Tag: studentët

  • Turqi/ 97 studentë arrestohen në Stamboll pas protestës në universitet

    Turqi/ 97 studentë arrestohen në Stamboll pas protestës në universitet

    Policia turke arrestoi të martën 97 studentë në Universitetin Bogazici të Stambollit , të cilët protestuan kundër një konference në kampus ku merrte pjesë një predikues mysliman kontrovers.

    Studentët po protestonin kundër pjesëmarrjes në konferencë të Nurettin Yildiz , një predikues mysliman i njohur për pikëpamjet e tij kontraverse mbi martesat e hershme. Konferenca u organizua nga një klub studentor në universitet.

    “Një total prej 97 studentësh u arrestuan kur u përpoqën të thyenin kordonin e policisë në kampusin universitar”. tha Guvernatori i Stambollit, Davuto Gul , të martën vonë në mbrëmje , duke shtuar se 13 oficerë policie u plagosën kur ranë në një gropë ndërtimi pesë metra të thellë gjatë përleshjes.

    Në muajt e fundit, studentët kanë qenë në ballë të protestave në Turqi për shkak të arrestimit të kryetarit të bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu , kundërshtarit kryesor politik të Presidentit Tayyip Erdogan.

    Studentët dhe stafi akademik në Boğaziçi kanë protestuar rregullisht vitet e fundit kundër asaj që ata e karakterizojnë si ndërhyrje qeveritare në institucionet universitare.

     

  • Turqi, 97 studentë arrestohen në Stamboll pas protestës në universitet

    Turqi, 97 studentë arrestohen në Stamboll pas protestës në universitet

    Policia turke arrestoi të martën 97 studentë në Universitetin Bogazici të Stambollit, të cilët protestuan kundër një konference në kampus ku merrte pjesë një predikues mysliman kontrovers.

    Studentët po protestonin kundër pjesëmarrjes në konferencë të Nurettin Yildiz, një predikues mysliman i njohur për pikëpamjet e tij kontraverse mbi martesat e hershme. Konferenca u organizua nga një klub studentor në universitet.

    Një total prej 97 studentësh u arrestuan kur u përpoqën të thyenin kordonin e policisë në kampusin universitar, tha Guvernatori i Stambollit, Davuto Gul, të martën vonë në mbrëmje, duke shtuar se 13 oficerë policie u plagosën kur ranë në një gropë ndërtimi pesë metra të thellë gjatë përleshjes.

    Në muajt e fundit, studentët kanë qenë në ballë të protestave në Turqi për shkak të arrestimit të kryetarit të bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, kundërshtarit kryesor politik të Presidentit Tayyip Erdogan.

    Studentët dhe stafi akademik në Boğaziçi kanë protestuar rregullisht vitet e fundit kundër asaj që ata e karakterizojnë si ndërhyrje qeveritare në institucionet universitare.

  • Lëvizja studentore në Serbi kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, përplasjet politike intensifikohen

    Lëvizja studentore në Serbi kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, përplasjet politike intensifikohen

    Lëvizja studentore në Serbi, e cila ka protestuar për gjashtë muaj rresht kundër qeverisë së Aleksandar Vuçiç, ka shtuar zyrtarisht në axhendën e saj kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke e rritur presionin mbi pushtetin në një klimë të trazuar politike.

    Shkak për përshkallëzimin e protestave ishte incidenti tragjik i nëntorit 2024 në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku shembja e një tende shkaktoi viktima. Ngjarja solli një valë dorëheqjesh, arrestimesh dhe përfundimisht rrëzimin e qeverisë së mëparshme. Megjithatë, studentët vazhdojnë të kërkojnë llogaridhënie dhe reforma të thella.

    “Zëri i të rinjve nuk është vetëm zhurmë, por një forcë që mund të iniciojë ndryshime, të rivendosë dinjitetin dhe të zgjojë shpresën për drejtësi dhe liri,” deklaruan përfaqësuesit e lëvizjes. Aktivisti studentor Nikola Lončarević konfirmoi për Euronews Serbia se pavarësisht kërkesës për zgjedhje, studentët nuk do të jenë në listat elektorale dhe se dialogu për formimin e tyre do të vijojë.

