Tag: studentët

  • Dajak e dhunë mbi studentët/Presidenti Vuçiç paralajmëron arrestime masive

    Dajak e dhunë mbi studentët/Presidenti Vuçiç paralajmëron arrestime masive

    Protestat e studentëve në Beograd u shndërruan në përleshje të dhunshme me policinë, duke sjellë pasoja të rënda. 77 persona janë arrestuar dhe 48 oficerë të policisë janë plagosur, përfshirë një me lëndime të rënda në kokë. Ngjarjet pas një proteste masive në sheshin Sllavija të Beogradit janë bërë një temë e nxehtë e debatit politik dhe publik në Serbi.
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, akuzoi studentët për thirrje për “konflikt civil” dhe sulme ndaj forcave të sigurisë, duke kërkuar që prokuroria të veprojë me forcë ndaj protestuesve. Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Brendshëm, Ivica Daçiq, ai përgëzoi policinë për veprimet e saj profesionale dhe tha se janë duke u identifikuar edhe individë të tjerë të përfshirë në sulmet ndaj forcave të rendit.

    Në anën tjetër, studentët kanë shprehur revoltën e tyre për trajtimin e ngjarjeve tragjike që ndodhën në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona në një aksident hekurudhor. Ata kërkojnë përgjegjësi për këtë ngjarje, duke kërkuar hetime të plota dhe mbështetje për ndryshime të mëdha në sistemin arsimor dhe infrastrukturën e qytetit.
    Një tjetër dimension i këtij konflikti është përplasja mes protestuesve dhe mbështetësve të presidentit Vuçiq, të cilët kanë organizuar një protestë alternative “mbrëmje letrare”. Kjo ka nxitur një polarizim të mëtejshëm në shoqërinë serbe.
    Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, rreth 36,000 persona morën pjesë në protestën e studentëve, ndërsa Arkivi i Tubimeve Publike flet për një numër të dyshuar prej 140,000 pjesëmarrësish.
    Ky zhvillim ka ngritur shqetësime të mëdha për mundësinë e eskalimit të dhunës dhe tensioneve në vend, duke shtuar pasiguri në klimën politike dhe sociale të Serbisë. Megjithatë, është ende e paqartë se si do të evoluojnë ngjarjet dhe nëse do të ketë mundësi për një zgjidhje paqësore.

  • Përshkallëzohen tensionet në Beograd, çfarë ndodhi gjatë natës në Serbi?

    Përshkallëzohen tensionet në Beograd, çfarë ndodhi gjatë natës në Serbi?

