Tag: studentët

  • Berisha: Për shqiptarët, 8 dhjetori i vitit 1990 është ditëlindja e lirive të tyre

    Berisha: Për shqiptarët, 8 dhjetori i vitit 1990 është ditëlindja e lirive të tyre

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kujtuar 8 Dhjetorin 1990, ku studentët nën udhëheqjen e Azem Hajdarit nisën protestat për të rrëzuar regjimin komunist.
    Në fjalën e mbajtur me rastin e Ditës së Rinisë, Berisha vlerësoi  figurën e Azem Hajdarit, ndërsa theksoi se protestat dhe revolucioni demokratik ndau epokat dhe vendosi pluralizmin politik.
    Berisha tha se studentët  e dhjetorit 1990 ‘ishin misionarë të paepur, të cilët që në protestën e parë shpallën si motot të revokacionit të tyre, liri demokraci, Shqipëria si Evropa’.
    Berisha shtoi se, “për shqiptarët në Shqipëri, 8 dhjetori i vitit 1990 është ditëlindja e lirive të tyre”.
    Berisha: Të dashur miq të pranishëm në këtë nderim që i bëjmë njërës prej datave më të shënuara në historinë e lirisë së kombit shqiptar, 8 dhjetorit të vitit 1990.Të nderuar dhjetoristë, një përshëndetje shumë të përzemërt ju, mirënjohje të pakufishme për ju dhe të gjithë shoqet, shokët tuaj kudo që janë sot, çfarëdo që bëjnë, për rolin tuaj të jashtëzakonshëm që luajtët në dhjetor të vitit 1990, në historinë e lirisë së shqiptarëve.Të dashur deputetë të pranishëm, të dashur qytetarë dhe qytetare kudo që jeni, një përshëndetje të përzemërt.Si sot, 35 vite më parë, me 8 dhjetor të vitit 1990, studentë të Universitetit të Tiranës dhe shkollave të tjera të larta, të udhëhequr nga tribuni i lirisë, Azem Hajdarin, nisën protestat, revolucionin demokratik, i cili si një uragan i vërtetë në tre ditë ndau epokat dhe vendosi në vendin më monist të planetit, pluralizmin politik.Ndaj sot mbarë kombi shqiptar nderon 8 Dhjetorin si datën më të rëndësishme gjer atëherë në historinë e lirisë së tij pas shpalljes së pavarësisë së vendit.Për shqiptarët në Shqipëri, 8 dhjetori i vitit 1990 është ditëlindja e lirive të tyre.Me 8 dhjetor 1990, studentët liberatorë, engjëjt e demokracisë, siç do i thërrisnin ata njerëzit më të shtypur të Europës, të udhëhequr nga princi i tyre legjendar, Azem Hajdari, u ngritën për të përmbysur diktaturën komuniste më të egër të kohës.Studentët e dhjetorit 1990 ishin misionarë të paepur, të pamposhtur, pararendës të një ndryshimi epokal në historinë e kombit dhe vendit të tyre, të cilët që në protestën e parë shpallën si moto të revolucionit të tyre, liri dhe demokraci, Shqipëria si Europa.Të dashur miq, Azem Hajdari, tribuni i lirisë dhe studentët e dhjetorit ishin heronjtë e vërtetë.Ishin heronj mbi heronjtë sepse ata dolën në rrugët e Tiranës të vetëm, të braktisur nga shqiptarët, të braktisur nga Europa, të braktisur në tërësi.Në atë dhjetor, të shumtë ishin ata që në Europë, pas dështimit të kryengritjes paqësore të 2 korrikut, mendonin se Shqipëria duhej dhe e meritonte të mbetej Kuba e Adriatikut në kontinent.Por studentët në këtë vetmi, guxuan, u përballën me regjimin komunist më represiv të kohës, regjimin që edhe ato ditë vriste dhe ekzekutonte në kufi çdo javë bashkëmoshatarët e tyre, madje zvarriste në rrugët dhe sheshet e qyteteve Sarandë, Shkodër, Gjirokastër, Korçë, kufomat e të rinjve, të bëra shoshë nga breshëritë e rojeve të kufijve, vetëm e vetëm që askush të mos guxonte të ngrihej kundër atij regjimi.Studentët e dhjetorit ishin heronj dhe shkuar heronjtë sepse në betejën e pabarabartë me regjimin që kishte veendosur para tyre tanket, mitrolozët, ushtri dhe hordhi, ata me armë të vetme guximin e tyre, qëndruan të pamposhtur dhe fituan.Revolucioni demokratik që nisi me 8 dhjetor me shpejtësi do të shndërrohej në lëvizjen më të fuqishme paqësore në historinë e Shqipërisë dhe në një hark kohor prej 72 orësh, me mbështetjen e fuqishme tanimë të intelektualëve dhe të qytetarëve të Tiranës, do ngadhënjente mbi regjimin komunist dhe do t’i impononte atij pranimin e pluralizmit politik në Shqipëri dhe do themelonte partinë e parë opozitare në historinë e pasluftës, Partinë Demokratike të Shqipërisë.

