Tag: studentë

  • Aksident në Itali/ Makina përplaset me autobusin, vdes shoferi, plagosen disa studentë

    Aksident në Itali/ Makina përplaset me autobusin, vdes shoferi, plagosen disa studentë

    Një shofer vdiq dhe disa të rinj u plagosën lehtë, pas një aksidenti rrugor këtë mëngjes rreth orës 7:00 të mëngjesit në autostradën SR464 në Maniago, në provincën e Pordenones, Itali, ku një makinë u përplas ballë për ballë me një autobus që transportonte studentë dhe disa udhëtarë.

    Shoferi i makinës u vra menjëherë në përplasje, dhe ndoshta pesë ose gjashtë të rinj u plagosën. Të gjithë u dërguan nga ambulancat e Sores në Spitalin e Pordenones. Karabinierët dhe zjarrfikësit janë gjithashtu në vendngjarje, duke liruar shoferin e autobusit i cili ishte bllokuar pas aksidentit.
    Sipas raportimeve, gjendja e studentëve është klasifikuar jashtë rrezikut për jetën, por disa janë ende në gjendje shoku nga aksidenti. Gjendja e shoferit të autobusit është më serioze, zjarrfikësve iu desh të punonin për dy orë për ta nxjerrë nga mjeti. Megjithatë, ai mbeti i vetëdijshëm dhe vigjilent gjatë gjithë kohës, dhe rreth orës 9 të mëngjesit u stabilizua me një ambulancë në vendngjarje dhe u transportua me helikopter në spitalin në Udine.

    Top Channel

  • VIDEO/ Macron vrapon dhe anashkalon sigurinë për të përshëndetur studentët

    VIDEO/ Macron vrapon dhe anashkalon sigurinë për të përshëndetur studentët

    Një video e presidentit francez, Emmanuel Macron duke vrapuar për t’u përshëndetur nga afër me studentë kinezë në Chengdu, është bërë virale në rrjet.
    Pavarësisht pranishmërisë së agjentëve të sigurisë kineze, Macron arriti të afrohej te turma, e cila e priti me entuziazëm.
    Qindra studentë, të mbledhur pas barrierave, e pritën presidentin francez me brohoritje.

  • Tragjedi në Peru, dhjetë studentë vdesin nga zjarri në një restorant

    Tragjedi në Peru, dhjetë studentë vdesin nga zjarri në një restorant

    Dhjetë studentë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një zjarr që shpërtheu në një restorant në provincën Puno të Andeve, në Perunë juglindore, tha policia.

    Zjarri shpërtheu në një dyqan në qytetin Huancane, ku një grup studentësh po festonin ditëlindjen. Viktimat, të moshës 17 deri në 23 vjeç, ishin në katin e dytë të ndërtesës prej druri dhe tullash kur shpërtheu zjarri.
    Raportet fillestare treguan se gjashtë persona u vranë dhe tre u plagosën. Zjarri mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi. Banorët u përpoqën të kontrollonin flakët duke përdorur fikës zjarri dhe kova me ujë.
    Zjarrfikësit nga qyteti fqinj i Juliaca mbërritën në vendngjarje rreth një orë më vonë. Huancane, një qytet me rreth 20,000 banorë, nuk ka departamentin e vet të zjarrfikësve.

    @agenciaandina
    🎤🔥 Incendio en karaoke deja 10 fallecidos y 3 heridos de gravedad en Puno. Una explosión de gas habría desatado el fuego en un local de Huancané. Las víctimas aún no han sido identificadas oficialmente. Vecinos intentaron controlar las llamas ante la ausencia de bomberos. 📍El hecho ocurrió mientras se celebraba un cumpleaños. #Emergencia #Puno #Huancané
    ♬ sonido original – Agencia Andina

    Zjarret janë të zakonshme në zonat e largëta të Perusë, ku ndërtesat shpesh nuk i plotësojnë standardet e sigurisë.

    Top Channel

  • Beograd, protestuesit kërkojnë përgjegjësi për sulmet ndaj studentëve

    Beograd, protestuesit kërkojnë përgjegjësi për sulmet ndaj studentëve

    Mijëra protestues antiqeveritarë, të udhëhequr nga studentë, marshuan paqësisht nëpër kryeqytetin serb Beograd të shtunën, duke kërkuar përgjegjësi për ata që janë përgjegjës për vdekjen e 16 personave kur u shemb çatia e një stacioni hekurudhor dhe një sulm ndaj një proteste studentore një vit më parë.

