Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të premten, një ditë para protestës në Beograd të thirrur nga studentët protesues, se “Serbia nuk e ka pranuar ultimatumin”.
“Shteti serb është përballur shumë herë me ultimatume nga fuqitë e mëdha të huaja. Edhe kësaj radhe, fuqitë e huaja na kanë dërguar ultimatum përmes bashkëpunëtorëve të tyre vendas. Përgjigja e shtetit serb ka qenë gjithmonë e njëjtë”, tha udhëheqësi serb për televizionin Pink.
Para protestës së Vidovdanit më 28 qershor, studentët që bllokojnë fakultetet në Beograd i kanë dhënë një ultimatum autoriteteve në Serbi.
Studentët serbë organizojnë një protestë antiqeveritare duke kërkuar zgjedhje të parakohshme, në Beograd, Serbi, më 30 maj 2025.
Ata kanë kërkuar përmbushjen e dy kërkesave: e para është shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Kërkesa e dytë është ndërprerja e tubimit në qendër të Beogradit, ku gjatë tre muajve të fundit kanë kampuar kundërshtarët e bllokadave nga studentët. Ky grup i protestuesve në qendër të Beogradit e quan veten “studentët që duan të mësojnë”.
Studentët protestues kanë thënë se nëse këto kërkesa nuk plotësohen deri më 28 qershor në orën 21:00, presin që “qytetarët të jenë të gatshëm të ndërmarrin çdo masë ekzistuese të mosbindjes civile”.
“Ultimatumi nuk është pranuar, kështu që nuk duhet të prisni deri nesër në orën 21:00”, tha Vuçiq.
Që nga njoftimi për mbajtjen e protestës të shtunën, përfaqësuesit e pushtetit në Serbi kanë deklaruar se studentët dhe pjesëmarrësit në këtë protestë po planifikojnë të bëjnë trazira në rrugë.
Ndërkaq, studentët protestues kanë deklaruar se me veprimet e tyre deri tani kanë treguar se janë kundër çdo forme të dhunës.
Për më shumë se shtatë muaj, studentët kanë organizuar protesta në të gjithë Serbinë, duke kërkuar kryesisht që të përcaktohet përgjegjësia politike dhe penale për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës së betonit në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.
Stacioni ishte rikonstruktuar dhe u inaugurua zyrtarisht disa muaj para shembjes.
Protestat janë bërë simbol i pakënaqësisë më të gjerë për sundimin e ligjit në Serbi, duke ngritur pyetjen nëse aksidenti në Novi Sad ishte pasojë e papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit në sistem.
Tag: studentët
-

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar
-

‘Po boshatisen universitetet ‘/ Gevio Tabaku: Studentët shqiptarë askush nuk i ndihmon!
I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, Gevio Tabaku, përfaqësues i Portalit Studentor, theksoi se sfidat kryesore me të cilat përballen studentët shqiptarë sot lidhen ngushtësisht me mungesën e orientimit në karrierë dhe kushtet e vështira që i detyrojnë shumë prej tyre të kërkojnë mundësi jashtë vendit.
Në deklaratën e tij, ai hodhi dritë mbi problemet që nisin që në arsimin e mesëm dhe thellohen gjatë studimeve universitare, ku mungesa e praktikës, informacionit mbi tregun e punës dhe mbështetjes institucionale çojnë shpesh në zgjedhje të gabuara akademike dhe zhgënjim profesional.
Pjesë nga deklarata:
Është e vështirë për studentët që të qëndrojnë këtu. Ata gjejnë forma të ndryshme për të shtyrë vitin, sepse mundësia për të shkuar në Amerikë me programin “Work and Study” është e thjeshtë: bën 10-12-15 milionë lekë, shkon atje dhe krijon të ardhura për të shtyrë vitin.
Një tjetër problem është edhe mungesa e orientimit në karrierë. Në gjimnaze nuk ka zyra që ndihmojnë realisht nxënësin për të kuptuar se çfarë të vazhdojë më tej. Kemi raste kur studentët nisin një shkollë dhe më pas kuptojnë që ajo nuk është për ta. Ata nuk e bëjnë këtë sepse janë të paaftë, por sepse nuk kanë informacion mbi tregun dhe nuk kanë një drejtim të qartë në karrierë.
