Tag: studentët

  • Paralajmërohet një protestë e madhe para Qeverisë në Beograd

    Paralajmërohet një protestë e madhe para Qeverisë në Beograd

    Studentët në bllokadë dhe pesë sindikata kombëtare kanë paralajmëruar protesta për 1 Majin, të cilat do të mbahen në Beograd përpara qeverisë serbe.

    “Më 1 maj, shënojmë gjashtë muaj që nga rënia e tendës në Novi Sad. Nga ky moment e tutje, lufta jonë kalon në fazën tjetër. Ne nuk qëndrojmë më vetëm në bllokada. Ky është një hap drejt radikalizimit që do të mundësojë forma të reja presioni”, thuhet në deklaratë.

    Është deklaruar se Ligji për Grevën dhe Ligji për Punën janë themelet e sistemit të shfrytëzimit.

    “Ata mbrojnë qeverinë, jo punëtorët. Ato ligje duhet të ndryshohen – një ndërprerje masive e punës. Ne po luftojmë për të drejtën për të jetuar pa frikë. Për punëtorët, për studentët, për të gjithë ne. Shihemi më 1 maj në orën 12:00”, thanë studentët.

     

  • Studentët serbë protestë në Bruksel

    Studentët serbë protestë në Bruksel

    Bota E Premte, 25 Prill 2025 21:04
    Pas protestave masive në të gjitha qytetet e Serbisë studentët serbë ndërmarrin një tjetër hap të fortë për rrëzimin e qeverisë së Aleksandër Vuçiç. Ata duan të përshkojnë pothuajse 2000 kilometra brenda 18 ditësh për të informuar përfaqësuesit e Parlamentit Europian rreth situatës politike në vend. Në Serbi po zhvillohen protesta masive kundër qeverisë së Presidentit Vuçiç, që nisën pas aksidentit vdekjeprurës në stacionin e trenit në Novi Sad në nëntor 2024.
     

     

  • 2000 km në 18 ditë/ Studentët serbë nisin maratonën drejt Brukselit: Duam një shtet demokratik!

    2000 km në 18 ditë/ Studentët serbë nisin maratonën drejt Brukselit: Duam një shtet demokratik!

    Një grup studentësh serbë nisën të premten (25.04) një ultramaratonë politike drejt Brukseli. Ata duan të përshkojnë pothuajse 2,000 kilometra brenda 18 ditësh për të informuar përfaqësuesit e Parlamentit të BE-së rreth situatës politike në vend. Në Serbi po zhvillohen prej disa muajsh protesta masive kundër qeverisë së Presidentit Aleksandar Vuçiç. Ato nisën pas aksidentit vdekjeprurës në stacionin e trenit në Novi Sad në nëntor 2024.
    Sipas mediave serbe grupi përbëhet nga 21 studentë. Vrapuesit që do të përshkojnë gjashtë vende, ndër to edhe Austrinë dhe Gjermaninë, i shoqëron një automjet. Kur u nisën të premten në mëngjes nga Novi Sad, një nga pjesëmarrësit tha se ata po vraponin për një “Serbi më të mirë dhe demokratike”.
    Çiklistët në StrasburguVetëm një javë e gjysmë më parë një grup prej 80 studentësh serbë që u nisën me biçikletënga Novi Sadi u takuan në Strasburg me përfaqësues nga BE-ja dhe Këshilli i Evropës.
    Atmosfera në Serbi vazhdon të jetë e acaruar. Studentët, që muajt e fundit po organizojnë protestat më të mëdha në historinë e Serbisë, e akuzojnë qeverinë Vuçiç për korrupsion, mungesë të lirisë së mediave dhe drejtim autoritar./ DW

  • ‘Reformë të thellë, që vendos në qendër studentin dhe mësuesin’/ Nako: Koalicioni PD-ASHM me plan konkret për shpëtimin e arsimit shqiptar

    ‘Reformë të thellë, që vendos në qendër studentin dhe mësuesin’/ Nako: Koalicioni PD-ASHM me plan konkret për shpëtimin e arsimit shqiptar

    Zëdhënësja e Partisë së Lirisë, Dea Nako, deklaroi se sistemi arsimor në Shqipëri po përjeton një krizë të thellë që rrezikon të ardhmen e brezave të rinj dhe zhvillimin e vendit. Ajo theksoi mungesën e investimeve, largimin e mësuesve të kualifikuar dhe politikat e paqarta si faktorët kryesorë që po e dëmtojnë arsimin publik.

