Tag: studentët

  • ‘Filli është komunikimi’/ Zana Harxhi: Anglishtja që transmetoja tek studentët i jepte dritë kohës së errët të diktaturës

    ‘Filli është komunikimi’/ Zana Harxhi: Anglishtja që transmetoja tek studentët i jepte dritë kohës së errët të diktaturës

    Në një intervistë për ‘A Show’, në Syri TV, me moderator Adi Krasta, ish mësesja Zana Baroni Harxhi rrëfen me shumë pasion jetën e saj si mësuese në kohën e diktakurës dhe sjelljen që ajo kishte me studentët.
    Harxhi u shpreh se ka qenë një kohë e vështir, por filli i kësaj gjëjë ka qenë komunikimi dhe në vitet e errëta të diktaturës gjuha angleze që transmetoja tek studentët i jepte dritë asaj kohe.
    “Filli ka qenë komunikimi. Anglishten e kam zhvilluar nëpërmjet komunikimit. Me nxënsësit komunikoja pa i dhënë rëndësi gramatikës. Ato vite të errëta të diktaturës kisha një shanc meqë trasmetohej gjuha angelze që t’i jepja dritë. Edhe studentët që kanë qenë mediokër recitojnë poezitë e mia. Komunikimi është ajo gjë që e bën mësuesin, mësues. Ne kemi bërë të pamundurën që unë të futesha në arsim. Kam pasur mamin stiliste dhe ishte një Versace, një Armani, ajo stilonte në një mënyrë të përsosur.

    Pothuajse çdo javë një fustan ose një pallto të re. Edhe në vitet më të errëta të diktaturës Shqipëria depërtonte nëpërmjet njerëzve. Samiu ka qenë një shkollë me një produkt të jashtëzakonshëm studetësh, por edhe me një ekip mësuesish të jashtëzakonshëm, nga ato që rrallë mblidhen. Vetë prezenca e tyre, sepse mësuesit e Sami Frashërit ishin një elitë e Tiranës. Prezenca e tyre iu jepte një tjetër qëndrim studentit dhe kjo ishte një bazë. Unë me studentët kam qenë më tolerante sesa në shtëpi. Në shtëpi i kërkoja jashtëzakonisht shumë Edithit dhe s’kam qenë një mama e përkryer.” – tha Harxhi.

  • Protesta në Beograd: Studentët bllokojnë RTS-në për të tetën ditë radhazi

    Protesta në Beograd: Studentët bllokojnë RTS-në për të tetën ditë radhazi

    Studentët e Universitetit të Beogradit kanë hyrë në ditën e tetë të bllokadës së ndërtesës së Radiotelevizionit të Serbisë (RTS), transmetuesit publik shtetëror, duke akuzuar këtë institucion për mungesë objektiviteti dhe mbulim të njëanshëm të protestave të tyre.

    Një nga kërkesat kryesore të protestuesve është shpallja e një konkursi të ri për anëtarët e Këshillit të Organit Rregullativ për Mediat Elektronike (REM), që sipas tyre duhet të garantojë pluralizmin dhe pavarësinë e mediave në Serbi.

    RTS, nga ana tjetër, ka njoftuar se për shkak të “rrethanave të vështira të punës”, është detyruar të ndryshojë skemën programore dhe ka deponuar kallëzim penal në Prokurorinë Publike Themelore në Beograd kundër organizatorëve të bllokadës. Gjithashtu, transmetuesi publik ka kërkuar ndërhyrjen e institucioneve ndërkombëtare, duke e cilësuar situatën si pengesë për lirinë e punës së gazetarëve.

    Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka paralajmëruar se çdo vepër penale eventuale do të trajtohet në përputhje me ligjin, dhe kryesit do të identifikohen dhe ndiqen penalisht.

    Përkundër motit dhe ditëve të festave të Pashkëve, studentët kanë qëndruar të palëkundur përpara RTS-së, duke vazhduar protestën në mënyrë të pandërprerë. Protestës i janë bashkuar edhe studentë nga qytete të tjera, përfshirë edhe nga Novi Pazari, qytet me shumicë boshnjake, gjë që ka tërhequr vëmendje të veçantë.