    Foto ilustruese

    PRISHTINË- Policia ka hedhur gaz lotsjellës drejt protestuesve që janë mbledhur përpara një kordoni policor afër Presidencës së Serbisë në mbrëmjen e së shtunës, në përfundim të një proteste të organizuar nga studentët. Më herët gjatë ditës janë organizuar dy protesta: njëra nga studentët që i kanë bllokuar universitetet në nivel shtetëror prej fundit të vitit 2024 dhe kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, dhe tjetra nga ata që deklarojnë se e mbështesin presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
    Pasi protesta e studentëve, e mbajtur në sheshin Sllavija është shpallur zyrtarisht e përfunduar, një grup i burrave të maskuar është përleshur me policinë në kryeqytetin serb.
    Ata janë parë duke hedhur shishe dhe gjësende tjera drejt zyrtarëve policorë.
    Të pranishëm në zonën e protestave ka shumë zyrtarë policorë, përfshirë njësitet e xhandarmërisë.
    Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç, i ka dënuar ashpër “sulmet e pjesëmarrësve në marshin në sheshin Sllavija ndaj pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme”.
    Ai ka thënë se do t’i ndërmarrë të gjitha masat për të rikthyer rendin publik dhe që të gjithë ata që e kanë sulmuar policinë do të ndiqen penalisht. Vetë Vuçiç e ka publikuar një video – para se të shpërthente dhuna – nga Parku i Pionierëve, ku janë mbledhur studentët pro tij, duke thënë se “bllokuesit humbën”.
    “Studentët fituan, bllokuesit humbën. Krenar me këta të rinj”, ka shkruar presidenti serb në Instagram. Sipas tij, në protestën e së shtunës ka pasur tre herë më pak njerëz sesa më 15 mars, kur është mbajtur një protestë masive. Sipas Vuçiçit, studentët do të kthehen në universitete dhe i ka falënderuar ata që i kundërshtojnë bllokadat.
    Studentët i bëjnë përgjegjëse institucionet për shembjen e një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntorin e vitit të kaluar, që ka rezultuar me vdekjen e 16 personave, prandaj po kërkojnë nga Qeveria që t’i dërgojë presidentit Vuçiç një propozim për shpërndarje të parlamentit dhe shpallje të zgjedhjeve të reja.
    Kërkesa e dytë është ndërprerja e tubimit të mbështetësve të Qeverisë, të cilët deklarojnë se duan të mësojnë. Ata u kanë thënë ultimatum autoriteteve deri në orën 21:00 të së shtunës që t’ua plotësojnë kërkesat.
    Mirëpo, Vuçiç ka thënë më 27 qershor se “ultimatumi nuk është pranuar”. Disa ditë më parë, autoritetet i kanë arrestuar gjashtë persona për përgatitje të “përmbysjes së dhunshme të rendit kushtetutës”. Autoritetet i akuzojnë organizatorët e protestës se janë “duke u përgatitur për dhunë”.
    Studentët, në anën tjetër, kanë deklaruar se me veprimet e tyre deri tani kanë treguar se janë kundër çdo forme të dhunës./REL

  • Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiq paralajmëron arrestime të reja

    Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiq paralajmëron arrestime të reja

    Pamje nga përleshjet mes protestuesve dhe policisë në Beograd, pas përfundimit të një proteste të studentëve më 28 qershor.
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka akuzuar të dielën studentët protestues se kanë bërë “thirrje të drejtpërdrejtë për konflikt civil dhe sulme ndaj policisë”, si referencë për zhvillimet në fund të një proteste të mbajtur në sheshin Sllavija të Beogradit më 28 qershor.
    Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Brendshëm serb, Ivica Daçiq, ai ka kërkuar nga zyrat kompetente të prokurorisë që “të bëjnë punën e tyre” dhe “të mos sillen si të paaftë dhe naivë”.

    Ai e ka përgëzuar policinë për “sjelljen profesionale dhe për dëshirën që t’i mposhtin sulmuesit me përdorim minimal të forcës”.
    “Natyrisht se do të ketë më shumë arrestime për sulmet ndaj policisë. Ky nuk është fundi. Janë duke u identifikuar edhe individë tjerë. Agjencia për Siguri dhe Informacion është duke punuar në këtë drejtim”, ka thënë Vuçiq.
    Përgjatë intervenimit të policisë, pas një proteste të mbajtur në sheshin Sllavija, janë ndaluar 77 persona dhe 48 zyrtarë policorë janë plagosur, ka bërë të ditur të dielën ministri Daçiq.
    Ai ka thënë se përleshjet e para në mes të disa protestuesve dhe policisë kanë nisur në orën 21:42.
    “Gjatë intervenimit policor janë plagosur 48 zyrtarë policorë – 38 pjesëtarë të xhandarmërisë, dy pjesëtarë të brigadës, shtatë zyrtarë policorë të Njësitit Policor për Intervenime dhe një zyrtar i angazhuar për siguri operacionale”, ka thënë ai.
    Sipas Daçiqit, një zyrtar policor ka lëndime të rënda në kokë.
    Sipas të dhënave zyrtare, 22 persona janë shtruar në qendra spitalore, dy prej tyre me lëndime serioze.
    Disa protestues dhe policia janë përleshur në qendër të Beogradit pas përfundimit të protestës së studentëve në sheshin Sllavija.
    Sipas të dhënave preliminare të Arkivit të Tubimeve Publike, 140.000 persona janë mbledhur në protestën “Shihemi për Vidovan”, derisa Ministria e Brendshme serbe ka thënë se në protestë kanë marrë pjesë 36.000 persona.
    Studentët janë duke kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe heqjen e një kampi në qendër të qytetit, i cili është vendosur nga studentët tjerë, që e kundërshtojnë bllokimin e fakulteteve dhe mbështesin presidentin Vuçiq.
    Studentët i kanë bllokuar universitetet prej nëntorit të vitit 2024, duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 16 personave në Novi Sad, si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të këtij qyteti.
    Krahas protestës së studentëve, të shtunën është mbajtur edhe një protestë e mbështetësve të Vuçiqit, të cilët kanë organizuar “mbrëmje letrare”.REL