Shpesh, studentët humbasin në legjenda urbane si: “Po u bëre programues, ke rroga 2-5 milionë lekë.” Kjo mund të ketë qenë e vërtetë disa vite më parë, kur programuesit numëroheshin me gishtat e dorës, por sot tregu është i tejmbushur.
Mungesa e orientimit në karrierë sjell mbushjen e disa degëve të caktuara, dhe kjo nuk i sjell dobi studentit ai përfundon një shkollë pa e ditur pse e ka ndjekur.
Në universitetet shqiptare është e vështirë të gjesh një zyrë karriere të mirëfilltë që të ndihmon realisht. Në vendet e zhvilluara i kushtohet shumë rëndësi praktikës. Ne nuk e kemi këtë kulturë – marrim studentin, i themi “futu në këtë degë”, mbaron pesë vite studime dhe pastaj kërko punë. Por nuk funksionon kështu.
-

Një protestë e madhe pritet nesër në Serbi, Vuçiç kërcënon studentët: Do të ndërhyjmë nëse duhet
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha dje, përpara një proteste antiqeveritare në Beograd të thirrur nga një lëvizje studentore nesër, se “shteti do të ndërhyjë vetëm nëse detyrohet” dhe “do të bëjë çmos që askush të mos lëndohet”. Protestat masive në Serbi filluan pasi 16 persona vdiqën nga shembja e një tendë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor të vitit të kaluar, dhe studentët bllokuan më shumë se 60 fakultete në të katër universitetet shtetërore kur mbështetësit e Partisë Progresive Serbe në pushtet i goditën me thikë më 22 nëntor, ndërsa ata po mbanin një heshtje 16-minutëshe për të nderuar viktimat e tragjedisë së Novi Sadit.
Qeveria, të cilën protestuesit e konsiderojnë përgjegjëse për praktikat korruptive dhe punën e dobët të ndërtimit që rezultoi në shembjen vdekjeprurëse të një tendë, po i quan protestat një “revolucion me ngjyra”. Protestuesit, fillimisht të quajtur “bllokada”, janë quajtur në javët e fundit “terroristë”, “fashistë” dhe “nazistë” nga mediat pro-Vuçiç që ai kontrollon… Në tre operacione të ndara nga policia, Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë (BIA) dhe Zyra e Prokurorit të Lartë Publik, pesë persona u arrestuan në Serbi këtë javë me dyshimin për “planifikim të një ndryshimi të dhunshëm të qeverisë në Serbi” dhe “minim të rendit kushtetues”, gjë që interpretohet si një vazhdim i masave represive të autoriteteve përpara protestave në Beograd. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, ata akuzohen për “përgatitje të një vepre penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë”. Vuçiç, me rastin e protestave, tha sot se “28 qershori do të kalojë” dhe se “shteti do të fitojë”.
-

Studentët ultimatum Vuçiçit, presidenti serb: Do të ndërhyjmë
Rajoni E Enjte, 26 Qershor 2025 21:07
“Nëse qeveria e Serbisë nuk i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në mbrëmjen e 28 qershorit, qytetarët do të jenë të gatshëm t’i marrin të gjitha masat ekzistuese të mosbindjes civile”.
Është ky paralajmërimi i studentëve protestues në Serbi, përpara tubimit të paralajmëruar në Beograd, për datën 28 qershor ditën kur festohet Vidovdani, i cili në histori lidhet me Betejën e Kosovës, më 1389.Presidenti serb Aleksandër Vuçiç paralajmëroi se nëse detyrohet, shteti do të ndërhyjë në Vidovdan, për të ndaluar trazira të mundshme. “Shpresoj që nuk do të detyrohemi ta bëjmë këtë”, ishte deklarata e presidentit serb.
-

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile: Nëse nuk shpallen zgjedhjet…
Foto ilustruese
PRISHTINË- Nëse Qeveria e Serbisë nuk i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në mbrëmjen e 28 qershorit, “qytetarët do të jenë të gatshëm t’i marrin të gjitha masat ekzistuese të mosbindjes civile”. Kështu paralajmëruan studentët protestues serbë, përpara tubimit të paralajmëruar në Beograd, për datën 28 qershor – ditën kur festohet Vidovdani, i cili në histori lidhet me Betejën e Kosovës, më 1389.
