se në tubimet e “Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin” do të paraqesë kushtet e tij “që janë në përputhje me Kushtetutën”.

    “Kërkesat janë serioze dhe do të paraqesin vullnetin e njerëzve të përgjegjshëm në shtetin tonë, vullnetin e shumicës në Serbi”, tha ai përmes një postimi në Instagram.

    Përveç qytetarëve, ai ftoi edhe “të gjitha partitë politike dhe lëvizjet” që të bashkohen në tubim.

    Kreu i Partisë Progresive Serbe, Millosh Vuçeviq, tha se në tubimin e 11 prillit do të përcaktohen kërkesat dhe një nga to do të jetë ndalja e bllokadave.

    Disa grupe mbështetësish janë nisur në këmbë për të marrë pjesë në tubimin e thirrur nga Vuçiqi – një grup është nisur nga Novi Sadi, dhe një tjetër grup i serbëve nga Kosova janë nisur drejt Beogradit.

    Ata thanë se duan ta mbështesin Vuçiqin, por edhe të kundërshtojnë studentët që po bllokojnë fakultetet dhe që të kthehen në mësim.

    Kundërshtarët e studentëve protestues e quajnë veten “studentë që duan të mësojnë”. Ata kanë ngritur tenda në një park në qendër të Beogradit, që gjendet afër Presidencës serbe. Këta studentë që po protestojnë në Parkun Pionieri, kanë hedhur poshtë pretendimet se protestat e tyre janë organizuar nga Qeveria serbe./ REL/ 

  • “Vejusha gazmore”/ Studentët e Arteve vënë në skenë operetën me tre akte

    “Vejusha gazmore”/ Studentët e Arteve vënë në skenë operetën me tre akte

    Godina e Universitetit të Arteve u gjallërua të enjten në mbrëmje kur studentët vunë në skenë “Vejushën Gazmore”, një operetë që ndërthur dashurinë, paragjykimet dhe humorin.

    Ana është vajzë e re familja e së cilës është larguar nga Tirana drejt Parisit, aty ku dashurohet me një parizien, por përballë shumë pengesave e botëkuptimeve të ndryshme, detyrohet të ndahet. E zhgënjyer nga dashuria, Ana zgjedh të lidhet me një burrë të moshuar e të pasur.
    Kjo operetë me tre akte është produksioni i parë i këtij lloji që realizohet i gjithë nga studentët e Arteve, përfshirë orkestrën, skenografinë e kostumografinë, nën drejtimin artistik të Dritan Lumshit dhe regjinë e Redjan Mullës.
    Teksa numri i studentëve në Universitetin e Arteve është në ulje, evente të tilla synojnë ta tërheqin të rinjtë për të studiuar në shkollat e artit dhe t’u japin mundësinë studentëve të prekin skenën që në bankat e shkollës.

    Top Channel

  • Dita Botërore e Shëndetit/ Studentët në Vlorë marshojnë përgjatë bulevardit

    Dita Botërore e Shëndetit/ Studentët në Vlorë marshojnë përgjatë bulevardit

    7 prilli është Dita Botërore e Shëndetit Universal. Për studentët e fakuktetit të Shëndetit Publik në Universitetin e Vlorës, Dega infermieri, është dhe një ditë që ka në vëmendje ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e një sistemi shëndetësor gjithëpërfshirës, ku askush të mos mbetet pas.

    Në këtë ditë ata zhvilluan kontrolle mjekësore falas, për qytetarë  kalimtarë, si matjen e tensioninit dhe testin e sëmundjes së diabetit.
    Floviana Korçari, studente në UV u shpreh se interesimi i qytetarëve nuk ka munguar. Mesazhi i kësaj dite ishte i qartë, Shëndeti është një e drejtë themelore, jo një privilegj.

    Ndërkohë dhjetëra të rinj të univerisitetit “Ismail Qemali” kanë marshuar këtë të hënë përgjatë bulevardit “Ismail Qemali”me pankarta sensibilizuese në emër të shëndetit,në emër të jetës. Organizuar nga Këshilli studentor, aktiviteti në Ditën botërore të Shëndetit, sipas kreut të këtij Këshilli, Altea Hoxhaj, ndodh për herë të parë në Vlorë.