    Ndërkohë, Fronti i të Gjelbërve dhe i të Majtës, një nga partitë kryesore të opozitës, i ka ofruar mbështetje të plotë lëvizjes studentore. Sipas përfaqësueses Natalija Stojmenović, “kërkesa për zgjedhje të reja parlamentare dhe për një qeveri kalimtare janë dy anë të së njëjtës medalje”.

    Por koalicioni qeverisës nuk i sheh zhvillimet me të njëjtin sy. Deputeti i SPS-së, Uglješa Marković, theksoi se mazhoranca parlamentare është stabile dhe se “zgjidhja nuk është vota, por dialogu”. Ai shtoi se një cikël i plotë katërvjeçar është i domosdoshëm për stabilitet.

    Kryetarja e Parlamentit, Ana Brnabić, i quajti kërkesat e studentëve “hile politike”, ndërsa presidenti i SNS-së, Milosh Vuçeviç, akuzoi protestuesit për dështimin e revolucionit dhe për tentativa për destabilizim. “Jemi të hapur për dialog, por jo për skenarë që çojnë në kaos,” tha ai.

    Në anën tjetër, lideri i Partisë së Re Demokratike të Serbisë, Millosh Jovanoviq, shprehu skepticizëm për idenë e zgjedhjeve të reja, duke u shprehur se një qeveri kalimtare do të ishte alternativa më e arsyeshme për të garantuar zgjedhje të ndershme.

    Në sfondin e këtyre përplasjeve, protestat masive në Beograd dhe qytete të tjera nuk po zbehen. Studentët e kanë kthyer kauzën e tyre në një simbol të një brezi që kërkon ndryshim, ndërsa opozita po e shfrytëzon momentin për të rihapur betejën për legjitimitet demokratik.

  • Kërkesa e studentëve në Serbi për zgjedhje të parakohshme, provë për pushtetin dhe opozitën

    Kërkesa e studentëve në Serbi për zgjedhje të parakohshme, provë për pushtetin dhe opozitën

    Pas më shumë se pesë muajsh protestash, studentët në Serbi kanë kërkuar shpërbërjen e menjëhershme të Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke sfiduar si Qeverinë ashtu edhe opozitën.

    Studentët protestues e arsyetuan kërkesën e tyre përmes një njoftimi në Instagram se “pushteti nuk po tregon as iniciativën më të vogël” për t’i përmbushur kërkesat e tyre.

    Përgjegjësia për vdekjen e 16 njerëzve nga rrëzimi i një strehe betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad, si dhe ndjekja penale e atyre që kanë sulmuar studentë dhe pjesëmarrës të tjerë gjatë protestave, janë ndër kërkesat kryesore që studentët ua kanë paraqitur institucioneve të Serbisë, përcjell A2.

    “Konstatojmë se rrënjët e korrupsionit të pushtetit kanë depërtuar thellë në institucionet shtetërore, duke pamundësuar ushtrimin e pavarur të detyrave nga këto institucione”, thuhet në deklaratën e studentëve, e publikuar më 5 maj.

    Në rast se mbahen zgjedhje, studentët kanë bërë të ditur se nuk do të paraqesin listë kandidatësh, por do të mbështesin ato parti apo lista që, sipas tyre, mund të formojnë një qeveri që do t’i përmbushë kërkesat e tyre.

    Si po reagon opozita ndaj kërkesës së studentëve?

    Shumica e partive opozitare kanë shprehur mbështetje për studentët protestues dhe për kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

    Partia Demokratike (DS) ka deklaruar se është e gatshme të ofrojë “çdo ndihmë për një listë universitare-studentore”, por vetë nuk do të garojë në ato zgjedhje. Megjithatë, DS-ja thekson se “në Serbi nuk ekzistojnë kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

    Fronti i gjelbër majtist (ZLF) e konsideron të arsyeshme kërkesën për zgjedhje të reja, duke thënë se “Partia Përparimtare Serbe (SNS) ka humbur çdo legjitimitet për të udhëhequr vendin”. Ata theksuan se qëllimi i tyre kryesor është rrëzimi i pushtetit aktual.