  • “Studentët ishin heronj mbi heronjtë”, Berisha: 8 dhjetori 1990, ditëlindja e lirive të shqiptarëve

    “Studentët ishin heronj mbi heronjtë”, Berisha: 8 dhjetori 1990, ditëlindja e lirive të shqiptarëve

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përkujtuar sot 8 Dhjetorin 1990, duke e cilësuar këtë datë si “ditëlindjen e lirive të shqiptarëve” dhe një nga momentet më të rëndësishme në historinë demokratike të vendit. Në një fjalim përballë dhjetoristëve dhe qytetarëve të pranishëm, Berisha vlerësoi rolin vendimtar të studentëve që nisën protestat e para kundër regjimit komunist.
    Ai përmendi Azem Hajdarin si “tribunin e lirisë” dhe udhëheqësin e protestave që, sipas tij, “si një uragan ndanë epokat” dhe sollën pluralizmin politik në vendin më monist të Europës së asaj kohe. Berisha tha se studentët e dhjetorit ishin “misionarë të paepur” që me moton Liri dhe Demokraci-Shqipëria si Europa, u përballën me një regjim represiv që ende ekzekutonte të rinj në kufi, shkruan A2 CNN.
    “Studentët ishin heronj mbi heronjtë”, u shpreh Berisha, duke theksuar se ata u ngritën të vetëm, pa mbështetje të brendshme apo ndërkombëtare, dhe me guximin e tyre përballuan tanket dhe mitralozët e regjimit. Sipas tij, revolucioni demokratik brenda 72 orësh u kthye në lëvizjen më të fuqishme paqësore në historinë e Shqipërisë, duke imponuar pranimin e pluralizmit dhe themelimin e Partisë Demokratike.
    Berisha tha se kombi shqiptar e nderon 8 Dhjetorin si një ditë që shënoi nisjen e lirisë pas dekadave të diktaturës.

  • Berisha akuzon Mogherinin, kreu i PD kërkon të hetohet edhe Kolegji i Europës në Tiranë

    Berisha akuzon Mogherinin, kreu i PD kërkon të hetohet edhe Kolegji i Europës në Tiranë

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i kërkoi prokurorisë evropiane të shtrijë hetimin edhe në Tiranë për Federica Mogherinin, ish-zyrtaren e lartë të Komisionit Evropian e cila aktualisht mban detyrën e rektores së Kolegjit të Evropës edhe në degën që është hapur në Shqipëri.
    Një ditë pas arrestimit të Mogherinit, Berisha akuzoi rektoren e Kolegjit të Evropës dhe kryeministrin Edi Rama për korrupsion në ndërtimin e kampusit të këtij kolegji me vlerë 17 milionë euro.
    “Ju bëj thirrje të hetojnë të gjitha emailet dhe SMS-të që Rama ka shkëmbyer me Lubi Mogherinin për këtë çështje dhe, në veçanti, të hetohen komunikimet e tyre me telefona të koduar ‘Sky ECC’, ‘Matrix’, të cilët është vërtetuar se Rama i ka përdorur në raste të tjera të korrupsionit ndërkombëtar. Shqiptarët do ta vlerësonin shumë hetimin e lobingut që Mogherini ka bërë për Edi Ramën, për sukseset e tij imagjinare dhe mbulimin e mega-skandaleve të tij në Bruksel, dhe në veçanti angazhimin e saj kundër opozitës shqiptare”, tha Berisha. 