    Që nga nëntori i vitit të kaluar, ata kanë bllokuar dhjetëra fakultete dhe kanë organizuar protesta të vazhdueshme në mbarë vendin, duke kërkuar përgjegjësi dhe ndjekje penale për shembjen e strehës në stacionin hekurudhor në Novi Sad, tragjedi që shkaktoi 16 viktima.

  • Marta Kos bën thirrje: Përmbahuni nga përshkallëzimi i tensioneve në Serbi

    Marta Kos bën thirrje: Përmbahuni nga përshkallëzimi i tensioneve në Serbi

    Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi të shtunën se po ndjek me kujdes situatën në Serbi, duke përfshirë bllokadën e Radio Televizionit të Serbisë (RTS), dhe u bëri thirrje të gjithëve të përmbahen nga përshkallëzimi i tensioneve. Ajo shprehu shqetësimin për ngritjen e një padie penale kundër rektorit të Universitetit të Beogradit, Vlladan Gjokiq.
    “Bashkimi Evropian po ndjek bllokadën e RTS-s[. Mediat publike kanë përgjegjësinë të veprojnë në interesin më të mirë të publikut dhe të sigurojnë hapësirë për të gjitha pozicionet legjitime; ata kanë të drejtë, ashtu si të gjithë gazetarët, të kryejnë detyrën e tyre pa asnjë presion”, shkroi Kos në rrjetin social X.
    Ajo tha se shpreson që situata aktuale mund të zgjidhet përmes dialogut konstruktiv dhe frymës demokratike.
    Komsionarja Kos theksoi gjithashtu se, për të dalë nga ngërçi politik dhe ndarjet në shoqëri, Serbia duhet të intensifikojë përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe të përmirësojë reformat në sundimin e ligjit, përfshirë forcimin e pluralizmit mediatik dhe zgjedhjen e Këshillit të Autoritetit Rregullator për Mediat Elektronike (REM), përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës.
    “Këto reforma janë kyç për përparimin e Serbisë në rrugën evropiane. BE-ja ofron mbështetje, dhe unë planifikoj të vizitoj Serbinë më vonë këtë muaj për të diskutuar për këtë”, përfundoi Kos.
    Studentët vazhdojnë bllokadën e RTS dhe RTV
    Studentët nga Beogradi dhe Novi Sadi kanë filluar bllokimin e ndërtesave të RTS-së dhe Radio Televizionit të Vojvodinës (RTV) mbrëmjen e 14 prillit, duke pretenduar se mediat publike nuk raportojnë në mënyrë objektive për protestat e tyre.
    Ata kanë deklaruar se bllokada do të vazhdojë “derisa të shpallet një konkurs i ri për anëtarët e Këshillit të REM-it”.
    Studentët kanë protestuar për muaj të tërë, duke kërkuar përgjegjësi për rrëzimin e një strehe betoni në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor të vitit të kaluar, që shkaktoi vdekjen e 16 personave.
    Ata gjithashtu kërkojnë ndëshkimin e sulmuesve të studentëve gjatë protestave që pasuan pas tragjedisë dhe ndalimin e procedurave kundër demonstruesve të arrestuar.
    Kërkesat e tyre janë mbështetur nga organizata të punonjësve të arsimit, avokatëve, profesorëve universitarë, bujqve dhe një pjesë e qytetarëve të tjerë.
    Rektori i Universitetit të Beogradit, Vlladan Gjokiq, është marrë në pyetje më 18 prill në kuadër të një procedure paraprake hetimore për veprën penale të abuzimit të pozitës zyrtare.
    Ai është një nga rektorët që ka mbështetur kërkesat e studentëve që, përmes bllokimeve të fakulteteve dhe protestave në të gjithë Serbinë, kërkojnë përgjegjësi për ngjarjen në Novi Sad.
    Mbrëmjen e 10 marsit, studentët nga Beogradi dhe Novi Sadi janë mbledhur pa paralajmërim para mediave publike dhe kanë bllokuar të gjitha hyrjet, duke kërkuar raportim objektiv për protestat.
    RTS ka raportuar më parë se, për shkak të kushteve të vështira të punës të shkaktuara nga bllokimi, është detyruar të përshtatë skemën programore, dhe është paraqitur një padi penale në Prokurorinë Publike Themelore të Beogradit kundër personave të panjohur, duke kërkuar reagimin e institucioneve ndërkombëtare./REL