Kërkesë e dytë e studentëve është ndërprerja e protestës në qendër të Beogradit, ku kundërshtarët e studentëve protestues, të cilët e cilësojnë veten si “studentë që duan të mësojnë”, kanë ngritur kampe tash e tre muaj.
Një grup i studentëve protestues, që nga fundi i nëntorit të vitit të kaluar, ka bllokuar shumicën e universiteteve shtetërore në Serbi, duke shprehur pakënaqësi me situatën socio-politike në këtë vend, pas aksidentit në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad. Nga shembja e një strehe prej betonit atje, 16 persona kanë humbur jetën. Që nga maji, kërkesë kryesore e studentëve në bllokadë është thirrja e zgjedhjeve të parakohshme, në mënyrë që qeveria e re të mund të punojë për përmbushjen e kërkesave të tyre të mëparshme.
Ato përfshijnë: publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, identifikimin dhe ndjekjen penale të atyre që kanë sulmuar protestuesit gjatë tubimeve në të gjithë Serbinë, lirimin e aktivistëve të arrestuar në protesta dhe ndërprerjen e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet. Në anën tjetër, “studentët që duan të mësojnë” kanë ngritur kampe përpara Presidencës së Serbisë që nga fillimi i marsit, duke u kërkuar autoriteteve që t’i lejojnë të kthehen në universitete. Ata janë vizituar disa herë nga vetë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, dhe janë mbështetur edhe nga serbë nga Kosova, përfshirë anëtarë të Listës Serbe.
Ultimatumi i studentëve në bllokadë
Studentët në bllokadë publikuan në mediat sociale një letër të hapur drejtuar Qeverisë së Serbisë, përmes së cilës i kërkuan që t’i dërgojë një propozim presidentit për të shpërndarë Parlamentin, me qëllim thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ata thanë se mandati që Qeveria mori nga Parlamenti, “nuk e pasqyron situatën aktuale politike në vend”.
“Regjimi ka treguar se nuk ka më kapacitet për ta udhëhequr vendin përmes krizës më të madhe socio-politike në dekadat e fundit”, vlerësuan studentët.
Ata i kërkuan gjithashtu Qeverisë që t’i bëjë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që ta ndalojë “tubimin e raportuar publik” – në vendndodhjen e kampit të “studentëve që duan të mësojnë” – deri në orën 21:00 të shtunën.
Çfarë pritet më 28 qershor?
Studentët protestues deklaruan në një letër të hapur se tubimi do të mbahet në Beograd më 28 qershor dhe se ata presin që të marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve të pakënaqur.
Ata thanë se nuk mund t’i parashikojnë hapat e mëtejshëm të qytetarëve pas përfundimit zyrtar të tubimit. Shtuan se bëjnë thirrje “për herë të fundit” që kërkesat e tyre të plotësohen, me qëllim “parandalimin e kulmimit të pakënaqësisë qytetare dhe studentore”. Protesta e fundit e madhe, e organizuar nga këta studentë, u mbajt më 15 mars, kur në orët e vona të mbrëmjes, pas disa incidenteve të vogla, u shpall e përfunduar, në mënyrë që situata të mos përshkallëzohej. Organizata joformale Arkivi i Tubimeve Publike, e cila vlerëson madhësinë e tubimeve në Serbi, vlerësoi se në protestën në Beograd më 15 mars morën pjesë midis 275.000 dhe 325.000 njerëzve, duke vënë në dukje se numri mund të ketë qenë edhe më i lartë.
Në anën tjetër, “studentët që duan të mësojnë, në fillim të qershorit – pas thirrjes së Vuçiçit – e shtynë grevën e urisë deri më 28 qershor, nëse shteti nuk e zgjidh situatën në lidhje me bllokadat e fakulteteve. Qeveria dhe opozita për zgjedhjet e parakohshme
Shumica e partive opozitare e mbështetën kërkesën e studentëve për zgjedhje të parakohshme, ndërsa Vuçiç tha se ai udhëhiqet nga nevojat e vendit dhe të popullit dhe se vlerësimet dhe vendimet do t’i marrë në përputhje me rrethanat.
