Tag: studentes

  • Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbardhen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

    Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbardhen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

    “Ose kthehu tek unë ose do ta vras”, ky është një nga mesazhet e gjetura nga hetuesit në celularin e Mark Antony Samson, autori i vrasjes së ish-të dashurës së tij, studentes shqiptare Ilaria Sula në Romë.
    Pas u godit me thikë, trupi i saj, i fshehur në një valixhe, u braktis më pas në një përrua pranë Via Homs. Prokuroria e Romës e akuzon të riun për vrasje me dashje të rënduar nga paramendimi.
    Sipas hetuesve, analiza e mesazheve të shkëmbyera nga Samsoni me disa miq do të zbulonte një plan të qartë për vrasjen e saj. I riu është marrë përsëri në pyetje, ndërsa nëna e tij po hetohet gjithashtu për bashkëpunim në fshehjen e një kufome.

    Sipas hetuesve, Samsoni u përpoq gjithashtu të devijonte hetimin nëpërmjet bisedave, duke u shtirur si Ilaria me shoqet e viktimës.
    “Sofi, nuk e di nëse do të bëj ndonjë budallallëk, por do të shkoj në shtëpinë e një djali që takova në rrugë”, thuhet në bisedat e nxjerra nga hetuesit.

  • Vrasja e Ilaria Sulës në Itali, sekuestrohet kompjuteri i filipinasit! Nesër varrimi i studentes shqiptare

    Vrasja e Ilaria Sulës në Itali, sekuestrohet kompjuteri i filipinasit! Nesër varrimi i studentes shqiptare

    Autoritetet italiane kanë shkuar sërish në shtëpinë e filipinasit Marc Samson, i cili dyshohet për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula në shtëpinë e tij. Sipas mediave italiane, gjatë kontrollit, hetuesit policorë kanë sekuestruar edhe kompjuterin personal të 23-vjeçarit, i cili pritet të analizohet.
    Ndërkohë, qyteti i Ternit po përgatitet t’i japë lamtumirën e fundit nesër studentes shqiptare, për nder të së cilës do të ketë edhe një kortezh me pishtarë.
    E reja shqiptare u zhduk më 25 mars, por u gjet e pajetë më 2 Prill në një zonë pyjore në Romë. Ish i dashuri i saj, Marc Samson është vënë në pranga nën akuzën e vrasjes me dashje dhe fshehje të kufomës, pasi e goditi disa herë me thikë dhe më pas trupin e futi në një valixhe.Pasi kreu krimin, 23-vjeçari ka përdorur telefonin e studentes shqiptare duke u shtirur sikur të ishte ajo për të shmangur gjurmët. Ndërkohë, mister mbetet roli i prindërve të filipinasit, të cilët kanë deklaruar se kanë qenë në shtëpi, pasi është e pamundur që të mos kenë dëgjuar gjë.

  • Vrasja e Ilarias Sulës në Itali, sekuestrohet kompjuteri i filipinasit! Nesër varrimi i studentes shqiptare

    Vrasja e Ilarias Sulës në Itali, sekuestrohet kompjuteri i filipinasit! Nesër varrimi i studentes shqiptare

    Autoritetet italiane kanë shkuar sërish në shtëpinë e filipinasit Marc Samson, i cili dyshohet për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula në shtëpinë e tij. Sipas mediave italiane, gjatë kontrollit, hetuesit policorë kanë sekuestruar edhe kompjuterin personal të 23-vjeçarit, i cili pritet të analizohet.
    Ndërkohë, qyteti i Ternit po përgatitet t’i japë lamtumirën e fundit nesër studentes shqiptare, për nder të së cilës do të ketë edhe një kortezh me pishtarë.
    E reja shqiptare u zhduk më 25 mars, por u gjet e pajetë më 2 Prill në një zonë pyjore në Romë. Ish i dashuri i saj, Marc Samson është vënë në pranga nën akuzën e vrasjes me dashje dhe fshehje të kufomës, pasi e goditi disa herë me thikë dhe më pas trupin e futi në një valixhe.Pasi kreu krimin, 23-vjeçari ka përdorur telefonin e studentes shqiptare duke u shtirur sikur të ishte ajo për të shmangur gjurmët. Ndërkohë, mister mbetet roli i prindërve të filipinasit, të cilët kanë deklaruar se kanë qenë në shtëpi, pasi është e pamundur që të mos kenë dëgjuar gjë.