  • Incidente në Beograd në përfundim të protestës së studentëve

    Incidente në Beograd në përfundim të protestës së studentëve

    Policia ka hedhur gaz lotsjellës drejt protestuesve që janë mbledhur përpara një kordoni policor afër Presidencës së Serbisë mbrëmjen e së shtunës, në përfundim të një proteste të organizuar nga studentët.

    Më herët gjatë ditës janë organizuar dy protesta: njëra nga studentët që i kanë bllokuar universitetet në nivel shtetëror prej fundit të vitit 2024 dhe kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, dhe tjetra nga ata që deklarojnë se e mbështesin presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
    Pasi protesta e studentëve, e mbajtur në sheshin Sllavija është shpallur zyrtarisht e përfunduar, një grup i burrave të maskuar është përleshur me policinë në kryeqytetin serb.

    Ata janë parë duke hedhur shishe dhe sende tjera drejt zyrtarëve policorë.
    Të pranishëm në zonën e protestave ka shumë zyrtarë policorë, përfshirë njësitet e xhandarmërisë.
    Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, i ka dënuar ashpër “sulmet e pjesëmarrësve në marshin në sheshin Sllavija ndaj pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme”.
    Ai ka thënë se do t’i ndërmarrë të gjitha masat për të rikthyer rendin publik dhe që të gjithë ata që e kanë sulmuar policinë do të ndiqen penalisht.
    Vetë Vuçiç e ka publikuar një video – para se të shpërthente dhuna – nga Parku i Pionierëve, ku janë mbledhur studentët pro tij, duke thënë se “bllokuesit humbën”.
    “Studentët fituan, bllokuesit humbën. Krenar me këta të rinj”, ka shkruar presidenti serb në Instagram.
    Sipas tij, në protestën e së shtunës ka pasur tre herë më pak njerëz sesa më 15 mars, kur është mbajtur një protestë masive.
    Sipas Vuçiçit, studentët do të kthehen në universitete dhe i ka falënderuar ata që i kundërshtojnë bllokadat.
    Studentët i bëjnë përgjegjëse institucionet për shembjen e një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntorin e vitit të kaluar, që ka rezultuar me vdekjen e 16 personave, prandaj po kërkojnë nga Qeveria që t’i dërgojë presidentit Vuçiç një propozim për shpërndarje të parlamentit dhe shpallje të zgjedhjeve të reja.
    Kërkesa e dytë është ndërprerja e tubimit të mbështetësve të Qeverisë, të cilët deklarojnë se duan të mësojnë. Ata u kanë thënë ultimatum autoriteteve deri në orën 21:00 të së shtunës që t’ua plotësojnë kërkesat.
    Mirëpo, Vuçiç ka thënë më 27 qershor se “ultimatumi nuk është pranuar”.
    Disa ditë më parë, autoritetet i kanë arrestuar gjashtë persona për përgatitje të “përmbysjes së dhunshme të rendit kushtetutës”. Autoritetet i akuzojnë organizatorët e protestës se janë “duke u përgatitur për dhunë”.
    Studentët, në anën tjetër, kanë deklaruar se me veprimet e tyre deri tani kanë treguar se janë kundër çdo forme të dhunës./REL

  • Qytetarët ‘djegin’ Beogradin, dalin në mbështetje të studentëve – Incidente pranë Presidencës/ FOTO + VIDEO

    Qytetarët ‘djegin’ Beogradin, dalin në mbështetje të studentëve – Incidente pranë Presidencës/ FOTO + VIDEO