Qeveria serbe, e udhëhequr nga kryeministri Millosh Vuçeviç, ra në fund të janarit të këtij viti, ndërsa Qeveria e re, e udhëhequr nga Gjuro Macut, u zgjodh në mes të prillit. Gjatë prezantimit para Parlamentit, Macut tha se Serbia është lodhur nga përçarjet dhe bllokadat, se duhet të punohet për harmonizimin e shoqërisë, se harmonia mund të ndërtohet përmes dialogut, tolerancës, punës dhe ndërtimit të një sistemi vlerash, dhe se prioritet i tij do të jetë funksionimi normal i shkollave dhe fakulteteve.
Megjithatë, studentët protestues besojnë se Qeveria aktuale, e udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe – e themeluar nga Vuçiçi – nuk ka kapacitet të udhëheqë vendin, se protestat e muajve të fundit “e kanë delegjitimuar Qeverinë” dhe se, për këtë arsye, bëjnë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Për shkak të nivelit të mosbesimit ndaj institucioneve, sipas tyre, “zgjidhje alternative për këtë krizë nuk ka”./REL -

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet e parakohshme
Kështu paralajmëruan studentët protestues serbë, përpara tubimit të paralajmëruar në Beograd, për datën 28 qershor – ditën kur festohet Vidovdani, i cili në histori lidhet me Betejën e Kosovës, më 1389.
Kërkesë e dytë e studentëve është ndërprerja e protestës në qendër të Beogradit, ku kundërshtarët e studentëve protestues, të cilët e cilësojnë veten si “studentë që duan të mësojnë”, kanë ngritur kampe tash e tre muaj.
Një grup i studentëve protestues, që nga fundi i nëntorit të vitit të kaluar, ka bllokuar shumicën e universiteteve shtetërore në Serbi, duke shprehur pakënaqësi me situatën socio-politike në këtë vend, pas aksidentit në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.
Nga shembja e një strehe prej betonit atje, 16 persona kanë humbur jetën.
Që nga maji, kërkesë kryesore e studentëve në bllokadë është thirrja e zgjedhjeve të parakohshme, në mënyrë që qeveria e re të mund të punojë për përmbushjen e kërkesave të tyre të mëparshme.
Ato përfshijnë: publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, identifikimin dhe ndjekjen penale të atyre që kanë sulmuar protestuesit gjatë tubimeve në të gjithë Serbinë, lirimin e aktivistëve të arrestuar në protesta dhe ndërprerjen e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.
Në anën tjetër, “studentët që duan të mësojnë” kanë ngritur kampe përpara Presidencës së Serbisë që nga fillimi i marsit, duke u kërkuar autoriteteve që t’i lejojnë të kthehen në universitete.
Ata janë vizituar disa herë nga vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dhe janë mbështetur edhe nga serbë nga Kosova, përfshirë anëtarë të Listës Serbe.
Ultimatumi i studentëve në bllokadë
Studentët në bllokadë publikuan në mediat sociale një letër të hapur drejtuar Qeverisë së Serbisë, përmes së cilës i kërkuan që t’i dërgojë një propozim presidentit për të shpërndarë Parlamentin, me qëllim thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Ata thanë se mandati që Qeveria mori nga Parlamenti, “nuk e pasqyron situatën aktuale politike në vend”.
“Regjimi ka treguar se nuk ka më kapacitet për ta udhëhequr vendin përmes krizës më të madhe socio-politike në dekadat e fundit”, vlerësuan studentët.
Ata i kërkuan gjithashtu Qeverisë që t’i bëjë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që ta ndalojë “tubimin e raportuar publik” – në vendndodhjen e kampit të “studentëve që duan të mësojnë” – deri në orën 21:00 të shtunën.
Çfarë pritet më 28 qershor?
Studentët protestues deklaruan në një letër të hapur se tubimi do të mbahet në Beograd më 28 qershor dhe se ata presin që të marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve të pakënaqur.
Ata thanë se nuk mund t’i parashikojnë hapat e mëtejshëm të qytetarëve pas përfundimit zyrtar të tubimit.