  • Me biçikleta drejt Strasburgut, studentët serbë vijojnë tubimin ne metropolet europiane

    Me biçikleta drejt Strasburgut, studentët serbë vijojnë tubimin ne metropolet europiane

    Dhjetëra studentë serbë vijojnë udhëtimin dyjavor me biçikleta drejt Strasburgut për të tërhequr vëmendjen e BE-së për korrupsionin në vendin e tyre.
    Ata kanë mbërritur në Budapest, ndërsa pritet të vijojnë tubimin në disa metropole, ku synojnë që krahas Brukselit, të sensibilizojnë edhe diasporën serbe në këto vende.
    Studentët protestojnë prej afro pesë muajsh duke kërkuar përgjegjësinë për tragjedinë në Novi Sad.

    Më 1 nëntor të vitit të kaluar, humbën jetën 16 persona dhe dy të tjerë u plagosën nga shembja e stacionit të trenit.
    Protesta ka përfshirë të paktën 63 fakultete të pesë universiteteve shtetërore, disa institucione private të arsimit të lartë, si dhe shkolla profesionale.
    /vizionplus.tv

  • Serbi: Studentë protestues me biçikleta drejt Strasburgut

    Serbi: Studentë protestues me biçikleta drejt Strasburgut

    Me brohoritje dhe lot në sy dhjetra studentë nga Novi Sadi kanë nisur udhëtimin dyjavor me biçikleta drejt Strasburgut, ku duan të tërheqin vëmendjen e BE-së për luftën e tyre kundër korrupsionit në Serbi.

    Serbia prej javësh është përfshirë nga një valë protestash në mbarë vendin kundër korrupsionit në nivelet e larta të institucioneve. Vala e protestës mori shkas nga rrëzimi i çatisë së betonit në stacionin e trenit në Novi Sad Nëntorin e kaluar (2024), ku si pasojë humbën jetën si pasojë 16 vetë. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Indinjata publike për tragjedinë në Novi Sad ka të bëjë me përgjegjësinë për këtë fatkeqësi që bie ndaj figurave drejtuese, që nuk ndërmarrin sa duhet kundër korrupsionit dhe që nuk janë kujdesur për mbikëqyrjen e duhur të projekteve të ndërtimit.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Studentët janë angazhuar masivisht me përkushtim në protesta duke gjetur vazhdimisht forma paqësore por intensive proteste për të sensibilizuar mbi problemet. Turi me biçikleta drejt Strasburgut synon sensibilizimin e BE-së për problemet e Serbisë.

    Studentët: BE duhet të angazhohet me shumë

    Me helmeta në kokë dhe xhaketa fluoreshente si dhe të mbështjellë me flamurin e Serbisë, rreth 80 studentë nisën pedalimin nga korpusi i Universitetit të Novi Sadit deri në destinacionin 1.800 km larg në perëndim. Gjatë udhëtimit studentët do të kalojnë nëpër disa metropole të BE-së, Budapest, Bratislavë, Vjenë, Mynih, ku ata krahas Evropës duan të senisibilizojnë edhe diasporën serbe në këto vende. Nga banorët e Novi Sadit studentët u përcollën me brohoritje me fjalët pumpaj, pumpaj, një nga sloganet e protestës (pompoje).

    Serbia është një vend kandidat për t’u antarësuar në Bashkimin Europian dhe Brukseli i ka kërkuar që të ndërmarrë masa për promovimin e lirisë së medias, luftën kundër korrupsionit dhe reformimin e sistemit elektoral. Por një pjesë e protestuesve mendojnë, se Europa nuk mban qëndrim si duhet dhe është shumë e butë kundrejt qeverisë në Beograd.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Tur protestash edhe brenda Serbisë

    Studentët dhe qytetarët protestues kanë zhvilluar tur më këmbë edhe brenda vendit duke ecur prej ditësh në mes të marsit në drejtim të kryeqytetit të Serbisë.Dhjetëra protesta e incidente kanë ndodhur vetëm gjatë javës. Presidenti Aleksandar Vuçiç dhe pushteti i tij deri më tani nuk dorëzohen lehtë. Ai thotë, se protestave u ka ardhur fundi, ndërsa studentët thonë se këtë e vendosin ata dhe jo presidenti.