    Berisha ka hedhur akuza se jo vetëm ndërtimi i kampusit, por edhe bursat për studentët ngrënë dyshime për korrupsion.
    “Federica Mogherini dhe Ramaduro e vlerësimet e tyre kanë fryrë për interesa korruptive koston e jetesës për studentët e Kolegjit Europian në Tiranë dhe kanë caktuar si bursë shumën 27 mijë euro kundrejt 29 mijë euro që është shumë për studentët që studiojnë në Belgjikë në Kolegjin e Bryzhit. Ndërkohë që rroga mesatare në Shqipëri është 5 herë më e ulët se rroga mesatare në Mbretërinë e Belgjikës.”
    Përtej akuzave ndaj qeverisë, Sali Berisha komentoi edhe zhvillimet në PD dhe takimet e ish-deputetit Ervin Salianji me një grup demokratësh. Berisha u tregua i prerë dhe i mbylli rrugën çdo lëvizje që vjen nga grupi i Salianjit.
    “Asnjë aktivitet jashtë forumeve të PD nuk mund të ketë ndikimin më të vogël në PD. Çdo aktivitet jashtë forumeve të PD është strikt privat, pa asnjë lidhje me PD-në.”
    Sipas Berishës PD ka nisur analizën dhe çdo proces reformimi do të nisë nga brenda radhëve të saj./vizionplus.tv

  • Rama: Vjen në e-Albania një tjetër shërbim për studentët dhe ish-studentët

    Rama: Vjen në e-Albania një tjetër shërbim për studentët dhe ish-studentët

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot lajmin se tashmë në e-albania do të ofrohet një tjetër shërbim për studentët dhe ish-studentët nga vitin 2011 e në vijim.
    “Dhe me një tjetër shërbim për studentët dhe ish-studentët nga viti akademik 2011–2012 e në vijim, ku përmes e-Albania tani mund të verifikojnë numrin e matrikullimit online, duke ju thjeshtuar procedurat, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

  • Rama: Verifikimi i numrit të matrikullimit, tashmë online përmes e-Albania

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot një shërbim të ri digjital për studentët dhe ish-studentët, i cili u mundëson verifikimin online të numrit të matrikullimit përmes platformës e-Albania. Sipas tij, ky shërbim synon të thjeshtojë procedurat dhe të ofrojë akses më të shpejtë në dokumentacionin akademik.
    “Nga sot, studentët dhe ish-studentët e institucioneve të Arsimit të Lartë aplikojnë online përmes e-Albania për të marrë informacion mbi statusin e numrit të matrikullimit. Shërbimi jep informacion në kohë reale me një nga statuset: aprovuar, në proces ose refuzuar,” thuhet në njoftimin e publikuar nga kryeministri.
    Shërbimi përfshin të gjithë studentët e regjistruar që prej vitit akademik 2011–2012 e deri më sot, ndërsa në platformë është vendosur edhe zgjedhja e mënyrës së identifikimit, si për shtetas shqiptarë, ashtu edhe për shtetas të huaj.
    Rama e shoqëroi njoftimin me urimin për një ditë të mbarë, duke theksuar vijimin e përpjekjeve për modernizimin e shërbimeve publike dhe digjitalizimin e tyre.

  • Britania vendos taksë të re për studentët e huaj

    Britania vendos taksë të re për studentët e huaj

    Qeveria britanike ka njoftuar një paketë të re tatimore që preket drejtpërdrejt edhe studentët ndërkombëtarë, përfshirë shqiptarët që studiojnë në universitetet britanike.
    Masa, pjesë e buxhetit të prezantuar nga Kancelarja e Thesarit Rachel Reeves, parashikon vendosjen e një tarife fikse vjetore prej 925 paund për çdo student ndërkombëtar, duke hyrë në fuqi nga 1 gushti 2028.
    Në vend të tarifës fillestare prej 6% mbi tarifat e shkollimit, qeveria ka zgjedhur një shumë fikse, ndërsa universitetet do të përjashtohen vetëm për 220 studentët e parë çdo vit për të mbrojtur institucionet më të vogla.