Shtuan se bëjnë thirrje “për herë të fundit” që kërkesat e tyre të plotësohen, me qëllim “parandalimin e kulmimit të pakënaqësisë qytetare dhe studentore”.
Protesta e fundit e madhe, e organizuar nga këta studentë, u mbajt më 15 mars, kur në orët e vona të mbrëmjes, pas disa incidenteve të vogla, u shpall e përfunduar, në mënyrë që situata të mos përshkallëzohej.
Organizata joformale Arkivi i Tubimeve Publike, e cila vlerëson madhësinë e tubimeve në Serbi, vlerësoi se në protestën në Beograd më 15 mars morën pjesë midis 275.000 dhe 325.000 njerëzve, duke vënë në dukje se numri mund të ketë qenë edhe më i lartë.
Në anën tjetër, “studentët që duan të mësojnë, në fillim të qershorit – pas thirrjes së Vuçiçit – e shtynë grevën e urisë deri më 28 qershor, nëse shteti nuk e zgjidh situatën në lidhje me bllokadat e fakulteteve.
Qeveria dhe opozita për zgjedhjet e parakohshme
Shumica e partive opozitare e mbështetën kërkesën e studentëve për zgjedhje të parakohshme, ndërsa Vuçiq tha se ai udhëhiqet nga nevojat e vendit dhe të popullit dhe se vlerësimet dhe vendimet do t’i marrë në përputhje me rrethanat.
Qeveria serbe, e udhëhequr nga kryeministri Millosh Vuçeviç, ra në fund të janarit të këtij viti, ndërsa Qeveria e re, e udhëhequr nga Gjuro Macut, u zgjodh në mes të prillit.
Gjatë prezantimit para Parlamentit, Macut tha se Serbia është lodhur nga përçarjet dhe bllokadat, se duhet të punohet për harmonizimin e shoqërisë, se harmonia mund të ndërtohet përmes dialogut, tolerancës, punës dhe ndërtimit të një sistemi vlerash, dhe se prioritet i tij do të jetë funksionimi normal i shkollave dhe fakulteteve.
Megjithatë, studentët protestues besojnë se Qeveria aktuale, e udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe – e themeluar nga Vuçiçi – nuk ka kapacitet të udhëheqë vendin, se protestat e muajve të fundit “e kanë delegjitimuar Qeverinë” dhe se, për këtë arsye, bëjnë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Për shkak të nivelit të mosbesimit ndaj institucioneve, sipas tyre, “zgjidhje alternative për këtë krizë nuk ka”./ REL -

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet
Nëse Qeveria e Serbisë nuk i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në mbrëmjen e 28 qershorit, “qytetarët do të jenë të gatshëm t’i marrin të gjitha masat ekzistuese të mosbindjes civile”.
Kështu paralajmëruan studentët protestues serbë, përpara tubimit të paralajmëruar në Beograd, për datën 28 qershor – ditën kur festohet Vidovdani, i cili në histori lidhet me Betejën e Kosovës, më 1389.
Kërkesë e dytë e studentëve është ndërprerja e protestës në qendër të Beogradit, ku kundërshtarët e studentëve protestues, të cilët e cilësojnë veten si “studentë që duan të mësojnë”, kanë ngritur kampe tash e tre muaj.Një grup i studentëve protestues, që nga fundi i nëntorit të vitit të kaluar, ka bllokuar shumicën e universiteteve shtetërore në Serbi, duke shprehur pakënaqësi me situatën socio-politike në këtë vend, pas aksidentit në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.
Nga shembja e një strehe prej betonit atje, 16 persona kanë humbur jetën.
Që nga maji, kërkesë kryesore e studentëve në bllokadë është thirrja e zgjedhjeve të parakohshme, në mënyrë që qeveria e re të mund të punojë për përmbushjen e kërkesave të tyre të mëparshme.
Ato përfshijnë: publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, identifikimin dhe ndjekjen penale të atyre që kanë sulmuar protestuesit gjatë tubimeve në të gjithë Serbinë, lirimin e aktivistëve të arrestuar në protesta dhe ndërprerjen e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.
Në anën tjetër, “studentët që duan të mësojnë” kanë ngritur kampe përpara Presidencës së Serbisë që nga fillimi i marsit, duke u kërkuar autoriteteve që t’i lejojnë të kthehen në universitete.