  • “Jo më lekë për 7×7=313, por për studentët dhe qytetarët”, Basha: Pa mbështetje ndaj SPAK, nuk ka para për asnjë…

    “Jo më lekë për 7×7=313, por për studentët dhe qytetarët”, Basha: Pa mbështetje ndaj SPAK, nuk ka para për asnjë…

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, nisi takimet e sotme me disa të rinj në Njësinë 10 në Tiranë, ku ishte i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Neli Demi, Diana Toma, Eduart Kelmendi, Irsida Shehi dhe Diana Sino.
    Gjatë bisedës, Basha theksoi rëndësinë e luftës kundër korrupsionit si kusht themelor për çdo politikë tjetër zhvillimi. Ai tha se qeverisja e Edi Ramës vitin e kaluar pati mundësinë që të menaxhinte 7.2 miliardë , por që nuk shkoi asnjë lekë as për shëndetësinë, as bursa për studentët, as shtoi pagat dhe as nuk u ulën çmimet. Sipas tij, paratë shkojnë në xhepat e shokëve të tij dhe të krimit të organizuar që është i lidhur me pushtetin.
    Në fjalën e tij, Basha vuri theksin edhe tek roli i SPAK-ut dhe nevoja për mbështetje të institucioneve të drejtësisë. Ai tha se Koalicioni Euroatlantik është i vetmi që mbështet fuqimisht punën e SPAK-ut dhe fundin e pandëshkueshmërisë për politikanët e korruptuar, përmes vettingut në politikë.
    “Pa luftë kundër korrupsionit nuk ka para për të bërë asnjë program tjetër. Ja ku jemi sot. Vjet shpenzoi 7.2 miliardë qeveria e Edi Ramës, çfarë politike ndoqi në favor të qytetarëve? Rriti gjë pensionet, jo. Përmirësoi gjë shëndetësinë, jo. Shtoi bursa për studentët, jo. Shtoi pagat, jo. Uli çmimet, jo. Uli taksat, jo. Të gjitha paratë për shokët e vet. S’ka rëndësi nëse janë ministra të korruptuar tek 7×7-313-ta, oligarkë, trajtime preferenciale, futja e krimit të organiyuar në prokurime publike, kjo është e tmerrshme. Gjithë krimi i organizuar është përpjekur të influencojë se kush do ta marri tenderin. Tani e merr vet. Ka krijuar kompani që e merr vet. Dhe një pjesë e taksave të qytetareve shkojnë në duart e krimit të organizuar që është në aleancë me pushtetin. Prandaj, problem i tyre kryesor është SPAK-u, prandaj aseti kryesor i shqiptarëve është SPAK-u dhe ne jemi të vetmit që e mbështesim. Pa marrë fund pandëshkueshmëria, nuk ka asnjë politik tjetër buxhetore. Të vetmit që e mbështesim fundin e pandëshkueshmërisë në luftën kundër korrupsionit, me mbështetje ndaj SPAK-ut, me vettingun e politikanëve, jemi ne” – tha Basha.

  • Kontributi Sociologjik i Tirana Business University

    Kontributi Sociologjik i Tirana Business University

    Dr.  Altin Sholla

    Në një realitet akademik dhe ekonomik në ndryshim të vazhdueshëm, modeli arsimor i Tirana Business University (TBU) po shfaqet si një praktikë novatore dhe e qëndrueshme për integrimin e studentëve në tregun e punës. Duke kombinuar edukimin teorik me përvojën praktike, ky institucion ka ndërtuar një model dual që jo vetëm përgatit profesionistë të aftë, por kontribuon në stabilitetin social dhe ekonomik të vendit.