    Mbështetje për këtë kërkesë kanë dhënë edhe lëvizja Kreni-promeni (Lëviz-Ndrysho), Kryengritja Ekologjike dhe Partia Socialdemokrate (SDS).

    “E vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë e rëndë dhe jashtëzakonisht e rrezikshme është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, ka shkruar Boris Tadiq, kryetar i SDS-së, në rrjetin social X.

    Kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë (NDSS), Millosh Jovanoviq, ka deklaruar se është “dëm i madh nëse është hequr dorë nga ideja e një Qeverie tranzitore”.

    “NDSS ende beson se kjo është e vetmja zgjidhje e mundshme, që mund të realizohet vetëm nëpërmjet bashkimit të të gjithë qytetarëve me bindje opozitare”, tha Jovanoviq për agjencinë Beta.

    Lëvizja Popullore e Serbisë, nën udhëheqjen e Miroslav Alleksiq, ka qenë për zgjedhje të parakohshme edhe para kërkesës së studentëve.

    Deri në përfundim të këtij artikulli, Partia e Lirisë dhe e Drejtësisë (SSP) nuk është prononcuar për zgjedhjet e mundshme të parakohshme.

    Si po reagon pushteti?

    Partia Përparimtare Serbe (SNS) nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë për kërkesën e studentëve.

    Kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiq, ka shkruar në rrjetin X se “kërkesat origjinale të studentëve” kanë të bëjnë me prokurorinë dhe gjyqësorin, dhe jo me pushtetin legjislativ apo ekzekutiv.

    “Ato institucione nuk ndryshohen nëpërmjet zgjedhjeve parlamentare”, ka shkruar Bërnabiq.

    Ajo ka vënë në dyshim edhe kërkesën e studentëve për shpalljen e konkursit për anëtarët e rinj të Këshillit të Entit Rregullator për Mediat Elektronike (REM), për të cilin komisioni përkatës parlamentar ka njoftuar se do të mbahet më 8 maj.

    “Nëse tani kërkoni shpërbërje urgjente dhe të pakushtëzuar të Kuvendit, përse e keni bllokuar RTS-në për 15 ditë?”, ka shkruar Bërnabiq në rrjetin X.

    Studentët kanë bllokuar ndërtesat e RTS-së për dy javë, duke kërkuar shpalljen e një konkursi të ri për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të REM-it.

    Komisioni për Informim i Kuvendit ka nisur këtë procedurë më 28 prill, dhe siç është bërë e ditur, njoftimi publik do të publikohet më 8 maj në Fletoren Zyrtare.

    Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiq, partner i koalicionit të SNS-së, ka deklaruar se nuk sheh arsye për zgjedhje të parakohshme.

    “Qeveria ka një shumicë të qëndrueshme parlamentare. Nuk jam për ngjarje të jashtëzakonshme, por për zgjedhje të rregullta – dhe këtë nuk e kam fshehur kurrë”, ka thënë Daçiq për TV Pink.

    Opozita “në provë”

    Analisti politik Boshko Jakshiq i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kërkesa e studentëve është “epilog logjik dhe i pritshëm i ngjarjeve të muajve të fundit”.

    Sipas tij, kjo kërkesë është “një provë e madhe” për opozitën.

    “Nëse partitë opozitare nuk janë të gatshme të lënë mënjanë identitetet e tyre dhe të bashkohen në një front të vetëm, ato që nuk e bëjnë këtë, apo shprehin rezerva, mund të përjashtohen nga skena politike”, ka thënë Jakshiq.

    Rruga deri te kërkesa për zgjedhje

    Pas shembjes së strehës në stacionin hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor, shpërthyen protesta në shumë qytete të Serbisë.

    Protestat udhëhiqen nga studentët që për më shumë se pesë muaj kanë bllokuar fakultetet duke kërkuar drejtësi për vdekjen e 16 njerëzve.