  • Vrasja e studentes shqiptare në Romë, flet i vëllai dhe fqinjët

    Vrasja e studentes shqiptare në Romë, flet i vëllai dhe fqinjët

    Rreth shtëpisë në Terni ku jeton familja e Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare shqiptare që u vra i ish-i dashuri, ka heshtje. Në godinën pak larg stadiumit, dritaret janë të hapura, por askush nuk shihet. Ka pasur edhe pak kalimtarë. Disa fqinjë, të tronditur nga ngjarja, e përshkruan familjen si “njerëz të mirë dhe të sjellshëm”. Babai i Ilarias, sipas asaj që raporton Ansa është punëtor, ndërsa nëna e saj është shtëpiake.
    I vëllai i Ilarias është 19 vjeç. Ai kërkon të kuptojë pse 23-vjeçari filipinez, Mark Antony Samson, vrau dhe futi në një valixhe trupin e motrës së tij dhe më pas e hodhi atë në një përrua në zonën e Polit në Romë. Ndërsa për fqinjët vrasja e motrës së tij është e paimagjinueshme.
    Vëllai i studentes së vrarë në Romë: Pse e bëri?
    “Nuk mund ta shpjegojmë. Pse e bëri? Nuk e kuptojmë pse e bëri, vetëm ai e di.” Kështu thotë Leon, vëllai i vogël i Ilaria Sulës, i cili ka mbërritur në kryeqytet me disa të afërm. “Kam folur me Ilarian herën e fundit dy javë më parë, sepse ajo erdhi të na vizitojë në Terni”, kujton ai.  Ajo ishte e qetë dhe nuk më thoshte për problemet. Pastaj vetëm mesazhe, por nuk jam i sigurt që i shkruante”. Ndërsa për të arrestuarin ai thotë: “E kam njohur, kanë qenë një vit bashkë por janë ndarë”.
    Fqinji i ish-të dashurit të Ilarias: E paimagjinueshme
    “Një familje serioze, punëtorësh, me këmbë në tokë. Mark e takova të hënën e kaluar, ishte i buzëqeshur, më përshëndeti, nuk vura re asgjë në veçanti. U trondita, është një gjë shumë e shëmtuar dhe e trishtueshme. E paimagjinueshme në njëfarë mënyre”. Giovanni Spanò, stomatologu i cili punon në një ordinancë ngjitur me banesën ku jetonte njëzet e tre vjeçarja e arrestuar për vrasjen e Ilaria Sula tregon historinë.
    “Ai është një djalë i sjellshëm, i edukuar, asnjëherë një fjalë pa vend”, shton ai. “Ai jetonte këtu me prindërit e tij. Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë diçka të tillë.”
    Një mik i Ilarias: Ajo po kërkonte paqen dhe harmoninë mes njerëzve
    Ilaria gjithmonë ka vepruar për paqen dhe harmoninë mes njerëzve. Të mendosh se ajo u zhduk në një mënyrë kaq tragjike është një dhimbje e thellë”. Kështu shprehet Enriko, për studenten e vrarë me thikë në Romë, një shok nga Terni, i cili ndoqi shkollën fillore me të dhe mbanin lidhje më pas.
    “E di që ajo ka shkuar në shkollën e mesme te Angeloni, sepse unë shkoja në shkollën matanë rrugës dhe takoheshim shpesh”, tha ai për ANSA. “Më kujtohet një vajzë që ishte gjithmonë e qetë, asnjëherë jashtë vendit, ndonjëherë edhe e turpshme. Nuk i pëlqente të tregohej, aq më pak të zihej apo debatonte. Në fakt, shpesh dhe me dëshirë kur përballeshim me njëri-tjetrin, preferonte të linte mënjanë mendimet e veta vetëm për të shmangur çdo tension.”
    Në Sapienza moment reflektimi për Ilarian këtë mbrëmje Sonte në orën 18:30 para Fakultetit të Statistikës do të mbahet një moment heshtjeje dhe vendosja e një lule në kujtim të Ilaria Sulës, studentes me origjinë shqiptare nga Terni, e cila ndoqi kursin trevjeçar në universitetin e Romës. E pranishme do të jetë edhe rektorja Antonella Polimeni, bashkë me të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë.
    Kryebashkiaku i Romës, Gualtieri: Një plagë për të gjithë qytetin
    “Lajmi për vdekjen e Ilaria Sula na mbush me dhimbje dhe zemërim. Afërsia ime dhe ngushëllimet e Rome Capitale shkojnë për familjen dhe miqtë e saj. Vdekja e saj është një plagë e tmerrshme për të gjithë qytetin që nuk duhet të qëndrojë indiferent përballë një tjetër femicidi të papranueshëm”, shprehet në një shënim kryebashkiaku i Romës Roberto Gualtieri.