    Një nga aspektet më të rëndësishme të këtij modeli është harmonizimi i mësimdhënies teorike me aplikimin e saj praktik. Studentët e TBU nuk kufizohen vetëm në njohuri të literaturës akademike, por e zbatojnë atë në situata reale pune, duke përfituar një përvojë të drejtpërdrejtë profesionale. Kjo qasje i ndihmon ata të zhvillojnë aftësi praktike, duke krijuar një urë të qëndrueshme midis auditorit dhe tregut të punës.

    Një tjetër faktor kyç është mundësia që TBU u ofron studentëve për të nisur një karrierë që në vitin e parë të studimeve. Falë bashkëpunimeve me biznese dhe korporata shqiptare, shumë studentë sigurojnë pozicione si junior specialist në fusha të ndryshme, duke pasur një avantazh të jashtëzakonshëm krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre. Kjo përvojë jo vetëm që i lidh studentët me profesionin e tyre të ardhshëm, por gjithashtu forcon lidhjen e tyre me vendin e punës dhe hap rrugën për rritje profesionale brenda kompanive ku angazhohen.

    Ky sistem dual i edukimit dhe punësimit i shkrire me vizionin gjithëpërfshirës të Grupit BALFIN ku TBU bën pjesë, ka edhe një ndikim të thellë sociologjik. Në radhë të parë, ndihmon në reduktimin e braktisjes së studimeve për arsye ekonomike, pasi studentët mund të sigurojnë të ardhura gjatë studimeve të tyre. Së dyti, parandalon punësimin e tyre në sektorë të papërshtatshëm me profesionin e tyre të ardhshëm, duke siguruar një zhvillim të drejtë dhe të natyrshëm të karrierës. Së fundi, kontributi më i rëndësishëm i këtij modeli është frenimi i emigracionit masiv të të rinjve. Duke pasur mundësinë për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme në Shqipëri, studentët e TBU po ndihmojnë në tkurrjen e porozitetit demografik dhe në krijimin e një brezi profesionistësh të lidhur me vendin e tyre.

    Në një kohë kur shumë të rinj e shohin të ardhmen jashtë kufijve të Shqipërisë, modeli i TBU përfaqëson një alternativë të qëndrueshme dhe një mekanizëm efektiv për ndërtimin e një tregu pune të fortë dhe të qëndrueshëm në vend. Për më tepër, duke u fokusuar në fushat e biznesit dhe teknologjisë, TBU po formon profesionistët e së nesërmes, të cilët do të udhëheqin inovacionin dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Programet e universitetit janë të orientuara drejt teknologjisë së informacionit, menaxhimit të bizneseve dhe sipërmarrjes, duke pajisur studentët me aftësitë e nevojshme për t’u bërë liderë në sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë digjitale. Përmes kurseve të specializuara, projekteve praktike dhe mentorimit nga ekspertë të industrisë, studentët e TBU po përgatiten për të adresuar sfidat e tregut global dhe për të sjellë risi në sektorin e biznesit dhe teknologjisë. Në 15 vite, Tirana Business University, thellon vizionin afatgjatë jo vetëm në kontributin për arsimin e lartë, por edhe përgatitjen e profesionistëve të specializuar në tregun shqiptar.

  • Serbi/ Kundërshtarët dhe mbështetësit e Vuçiçit protestojnë nëpër qytete të ndryshme

    Serbi/ Kundërshtarët dhe mbështetësit e Vuçiçit protestojnë nëpër qytete të ndryshme

    Kundërshtarët dhe mbështetësit e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u mblodhën në vende të ndryshme më 12 prill për të protestuar, në një kohë kur tensionet janë të larta, pas muajsh protestash të organizuara nga studentët kundër Qeverisë së udhëhequr nga Vuçiçi.

    Vetë Vuçiçi i mblodhi mbështetësit në Beograd, duke njoftuar se do ta formojë një lëvizje të re politike përballë valës në rritje të protestave që filluan në nëntor, pas shembjes së strehës në stacionin e trenit si pasojë e të cilës humbën jetën 16 njerëz në Novi Sad.

    Protestuesit, të udhëhequr nga grupe studentore por të bashkuar nga mijëra të tjerë, kanë fajësuar korrupsionin dhe mungesën e kujdesit për tragjedinë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.