    Sipas saj, kjo krizë nuk është vetëm akademike, por edhe sociale, ekonomike dhe kombëtare. Nako bëri thirrje për një reformë të thellë dhe të ndershme që vendos në qendër nxënësin, studentin dhe mësuesin.

    Ajo prezantoi programin e koalicionit “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, i cili, sipas saj, ofron zgjidhje konkrete për arsimin. Propozimet përfshijnë rritjen e buxhetit për arsimin, akses universal në internet, përmirësim të kurrikulës kombëtare dhe mbështetje financiare për studentët.

    Gjithashtu, programi parashikon praktika pune për studentët dhe mbështetje për punësimin e të rinjve deri në moshën 29 vjeç. Sipas saj, këto masa do t’u japin të rinjve një shans real për të ndërtuar një të ardhme në vendin e tyre.

    Nako e përmbylli deklaratën me thirrjen për të votuar Nr. 1 më 11 maj, për t’i dhënë arsimit dinjitetin që meriton.

    Deklarata e plotë:

    Sistemi arsimor në Shqipëri po përjeton një krizë të thellë, e cila rrezikon të ardhmen e brezave të rinj dhe zhvillimin e vendit. Mungesa e investimeve në infrastrukturë, largimi masiv i mësuesve të kualifikuar, politikat arsimore të paqarta dhe mungesa e mbështetjes për studentët dhe pedagogët po e shkatërrojnë cilësinë e arsimit publik.

    Shqipëria nuk mund të ndërtojë një të ardhme të qëndrueshme pa një arsim cilësor dhe të barabartë për të gjithë. Ne jemi dëshmitarë të një realiteti ku universitetet janë lënë në mëshirë të fatit, shkollat e mesme përballen me mungesë librash, mjetesh bazë dhe staf të specializuar, ndërsa mijëra të rinj largohen çdo vit për të kërkuar mundësi më të mira jashtë vendit.

    Kjo krizë nuk është vetëm akademike, ajo është sociale, ekonomike dhe kombëtare. Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse një reformë të thellë, transparente dhe të ndershme në arsim, që të vendosë në qendër nxënësin, studentin dhe mësuesin.

    Programi i koalicionit  “ PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” , është një program konkret dhe mëse  i realizueshëm, ku i jepet një fokus i vecantë arsimit për ta cuar në nivelet që duhet dhe për t’ju dhënë të rinjve shqiptarë arsimimin që ata meritojnë.

    Ne propozojmë:

    Rritje të buxhetit të arsimit në 5% të PBB-së, sepse nuk mund të ketë arsim cilësor pa investime serioze.
    Akses 100% në internet në shkolla, për të siguruar që çdo nxënës dhe mësues të ketë mjetet moderne të nevojshme për mësimdhënie dhe zhvillim.
    Një kurrikulë të fortë kombëtare, që forcon gjuhën, historinë dhe kulturën shqiptare, sepse identiteti ynë kombëtar duhet të jetë themeli i edukimit.
    Përgjysmim të tarifave të studimit dhe ulje të kostos së jetesës për studentët, që asnjë i ri të mos e lërë shkollën për arsye ekonomike.
    Praktika të detyruara pune për studentët, për t’i afruar me tregun e punës dhe për t’u dhënë përvojën e nevojshme që të jenë të gatshëm për sfidat e së nesërmes.
    Mbështetje për punësimin e të rinjve deri në moshën 29 vjeç, që ata të kenë një shans real për të ndërtuar një jetë të sigurt në Shqipëri.
    Ngritjen e qendrave të sipërmarrjes dhe inkubatorëve të biznesit, për të nxitur startup-et dhe inovacionin, sepse e ardhmja jonë varet nga kreativiteti dhe guximi i të rinjve tanë.

    Është koha për veprim. Është koha për t’i dhënë arsimit dinjitetin që i takon.
    Më 11 Maj, i japim përgjigjen që meriton kësaj qeverie , duke votuar Nr. 1, “PD – ASHM”.
    Faleminderit!