Ata janë vizituar disa herë nga vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dhe janë mbështetur edhe nga serbë nga Kosova, përfshirë anëtarë të Listës Serbe.
Ultimatumi i studentëve në bllokadë
Studentët në bllokadë publikuan në mediat sociale një letër të hapur drejtuar Qeverisë së Serbisë, përmes së cilës i kërkuan që t’i dërgojë një propozim presidentit për të shpërndarë Parlamentin, me qëllim thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Ata thanë se mandati që Qeveria mori nga Parlamenti, “nuk e pasqyron situatën aktuale politike në vend”.
“Regjimi ka treguar se nuk ka më kapacitet për ta udhëhequr vendin përmes krizës më të madhe socio-politike në dekadat e fundit”, vlerësuan studentët.
Ata i kërkuan gjithashtu Qeverisë që t’i bëjë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që ta ndalojë “tubimin e raportuar publik” – në vendndodhjen e kampit të “studentëve që duan të mësojnë” – deri në orën 21:00 të shtunën.
Çfarë pritet më 28 qershor?
Studentët protestues deklaruan në një letër të hapur se tubimi do të mbahet në Beograd më 28 qershor dhe se ata presin që të marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve të pakënaqur.
Ata thanë se nuk mund t’i parashikojnë hapat e mëtejshëm të qytetarëve pas përfundimit zyrtar të tubimit.
Shtuan se bëjnë thirrje “për herë të fundit” që kërkesat e tyre të plotësohen, me qëllim “parandalimin e kulmimit të pakënaqësisë qytetare dhe studentore”.
Protesta e fundit e madhe, e organizuar nga këta studentë, u mbajt më 15 mars, kur në orët e vona të mbrëmjes, pas disa incidenteve të vogla, u shpall e përfunduar, në mënyrë që situata të mos përshkallëzohej.
Organizata joformale Arkivi i Tubimeve Publike, e cila vlerëson madhësinë e tubimeve në Serbi, vlerësoi se në protestën në Beograd më 15 mars morën pjesë midis 275.000 dhe 325.000 njerëzve, duke vënë në dukje se numri mund të ketë qenë edhe më i lartë.
Në anën tjetër, “studentët që duan të mësojnë, në fillim të qershorit – pas thirrjes së Vuçiç- e shtynë grevën e urisë deri më 28 qershor, nëse shteti nuk e zgjidh situatën në lidhje me bllokadat e fakulteteve.
Qeveria dhe opozita për zgjedhjet e parakohshme
Shumica e partive opozitare e mbështetën kërkesën e studentëve për zgjedhje të parakohshme, ndërsa Vuçiç tha se ai udhëhiqet nga nevojat e vendit dhe të popullit dhe se vlerësimet dhe vendimet do t’i marrë në përputhje me rrethanat.
Qeveria serbe, e udhëhequr nga kryeministri Millosh Vuçeviq, ra në fund të janarit të këtij viti, ndërsa Qeveria e re, e udhëhequr nga Gjuro Macut, u zgjodh në mes të prillit.
Gjatë prezantimit para Parlamentit, Macut tha se Serbia është lodhur nga përçarjet dhe bllokadat, se duhet të punohet për harmonizimin e shoqërisë, se harmonia mund të ndërtohet përmes dialogut, tolerancës, punës dhe ndërtimit të një sistemi vlerash, dhe se prioritet i tij do të jetë funksionimi normal i shkollave dhe fakulteteve.
Megjithatë, studentët protestues besojnë se Qeveria aktuale, e udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe – e themeluar nga Vuçiç- nuk ka kapacitet të udhëheqë vendin, se protestat e muajve të fundit “e kanë delegjitimuar Qeverinë” dhe se, për këtë arsye, bëjnë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Për shkak të nivelit të mosbesimit ndaj institucioneve, sipas tyre, “zgjidhje alternative për këtë krizë nuk ka”./REL -

Fiks Fare/ E sëmura me probleme të shëndetit mendor rreh dhe kërcënon studentet e UBT-së. Bashkia Kamëz ofron zgjidhjen
Shqetësimi i vazhdueshëm nga një zonjë me probleme të shëndetit mendor detyroi disa studente të Universitetit Bujqësorë që t’i drejtohen Fiks Fare.