    Studentët kanë marrë mbështetje nga profesorët, punëtorët e arsimit, bujqit, avokatët, aktorët dhe një pjesë e qytetarëve.

    Ndërkohë, Serbia ka emëruar një kryeministër të ri. Kuvendi i Serbisë më 16 prill ka votuar për një qeveri të re, e cila udhëhiqet nga endokrinologu dhe profesori i Fakultetit të Mjekësisë në Beograd, Gjuro Macut.

    Qeveria e re u formua pas dorëheqjes së Millosh Vuçeviqit në fund të janarit, i cili u tërhoq nga posti pas incidentit ku anëtarë të SNS-së, partisë që ai udhëheq, rrahën një studente në Novi Sad.

    Në mes të prillit, me nismën e presidentit Aleksandar Vuçiq, u formua në Beograd “Lëvizja për popullin dhe shtetin”. Vuçiq i paraqiti kërkesat e tij institucioneve për “rivendosjen e rendit në shtet” dhe “respektimin e plotë të Kushtetutës”.

    Sa është përmirësuar procesi zgjedhor?

    Zgjedhjet e fundit parlamentare u mbajtën në dhjetor 2023, pas muajsh protestash pas dy masakrave në maj, ku humbën jetën 19 njerëz, shumica fëmijë dhe të rinj.

    Sipas vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë, zgjedhjet u shoqëruan me një sërë parregullsish dhe opozita i cilësoi si “të pandershme” dhe “të manipuluara”.

    Pas akuzave, Misioni i ODIHR-it i OSBE-së dha 25 rekomandime për përmirësimin e kushteve të zgjedhjeve.

    U formua edhe një grup punues me përfaqësues të pushtetit, opozitës dhe shoqërisë civile.

    Nemanja Nenadiq, drejtor programor i “Transparency Serbia”, tha për REL se në vitin 2025 nuk është mbajtur asnjë mbledhje e këtij grupi.

    “Jo vetëm që nuk janë mbajtur mbledhje, por struktura nuk ekziston më siç ishte planifikuar fillimisht”, tha ai.

    Ai shtoi se kjo ndodhi pasi përfaqësuesit e opozitës dhe të OJQ-ve, përfshirë “Transparency Serbia”, vendosën të largohen për shkak të mungesës së përgjigjeve nga ana e pushtetit.

    Nenadiq paralajmëron se tani ka rreziqe të reja për barazinë e garës zgjedhore dhe përdorimin e burimeve publike në fushata.

    “Partia në pushtet ka mbajtur aktivitete të rëndësishme pa i prezantuar si të vetat, por duke përfshirë strukturat shtetërore”, tha ai.

    Si shembull, ai përmendi tubimin e prillit të organizuar nga presidenti Vuçiq për promovimin e “Lëvizjes për popullin dhe shtetin”.

    “Edhe sot nuk dihet kush ishte organizatori zyrtar i atij tubimi”, tha ai.

    Përmirësimi i kushteve zgjedhore ishte gjithashtu temë e takimeve të komisionares për zgjerim të BE-së, Marta Kos, në Beograd, ku ajo bëri thirrje për reforma dhe përmbushje të obligimeve ndaj BE-së.

    Në raportin e fundit, raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, ka theksuar rëndësinë e zbatimit të plotë të rekomandimeve të ODIHR-it përpara çdo zgjedhjeje të re./REL/

  • Përshkallëzohen protestat në Serbi, studentët kërkojnë zgjedhje të parakohshme

    Përshkallëzohen protestat në Serbi, studentët kërkojnë zgjedhje të parakohshme

    Studentët në Serbi , të cilët prej muajsh kanë bllokuar universitetet publike, bëjnë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare për të tejkaluar krizën që ka kapluar vendin.

    “Kërkojmë shpërbërjen e menjëhershme të Asamblesë Kombëtare dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në përputhje me Nenin 109 të Kushtetutës së Republikës së Serbisë!”, njoftuan studentët serbë në rrjetet sociale, ndërsa u bënë thirrje të gjithë qytetarëve t’i besojnë listës politike që studentët do të mbështesin në zgjedhje.