  • Partia e Lirisë: Do të rrisim buxhetin e arsimit në 5% të PBB-së

    Partia e Lirisë: Do të rrisim buxhetin e arsimit në 5% të PBB-së

    Partia e Lirisë thotë se sistemi arsimor në Shqipëri po përjeton një krizë të thellë, e cila rrezikon të ardhmen e brezave të rinj dhe zhvillimin e vendit. Zëdhënësja e PL-së, Dea Nako tha se mungesa e investimeve në infrastrukturë, largimi masiv i mësuesve të kualifikuar, politikat arsimore të paqarta dhe mungesa e mbështetjes për studentët dhe pedagogët po e shkatërrojnë cilësinë e arsimit publik. Për të Shqipëria nuk mund të ndërtojë një të ardhme të qëndrueshme pa një arsim cilësor dhe të barabartë për të gjithë.
    ”Programi i koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, është një program konkret dhe mëse i realizueshëm, ku i jepet një fokus i veçantë arsimit, për ta çuar në nivelet që duhet dhe për t’u dhënë të rinjve shqiptarë arsimimin që ata meritojnë.

    PL propozon: Rritje të buxhetit të arsimit në 5% të PBB-së: Akses 100% në internet në shkolla; Një kurrikul të fortë kombëtare; Përgjysmim të tarifave të studimit dhe ulje të kostos së jetesës për studentët; Praktika të detyruara pune për studentët;
    Mbështetje për punësimin e të rinjve deri në moshën 29 vjeç dhe ngritjen e qendrave të sipërmarrjes dhe inkubatorëve të biznesit, për të nxitur startup-et dhe inovacionin. Është koha për veprim. Është koha për t’i dhënë arsimit dinjitetin që i takon. Më 11 maj, i japim përgjigjen që meriton kësaj qeverie, duke votuar Nr. 1, “PD-ASHM”, u shpreh Nako.

  • Berisha: Shëndetësia sot si në vitet ’60. Problem eksodi i mjekëve

    Berisha: Shëndetësia sot si në vitet ’60. Problem eksodi i mjekëve

    Gjatë një takimi me studentët e Fakultetit të Mjekësisë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, prezantoi alternativën e tij për arsimin, rininë dhe shëndetësinë.
    Në fjalimin e tij, Berisha vuri theksin te gjendja alarmante e sistemit shëndetësor shqiptar.
    “Shëndetësia në Shqipëri ka degraduar në një nivel që më rikujton vitet ’60. Kemi katër herë më pak mjekë se mesatarja e BE-së,” pohoi Berisha.
    Berisha solli në vëmendje shembuj konkretë nga spitalet rajonale, përfshirë atë të Kukësit, që sipas tij, edhe pse ndërtuar me fonde publike, vuan mungesën ekstreme të mjekëve dhe specialistëve.
    Gjithashtu, kreu i PD nuk la pa përmendur eksodin masiv të mjekëve dhe studentëve të mjekësisë ku theksoi se në vitin 2013 Shqipëria kishte një mjek për çdo 600 banorë, ndërsa sot ka vetëm një për 1100.
    “BE ka një për 300-350 banorë. Jemi larg çdo standardi,” tha ai.
    Në fund të takimit, kreu i PD Berisha e përmbylli fjalimin e tij me një thirrje për studentët që të jenë pjesë e ndryshimit dhe e cilësoi rininë shqiptare si “potencialin më të madh për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë dhe më humane”.

  • Berisha me studentët e Mjekësisë: Shëndetësia mori goditjet më të rënda 4 vitet e fundit! Gjithçka më rikujton vitet ’60

    Berisha me studentët e Mjekësisë: Shëndetësia mori goditjet më të rënda 4 vitet e fundit! Gjithçka më rikujton vitet ’60

    Berisha me studentët e Mjekësisë: Shëndetësia mori goditjet më të rënda 4 vitet e fundit! Gjithçka më rikujton vitet ’60Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një takimi me studentë të Mjekësisë u shpreh se, shëndetësia ka marrë goditjet më të rënda në 4 vitet e fundit, duke i sjellë në memorie shëndetësinë e viteve ’60.

    Sipas Berishës, në vitin 2013, kohë kur PD dorëzoi pushtetin, për 600 banorë kishte një mjek, ndëra kjo shifër është dyfishuar në një mjek për 1100 banorë.