    Protestat janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë që kundërshton atë që demonstruesit e cilësojnë si dështim të sundimit të ligjit, si dhe korrupsion sistematik nën udhëheqjen e Vuçiçit, i cili ka shërbyer si president që nga viti 2017, pasi më parë ishte kryeministër për tre vjet.

    Vuçiçi këmbëngul se protestat – të cilat janë kthyer në një nga sfidat më të mëdha ndaj pushtetit të tij të kamotshëm – po e rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në vend dhe i akuzon organizatorët se paguhen nga “agjenci të huaja të inteligjencës”.

    Para mijëra mbështetësve, presidenti ‘populist’ i Serbisë tha se autoritetet duhet të nisin procedurat “për të rikthyer rendin në vend” dhe se “respektimi i plotë i Kushtetutës [duhet të ndodhë] për të garantuar sigurinë e Serbisë”.

    Vuçiçit tha gjatë tubimit se është e nevojshme një “Lëvizje për Popullin dhe Shtetin”, sepse “na nevojitet energji e re dhe forcë e re, një plan i ri, jo plan deri në vitin 2027, por deri në vitin 2035”.

    Ai nuk dha hollësi për këtë lëvizje, por tha se do të mbahen tubime të tjera.

    Vuçiçi përsëriti thirrjen ndaj studentëve për t’u rikthyer në shkolla dhe deklaroi se “revolucioni me ngjyra ka përfunduar”.

    Autoritetet në Serbi i kanë quajtur vazhdimisht protestat dhe bllokadat e udhëhequra nga studentët si një përpjekje për “revolucion me ngjyra”.

    Ky është një term që i referohet kryengritjeve popullore në vende si Ukraina, Gjeorgjia dhe Kirgizi, që çuan në rrëzimin e qeverive atje.

    Protestat popullore që çuan në rrëzimin e liderit jugosllav, Sllobodan Millosheviç në vitin 2000 gjithashtu shpesh cilësoheshin si “revolucion me ngjyra”.

    Gazetarët në vendngjarje raportuan se shumë nga mbështetësit që morën pjesë në tubim ishin sjellë me autobusë nga e gjithë Serbia si dhe nga Kosova dhe Bosnje e Hercegovina, ku ka minoritete të mëdha serbe.
    Lideri serb i Bosnjës, Millorad Dodik – i kërkuar nga autoritetet qendrore në Sarajevë pasi u dënua për shkelje të Kushtetutës së Bosnjës – u shfaq në tubimin e Beogradit, raportoi AFP.

    Dodik, i cili është president i entitetit serb në Bosnjë – Republika Sërpska iu drejtua turmës në tubim.

    Ai është gjithashtu nën sanksione nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar për veprime që qeveritë perëndimore thonë se synojnë shkëputjen e Republikës Sërpska nga Bosnja.

    Arkivi i Takimeve Publike, një organizatë joqeveritare që vlerëson madhësinë e turmave, tha se në tubimin në Beograd morën pjesë rreth 55.000 persona. Më 15 mars, grupi vlerësoi se protesta e udhëhequr nga studentët kundër qeverisë kishte midis 275.000 dhe 325.000 pjesëmarrës.

    Ndërkohë, protesta e udhëhequr nga studentët u mbajt në rrugët e Novi Pazarit, rreth 300 kilometra në jug të kryeqytetit.

    Protesta është në mesin e një sërë demonstratash të thirrura nga studentët që kanë bllokuar fakultetet universitare për më shumë se katër muaj, duke kërkuar llogaridhënie nga Qeveria për vdekjen e 16 njerëzve pas shembjes së strehës së betonit në Novi Sad.

    Një grup studentësh në bllokadë ecën për ditë me radhë nga qytete të tjera drejt Novi Pazarit për t’u bashkuar me protestuesit atje.

    Studentët e Universitetit të Novi Pazarit e bllokuan rrethrrotullimin në dalje të qytetit.