    Çfarë thanë studentët

    “Ne besojmë se demokracia është e vetmja mënyrë e duhur për të zgjidhur një krizë politike të këtyre përmasave, prandaj i bëjmë thirrje popullit të mbështesë listën që do t’u besohet studentëve që janë të përjashtuar nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë në territorin e Serbisë, në mënyrë që peshorja e drejtësisë të anojë nga e vërteta”, thonë studentët.

    Ata theksojnë se “rrënjët e korrupsionit qeveritar kanë depërtuar shumë thellë në institucionet shtetërore, të cilat për këtë arsye nuk janë në gjendje të kryejnë në mënyrë të pavarur detyrat e tyre”.

    Protestat e studentëve po përshkallëzohen

    Studentët kanë bllokuar universitetet publike për rreth gjashtë muaj.

    Studentët kërkojnë drejtësi për vdekjen e 16 personave nga shembja e çatisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor 2024.

  • Shqipëria promovohet në Festivalin Universal të EHL në Lozanë

    Shqipëria promovohet në Festivalin Universal të EHL në Lozanë

    Shqipëria ishte në qendër të vëmendjes në Festivalin Universal të Universitetit EHL (École hôtelière de Lausanne), një nga institucionet më prestigjioze në botë për Hoteleri dhe Turizëm. Në këtë aktivitet ndërkombëtar, Ambasada e Shqipërisë në Zvicër, në bashkëpunim me studentët shqiptarë të këtij universiteti, solli për herë të parë një përfaqësim të veçantë të vendit tonë përmes stendës “Albania”.Atmosfera shqiptare u ndje përmes ngjyrave tradicionale, mikpritjes karakteristike dhe gatimeve autentike të përgatitura nga vetë studentët shqiptarë, të cilët përcollën me krenari kulturën dhe shijet e vendit të tyre. Vizitorët patën mundësi të njiheshin më nga afër me bukuritë natyrore, pasuritë kulturore dhe potencialin turistik të Shqipërisë, përmes videove, fotove dhe materialeve informuese.Ky aktivitet u zhvillua në prag të fillimit të sezonit veror dhe shërbeu si një platformë e shkëlqyer për të prezantuar Shqipërinë si një destinacion turistik që pret të zbulohet.Gjatë festivalit, i pranishëm ishte edhe Valon Gashi, Sekretar i Parë i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë, i cili theksoi zhvillimet pozitive që ka pësuar sektori i turizmit në Shqipëri vitet e fundit. Ai ftoi të rinjtë të vizitojnë vendin tonë dhe të bëhen ambasadorë të tij kudo ku ndodhen.Shqipëria, një perlë në zemër të Mesdheut, u prezantua në këtë event si një vend me potencial të jashtëzakonshëm, që i mirëpret vizitorët me natyrë të paprekur, histori të pasur dhe mikpritje të ngrohtë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Shqipëria ishte në qendër të vëmendjes në Festivalin Universal të Universitetit EHL (École hôtelière de Lausanne), një nga institucionet më prestigjioze në botë për Hoteleri dhe Turizëm. Në këtë aktivitet ndërkombëtar, Ambasada e Shqipërisë në Zvicër, në bashkëpunim me studentët shqiptarë të këtij universiteti, solli për herë të parë një përfaqësim të veçantë të vendit tonë përmes stendës “Albania”.Atmosfera shqiptare u ndje përmes ngjyrave tradicionale, mikpritjes karakteristike dhe gatimeve autentike të përgatitura nga vetë studentët shqiptarë, të cilët përcollën me krenari kulturën dhe shijet e vendit të tyre. Vizitorët patën mundësi të njiheshin më nga afër me bukuritë natyrore, pasuritë kulturore dhe potencialin turistik të Shqipërisë, përmes videove, fotove dhe materialeve informuese.Ky aktivitet u zhvillua në prag të fillimit të sezonit veror dhe shërbeu si një platformë e shkëlqyer për të prezantuar Shqipërinë si një destinacion turistik që pret të zbulohet.Gjatë festivalit, i pranishëm ishte edhe Valon Gashi, Sekretar i Parë i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë, i cili theksoi zhvillimet pozitive që ka pësuar sektori i turizmit në Shqipëri vitet e fundit. Ai ftoi të rinjtë të vizitojnë vendin tonë dhe të bëhen ambasadorë të tij kudo ku ndodhen.Shqipëria, një perlë në zemër të Mesdheut, u prezantua në këtë event si një vend me potencial të jashtëzakonshëm, që i mirëpret vizitorët me natyrë të paprekur, histori të pasur dhe mikpritje të ngrohtë.