  • Ky është filipinasi që dyshohet se vrau studenten shqiptaren në Itali

    Ky është filipinasi që dyshohet se vrau studenten shqiptaren në Itali

    Një ngjarje e rëndë është zbuluar ditën e sotme, ku 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, është gjetur e vrarë në një zonë të pyllëzuar në Poli të Italisë.
    Në media ka dal dhe fotoja e autorit të dyshuar të ngjarjes, ish i dashuri i saj Mark Samson.
    I riu me origjinë filipinese, për të zhdukur gjurmë, vazhdoi që të përdorte celularin e studentes, duke iu përgjigjur mesazheve dhe duke postuar në rrjete sociale edhe pas vdekjes së të resë.
    Sula kishte dalë mbrëmjen e 25 marsit, pa u përshëndetur me shokët e dhomës dhe nuk u ishte përgjigjur mesazheve të tyre në WhatsApp.
    Prindërit dhe shoqet, që nuk kishin arritur të kontaktonin dot me vajzën, e kishin denoncuar menjëherë rastin pranë organeve të rendit. Sipas autoriteteve italiane, vajza mund të jetë vrarë me thikë.
    Tabulatet dhe qelizat telefonike që tregojnë vendndodhjen e një personi kur bën një telefonatë, ishin në mesin e elementëve që zunë në kurth ish të dashurin e studentes.
    Përmes analizimit të tyre, hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale.

  • Ky është 23-vjeçari që vrau shqiptaren në Itali! Si e tradhtoi telefoni, çfarë dëshmoi para policëve…

    Ky është 23-vjeçari që vrau shqiptaren në Itali! Si e tradhtoi telefoni, çfarë dëshmoi para policëve…

    Nga Alba Kepi/

    Marc Samson është 23-vjeçari filipinez që masakroi me thikë 22-vjeçaren shqiptare Ilaria Sula, në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se Samson, ish i dashuri i Ilarias ka pranuar krimin makabër para policisë.

    Ka qenë ai që i ka treguar policisë vendin ku kishte fshehur valixhen me trupin e pajetë të studentes shqiptare. Fillimisht u raportua 22-vjeçarja ishte larguar pas ndarjes me të dashurin e saj me origjinë filipinase.
    Ai ka thënë para oficerëve të policisë se vrau me thikë Ilaria Sulën, më pas e futi në një valixhe dhe e hodhi në pyll.
    Pas vrasjes ai mori telefonin e studentes shqiptare, përmes të cilit postonte në rrjete sociale.
    Tabulatet dhe qelizat telefonike që tregojnë vendndodhjen e një personi kur bën një telefonatë, ishin në mesin e elementëve që zunë në kurth ish të dashurin e studentes.

    Përmes analizimit të tyre, hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale.

    Ndërkohe, ‘Universiteti La Sapiemza i Romës në emër të Ilarias shpreh impenjimin maksimal për betejën kundër krimit te feminicidios bashkë me institucionet italiane. Jemi pranë familjes së saj’, është shprehur Antonella Polimeni, rektore e Universitetit.

    Ndaj kësaj ngjarje kanë reaguar deputetë e senatorë të Parlamentit Italian