    Autobusë me mbështetës të Partisë Progresive Serbe në pushtet, të udhëhequr nga Vuçiçi, ishin planifikuar të kalonin nëpër atë rrethrrotullim për të shkuar drejt tubimeve në Beograd. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse autobusët ndoqën rrugë alternative. /Radio Evropa e Lirë/

     

  • Kundërshtarët dhe mbështetësit e Vuçiç protestojnë në qytetet serbe mes tensioneve në rritje

    Kundërshtarët dhe mbështetësit e Vuçiç protestojnë në qytetet serbe mes tensioneve në rritje

    Kundërshtarët dhe mbështetësit e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u mblodhën në vende të ndryshme më 12 prill për të protestuar, në një kohë kur tensionet janë të larta, pas muajsh protestash të organizuara nga studentët kundër Qeverisë së udhëhequr nga Vuçiç.
    Vetë Vuçiçi mblodhi mbështetësit në Beograd, duke njoftuar se do ta formojë një lëvizje të re politike përballë valës në rritje të protestave që filluan në nëntor, pas shembjes së strehës në stacionin e trenit si pasojë e të cilës humbën jetën 16 njerëz në Novi Sad.
    Protestuesit, të udhëhequr nga grupe studentore por të bashkuar nga mijëra të tjerë, kanë fajësuar korrupsionin dhe mungesën e kujdesit për tragjedinë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.

    Protestat janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë që kundërshton atë që demonstruesit e cilësojnë si dështim të sundimit të ligjit, si dhe korrupsion sistematik nën udhëheqjen e Vuçiç, i cili ka shërbyer si president që nga viti 2017, pasi më parë ishte kryeministër për tre vjet.
    Vuçiçkëmbëngul se protestat – të cilat janë kthyer në një nga sfidat më të mëdha ndaj pushtetit të tij të kamotshëm – po e rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në vend dhe i akuzon organizatorët se paguhen nga “agjenci të huaja të inteligjencës”.
    Para mijëra mbështetësve, presidenti populist i Serbisë tha se autoritetet duhet të nisin procedurat “për të rikthyer rendin në vend” dhe se “respektimi i plotë i Kushtetutës [duhet të ndodhë] për të garantuar sigurinë e Serbisë”.
    Vuçiçtha gjatë tubimit se është e nevojshme një “Lëvizje për Popullin dhe Shtetin”, sepse “na nevojitet energji e re dhe forcë e re, një plan i ri, jo plan deri në vitin 2027, por deri në vitin 2035”.
    Ai nuk dha hollësi për këtë lëvizje, por tha se do të mbahen tubime të tjera.
    Vuçiç përsëriti thirrjen ndaj studentëve për t’u rikthyer në shkolla dhe deklaroi se “revolucioni me ngjyra ka përfunduar”.
    Autoritetet në Serbi i kanë quajtur vazhdimisht protestat dhe bllokadat e udhëhequra nga studentët si një përpjekje për “revolucion me ngjyra”.
    Ky është një term që i referohet kryengritjeve popullore në vende si Ukraina, Gjeorgjia dhe Kirgizi, që çuan në rrëzimin e qeverive atje.
    Protestat popullore që çuan në rrëzimin e liderit jugosllav, Sllobodan Millosheviq në vitin 2000 gjithashtu shpesh cilësoheshin si “revolucion me ngjyra”.
    Gazetarët në vendngjarje raportuan se shumë nga mbështetësit që morën pjesë në tubim ishin sjellë me autobusë nga e gjithë Serbia si dhe nga Kosova dhe Bosnje e Hercegovina, ku ka minoritete të mëdha serbe.
    Lideri serb i Bosnjës, Millorad Dodik – i kërkuar nga autoritetet qendrore në Sarajevë pasi u dënua për shkelje të Kushtetutës së Bosnjës – u shfaq në tubimin e Beogradit, raportoi AFP.
    Dodik, i cili është president i entitetit serb në Bosnjë – Republika Sërpska – iu drejtua turmës në tubim.
    Ai është gjithashtu nën sanksione nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar për veprime që qeveritë perëndimore thonë se synojnë shkëputjen e Republikës Sërpska nga Bosnja.
    Arkivi i Takimeve Publike, një organizatë joqeveritare që vlerëson madhësinë e turmave, tha se në tubimin në Beograd morën pjesë rreth 55.000 persona. Më 15 mars, grupi vlerësoi se protesta e udhëhequr nga studentët kundër qeverisë kishte midis 275.000 dhe 325.000 pjesëmarrës.
    Ndërkohë, protesta e udhëhequr nga studentët u mbajt në rrugët e Novi Pazarit, rreth 300 kilometra në jug të kryeqytetit.
    Protesta është në mesin e një sërë demonstratash të thirrura nga studentët që kanë bllokuar fakultetet universitare për më shumë se katër muaj, duke kërkuar llogaridhënie nga Qeveria për vdekjen e 16 njerëzve pas shembjes së strehës së betonit në Novi Sad.
    Një grup studentësh në bllokadë ecën për ditë me radhë nga qytete të tjera drejt Novi Pazarit për t’u bashkuar me protestuesit atje.
    Studentët e Universitetit të Novi Pazarit e bllokuan rrethrrotullimin në dalje të qytetit.
    Autobusë me mbështetës të Partisë Progresive Serbe në pushtet, të udhëhequr nga Vuçiç, ishin planifikuar të kalonin nëpër atë rrethrrotullim për të shkuar drejt tubimeve në Beograd. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse autobusët ndoqën rrugë alternative./rel