    Protestat çuan deri te dorëheqja e kryeministrit, Millosh Vukçeviç. Studentët thonë, se protestat nuk do të ndalen dhe se fundi i tyre nuk do të vijë kur ta thotë presidenti, por kur të thonë ata se janë plotësuar kushtet./DW

  • Studentë protestues serbë synojnë të tërheqin vëmendjen e BE-së, me biçikleta nisën drejt Strasburgut

    Studentë protestues serbë synojnë të tërheqin vëmendjen e BE-së, me biçikleta nisën drejt Strasburgut

    Me brohoritje dhe lot dhjetra studentë nga Novi Sadi kanë nisur udhëtimin dyjavor me biçikleta drejt Strazburgut, ku duan të tërheqin vëmendjen e BE-së për luftën e tyre kundër korrupsionit në Serbi.

    Serbia prej javësh është përfshirë nga një valë protestash në mbarë vendin kundër korrupsionit në nivelet e larta të institucioneve. Vala e protestës mori shkas nga rrëzimi i çatisë së betonit në stacionin e trenit në Novi Sad nëntorin e kaluar (2024), ku si pasojë humbën jetën 16 vetë.

    Indinjata publike për tragjedinë në Novi Sad ka të bëjë me përgjegjësinë për këtë fatkeqësi që bie ndaj figurave drejtuese, që nuk ndërmarrin sa duhet kundër korrupsionit dhe që nuk janë kujdesur për mbikëqyrjen e duhur të projekteve të ndërtimit.

    Studentët janë angazhuar masivisht me përkushtim në protesta duke gjetur vazhdimisht forma paqësore por intensive proteste për të sensibilizuar mbi problemet. Turi me biçikleta drejt Strazburgut synon sensibilizimin e BE-së për problemet e Serbisë.

    Studentët: BE duhet të angazhohet me shumë

    Me helmeta në kokë dhe xhaketa fluoreshente si dhe të mbështjellë me flamurin e Serbisë, rreth 80 studentë nisën pedalimin nga korpusi i Universitetit të Novi Sadit deri në destinacionin 1.800km larg në perëndim. Gjatë udhëtimit studentët do të kalojnë nëpër disa metropole të BE-së, Budapest, Bratislavë, Vjenë, Mynih, ku ata krahas Evropës duan të senisibilizojnë edhe diasporën serbe në këto vende. Nga banorët e Novi Sadit studentët u përcollën me brohoritje me fjalët pumpaj, pumpaj, një nga sloganet e protestës (pompoje).

    Serbia është një vend kandidat për t’u antarësuar në Bashkimin Europian dhe Brukseli i ka kërkuar që të ndërmarrëmasa për promovimin e lirisë së medias, luftën kundër korrupsionit dhe reformimin e sistemit elektoral. Por një pjesë e protestuesve mendojnë, se Europa nuk mban qëndrim si duhet dhe është shumë e butë kundrejt qeverisë në Beograd.

    Tur protestash edhe brenda Serbisë

    Studentët dhe qytetarët protestues kanë zhvilluar tur më këmbë edhe brenda vendit duke ecur prej ditësh në mes të marsit në drejtim të kryeqytetit të Serbisë.Dhjetëra protesta e incidente kanë ndodhur vetëm gjatë javës. Presidenti Aleksandar Vuçiq dhe pushteti i tij deri më tani nuk dorëzohen lehtë. Ai thotë, se protestave u ka ardhur fundi, ndërsa studentët thonë se këtë e vendosin ata dhe jo presidenti.

    Protestat çuan deri te dorëheqja e kryeministrit, Millosh Vukçeviq. Studentët thonë, se protestat nuk do të ndalen dhe se fundi i tyre nuk do të vijë kur ta thotë presidenti, por kur të thonë ata se janë plotësuar kushtet./DW/

  • “Drejtësi për Ilarian!” Vrasja e shqiptares në Itali, studentët në Universitetin “La Sapienza” protesojnë të përlotur

    “Drejtësi për Ilarian!” Vrasja e shqiptares në Itali, studentët në Universitetin “La Sapienza” protesojnë të përlotur

    Showbiz E Premte, 4 Prill 2025 09:33
    Vrasja tragjike e 22vjeçaresh shqiptare Ilaria Sulës në Itali nga ish-i dashuri i saj filipinas ka shkaktuar hidhërim në Itali. Shumë të rinj dhe të reja, veçanërisht bashkëstudentët në Universitetin “La Sapienza” në Romë, u mblodhën në shenjë proteste para universitetetit.
    Qindra prej tyre, të përlotur dhe në heshtje, protestuan në oborret e universitetit Italian. Fillimisht ata zhvilluan homazhe, duke vendosur lule poshtë fotos së 22-vjeçares së ndjerë, më pas filluan duke tundur disa çelësa në duar, si thirrje në formë simbolike drejtuar shtetit për të vënë drejtësi.