    Berisha solli si shembull edhe spitalin e Kukësit, ku sipas tij edhe pse i ndërtuar me paratë e taksapaguesve, me një investim të ri 3 milionë euro, është sot pa mjek.

    “Së pari, u përshëndes shumë përzemërsisht ju, të gjithë studentët e Fakultetit të Mjekësisë, studentët e universiteteve të vendit kudo që janë.

    Shpreh kënaqësinë e veçantë që u takoj ju për të paraqitur para jush alternativën tonë për rininë, për studentët, për arsimin dhe shëndetësinë.

    Po të mbyllësh sytë për një moment dhe të ndalesh në gjendjen aktuale, Shqipëria është në një rrokullisje që në shumë aspekte tejkalon imagjinatën tonë.

    Ngado që ta nisësh, përveç betonit të narkoeurove, në çdo aspekt tjetër ky vend ka në rrokullim.

    Po vij nga Gjirokastra. Universiteti drejt një pakësimi studentësh dramatik. 80 përqind e maturantëve largohen për arsye të ndryshme, por largohen jashtë vendit.

    Në qoftë se marrim shëndetësinë, në memorien time shëndetësia sot ka një degradim në Shqipëri që në shumë aspekte afrohet me vitet ’60.

    Në cilat konkretisht se jeni studentë mjekësie? Sot ne kemi mjekë 4 herë më pak se mesatarja e BE.

    Në vitin 2013 ne kishim një mjek për 600 banorë, sot kemi një mjek për 1100 banorë. BE ka një mjek për 300-350 banorë.

    Këtu jemi ne.

    Por po të ndalemi në aspekte të tjera, spitali i Kukësit, i ndërtuar me paratë e taksapaguesve, spitali i ri 3 milionë euro, pa mjek. Për t’u operuar për apandesit ka një mjek humanist që ka lënë numrin e tij, një kirurg që vjen dhe operon në spitalin e Kukësit përkundrejt një pagese sigurisht.

    Kurse, spitalet e tjera janë me mungesa të jashtëzakonshme specialistësh.

    Gjithçka më rikujton vitet ’60, kur atëherë filluan në rrethe të shfaqen pediatrit e parë se nuk kishte pediatër.

    Shëndetësia mori goditjet më të rënda 4 vitet e fundit. Eksodi i mjekëve u bë masiv.

    Ju përsëri jeni njerëz që keni studiuar fiziologjinë, biokiminë dhe në një formë tepër shqetësuese është shfaqur uria kronike.

    Uria kronike, ju e dini, është uria në të cilën njeriu nuk plotëson dot minimumin proteinik, nuk plotëson dot përbërësit për funksionimin e trupit të tij dhe pastaj i merr këto nga indet e veta.

    Një studim i UNICEF, i pavarur, tregon se 21 përqind e familjeve nuk ushqejnë dot me më shumë se 2 vakte fëmijët e tyre. 21 përqind!

    Pensionistët, të cilët janë rreth 760 mijë, nga këta 57 përqind e tyre marrin një pension më të ulët se 170 euro në muaj. Por ju e kuptoni vetë, pensionistët janë gjithashtu qytetarët me nevojat më të mëdha për ilaçet.

    Ndërkohë që, sot çmimet në këtë vend janë rritur më shpejt dhe më shumë se në çdo vend tjetër.

    Në qoftë se më para gjeje një banesë me qira 150-200 euro në vitin 2013 e kam fjalën, sot të duhen 500-600 euro për të njëjtën sipërfaqe.

    Në qoftë se më përpara e merrja kilogramin e bukës 400 lekë, sot e merr 900-1000 lekë.

    Po kështu mishi e produktet e tjera me radhë.

    Prapë po ndalem te ky element se është shumë i rëndësishëm, pensionistët, të cilët në vitin 2013 merrnin si pension mesatar 143 mijë lekë, në rast se qeveria do të respektonte, do t’i ndihmonte të përballonin rritjen e çmimeve, ata sot duhej të kishin një pension jo 170 mijë lekë, por 390 mijë lekë.

    Tani, imagjinoni ju pra se si këta, një e treta e popullatës sot, përballojnë jetën e tyre vetëm në sajë të lëmoshave që u japin të tjerët. Familjarët sigurisht. Pra, kjo është një situatë në themel shumë e vështirë”, u shpreh Berisha.