  • Përshkallëzohen tensionet në Serbi, studentët bllokojnë rrugët dhe përplasen me policinë (Video)

    Përshkallëzohen tensionet në Serbi, studentët bllokojnë rrugët dhe përplasen me policinë (Video)

    Në kryqëzimin në lagjen Sestovo në Novi Pazar të Serbisë ka ndodhur një incident me policinë, kur studentët tentuan të bllokojnë nisjen e një autobusi me mbështetës të partisë së Aleksander Vuçiç, SNS-së për në një tubim në Beograd.
    Studentët kishin bllokuar kryqëzimin për të penguar largimin e autobusit. Ata brohorisnin “A nuk ju vjen turp?”, “Turp të keni”. Ndërsa siç shihet në videon e mëposhtme, policët i tërhiqnin disa qytetarë nga duart e këmbët. Ndërkohë, policia serbe i largoi të mbledhurit nga rruga dhe mundësoi kalimin e autobusit.
    Mbështetësit e pushtetit në Serbi kanë nisur tubimin “Ne nuk heqim dorë nga Serbia” që është thirrur nga presidenti serb, Vuçiç.

    Policija upravo fizički sklanja studente @blokada_dunpNovopazarci izađite i čuvajte našu decu od lojalista iz policije.Pametniji ne popušta, Pametniji se organizuje! pic.twitter.com/yEBNNcGKDZ
    — Miloš Krstić (@MilosKrstic2211) April 12, 2025

  • Serbi/ Tensione në Novi Pazar, studentët bllokojnë rrugën dhe përplasen me policinë

    Serbi/ Tensione në Novi Pazar, studentët bllokojnë rrugën dhe përplasen me policinë

    Tensionet janë rritur në Serbi ditën e sotme përpara një mitingu në mbështetje të presidentit Aleksandër Vuçiç.

    Incidenti ndodhi në kryqëzimin në lagjen Sestovo në Novi Pazar të Serbisë, kur studentët tentuan të bllokojnë nisjen e një autobusi me mbështetës të partisë së Aleksander Vuçiç, SNS-së për në një tubim në Beograd.

    Studentët brohorisnin ‘A nuk ju vjen turp?’, ‘Turp të keni’ dhe bllokuan rrugën me qëllim që të mos ecte autobusi i mbështetësve të Vuçiç. Policia i ka tërhequr zvarrë disa prej tyre.

    Policija upravo fizički sklanja studente @blokada_dunpNovopazarci izađite i čuvajte našu decu od lojalista iz policije.Pametniji ne popušta, Pametniji se organizuje! pic.twitter.com/yEBNNcGKDZ— Miloš Krstić (@MilosKrstic2211) April 12, 2025

  • Në Beograd nis tubimi treditor i mbështetësve të pushtetit

    Në Beograd nis tubimi treditor i mbështetësve të pushtetit

    Mbështetësit e pushtetit në Serbi më 11 prill kanë nisur tubimin “Ne nuk heqim dorë nga Serbia” që është thirrur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
    Tubimi treditor në Beograd nisi në kulmin e protestave studentore që po mbahen tash e disa muaj në Serbi.
    Përveç Vuçiqit, në tubim ishin të pranishëm edhe kryeministri në largim, Millosh Vuçeviq, dhe ministri në largim i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq dhe figura të tjera politike.