    “E vërteta dhe drejtësia për Ilarian, një botë më e mirë është e mundur: le të organizohemi” kishin shkruar studentët italianë në një çarçaf të madh.
    “Para dy vitesh ishim këtu në garnizon pas vrasjes së Giulia Cecchettin, por asgjë nuk ka ndryshuar ndërkohë, pavarësisht nga kryeministrja e parë femër në historinë e republikës, e cila është bashkëpunëtore dhe promotore e sistemit patriarkal”, thonë në megafon një studente.
    Mediat italiane shkruajnë se e vërteta është se vrasja barbare e Ilarisë, e regjistruar në Fakultetin e Statistikës, dhe e Sarës tronditi studentët e universitetit.
    “QEVERIA shfrytëzon vdekjen e motrave tona dhe përdor të dhëna të rreme për të kryer propagandën e saj kundër emigracionit dhe ndërkohë hap dyert e Pro Vita-s në qendrat e këshillimit”, vazhdojnë të thonë në fjalimet e tyre, ndërsa thirrjet nisin kundër ministrit të drejtësisë Nordio, i cili ditën e djeshme kishte komentuar lajmet e fundit dhe një referencë konfuze për ngjarjen tragjike.
    22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, është gjetur e vdekur. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Shqiptarja u vra nga ish-i dashuri i saj filipinas. Ky i fundit është arrestuar nga autoritetet dhe ka pranuar edhe vrasjen.
     

  • “Drejtësi për Ilarian”, studentët në La Sapienza protestojnë për vrasjen e shqiptares

    “Drejtësi për Ilarian”, studentët në La Sapienza protestojnë për vrasjen e shqiptares

    Pasditen e djeshme, studentët e universitetit La Sapienza, Romë, janë mbledhur në heshtje para Fakultetit të Statistikave, ku 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula studionte, për të nderuar kujtimin e saj. Ata janë bashkuar me njerëz të tjerë që, gjithashtu në heshtje, prisnin jashtë. Shumë prej tyre sollën lule për të nderuar simbolikisht 22-vjeçaren, e cila humbi jetën tragjikisht nga duart e ish-i dashurit të saj, Mark Samson.
    Një foto e madhe e Ilaria Sula ishte postuar në fasadën e fakultetit, ndërsa një shënim me një mesazh të dhimbshëm ishte lënë pranë një buqete me lule:
    “Nëse nuk kthehem nesër, digjni gjithçka. Nëse nesër është radha ime, dua të jem i fundit”. Ky ishte një fragment i poezisë së Cristina Torre Cáceres, e cila u bë virale pas vrasjes së gruas Giulia Cecchettin.
    Lucia, një nga vajzat që solli lule, ka treguar se kishte ndjerë që diçka do të ndodhte:
    “E dija që do të përfundonte kështu. Ka gjithmonë shpresë, por thellë brenda vetes e dija tashmë,” ka thënë ajo. Për të, e rëndësishme është që të punohet për edukimin seksual që nga një moshë e vogël:
    “Është e papranueshme që nuk është aty. Nuk bëhet fjalë vetëm për vrasje, por për pornografi hakmarrëse, për marrëdhënie toksike që kam pasur edhe unë, për frikën për të lënë shtëpinë me pantallona të shkurtra.”
    Në shesh janë shfaqur dy pankarta të mëdha me shkrimet:
    “Duam të jetojmë”. “E vërteta dhe drejtësia për Ilarinë. Një botë tjetër është e mundur, le të organizohemi!”.
    Në orën 18:30, rektorja Antonella Polimeni u shfaq para të paktën 500 njerëzve dhe foli për “një heshtje të zhurmshme” dhe për “mendimin për Ilarinë që mbart Sapienza me të gjithë komunitetin e saj“, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes që miqtë e saj të klasës kishin ofruar gjatë kërkimeve për të. Ajo theksoi se ishte një tjetër femicid dhe se, përveç ligjeve dhe represioneve, është thelbësore të fillohet nga shumë stereotipa të kulturës patriarkale që ekzistojnë në shoqëri.
    Një kolege nga universiteti ndau një kujtim të dhimbshëm për Ilarian, duke thënë:
    “Ilaria ishte një vajzë shumë e vetmuar dhe e zellshme. Të mendosh që një vajzë që shihje çdo ditë iku, dhe të mendosh që një djalë në moshën tonë e vrau dhe ia fshehu trupin, është e papranueshme për mua dhe e bën gjithçka më të rëndë.“