  • Gjimnazisti vret shokun dhe plagos tre të tjerë në Francë

    Gjimnazisti vret shokun dhe plagos tre të tjerë në Francë

    Një djalë 15-vjeçar vrau një shok shkolle dhe plagosi tre të tjerë në një sulm me thikë në një shkollë të mesme në qytetin perëndimor francez të Nantes, thanë autoritetet policore.

    Raportohet se studenti që ndërroj jetë ishte një vajzë dhe se tre studentët e plagosur ishin djem. Policia nuk konfirmoi moshën apo gjininë e viktimave.

    Stafi mësimor neutralizoi sulmuesin në shkollën Notre-Dame-de-Toutes-Aides, një shkollë private katolike, para se të mbërrinin forcat e rendit, tha një zëdhënëse e policisë.

    Ajo tha se nuk kishte asnjë të dhënë që të tregonte për një motiv terrorist.

    Studentët u mbajtën brenda shkollës pas sulmit të mesditës, por u lejuan të largoheshin në orët e pasdites nën mbrojtjen e policisë. Dhjetëra prindër pritën jashtë shkollës.

    “Po presim të mund t’i mbajmë në duar… për t’i ndihmuar ata të përballen me stresin që do të ketë shkaktuar kjo,” tha një prind i shkollës, Nicolas.

    Një shok i klasës së djalit tha për gazetarët se sulmuesi kishte shprehur simpati për Nazizmin.

  • Berisha jep premtimin e madh për studentët: S’ka tarifa, do hiqet fare

    Berisha jep premtimin e madh për studentët: S’ka tarifa, do hiqet fare

    Sali Berisha ka prezantuar kandidatët e qarkut Vlorë në Sarandë, por gjithashtu ka folur dhe për pikat kyçe të programit të tij. Duke u ndalur tek të rinjtë, ai dha një premtim të fortë, që lidhet me tarifat studentore të tyre. Ashtu si herë të tjera, Berisha premtoi se studentët do të marrin një minimum prej 200 eurosh, minimum jetik ky që do u shërbejë që ata të shlyejnë pagesat e nevojshme mujore.
    ”Saranda a mund të jetë madhështore pa rininë e vet? Nëse ka një vend që humb rininë në mnëyrën më të pamëshirshme, është Shqipëria e këtyre 12 viteve. 

    Do bëjmë gjithçka që çdo i ri të shkollohet. Hiqet mesatarja, s’ka më mesatare. S’ka më tarifa, simbolike do jetë, ose do hiqet fare. Bursa 200 euro do jetë. Punësimi i çdo të riu, çdo sipërmarrësit do i paguhet siguracionet për 1 vit. Çdo i ri që martohet e do ndërtojë familjen e tij në Shqipëri do ketë një grant prej 30 mijë eurosh.
    Fëmija e tretë do paguhet nga shteti deri në 23 vjeç. Fëmija i parë do ketë një bonus 70 euro, fëmija i dytë do ketë një bonus 60 euro. Do bëjmë gjthcka që të rinjtë në vetëm 10 vitet e fundit, janë larguar 700 mijë, të kthehen prap në Shqipëri. Do financojmë bizneset e tyre, 5 vite do jenë pa taksa. Një komb pa rini, është një komb pa të ardhme”, tha Berisha.

  • Analiza/ Protestat në Serbi… RTS mes dy zjarreve

    Analiza/ Protestat në Serbi… RTS mes dy zjarreve

    Ka disa ditë që flitet se policia mund të thyejë bllokadën studentore të Radio Televizionit të Serbisë (RTS), por bllokada e filluar me 14 prill, po vazhdon. Nga disa dhjetëra deri në disa mijëra njerëz – në varësi të orës së ditës, po e mbajnë të bllokuar RTS dhe nuk po i lejojnë punonjësit të hyjnë.