Pranë godinave të tyre jetojnë në një objekt të vjetër që e kanë uzurpuar çifti Daullxhiu, ku zonja vuan nga probleme të shëndetit mendorë. Mosmarrja e mjekimit të rekomanduar nga mjekët specialist ka ndikuar në gjendjen e saj mendore duke e agravuar, si rrjedhojë ajo është bërë agresive duke sulmuar studentet, por edhe qytetarë të tjerë në rrugë.
” Jetesa në konvikt është bërë e frikshme dhe e patolerueshme, pasi në mes të natës ulëret, gjuan me gurë nëpër xhama, hyn në godinë dhe sulmon studentet” shprehet njëra prej denoncueseve. Ato shprehen për Fiksin se ka raste kur mbajnë derën e godinës së mbyllur që zonja të mos hyjë dhe as vetë nuk dalin ndryshe do të hasen me pasoja të ndryshme nga e sëmura mendore. Ato i vunë në dispozicion Fiksit edhe pamje filmike nga gjendja e rënduar e zonjës dhe agresivitetin që ushtron ndaj tyre.
Fiksi iu drejtua banesës së zonjës ku jeton me partnerin e saj. Gjendja e saj mendore duket që është e lëkundshme, pasi kalon nga një gjendje në tjetrën. Fillimisht mohon të jetë e dhunshme me studentet e që i kërcënon, por duke i shfaqur pamjet filmike pohon se ato i ngacmojnë bashkëjetuesin. Pra është xheloze. Brenda banesës së saj Fiksi pa që zonja kishte një mori ilaçësh edhe ato të rekomandura nga spitali psikiatrik, por që nuk i merr mjekimet. Sipas saj motivi është se ato e bëjnë të ndihet keq. Mes dokumentash gazetarët gjejnë edhe një vendim gjykatë të cilët i kanë hequr të drejtën e prindërimit dhe dy djemtë e saj janë çuar në jetimore. Gjatë bisedimit me gazetaren e Fiksit herë është e qetë dhe herë e tensionuar, por në përfundim i premton kësaj të fundit që do i marrë rregullisht ilaçët dhe se nuk do i ngacmojë më studentet.
Fiksi u interesua edhe në Stacionin Policor të UBT-së ku shefi i këtij stacioni pohoi në lidhje telefonike se studentet kanë të drejtë. Zonja ka probleme të shëndetit mendor, me mosmarrjen e ilaçeve gjendja është përkeqësuar dhe ajo është bërë shumë agresive. Shefi Muner Shima sqaron se çifti ka qenë prej kohësh banor pranë konvikteve të UBT-së që nga koha ku edhe banor të tjerë i kishin uzurpuar ato. Por pas lirimit të ambinteve që u takonin studentëve kjo familje u strehua në një vend që dikur më parë kishte qenë lokal dhe pronari prej shumë vitesh është larguar jashtë vendit. ” Zonja për ne është kthyer në një problem të madh, disa herë e kemi proceduar, disa herë e kemi shoqëruar bashkë me ambulancën drejt QSUT. Aty e mbajnë 24 -48 orë e më pas e lëshojnë” shprehet ai ” Në sallën operative tek ne nuk ka ditë që të mos vijnë 5-6 telefonata për të vetëm në një turn. U jemi drejtuar insitucioneve për të gjetur një zgjidhje.” përfundon shefi i stacionit policor.
Fiks Fare u interesua pranë drejtorisë së Shërbimit Social Shtetëror për problemin e zonjës. Shërbimi social na bëri me dije se ky institucion ofron shërbime dhe ndërhyrje sociale për individët në nevojë, përfshirë edhe ata me probleme të shëndetit mendor, deri në moshën 21 vjeç, nëpërmjet institucioneve të përkujdesjes sociale publike.
Për personat mbi këtë moshë, përgjegjësia për strehimin i kalon Bashkisë së Kamzës.
Për sa i përket problemit shëndetësor , me të merret Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe strukturat e Kujdesit Shëndetësor Mendor.