    Sipas parashikimeve, masa do të sjellë rreth 445 milionë paund në vitin e parë dhe deri në 480 milionë paund në vitet e ardhshme, megjithëse universitetet mund të përballen me humbje neto deri në 330 milionë paund deri në vitin 2030/31.
    Paketë e re përfshin gjithashtu ndryshime në kreditë studentore. Të diplomuarit që kanë marrë kredi do të mund të fillojnë shlyerjen edhe nëse paguhen me pagën minimale, duke filluar nga viti 2030.
    Pragu i shlyerjes mbetet në 29,385 paund, ndërsa 9% e pagës do të zbritet automatikisht për borxhin studentor pasi tejkalohet ky nivel.

  • Britania e Madhe vendos taksë të re për studentët e huaj

    Britania e Madhe vendos taksë të re për studentët e huaj

    Qeveria britanike ka njoftuar një paketë të re tatimore që preket drejtpërdrejt edhe studentët ndërkombëtarë, përfshirë shqiptarët që studiojnë në universitetet britanike.
    Masa, pjesë e buxhetit të prezantuar nga Kancelarja e Thesarit Rachel Reeves, parashikon vendosjen e një tarife fikse vjetore prej 925 paund për çdo student ndërkombëtar, duke hyrë në fuqi nga 1 gushti 2028.
    Në vend të tarifës fillestare prej 6% mbi tarifat e shkollimit, qeveria ka zgjedhur një shumë fikse, ndërsa universitetet do të përjashtohen vetëm për 220 studentët e parë çdo vit për të mbrojtur institucionet më të vogla.
    Sipas parashikimeve, masa do të sjellë rreth 445 milionë paund në vitin e parë dhe deri në 480 milionë paund në vitet e ardhshme, megjithëse universitetet mund të përballen me humbje neto deri në 330 milionë paund deri në vitin 2030/31.
    Paketë e re përfshin gjithashtu ndryshime në kreditë studentore. Të diplomuarit që kanë marrë kredi do të mund të fillojnë shlyerjen edhe nëse paguhen me pagën minimale, duke filluar nga viti 2030.