    Vuçeviq tha në tubim e Serbia i ka mbijetuar rrëzimit të pushtetit dhe se të gjithë, së bashku me presidentin në krye, po luftojnë që të mbajnë nxënësit në klasa, në amfiteatër dhe punëtorët në fabrika.
    Ndërkaq, Daçiq tha se ky tubim është tubim i Serbisë që “dëshiron të mbrojë interesat e saj kombëtare dhe shtetërore”.
    Policia ka dalë në rrugë për të ofruar siguri gjatë tubimit dhe disa qytetarë më herët gjatë së premtes i shkruan letra Vuçiqit dhe thanë se po i bashkohen “Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin”, sipas gazetarëve të Radios Evropa e Lirë që raportuan nga terreni.
    REL-i bisedoi me qytetarët që nënshkruan aplikimin për anëtarësim në një pikë të ngritur në Beograd, duke i pyetur pse po anëtarësohen në këtë lëvizje të Vuçiqit.
    “Sepse e dua Serbinë”, tha Millan Lonçar, duke shtuar se ai nuk është anëtar i partisë në pushtet, Partisë Progresive Serbe, por është mbështetës i Vuçiqit.
    Përfaqësuesit e Qeverisë në Serbi vazhdimisht i kanë cilësuar si “revolucion shumëngjyrësh” protestat që studentët po organizojnë tash e disa muaj.
    Studentët po bllokojnë edhe fakultetet dhe po kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e 16 personave nga rrëzimi i një strehe betoni në stacionin e trenave në Novi Sad nëntorin e vitit të kaluar. Studentët protestues kanë thënë se nuk duan të negociojnë me Vuçiqin për kërkesat e tyre sepse ai nuk ka autoritet që t’i plotësojë ato.
    Më 8 prill, Vuçiq ftoi qytetarët të marrin pjesë në tubimin, që do të nisë më 11 prill dhe do të zgjasë deri më 13 prill. Ftesën për tubim ai e bëri në emër të lëvizjes që sapo ka formuar të quajtur “Lëvizja për Popullin dhe Shtetin”.
    Vuçiq, një nga themeluesit e Partisë Progresive Serbe, disa herë kishte njoftuar për themelimin e kësaj lëvizjeje.
    Tubimet nga 11 deri më 13 prill mbahennë kohën kur për muaj të tërë Serbia po përballet me protesta masive të organizuara nga studentët, që po kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet për tragjedinë në Novi Sad.
    Vuçiq ka deklaruar se në tubimet e “Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin” do të paraqesë kushtet e tij “që janë në përputhje me Kushtetutën”.
    “Kërkesat janë serioze dhe do të paraqesin vullnetin e njerëzve të përgjegjshëm në shtetin tonë, vullnetin e shumicës në Serbi”, tha ai përmes një postimi në Instagram.
    Përveç qytetarëve, ai ftoi edhe “të gjitha partitë politike dhe lëvizjet” që të bashkohen në tubim.
    Disa grupe mbështetësish janë nisur në këmbë për të marrë pjesë në tubimin e thirrur nga Vuçiqi – një grup është nisur nga Novi Sadi, dhe një tjetër grup i serbëve nga Kosova janë nisur drejt Beogradit.
    Ata thanë se duan ta mbështesin Vuçiqin, por edhe të kundërshtojnë studentët që po bllokojnë fakultetet dhe që të kthehen në mësim.
    Kundërshtarët e studentëve protestues e quajnë veten “studentë që duan të mësojnë”. Ata kanë ngritur tenda në një park në qendër të Beogradit, që gjendet afër Presidencës serbe. Këta studentë që po protestojnë në Parkun Pionieri, kanë hedhur poshtë pretendimet se protestat e tyre janë organizuar nga Qeveria serbe./REL