    Programi i RTS-së është ndërprerë ndërsa lajmet qendrore duken si një emision mezi i montuar i ndonjë televizioni lokal. Studentët të cilët prej pesë muajsh kanë bllokuar fakultetet e tyre, pohojnë se do të qëndrojnë para shërbimit publik deri në shpalljen e sërishme të zgjedhjeve për Rregullatorin e Medias Elektronike (REM). Ose deri në “mbylljen” e RTS.
    Situata është kryesisht e qetë gjatë protestave, me përjashtimi të mërkurës së kaluar (16 prill), kur policia u përpoq për një kohë të shkurtër të mundësonte kalimin e punonjësve.
    Gazetarët të inatosur dhe të frikësuar
    Drejtori i RTS, Dragan Bujosheviq, nuk po deklarohet – kështu është prje vitesh. Janë lëshuar vetëm disa deklarata për “bllokada të paligjshme”, “persekutim” të punonjësve dhe kushtet më të vështira të punës “që nga bombardimet në vitin 1999”. Disa gazetarë të RTS-së thonë për DW se janë të indinjuar me redaksinë, por edhe me kritikat e njëanshme që e paraqesin RTS si problemin më të madh në peizazhin mediatik. Disa kanë frikë dhe ndihen sikur janë vënë në shënjestër.
    Por ka dhe të tillë që mendojnë se RTS duhet të ndërprejë programin. Sa i përket lajmeve, gazetarët e dinë se RTS është larg objektivitetit. Për shembull presidenti Aleksandar Vuçiq vjen si mysafir në program kur të dojë. Por Vuçiqitani mund të jetë i gëzuar për bllokadën e RTS, ku ka pasur edhe kritika ndaj tij. RTS financohet me paratë e shtetit.
    Shumë gazetarë të RTS besojnë se ata pa të drejtë janë vënë mes protestave dhe regjimit të Vuçiqit, janë vënë në shënjestër të tabloideve dhe televizioneve agresive të regjimit nga njëra anë dhe mediave që kritikojnë gjithmonë qeverinë në anën tjetër.
    Sulmet e shumta
    Rreth 200 punonjës, të mbledhur në nismën “Protesta jonë”, pohojnë se drejtuesit e RTS po i diskriminojnë punëtorët dhe po e dëmtojnë programin. Ndaj RTS ka sulme të shumta nga të gjitha anët. Mediat e afërta me regjimin po i quajnë protestat e studentëve si “aksion terrorist”, “terror të pakicës” dhe “dhunë kriminale” ndaj punonjësve të shërbimit publik.
    Ndersa studentët thonë se e drejta e punëtorëve të RTS për “punë dinjitoze” po kërcënohet – jo nga bllokada, por nga regjimi dhe qeveria serbe. “Ayre u mohohet mundësia e mendimit kritik dhe veprimit të lirë, përmes mashtrimeve të shumta, frikësimit dhe ekspozimit ndaj presioneve të mëdha”.
    Çfarë RTS “meriton të ekzistojë”?
    Shoqatat e mëdha të gazetarëve, UNS dhe NUNS, e dënuan vendosjen e posterave që u ngjarjnë urdhërarresteve kundër redaktorëve të RTS. E janë publikuar edhe numrat e telefonave të disa gazetarëve e drejtuesve në rrjetet sociale.
    Por mendimet ndryshojnë për vetë bllokadën. Ndërsa UNS apelon që të gjithë gazetarët të lejohen të punojnë, NUNS thotë se RTS është jashtë kornizës së gazetarisë dhe ligjit, ndaj nuk do të mbrojnë dikë që shkel kodin.
    “Protesta e studentëve është e justifikuar. Është finalja logjike e gjithçkaje që ka ndodhur në dekadën e fundit, pasi RTS po humbet profesionalizmin dhe po kthehet në buletinin propagandistik të Vuçiqit”, thotë për DW, kreu i shoqatës, Zheljko Bodrozhiq.
    Ndërsa sociologu Vladimir Vuletiq, dikur anëtar i Bordit të Drejtorëve të RTS, dënon bllokadat.Ai shton se ka nga ata si në qeveri ashtu edhe në opozitë që do të ishin të lumtur të shihnin mbylljen e shërbimit publik.
    Bodrozhiq mendon se RTS ka nevojë për një reformë rrënjësore dhe për shndërrim në një shërbim të vërtetë publik. E ka nevojë edhe për reforma të tjera, sepse regjimi ka vendosur në postet vendimmarrëse njerëzit e vetë.
    Bllokada e RTS-së vazhdon dhe ditët e fundit është shndërruar në ngjarjen qendrore e protestës, e cila po i afrohet gjashtëmujorit të saj, ndërkohë që nuk dihet se kur do të përfundojë. Studentët thonë se nuk janë të lodhur me protesta. (DW)

    Top Channel