  • Britani/ Taksë të re për studentët e huaj, preken edhe ata shqiptarë

    Britani/ Taksë të re për studentët e huaj, preken edhe ata shqiptarë

    Buxheti më agresiv në vitet e fundit në Britani u njoftua të mërkurën nga qeveria Starmer, me masa të mëdha tatimore që synojnë rregullimin e financave të trazuara të vendit.
    Në shënjestër ishin të ardhurat, kursimet, pasuritë e paluajtshme, bastet, makinat elektrike, por edhe studentët e shumtë të huaj që kanë zgjedhur universitetet britanike, ku përfshihen edhe ata shqiptarë.
    Konkretisht, Kancelarja e Thesarit, Rachel Reeves, njoftoi se, në vend të idesë fillestare të një takse shtesë prej 6% mbi tarifat e studentëve ndërkombëtarë, do të vendoset një tarifë fikse vjetore prej 925 paund për student ndërkombëtar. Tarifa e re do të hyjë në fuqi që nga 1 gushti 2028.
    Masat përfshijnë gjithashtu ndryshime në lidhje me shlyerjen e kredive studentore, të cilat prekin të gjithë studentët.
    Të ardhurat nga ndryshimet do të “riinvestohen plotësisht në arsimin e lartë dhe aftësitë ”, komentoi Ministria e Financave, duke shtuar, megjithatë, se do ta mbajë zbatimin e tarifës nën vlerësim, duke lënë të hapur mundësinë e rishikimit të saj në të ardhmen bazuar në rrjedhën e shpenzimeve.
    Çfarë parashikon rregullorja?
    Tarifa prej 925 paund do të vendoset nga universitetet për çdo student ndërkombëtar çdo vit dhe jo si përqindje e tarifave të shkollimit.
    Universitetet do të përjashtohen vetëm për 220 studentët e parë ndërkombëtarë çdo vit, me qëllim mbrojtjen e institucioneve më të vogla, ose më të specializuara. Ky përjashtim përkthehet në vetëm rreth 200,000 paund.
    Qeveria parashikon që masa do të sjellë 445 milionë në vitin e parë të zbatimit (2028/29), me një rritje në 465 milionë dhe 480 milionë në dy vitet në vijim.
    Megjithatë, sipas analizës që shoqëron propozimin, universitetet mund të pësojnë një humbje neto financiare prej 270 milionë paundësh në vitin e parë, e cila mund të rritet në 330 milionë paund deri në vitin 2030/31.
    Ndryshime edhe në kredi
    Gjithashtu, në një veprim që i habiti shumë të rinj dhe të diplomuar, qeveria njoftoi se të gjithë të diplomuarit në universitet që kanë marrë kredi do të jenë në gjendje të fillojnë të shlyejnë kreditë e tyre studentore edhe nëse paguhen me pagën minimale, që në vitin 2030.
    Kjo për shkak të vendimit për të ngrirë limitin e ripagimit për ata në sistemin e Planit 2 – domethënë, për ata që filluan studimet e tyre nga shtatori 2012 deri në korrik 2023.
    Pragu i shlyerjes, i cili përcakton pikën në të cilën fillojnë zbritjet për borxhin studentor, do të mbetet në 29,385 paund nga viti 2027 deri në vitin 2029/30. Megjithatë, sapo të diplomuarit ta kalojnë këtë shumë, 9% e pagës së tyre zbritet automatikisht për shlyerjen e kredisë , pavarësisht nga niveli i kostove të jetesës ose barrës tatimore.
    Në të njëjtën kohë, paga minimale kombëtare do të rritet me 4.1% në vitin 2026, duke arritur në rreth 24,800 £, ndërsa parashikimet e Zyrës për Buxhetin (OBR) tregojnë se deri në vitin 2030 ajo do të rritet në 28,995 £, vetëm 400 £ nën pragun e kthimit të investimit.
    Kjo do të thotë që një punëtor me kohë të plotë që fiton pagën minimale tani do të konsiderohet “i aftë të shlyejë” borxhin studentor , pavarësisht se klasifikohet zyrtarisht si person me paga të ulëta. Ky zhvillim ndryshon në mënyrë drastike dinamikën e sistemit të kredive studentore në Britani.
    Institucionet e arsimit të lartë kanë shprehur tashmë shqetësim serioz në lidhje me masat, duke pasur parasysh se universitetet janë goditur tashmë nga Brexit dhe nuk mund të përballojnë humbjen e më shumë studentëve të huaj, të cilët janë një burim i vlefshëm të ardhurash për shkak të tarifave të larta të shkollimit.
    Drejtuesit e industrisë së arsimit paralajmërojnë se kundërshtimet që ata ngrenë në lidhje me masat e reja nuk kanë të bëjnë vetëm me të ardhurat, të cilat janë sigurisht një faktor kyç. Ata theksojnë se preket edhe atraktiviteti i sistemit arsimor britanik në nivel ndërkombëtar, me pasoja të mundshme për punën kërkimore, diversitetin e universiteteve dhe qëndrueshmërinë financiare të institucioneve.

  • Studentët e Beogradit rikthehen në rrugë, kërcënojnë qeverinë me protesta “edhe më të dhunshme”

    Studentët e Beogradit rikthehen në rrugë, kërcënojnë qeverinë me protesta “edhe më të dhunshme”

    Një marshim proteste u zhvillua në Beograd të shtunën për të shënuar përvjetorin e fillimit të bllokadave studentore të fakulteteve, të cilat u nxitën nga dhuna e mbështetësve të partisë në pushtet gjatë një tubimi përkujtimor që bëri homazh atyre që u vranë në shembjen e një tendë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 22 nëntor 2024.
    Motoja e tubimit ishte “Një vit – të njëjtat kërkesa”, duke kujtuar sulmin ndaj kolegëve të tyre nga mbështetësit dhe zyrtarët e Partisë Progresive Serbe (SNS), që shpërtheu në një valë protestash antiqeveritare dhe e fuqizoi lëvizjen studentore. Pesë sulmuesit e studentëve të FDU-së morën dënime simbolike me kusht dhe gjoba për dhunën në tubime publike, pa gjyq, përmes një marrëveshjeje me prokurorinë. Protestat studentore që nga nëntori i vitit të kaluar kanë fituar mbështetje të gjerë nga komuniteti akademik dhe grupe të tjera shoqërore, si shoqëria civile, avokatët dhe sindikatat.
    Demonstruesit kërkuan pavarësinë e institucioneve dhe gjyqësorit nga ndikimi dhe presioni politik, si dhe përgjegjësinë e autoriteteve për ngjarjen tragjike të shembjes së tendës, që ata e lidhin me afera korruptive dhe punime të neglizhuara gjatë rindërtimit të stacionit hekurudhor. Gjatë marshimit të ditës, studentët kërkuan që, nëse prokuroria nuk do t’i dëgjonte, do të bënin “edhe më shumë zhurmë” për të siguruar drejtësi. Protestat antiqeveritare në Serbi u nxitën nga shembja tragjike e tendës në Novi Sad më 1 nëntor 2024, ku 16 persona, kryesisht të rinj, humbën jetën dhe një vajzë u plagos rëndë. Qeveria i ka quajtur protestuesit “bllokadëtarë” dhe “terroristë”, duke i etiketuar lëvizjen studentore si një “revolucion me ngjyra”.