    Tragjedia e stacionit të 1 nëntorit 2024 në qytetin verior të Novi Sadit shkaktoi një lëvizje proteste kryesisht paqësore dhe mbarëkombëtare të udhëhequr nga studentë dhe profesorë universiteti, e cila ka tronditur pushtetin 13-vjeçar të presidentit populist Aleksandar Vuçiç.

    Vitin e kaluar, më shumë se 30 mbështetës të Partisë Progresive Serbe (SNS) besnike ndaj Vuçiçit, përfshirë zyrtarë lokalë, u përleshën me studentët e Fakultetit të Arteve Dramatike të cilët kishin bllokuar një kryqëzim në Beograd për të përkujtuar katastrofën e Novi Sadit.

    Katër prej tyre u dënuan për sulm pas marrëveshjeve të pranimit të fajësisë. Studentët thonë se duan që të gjithë sulmuesit e identifikuar të caktohen përgjegjësi penale dhe të hetohet se kush e orkestroi sulmin.

    Demonstruesit kërkuan gjithashtu zgjedhje të parakohshme, duke shpresuar të rrëzonin Vuçiçin dhe partinë e tij.

    ‘Ata (SNS) ishin në pushtet për një kohë shumë të gjatë… Askush nuk do të heqë dorë nga kjo’, tha Vesna Petovic, 50 vjeç, një protestuese nga Beogradi.

    Disa demonstrata të mëdha gjatë verës në Beograd dhe gjetkë në Serbi, një vend kandidat për anëtarësim në BE, u shpërndanë nga policia duke përdorur granata tymuese dhe gaz lotsjellës.

    Protestuesit dhe organet mbikëqyrëse të të drejtave të njeriut akuzuan policinë për përdorim të forcës së tepruar. Autoritetet thanë se protestuesit sulmuan zyrat e partisë në pushtet dhe mbështetësve të saj.

     

  • Nigeri: Të paktën 315 persona të rrëmbyer nga një shkollë

    Nigeri: Të paktën 315 persona të rrëmbyer nga një shkollë

    Bota E Shtunë, 22 Nëntor 2025 14:02
    Shoqata e Krishterë e Nigerisë ka njoftuar se numri i personave të rrëmbyer nga shkolla “St. Mary’s” ka arritur në 315, përfshirë studentë dhe mësues. Shifra e re, shumë më e lartë se raportimet fillestare për 215 nxënës, u konfirmua nga Peshkopi Katolik, Reverend Bulus Dauwa Yohanna, pas një procesi verifikimi. Ky sulm vjen menjëherë pas një incidenti tjetër në shtetin fqinj Kebbi, ku 25 vajza u rrëmbyen nga një shkollë të hënën.
    Peshkopi Yohanna shpjegoi se pas hetimeve u zbulua se 88 studentë të tjerë, që mendohej se kishin shpëtuar, ishin kapur gjithashtu. Bilanci i plotë përfshin 303 studentë, të moshave 10 deri në 18 vjeç, dhe 12 mësues. Numri i të rrëmbyerve përbën pothuajse gjysmën e 629 nxënësve të shkollës. Kjo ngjarje kujton rrëmbimin masiv në Chibok nga grupi xhihadist Boko Haram më shumë se një dekadë më parë, ku gati 300 vajza u morën peng.
    Si reagim ndaj krizës, Presidenti nigerian Bola Tinubu ka anuluar udhëtimet ndërkombëtare, përfshirë pjesëmarrjen në samitin e G20. Autoritetet në shtetin Niger, si dhe në shtetet fqinje Katsina e Plateau, kanë mbyllur shumë shkolla. Qeveria qendrore ende nuk ka komentuar zyrtarisht mbi numrin e personave të rrëmbyer. Rrëmbimet për shpërblim nga grupe të armatosura janë një problem i vazhdueshëm në Nigerinë veriperëndimore dhe qendrore, duke prekur komunitetet e krishtera dhe myslimane. Bandat operojnë nga baza në një pyll të madh që shtrihet në disa shtete.

  • ‘Dija, monedhë më e fortë se ndërtimi’/ Cara: Duhen mësues cilësorë që të nxjerrin studentë të mirë

    ‘Dija, monedhë më e fortë se ndërtimi’/ Cara: Duhen mësues cilësorë që të nxjerrin studentë të mirë

    Deputeti i PD, Igli Cara, theksoi se dija është monedhë më e fortë se ndërtimi.