  • PD: Rilindja ka tradhtuar studentët dhe pedagogët, arsimi i rrënuar

    PD: Rilindja ka tradhtuar studentët dhe pedagogët, arsimi i rrënuar

    Në një deklaratë për mediat, kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, Lili Sula ka thënë se universitetet shqiptare janë në pikën më të errët. Ajo shprehet në komunikimin e saj se rrënimi i universiteteve është tradhëtia më e lartë që ‘Rilindja’ i ka bërë vendit. Më tej, vijon duke thënë se qeveria nuk dëgjons shqetësimet e studentëve dhe pedagogëve.
    Kandidatja për deputete dhe drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula tha se universitetet shqiptare janë në pikën më të errët.
    “Degradimi dhe rrënimi i universiteteve është tradhëtia më e rëndë që Rilindja i ka bërë vendit dhe ëndrrës së rinisë për arsim, profesion dhe karrierë profesionale”, u shpreh ajo.
    “Rilindja dhe ministria kanë braktisur studentët e pedagogët. Nuk dëgjojnë, nuk trajtojnë dhe nuk reagojnë ndaj halleve, kërkesave dhe denoncimeve të tyre”, shtoi.
    Kandidatja e koalicionit PD-ASHMA përmendi rastin e studentëve të programit profesional në Durrës, ‘Menaxhim Transporti Detar/Tokësor’.
    “Këta studentë, që kanë përfunduar dhe ata që vijojnë studimet, jo vetëm që nuk punësohen, por, diploma e tyre as nuk merret në konsideratë në procedurat e konkurrimit për një vend pune! Pra, dy vitet e studimit; Dy vitet e shpenzimit financiar hidhen në kosh. Këta studentë, që prej vitit 2024, kanë denoncuar dhe kanë kërkuar nga ministria e arsimit zgjidhjen e këtij problem. Kërkesa e tyre ka gjetur shurdhërinë e ministrisë”, përfundoi.

  • ‘11 maji, mundësia për ndryshim’, Pampuri: Programi ynë mbështet familjen, të rinjtë dhe studentët

    ‘11 maji, mundësia për ndryshim’, Pampuri: Programi ynë mbështet familjen, të rinjtë dhe studentët

    Orjola Pampuri, kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik, ka publikuar një video-mesazh ku i bën thirrje qytetarëve të reflektojnë për rëndësinë e votës në zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar këtë datë si një “mundësi për ndryshim të vërtetë”.
    Në mesazhin e saj, Pampuri vë theksin te nevoja urgjente për të krijuar një të ardhme më të mirë për të rinjtë dhe studentët, në mënyrë që ata të mos detyrohen të largohen nga vendi, por të kenë alternativa reale për punësim dhe jetë cilësore në Shqipëri.
    “Që të rinjtë të mos largohen dhe studentët të kenë mundësi punësimi. Që të mos dëgjojmë ankesa pas 11 majit, duhet të votojmë Koalicionin Euroatlantik,” shprehet Pampuri.
    Ajo thekson se ky koalicion ka prezantuar një program të mirëstrukturuar dhe të fokusuar në mbështetje të shtyllave më të rëndësishme të shoqërisë shqiptare: familjes, të rinjve dhe studentëve.
    Postim i plotë:
    “11 Maji është mundësia për ndryshim.Që të rinjtë të mos largohen dhe studentët të kenë mundësi punësimi.Që të mos dëgjojmë ankesa pas 11 majit, duhet të votojmë Koalicionin Euroatlantik, i cili prezanton një program të shkëlqyer në mbështetje të familjes, të të rinjve dhe studentëve.”