  • BIRN: Strasburgu i kërkon shpjegime qeverisë për ligjin e studentëve të mjekësisë

    BIRN: Strasburgu i kërkon shpjegime qeverisë për ligjin e studentëve të mjekësisë

    Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut pranoi të marrë në shqyrtim ankimin e 36 studentëve të Mjekësisë kundër ligjit që i shtrëngon këta të fundit të pranojnë një punë në vend ose të paguajnë kostot e studimit. GJEDNJ ka publikuar një listë me pyetje për palët para se të shqyrtojë rastin.
    Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka parashtruar të hënën një listë me pyetje për qeverinë shqiptare dhe 36 studentë të Mjekësisë që janë ankimuar në Strasburg kundër ligjit që i shtrëngon të punësohen në vend për një afat 3 vjeçar, ose në të kundërt të paguajnë kostot e shkollimit.
    Studentët e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, UMT, ankohen se përmes legjislacionit dhe mënyrës se si u trajtua ankimi i tyre u janë shkelur një sërë të drejtash, përfshi të “drejtën për jetë private”, “të drejtën për arsim dhe pronë”, mosdiskriminimin si dhe mungesën e një gjykimi të drejtë.
    GJEDNJ ka pranuar të marrë në shqyrtim ankimin dhe u ka dërguar palëve një listë me pyetje, përfshi nëse ligji ishte i parashikuar në legjislacionin shqiptar dhe nëse “ndiqte ajo një qëllim legjitim”. Gjykata po ashtu kërkon shpjegime mbi gjykimin në Gjykatën Kushtetuese të rastit dhe pretendimit të studentëve se ky gjykim nuk qe i drejtë. Po ashtu kërkohen shpjegime mbi procedurat që do të ndiqen në rast se ligji zbatohet.
    Ndryshimet ligjore të kontestuar u miratuan në vitin 2023, por u pritën me protesta nga studentët, të cilët e konsideruan atë një formë “pune të detyruar” dhe një shkelje të së drejtës së tyre për të zgjedhur profesionin dhe vendin e punës. Studentët u ankuan në Gjykatën Kushtetuese.
    Më 26 shkurt 2024, Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë pjesërisht ligjin. Ndërsa e pranoi se qëllimi i qeverisë për të siguruar burime njerëzore në sistemin shëndetësor publik ishte legjitim, Gjykata Kushtetuese gjykoi se masat ishin joproporcionale. Kushtetuesja e uli afatin maksimal të punësimit të detyruar nga pesë vjet, në tre vjet. Gjykatësit arritën në përfundimin se skema e qeverisë përbënte një “mohim retroaktiv të lirisë së plotë të zgjedhjes së vendit të punës” për studentët që tashmë ishin të regjistruar në studime.
    Në përgjigje të këtij vendimi, Parlamenti ndërhyri më 19 shtator 2024, duke amenduar ligjin për ta sjellë në përputhje me vendimin e Kushtetueses. Afatet e reja të punësimit u caktuan në tre, dy ose një vit, në varësi të vitit të regjistrimit të studentit.
    Megjithatë ajo la në fuqi detyrimin për të paguar “koston e plotë” të studimeve nëse refuzon kontratën, dhe mbajtjen e diplomës së studentit derisa të përfundojë periudha e punësimit të detyruar. Këto pika kundërshtohen nga 36 studentë që e kanë dërguar çështjen në Strasburg./BIRN