    Mijëra qytetarë u mblodhën në qendër të Beogradit për të mbështetur kërkesën e studentëve për zgjedhje të parakohshme parlamentare në Serbi. Protesta u organizua nga vetë studentët, të cilët i dhanë qeverisë serbe një ultimatum për shpërndarjen e parlamentit deri në orën 21:00 dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

     

     

    Me kalimin e afatit dhe mungesën e një përgjigjeje zyrtare, studentët shpallën se “protesta nuk është më studentore”, duke u bërë thirrje qytetarëve që të marrin fatin në duart e tyre. Mijëra protestues marshuan drejt presidencës duke brohoritur kundër presidentit Aleksandar Vuçiç.
    Policia ndërhyri me forca të shumta dhe përdori granata trullosëse për të shpërndarë turmën. Situata mbetet e tensionuar përreth ndërtesës presidenciale, ndërsa në rrugët e kryeqytetit janë vendosur forca speciale me automjete të blinduara.

  • Dy protesta paralele në Beograd: Studentët kërkojnë zgjedhje të parakohshme, mbështetësit e Vuçiç përkrahin presidentin

    Dy protesta paralele në Beograd: Studentët kërkojnë zgjedhje të parakohshme, mbështetësit e Vuçiç përkrahin presidentin

    Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, kanë nisur të organizohen dy protesta në ditën kur shënohet ajo që njihet si festë kombëtare e Vidovdanit.
    Njëra organizohet nga studentët që i kanë bllokuar universitetet në nivel shtetëror prej fundit të vitit 2024 dhe kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
    Ata i bëjnë përgjegjëse institucionet për shembjen e një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntorin e vitit të kaluar, që ka rezultuar me vdekjen e 16 personave.
    Protesta tjetër është duke u organizuar nga ata që deklarojnë se e mbështesin presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
    Protesta e studentëve, e titulluar “Shihemi në Ditën e Shën Vidit”, planifikohet të nisë në pasditen e së shtunës në Sheshin e Sllavija.
    Në këtë festë, serbët përkujtojnë betejën kundër ushtrisë turke në Kosovë në vitin 1389.
    Mbështetësit e Qeverisë janë duke u mbledhur para ndërtesës së parlamentit, ku planifikojnë të organizojnë “mbrëmje letrare”.
    Studentët po kërkojnë nga Qeveria që t’i dërgojë presidentit Vuçiq një propozim për shpërndarje të parlamentit dhe shpallje të zgjedhjeve të reja.
    Kërkesa e dytë është ndërprerja e tubimit të mbështetësve të Qeverisë, të cilët deklarojnë se duan të mësojnë. Ata u kanë thënë ultimatum autoriteteve deri në orën 21:00 të së shtunës që t’ua plotësojnë kërkesat.
    Mirëpo, Vuçiq ka thënë më 27 qershor se “ultimatumi nuk është pranuar”. Disa ditë më parë, autoritetet i kanë arrestuar gjashtë persona për përgatitje të “përmbysjes së dhunshme të rendit kushtetutës”. Autoritetet i akuzojnë organizatorët e protestës se janë “duke u përgatitur për dhunë”.
    Studentët, në anën tjetër, kanë deklaruar se me veprimet e tyre deri tani kanë treguar se janë kundër çdo forme të dhunës./ REL

  • Beogradi dyndet në protesta, studentët kërkojnë zgjedhje të parakohshme, pala tjetër mbron Vuçiç

    Beogradi dyndet në protesta, studentët kërkojnë zgjedhje të parakohshme, pala tjetër mbron Vuçiç