    Në një postim në Facebook, Cara ju drejtua qeverisë që të mos mburret për ndërtimet, pasi sipas tij mësuesit dhe studentët cilësorë kanë më shumë rëndësi.

    Postim i plotë:

    Znj.ministre ju pas një viti, mos vini të krenoheni që keni bërë shkolla. Por mbi të gjitha të krenoheni që keni nxjerrë një plejadë mësuesish cilësorë që të na prodhojnë në studentë cilësorë.

    Nëse ne mburremi që po bëjmë ndërtime nuk vlen. Dija është më e rëndësishme, është monedhë më e fortë. Dhe prandaj të lutemi shiheni sepse nuk është problem politik PD

    PS. Është problem brezash, dhe pas disa vitesh do na vijë turp që kemi qenë në këtë komision dhe nuk morëm asnjë masë.

  • Rama kritika AKU-së: Hapni vend për profesionistët, merrni studentë të UBT-së

    Rama kritika AKU-së: Hapni vend për profesionistët, merrni studentë të UBT-së

    Kryeministri Edi Rama teksa vlerësoi kontributin në fushën e studimeve që prekin sektorët që mbulojnë inspektoratet e AKU-së, të pedagogëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, foli për reformim të këtij institucioni.
    Ai tha se inspektorët që kanë hyrë pa meritë në këto institucione, duhet t’u hapin rrugë profesionistëve.
    “Kemi marrë nga grupi i angazhuar këtu një raport shumë cilësor, por një eksperiencë që na ka dhënë idenë që ta strukturojmë, të shtrirë me botën akademike, për të bërë vlerësimet profesionale të të gjithë inspektorateve të vendit tonë. Duke krijuar një aleancë që do t’i hapë rrugë profesionistëve, që do të duhet të përfshihen në këto inspektorate sipas meritës dhe do t’i mbyllë mënyrat atyre që janë futur pa integritetin e duhur profesional dhe për t’u bërë jo pjesë e zgjidhjes që duhet të garantojnë inspektoratit, por pjesë e problemeve që kemi me ta. Dua të falënderoj të gjithë ata pedagogë që janë përfshirë në këtë proces. Dhe dua të ftoj që të gjithë ata studentë që kanë dëshirë që të përfshihen në këto inspektorate apo duan të kontribuojnë, që të guxojnë dhe të aplikojnë kur të hapet procesi i aplikimeve të reja. Do të shfrytëzojmë universitetin për të bërë vlerësime të atyre që duhet të merren në punën, për të shmangur ndikimet e tjera. Sipas zakonit duhet të falënderojmë dhe partnerët e pranishëm.”, tha Rama.

  • 74-vjetori i UBT, Rama: Do bëhet universitet rajonal. Shkenca dhe teknologjia, aleatët më të fortë për “Shqipërinë 2030”

    74-vjetori i UBT, Rama: Do bëhet universitet rajonal. Shkenca dhe teknologjia, aleatët më të fortë për “Shqipërinë 2030”

    Kryeministri Edi Rama në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë, në 74-vjetorin e Universitetit Bujqësor në Tiranë, ka deklaruar se për “Shqipërinë Europiane 2030”, shkenca dhe teknologjia janë aleatët më të fortë për të ardhmen e afërt europiane për fermerët, mjedisin e çdo qytetar.
    Kryeministri Rama deklaroi se universiteti bujqësor do të bëhet një universitet rajonal me studentë nga gjithë vendi e rajoni. Rama shtoi se sot Universiteti Bujqësor i Tiranës, rezulton me 20% më shumë studentë, ndërsa shprehu synimin për t’i dhënë universitetit, markën e ekselencës.
    “Më ka kërkuar të mbështes idenë e uljes së mesatares në këtë universiteti dhe të shkonim në një drejtim që do sillte më shumë njerëz, por do kompromentonte cilësinë e burimeve njerëzore në dispozicion të zhvillimit të vendit.
    Unë i thash rektorit që duhet të synojmë ti japim universitetit markën e ekselencës.
    Sot ka sjellë një situatë optimizmi që ka rezultuar me 20% plus studentë në UBT. Jo studentë me mesatare të ulur për t’i sjellë, por sepse kanë trokitur në dyert e universitetit që ka çelur një perspektivë të re për të rinjtë dhe për ta parë të nesërmen në këtë fushë që, do jetë aq jetike sa vlerësimi për njerëzit që punojnë në këtë fushë do rritet, edhe në aspektin financiar.
    Çështja e sovranitetit ushqimor dhe garantimit të ushqimit, në ndryshimin e kushteve me përmasa katastrofike, apo mbrojtjes dhe ripërtëritjes së burimeve (marr parasysh zjarret) janë pjesë e një tematike të gjerë që i bën njerëzit e specializuar, asete të vyera e gjithnjë e më të vlefshme në kohë”, deklaroi Rama.