Fiksi iu drejtua edhe Bashkisë Kamëz nëse ishin në dijeni të rastit dhe nëse mund të gjendej një zgjidhje, pra strehim në një tjetër vend. Enkeleda Brati drejtore e Emergjencave Civile dhe Strehimit Social pranë Bashkisë Kamëz tha për Fiksin se vetëm një ditë më parë ishin vënë në dijeni për këtë familje dhe se nga ana e tyre do bëhej e mundur gjetja e një vendstrehimi tjetër duke u financuar nga fondi i bashkisë, pra do u lidhej një bonus qiraje. Gjithashtu për shkak të gjendjes medore të zonjës ato do vinin në dijeni edhe policinë e shtetit për t’i monitoruar që edhe në banesën e re ku do t’i zhvendosnin të mos kenë probleme me banorët.
Kurse Erina Halili, përgjegjëse e Sektorit të Paaftësisë tha se zonja trajtohet me pagesë paaftësie rreth 15 mijë lekë në muaj dhe kujdestari i saj ligjor është bashkëjetuesi që përfiton rreth 12 mijë lekë në muaj. Znj. Halili shtoi se nga të ardhurat e bashkisë kësaj familje në nevojë do i shtohen të ardhurat mujore me 10 mijë lekë me një afat të papërcaktuar. Përveç kësaj Bashkia Kamëz do t’u ofrojë edhe shërbimin lëvizës, ku zonja do të ketë shërbimin e psikologut në shtëpi.Top Channel
-

Gjykata pezullon urdhrin e Trump që ndalon studentët e huaj në Universitetin e Harvardit
Gjykata Federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndaluar përpjekjen e administratës Trump për të përjashtuar Universitetin e Harvardit nga programi për studentët e huaj.
Një gjykatë federale në Boston vendosi të premten në favor të Universitetit të Harvardit, duke ndaluar përpjekjen e administratës Trump për t’i hequr këtij institucioni të drejtën për të pritur studentë ndërkombëtarë.
Veprimet e qeverisë amerikane kundër Harvardit kishin krijuar pasiguri për mijëra studiues dhe studentë ndërkombëtarë. Por vendimi i gjykatëses Allison D. Burroughs lejon që Harvardi të vazhdojë të marrë pjesë në Programin e Shkëmbimit për Studentë dhe Vizitorë, të paktën për momentin.
Administrata synonte ta përjashtonte universitetin nga ky program, i cili u jep mundësi rreth 7,000 studentëve dhe të diplomuarve të fundit të Harvardit të studiojnë dhe punojnë ligjërisht në Shtetet e Bashkuara.
Në një vendim paraprak prej tre faqesh, gjykatësja Burroughs urdhëroi që qeveria të ndalojë “zbatimin, fillimin, mirëmbajtjen apo vënien në fuqi” të përpjekjes së Departamentit të Sigurisë Kombëtare për ta larguar Harvardin nga programi për studentët ndërkombëtarë.
Gjithashtu, gjykata urdhëroi që qeveria t’u komunikojë zyrave diplomatike amerikane dhe pikave të hyrjes në vend që të “injorojnë” çdo udhëzim që kufizon pjesëmarrjen e Harvardit në këtë program. -

Universiteti i Harvardit fiton ‘luftën’ me Trump, gjykata bllokon përkohësisht vendimin e presidentit për studentët e huaj
Një gjykatë federale në SHBA ka bllokuar për një kohë të pacaktuar përpjekjet e administratës së presidentit Donald Trump për t’i hequr Universitetit të Harvardit të drejtën për të pritur studentë dhe studiues ndërkombëtarë.
Gjykatësja Allison Burroughs zgjati një urdhër të përkohshëm të mëparshëm, duke penguar administratën të revokojë certifikimin e Harvardit në Programin e Studentëve dhe Vizitorëve të Shkëmbimit – një hap që do të ndalonte praninë e studentëve të huaj në kampus.
Masa vjen mes sfidave ligjore ndaj vendimeve të administratës Trump, përfshi edhe shpalljen presidenciale që pezullon vizat për studentët e rinj ndërkombëtarë. Gjyqtarja ende nuk ka dhënë një vendim përfundimtar për këtë shpallje.Top Channel