    Protesta

    SERBI- Beogradi është dyndur sërish në protesta. Studentët që i kanë bllokuar universitetet në nivel shtetëror prej fundit të vitit 2024, janë grumbulluar sërish për të protestuar në kryeqytet dhe kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
    Ata i bëjnë përgjegjëse institucionet për shembjen e një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntorin e vitit të kaluar, që ka rezultuar me vdekjen e 16 personave.
    Por paralelisht po zhvillohet dhe një protest tjetër, e organizuar nga ata që deklarojnë se e mbështesin presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
    Protesta e studentëve, e titulluar “Shihemi në Ditën e Shën Vidit”, ka nisur pasditen e kësaj të shtune në Sheshin e Sllavija. Në këtë festë, serbët përkujtojnë betejën kundër ushtrisë turke në Kosovë në vitin 1389.
    Mbështetësit e Qeverisë janë duke u mbledhur para ndërtesës së parlamentit, ku planifikojnë të organizojnë “mbrëmje letrare”. Studentët po kërkojnë nga Qeveria që t’i dërgojë presidentit Vuçiq një propozim për shpërndarje të parlamentit dhe shpallje të zgjedhjeve të reja.
    Kërkesa e dytë është ndërprerja e tubimit të mbështetësve të Qeverisë, të cilët deklarojnë se duan të mësojnë. Ata u kanë thënë ultimatum autoriteteve deri në orën 21:00 të së shtunës që t’ua plotësojnë kërkesat.
    Mirëpo, Vuçiç ka thënë më 27 qershor se “ultimatumi nuk është pranuar”.
    Disa ditë më parë, autoritetet i kanë arrestuar gjashtë persona për përgatitje të “përmbysjes së dhunshme të rendit kushtetutës”. Autoritetet i akuzojnë organizatorët e protestës se janë “duke u përgatitur për dhunë”. Studentët, në anën tjetër, kanë deklaruar se me veprimet e tyre deri tani kanë treguar se janë kundër çdo forme të dhunës.

  • Beograd/ Dy protesta në Ditën e Vidovdanit, studentët kërkojnë zgjedhje të reja

    Beograd/ Dy protesta në Ditën e Vidovdanit, studentët kërkojnë zgjedhje të reja

    Bota E Shtunë, 28 Qershor 2025 18:42
    Në kryeqytetin serb, Beograd, po zhvillohen dy protesta të ndara në Ditën e Vidovdanit, një nga festat më të rëndësishme kombëtare për serbët, që përkujton betejën e vitit 1389 kundër Perandorisë Osmane në Kosovë.
    Njëra protestë po organizohet nga studentët që kanë bllokuar universitetet në mbarë vendin që nga fundi i vitit 2024. Ata kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe fajësojnë institucionet për shembjen tragjike të një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntorin e kaluar, që la pas vetes 16 të vdekur.

    Protesta e studentëve, e titulluar “Shihemi në Ditën e Shën Vidit”, është planifikuar të nisë pasditen e së shtunës në Sheshin e Sllavija në Beograd. Ata i kanë vendosur Qeverisë një ultimatum që të plotësojë kërkesat e tyre deri në orën 21:00, duke përfshirë edhe ndërprerjen e tubimit paralel të mbështetësve të pushtetit.
    Në anën tjetër, mbështetësit e presidentit Aleksandar Vuçiç janë duke u mbledhur para ndërtesës së parlamentit, ku planifikojnë të organizojnë një “mbrëmje letrare” si shenjë përkrahjeje për kreun e shtetit.
    Presidenti Vuçiç ka deklaruar më 27 qershor se “ultimatumi nuk është pranuar”, duke lënë të kuptohet se nuk do të ketë lëvizje drejt shpërndarjes së parlamentit.
    Ndërkohë, autoritetet serbe kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për përgatitje të “përmbysjes së dhunshme të rendit kushtetues”. Organizatorët e protestës së studentëve po akuzohen nga qeveria se po përgatisin akte të dhunshme, por vetë studentët kanë deklaruar se veprimtaria e tyre ka qenë dhe do të mbetet paqësore.

  • Beogradi i përfshirë nga protestat masive, Vuçiç: Shteti do mbrohet, qoftë me dhunë

    Beogradi i përfshirë nga protestat masive, Vuçiç: Shteti do mbrohet, qoftë me dhunë

    Beogradi po përgatitet për një protestë të re të shtunën, e cila pritet të jetë ndër më të mëdhatë të udhëhequra nga studentët, pas gati tetë muajsh tubimesh që kanë sfiduar seriozisht autoritetin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Studentët kërkojnë shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe ndërprerjen e një demonstrate kundër-protestuesish në qendër të kryeqytetit.