  • Veliaj: Transformimin e konvikteve e kthyem në mision të përditshëm

    Veliaj: Transformimin e konvikteve e kthyem në mision të përditshëm

    Kryebashkiaku i Tiranës ka postuar në rrjetin social Facebook transformimin e bërë në konviktet e Qytetit Studenti, Universitetit Bujqësor si edhe ato të Fakultetit të Mjekësisë ku sipas tij para 2015 hapësirat e këtyre godinave kanë qenë të zaptuara nga ndërtimet pa leje. Veliaj shprehet se 7 konvikte në Qytetin Studenti janë ndërtuar nga e para, 4 janë rikonstruktuar si edhe 14 të tjera janë në punë e sipër me mbështetjen e KfW. Ai shton se 8 konvikte të reja janë ndërtuar për studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, 2 konvikte të reja për studentët e Fakultetit të Mjekësisë dhe 4 konvikte të reja për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.
    Kreu i bashkisë solli në vëmendje edhe hapjen e Kolegjit të Europës në Tiranë ku duke nisur nga viti i ardhshëm kampusi do të dyfishohet si edhe do rritet numri i studentëve nga 31 që është këtë vit në 55.

    “Ju kujtohet si kanë qenë godinat e Qytetit Studenti në 2015? Me hapësira të zëna nga ndërtimet pa leje apo të zaptuara që prej vitit 1992!Po ato të Universitetit Bujqësor apo të Fakultetit të Mjekësisë? Të degraduara, pa asnjë kusht jetese për studentët.Transformimin e konvikteve e kthyem në mision të përditshëm, që nga dita e parë në detyrë. Rezultati?•7 konvikte të ndërtuara nga e para dhe 4 të rikonstruktuara në Qytetin Studenti.•14 të tjera janë në punë e sipër, falë mbështetjes së vyer të kolegëve gjermanë të KfW.•8 konvikte të reja të ndërtuara për studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës.•2 konvikte të reja për studentët e Fakultetit të Mjekësisë.dhe 4 konvikte të reja për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.Të gjitha me kushte moderne! Dhe shifrat flasin vetë për punën e jashtëzakonshme që kemi bërë në një dekadë.Ndërsa, qershia mbi tortë ishte hapja e Kolegjit të Europës në Tiranë, ç’ka na konfirmoi besimin për punën e madhe që kemi bërë për studentët shqiptarë, të cilët kanë të njëjtat kushte me ata europianë. Nga viti i ardhshëm universitar, kampusi do të dyfishohet, e po ashtu do të rritet edhe numri i studentëve: nga 31 këtë vit, në 55 studentë.Këto janë fakte dhe ato mbesin si dëshmi e një pune dhe përkushtimi të përditshëm për të mirën e Tiranës dhe qytetarëve të saj”, theksoi Veliaj në postimin e tij.

  • Vrasja e shqiptares në Itali/ Studentët protesojnë të përlotur në Universitetin “La Sapienza”: Drejtësi për Ilarian!

    Vrasja e shqiptares në Itali/ Studentët protesojnë të përlotur në Universitetin “La Sapienza”: Drejtësi për Ilarian!

    Pamje nga protesta

    ROMË- Vrasja me thikë e Ilaria Sulës në Itali nga ish-i dashuri i saj filipinas ka shkaktuar hidhërim në Itali. Shumë të rinj dhe të reja, veçanërisht bashkëstudentët në Universitetin “La Sapienza” në Romë, u mblodhën në shenjë proteste.
    Qindra prej tyre, të përlotur dhe në heshtje, protestuan pasditen e kësaj të mërkure, në oborret e universitetit Italian. Fillimisht ata zhvilluan homazhe, duke vendosur lule poshtë fotos së 22-vjeçares së ndjerë, më pas filluan duke tundur disa çelësa në duar, si thirrje në formë simbolike drejtuar shtetit për të vënë drejtësi.
    “E vërteta dhe drejtësia për Ilarian, një botë më e mirë është e mundur: le të organizohemi”,- kishin shkruar studentët italianë në një çarçaf të madh.
    22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, është gjetur e vdekur. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Shqiptarja u vra nga ish-i dashuri i saj filipinas. Ky i fundit është arrestuar nga autoritetet dhe ka pranuar edhe vrasjen./ZËRI/ZËRI