  • Vuçiç kërcënon studentët: Kur mos ta tolerojmë më dhunën, do jetë fundi

    Vuçiç kërcënon studentët: Kur mos ta tolerojmë më dhunën, do jetë fundi

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka kërcënuar sërish studentët që protestojnë prej muajsh kundër regjimit të tij. Në një deklaratë këtë të hënë, Vuçiç paralajmëroi se vendi do të zgjedhë momentin se kur do t’i përgjigjet dhunës.

    “Në momentin që nuk do të mund të tolerojmë më dhunën, do të jetë fundi,” u tha ai gazetarëve në Çaçak. Sipas kreut të shtetit serb, bllokadat janë dhunë, sepse çdo bllokadë është “bullizëm i pastër”.
    “Është e rëndësishme që njerëzit ta shohin këtë dhe ta dënojnë çdo ditë e më shumë. Ata e shkatërruan vendin tonë për gjashtë muaj”, tha Vuçiç për protestat e studentëve, të cilat nisën pas tragjedisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona.
    Mediat në Beograd raportojnë se disa persona kanë mbetur të plagosur pranë Fakultetit të Sportit në Novi Sad, ku, siç thuhet, studentët kanë bllokuar hyrjen e dekanit dhe janë sulmuar nga xhandarmëria.
    Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç pretendon se policia është sulmuar nga protestuesit dhe dënoi ashpër dhunën.

  • Ligjvënësit plotësuan një nga kërkesat e tyre, studentët serbë i japin fund bllokadës para zyrës së transmetuesit publik

    Ligjvënësit plotësuan një nga kërkesat e tyre, studentët serbë i japin fund bllokadës para zyrës së transmetuesit publik

     Studentët serbë të hënën i dhanë fund një bllokade dyjavore të zyrave të transmetuesit publik në Beograd, pasi ligjvënësit plotësuan një nga kërkesat e tyre dhe thirrën për zgjedhjen e anëtarëve të një organi rregullator të mediave.

    Serbia ka përjetuar që disa muaj protesta të udhëhequra nga studentët, të nxitura nga vdekja e 16 personave kur çatia e një stacioni hekurudhor u shemb në qytetin e Novi Sadit në nëntor.

    Vdekjet ndezën zemërimin e akumuluar prej kohësh lidhur me korrupsionin dhe mungesën e mbikëqyrjes të supozuar për projektet e ndërtimit dhe zhvillimit. Qindra studentë, të mbështetur nga qytetarë si dhe nga drejtues të disa universiteteve, kanë bllokuar që nga 14 prilli dy zyra të Radio Televizionit të Serbisë (RTS) në kryeqytet, selinë qendrore në Beograd dhe një studio.

    Ata kishin bllokuar gjithashtu Radio Televizionin e Vojvodinës (RTV) në Novi Sad, megjithatë kjo bllokadë kishte zgjatur vetëm një ditë. Ata akuzuan transmetuesit kombëtarë për injorimin e protestave të tyre dhe kërkuan raportim në interes të publikut dhe një zgjedhje transparente të anëtarëve të organit rregullator të medias.

    Më herët të hënën, një komision parlamentar bëri thirrje për zgjedhje të anëtarëve të Autoritetit Rregullator për Mediat Elektronike (REM).

    “Bllokada e RTS-së ka përfunduar”, shkruajtën studentët në Instagram, ndërsa të tjerë brohorisnin “Fitore, fitore!” teksa vallëzonin përpara zyrës së RTS-së në Beograd, sipas një reporteri të AFP-së.

    “Nuk është një fitore e plotë. Megjithatë, e arritëm pjesërisht”, tha për AFP-në Nada Bokatereviç, një studente e ekonomisë.

    Protestat kanë rritur presionin mbi qeverinë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, duke çuar në dorëheqjen e disa zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe kryeministren. Vuçiç ka alternuar thirrjet për dialog me akuzat se studentët po përpiqen të organizojnë një “revolucion ngjyrash”.