  • “T’i japim Universitetit Bujqësor markën e ekselencës”, Rama: Bashkëpunimi me Boku solli 20% studentë më shumë

    “T’i japim Universitetit Bujqësor markën e ekselencës”, Rama: Bashkëpunimi me Boku solli 20% studentë më shumë

    Kreu i qeverisë, Edi Rama, ditën e sotme ishte i pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku ekspertë nga brenda dhe jashtë vendit ndanë dijen për një bujqësi që respekton natyrën dhe fuqizon ekonominë rurale.
    Gjatë fjalës së tij, Rama vuri theksin tek transformimi që po kalon Universiteti Bujqësor dhe bashkëpunimi ndërkombëtar me Universitetin Boku të Vienës që, sipas tij, ka sjellë rritje të numrit të studentëve dhe një frymë të re optimizmi në institucion.
    Rama: Kjo konferencë është mjaft kuptimplotë sepse zhvillohet në një atmosferë transformimi për Universitetin Bujqësor të Tiranës. Rektori i Universitetit mu drejtua me një sens urgjence dhe paniku, për shkak të rënies së numrit të studentëve dhe domosdoshmërisë për të mundësuar që Universiteti të mos mbetej pa studentë.

    Praktikisht më ka kërkuar që të mbështes idenë e uljes së mëtejshme të mesatares së pranimit në këtë Universitet. Pra të shkonim në një drejtim që do të sillte mbase në këtë territor kaq të rëndësishëm për zhvillimin e vendit më shumë njerëz, por që do të kompromentonte totalisht cilësinë e burimeve njerëzore në dispozicion të zhivillimit të vendit në një sektor jetik sa bujqësia.
    Unë i thashë që duhet t’i japim niversitetit markën e ekselencës dhe të frymëzojmë të rinjtë dhe të rejat që duan të hapin perspektivën e tyre përmes një mundësie të re. Kështu lindi ideja për të shkuar së bashku me ministren në atë kohë dhe me zëvendësrektoren dhe një grup, si një delegacion në dyert e universitetit Boku.
    Kështu filloi bashkëpunimi që sot ka sjellë një situtatë optimizmi, sot ka rezultuar me 20% plus studentë në Universitetin Bujqësor.
    Fakti që UBT sot ka arritur të realizojë një reformë që i vlen jo thjesht universitetit, por që hap një dritare për të gjithë botën tonë universitare është shumë kuptimplotë.  

  • Aksident i rëndë në Itali, makina përplaset “kokë më kokë” me autobusin që transportonte 50 studentë, të lënduarit dërgohen në spital

    Aksident i rëndë në Itali, makina përplaset “kokë më kokë” me autobusin që transportonte 50 studentë, të lënduarit dërgohen në spital

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Trevisos të Italisë, ku një autobusi që transportonte rreth 50 studentë u përplas me një makinë.

    Shoferi i makinës, 85-vjeç, ka humbur jetën si pasojë e përplasjes. Pesë studentë në autobus janë plagosur, ndërsa 19 të tjerë janë dërguar në spital për të marrë
    Mediat vendase raportojnë se drejtuesi i autobusit, 40-vjeç, arriti të shpëtojë studentët, duke i ndihmuar të dalin jashtë.
    Sipas Karabinierëve, aksidenti ka ndodhur pas një kthese të fortë, ku makina ka kaluar në korsinë përballë dhe ka shkaktuar përplasjen. Të dy automjetet kanë përfunduar jashtë rrugës.
    Autobusi ka rënë në një kanal anash rrugës, por shoferi ka ruajtur kontrollin, duke pasur mundësi të shpëtonte pasagjerët.
    Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit nga Motta di Livenza dhe Treviso, disa ambulanca dhe një helikopter.
    Hetimet mbi rrethanat e aksidentit vazhdojnë nga karabinierët, për të kuptuar rrethanat e përplasjes fatale.

    Top Channel