    Sipas mediave ndërkombëtare, tensionet janë rritur ndjeshëm përpara protestës së 28 qershorit, e cila organizohet nga studentët e universiteteve të Serbisë – një nga shtyllat kryesore të demonstratave të vazhdueshme kundër korrupsionit në vend. Protestat nisën pas tragjedisë së 1 nëntorit, kur një pjesë e çatisë së rinovuar të stacionit hekurudhor në Novi Sad u shemb, duke marrë jetën e 16 personave. Ngjarja nxiti zemërim të madh publik dhe akuzat ndaj qeverisë për korrupsion të përhapur dhe neglizhencë në projektet e infrastrukturës.
    Përballë kërkesave të protestuesve, presidenti Vuçiç dhe partia e tij në pushtet, Partia Progresive Serbe, kanë refuzuar të shpallin zgjedhje të parakohshme, duke akuzuar organizatorët e protestave se “po planifikojnë të shkaktojnë dhunë me urdhër nga jashtë”.

    Në një deklaratë për mediat, Vuçiç ka paralajmëruar se pret që mbrëmja e së shtunës të jetë e trazuar: “Nga ora 15:00 deri në 21:00, prisni fillimin e dhunës – por ne jemi gati,” është cituar të ketë thënë ai, duke shtuar se “shteti do të mbrohet dhe banditët do të nxirren para drejtësisë”.

  • Vuçiç ndaj studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

    Vuçiç ndaj studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

    Aleksandër Vuçiç

    SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi të premten, një ditë para protestës në Beograd të thirrur nga studentët protestues, se “Serbia nuk e ka pranuar ultimatumin”. 
    “Shteti serb është përballur shumë herë me ultimatume nga fuqitë e mëdha të huaja. Edhe kësaj radhe, fuqitë e huaja na kanë dërguar ultimatum përmes bashkëpunëtorëve të tyre vendas. Përgjigja e shtetit serb ka qenë gjithmonë e njëjtë”, tha udhëheqësi serb për televizionin Pink.
    Para protestës së Vidovdanit më 28 qershor, studentët që bllokojnë fakultetet në Beograd i kanë dhënë një ultimatum autoriteteve në Serbi.
    Ata kanë kërkuar përmbushjen e dy kërkesave: e para është shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Kërkesa e dytë është ndërprerja e tubimit në qendër të Beogradit, ku gjatë tre muajve të fundit kanë kampuar kundërshtarët e bllokadave nga studentët. Ky grup i protestuesve në qendër të Beogradit e quan veten “studentët që duan të mësojnë”.
    Studentët protestues kanë thënë se nëse këto kërkesa nuk plotësohen deri më 28 qershor në orën 21:00, presin që “qytetarët të jenë të gatshëm të ndërmarrin çdo masë ekzistuese të mosbindjes civile”.
    “Ultimatumi nuk është pranuar, kështu që nuk duhet të prisni deri nesër në orën 21:00”, tha Vuçiç.
    Që nga njoftimi për mbajtjen e protestës të shtunën, përfaqësuesit e pushtetit në Serbi kanë deklaruar se studentët dhe pjesëmarrësit në këtë protestë po planifikojnë të bëjnë trazira në rrugë.
    Ndërkaq, studentët protestues kanë deklaruar se me veprimet e tyre deri tani kanë treguar se janë kundër çdo forme të dhunës.
    Për më shumë se shtatë muaj, studentët kanë organizuar protesta në të gjithë Serbinë, duke kërkuar kryesisht që të përcaktohet përgjegjësia politike dhe penale për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës së betonit në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.
    Stacioni ishte rikonstruktuar dhe u inaugurua zyrtarisht disa muaj para shembjes.
    Protestat janë bërë simbol i pakënaqësisë më të gjerë për sundimin e ligjit në Serbi, duke ngritur pyetjen nëse aksidenti në Novi Sad ishte pasojë e papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit në sistem./REL